Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

✇Albeu
By: M C

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive. Takimi i luajtur në Riad nisi mjaft mirë për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ me anë të Thuram.

Baraspesha u rikthye në minutën e 35’, kur Orsolini nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e mbetur e lojës nuk prodhoi më gola dhe ekipet u drejtuan në ruletën e 11-mnetërshave, nga të cilat Bologna gaboi dy, ndërsa Interi tre me Bastonin, Barellën dhe Bonyn që nuk gjetën dot rrjetën.

Kështu, finalja e Superkupës do të jetë Napoli-Bologna, ndërsa Interi i bashkohet Milanit si dy ekipet e eliminuara nga ky kompeticion.

REZULTATI FINAL:

Bologna 1-1 Inter (P. 3-2)

Orsolini (P) 35′ / Thuram 2′

Penalltitë:

5-Immobile shënon.

5-De Vrij shënon.

4-Rowe shënon.

4-Bony gabon.

3-Miranda gabon.

3-Barella gabon.

2-Moro gabon.

2-Bastoni gabon.

1-Ferguson shënon.

1-Lautaro shënon.

The post Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit! appeared first on Albeu.com.

“Penallti skandaloze”/ Fabio Kapelo e ka me gjyqtarin pas humbjes së Interit: Është turp të vërshëllesh një si kjo

✇Albeu
By: V K

“Një penallti skandaloze, një penallti që nuk mund të jepet”. Fabio Kapelo, ka qenë i indinjuar me gjyqtarin Feliks Zvajer, për penalltinë që dha në ndeshjen mes Interit dhe Liverpulit e që vendosi fatin e saj.

“Unë nuk e kuptoj VAR-in, gjyqtari kishte parë gjithçka, pastaj ta lëmë mënjanë simulimin e lojtarit që u hodh në tokë”, tha dukshëm i acaruar në studion e “Sky Sport” trajneri i njohur italian.

“Për të anuluar golin e Liverpulit, VAR-it iu deshën tre minuta për të rishikuar aksionin, në këtë rast ka thirrur gjyqtarin për një mbajtje që shihet në çdo goditje nga këndi. Kjo krijon një precedent… por është një turp të vërshëllesh një penallti si kjo”, ishin fjalët e Kapelos pas ndeshjes.

“Do të thonë është rregullorja”, tha Alesandro Kostakurta i pranishëm në studio, “por atëherë do të ketë 18 si puna e këtij”.

The post “Penallti skandaloze”/ Fabio Kapelo e ka me gjyqtarin pas humbjes së Interit: Është turp të vërshëllesh një si kjo appeared first on Albeu.com.

Video/ Fitore në frymën e fundit, Atletico mund Interin në “Metropolitano” falë golit të Gimenez

✇Albeu
By: M C

Atletico e Madridit ka marrë një fitore në frymën e fundit përballë Interit me rezultatin 2-1.

Sfida e luajtur në “Metropolitano” nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 9’ me anë të Julian Alvarez.

Zikaltërit u zgjuan në pjesën e dytë, të cilët rikthyen baraspeshën me anë të Zielinskit në minutën e 54’.

Atëherë kur gjithçka mendohej se po shkonte drejt fundit, ishte Gimenez i cili shtangu zikaltrit, duke rrëmbyer tre pikët.

Rezultati:

Atletico Madrid 2-1 Inter

Alvarez 9′, Gimenez 90+3′ / Zielinski 54′

VIDEOT:

Goli i Gimenez
Goli i Zielinskit
Goli i Alvarez

The post Video/ Fitore në frymën e fundit, Atletico mund Interin në “Metropolitano” falë golit të Gimenez appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Milani i ka marrë dorën Interit, shtyllat dhe SuperMenja e ndihmojnë të fitojë një tjetër derbi

✇Albeu
By: M C

Milani duket se ka gjetur çelësin si të mposhtë Interin. Sigurisht, me vështirësi, por kuqezinjtë kanë marrë fitoren e radhës në derbin e Madoninës, duke mundur zikaltrit me rezultatin 1-0.

Në fakt, ishte skuadra e Kivu ajo që iu afrua më shumë golit, e ndalur nga Menja dhe shtyllat në pjesën parë të takimit.

Por në të dytën, me një zbritje të shpejtë, Pulisiç i dha avantazhin kuqezinjve.

Interi mund të barazonte shifrat falë një penalltie. Por Menja vendosi përsëri pelerinën e superheroit duke ndalur gjuajtjen e Çalhanollu nga pika e bardhë, për të ruajtur avantazhin që rezistoi deri në fund.

Kështu Milani kthehet në vendin e dytë në renditje, duke lënë pas pikërisht kushërinjtë zikaltër.

VIDEO/ GOLI I MILANIT

VIDEO/ Menja heroik, pret penalltinë e Çalhanollu!

The post VIDEO/ Milani i ka marrë dorën Interit, shtyllat dhe SuperMenja e ndihmojnë të fitojë një tjetër derbi appeared first on Albeu.com.

Inter kthehet në krye/ Zikaltërit arrijnë një sukses të madh, Roma “bie” në shtëpi

Është vetëm fillimi, por duket se kthesa për mirë është marrë.

Kristian Kivu, i vënë disa herë në dyshim, duket se tashmë është me të vërtetë trajneri i Interit, dhe skuadra e tij po rreshton fitoret.

Suksesi i radhës, këtë fundjavë në Serinë A, ishte tepër I rëndësishëm, pasi u arrit në fushën e një rivali për titull si Roma.

Vendosi një gol shënuar nga Boni që në minutën e gjashtë, ndërsa zikaltërit morën maksimumin në stadiumin “Olimpiko”, në një përballje tepër të ashpër.

Roma e trajnerit Gasperini ishte një rival i madh dhe e tregoi, edhe pse skuadra nga Lombardia luajti si e barabartë në atë që mund të quhej “goja e ujkut”.

Vendasit bënë diçka më shumë, me 15 gjuajtje ndaj 12 të miqve, si dhe me 57 për qind të zotërimit të topit, por Interi u duk gjithmonë në kontroll dhe më pranë fitores.

Tashmë janë gjashtë fitore radhazi, me humbjen e fundit me shifrat 4-3 në fushën e Juventusit në 13 shtator, pra para pesë javësh.

“La Gazeta delo Sport” nuk ka dyshime: Fluturim I Interit, në Romë vendos Boni, popullohet kreu! Suksesi I gjashtë radhazi mes Serisë A dhe Championsit!”

“Trafik në krye,” shkruan “Il Korriere delo Sport”, tre janë ulur mbi divan! Interi arrin Romën dhe Napolin! Kivu fiton 1-0 në “Olimpiko”!”

Në krye të Serisë A janë pikërisht këto skuadra, Interi, Roma e Napoli me nga 15 pikë pas 7 javësh, dhe zikaltërit kanë golaverazhin më të mirë si dhe kanë shënuar më shumë gola, 18./abcnews.al

 

Disfata minimale ndaj Interit, Gasperini: Ndeshja u vendos nga një incident! Jam i zhgënjyer, por i bindur se…

✇Albeu
By: V K

Trajneri i Romës, Gasperini, ka analizuar humbjen 0-1 ndaj Interit në “Olimpico”, një ndeshje që u vendos nga goli i Boni pas vetëm gjashtë minutash lojë.

“Ishte fillimi i ndeshjes dhe ndoshta nuk kishim marrë ende masat”, – tha Gasperini pas takimit.

“Gjatë pushimit të kombëtareve nuk është e lehtë të përgatitësh si duhet lëvizjet taktike, sepse në kombëtare ndoshta kërkojnë gjëra të tjera. Episodi i golit e përcaktoi ndeshjen”.

Megjithatë, trajneri u shfaq i qetë dhe optimist për ecurinë e skuadrës në vazhdim:

“Jam i zhgënjyer për humbjen, por përtej episodit, jam i bindur se do të bëjmë mirë. Përballë kishim një Inter shumë të fortë, është normale të kesh vështirësi në pjesën e parë, por më pas dolëm mirë. Ka humbje që, në vend që të të rrëzojnë, të japin më shumë bindje dhe besim”.

Gasperini vlerësoi gjithashtu, soliditetin e mbrojtjes, pavarësisht rezultatit:

“Mbrojtja funksionoi mirë edhe sonte. Uesli në të majtë bëri një ndeshje shumë të mirë, po ashtu dhe Çelik në të djathtë. Patën vazhdimësi dhe na dhanë shtysën që ndoshta na kishte munguar në ndeshjet e tjera. Më vjen keq vetëm për Ndika në të djathtë – si ai ashtu edhe Hermoso janë me këmbë të majtë, dhe do të kisha preferuar që Hermoso të dilte më lart”.

Në fund, tekniku foli edhe për kolegun e tij në pankinën e Interit, Kristian Kivu, për të cilin pati vetëm fjalë respekti:

“E kam njohur për pak kohë, por gjithmonë kam pasur shumë respekt për të, si lojtar dhe si njeri. Edhe kur u përballëm vitin e kaluar me Parmën, më la përshtypje shumë të mirë. Më pëlqen mënyra e tij e të punuarit: nuk ishte e lehtë të merrte vendin e Inzaghit, por po e bën me personalitet dhe me ide të qarta. Ka shumë merita”.

Një analizë e ekuilibruar nga Gasperini, që edhe pse pa pikë, largohet nga ndeshja me ndjesinë se Roma po ecën në drejtimin e duhur.

The post Disfata minimale ndaj Interit, Gasperini: Ndeshja u vendos nga një incident! Jam i zhgënjyer, por i bindur se… appeared first on Albeu.com.

Lautaro nuk ndalet dhe Boni në krah të tij, formacioni i mundshëm i Interit ndaj Romës

✇Albeu
By: V K

Pavarësisht udhëtimit të gjatë nga Florida dhe lodhjes pas angazhimeve me Argjentinën, Lautaro Martínez, është gati të udhëheqë Interin në ndeshjen kundër Romës.

Kapiteni zikaltër është bashkuar menjëherë me skuadrën në Appiano Gentile, duke treguar përkushtim maksimal dhe dëshirë për të qenë në fushë.

Në mungesë të Thuram, i cili po rikuperohet nga një dëmtim muskulor, trajneri Chivu pritet ta vendosë sulmuesin Bonny përkrah Lautaros në vijën e parë.

Argjentinasi, autor i një dopiete me përfaqësuesen në fitoren 6-0 ndaj Puerto Rikos, kërkon të vazhdojë momentin pozitiv edhe në Serie A.

Interi synon të ruajë kreun e renditjes, ndërsa pritet që formacioni të përfshijë gjithashtu Barellën, Çalhanoglun dhe Mkhitaryanin në mesfushë, me Dumfries dhe Dimarco në krahë.

The post Lautaro nuk ndalet dhe Boni në krah të tij, formacioni i mundshëm i Interit ndaj Romës appeared first on Albeu.com.

Rotacioni i Kivusë jep fryte, katër suksese radhazi për Interin

✇Albeu
By: V K

Interi kthehet të buzëqeshë pas disa javëve të ndërlikuara. Fitorja kundër Slavia Pragës ishte e rëndësishme jo vetëm për rezultatin, por mbi të gjitha për mënyrën se si erdhi.

Një ndeshje e dominuar pa vuajtje, me një mbrojtje të hekurt dhe një sulm efikas që dha sinjalin se ekipi është gati për sprintin e sezonit.

Kujtesa e gjashtë golave të pësuar ndaj Udineses dhe Juventusit kishte ndezur alarmin për soliditetin mbrojtës, por katër ndeshjet e fundit kanë treguar një fytyrë krejt tjetër.

Vetëm një gol i pësuar në përballjet me Ajax, Sasuolo, Kaljari dhe Slavia Pragë: një statistikë që flet vetë dhe që tregon për përmirësimin e dukshëm. Çelësi? Rotacioni. Kivu ka vendosur të besojë te gjithë grupi dhe jo vetëm te formacioni titullar.

Pio Esposito dhe Boni, që më parë shiheshin thjesht si alternativa, tashmë kanë dhënë kontribute konkrete. Në mesfushë, Suçiç ka treguar se mund të jetë faktor.

Këto vendime kanë dhënë freski dhe kanë bërë që skuadra të mos varet vetëm nga yjet e saj. Trajneri nuk ka kërkuar revolucion, por ka ditur të bëjë ndryshimet e duhura në momentin e duhur. Duke ruajtur identitetin e skuadrës, ai ka arritur të përfshijë të gjithë lojtarët në projekt.

Një menaxhim inteligjent që po jep rezultat, sidomos në një sezon të ngjeshur me ndeshje dhe udhëtime. Katër fitoret rradhazi nuk janë rastësi, por produkt i punës së grupit.

Interi duket më i ekuilibruar, më i qëndrueshëm dhe më i vendosur. Porta e ruajtur e paprekur në shumë ndeshje i jep besim skuadrës, ndërsa sulmi ka gjetur sërish efikasitetin.

Sezoni është i gjatë dhe sfidat janë të shumta, por sinjalet janë inkurajuese.

Nëse ky ritëm dhe kjo qasje do të konfirmohen edhe në ndeshjet e ardhshme, Interi mund të bëhet një pretendues serioz në të gjitha kompeticionet.

Për momentin, tifozët shijojnë rikthimin te rezultatet dhe mbi të gjitha te siguria. Kivu ka treguar se di të menaxhojë presionin dhe të marrë vendime të guximshme.

Dhe Interi, me katër fitore rradhazi, dërgon një mesazh të qartë: është sërish aty ku duhet, gati për të luftuar deri në fund.

The post Rotacioni i Kivusë jep fryte, katër suksese radhazi për Interin appeared first on Albeu.com.

Interi largon “fantazmat”, kalendari i favorizon zikaltërit e Kivusë

✇Albeu
By: V K

Interi i Kristian Kivut, ka dhënë shenjat e para të qarta të ringritjes. Pas dy humbjeve të dhimbshme, zikaltrit reaguan me forcë duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj Sasuolos në San Siro.

Skuadra tregoi personalitet, edhe pse ndeshja pati momente tensioni dhe pasiguri në fund.

Për trajnerin e ri është një sinjal i rëndësishëm se ekipi ka forca të reja dhe dëshirë për të dalë nga periudha e vështirë.

Në vetëm pak ditë, Interi arriti të lërë pas zhgënjimin e humbjes ndaj Udineses dhe atë përmbysje të dhimbshme në Stadium.

Fitoret e fundit kanë rikthyer moralin, duke hapur rrugën për një fazë më të qetë si në kampionat, ashtu edhe në Europë.

“Operacioni rikuperim” duket se ka filluar dhe pritshmëritë janë që zikaltërit të përforcojnë pozitat në garën për Champions.

Ndeshja kundër Sasuolos tregoi shumë fytyra të Interit. Fillimisht dominim dhe raste të shumta, pastaj humbje të shanseve që e mbajtën rezultatin të hapur, e më pas ulje tensioni që lejoi Kedirën të ngushtonte diferencën.

Gjithsesi, dy golat e Karlos Augustos i dhanë frymëmarrjen e nevojshme skuadrës, duke i lejuar të menaxhonte me maturi minutat e fundit. Analiza e lojës nxjerr disa pika kyçe.

Suçiç u soll si një lojtar me përvojë të madhe, duke e marrë mesfushën në dorë. Në mbrojtje, Akanzhi ende nuk ka siguruar stabilitetin që garantonte Pavard, por paraqitja e tij është e qëndrueshme. Dhe pastaj është rasti i Pio Espositos: i riu i dalë nga akademia po bën hapa të mëdhenj drejt rolit të protagonistit.

Ndaj Ajaksit dha shembull sakrifice për ekipin, ndërsa kundër Sasuolos tregoi se mund të jetë i rrezikshëm. Portieri Muriç i mohoi një gol që do të kishte shënuar debutimin e ëndërruar në Serie A, por koha është në anën e tij. Pavarësisht vështirësive të vogla, Interi po jep sinjalet e një grupi që po mëson të funksionojë bashkë, edhe kur formacioni ndryshon. Mekanizmat e lojës janë të dukshëm dhe kjo është meritë e punës së Kivut, i cili duket se ka fituar respektin e dhomës së zhveshjes. Tani për zikaltërit vijnë dy javë të rëndësishme. Kalendari në letër është i favorshëm: transfertë me Kaljarin dhe pastaj ndeshje në shtëpi ndaj Kremoneses, mes të cilave qëndron sfida evropiane me Slavia Pragën.

Janë ndeshje që ofrojnë mundësinë për të mbledhur pikë, për të afruar distancën me rivalët dhe për të shkuar në pushim me moral të lartë. Për Interin, rikthimi në garë për kreun mbetet objektiv, por mbi të gjitha është e rëndësishme të gjejë stabilitetin. Me Sasuolon u pa një ekip i aftë të dominojë, edhe pse ende ka detaje për t’u rregulluar. Në këtë moment, për Kivun dhe skuadrën e tij, lajmi më i mirë është se rikuperimi ka nisur dhe rruga duket e hapur për një vazhdimësi më pozitive.

The post Interi largon “fantazmat”, kalendari i favorizon zikaltërit e Kivusë appeared first on Albeu.com.

Interi makineri golash në 2025-ën, asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë në Serinë A

✇Albeu
By: V K

Me 45 gola të realizuar, Interi është skuadra më produktive në Serie A gjatë vitit 2025. Formacioni zikaltër ka treguar një ofensivë të frikshme në këto muaj, duke qenë referencë absolute për nga shënueshmëria në kampionat.

Në aspektin e fitoreve, zikaltërit numërojnë 14 suksese, duke ndarë vendin e dytë me Juventusin, Milanin dhe Napolin. Vetëm Roma, me 18 fitore, ka arritur një bilanc më të mirë në këtë periudhë kalendarike.

Një statistikë që tregon qartë dy fytyrat e Interit: nga njëra anë fuqia e madhe sulmuese, nga ana tjetër nevoja për më shumë vazhdimësi për të rivalizuar në mënyrë të plotë në garën për titull.

 

45 – #Inter have scored the most goals in #SerieA in 2025 (45); furthermore, only Roma (18) have won more league games than the Nerazzurri in this calendar year (14, level with Juventus, Milan, and Napoli). Path.#InterSassuolo

— OptaPaolo (@OptaPaolo) September 21, 2025

The post Interi makineri golash në 2025-ën, asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë në Serinë A appeared first on Albeu.com.

Interi gjen një “yll” për të ardhmen/ Pio Espozito, debutim i artë në Champions

✇Albeu
By: V K

Në Amsterdam ndaj Ajaksit, nuk shkëlqeu vetëm dopieta e Turamit. Në skenë doli edhe një djalosh 20-vjeçar, që më 28 qershor festoi ditëlindjen e tij: Pio Esposito. Për të, Champions League filloi si në ëndërr.

Një debutim që kritikët e kanë vlerësuar unanimisht, duke i dhënë nota të larta për paraqitjen e tij të parë në turneun më të rëndësishëm europian.

Sportmediaset, Gazzetta, Corriere dello Sport dhe gazetat e tjera kryesore e vlerësuan me notën 7, ndërsa La Stampa i dha edhe më shumë.

Të gjitha këto gjykime tregojnë për një lojtar të ri që hyri në fushë me personalitet, duke mos u ndjerë aspak i vogël përballë një skene kaq të madhe.

Në krah të Turam-it, Pio krijoi menjëherë një bashkëpunim të frytshëm.

Francezi, në fund të ndeshjes, e përmendi shokun e tij duke thënë:Më në fund, tani të gjithë e njohin Pio-n”.

Fjalë që konfirmojnë se në brendësi të skuadrës ekziston bindja se djali i Esposito-ve është një talent i destinuar për t’u afirmuar.

Stili i tij i lojës ka sjellë krahasime të shumta. Disa shohin te ai ngjashmëri me Edin Dzeko, të tjerë me Luka Toni-n, i cili madje e lavdëroi publikisht në Prime Video.

Fiziku i fortë, kontrolli i topit, vendosmëria në duele dhe aftësia për të punuar për skuadrën janë elementë që e bëjnë të duket më i pjekur se mosha që ka.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte qetësia. Pa panik, gjithmonë i përqendruar, i gatshëm të ndihmonte mbrojtjen dhe të hapte hapësira për Turam-in.

Një lojtar që nuk i druhen emocioneve të para, por i shfrytëzon ato si karburant për të treguar vlerën.

Drejtuesit zikaltër, me në krye Marota, e kanë pritur këtë debutim si një sinjal të fortë se klubi ka në duar një tjetër pasuri.

Në një kohë kur Inter-i kërkon të ndërtojë të ardhmen pa lëshuar terren, rritja e një lojtari të tillë përbën një investim të çmuar.

Në fund, nata e Amsterdam-it mbetet e veçantë për Pio Espositon: një fillim që ka shijen e një historie të madhe. Dhe tifozët zikaltër kanë arsye të besojnë se ky është vetëm kapitulli i parë i një aventure të gjatë në Europë.

The post Interi gjen një “yll” për të ardhmen/ Pio Espozito, debutim i artë në Champions appeared first on Albeu.com.

Paga e Asllanit është çështja kryesore, Interi dhe Bolonja ulen në tavolinë për të vendosur të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares

✇Albeu
By: V K

Bolonja duket se e ka thyer akullin dha tashmë është në gjurmët e Kristjan Asllanit. “Il Resto del Carlino” shkruan se palët janë ende duke diskutuar mbi disa çështje, ku më kryesorja janë paratë.

Interi kërkon minimumi 16 milionë euro për ta shitur mesfushorin e Kombëtares kuqezi, ndërsa fituesit e Kupës së Italisë janë gati të ofrojnë 12-13 milionë euro me një interes prej 20-30 përqind për një rishitje në të ardhmen.

Gjithashtu, duhet diskutuar edhe paga që Asllani do të merrte nëse kalon te Bolonja. Sipas medias italiane, për sot është planifikuar një takim dhe palët do të diskutojnë për të marrë vendimin përfundimtar.

The post Paga e Asllanit është çështja kryesore, Interi dhe Bolonja ulen në tavolinë për të vendosur të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares appeared first on Albeu.com.

Interi shet sulmuesin te Cagliari, detajet e transferimit

Interi ka nisur të mendojë seriozisht për të rritur arkëtimet me qëllim që të provojë të mbyllë objektivat e fundit në këtë merkato, ku emri kryesor vijon të jetë ai i Ademola Lookman dhe duket se i pari që ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga Milano është Sebastiano Esposito. Esposito është gati të […]

The post Interi shet sulmuesin te Cagliari, detajet e transferimit appeared first on BoldNews.al.

Ish-administratori i Interit dënohet me 11 vjet burg

✇Albeu
By: M C

Shteti kinez ka nisur prej kohësh luftën ndaj trukimeve dhe korrupsioni në futboll, me masa të rënda për të gjithë ata që janë shpallur fajtorë.

Pak kohë me parë, ish-trajneri i përfaqësueses së Kinës, Li Tie, u dënua me 20 vite burg për korrupsion.

Sot, dy ish-funksionarë të lartë të Federatës Kineze, janë dënuar me dënime me burg prej më shumë se 10 vitesh secili, pas një çështje gjyqësore të nisur dy vite më parë.

Liu Jun, ish-presidenti i Superligës kineze, u dënua me 11 vite dënim me burg dhe me pagesën e një gjobe prej rreth 132 mijë eurosh.

Ai është një emër i njohur edhe në Europë, pasi në vitin 2016, Suning e emëroi administrator të deleguar të Interit për një periudhë disamujore.

Ai ka qenë për shumë vite pjesë e grupit Suning, pasi ka qenë edhe administratori i klubit Jiangsu Suning i cili më pas u shpërbë.

Bashkë me të u dënua edhe Uang Xiaoping, ish-drejtuesi i komisionit disiplinor të Federatës.

Për të u dha dënim me 10 vite burg dhe një gjobë prej rreth 84 mijë eurosh.

Të gjithë u cilësuan fajtorë se kishin marrë ryshfete, edhe pse nuk është saktësuar asnjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

The post Ish-administratori i Interit dënohet me 11 vjet burg appeared first on Albeu.com.

Asllani i prish punë Interit për Lookman, mesfushori refuzon ofertën e Real Betis

Interi aktualisht po punon për të gjetur fondet e nevojshme për të qenë në gjendje të nisë një sulm vendimtar për Ademola Lukman. Sulmuesi i Atalantës është objektivi numër një i Marotës dhe Auzilios për të forcuar repartin sulmues në dispozicion të trajnerit Kristian Kivu pasi “Perëndesha” refuzoi ofertën e parë të bërë nga Interi, […]

The post Asllani i prish punë Interit për Lookman, mesfushori refuzon ofertën e Real Betis appeared first on BoldNews.al.

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

Sipas FCInter1908, Asllani nuk ka të ardhme në ‘San Siro’, dhe ziklatrit janë të vendosur ta shesin për të përfituar financiarisht nga largimi i tij. 23-vjeçari refuzoi transferimin në Andaluzi, te Betisi, më herët gjatë verës, edhe pse Interi kishte pranuar ofertën e klubit spanjoll. Arsyeja kryesore që Asllani përmendi ishte për çështje familjare. Lojtari […]

The post Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet appeared first on BoldNews.al.

Interi përfshin Asllanin në transferimin e bujshëm, synohet sulmuesi i rivalëve të Seria A me çdo kusht

✇Albeu
By: V K

Interi është seriozisht pas sulmuesit të Atalantës, Ademola Lukman. Dhe për transferimin e bujshëm mund të përfshihet edhe Kristjan Asllani.

Mediat në Itali, tregojnë se kalimi i Asllanit tek Atalanta do të dërgonte në 25 milionë euro, shifrën e kërkuar nga bergamaskët për Lukman.

Sulmuesi i Nigerisë, është kthyer tashmë në dëshirë kryesore për zikaltrit, që janë të gatshëm të sakrifikojnë.

Asllani do të shkonte ndërkohë në një klub pretendent, që vitin tjetër luan në Champions. Kroati Ivan Juriç është trajneri i bergamaskëve, i cili bashkë me Gjimshitin do ta prisnin lojtarin e Kombëtares.

Fiorentina po ashtu është interesuar për mesfushorin shqiptar. Asllani ndërkohë ka vendosur veton për të qëndruar në Seria A dhe pse ofertat nga jashtë nuk kanë munguar.

The post Interi përfshin Asllanin në transferimin e bujshëm, synohet sulmuesi i rivalëve të Seria A me çdo kusht appeared first on Albeu.com.

Interi gjen pasuesin nëse Çalhanoglu largohet, piketohet mesfushori shqiptar

Interi do të mendojë Granit Xhakën si opsion, nëse Hakan Çalhanoglu largohet. Këto janë prapaskenat e fundit, që raportohen nga “Gazetta dello Sport”. Çalhanoglu është lidhur shpesh herë me kalimin te Gallatasaraj. Transferimi i mesfushorit turk ka ngecur për shkak të kushteve financiare. Në anën tjetër, Xhaka shikohet si lojtari i duhur për t’i besuar […]

The post Interi gjen pasuesin nëse Çalhanoglu largohet, piketohet mesfushori shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Inter, dështim Botëror/ Ziklatërit eliminohet në 1/16, , Fluminense fiton 2-0

Inter dhuron suprizën e parë të madhe në Botërorin e Klubeve. Skuadra zikaltër zhgënjeu parashikimet, duke u larguar nga turneu në fazën e 1/16, pas humbjes 2-0 kundër Fluminese.

Një dështim i madh për Inter, që u gatua shumë shpejt.

Që në minutën e tretë, Kano shënoi golin e epërsisë për skuadrën braziliane.

Ky rezultat qëndrtoi i pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt, pavarësisht se në minutat e fundit zikaltërit iu afruan disa herë barazimit.

Por shpresat e Inter u shuan në minutën e tretë shtesë.

Herkules shënoi golin e dytë dhe atë që vulosi fitoren e Fluminense, që bëhet skuadra e dytë braziliane që siguron çerekfinalet e Botërorit të Klubeve, pas Palemiras./abcnews.al

Interi eliminohet, dështim Botëror/ Tahiri: 15 minutat e fundit mezi nxirrnin topin, kjo është një katastrofë

Interi është jashtë Kupës së Botës për Klube, kjo pasi brazilianët e Fluminense i mposhtën 0-2 në 1/8 e eventit.

Dy trajnerët shqiptarë, Ledio Pano dhe Ermal Tahiri, analizuan me tone kritike paraqitjen zhgënjyese të Interit në emisionin sportiv “Botërori i Vogël” në ABC News.

Në diskutimin pas ndeshjes, Pano e cilësoi Interin si “të dobët në momentin kur duhej të tregonte diçka”, ndërsa Tahiri foli për një “katastrofë” që sipas tij u reflektua qartë në mungesën e qartësisë dhe forcës në lojën e skuadrës, veçanërisht në minutat e fundit.

Kritikat nuk munguan as ndaj drejtimit teknik, me bindjen se ndërrimet e trajnerëve nuk kanë sjellë ndryshime reale në performancën e ekipit.

“Një Inter i dobët, në momentin që Interi duhet që të tregonte diçka, në një ndeshje e cila duhet të ishte gjithçka për vazhdimin e këtij Botërori. Pa dyshim që nga fillimi e deri në fund, ishte një Inter i cili kishte shumë minuese në të gjitha repartet, aq më tepër në mbrojtje që nuk ka pasur ndonjëherë probleme”, tha trajneri Ledio Pano.

“Pamë në 15 minutat e fundit mezi nxirrnin topin, kjo është një katastrofë e madhe. Që kemi dhe lojtarët tonë atje brenda dhe kjo nuk ishte për të mirën tonë. Që ky Inter ka shkuar gjithmonë deri aty “ që të mbushte ujë” dhe nuk e ka mbushur asnjëherë edhe kjo është shumë e madhe. Edhe trajneri që iku edhe ai që vjen, folën me superlativa, por s’ndryshon gjë”, shtoi trajneri, Ermal Tahiri./abcnews.al

❌