Makasqi: Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor është rritur, por mbetet ende sipërfaqësor

Psikologia e kriminologjisë, Dita Makasqi, gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital ka trajtuar një nga temat më të ndjeshme të shoqërisë sonë: shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai perceptohet, veçanërisht tek të rinjtë.
Sipas Makasqit, edhe pse vitet e fundit ka pasur një rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor, ky ndërgjegjësim ende nuk është në nivelin e duhur.
âNdĂ«rgjegjĂ«simi Ă«shtĂ« rritur, por unĂ« ende e shoh atĂ« si sipĂ«rfaqĂ«sorâ, thekson ajo, duke shtuar se shoqĂ«ria jonĂ« ende nuk ka arritur ta trajtojĂ« shĂ«ndetin mendor me seriozitetin dhe normalitetin qĂ« meriton.
NjĂ« nga problemet kryesore qĂ« ajo veçon Ă«shtĂ« frika e vazhdueshme tek tĂ« rinjtĂ« pĂ«r tâu etiketuar.
Siç tha Makasqi, shumĂ« prej tyre hezitojnĂ« tĂ« flasin apo tĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ«, nga frika se do tĂ« konsiderohen âproblematikĂ«â apo do tĂ« trajtohen ndryshe.
Kjo frikë, sipas saj, ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien emocionale dhe zhvillimin e tyre personal.
Makasqi kritikon edhe mungesën e mbështetjes së duhur në institucionet arsimore.
Ajo thekson se shkollat, si hapësira ku të rinjtë kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre, shpesh nuk ofrojnë një ambient gjithëpërfshirës dhe mbështetës.
Sipas saj, nxënësit që janë më hiperaktivë apo me temperament të fortë, shpesh nuk trajtohen si të barabartë me të tjerët, por shihen si problem.
Për këtë arsye, ajo nënvizon rëndësinë jetike të pranisë së psikologëve në shkolla, si dhe të programeve rehabilituese brenda tyre.
âĂshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« shkollat tona tĂ« kenĂ« psikologĂ« dhe programe mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r studentĂ«tâ, shprehet Makasqi, duke shtuar se shumĂ« prej kĂ«tyre tĂ« rinjve qĂ« sot perceptohen si tĂ« rrezikuar, nĂ« tĂ« ardhmen mund tĂ« bĂ«hen profesionistĂ« tĂ« shkĂ«lqyer â arkitektĂ« tĂ« mirĂ«, doktorĂ« tĂ« mirĂ«, apo kontribuues tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« shoqĂ«risĂ«.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":
- YouTube www.youtube.com






































