Një vit i ri që nuk sjell asgjë të re
Nga Gazeta âSIâ- Tirana e fundvitit, nĂ« fakt, nuk ngjan si e tillĂ«. Edhe pse e ndriçuar nga dritat shumĂ«ngjyrĂ«she, (pa asnjĂ« kriter estetik) atmosfera e festave nuk ndihet plotĂ«sisht. Sheshi SkĂ«nderbej, i mbushur me kioska kafenesh, ndriçime dekorative dhe pemĂ«n simbolike nĂ« qendĂ«r tĂ« tij, mbetet njĂ« fotokopje e viteve tĂ« fundit, por me njĂ« ndryshim thelbĂ«sor: njerĂ«zit janĂ« mĂ« tĂ« rrallĂ« dhe shpesh ngjajnĂ« tĂ« sforcuar. Sikur dikush i ka detyruar tĂ« dalin pĂ«r tĂ« festuar, ose sikur ndihen borxhlinj ndaj njĂ« kohe qĂ« kĂ«rkon patjetĂ«r gĂ«zim.
Zakonisht, kĂ«to ditĂ« tĂ« fundit janĂ« ditĂ« bilancesh. ĂfarĂ« arrite brenda njĂ« viti? A u ngrite nĂ« detyrĂ«? A krijove miq tĂ« rinj? A humbe ndonjĂ« nga ata tĂ« vjetrit, tĂ« cilĂ«t, pĂ«rtej dashurisĂ« dhe devocionit ndaj miqĂ«sisĂ«, pĂ«rfundon gjithmonĂ« duke i humbur, herĂ«t a vonĂ«. ĂĂ«shtje parimesh apo çështje numrash. Sot, tĂ« kesh shumĂ« miq Ă«shtĂ« thuajse utopi.
Gjithçka në këtë vend ndryshon përditë, si në një skenë gjigante xhirimesh, ku aktorët e sotëm nuk janë domosdoshmërisht ata të nesërmit dhe kjo ndodh vetëm në marrëdhëniet njerëzore, në mikro pra. Llogaritë bëhen afatshkurtra, të shpejta, dhe kjo sjell mendjelehtësinë e marrëdhënieve të destinuara të mos zgjasin, edhe kur duhet. Tirana, në këtë pikë, mbetet terreni më i vështirë për krijimin e miqësive të reja, por njëkohësisht vendi perfekt që të detyron të humbasësh ata që kishe, me çdo kusht dhe çdo mënyrë. Gjithsesi, pesimizmi duhet të jetë i dyanshëm; askush nuk mund ta mbajë gjithçka për vete.

EmigrantĂ«t kĂ«tĂ« vit kanĂ« zgjedhur tĂ« mos vijnĂ«. Festat nuk janĂ« mĂ« interesante nĂ« atdhe. Ădo vit e mĂ« shumĂ« janĂ« shqiptarĂ«t qĂ« u bashkohen tĂ« afĂ«rmve jashtĂ«, shpesh edhe pĂ«rgjithmonĂ«. Koncepti i emigrantit ka ndryshuar, po ashtu edhe qasja ndaj vendit. Atdheu, gjithnjĂ« e mĂ« pak, pĂ«rfaqĂ«son sensin e rikthimit nĂ« shtĂ«pi. Fundja, shtĂ«pia Ă«shtĂ« aty ku ndihesh i pranuar dhe, gjithnjĂ« e mĂ« rrallĂ«, i lumtur.
Shkaktarët? Politika, agresiviteti, polarizimi dhe fytyra e tyre më e shëmtuar, e shfaqur hapur këtë fundvit. Një shtet i zhytur në korrupsion, një opozitë e mefshtë dhe meskine, dhe disa të tjerë që kanë vendosur karriget para Kryeministrisë dhe protestojnë.
Dritat e hedhura si njĂ« vel i rĂ«ndĂ« mbi fasadat e qytetit shkaktojnĂ« njĂ« dhimbje tĂ« çuditshme, por çliruese. ĂshtĂ« njĂ« ndjesi qĂ« nuk kĂ«rkon shpjegim. Fundviti Ă«shtĂ« koha kur vetmia thellohet dhe merr formĂ«n e saj mĂ« tĂ« admirueshme. Paradoksalisht, kjo vetmi tĂ« dhuron paqe â njĂ« paqe qĂ« nuk e gjen kurrĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« e tĂ« tjerĂ«ve. Ăshte momenti kur pĂ«rputhesh plotĂ«sisht me mendimet e tua, pa pasur nevojĂ« tâi zbukurosh apo tâi justifikosh.

Ky fundvit në Tiranë, si të tjerët, mban ende jehonën e kohës së komunizmit, si e vetmja festë vërtet përbashkuese. Përkundër halleve, mungesave dhe bjerrjes së përditshme që rëndojnë mbi njerëzit gjatë gjithë vitit, këto ditë prodhojnë një përpjekje kolektive për gëzim dhe mirënjohje. Një përpjekje e sforcuar, por gjithsesi e sinqertë në mjerimin e saj. Panorama që krijohet është mbresëlënëse në groteskun e vet , një tragjikomedi masive, ku në rol është një qytet i tërë.
Edhe pse asnjĂ« qoshk i qytetit nuk tĂ« lejon tĂ« ndihesh pjesĂ« e njĂ« historie tĂ« shkuar, apo dĂ«shmitar i njĂ« periudhe jo domosdoshmĂ«risht tĂ« lavdishme, por tĂ« paktĂ«n tĂ« vĂ«rtetĂ«. Ădo gjurmĂ« Ă«shtĂ« fshirĂ«. Snobizmi dhe lakmia e kanĂ« shndĂ«rruar gjithçka nĂ« luks dhe nevojĂ« artificiale, duke pĂ«rjashtuar sistematikisht ata qĂ« nuk janĂ« dakord, ata qĂ« nuk pĂ«rshtaten, ata qĂ« nuk e pranojnĂ« kĂ«tĂ« ritĂ«m tĂ« imponuar shndĂ«rrimi , njerĂ«z qĂ« meritojnĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« tyre dhe njĂ« jetĂ« dinjitoze. Jo si privilegj, por si domosdoshmĂ«ri humane.

Dhe nuk gjen asnjë arsye për të qenë i lumtur në këtë vend. Madje shpesh habitem sesi njerëzit mbushin kafenetë plot; i shikon duke qeshur nga brenda qelqeve, të rehatuar mbi karrige. Pyes veten si është e mundur të jesh kaq i lumtur në një vend që nuk të jep asnjë arsye për ta qenë, madje as në ditë festash, kur njeriu ndalon hapin dhe mendon për veten.
Ndoshta është apatia e shoqërisë, ndoshta lodhja nga një vegjetim i gjatë dhe pa rezultat. I shoh pra këto njerëz dhe më vjen inat ; herë ata, herë vetja ime më dhimben.
Tirana nuk është më vendi i festave. Pavarësisht koncerteve, festave kolektive dhe trumpetave të rrjeteve sociale që pretendojnë gjallëri, unë besoj se nuk jemi më të njëjtët. Të lodhur nga tranzicioni i pafundmë dhe të mpirë nga diskurset publike për miliona të vjedhura, njeriu nis të besojë se jeton në një botë paralele, që nuk i përket, dhe humb aftësinë për të dalluar realitetin nga absurdi.
Si mund ta besosh se janë vjedhur miliona euro në një shtet ku pensionistët paguhen 200 mijë lekë të vjetra në muaj, ku paga minimale është ende 400 mijë lekë dhe qiratë nisin nga 400 euro e lart? Diku ka një rregull të prishur dhe një mendje që nuk arrin të rregullojë algoritmet e jetesës normale.
Dhe pastaj habitemi pse të rinjtë vishen keq, pse prindërit tanë nuk kanë bërë kurrë pushime, pse ne mbijetojmë mes frikërave dhe dramave të përditshme, të cilat tashmë janë kthyer në një akt sakrifice rutinë.

Nuk dua ta nxij realitetin. Madje shpesh jam pĂ«rpjekur ta shoh me ngjyra dhe tâi shtoj ato edhe aty ku gjithçka ka qenĂ« bardh e zi. E bĂ«jmĂ« pĂ«r tĂ« gjetur forcĂ«n qĂ« nuk na e jep askush tjetĂ«r. Por nĂ« kĂ«tĂ« qytet, kĂ«tĂ« fundvit, nuk ka asnjĂ« arsye pĂ«r tĂ« qenĂ« i lumtur,  as pĂ«r atĂ« qĂ« shkoi, as pĂ«r atĂ« qĂ« do tĂ« vijĂ«.
Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet. Fitoi një parti dhe të tjerat e pranuan rezultatin me përulësi. Jeta do të vazhdojë edhe atje, me sfida e vështirësi, por njerëzit kanë ndjesinë se ditët do të jenë më të mira, se e ardhmja u rezervon diçka më të drejtë, duke pasur parasysh të shkuarën. Një jetë politike që në njëfarë mënyre prodhon shpresë.
Po ne? Tashmë që maska e shtetit ka rënë dhe argumentet e dështimit nuk ekzistojnë më, për çfarë na duhet ta presim dhe të gëzojmë për vitin e ardhshëm? Sa forcë duhet të kemi për ta përballuar?
Që të shohim përsëri njerëzit tanë duke ikur çdo ditë? Që paga minimale të trumbetohet si arritje? Që të kursejmë gjashtë muaj për dy ditë pushime? Dhe në fund, të sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur, duke u shfaqur të lumtur në rrjetet sociale , hapësira e vetme ku lumturia është e ngrirë dhe e përjetshme.

Gjithsesi jemi në fundvit. Rrugët janë të ndriçuara, restorantet plot, ka njerëz që festojnë. Nisur nga kjo, ka një mijë arsye për të festuar,  por as edhe një të vetme për të qenë i lumtur. Prej kohësh, ndërrimi i viteve nuk sjell asgjë të re. Thjesht riciklon dramat, betejat dhe sherret politike, duke mbajtur të pandryshuara pensionet fyese dhe pagat denigruese.
Asgjë e re, pra, nën këtë qiell e mbi këtë tokë. Vetëm sa përsërisim veten dhe i shtojmë kalendarit numra, që në realitet nuk sjellin asgjë të re e për rrjedhojë as edhe një shpresë për nesër.
The post Një vit i ri që nuk sjell asgjë të re appeared first on Gazeta Si.





















































