Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

Ditët e fundit në rrjet është përfolur se fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli do të futet në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

E ftuar në “Shqipëria Live”, Kiara Tito iu përgjigj kësaj pyetje duke thënë se si Big Brother, ashtu edhe Luizi, janë të paparashikueshëm, duke ngritur akoma dhe më shumë pikëpyetje.

Pjesë nga intervista:

Po më masakrohet telefoni me mesazhe. A do të hyjë Luizi në Big Brother?

Kiara Tito: Big Brother është i paparashikueshëm. Luizi është akoma më i paparashikueshëm. As nuk përjashtohet dhe as nuk konfirmohet. Është diçka që…

Luani dhe pak me titullin e filmit, “Loja e Fundit”, megjithë se, e fundit për Luizin nuk do të thoja asnjëherë.

Kiara Tito: Menduam se ishte e fundit, por…

Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të zhvilluara në Muscat të Omanit, kanë përfunduar pa një marrëveshje konkrete, por me sinjale për vazhdimin e dialogut.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se palët kanë shprehur “gatishmëri për të vazhduar” negociatat në një moment tjetër.

Sipas agjencisë IRNA dhe Tasnim, delegacionet iraniane dhe amerikane shkëmbyen gjatë gjithë ditës pikëpamje dhe qëndrime përmes ndërmjetësimit të ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Albusaidi, pa u përcaktuar një datë për raundin e radhës.

Delegacionin iranian e drejtoi ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, ndërsa SHBA-të u përfaqësuan nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, dhe i dërguari special Steve Witkoff. Në bisedime ishte i pranishëm edhe komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, admirali Brad Cooper.

Takimi në Muscat shihet si një përpjekje për të mbajtur të hapur kanalet diplomatike mes dy vendeve, mes tensioneve të vazhdueshme dhe mungesës së marrëdhënieve zyrtare direkte.

Zbatimi i amnistisë penale, ILD inspektim tematik te Gjykatat dhe Prokuroritë për përfitim të drejtë

Menjëherë pas miratimit nga qeveria të amnistisë penale, Inspektori i lartë i Drejtësisë pritet të realizojë inspektime në gjykata dhe prokurori për zbatimin e saj.

Përmes një deklarate për mediat, ILD tha se fokus i inspektimeve tematike për amnistinë e vitit 2024 ishte zbatimi i drejtë dhe efektiv, në respektim të parimit të humanizmit të drejtësisë penale, si dhe rehabilitimit dhe ri integrimit në shoqëri të të dënuarve.

ILD tha se për amnistinë e dy viteve më parë  ka konstatuar disa problematike, mes të cilave: Konfuzion në interpretimin e dispozitave që lidhen me fillimin e ekzekutimit nga ana e prokurorit;

Mosveprim i menjëhershëm pas administrimit të vendimit të shkurtuar, për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit;

Mënyra të ndryshme të të kuptuarit dhe të zbatuarit të dispozitave procedurale penale mbi shpalljen e vendimit të përmbledhur nga gjykatat;

Konstatim i diferencës kohore midis datës së vendimit të formës së prerë dhe përcjelljes së tij;

Mospërputhje e datës së hyrjes së vendimit në sekretarinë e prokurorisë me datën e marrjes në dorëzim nga prokurori si dhe datën e shkresës përcjellëse të këtij urdhri;

Inspektori i Lartë i Drejtësisë thotë se këto problematika duhet të mbahen në vëmendje nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, të gjitha gjykatat e shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm dhe zyrave të prokurorive pranë tyre.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vëren se problematikat e evidentuara nga verifikimi i praktikës së zbatimit të ligjit “Për dhënie amnistie” nga gjykatat dhe zyrat e prokurorive, duhet të jenë objekt diskutimi dhe trajtimi respektivisht në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve dhe nga Drejtuesi i zyrave të prokurorisë.

Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

Segmenti Librazhd – Prrenjas është hapur për qarkullim të automjeteve.

Autoritetit Rrugor Shqiptar, thotë se pas vlerësimit të situatës në këtë segment u morën masa të menjëhershme  duke kryer punime për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Pas ndërhyrjeve me mjete të rënda u bë e mundur heqja e masivit që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, duke e pastruar të gjithë sipërfaqen rreth saj.

Tashmë kjo skarpatë nuk përbën  rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve.

Ndërhyrja në këtë segment rrugor do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve/inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.

Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

Miratohet marrëveshja mbi bashkëprodhimin kinematografik ndërmjet Qeverisë së Republikës Franceze dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Kjo marrëveshje synon nxitjen dhe lehtësimin e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet subjekteve prodhuese të të dy vendeve.

Kjo marrëveshje, përcakton kushtet e pranimit të veprave në status bashkëprodhimi, përqindjet e kontributit financiar, si dhe kërkesat për pjesëmarrje artistike dhe teknike.

Veprat e pranuara konsiderohen vepra kombëtare në të dy vendet dhe përfitojnë të njëjtat avantazhe ligjore dhe financiare si prodhimet përkatëse kombëtare.

Marrëveshja, e cila do të nënshkruhet së shpejti, parashikon procedura miratimi, lehtësi administrative, rregulla për prezantimin e bashkëprodhimit dhe krijimin e një komisioni të përbashkët për monitorimin e zbatimit të saj.

Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të forta pasi publikoi në platformën e tij Truth Social një video ku ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama shfaqen si majmunë.

Videoja, e shpërndarë fillimisht nga një llogari pro-Trump në X, lidhet me akuzat e Trump për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Në pamjet e krijuara me inteligjencë artificiale, fytyrat e Obamës dhe bashkëshotes së tij janë montuar mbi trupat e majmunëve, të shoqëruara nga kënga “The Lion Sleeps Tonight”.

Postimi ka shkaktuar reagime të shumta, me akuza për racizëm dhe gjuhë fyese.

Zyra e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, reagoi ashpër duke e quajtur veprimin “sjellje të neveritshme nga Presidenti” dhe duke kërkuar që çdo republikan ta dënojë publikisht këtë akt.

“As ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD, është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme”, Çupi: Filozofia e Berishës është dhuna

Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, komentoi qëndrimet e Ervin Salianjit dhe zhvillimet në Partinë Demokratike.

Gjatë intervistës, Çupi u shpreh se Lëvizja e Salianjit është një kontribut për PD dhe se sipas Çupit konstatimi i tij se në PD nuk ka demokraci është i saktë, por qëndron vetëm aty.

Sipas Çupit, Salinji nuk ka ‘këllqe’ që të shkojë tek ‘shërimi’ PD-së.

“E shikoj si lëvizje, por është e paqartë se ku po shkon. Dhe e shoh si një lëvizje pa dalje që vërtetet brenda vetes.

Për PD është një kontribut, por edhe për publikun është kontribut. Ndërsa në sensin politik është një utopi.” Çfarë do të thotë kilometri i fundit?” Edhe këta të rinjtë nuk e kuptojnë këtë qasje. Por në PD nëse nuk largon Berishën apo nuk je kundër Berishës nuk je për demokraci. Tani kanë krijuar si fe sloganin që duhet të rrëzojmë Edi Ramën.

Njësoj si në Mekë, gjuajmë në gurë kundër djallit dhe nuk e dinë kush është djalli. Të gjithë e dinë se Rama nuk rrëzohet. Interesat e vendit dhe interesat e popullit  duhet të imponojnë politikën e dobishme. E them se jo Salianji, po as ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD sepse është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme…Kujtoj se po të kishte qenë në kohën e vet Berisha, Salianjit do i ishte harruar varri. Sepse e gjithë filozofia e Saliut është dhuna”, u shpreh ai.

Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

Prania e të huajve në vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur vitet e fundit, kryesisht për arsye punësimi. Por kjo lëvizje ka sjellë edhe shqetësime mes qytetarëve, të cilët druhen se punëtorët e huaj mund të ndikojnë në rritjen e papunësisë tek popullsia vendase.

Sipas të dhënave të vitit 2025 të sondazhit SecuriMeter të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal të cituara nga Scan TV, ky perceptim është i përhapur në të gjithë rajonin. Më i theksuar është në Maqedoninë e Veriut, ku 47.1% e të anketuarve mendojnë se punëtorët e huaj rrezikojnë vendet e punës. Pas saj vijnë Serbia me 44.6%, Kosova me 42.5% dhe Shqipëria me 41.4%.

Mali i Zi renditet pranë këtij trendi me 39.8%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina shfaqet si përjashtim, me vetëm 30% të të anketuarve që ndajnë këtë shqetësim.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se shumica e qytetarëve në rajon mbështesin politika më të rrepta për imigracionin. Rreth 62.6% e të anketuarve janë pro kufizimit të numrit të punëtorëve të huaj, ndërsa 56.5% mendojnë se ata duhet të lejohen të punojnë vetëm nëse ka vende të lira pune që nuk plotësohen nga vendasit.

Një tjetër shqetësim lidhet me të rinjtë. Në Shqipëri, sipas të njëjtit sondazh, frika se përmbajtja online mund të ndikojë në radikalizimin e tyre është rritur ndjeshëm. Nga 35.4% në vitin 2024, kjo përqindje ka shkuar në 48.8% në vitin 2025.

Sa është numri i të huajve që jetonin në Shqipëri në vitin 2025?

Prania e shtetasve të huaj në Shqipëri u rrit ndjeshëm në vitin 2025, kryesisht për arsye punësimi. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit dhe Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), deri në fund të vitit 2025 në vend jetonin dhe punonin 27,514 të huaj me leje qëndrimi, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Sipas të dhënave të revistës Monitor,  Rreth 65% e tyre janë të pajisur me leje qëndrimi për punë, ndërsa 15% për bashkim familjar. Krahasuar me vitin 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi është rritur me rreth 4,800 persona, ose 22%.

Nga 27,514 leje qëndrimi aktive, shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia. Shtetasit nga Kosova përbëjnë rreth 22% të totalit, me 6,076 persona, një rritje prej 32% krahasuar me 2024. Pas tyre vijnë shtetasit italianë me 3,776 persona, ose 14% të totalit, duke shënuar një rritje të fortë prej 75% brenda një viti.

Viti 2025 ka sjellë edhe një ndryshim të dukshëm në profilin e emigrantëve. Përveç Italisë dhe Greqisë, janë shtuar ndjeshëm shtetasit nga India, Filipinet dhe Egjipti. Indianët arritën në 2,399 persona, filipinasit në 2,213 dhe egjiptianët në 2,007. Ata punojnë kryesisht në shërbime, teknologji informacioni, bujqësi, hotele, restorante dhe shërbime shtëpiake.

Rritje është shënuar edhe nga Turqia, SHBA, Mianmari, Kina dhe Nigeria. Vetëm nga SHBA, numri i shtetasve me leje qëndrimi u rrit me 164% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2025 janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, 47% më shumë se në vitin 2024. Aplikimet e reja kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas, ndërsa 65% e tyre janë bërë për qëllime punësimi. Bashkimi familjar dhe studimet mbeten motive dytësore.

Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Sinjalizimi”.

48-vjeçari  mbante në banesën e tij në fshatin Pezë Helmes armë zjarri pa leje. Pas kontrollit nga blutë e kryeqytetit, 48-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Sinjalizimi”.

Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Sekuestrohen arma dhe municioni.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

 

Epstein tregon sa para fiton Tony Blair: Pesë milionë këtu, dhjetë milionë atje



Dosjet e Epsteinit zbulojnë një audio-regjistrim që pretendon se Tony Blair i janë paguar shuma “të mëdha” për këshillime.

Një audio-regjistrim nga një bisedë midis të ndjerit Jeffrey Epstein dhe ish-kryeministrit izraelit, Ehud Barak, përmban pretendime se ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair ka fituar shuma shumë të mëdha parash nga puna e tij si konsulent pas largimit nga posti qeveritar.

Regjistrimi, i publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara si pjesë e një trupi dokumentesh të lidhura me Epstein, tregon biseda rreth mënyrave se si politikanët e mëparshëm mund të fitojnë para pas largimit nga detyra.

- YouTube www.youtube.com

Në regjistrim, Barak thotë se Blair, për shembull, mund të ketë fituar rreth 11 milionë dollarë në vit nga qeveria e Kazakistanit për këshillime dhe ndihmë në lobim për organizata joqeveritare ose organizata të OKB-së.

Epstein, duke komentuar mbi shifrat, tha se dëgjon se Blair merr “shuma gjigante – 5 milionë këtu, 10 milionë atje, 5 milionë diku tjetër”, por shprehu mosbesim për saktësinë e këtyre shumave dhe sesa prej tyre i shkonin faktikisht Blair.

Zëdhënësi i Blairit i tha Al Jazeera-s se Blair kurrë nuk ka diskutuar për fitimet me Epstein apo Barak, dhe se pagesat për punën në Kazakistan nuk i janë bërë atij personalisht, por organizatës që drejton, e cila punësonte njerëz për atë punë, duke shtuar se ajo ishte në përputhje me punët që institucione të tjera ndërkombëtare po bënin. /Telegrafi/

A do të vendosin vetë veturat nëse mund të vozitni?



Ky ligj i ri ka ngritur shumë polemika.

Ligji kundër vozitjes në gjendje të dehur do të sjellë teknologji që mund të ndalojë veturën të niset, por kjo hap edhe çështje të mëdha për privatësinë, gabimet e sistemit dhe kontrollin mbi automjetet.

Njerëzit bien dakord që duhet të ndalet vozitja e dehur, por pyetja që po bëhet gjithnjë e më shpesh është: a duhet automjeti të vendosë nëse je i aftë për të vozitur? Kjo është pjesë e një ligji amerikan që është rikthyer në fokus të opinionit publik pasi Kongresi refuzoi ta heqë atë nga ligji.

Ligji quhet HALT Drunk Driving dhe u miratua në 2021 si pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës të administratës së presidentit Joe Biden. Qëllimi është i qartë – të ndalojë shoferët e dehur që të ndezin veturën. Sidoqoftë, mënyra se si kjo do të bëhet ka shkaktuar debate dhe edhe thashetheme për një “ndezës vrasës” nga shteti.

Ligji nuk parashikon që shteti apo policia të fikë automjetin tënd nga larg. Kjo opsion aktualisht nuk ekziston. Por, ligji kërkon që prodhuesit e automobilave të instalojnë sistemet që mund të vlerësojnë nëse shoferi është nën ndikim të alkoolit apo drogës. Këto sisteme mund të bazohen në monitorimin e sjelljes së shoferit, matjen e alkoolit në mënyrë pasive në ajrin e frymëmarrjes apo kombinime të tjera teknologjike për të kufizuar ose ndaluar funksionimin e veturës.

Pjesë e asaj teknologjie që është përmendur është sistemi që do të analizojë ajrin që shoferi nxjerr natyrshëm apo prekjen e lëkurës (p.sh. në butonin e ndezjes). Por zhvillimi i këtyre sistemeve ka vonesa, kështu që përgjegjësia bie mbi sensorët dhe softuerët që janë tashmë në veturën moderne. Këta sisteme nuk janë të pabesueshëm dhe mund të jenë të lehtë për t’u mashtruar, dhe mund të ndodhin edhe gabime — p.sh. makina mund të mendojë gabimisht se je i paaftë për të vozitur edhe kur je plotësisht i kthjellët.

Një ligjvënës amerikan e ka quajtur automjetin një “gjykatës, juri dhe ekzekutor”, sepse nëse sistemi ndalon makinën të ndezë, nuk ka një mënyrë të qartë për t’u ankuar apo për të rikuperuar kontrollin e makinës shpejt.

Problemi tjetër është privatësia – këta sisteme mund të mbledhin shumë të dhëna për sjelljen e shoferit, sesi vozit, apo edhe video të brendshme të veturën. Pyetja është: kush i zotëron këto të dhëna, ku ruhen dhe a mund të shiten apo t’i përfundojnë në duart e palëve të treta?

Edhe pse qëllimi i ligjit është i drejtë – të pengojë shoferët e dehur – teknologjia që do ta zbatojë atë nuk është ende e pjekur, dhe gabimet mund të kenë pasoja serioze. /Telegrafi/

Kjo javë sjell më shumë mundësi punësimi - shikoni konkurset e reja në Telegrafi Jobs



Tregu i punës në Kosovë po hyn në një fazë më dinamike, ku gjithnjë e më shumë kompani janë në kërkim të stafit të ri, qoftë për të zgjeruar ekipet ekzistuese apo për të nisur projekte të reja.

Nga pozitat në shitje, administratë dhe shërbime, deri te fushat si IT, marketing, ndërtimtari dhe logjistikë, kërkesa për profesionistë vazhdon të rritet. Punëdhënësit po tregojnë më shumë fleksibilitet, duke ofruar kushte më konkurruese, orare të përshtatshme dhe mundësi zhvillimi afatgjatë.

Për aplikantët, kjo periudhë është ideale për të rifreskuar CV-në, për të qenë më aktivë në aplikime dhe për të ndjekur konkurset që përputhen realisht me përvojën dhe ambiciet e tyre. Një aplikim i saktë dhe i menduar mirë mund të bëjë diferencën mes një mundësie të humbur dhe një fillimi të ri profesional.

Platforma Telegrafi Jobs vazhdon të shërbejë si pikë takimi mes punëkërkuesve dhe kompanive serioze në vend. Me shpallje të përditësuara rregullisht dhe kategori të qarta sipas profileve profesionale, gjetja e punës së duhur bëhet më e thjeshtë dhe më e shpejtë.

Nëse po mendoni për një ndryshim, kjo javë mund të jetë momenti i duhur për të vepruar.

Mjafton t’i kërkoni dhe të aplikoni në jobs.telegrafi.com.

Kontabilist


Apliko Tani!

Financier


Apliko Tani!

Punëtor në Depo


Apliko Tani!

Agjent i Shitjes


Apliko Tani!

Inxhinier Ndërtimtarie - Projektim Statik


Apliko Tani!

Arkatare, Sektorist/e, Pranues Malli


Apliko Tani!

Arkatare, Sektorist/e, Pranues Malli


Apliko Tani!



Bisedimet indirekte SHBA-Iran përfundojnë me “gatishmërinë për të vazhduar”



Bisedimet indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Omanit, Muskat, kanë përfunduar tashmë, me një “gatishmëri për të vazhduar”, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Agjencia iraniane e lajmeve e lidhur me shtetin, Tasnim, tha se të dy vendet kanë rënë dakord që bisedimet të “vazhdojnë në një kohë tjetër”, pa specifikuar se kur, shkruan cnn.

Gjatë gjithë ditës, delegacionet iraniane dhe amerikane “kanë përcjellë pikëpamje, shqetësime dhe qasje” përmes ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Albusaidi.

Delegacionin diplomatik iranian e udhëhoqi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ndërsa Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, dhe i dërguari special amerikan Steve Witkoff.

Në takim u pa gjithashtu i pranishëm komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper.

Ndryshe, SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vetë që të largohen menjëherë nga Irani. /Telegrafi/

Kush është italiani që dyshohet se ka marrë pjesë në "Sarajevo Safari"?



Është zbuluar identiteti i ish-shoferit të kamionëve nga provinca e Pordenones, i cili po hetohet nga Prokuroria e Milanos nën dyshimin se ka qenë i ashtuquajturi “snajperist i fundjavës” në Sarajevën e rrethuar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, bëhet fjalë për 80-vjeçarin Giuseppe Vegnaduzzo, i cili jeton në Savorgnano, fshat i vogël pranë San Vito al Tagliamenta.

Mediat italiane theksojnë se bëhet fjalë për një vendbanim të vogël dhe se banorët e Savorgnanos u tronditën kur policia trokiti në derën e Vegnaduzzos.

“Na vjen turp prej tij”, kanë deklaruar, ndër të tjera, për mediat. Kryetari i bashkisë, Alberto Bernava, shprehu indinjatën dhe njoftoi mundësinë që komuna të bashkohet si palë e dëmtuar nëse akuzat konfirmohen.

Vegnaduzzo më herët ka punuar si shofer kamioni për një kompani lokale. Të hënën ai do të merret në pyetje në Milano. Përveç tij, siç raporton “TgR Friuli Venezia Giulia”, në hetim janë përfshirë edhe një bankier nga Trieste, një tjetër 90-vjeçar nga Karnia me origjinë nga Torino, si dhe një person nga Milano.

Më herët është kryer një bastisje në shtëpinë e Vegnaduzzos, gjatë së cilës janë gjetur shtatë armë: dy pistoleta, një pushkë dhe katër armë gjahu.

Në kuadër të hetimit për “Sarajevo safari”, Vegnaduzzo akuzohet për vepër penale të rëndë dhe të vazhdueshme të vrasjes me dashje. Hetimi për vrasje me dashje, i koordinuar nga prokurori Alessandro Gobbis, është hapur pas një kallëzimi të paraqitur më 28 janar të vitit të kaluar nga shkrimtari Ezio Gavazzeni.

Sipas të dhënave nga hetimi, Vegnaduzzo gjatë periudhës 1992–1995 ka qëlluar me armë snajperi nga kodrat përreth Sarajevës. Një pjesë kyçe e hetimit bazohet në dëshmitë e dëshmitarëve.

I dyshuari Vegnaduzzo thuhet se është mburrur para personave të tjerë se gjatë asaj periudhe shkonte në Jugosllavi për “gjueti njerëzish”. Këto pretendime kanë arritur te hetuesit pasi një grua i ka treguar një gazetareje lokale në rajonin e Friulit atë që kishte dëgjuar nga i dyshuari.

Numri i të dyshuarve mund të rritet në hetimin e Prokurorisë së Milanos për “snajperistët e fundjavës”, të cilët paguanin për të shkuar dhe për të vrarë “për qejf”, përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë.

Përveç tij, siç raporton TgR Friuli Venezia Giulia, në hetim janë përfshirë gjithashtu një bankier nga Trieste, një tjetër 90-vjeçar nga Karnia, një person me origjinë nga Torino dhe një banor i Milanos. Megjithatë, pritet që lista të zgjerohet edhe më tej. /Telegrafi/

Ish-shefi i MI6, Moore: Ukraina tejkaloi pritshmëritë tona, mbivlerësuam rusët



Richard Moore, ish-shefi i shërbimit britanik të inteligjencës MI6, ka pranuar se Perëndimi e ka mbivlerësuar ushtrinë ruse në luftën kundër Ukrainës.

“Ne mendonim se ukrainasit do ta kishin të vështirë t’i bënin ballë rusëve. Megjithatë, e nënvlerësuam sa keq do të performonte ushtria ruse në fushëbetejë”, tha Moore.

Ai shtoi gjithashtu se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka treguar një formë udhëheqjeje krejt të veçantë.

“Te Zelensky pamë një lloj tjetër udhëheqësi - një njeri që doli të ishte jashtëzakonisht i guximshëm, që qëndroi dhe udhëhoqi popullin gjatë rezistencës kundër pushtuesve rusë”, theksoi Moore.

Analisti rus, Alexander Nevzorov ka komentuar se askush përveç Zelenskyt nuk ka përvojë reale në luftimin e Rusisë. Sipas tij, lideri ukrainas mund të ketë një mijë të meta, por përvoja e tij i tejkalon ato.

“Të gjithë udhëheqësit perëndimorë janë njerëz të këndshëm, por shkëlqejnë vetëm në zhanre bisedore. Ajo që nevojitet tani është një gladiator i vërtetë, një që mund t’i çjerrë armiqtë e tij dhe që nuk ka frikë nga përshkallëzimi dhe gjaku”, shkruan Nevzorov.

Komentet e Moore vijnë në një moment kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe roli i udhëheqësisë së guximshme bëhet vendimtar për qëndrueshmërinë e vendit dhe moralin e popullit. /Telegrafi/

Luizi sërish në BBV? Ja çfarë thotë Kiara Tito

Ditët e fundit, rrjetet sociale janë mbushur me spekulime se fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, mund të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Ky lajm ka ngritur kuriozitet të madh tek fansat, të cilët mezi presin të dinë nëse artisti do të rikthehet për të rikrijuar dinamika të reja brenda […]

The post Luizi sërish në BBV? Ja çfarë thotë Kiara Tito appeared first on BoldNews.al.

“Shën Valentini sjell ndarje…”/Astrologia e njohur: Kujdes nga magjia e zezë

Astrologia Elena Demollari, e ftuar në “Live From Tirana”, ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji shkurt për secilën shenjë të zodiakut. Pjesë nga biseda: Duke qenë se Shkurti ka brenda Ditën e Shën Valentinit, çfarë pritet në përgjithësi nga të gjitha shenjat? Kush do të jetë kryefjala e këtij muaji […]

The post “Shën Valentini sjell ndarje…”/Astrologia e njohur: Kujdes nga magjia e zezë appeared first on BoldNews.al.

Paratë do iu vijnë si me magnet! Zbuloni tre shenjat më fatlume të këtij muaji

Shkurti i vitit 2026 duket se do të sjellë prosperitet financiar për disa shenja të zodiakut. Megjithatë, sipas astrologjisë, tre prej tyre bien më shumë në sy. Dashi, Bricjapi dhe Ujori kanë shansin më të madh për të parë rritje të të ardhurave, mundësi fitimprurëse dhe zhvillime pozitive financiare. 3 shenja të zodiakut që do […]

The post Paratë do iu vijnë si me magnet! Zbuloni tre shenjat më fatlume të këtij muaji appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale

Zbardhet relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe pritet që të depozitohet në Kuvend, ku do të marrë edhe “OK” e fundit. Në relacion, thuhet se nëpërmjet këtij projektligji synohet të aplikohet një politikë lehtësuese penale për t’ju dhënë mundësi personave të dënuar të vijojnë […]

The post Zbardhet relacioni për projektligjin e Amnistisë Penale appeared first on BoldNews.al.

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe shokuese, pasi banesa e saj u plaçkit nga hajdutët. Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe një periudhë stresi të konsiderueshme për këngëtaren. Incidenti ka ndodhur […]

The post Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit appeared first on BoldNews.al.

❌