❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Investimet e huaja direkte, 1,21 miliardë euro në 9 muaj

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Investimet e huaja direkte (IHD) nĂ« vend regjistruan shifrĂ«n 1,21 miliardĂ« euro nĂ« 9-mujorin e vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja direkte është rritur me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar vijimësinë e interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.

Referuar statistikave, sektori i pasurive të paluajtshme vijon të kryesojë investimet e huaja për të katërtin vit radhazi. Në tremujorin e tretë të vitit 2025, investimet e huaja në prona arritën në 150 milionë euro, 70% më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme u vlerësuan në 403 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pas pasurive të paluajtshme, sektori financiar renditet i dyti për nga vlera e investimeve të huaja. Për 9-mujorin 2025, investimet e huaja në aktivitetet financiare dhe të sigurimit arritën në 219 milionë euro, në rritje me 6,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë thekson se rritja e investimeve në sektorin financiar në vitet e fundit ka qenë kryesisht e lidhur me rritjen e kapitalit dhe investimet e reja nga sipërmarrjet  ekzistuese që operojnë në treg, tregues ky që ka dhënë ndikim në rritjen e ekonomisë së vendit.

/e.xh/j.p/r.e/

The post Investimet e huaja direkte, 1,21 miliardë euro në 9 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

134 milionë euro investime në industrinë nxjerrëse

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/  Industria nxjerrĂ«se renditet sektori i dytĂ« pĂ«r nga vlera e investimeve tĂ« huaja pas atij nĂ« pasuri tĂ« paluajtshme, sipas tĂ« dhĂ«nave nga Banka e ShqipĂ«risĂ«.

Fluksi i investimeve në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 134 milionë euro gjatë 9-mujorit të vitit 2025, referuar statistikave të BSH-së.

Megjithatë, këto investime shënuan një rënie prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar një ngadalësim të flukseve hyrëse në këtë sektor për të dytin vit radhazi.

Banka e Shqipërisë bën me dije se flukset e investimeve në industrinë nxjerrëse kanë konsistuar kryesisht në fitime të riinvestuara nga kompanitë ekzistuese, të përqendruara kryesisht në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.

e.xh/j.p/

The post 134 milionë euro investime në industrinë nxjerrëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,18 lekë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, tĂ« hĂ«nĂ«n euroja nuk ka ndryshuar vlerĂ« nĂ« raport me lekun, duke u kĂ«mbyer nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kuotĂ« sa njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, me 96,46 lekĂ«.

Ndërkohë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,18 lekë dhe këmbehet me 81,93 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, paundi britanik fitoi terren me 0,15 lekë dhe këmbehet me 110,64 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 103,85 lekë ose 0,12 lekë më pak se një ditë më parë.
Banka e Shqipërisë e vlerëson këmbimin valutor të qëndrueshëm brenda pritshmërive të saj. Sipas BSH-së, luhatjet reflektojnë ecurinë e kërkesë ofertës, por edhe trendin në bursat ndërkombëtare. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 81.93 +0.18
Euro EUR 96.46 0.00
Poundi Britanik GBP 110.64 +0.15
Franga Zvicerane CHF 103.85 -0.12
Jeni Japonez (100) JPY 52.45 +0.01
Dollari Australian AUD 54.92 +0.07
Dollari Kanadez CAD 59.89 +0.11
Korona Suedeze SEK 8.94 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.16 -0.02
Korona Daneze DKK 12.92 +0.01
SDR SDR 112.23 +0.13
Ari(OZ 1) XAU 365295.56 -1,309.86
Argjend(OZ 1) XAG 6157.90 +272.72
Juani Kinez (onshore) CNY 11.70 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 11.70 +0.03
Lira Turke TRY 1.91 0.00

The post Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,18 lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ujësjellësi i Vlorës: Uji nga autobotet nuk është i pijshëm

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ UjĂ«sjellĂ«s Kanalizime Rajoni VlorĂ« njofton qytetarĂ«t se uji qĂ« po shpĂ«rndahet pĂ«rmes autoboteve nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r pĂ«rdorim emergjent dhe nuk duhet pĂ«rdorur si ujĂ« i pijshĂ«m.

Sipas njoftimit zyrtar, uji duhet të përdoret vetëm për nevoja emergjente, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet, për të shmangur rreziqet për shëndetin.

Shpërndarja e ujit me autobote po realizohet për të përballuar situatën e krijuar nga furnizimi me ujë të pijshëm në Vlorë, ndërsa institucionet po punojnë për normalizimin e plotë të shërbimit. /j.p/

 

The post Ujësjellësi i Vlorës: Uji nga autobotet nuk është i pijshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSHEE: Shpërthimi në Shkodër nuk lidhet me boksin e matësve të energjisë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE) ka reaguar lidhur me ngjarjen nĂ« ShkodĂ«r, ku njĂ« person humbi jetĂ«n pas njĂ« shpĂ«rthimi nĂ« njĂ« pallat.

NĂ« reagimin zyrtar, OSHEE bĂ«n me dije se, “sipas informacioneve paraprake, shpĂ«rthimi nuk ka ndodhur si pasojĂ« e boksit tĂ« matĂ«sve tĂ« energjisĂ« elektrike”.

Strukturat teknike kanë kryer verifikimet e para në terren dhe se nga të dhënat fillestare nuk rezulton që shkaku i shpërthimit të jetë i lidhur me pajisjet e matjes së energjisë.

Reagimi vjen pasi nĂ« raportimin e policisĂ« pĂ«r ngjarjen thuhet se nĂ« lagjen “Manush Alimani”, nĂ« hyrjen e njĂ« pallati, dyshohet se ka shpĂ«rthyer paneli i matĂ«sve tĂ« energjisĂ« elektrike. /j.p/

The post OSHEE: Shpërthimi në Shkodër nuk lidhet me boksin e matësve të energjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28 mijë raste të përpunuara legalizimesh përgjatë 2025-ës

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Rreth 300 mijĂ« objekte informale janĂ« trajtuar nĂ« total ndĂ«r vite nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, ndĂ«rsa vetĂ«m gjatĂ« kĂ«tij viti janĂ« pĂ«rpunuar 28 mijĂ« raste, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« legalizimeve qĂ« vijon pa ndĂ«rprerje pĂ«r pĂ«rmbylljen e çdo procedure.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, bën me dije se puna po vijon pa ndërprerje, me qëllim finalizimin e çdo dosjeje të mbetur dhe përmbylljen e plotë të procesit të legalizimeve, një ndër proceset më të rëndësishme për garantimin e sigurisë juridike të pronësisë për qytetarët.

Legalizimi i objekteve informale jo vetëm që u jep fund pasigurive pronësore për mijëra familje, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillim urban, investime dhe rritje të vlerës së pronës.

Gjatë këtij viti, fokusi ka qenë në përshpejtimin e procedurave administrative, verifikimin në terren dhe trajtimin e rasteve të mbartura, duke synuar që çdo qytetar që plotëson kriteret ligjore të pajiset me dokumentacionin përkatës.

ASHK, thekson se procesi i legalizimeve do të vijojë edhe në muajt në vijim, me angazhimin për të përmbyllur çdo procedurë të mbetur dhe për të garantuar një proces transparent, të shpejtë dhe në shërbim të qytetarëve. e.xh/j.p/

 

 

 

The post 28 mijë raste të përpunuara legalizimesh përgjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka nderohet me mirĂ«njohjen “PĂ«rkrenarja e SkĂ«nderbeut” nga agjencia e lajmeve “Presheva JonĂ«â€

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Presidenti i FederatĂ«s sĂ« Futbollit, Armand Duka Ă«shtĂ« nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva JonĂ«â€ me mirĂ«njohjen e veçantĂ« “PĂ«rkrenarja e SkĂ«nderbeut”, si vlerĂ«sim pĂ«r kontributin e tij tĂ« vazhdueshĂ«m nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve shqiptarĂ« qĂ« luajnĂ« futboll nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s.

Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti për angazhimin e tij dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit në krijimin e mundësive të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes futbollit, si një mjet përfshirjeje, zhvillimi dhe forcimi të identitetit komunitar.

MbĂ«shtetja e FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit pĂ«r kĂ«tĂ« komunitet Ă«shtĂ« konkretizuar prej kohĂ«sh pĂ«rmes projekteve “Uniforma ime” dhe “Topi yt”, falĂ« tĂ« cilave rreth 300 fĂ«mijĂ« shqiptarĂ« tĂ« tĂ« gjitha grupmoshave, pjesĂ« e klubeve dhe shoqatave sportive nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s, janĂ« pajisur me bazĂ« materiale falas kĂ«tĂ« sezon. Po ashtu, gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« verĂ«s, FSHF ka kontribuar edhe nĂ« organizimin e njĂ« turneu futbolli nĂ« PreshevĂ«, duke ofruar mbĂ«shtetje materiale dhe financiare.

Ky nderim përfaqëson një dëshmi të qartë të rolit aktiv të Presidentit Duka dhe të FSHF-së në përdorimin e futbollit si një instrument bashkimi dhe zhvillimi shoqëror, duke qëndruar pranë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe duke promovuar vlera që shkojnë përtej sportit. /j.p/

 

The post Duka nderohet me mirĂ«njohjen “PĂ«rkrenarja e SkĂ«nderbeut” nga agjencia e lajmeve “Presheva JonĂ«â€ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City sfida e fundvitit luhet të dielën

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ E diela e fundit e vitit, 28 dhjetori, vjen me njĂ« takim special pĂ«r futbollin shqiptar, ndeshjen e SuperkupĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. PĂ«rballja Egnatia – Dinamo City nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« sfidĂ« futbolli, por njĂ« spektakĂ«l 90-minutĂ«sh qĂ« meriton tĂ« pĂ«rjetohet nga afĂ«r, nĂ« shkallĂ«t e stadiumit mĂ« modern dhe mĂ« tĂ« bukur nĂ« vend, “Air Albania”.

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se kjo është një sfidë që shkon përtej një trofeu. Në fushë do të zbresin dy nga skuadrat më të mira të sezonit aktual dhe të atij që lamë pas, të vendosura për të mbyllur vitin me një sukses madhor dhe për të fituar trofeun e fundit të vitit futbollistik.

Për tifozët e futbollit është thjesht një ndeshje, për tifozët e Egnatias dhe Dinamo City është emocioni i radhës, ndërsa për vetë skuadrat është një dhuratë e vërtetë fundviti. Dhe kush nuk do të donte ta përmbyllte vitin me një trofe në duar?

Ndeshja Egnatia – Dinamo City do tĂ« luhet tĂ« dielĂ«n nĂ« ora 19:00 nĂ« “Air Albania”. Biletat pĂ«r finalen e SuperkupĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« mund tĂ« blihen fizikisht nĂ« pikĂ«n pranĂ« stadiumit “Air Albania”, si dhe online nĂ« ebileta.al, nĂ« linkun: Biletat e ndeshjes Egnatia – Dinamo City. e.xh/j.p/

The post Superkupa e Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City sfida e fundvitit luhet të dielën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 800 vepra në fondin e Galerisë së Arteve në Shkodër

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Galeria e Arteve e ShkodrĂ«s vijon tĂ« jetĂ« njĂ« nga institucionet kryesore pĂ«r ruajtjen dhe dokumentimin e artit pamor shqiptar, me njĂ« koleksion qĂ« numĂ«ron mbi 800 vepra arti nga periudha dhe rryma tĂ« ndryshme krijuese.

Koleksioni i galerisë përmban punime të artistëve nga Shkodra dhe rajone të tjera të vendit, si dhe vepra të autorëve të huaj, duke krijuar një panoramë të gjerë të zhvillimit të artit pamor ndër vite.

Sipas drejtorit tĂ« institucionit, Fatmir Juka, fondi i galerisĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar dhe pasuruar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme, duke u ndarĂ« nĂ« tri faza kryesore qĂ« pasqyrojnĂ« periudhat e tranzicionit dhe zhvillimit tĂ« artit shqiptar pas viteve ’90. Ai bĂ«ri tĂ« ditur se gjatĂ« vitit 2025 fondit i janĂ« shtuar rreth nĂ«ntĂ« vepra tĂ« reja, njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilave vijnĂ« nga ekspozime tĂ« artistĂ«ve bashkĂ«kohorĂ« vendas dhe tĂ« huaj.

Galeria e Arteve e Shkodrës mban në arkivin e saj edhe vepra të autorëve të njohur të pikturës dhe skulpturës shqiptare, duke shërbyer si një pikë referimi për studiuesit, artistët dhe publikun.

GjatĂ« vitit qĂ« po mbyllet, institucioni ka zhvilluar njĂ« program tĂ« pasur aktivitetesh kulturore. PĂ«rveç ekspozitave tradicionale, si “Çmimi Idromeno” dhe “Salloni i VjeshtĂ«s”, janĂ« organizuar edhe ekspozita individuale, tĂ« cilat kanĂ« sjellĂ« nĂ« vĂ«mendje krijimtarinĂ« bashkĂ«kohore dhe kanĂ« nxitur dialogun artistik nĂ« qytet. e.xh/j.p/

The post Mbi 800 vepra në fondin e Galerisë së Arteve në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kori i tĂ« rinjve “ZĂ« +”, koncert festiv nĂ« GalerinĂ« e Arteve Digjitale, Korçë

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Kori i tĂ« rinjve “ZĂ« +” solli atmosferĂ«n festive tĂ« fundvitit nĂ« GalerinĂ« e Arteve Digjitale nĂ« Korçë, gjatĂ« njĂ« koncerti tĂ« zhvilluar nĂ« mbrĂ«mje duke krijuar njĂ« hapĂ«sirĂ« artistike tĂ« veçantĂ« pĂ«r qytetarĂ«t dhe artdashĂ«sit.

Aktiviteti u organizua nga Bashkia Korçë në bashkëpunim me Qendrën e Artit dhe Kulturës, si pjesë e kalendarit kulturor të aktiviteteve të fundvitit, që realizohen në qytet gjatë muajit dhjetor.

Gjatë koncertit, kori interpretoi një repertor të përzgjedhur këngësh festive dhe korale, të cilat u pritën me interes nga publiku. Interpretimet sollën një atmosferë të ngrohtë dhe reflektuese të frymës së festave, duke theksuar rolin e muzikës në bashkimin e komunitetit dhe në pasurimin e jetës kulturore lokale.

Pjesëmarrja e të rinjve në këtë aktivitet u vlerësua si një dëshmi e angazhimit të institucioneve vendore për nxitjen e talenteve të reja dhe krijimin e hapësirave të dedikuara për shprehjen artistike. Galeria e Arteve Digjitale shërbeu si një ambient bashkëkohor, që i dha një dimension të veçantë koncertit festiv.

Bashkia Korçë do tĂ« vijojĂ« me aktivitete tĂ« tilla kulturore edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, me synimin pĂ«r t’u ofruar qytetarĂ«ve dhe vizitorĂ«ve njĂ« program tĂ« pasur artistik gjatĂ« festave tĂ« fundvitit, si dhe pĂ«r tĂ« promovuar artin dhe kulturĂ«n nĂ« Korçë. e.xh/j.p/

The post Kori i tĂ« rinjve “ZĂ« +”, koncert festiv nĂ« GalerinĂ« e Arteve Digjitale, Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NĂ« 2025, bebja e parĂ« e lindur pĂ«rmes fekondimit in vitro nĂ« maternitetin “Koço Gliozheni”

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ GjatĂ« vitit 2025, nĂ« Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” kanĂ« ardhur nĂ« jetĂ« 3 767 foshnje, ndĂ«rsa institucioni ka shĂ«nuar edhe zhvillime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme strukturore dhe organizative.

Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, ndau njĂ« videokartolinĂ« tĂ« veçantĂ« urimi pĂ«r festat e fundvitit nga stafi i Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku pjesĂ« e saj Ă«shtĂ« edhe Soreja, tashmĂ« njĂ«vjeçare, bebja e parĂ« e lindur pĂ«rmes fekondimit in vitro nĂ« strukturat spitalore publike nĂ« ShqipĂ«ri.

Mjeku Petrit Cami teksa shprehu urimin për festën e Vitit të Ri, vuri theksin në punën e stafit shëndetësor dhe kontributin e spitalit në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Ndërsa kryeinfermierja Nineta Nasyfaga vlerësoi rolin e spitalit si simbol i shpresës, jetës së re dhe përkushtimit të stafit mjekësor ndaj nënave dhe fëmijëve.

Gjatë vitit 2025, në këtë spital është krijuar Qendra Mjekësore për Riprodhim të Asistuar, duke zgjeruar shërbimet publike në fushën e fertilitetit, si dhe spitali ka marrë statusin e Autonomisë Menaxheriale Spitalore. /j.p/

The post NĂ« 2025, bebja e parĂ« e lindur pĂ«rmes fekondimit in vitro nĂ« maternitetin “Koço Gliozheni” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbillen pemë të reja në parkun kombëtar të Shebenikut

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ NĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« Shebenikut janĂ« mbjellĂ« fidanĂ« tĂ« rinj gĂ«shtenje tĂ« egĂ«r dhe qershie tĂ« egĂ«r, nĂ« kuadĂ«r tĂ« fushatĂ«s kombĂ«tare tĂ« pyllĂ«zimit qĂ« po vijon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin edhe gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundvitit.

Aksioni u realizua nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan në bashkëpunim me organizatën mjedisore PPNEA, me synimin për të kontribuar në rigjenerimin e ekosistemeve natyrore dhe forcimin e biodiversitetit në këtë zonë të mbrojtur.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndau pamje nga ky aktivitet, duke theksuar se fushata e pyllëzimit do të vijojë në të gjitha rajonet e vendit si pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sipërfaqeve pyjore.

Sipas ministrit, çdo fidan i mbjellë përfaqëson një hap konkret drejt mbrojtjes së natyrës dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të gjelbër, ndërsa aksione të tilla kontribuojnë edhe në ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e ruajtjes së pasurive natyrore.

Fushatat e pyllëzimit po zhvillohen paralelisht në disa zona të vendit, duke synuar rikuperimin e sipërfaqeve të dëmtuara dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekosistemeve natyrore. e.xh/j.p/

The post Mbillen pemë të reja në parkun kombëtar të Shebenikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

35 tregtarë, ambiente funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ NĂ« qytetin e Elbasanit u pĂ«rurua tregu i ri i fruta-perimeve nĂ« rajonin nr. 1, njĂ« investim qĂ« synon rritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimit, garantimin e sigurisĂ« ushqimore dhe pĂ«rmirĂ«simin e pamjes urbane, nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe fermerĂ«ve.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, i cili theksoi se ky investim u krijon rreth 35 tregtarëve kushte bashkëkohore pune, me ambiente moderne dhe funksionale, në përputhje me standardet e tregtimit të produkteve ushqimore.

Sipas ministrit, tregu i ri është një hapësirë e mbyllur plotësisht me struktura xhami, e pajisur me ndriçim efikas dhe me kushte optimale për ruajtjen, ekspozimin dhe shitjen e fruta-perimeve, duke garantuar cilësi dhe siguri më të lartë për konsumatorët.

Ministri nënvizoi se zgjerimi dhe modernizimi i tregjeve të shitjes për fermerët përbën një nga shtyllat kryesore të programit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për investime në infrastrukturën bujqësore. Sipas tij, këto tregje krijojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes prodhuesit dhe konsumatorit, rrisin shitjet dhe të ardhurat për familjet fermere, si dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Hapja e tregut të ri të fruta perimeve në Elbasan vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të tregtimit të produkteve bujqësore dhe përmirësimit të kushteve të punës për tregtarët, duke sjellë njëkohësisht përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe komunitetin.

e.xh/j.p/

The post 35 tregtarë, ambiente funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GET: Shqipëria përfiton mbi 71 mln euro nga integrimi në SEPA

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ AnĂ«tarĂ«simi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Sistemin Europian tĂ« Pagesave (SEPA) pritet tĂ« sjellĂ« njĂ« pĂ«rfitim financiar prej 71.3 milionĂ« eurosh pĂ«r ekonominĂ« e vendit, duke lehtĂ«suar ndjeshĂ«m kostot e transfertave pĂ«r qytetarĂ«t dhe bizneset qĂ« kryejnĂ« pagesa ndĂ«rkufitare brenda EuropĂ«s.

Vlerësimi bazohet në një studim të përgatitur nga German Economic Team (GET), organizatë konsulence e mbështetur nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë. Sipas raportit, ulja e tarifave të transfertave ndërkombëtare për pagesat e tregtisë së jashtme do të arrijë në rreth 62 milionë euro, ndërsa kursimet nga remitancat do të tejkalojnë 9 milionë euro.

Të dhënat paraprake tregojnë se vetëm gjatë një muaji janë realizuar transferta përmes SEPA me një vlerë totale prej afërsisht 600 milionë eurosh, duke reflektuar përdorimin e gjerë të këtij sistemi që në fazat e para të funksionimit.

Integrimi në SEPA konsiderohet gjithashtu një faktor kyç për formalizimin e ekonomisë, pasi nxit përdorimin e kanaleve bankare dhe rrit transparencën e transaksioneve financiare.

Sipas skemës së re, transfertat deri në 20 mijë euro nga Shqipëria drejt vendeve të tjera europiane do të shoqërohen me komisione që nuk i kalojnë 2 euro. Për transaksionet deri në 100 mijë euro, tarifat do të jenë 0.01% e vlerës, ndërsa për shuma mbi këtë nivel, komisioni maksimal do të kufizohet në 25 euro.

Për emigrantët shqiptarë që dërgojnë para për familjet e tyre përmes rrugëve zyrtare, komisioni maksimal i transfertës do të jetë 3 euro.

Anëtarësimi në SEPA përbën një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke forcuar lidhjet ekonomike me tregun europian dhe duke krijuar përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

linku i German Economic Team (GET): https://www.german-economic-team.com/wp-content/uploads/2025/12/GET_MDA_NL_92_2025_en.pdf

The post GET: Shqipëria përfiton mbi 71 mln euro nga integrimi në SEPA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ NĂ« tregun e kĂ«mbimit valutor vendas, nĂ« javĂ«n e fundit tĂ« muajit dhjetor, euroja dhe dollari amerikan humbĂ«n terren nĂ« raport me lekun, ndĂ«rsa paundi britanik dhe franga zvicerane forcuan pozitat.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0,47  lekë dhe këmbehet në vlerën 81,75 lekë nga 82,22 lekë që ishte në fillim të kësa jave. Ndërkohë, euroja zbriti me 0,04 lekë dhe këmbehet me 96,46 lekë.

Paundi britanik fitoi terren gradualisht në fundjavë. Monedha britanike këmbehet me 110,49 lekë nga 110,41 lekë që ishte ditën e hënë.

Ndërkohë, franga zvicerane u forcua gjatë javës 22-26 dhjetor me 0,33 lekë. Franga zvicerane këmbehet me 103, 97 lekë kundrejt 103,64 lekëve që ishte në fillim të kësaj jave.

Në prag të festave të fundvitit, kthimi i emigrantëve sjell flukse të larta të monedhës europiane në treg që shoqërohet me forcim të pozitave të lekut.

Ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë rënia vjetore e kursit të këmbimit valutor mbetet në nivel më të ulëta krahasuar me vitet e kaluara. Kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kursi i euros me lekun rezulton në rënie me 2,1%. e.xh/j.p/

The post Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dogana Shqiptare në gatishmëri të plotë gjatë festave, shërbim 24 orë në pikat kufitare

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ NĂ« prag tĂ« festave tĂ« fundvitit, autoritetet doganore kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« posaçme pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar fluksin e shtuar tĂ« lĂ«vizjes nĂ« pikat kufitare, qĂ« vjen si pasojĂ« e kthimit tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« vend, por edhe tĂ« rritjes sĂ« volumit tĂ« mallrave pĂ«r shkak tĂ« intensifikimit tĂ« aktivitetit tregtar.

Dogana Shqiptare informon qytetarët dhe bizneset se strukturat doganore do të jenë në shërbim pa ndërprerje, 24 orë në ditë, gjatë festave të fundvitit duke synuar shmangien e pritjeve të gjata dhe garantimin e një shërbimi efikas për qytetarët dhe bizneset.

Sipas njoftimit të Doganës, funksionimi me kapacitete të plota është pjesë e një plani të veçantë masash, i cili përfshin rritjen e burimeve njerëzore dhe teknike, si dhe koordinim më të fortë mes strukturave doganore në të gjithë vendin.

Në fokus të këtij plani është përshpejtimi i procedurave doganore, lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe përmirësimi i menaxhimit të flukseve të udhëtarëve, duke ruajtur njëkohësisht standardet e sigurisë dhe kontrollit.

Dogana Shqiptare vlerëson se këto masa do të ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e lëvizjes kufitare gjatë festave, si dhe në mbështetjen e aktivitetit ekonomik, veçanërisht për sektorët që varen nga import-eksporti, në një periudhë me rëndësi të veçantë për konsumatorët dhe tregun vendas.

/e.xh/a.f/

The post Dogana Shqiptare në gatishmëri të plotë gjatë festave, shërbim 24 orë në pikat kufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EuroAgro Albania 2025-2030, platformë e re për asistencën e fermerëve

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/  Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot vizionin dhe hapat konkretĂ« tĂ« transformimit tĂ« sektorit bujqĂ«sor dhe rural nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« integrimit europian, duke theksuar se anĂ«tarĂ«simi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Europian Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ« kĂ«rkon pĂ«rgatitje, angazhim dhe bashkĂ«punim tĂ« tĂ« gjithĂ« aktorĂ«ve tĂ« zinxhirit bujqĂ«sor.

Në takimin e organizuar sot me fermerë, Salla u ndal te çelja zyrtare e Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare më 17 nëntor, ku përfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13, që mbulohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai theksoi se këta kapituj janë ndër më dinamikët dhe kërkojnë jo vetëm përafrim të legjislacionit dhe zbatim të standardeve, por edhe transformim të thellë dhe modernizim të sektorit.

“AnĂ«tarĂ«simi nĂ« Bashkimin Europian sjell pĂ«rfitime pĂ«r fermerĂ«t, bizneset, konsumatorĂ«t dhe ekonominĂ« e vendit, por pĂ«rfitimi nuk vjen automatikisht. Ai vjen vetĂ«m kur tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur, me investim, dokumentim dhe cilĂ«si nĂ« çdo hallkĂ« tĂ« zinxhirit”, u shpreh ai.

Në lidhje me Kapitullin 11 dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, ministri theksoi se fermeri vendoset në qendër të politikave mbështetëse, me synimin për një bujqësi më konkurruese, më të qëndrueshme dhe me më shumë siguri ushqimore. Ai bëri me dije se objektivi është që rreth 150 mijë fermerë të përfitojnë nga fondet europiane, duke nënvizuar se në dy vitet e ardhshme do të përditësohet regjistri i fermës dhe i blegtorisë, si dhe do të ngrihet sistemi i identifikimit të parcelave të tokës.

Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe tregtimit, duke paralajmëruar një paketë ligjore, proces komunikimi dhe trajnime për prodhuesit dhe operatorët e tregut. Sipas tij, organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish mbetet elementi kyç për të kapërcyer ekonominë e shkallës dhe për të përthithur në mënyrë efektive fondet europiane.

Në Kapitullin 12, fokusi është siguria ushqimore dhe zbatimi real i legjislacionit të BE-së në të gjithë zinxhirin, ndërsa Kapitulli 13 kërkon digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll, me forcim të mbledhjes së të dhënave dhe raportimit elektronik me strukturat europiane.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, ministri prezantoi platformĂ«n EuroAgro Albania 2025–2030, si njĂ« mekanizĂ«m praktik pĂ«r pĂ«rgatitjen graduale tĂ« fermerĂ«ve dhe operatorĂ«ve drejt standardeve tĂ« Bashkimit Europian. Platforma parashikon njĂ« linjĂ« tĂ« dedikuar asistence “Numri Blu”, njĂ« platformĂ« digjitale informative me asistent virtual nĂ« Portalin e Fermerit, si dhe pika informuese, materiale udhĂ«zuese dhe trajnime nĂ« terren, nĂ« bashkĂ«punim me bashkitĂ«, shĂ«rbimet e ekstensionit dhe shoqatat profesionale.

“NĂ«se bĂ«hemi bashkĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim, ‘BujqĂ«sia 2030’ do tĂ« kthehet nĂ« njĂ« standard pune dhe nĂ« njĂ« treg tĂ« ri mundĂ«sish pĂ«r bujqĂ«sinĂ« shqiptare” u shpreh Salla. /e.xh/ /a.g/

The post EuroAgro Albania 2025-2030, platformë e re për asistencën e fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria akordon 2,2 miliardë lekë për 148 mijë familje në nevojë

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, bĂ«ri tĂ« ditur se qeveria ka miratuar Aktin Normativ tĂ« fundvitit, i cili parashikon disa ndryshime nĂ« buxhetin e vitit 2025.

Sipas Malajt, fokusi kryesor i këtij akti normativ është mbështetja financiare për shtresat në nevojë, veçanërisht për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, si edhe për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«saj mbĂ«shtetjeje, do tĂ« akordohet njĂ« masĂ« financiare prej 15 mijĂ« lekĂ«sh, ose rreth 150 eurosh, pĂ«r secilin pĂ«rfitues. Nga kjo paketĂ« do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« gjithsej 148 500 qytetarĂ«, ndĂ«rsa fondi total i vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion arrin nĂ« 2,2 miliardĂ« lekĂ«â€, tha Malaj.

Ky vendim synon të lehtësojë barrën ekonomike për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, në prag të mbylljes së vitit dhe përballë rritjes së kostove të jetesës.

Ministri deklaroi se një nga vendimet më të rëndësishme të Këshillit të Ministrave lidhet me përdorimin e fondeve të pashpenzuara nga ministritë dhe institucionet buxhetore.

Sipas tij, është vendosur që të gjitha fondet që nuk do të shpenzohen nga këto institucione të kalojnë në fondin e posaçëm të pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.

“Bazuar nĂ« njĂ« vlerĂ«sim paraprak, shuma qĂ« minimalisht pritet tĂ« transferohet nĂ« kĂ«tĂ« llogari Ă«shtĂ« rreth 150 milionĂ« euro. Kjo shumĂ« do tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r ReformĂ«n e Pensioneve”, deklaroi Malaj.

/e.xh/a.f/

The post Qeveria akordon 2,2 miliardë lekë për 148 mijë familje në nevojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktit Normativ i fundvitit, 18 milionë euro shtesë për barna në spitalet publike

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se shĂ«ndetĂ«sia Ă«shtĂ« njĂ« nga sektorĂ«t kryesorĂ« qĂ« do tĂ« mbĂ«shtetet pĂ«rmes Aktit Normativ tĂ« fundvitit, tĂ« miratuar sĂ« fundmi nga qeveria, i cili parashikon disa ndryshime nĂ« buxhetin e vitit 2025.

Sipas tij, sektori i shëndetësisë do të përfitojë një mbështetje shtesë prej 18 milionë eurosh, fonde që do të përdoren kryesisht për sigurimin e barnave në spitalet publike, me qëllim përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se pushteti vendor do të përfitojë nga ky Akt Normativ, duke u mbështetur me rreth 1,2 miliardë lekë shtesë. Këto fonde do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve më të vjetra të prapambetura të bashkive.

“NĂ« total, vlera qĂ« po i alookojmĂ« pushtetit vendor Ă«shtĂ« e barasvlefshme me rreth 40 pĂ«r qind tĂ« detyrimeve tĂ« prapambetura qĂ« kanĂ« kĂ«to bashki”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se këto janë vetëm disa nga politikat e parashikuara në Aktin Normativ, të cilat synojnë garantimin e përdorimit të fondeve publike aty ku nevoja është më e madhe.

Sipas ministrit, Ministria e Financave mbetet e angazhuar për të garantuar stabilitetin ekonomik dhe për të zbatuar politika që synojnë rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të vendit.

/e.xh/a.f/

The post Aktit Normativ i fundvitit, 18 milionë euro shtesë për barna në spitalet publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama organizon pritjen tradicionale me trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama i shoqĂ«ruar nga bashkĂ«shortja e tij, Linda Rama, organizuan me rastin e festave tĂ« fundvitit, pritjen tradicionale me pĂ«rfaqĂ«suesit e trupit diplomatik tĂ« akredituar nĂ« vendin tonĂ«.

Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale momente nga kjo pritje. “KrenarĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«â€, shprehet Ramas krahas videokartolinĂ«s sĂ« darkĂ«s tradicionale tĂ« fundvitit me ambasadorĂ«t e vendeve tĂ« ndryshme.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama përcolli urimet për festat e fundvitit.

“Me lejoni tĂ« ngre kĂ«tĂ« dolli pĂ«r shĂ«ndetin e mirĂ« tĂ« familjeve tuaja, pĂ«r harmoninĂ« nĂ« familjet tuaja dhe falenderime pĂ«r secilin prej jush pĂ«r gjithçka keni bĂ«rĂ«â€, u shpreh Rama.

Darka e fundvitit me trupin diplomatik është kthyer tashmë në një traditë, duke shërbyer si një moment reflektimi për vitin që po mbyllet dhe forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

/r.e/

The post Rama organizon pritjen tradicionale me trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌