Duka nderohet me mirĂ«njohjen âPĂ«rkrenarja e SkĂ«nderbeutâ nga agjencia e lajmeve âPresheva JonĂ«â
TIRANĂ, 27 dhjetor /ATSH/ Presidenti i FederatĂ«s sĂ« Futbollit, Armand Duka Ă«shtĂ« nderuar nga Agjencia e lajmeve âPresheva JonĂ«â me mirĂ«njohjen e veçantĂ« âPĂ«rkrenarja e SkĂ«nderbeutâ, si vlerĂ«sim pĂ«r kontributin e tij tĂ« vazhdueshĂ«m nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe tĂ« rinjve shqiptarĂ« qĂ« luajnĂ« futboll nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s.
Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti për angazhimin e tij dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit në krijimin e mundësive të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes futbollit, si një mjet përfshirjeje, zhvillimi dhe forcimi të identitetit komunitar.
MbĂ«shtetja e FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit pĂ«r kĂ«tĂ« komunitet Ă«shtĂ« konkretizuar prej kohĂ«sh pĂ«rmes projekteve âUniforma imeâ dhe âTopi ytâ, falĂ« tĂ« cilave rreth 300 fĂ«mijĂ« shqiptarĂ« tĂ« tĂ« gjitha grupmoshave, pjesĂ« e klubeve dhe shoqatave sportive nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s, janĂ« pajisur me bazĂ« materiale falas kĂ«tĂ« sezon. Po ashtu, gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« verĂ«s, FSHF ka kontribuar edhe nĂ« organizimin e njĂ« turneu futbolli nĂ« PreshevĂ«, duke ofruar mbĂ«shtetje materiale dhe financiare.
Ky nderim përfaqëson një dëshmi të qartë të rolit aktiv të Presidentit Duka dhe të FSHF-së në përdorimin e futbollit si një instrument bashkimi dhe zhvillimi shoqëror, duke qëndruar pranë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe duke promovuar vlera që shkojnë përtej sportit. /j.p/
Â
The post Duka nderohet me mirĂ«njohjen âPĂ«rkrenarja e SkĂ«nderbeutâ nga agjencia e lajmeve âPresheva JonĂ«â appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.