QytetarĂ«t e KosovĂ«s me tĂ« drejtĂ« vote, tĂ« dielĂ«n e 28 dhjetorit do tâi drejtohen kutive tĂ« votimit pĂ«r tĂ« zgjedhur pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre pĂ«r katĂ«r vitet e ardhshme.
Ligji nr. 08/l-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës përcakton rregullat e organizimit të sistemit zgjedhor, duke përfshirë rregullat për përgatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Por, çfarĂ« duhet tĂ« dinĂ« qytetarĂ«t para se tâi drejtohen kutive tĂ« votimit?
Neni 110 i Ligjit bĂ«n tĂ« ditur se Kosova Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« e vetme zgjedhore dhe se secili subjekt politik i certifikuar paraqitet nĂ« votim me âlistĂ« tĂ« hapurâ.
Votuesi pajiset me një fletëvotim të vetëm për zgjedhje dhe në të shënjon: votën për një subjekt politik dhe votën për një deri në dhjetë kandidatë nga lista e subjektit politik për të cilin ka votuar votuesi.
Pika 5, në nenin 110 në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme tregon qartë se nëse një fletëvotim shënohen më shumë se dhjetë kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota për subjektin politik.
Cilat dokumente mund tâi keni me vete pĂ«r tĂ« votuar?
Shtetasi me të drejtë vote brenda vendit dhe në përfaqësi diplomatike, mund të votojë nëse ai ose ajo identifikohet saktësisht në Listën e Votuesve dhe ofron njërin prej dokumenteve të vlefshme të identifikimit, të lëshuara nga Republika e Kosovës: letërnjoftimin, pasaportën, lejen e vozitjes.
Ndërkaq, neni 89 i Ligjit përcakton po ashtu të drejtën e votës dhe siguron fshehtësinë.
Votuesi më të drejtë për të votuar ka të drejtë vote nëse ai/ajo është i regjistruar në Kosovë ose ka aplikuar suksesshëm për votim jashtë Kosovës siç përcaktohet në nenet 6 dhe 7 të këtij ligji.
Ligji garanton se askush nuk e parandalon ose orvatet të parandalojë një votues me të drejtë për të votuar nga ushtrimi i së drejtës së tij/saj për të votuar.
Po ashtu, askush nuk lejohet të votojë në emër të një votuesi tjetër, përveç përmbushjes së rrethanave nga paragrafi 5 i këtij neni.
Pika e 4-të e këtij neni përcakton se secili votues e plotëson fletëvotimin e vet në fshehtësi mbrapa kabinës së votimit, ndërkaq vetëm një person lejohet mbrapa kabinës së votimit gjatë një intervali të caktuar kohor përveç nëse votuesi ka kërkuar ndihmë nga personi tjetër, siç përcaktohet në paragrafin 5 të këtij neni.
Votuesi i cili Ă«shtĂ« me aftĂ«si tĂ« kufizuara nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« shĂ«nojĂ« ose hedh fletĂ«votimin, mund tĂ« ndihmohet nga njĂ« person tjetĂ«r i zgjedhur nga votuesi, me kusht qĂ« personi qĂ« ndihmon Ă«shtĂ« votues nĂ« qendrĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« votimit me votuesin. Personi i tillĂ« e ndihmon vetĂ«m njĂ« votues dhe nuk Ă«shtĂ« anĂ«tar i KVV-sĂ« ose vĂ«zhgues i akredituar, pĂ«rjashtimisht pĂ«r anĂ«tarĂ«t e ngushtĂ« tĂ« familjes. PĂ«r kĂ«tĂ« lloj tĂ« votimit, KQZ do tâi caktojĂ« kriteret me rregullĂ«n zgjedhore.
Kryesuesi i Këshillit të vendvotimit obligohet që të shënojë në librin e votimit, rastet e votimit me asistencë, duke përfshirë arsyet konkrete dhe të shënojë të dhënat personale të votuesit dhe të dhënat personale të personit që ka ndihmuar.
Personi i miratuar për të ndihmuar votuesin shkruan dhe nënshkruan emrin e tij/saj në Listën e duhur të Votuesve ose Zarfin për Fletëvotim me Kusht, afër emrit ose një hapësire tjetër të ofruar nga votuesi i cili është ndihmuar dhe arsyen e votimit me kusht.
Anëtarët e KVV-së nuk mund në asnjë mënyrë të ndikojnë në vendimin e votuesit, por anëtarët e Këshillit të Vendvotimit dhe/ose stafi i Vendvotimit shpjegojnë procedurën e votimit vetëm nëse u kërkohet nga zgjedhësi
Anëtarët e KVV-së kujdesen veçanërisht për të siguruar që zgjedhësi nuk shqetësohet nga askush përderisa shënjon fletën e tij të votimit, dhe se fshehtësia e votimit është plotësisht e siguruar.
Sa i përket orarit të votimit, kjo është e rregulluar me nenin 88.
Qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.
Në këtë theksohet qartë se askush nuk mund të votojë pas kohës së mbylljes së qendrave të votimit, përveç votuesve të cilët presin në radhë në VV në kohën e mbylljes. /Telegrafi/
Një studim i publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në shtator 2025 hedh dritë mbi dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri gjatë dekadës së fundit.
Analiza e kryer nga Prof. Asoc. Dr. Adriatik Kotorri dokumenton se një pjesë e konsiderueshme e boomit të ndërtimit në vend mund të jetë financuar nga burime me origjinë të dyshimtë, shkruan faktoje.al
Sipas të dhënave të analizuara në studim, gjatë periudhës 2015-2024 në Shqipëri janë dhënë leje ndërtimi për 11.48 milionë metra katrorë me vlerë tregu mesatarisht prej 16.238 miliardë Euro. Nga kjo shumë, vetëm 7.108 miliardë Euro janë identifikuar si të financuara nga burime të ligjshme, konkretisht 5.521 miliardë Euro nga kredia bankare dhe 1.587 miliardë Euro nga investime të huaja direkte.
Diferenca prej së paku 9.13 miliardë Euro ngre pyetje serioze mbi origjinën e fondeve. Ndonëse një pjesë e kësaj diference mund të përfaqësojë sipërfaqe të pashitura ose të financuara nga kursime legjitime, studiuesi Kotorri argumenton se treguesi më shqetësues lidhet me burime të paligjshme.
Investimet e huaja
Një ndër gjetjet më të rëndësishme të studimit lidhet me rritjen dramatike të investimeve të huaja nga vende që kanë qenë ose janë aktualisht në listën gri të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), organizata ndërkombëtare që monitoron pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Rasti i Turqisë është i pari. Investimet nga ky vend janë rritur nga 86 milionë Euro në 2015 në 257 milionë Euro në 2024. Turqia ka qenë pjesë e listës gri të FATF deri në qershor 2024, periudhë që përkon me intensifikimin e investimeve të saj në sektorin shqiptar të pasurive të paluajtshme.
Bullgaria paraqet rastin e dytë në aspektin e rritjes relative. Nga praktikisht zero investime në 2015, ky vend arriti në 74 milionë Euro investime në 2019 dhe vazhdoi me 28 milionë Euro investime në 2024. Bullgaria gjithashtu ka qenë pjesë e listës gri të FATF deri kohët e fundit.
Studiuesi Kotorri thekson se edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër juridiksion me kontroll historikisht të dobët financiar, kanë rritur investimet nga zero me një kulm prej 19 milionë eurosh në 2023.
Raporti argumenton se âkĂ«to prurje investimesh, nga vende me kontroll tĂ« dobĂ«t financiar, ngrenĂ« pikĂ«pyetje mbi natyrĂ«n e vĂ«rtetĂ« tĂ« kĂ«tyre investimeve dhe rrezikun potencial qĂ« ato paraqesin pĂ«r pastrimin e parave nĂ« ShqipĂ«riâ
Mekanizmat e depërtimit
Studimi identifikon disa rrugë kryesore përmes të cilave paratë e paligjshme depërtojnë në sektorin e ndërtimit, siç janë:
Themelimi i kompanive me kapacitete të dyshimta: Nga 2015 në 2023, numri i kompanive të ndërtimit u rrit me 40%, duke arritur në 6,955 kompani. Shqetësuese është se 82% e kompanive të reja kanë vetëm 1-4 të punësuar dhe nuk disponojnë kapacitete reale për të realizuar projekte ndërtimi. Sipas raportit, për periudhën 2017-2019, rreth 59% e kompanive që morën leje për objekte mbi 6 kate nuk kishin kapacitete financiare të mjaftueshme.
Depozitimi i fondeve nĂ« vende tĂ« treta: Metoda pĂ«rfshin depozitimin e fondeve nĂ« banka tĂ« vendeve me kontroll tĂ« dobĂ«t (si Turqia, Bullgaria dhe EBA) dhe rikthimin e tyre nĂ« ShqipĂ«ri si âinvestime tĂ« huaja direkteâ. Kjo skemĂ« mundĂ«son qĂ« paratĂ« me origjinĂ« tĂ« dyshimtĂ« tĂ« fitojnĂ« njĂ« âpamje legjitimeâ pĂ«rmes sistemit bankar ndĂ«rkombĂ«tar.
Pagesat cash dhe nënvlerësimi: Praktika e deklarimit të vlerave të ulëta në kontrata, ndërsa pjesa tjetër paguhet në dorë, mbetet e zakonshme. Megjithëse çmimet e referencës minimale u vendosën në 2018, diferenca mes çmimeve reale dhe atyre të deklaruara arrin deri në 100% në zonat elitare.
Depozitimi i fragmentuar: Shumat ndahen në depozitime të vogla për të shmangur alarmet automatike bankare (zakonisht nën 7,000 euro) dhe më pas përdoren për blerje pronash.
Deformimi i tregut
Një ndër gjetjet më alarmante të studimit lidhet me paradokset që ka krijuar ky fenomen në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme.
Paradoksi i sasisë: Gjatë periudhës 2011-2023, ndërsa popullsia ra me 478,590 banorë, numri i banesave u rrit me 74,286 njësi. Megjithatë, numri i familjeve të pastreha u rrit me 88%, nga 70,630 në 132,563 familje. Shqipëria sot ka më shumë banesa se familje, por më shumë njerëz pa strehë.
Paradoksi i çmimit: Ămimet janĂ« rritur me 139% (nga 862 euro/mÂČ nĂ« 2015 nĂ« 2,057 euro/mÂČ nĂ« 2024) ndĂ«rkohĂ« qĂ« oferta ka shĂ«nuar njĂ« rritje prej 46%. Kjo shkel logjikĂ«n bazĂ« ekonomike ku rritja e ofertĂ«s duhet tĂ« ulĂ« çmimet.
Ndikimi në aksesibilitetin e strehimit: Në 2015, një personi me pagë mesatare i duheshin 38 vite për të blerë një apartament në periferi. Në 2024, kjo kohë është rritur në 47 vite, një rritje prej 23%. Për një çift, koha është zgjatur nga 19 në 23 vite.
Evazioni
Studimi vlerëson se gjatë periudhës 2015-2024, korrupsioni dhe evazioni fiskal kanë gjeneruar të paktën 8.168 miliardë Euro të ardhura të paligjshme në Shqipëri. Këto shifra bazohen në të dhëna nga ALTAX, i cili shfrytëzon burime zyrtare përfshirë INSTAT, Ministrinë e Financave, SPAK, KLSH, FMN, Bankën Botërore dhe Transparency International.
NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e kĂ«tyre fondeve besohet tĂ« ketĂ« gjetur rrugĂ« drejt sektorit tĂ« ndĂ«rtimit. Sipas raportit tĂ« âGlobal Initiative Against Transnational Organized Crimeâ, pastrimi i vlerĂ«suar i parave nĂ« ShqipĂ«ri vetĂ«m pĂ«r periudhĂ«n 2017-2019 arrin deri nĂ« 1.6 miliardĂ« Euro.
Paradoksalisht, ndërsa fenomeni ka rritur të ardhurat vendore përmes taksave dhe tarifave të ndërtimit (nga 12.9 miliardë lekë në 2015 në 30.5 miliardë lekë në 2022), ai ka krijuar një varësi të rrezikshme. Pesha e taksave të lidhura me pasuritë e paluajtshme në totalin e të ardhurave vendore është rritur nga 37% në 51%.
Performanca
Një ndër kritikuat më të forta të studimit i drejtohet Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF). Analiza tregon se aktiviteti i AIF ka rënë dramatikisht gjatë 5-vjeçarit të fundit:
Rastet e dërguara në organet ligjzbatuese ranë nga 1,856 (2015-2019) në 1,204 (2020-2024).
Inspektimet në vend u reduktuan nga 806 në 550.
Pasuritë e bllokuara ranë nga 71.4 milionë euro (2015-2019) në vetëm 15.8 milionë euro (2020-2024), një rënie 4.5 herë
Veçanërisht shqetësuese është vëzhgimi se aktiviteti i AIF bie në vitet zgjedhore. Me përjashtim të 2019 (kur nuk pati garë elektorale për shkak të bojkotit), në të gjitha vitet zgjedhore (2013, 2015, 2017, 2021, 2023) u shënua rënie e pasurive të bllokuara krahasuar me vitin paraardhës.
Për mosdeklarimin e shumave në kufi, një metodë kyçe e sjelljes së parasë së paligjshme nga jashtë, AIF ka dërguar vetëm 26 raste gjatë dekadës, mesatarisht 2.6 raste në vit, me një rënie të theksuar vitet e fundit.
Dimensioni ndërkombëtar dhe lista gri
Shqipëria ka qenë pjesë e listës gri të FATF për një periudhë trevjeçare, duke u klasifikuar si vend me nivel të ulët të përpjekjeve për parandalimin e pastrimit të parave.
Raporti thekson se, zhvendosja progresive e ekonomisĂ« shqiptare drejt sektorit tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, e shoqĂ«ruar me tolerancĂ« institucionale ndaj fondeve me origjinĂ« tĂ« dyshimtĂ«, ka krijuar njĂ« âterren tĂ« favorshĂ«mâ pĂ«r operatorĂ« qĂ« synojnĂ« tĂ« integrojnĂ« kapitale tĂ« paligjshme nĂ« ekonomi.
Vakuumi ligjor
Një gjetje tjetër e rëndësishme lidhet me vakuumin ligjor që karakterizon tregun shqiptar. Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane që kanë mekanizma mbrojtës për blerësit e pronave të papërfunduara (si llogaritë Escrow ose garancitë bankare), Shqipëria ofron mbrojtje minimale.
Kontratat e âPremtimit tĂ« Shitjesâ dhe âKalimit tĂ« tĂ« Drejtaveâ, qĂ« dominojnĂ« tregun, nuk kanĂ« bazĂ« specifike ligjore dhe mbĂ«shteten nĂ« interpretim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Kodit Civil. Studiuesi Kotorri argumenton se âkontratat me tĂ« cilat shiten pjesa dĂ«rrmuese e pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« pabazuara nĂ« ligj.â
IndikatorĂ«t e âKartelitâ
Raporti identifikon shenja të një tregu të kontrolluar në mënyrë joformale, me karakteristika të ngjashme me kartelet:
Mungesa e konkurrencës mes projekteve në të njëjtën zonë
Rritje e koordinuar e çmimeve në periudha të njëjta (pranverë dhe vjeshtë)
Rritje uniforme e sipërfaqes së përbashkët që i shtohet pronës (nga 7-12% në 17-35%)
Konkluzioni
Raporti arrin nĂ« konkluzionin se, âpastrimi i parave nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit funksionon si njĂ« sistem pĂ«rfitimi tĂ« gjithanshĂ«m, ku tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t e pĂ«rfshirĂ«, nga blerĂ«sit me fonde tĂ« dyshimta qĂ« legalizojnĂ« kapitalin, te ndĂ«rtuesit qĂ« sigurojnĂ« financim tĂ« shpejtĂ«, deri te agjentĂ«t imobiliarĂ« qĂ« marrin komisione dhe qeveria qĂ« rrit tĂ« ardhurat tatimore, pĂ«rfitojnĂ« nga ky fenomenâ.
Studiuesi Kotorri argumenton se kjo strukturĂ« krijon njĂ« rezistencĂ« tĂ« fortĂ« ndaj reformave: sa mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« jenĂ« pĂ«rfitimet, aq mĂ« e madhe Ă«shtĂ« kundĂ«rshtia pĂ«r ta luftuar fenomenin. Vakumi ligjor, mungesa e garancive pĂ«r blerĂ«sit dhe roli i agjentĂ«ve imobiliarĂ« si ndĂ«rmjetĂ«s kyç nĂ« negociatat pĂ«r pagesa âcashâ janĂ« identifikuar si faktorĂ« qĂ« lehtĂ«sojnĂ« penetrimin e parave tĂ« paligjshme.
Analiza pĂ«rfundon se ndĂ«rtuesit, pĂ«rmes marrĂ«veshjeve tĂ« tipit âkartelâ, kanĂ« arritur tĂ« diktojnĂ« tregun nĂ« vend qĂ« tĂ« diktohet nga blerĂ«sit, duke cenuar konkurrencĂ«n dhe rritur çmimet nĂ« mĂ«nyrĂ« artificiale.
BlerĂ«sit vendas dhe investitorĂ«t, nga ana tjetĂ«r, shfaqin atĂ« qĂ« raporti e quan âsjellje tufeâ dhe frikĂ« se mos humbasin mundĂ«sinĂ« (FOMO), duke blerĂ« jo nga nevoja reale pĂ«r strehim, por nga perceptimi i njĂ« tregu nĂ« rritje tĂ« vazhdueshme.
Studiuesi Kotorri konkludon se nĂ« kĂ«tĂ« âvallĂ«zimâ mes aktorĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m tĂ« tregut, ku pĂ«rfitojnĂ« spekulantĂ«t, ndĂ«rtuesit dhe agjentĂ«t, e vetmja palĂ« qĂ« humbet janĂ« familjet dhe çiftet e reja me nevoja reale pĂ«r banesĂ«, tĂ« cilĂ«t e kanĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« pamundur tĂ« sigurojnĂ« strehim, pavarĂ«sisht ekzistencĂ«s sĂ« njĂ« stoku tĂ« madh apartamentesh tĂ« pabanuara.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme përcolli mesazhin për qytetarët dhe stafin që do të angazhohet në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në emër të KQZ-së, kryesuesi Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese, raporton KosovaPress.
âNĂ« emĂ«r tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve, ftojmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t me tĂ« drejtĂ« vote qĂ« tĂ« ushtrojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre kushtetuese dhe demokratike: tĂ« votojnĂ« dhe tĂ« shprehin lirshĂ«m vullnetin e tyre pĂ«r tĂ« zgjedhur pĂ«rfaqĂ«suesit. PjesĂ«marrja juaj Ă«shtĂ« e njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« veçantĂ«, andaj ju bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« bĂ«heni pjesĂ« e kĂ«tij procesiâ, tha Radoniqi.
Ai u bëri apel të gjithë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit që të përkujdesen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
âU bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillave tĂ« Vendvotimeve qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« angazhuar gjatĂ« ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve, qĂ« tĂ« veprojnĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si, profesionalizĂ«m dhe paanshmĂ«ri, duke respektuar nĂ« pĂ«rpikĂ«ri tĂ« gjitha procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« vullneti i qytetarĂ«ve tĂ« garantohet dhe tĂ« mbrohet plotĂ«sishtâ, tha Radoniqi.
Radoniqi tha se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit do të jenë të pranishme me ekipet e tyre në të gjitha komunat e vendit, për të siguruar një proces zgjedhor të qetë, të drejtë dhe të sigurt, si dhe kujtoi se KQZ është në kontakt me KEDS-in për qëllimin e furnizimit me energji të qendrave të votimit.
Ai u bëri thirrje shtetasve të Kosovës që janë regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, duke votuar në përfaqësinë ku janë regjistruar.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të dhjetat në historinë e pasluftës në Kosovës dhe ato mbahen pas dështimit të formimit të institucioneve të reja nga zgjedhjet e rregullat parlamentare të datës 9 shkurt.
Lista votuese e zgjedhjeve të parakohshme është certifikuar nga KQZ më 10 dhjetor 2025. Sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,076,290.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1,999,204, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086. Kjo listë përmban 7,192 votues më shumë se në zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025.
Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor marrin pjesë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë.
Posta e Kosovës ka njoftuar qytetarët se persona të panjohur po dërgojnë mesazhe në telefon, duke u paraqitur në mënyrë të rreme në emër të Postës së Kosovës.
Posta me këtë rast u bën apel qytetarëve që të mos bien pre e këtij mashtrimi.
âPersona tĂ« panjohur po dĂ«rgojnĂ« mesazhe SMS qytetarĂ«ve, duke u paraqitur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rreme nĂ« emĂ«r tĂ« PostĂ«s sĂ« KosovĂ«s. MenjĂ«herĂ« pas identifikimit tĂ« kĂ«tij rasti, Posta e KosovĂ«s ka njoftuar organet kompetente dhe Ă«shtĂ« duke bashkĂ«punuar ngushtĂ« me to pĂ«r adresimin e kĂ«saj çështjejeâ, thuhet nĂ« njoftim.
âU bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« mos klikojnĂ« asnjĂ« lidhje (link) tĂ« dĂ«rguar pĂ«rmes kĂ«tyre mesazheve mashtruese dhe tĂ« mos bashkĂ«punojnĂ« me numra apo kontakte qĂ« nuk janĂ« zyrtare. NĂ« asnjĂ« rrethanĂ«, Posta e KosovĂ«s nuk kĂ«rkon tĂ« dhĂ«na personale apo informacione bankare pĂ«rmes SMS-ve apo kanaleve jozyrtare.
Raste tĂ« ngjashme janĂ« evidentuar edhe nĂ« administrata postare tĂ« vendeve tĂ« tjera tĂ« rajonitâ, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kodrës së Trimave, Arbërisë dhe Tophanës, ku ka prezantuar pikat kryesore të programit të PDK-së për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.
NĂ« fjalĂ«n e tij, Ismaili theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e zgjedhjeve tĂ« 28 dhjetorit, duke i cilĂ«suar ato si njĂ« moment vendimtar pĂ«r drejtimin e ardhshĂ«m tĂ« KosovĂ«s. â28 dhjetori Ă«shtĂ« njĂ« datĂ« ku e kemi mundĂ«sinĂ« tĂ« kemi njĂ« kahje tĂ« re dhe njĂ« shtytje pĂ«rpara pĂ«r KosovĂ«nâ, tha Ismaili.
Ai foli edhe pĂ«r klimĂ«n e pĂ«rçarjes politike, duke theksuar se kjo ka ndikuar drejtpĂ«rdrejt edhe nĂ« raportet shoqĂ«rore dhe familjare. âPĂ«rçarja ka hyrĂ« edhe nĂ« familjet tona, mes vĂ«llezĂ«rve, motrave dhe fqinjĂ«ve, si rezultat i njĂ« politike qĂ« ka investuar nĂ« ndarjeâ, u shpreh ai.
Sipas Ismailit, pikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye PDK ka zgjedhur sloganin âBashkĂ«â, si reflektim i nevojĂ«s pĂ«r unitet dhe bashkĂ«punim. âNuk Ă«shtĂ« rastĂ«si qĂ« kemi dalĂ« me sloganin âBashkĂ«â. Kosova ka nevojĂ« pĂ«r bashkim dhe pĂ«r angazhim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rparaâ, theksoi ai.
Duke folur për programin qeverisës të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, Ismaili u shpreh i bindur se ky program do të sjellë përmirësim konkret në jetën e çdo familjeje.
âNuk ka familje qĂ« nuk do tĂ« jetojĂ« mĂ« mirĂ« me qeverinĂ« e Bedri HamzĂ«sâ, tha Ismaili.
Ai shtoi se programi i PDK-së parasheh masa konkrete për uljen e kostos së jetesës, përfshirë fatura më të përballueshme të energjisë elektrike, ulje të tatimit në paga për sektorin publik dhe privat, si dhe politika që synojnë rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët.
Një 27-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës në qytetin e Koplikut, ku shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton euronews.al
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Slagjan Trajkoviq, duke e dënuar me 10 vjet burim.
Aktgjykimi u shpall tĂ« premten nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni dhe anĂ«tarĂ«t Arben Hoti dhe DonikĂ« Shala-Abdyli, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Gjykatësi Arrni tha se Trajkoviq është fajtor për pikën C të aktakuzës dhe të njëjtin Gjykata e gjykon me dënim me 10 vjet burgim.
NĂ« dĂ«nimin me burgim, tĂ« akuzuarit do tâi llogaritet edhe koha e kaluar nĂ« paraburgim. Kjo masĂ«, atij i vazhdohet me aktvendim tĂ« veçantĂ«.
Trajkoviq obligohet tâi paguajĂ« edhe shpenzimet e procedurĂ«s dhe atĂ« 200 euro pĂ«r paushallin gjyqĂ«sor dhe 100 euro pĂ«r fondin pĂ«r kompensimin e viktimave tĂ« krimit.
Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest civil.
Sa i përket pikës A, B dhe D të aktakuzës, gjykatësi Arrni tha se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer ato veprime inkriminuese për të cilat e ngarkon aktakuza.
Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën e Apelit.
Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten Bursën e Mobilitetit për studentët përfitues.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para studentëve tha se përmes kësaj burse mbulohet kosto e udhëtimit për studentët, derisa shtoi se e njëjta paraqet një vizion më të gjerë, ku arsimi është i qasshëm, i drejtë dhe i barabartë për të gjithë.
Ai nënvizoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës.
âNuk jemi duke folur vetĂ«m pĂ«r njĂ« skemĂ« mbĂ«shtetĂ«se financiare, por edhe pĂ«r njĂ« vizion mĂ« tĂ« gjerĂ«, atĂ« pĂ«r njĂ« RepublikĂ« ku arsimi Ă«shtĂ« i qasshĂ«m, i drejtĂ« dhe i barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Me BursĂ«n e Mobilitetit pĂ«r studentĂ«t, qeveria jonĂ« po adreson njĂ« sfidĂ« reale me tĂ« cilĂ«n janĂ« pĂ«rballur shumĂ« studentĂ« ndĂ«r vite, e kjo Ă«shtĂ« kostoja e udhĂ«timit drejt universitetit. Kjo skemĂ« Ă«shtĂ« e bazuar nĂ« nevojĂ«n dhe e dizajnuar mbi parimin e drejtĂ«sisĂ« sociale. Ne besojmĂ« qĂ« distanca gjeografike dhe gjendja ekonomike nuk duhet tĂ« jenĂ« pengesĂ« pĂ«r arsimin cilĂ«sor. Investimi nĂ« arsim Ă«shtĂ« investim nĂ« tĂ« ardhmen e KosovĂ«sâ, tha ai, raporton kp.
Kurti shtoi se gjatë mandatit qeverisës janë ndarë afër 18 mijë bursa me një buxhet përreth 20 milionë euro për studentët, derisa u zotua se të njëjtat do të dyfishohen.
âGjatĂ« kĂ«tij mandati qeverisĂ«s i kemi ndarĂ« afĂ«r 18 mijĂ« bursa me njĂ« buxhet tĂ« gjithmbarshĂ«m prej 20 milionĂ« eurove. NĂ« vijim do tĂ« dyfishojmĂ« buxhetin pĂ«r bursa. Nuk ka kategori shoqĂ«rore e cila mund tĂ« tregojĂ« se kah po shkon zhvillimi socioekonomik dhe kulturor mbi vendin, sikurse ajo e studentĂ«ve tĂ« universitetitâ, theksoi Kurti.
Qeveria në detyrë gjatë këtij viti ka ndarë nga 100 euro për secilin student, derisa ditë më parë ndau mbi 1 milion euro për Bursën e Mobilitetit për studentë.
Prokuroria Themelore nĂ« Prizren, Departamenti i Krimeve tĂ« RĂ«nda, ka ngritur aktakuzĂ« kundĂ«r tĂ« pandehurit I.K., pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« bazuar mirĂ« se i njĂ«jti ka kryer veprĂ«n penale âKeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtarâ.
Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17 min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar i Doganës së Kosovës, ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës.
âI njĂ«jti, duke mos zbatuar detyrimet ligjore pĂ«r kontroll tĂ« automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll tĂ« njĂ« automjeti komercial tĂ« tipit âMercedes Sprinterâ, tĂ« cilin e drejtonte A.K., tĂ« cilin e ka regjistruar nĂ« sistem si tĂ« zbrazĂ«tâ, thuhet nĂ« njoftim.
I njëjti dyshohet se pas kalimit të pikës kufitare, automjeti është ndaluar nga njësia për antikontrabandë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se ishte i ngarkuar me mallra komerciale në vlerë prej 11,457.60 euro.
Pas kryerjes sĂ« ekspertizĂ«s financiare, ka rezultuar se i njĂ«jti, buxhetit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s i ka shkaktuar dĂ«m material nĂ« shumĂ« prej 3,414.36 âŹ.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes sĂ« aktakuzĂ«s, i ka propozuar gjykatĂ«s qĂ« pas mbajtjes sĂ« shqyrtimit gjyqĂ«sor, administrimit tĂ« provave dhe vlerĂ«simit tĂ« tyre, i pandehuri i lartcekur pĂ«r veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohet tĂ« shpallet fajtor dhe tĂ« dĂ«nohet sipas ligjit, po ashtu pĂ«rveç dĂ«nimit kryesor tâi shqiptohet dĂ«nimi plotĂ«sues ndalimi i ushtrimit tĂ« funksioneve nĂ« administratĂ«n publike ose shĂ«rbimin publik. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua, e cila është prezantuar rrejshëm si prokurore.
Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n âBâ, nĂ« PrishtinĂ«.
âRruga âBâ, PrishtinĂ«, dhjetor 2025. MĂ« 23.12.2025 ankuesja femĂ«r kosovare ka raportuar se e dyshuar femĂ«r kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetĂ«rore (prokurore) ka marrĂ« para nga viktima si shpĂ«rblim pĂ«r tâi kryer njĂ« rastâ, thuhet nĂ« raport.
Policia njofton tutje se të enjten, më 25 dhjetor e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Shtime, ndërkaq tjetri rast në Prizren.
Rr. Tahir Sinani, Shtime 25.12.2025 â 10:30. Ankuesi mashkull kosovar infermier nĂ« Entin Special, ka raportuar se pacienti-viktima mashkull kosovar Ă«shtĂ« larguar nga enti dhe nuk dihet asgjĂ« pĂ«r vendndodhjen e tij. Rasti Ă«shtĂ« duke u hetuar.
Rr. Besim Shala, Prizren 23.12.2025 â NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar ka dalĂ« nga shtĂ«pia dhe nuk dihet asgjĂ« pĂ«r vendndodhjen e tij. Rasti nĂ«n hetime. /Telegrafi/
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në Shqipëri të premten moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët.
SHMU njofton se do të ketë reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes.
âMĂ« pas reshjet mbeten prezentĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« izoluar pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare deri nĂ« ndĂ«rprerjen e tyre nga orĂ«t e mesditĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin. PrezencĂ« e ngricave pĂ«rgjatĂ« akseve rrugore kryesisht nĂ« relievet malore. Mjegull e dendur / mjegullinĂ« pĂ«rgjatĂ« zonave luginore nĂ« orĂ«t e mĂ«ngjesit dhe tĂ« mbrĂ«mjes. PrezencĂ« e ngricave pĂ«rgjatĂ« akseve rrugore kryesisht nĂ« relievet maloreâ, thuhet nĂ« njoftim.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.
Alban Zogaj ka deklaruar se infrastruktura aktuale shëndetësore në Kosovë nuk i plotëson nevojat e sotme.
Ai ka theksuar se Qendra Klinike Universitare e Kosovës është ndërtuar në vitin 1964 dhe funksionon me një model të vjetruar.
Sipas tij, programi i LDK-së parasheh ndërtimin e një spitali të ri të madh për Kosovën, si dhe ndërtimin e spitalit të veçantë të Prishtinës.
Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Alban Zogaj.
Glauk Konjufca, e filloi ditën sot në Siqevë, ku u mirëprit në odën e familjes Berisha.
Nga LVV theksojnë se si familja, po ashtu edhe banorët e fshatit, deklaruan mbështetjen e tyre për numrin 116.
Ai më pas vazhdoi në Xërxë, ku shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga kjo zonë, takuan banorët e fshatit, të cilët poashtu shprehën përkushtimi i vazhdueshëm për siguri dhe begati, duke riafirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje.
NĂ« Prizren, Konjufca takoi banorĂ«t e lagjes â11 Marsiâ, pĂ«r tĂ« vazhduar mĂ« pas nĂ« çajtoren âTukiâ.
âSe Prizreni nuk lĂ«shon pe, u konfirmua mes bisedash me banorĂ«t e pĂ«rkrahĂ«sit, tĂ« cilĂ«t me bindje tĂ« plotĂ« e tĂ« mobilizuar duan tĂ« vazhdojnĂ« qeverisjen e LĂ«vizjes VETĂVENDOSJE! edhe pĂ«r 4 vite tĂ« tjeraâ, thuhet tutje.
Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook nga kjo parti.
Lexoni të plotë postimin e LDK-së:
Le ta mbyllim bashkë këtë kapitull, ashtu siç vetëm ne dimë!
Ejani, të premten në fushatën përmbyllëse, në orën 18:00, në Sallën e Sportit - Pallati i Rinisë, në Prishtinë.
Në mbyllje të kësaj fushate, ju thërrasim bashkë. Ejani masivisht, ejani me familje, me miq me më të dashurit tuaj. Ejani ta tregojmë forcën e besimit, unitetit dhe shpresës që na ka mbajtur gjithmonë në këmbë.
Kjo nuk është thjesht një mbyllje fushate, është dëshmi e vullnetit të njerëzve që kanë shpresë, është zëri i atyre që nuk dorëzohen, është momenti kur bashkohemi dhe e shkruajmë historinë krah për krah njëri-tjetrit.
Le ta mbushim sallën e sportit në Pallatin e Rinisë me energji, me duartrokitje, me besim e plotë shpresë në të ardhmen!
Sindikata e Re e KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s (SRKEK) sot ka mbajtur njĂ« protestĂ« nĂ« sheshin âNĂ«nĂ« TerezĂ«â, saktĂ«sisht para zyrave qendrore tĂ« ndĂ«rmarrjes.
Protesta u mbajt me kërkesën për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre.
MĂ« poshtĂ« mund tâi shihni fotografitĂ« nga protesta.
âNĂ« kĂ«tĂ« festĂ« drite e shprese, uroj nga zemra tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«t e krishterĂ« qĂ« Krishtlindja tâu sjellĂ« paqe nĂ« shpirt, dashuri nĂ« familje dhe shĂ«ndet nĂ« çdo shtĂ«pi. Le tĂ« na bashkojĂ« tradita jonĂ« e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhĂ«nĂ« forcĂ« tĂ« ecim pĂ«rpara sĂ« bashku, me besim, shpresĂ« dhe mirĂ«kuptim.
GĂ«zuar pĂ«r shumĂ« mot Krishtlindjen!â, shkruan Osmani. /Telegrafi/