TURQI â Erdogan: Nuk do tĂ« tolerojmĂ« provokime dhe kĂ«rcĂ«nime nĂ« Mesdheun Lindor
STAMBOLL, 31 dhjetor /ATSH-AA/ â Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia nuk do ta tolerojĂ« dhunĂ«n, piraterinĂ« apo kĂ«rcĂ«nimet ndaj interesave tĂ« saj dhe tĂ« popullit turk qipriot nĂ« Mesdheun Lindor.
Në një mesazh të Vitit të Ri, ai theksoi se Ankaraja monitoron nga afër çdo provokim dhe do të veprojë për të mbrojtur atdheun blu të saj.
Erdogan u shpreh optimist për zhvillimet ekonomike, duke vënë në dukje përparimin në procesin e dezinflacionit, forcimin e rezervave të Bankës Qendrore dhe rritjen e prodhimit, investimeve, punësimit dhe eksportit.
Ai gjithashtu përmendi projektin e madh të banesave sociale, që synon të ndihmojë qytetarët me të ardhura të ulëta dhe të ulë çmimet e banesave.
Presidenti kujtoi gjithashtu dëmet nga tërmetet e 6 shkurtit 2023 dhe përparimin e bërë në rindërtimin e qyteteve të goditura, duke falënderuar punëtorët dhe bamirësit që kontribuan në këtë proces.
Në aspektin rajonal, Erdogan nënvizoi mbështetjen e Turqisë për Sirinë dhe Gazën, duke theksuar kthimet vullnetare të sirianëve dhe përpjekjet për ndihmë humanitare në Gaza, si dhe rolin e Ankarasë në ruajtjen e armëpushimit dhe fillimin e rindërtimit.
Ai gjithashtu foli pĂ«r pĂ«rparimin e procesit tĂ« âTurqisĂ« pa terrorâ dhe pĂ«r bashkĂ«punimin e AleancĂ«s Popullore, duke theksuar se qeveria do tĂ« bĂ«jĂ« gjithçka pĂ«r tĂ« siguruar suksesin e kĂ«tij procesi.
Erdogan përfundoi mesazhin me një falënderim për qytetarët dhe mbështetësit e vizionit të Shekullit të Turqisë, duke uruar një Vit të Ri të begatë për vendin, rajonin dhe gjithë njerëzimin./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post TURQI â Erdogan: Nuk do tĂ« tolerojmĂ« provokime dhe kĂ«rcĂ«nime nĂ« Mesdheun Lindor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.