❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë mundësi me shumice për ta gjetur personin ideal, mjafton qe te tregohen sa me te hapur. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Gjendja financiare jo vetëm qe do stabilizohet, por mund edhe te ketë përmirësime te ndjeshme.

Demi

Pas njĂ« periudhe jo shume te mire pĂ«r jetĂ«n tuaj ne çift, gjate kĂ«saj dite gjerat do fillojnĂ« te normalizohen. Do e shihni gjithçka me njĂ« sy tjetĂ«r dhe do mendoni mbi te ardhmen. Beqaret do realizojnĂ« qe ne mĂ«ngjes njĂ« takim vendimtar, i cili do t’ua beje jetĂ«n me te bukur se kurrĂ«. Urani do ju mbĂ«shtesĂ« ne planin financiar. Nuk pritet asnjĂ« vĂ«shtirĂ«si sado e vogĂ«l.

Binjaket

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Do toleroni here pas here dhe do i respektoni mendimet e tjetrit. Beqaret edhe pse do ëndërrojnë gjithë kohës për një dashuri te madhe dhe romantike, nuk do mund ta gjejnë dot gjate kësaj dite. Për financat duhet te bëni kujdes. Gjendja mund te përkeqësohet nëse shpenzoni kuturu.

Gaforrja

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja pĂ«r te dashuruarit. Çdo gjĂ« do shkoje ashtu si e kishit Ă«ndĂ«rruar me pare. Partneri madje mund t’iu beje surpriza qe do ju lĂ«nĂ« pa fjale. Beqaret do kenĂ« veçse mundĂ«si pĂ«r aventura, asgjĂ« me tepĂ«r sesa aq. Ne planin financiar do i zgjidhni problemet qe ju kishin dale dhe do ndiheni me te qete.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje, sot do funksiononi si një ekip i forte me atë qe keni ne krah. Do diskutoni gjere e gjate për disa tema dhe do merrni vendimet e duhura. Beqaret do realizojnë takime pa fund, por serish nuk do arrijnë ta gjejnë dashurinë e madhe. Ne planin financiar tregohuni sa me realiste sepse përndryshe mund te keni vështirësi.

Virgjeresha

Do merreni vesh me se miri sot me personin qe keni ne krah dhe gjerat do ecin ashtu si i kishit imagjinuar. Edhe ata qe kane pasur mosmarrĂ«veshje do i zgjidhin dhe do ndihen me te qete. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe t’iu japin njĂ« mundĂ«si njohjeje personave qe do i joshin. Ne planin financiar Ă«shtĂ« mire te bĂ«ni njĂ« riorganizim te situatĂ«s.

Peshorja

Do tregoheni shume te rezervuar me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ruani njëfarë distance me te. Kjo ne fakt do krijoje një boshllëk goxha te madh. Beqaret nuk do i kenë mundësitë për te gjetur princin e tyre te kaltër. Ne plani financiar fatmirësisht nuk do keni probleme apo vështirësi. Gjendja do mbetet gjithë kohës e stabilizuar.

Akrepi

Ne planin sentimental do ju gjeni zgjidhje te gjitha problemeve gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume me te qete. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret do jene gati te fillojnë edhe aventura, mjafton qe te mos bëjnë një jete rutine. Ne planin financiar gjendja do jete me e stabilizuar se kurrë me pare.

Shigjetari

Nuk do merreni vesh shume mire sot me partnerin tuaj dhe do keni disa mosmarrĂ«veshje te vogla me te. Beni kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do kenĂ« njĂ« dite shume normale dhe pa asgjĂ« te jashtĂ«zakonshme. Merrini gjerat si t’iu vijnĂ«. Te ardhurat do kenĂ« goxha pĂ«rmirĂ«sime. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet tuaja te nevojshme.

Bricjapi

Jeta ne çift nuk do ece aq mire sa ju e kishit menduar. Ne disa momente mund te ketë edhe mosmarrëveshje apo debate te mëdha. Beqaret do e bëjnë për vete personin e tyre te ëndrrave dhe do ndiheni përfundimisht te plotësuar. Financat duhen mbajtur me ne vëmendje. Gjendja mund te destabilizohet po shpenzuat pa u menduar.

Ujori

Tre planetë do ju japin energjinë e duhur gjate kësaj dite për te përballuar te gjitha sfidat qe do ju dalin para ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni shume me te qete. Beqaret do e gjejnë atë qe aq shume kane kërkuar dhe do ndiheni me ne fund te qete. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Do dashuroheni plot pasion gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe do ndiheni me te vërtetë si ne ëndërr. Secili do mendoje ta surprizoje tjetrin. Beqaret do kenë ende nevoje te qëndrojnë vetëm dhe te reflektojnë për ato qe duan te bëjnë. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Do arrini te kryeni te gjitha transaksionet dhe investimet e duhura.

The post Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit

✇Albeu
By: M C

Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit të motit.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftimi i Autoritetit Portual të Vlorës:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 02-07.01.2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 02-07.01.2026 duke filluar nga ora 06:00 datë 02.01.2026 në drejtimin Jug-Jugperëndim në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri në 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, ju njoftojmë se :

1.ËshtĂ« ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve tĂ« vogla lundruese dhe ato tĂ« peshkimit tĂ« cilat duan tĂ« operojnĂ« brenda gjirit tĂ« VlorĂ«s dhe nĂ« det tĂ« hapur, duke filluar nga ora 06:00 datĂ« 02.01.2026 deri nĂ« datĂ«n 07.01.2026 nĂ« orĂ«n 06:00.

2.Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 07.01.2025.

The post Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit appeared first on Albeu.com.

Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri

✇Albeu
By: M C

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo erdhi një javë pasi autoritetet njoftuan lirimin e 99 të burgosurve të tjerë për shkak të Krishtlindjeve.

“Sot nĂ« mĂ«ngjes, mĂ« 1 janar, nĂ«nat dhe tĂ« afĂ«rmit raportuan lirimet e mĂ«tejshme tĂ« tĂ« burgosurve politikĂ« nga burgu i sigurisĂ« maksimale tĂ« Tocoron”, nĂ« shtetin e Argua, rreth 134 kilometra nga Karakasi, njoftoi Komisioni pĂ«r LirinĂ« e tĂ« Burgosurve PolitikĂ« (Clippve).

Mediat e huaja shkruajnĂ« se tĂ« gjithĂ« tĂ« liruarit ishin arrestuar mes krizĂ«s politike tĂ« shkaktuar nga rizgjedhja, nĂ« korrik 2024, e NicolĂĄs Maduros pĂ«r njĂ« mandat tĂ« tretĂ« nĂ« presidencĂ«. Opozita kishte denoncuar mashtrimin nĂ« atĂ« kohĂ«. Pasi Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve, u organizuan protesta qĂ« çuan nĂ« arrestimin e rreth 2.400 personave, tĂ« cilĂ«t vetĂ« presidenti i cilĂ«soi si “terroristĂ«â€.

The post Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri appeared first on Albeu.com.

U betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, Zohran Mamdani: T’i tregojmĂ« botĂ«s se e majta mund tĂ« qeverisĂ«

✇Albeu
By: M C

Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t’i jepte shembull botĂ«s duke treguar se e majta mund tĂ« qeverisĂ«, nĂ« fjalimin e tij kur mori detyrĂ«n.

“ShumĂ« do tĂ« na shikojnĂ«. Ata duan tĂ« dinĂ« nĂ«se e majta mund tĂ« qeverisĂ« (
) Ata duan tĂ« dinĂ« nĂ«se sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballen mund tĂ« zgjidhen. Pra, tĂ« bashkuar, tĂ« nxitur nga vendosmĂ«ria jonĂ«, ne do tĂ« bĂ«jmĂ« atĂ« qĂ« njujorkezĂ«t bĂ«jnĂ« mĂ« mirĂ«: do tĂ« japim njĂ« shembull pĂ«r botĂ«n”, tha kryebashkiaku 34-vjeçar.

Duke folur para mijëra njerëzve të mbledhur në të ftohtin jashtë bashkisë në Manhattan, kryebashkiaku i ri, anëtar i partisë së vogël Socialistët Demokratë të Amerikës (DSA), u zotua të mos thyejë premtimet e tij të fushatës, të cilat u përqendruan në luftimin e kostos së lartë të jetesës.

“Ne do tĂ« qeverisim me gjerĂ«si dhe guxim”

“Nga sot e tutje, ne do tĂ« qeverisim gjerĂ«sisht dhe me guxim. Ne mund tĂ« mos kemi gjithmonĂ« sukses, por kurrĂ« nuk mund tĂ« akuzohemi pĂ«r mungesĂ« guximi ose mospĂ«rpjekje”, tha ai.

Mediat e huaja shkruajnë se pas një betimi të parë të mërkurën në mbrëmje para Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, një armike e presidentit amerikan Donald Trump dhe një mbështetëse e vendosur e kryebashkiakut të ri, ishte pasdite e sotme që Mamdani u betua si kryebashkiak përballë Bernie Sanders, figurës kryesore të së majtës amerikane.

The post U betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, Zohran Mamdani: T’i tregojmĂ« botĂ«s se e majta mund tĂ« qeverisĂ« appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa shfaqet në stadiumin e Arsenalit, por cilën skuadër mbështet këngëtarja e famshme?

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Arsenalit dhe Aston Villa-s.

Ylli i muzikës ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave. Artisja ishte e ulur në zonën VIP të stadiumit, ku u shfaq në humor të mirë, duke bërë foto dhe duke shijuar atmosferën sportive.

Pranë këngëtares ishte edhe partneri i saj, aktori Callum Turner, çka e bëri paraqitjen edhe më të komentuar në rrjetet sociale.

Prania e Dua Lipës në Emirates ka ringjallur sërish diskutimet mbi skuadrën që ajo mbështet realisht.

Artistja është parë edhe më herët e veshur me fanella të Arsenalit dhe ka postuar fotografi që tregojnë simpatinë e saj për klubin londinez.

Megjithatë, vetë Dua ka pranuar publikisht se zemra e saj anon diku tjetër. Në një intervistë të vitit 2021, ajo zbuloi se skuadra e saj e preferuar është Liverpooli, edhe pse pjesa tjetër e familjes së saj janë tifozë të zjarrtë të Arsenalit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Arsenalit dhe Aston Villa-s.

Ylli i muzikës ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave. Artisja ishte e ulur në zonën VIP të stadiumit, ku u shfaq në humor të mirë, duke bërë foto dhe duke shijuar atmosferën sportive.

Pranë këngëtares ishte edhe partneri i saj, aktori Callum Turner, çka e bëri paraqitjen edhe më të komentuar në rrjetet sociale.

Prania e Dua Lipës në Emirates ka ringjallur sërish diskutimet mbi skuadrën që ajo mbështet realisht.

Artistja është parë edhe më herët e veshur me fanella të Arsenalit dhe ka postuar fotografi që tregojnë simpatinë e saj për klubin londinez.

Megjithatë, vetë Dua ka pranuar publikisht se zemra e saj anon diku tjetër. Në një intervistë të vitit 2021, ajo zbuloi se skuadra e saj e preferuar është Liverpooli, edhe pse pjesa tjetër e familjes së saj janë tifozë të zjarrtë të Arsenalit

The post Dua Lipa shfaqet në stadiumin e Arsenalit, por cilën skuadër mbështet këngëtarja e famshme? appeared first on Albeu.com.

Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

✇Albeu
By: M C

Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 81 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur numërimi po shkon drejt përfundimit.

Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti 282.564 vota

Glauk Konjufca 219.773 vota

Albulena Haxhiu 115.659 vota

Hekuran Murati 114.262 vota

Donika Gërvalla 103.047 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 129.667 vota

Arian Tahiri 58.783 vota

Përparim Gruda 54.693 vota

Uran Ismaili 43.416 vota

Sala Jashari 40.212 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 63.738 vota

Hykmete Bajrami 39.939 vota

Ukë Rugova 35.131 vota

Avdullah Hoti 32.068 vota

Doarsa Kica Xhelili 30.968 vota

Lista Serbe

Sllavko Simiq 21.303 vota

Igor Simiq 20.186 vota

Liljana Stefanoviq 19.539 vota

Millan Kostiq 16.351 vota

Nemanja Bishevac 16.114 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 33.174 vota

Daut Haradinaj 19.930 vota

Besnik Tahiri 19.631 vota

Bekë Berisha 14.294 vota

Agim Çeku 13.260 vota

Sipas tĂ« dhĂ«nave paraprake, LVV-ja do t’i ketĂ« 56 ulĂ«se nĂ« Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./REL

The post Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Zjarri shkrumbon kullën e familjes Ndoj në Pukë, 5 anëtarët mbesin në qiell të hapur

✇Albeu
By: M C

Një banesë në lagjen Haxhiraj të Pukës është shkrumbuar totalisht nga flakët ditën e sotme. Për shkak të zonës ku banesa ishte e pozicionuar, ka qenë e pamundur ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve.

Banesa, në pronësi të familjes Ndoj, është djegur plotësisht. Nuk raportohen viktima, por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e zjarrit që përfshiu kullën e Zef dhe Pjetër Ndoj, pesë anëtarë të familjes kanë mbetur nën qiell të hapur. Shkak për zjarrin paraprakisht dyshohet një shkëndijë elektrike.

The post Zjarri shkrumbon kullën e familjes Ndoj në Pukë, 5 anëtarët mbesin në qiell të hapur appeared first on Albeu.com.

“Mendon se je kokrra e yllit?”, sherr mes vajzave nĂ« Big Brother, shkak
 dushi: Ti nuk lahesh pas Prime-t kastile

✇Albeu
By: M C

Debatet nĂ« shtĂ«pinĂ« e famshme tĂ« “Big Brother VIP Albania” kanĂ« fillur tĂ« bĂ«hen gjithmonĂ« e mĂ« tĂ« ashpra mes banorĂ«ve.

SĂ« fundmi njĂ« pĂ«rplasje ka ndodhur mes dy vajzave, ArmelĂ«s dhe BrikenĂ«s, tĂ« cilat prej ditĂ«sh kanĂ« pasur “fĂ«rkime” mes njĂ«ra-tjetrĂ«s. KĂ«saj radhe shkak u bĂ« koha e dushit e BrikenĂ«s.

Pjesë nga debati:

Armela: Të kam bërë kompliment. Pse mendon se kanë gocat xhelozi ndaj teje? Se mendon se je kokrra e yllit? Ke ardhur për Miss?

Brikena: Mos të lahesh je zhulse. Po të lahesh, thoni pse lahesh?

Armela: Lahu moj, s’ka asgjĂ« tĂ« keqe. Ty tĂ« vjen inat se ta kam vĂ«nĂ« nĂ« dukje se lahesh nĂ« mĂ«ngjes kastile?

Brikena: UnĂ« kam qejf tĂ« lahem nĂ« mĂ«ngjes, ti ke qejf nĂ« mbrĂ«mje. ÇfarĂ« ka tĂ« keqe kĂ«tu? Pse e pĂ«rmend kĂ«tĂ« gjĂ«?

Armela: Ti lahu në mëngjes. Por ti nuk lahesh pas Prime-t që e ke trupin të lyer komplet. Ti e bën kastile. Ma ke bërë krevatin zhul me pudër këtu se nuk laheshe pas Prime-t. Të thash 100 herë lahu.

Brikena: Ok e dashur.

The post “Mendon se je kokrra e yllit?”, sherr mes vajzave nĂ« Big Brother, shkak
 dushi: Ti nuk lahesh pas Prime-t kastile appeared first on Albeu.com.

Përmbysja e autobotit me gaz bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës

✇Albeu
By: M C

ËshtĂ« hapur pas dy ditĂ«sh pika kufitare e QafĂ«-ThanĂ«s nĂ« Korçë pasi ishte bllokuar prej dy ditĂ«sh. MĂ«sohet se Ă«shtĂ« zhbllokuar aksi StrugĂ«-QafĂ« ThanĂ«, ku ndodhi aksidenti i autobotit me gaz.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në aksin Strugë- Qafë Thanë, dhe pavarësisht përpjekjeve, autoboti është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.

Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.

Njoftimi i plote:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë

Nga kontakti i vazhdueshĂ«m me autoritetet e policisĂ« kufitare tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, jemi njoftuar se, aksi rrugor “StrugĂ«-QafĂ« ThanĂ«â€, i cili ishte i bllokuar qĂ« nĂ« datĂ«n 30.12.2025, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« aksidenti rrugor, aktualisht Ă«shtĂ« zhbllokuar.

Lëvizja e mjeteve dhe e shtetasve, po kryhet lirisht si në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat e verifikimit kufitar.

The post Përmbysja e autobotit me gaz bllokoi rrugën, hapet pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës appeared first on Albeu.com.

U betua para Kuranit në stacionin e metrosë, Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut

✇Albeu
By: M C

Zohran Mamdani, populisti me prirje të majta, u betua zyrtarisht si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut ditën e sotme, menjëherë pas ardhjes së vitit të ri 2026.

Ceremonia, e mbajtur nĂ«n tokĂ« nĂ« njĂ« ekspozitĂ« nĂ« njĂ« stacion metroje pranĂ« BashkisĂ«, kurorĂ«zon ngritjen njĂ«vjeçare tĂ« zotit Mamdani nga ligjvĂ«nĂ«s i panjohur shtetĂ«ror nĂ« njĂ« figurĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, duke mishĂ«ruar shpresat e njujorkezĂ«ve dhe amerikanĂ«ve nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, tĂ« cilĂ«t u magjepsĂ«n nga udhĂ«timi i tij pĂ«r t’u bĂ«rĂ« myslimani i parĂ« i qytetit dhe kryetari i parĂ« i bashkisĂ« nga Azia Jugore.

Katër minuta para mesnatës, Mamdani, gruaja e tij, Rama Duwaji dhe Letitia James, prokurorja e përgjithshme e shtetit, zbritën nga një tren nr. 6 në stacionin e metrosë ku dhe u mbajt ceremonia e betimit që nuk zgjati më shumë se 10 minuta.

Pas njĂ« numĂ«rimi mbrapsht tĂ« improvizuar deri nĂ« mesnatĂ« dhe britmave “GĂ«zuar Vitin e Ri”, Mamdani vendosi dorĂ«n e majtĂ« mbi dy KuranĂ« qĂ« mbante gruaja e tij, ngriti dorĂ«n e djathtĂ« dhe recitoi betimin e detyrĂ«s (njĂ«ri Kuran i pĂ«rkiste gjyshit tĂ« tij, tjetri Arturo Schomburg, historianit dhe shkrimtarit me ngjyrĂ«). James bĂ«ri betimin e Mamdanit nĂ« praninĂ« e njĂ« numri tĂ« vogĂ«l familjarĂ«sh e gazetarĂ«sh.

Një inaugurim publik do të zhvillohet sot në shkallët e Bashkisë, një aktivitet ku do të marrin pjesë dy nga kolegët më të fuqishëm të zotit Mamdani nga e majta: Senatori Bernie Sanders i Vermontit, i cili do të administrojë një betim ceremonial të detyrës dhe Përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez, e cila do të mbajë fjalimet hapëse.

Mamdani, i cili, si ligjvënës shtetëror, ndihmoi në sjelljen e autobusëve falas në disa pjesë të qytetit, është njëkohësisht një kampion i patundur i transportit publik dhe jashtëzakonisht i aftë në optikën kinematografike të mesazheve politike. Shumë gjëra në lidhje me betimin ishin të mbushura me simbolikë, duke filluar me zgjedhjen e Letitia James, prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut dhe kundërshtares së betuar të Presidentit Trump, për të administruar betimin e detyrës.

Mamdani, një ish-anëtar i asamblesë shtetërore 34-vjeçare, erdhi në detyrë me një platformë për të trajtuar presionet e kostos së jetesës duke zbatuar ngrirjen e qirave dhe duke i bërë autobusët falas. Ai frymëzoi një pjesëmarrje rekord prej më shumë se 2 milionë votuesish, duke marrë 50% të votave, gati 10 pikë përpara ish-guvernatorit demokrat të Nju Jorkut, Andreë Cuomo, i cili kandidonte si i pavarur, dhe shumë përpara republikanit Curtis Sliëa.

The post U betua para Kuranit në stacionin e metrosë, Zohran Mamdani merr zyrtarisht postin si kryebashkiak i New Yorkut appeared first on Albeu.com.

Aktori i PortokallisĂ« mik me dy tĂ« rinjtĂ« qe humbĂ«n jetĂ«n sot nĂ« aksident: O zot, pse mi more? Nuk do t’iu harroj kurrĂ« o vĂ«llezĂ«r

✇Albeu
By: M C

NjĂ« aksident tragjik ka ndodhur nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m nĂ« aksin GjirokastĂ«r-TepelenĂ«, nĂ« vendin e njohur si “Bypass”.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, të cilët nuk i mbijetuan plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ka prekur edhe aktorin Deivis Myslymi, mik i të ndjerëve, i cili ka ndarë një postim prekës në rrjetet sociale.

“ÇfarĂ« tĂ« shkruaj?! ÇfarĂ« tĂ« them pĂ«r ju?!

Pse m’i more, o Zot?!

NjĂ« “pse” qĂ« nuk merr pĂ«rgjigje


Ti e di, o Zot, pse.

TĂ« lutem, m’i ruaj atje lart

Nuk do t’ju harroj KURRË o vĂ«llezĂ«,” shkruan Deivis nĂ« postim.

The post Aktori i PortokallisĂ« mik me dy tĂ« rinjtĂ« qe humbĂ«n jetĂ«n sot nĂ« aksident: O zot, pse mi more? Nuk do t’iu harroj kurrĂ« o vĂ«llezĂ«r appeared first on Albeu.com.

Tragjedia nĂ« ZvicĂ«r, rreth 47 tĂ« rinj humbĂ«n jetĂ«n nga flakĂ«t nĂ« njĂ« klub luksoz skijimi, mbi 100 tĂ« plagosur rĂ«ndĂ«! Flasin dĂ«shmitarĂ«t qĂ« panĂ« ‘ferrin’ me sy

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje tragjike është regjistruar natën e ndërrimit të viteve në një prej lokaleve të një resorti luksoz skijimi në Crans-Montana, Zvicër, ku të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

FlakĂ«t pĂ«rfshinĂ« diskotekĂ«n “Le Costellation”, ku qindra tĂ« rinj po festonin ardhjen e Vitit tĂ« Ri. Mediat ndĂ«rkombĂ«tare raportojnĂ« se zjarri dyshohet tĂ« jetĂ« shkaktuar nga fishekzjarrĂ« tĂ« vendosur nĂ« shishe shampanje, tĂ« cilĂ«t u ndezĂ«n shumĂ« pranĂ« tavanit tĂ« ulĂ«t prej druri.

Ende nuk janë zbuluar identitetet e të gjitha viktimave dhe nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në lokal në momentin e tragjedisë.

Sipas një dëshmie okulare të raportuar nga Daily Mail, zjarri duket se ka nisur kur një kamerier, i cili po kërcente mbi supet e një kolegu, mbante një fishekzjarr të ndezur, si ata që përdoren në tortat e ditëlindjes, shumë pranë tavanit.

“U afrua shumĂ« pranĂ« tavanit dhe brenda pak minutash gjithçka u pĂ«rfshi nga flakĂ«t”, tha gruaja qĂ« ndodhej nĂ« vendngjarje, duke pĂ«rshkruar momentet para shpĂ«rthimit.

Një tjetër grua që arriti të shpëtonte tregoi panikun që pasoi:

“ShkallĂ«t e daljes nga klubi i natĂ«s ishin jashtĂ«zakonisht tĂ« ngushta. NjerĂ«zit shtyheshin nĂ« turma. Ne arritĂ«m tĂ« dilnim nĂ« minutĂ«n e fundit.”

Fakti që zjarri nisi në bodrumin e barit u konfirmua nga kreu i policisë lokale, Frederick Giesler, i cili theksoi se më pas u krijua një kaos i madh, ndërsa klientët përpiqeshin me dëshpërim të shpëtonin përmes shkallëve të vetme që çonin në katin përdhes dhe jashtë objektit.

Një tjetër dëshmitare okulare, Emma, tha se zjarri shpërtheu pasi njerëzit filluan të festonin duke mbajtur shishe shampanje me fishekzjarrë të ngulur brenda.

Ndërkohë, disa dëshmitarë pretendojnë se fillimisht u dëgjuan shpërthime të fuqishme dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi të pazakontë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet reale të kësaj tragjedie të rëndë, që ka lënë dhjetëra viktima me kombësi të ndryshme.

The post Tragjedia nĂ« ZvicĂ«r, rreth 47 tĂ« rinj humbĂ«n jetĂ«n nga flakĂ«t nĂ« njĂ« klub luksoz skijimi, mbi 100 tĂ« plagosur rĂ«ndĂ«! Flasin dĂ«shmitarĂ«t qĂ« panĂ« ‘ferrin’ me sy appeared first on Albeu.com.

“Ke ardhur gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s duke mu fĂ«rkuar”/ Debat i ashpĂ«r nĂ« shtĂ«pinĂ« e BBV, Kristi lag me birrĂ« banorin e ri

✇Albeu
By: M C

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin.

Këngëtari filloi të ndiqte nga pas banorin e ri që u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e kaluar dhe më pas e lagu me birrë.

Pjesë nga debati:

Kristi: Sa pĂ«r ty, tĂ« ishe nga ata qĂ« dije respektin dhe limitet, nuk merreshe me burrĂ«rinĂ« time. Por kjo tregon mĂ« shumĂ« pĂ«r burrĂ«rinĂ« tĂ«nde duke u marrĂ« me burrĂ«rinĂ« time. Ke ardhur gjithĂ« kohĂ«s anĂ«s siç po tĂ« vij unĂ« ty


Keijsi: Si Ă«shtĂ« ajo shprehja? ‘M**i pas kĂ«pucĂ«s’? Bravo, ashtu vjen ti.

Kristi: Ke ardhur duke mu fërkuar gjatë gjithë kohës ti mua. Po duhet të dish këtë gjë ti. Mua më fërkon, fërkon, fërkon dhe filloj dhe të derdhem unë pastaj. Filloj dhe të derdhem unë pastaj. Në rregull? Plehrë. Ti tregoj unë limitet ty ku i ke.

The post “Ke ardhur gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s duke mu fĂ«rkuar”/ Debat i ashpĂ«r nĂ« shtĂ«pinĂ« e BBV, Kristi lag me birrĂ« banorin e ri appeared first on Albeu.com.

Izraeli ndalon hyrjen në Gaza për 37 organizata humanitare

✇Albeu
By: M C

Izraeli konfirmoi sot se do të ndalojë aksesin në Rripi i Gazës në 37 organizata të mëdha humanitare ndërkombëtare që nuk u kanë përcjellë autoriteteve izraelite listën e emrave të punëtorëve të tyre, siç parashikohet në rregulloren e re.

Rregullat e reja ngrenë shqetësime për vonesat e mëtejshme në hyrjen e ndihmës humanitare në territorin palestinez, i cili është shkatërruar nga dy vjet luftë dhe ku shumica e banorëve kanë nevojë urgjente për strehim, kujdes dhe ushqim.

“Organizatat qĂ« nuk respektuan rregullat nĂ« lidhje me sigurinĂ« dhe transparencĂ«n do tĂ« shohin licencat e tyre tĂ« pezulluara. DobĂ«sia kryesore e identifikuar Ă«shtĂ« refuzimi pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« plota dhe tĂ« verifikueshme pĂ«r punonjĂ«sit e tyre, njĂ« kĂ«rkesĂ« jetike pĂ«r tĂ« parandaluar terroristĂ«t tĂ« depĂ«rtojnĂ« nĂ« strukturat humanitare”, shtoi ai.

Mediat e huaja shkruajnë se Izraeli është kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar ditët e fundit pasi afati i fundit për organizatat joqeveritare ndërkombëtare për të respektuar rregulloren e re të shpallur për herë të parë në mars u afrua, të mërkurën në mesnatë.

Ndër OJQ-të që do të shohin lejet e tyre të pezulluara janë Médecins Sans FrontiÚres (MSF), Këshilli Norvegjez i Refugjatëve, Care, World Vision dhe Oxfam.

The post Izraeli ndalon hyrjen në Gaza për 37 organizata humanitare appeared first on Albeu.com.

“Paralizohet” aksi Milot-LezhĂ«, trafik i rĂ«nduar dhe vonesa nĂ« qarkullim

✇Albeu
By: M C

Fluks i lartë mjetesh është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin kombëtar Milot-Lezhë.

Prej disa orësh, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, si pasojë e rritjes së lëvizjes së automjeteve.

Lëvizja masive e qytetarëve që po udhëtojnë për të kaluar ditët e pushimeve drejt zonave malore dhe drejt Malit të Zi ka shkaktuar vonesa dhe ngarkesë të madhe në qarkullim.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve.

The post “Paralizohet” aksi Milot-LezhĂ«, trafik i rĂ«nduar dhe vonesa nĂ« qarkullim appeared first on Albeu.com.

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

✇Albeu
By: M C

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën.

Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën e të punësuarve. Kur blerja e një shtëpie bëhet më e shtrenjtë, njerëzit detyrohen të qëndrojnë më gjatë me qira ose të kërkojnë shtëpi me qira në vend që të blejnë. Kjo rrit numrin e qiraxhinjve dhe për pasojë çmimet ngrihen. Edhe pronarët që kanë kredi të shtrenjta shpesh rrisin qiranë për të mbuluar pagesat e tyre mujore.

Gjithashtu kërkesa për qira po përballet me një presion në rritje për vizitorët e huaj. Shqipëria është atraktive për turistët edhe për shkak se çmimet e qirave ditore janë të lira, me vetëm 50 euro nata në zonën e qendrës. Dhënia me qira ditore e shumë apartamenteve për turistët ka çuar në rritjen e çmimeve për qiratë afatgjata jashtë trendëve normale.

Ekspertët e tregut pohojnë se një pjesë e apartamenteve të shituara janë bosh dhe përdoren vetëm pak ditë në vit nga emigrantët dhe huajt, duke bërë që të mos hidhen në tregun e qirave.

Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.

AgjentĂ«t e tregut tĂ« qirasĂ« nĂ«nvizojnĂ« se shumĂ« pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht nĂ« periferitĂ« “Astir” ose “Fresku”, tĂ« cilat merren menjĂ«herĂ« nga qiramarrĂ«sit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

NĂ« TiranĂ«, zona mĂ« e shtrenjtĂ« pĂ«r qiratĂ« e apartamenteve vijon tĂ« mbetet pranĂ« stadiumit “Air Albania”. PĂ«r banesa 2+1, çmimi mesatar arriti nĂ« 1,800 euro nĂ« muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritĂ«n me 13%.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%. Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1.

Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.

Ndryshime çmimesh janĂ« shĂ«nuar edhe pĂ«r qiratĂ« nĂ« zonĂ«n e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave pĂ«r apartamente 1+1 arritĂ«n nĂ« 900 euro nĂ« muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritĂ«n 13%. PĂ«r apartamentet 2+1, çmimet arritĂ«n nĂ« 1,400 euro nĂ« muaj, nga 1,200 euro nĂ« muaj qĂ« ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janĂ« shtrenjtuar 17%.

Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.

Inflacioni i përgjithshëm ka luajtur gjithashtu rol. Kostoja e materialeve të ndërtimit, taksat, shërbimet dhe mirëmbajtja e banesave është rritur, dhe pronarët e transferojnë këtë rritje tek qiramarrësit. Në disa qytete, situata rëndohet edhe nga përdorimi i shumë apartamenteve për qira afatshkurtër turistike, të cilat janë më fitimprurëse.

Edhe në vijim çmimet e qirave pritet të vijojnë rritjen për shkak të kërkesës së lartë, dhe mungesës së ofertës të përballueshme.

Nëse qeveria dhe bashkitë nuk ndërhyjnë duke promovuar ndërtim banesash me çmime të përballueshme dhe të aplikohen politika për banesa sociale barra për qiramarrësit nuk do të lehtësohet, përndryshe rritja do të jetë edhe me agresive lajmërojnë aktorët e tregut./Monitor

The post Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj appeared first on Albeu.com.

Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

✇Albeu
By: M C

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar).

Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ngrica, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, duke krijuar vështirësi në transportin rrugor.

Parashikimi i reshjeve:

Sot pasdite nuk priten reshje të konsiderueshme. Nesër, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.

Në zonat e Alpeve pritet dëborë e dendur, ndërsa në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 metra nga niveli i detit, parashikohen reshje të dobëta dëbore.

Temperaturat:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale pritet të jenë:

Në bregdet: 2 / 13 °C

Në vendet e ulëta: 0 / 13 °C

Në vendet malore: -5 / 5 °C

Era:

Sot pasdite era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër në bregdet pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

The post Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« ndodhi mbrĂ«mĂ« nĂ« Fier/ 25 tĂ« rinj pĂ«rfunduan nĂ« spital tĂ« dehur gjatĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve

✇Albeu
By: M C

Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier. Mësohet se 25 të rinj kanë të grup moshës 20-30 vjeç janë paraqitur në spital, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.

Ndërrimi i viteve është festuar edhe me fishekzjarrë ku tre persona kanë marrë lëndime te lehta te cilët pasi u mjekuan dhe dolën nga spitali.

The post ÇfarĂ« ndodhi mbrĂ«mĂ« nĂ« Fier/ 25 tĂ« rinj pĂ«rfunduan nĂ« spital tĂ« dehur gjatĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 1 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta. Duhet të mundoheni të rikuperoni energjinë dhe të mos jeni nën presion. Dita parashikohet mjaft e rëndë.

Demi

Mundohuni që të lini pas shpine këtë muaj, i cili nga pikëpamja sentimentale nuk ka qenë maksimumi. Kjo është një ditë e rëndësishme sa i takon lidhjeve dhe ndjenjave, për të jetuar emocione të bukura. Sa i takon punës, ky është momenti për të bërë një sforco dhe për të dhënë më të mirën tuaj, pasi projektet shkojnë mirë dhe do të realizohen.

Binjakët

Kjo e mërkurë do të jetë më e mirë, në raport me dy ditët e kaluara. Përfitoni për të sistemuar disa gjëra të lëna pezull, për të zgjidhur disa probleme. Ana ekonomike do të jetë e rënduar, për shkak se keni pasur më shumë shpenzime nga sa kishit parashikuar dhe ko gjë ka shkaktuar diskutime, tensione dhe ankth.

Gaforrja

Venusi do të ketë një ndikim pozitiv dhe kjo do të përmirësojë ndjenjat dhe dashurinë. Ndërkohë në punë do të përballeni me disa probleme të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente. Ka disa gjëra që duhen ndryshuar, ndoshta duke riparë disa projekte.

Luani

Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur me konflikte dhe tensione. Duhet të mundoheni që të kontrolloni fjalët dhe veprimet, sidomos në dashuri, ku duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, veçanërisht nëse doni të kapërceni një krizë.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë më e mirë nga ajo që latë pas, por sërish do të ndiheni të stresuar dhe në konflikt me veten. Mundohuni që të alternoni ritmet, pasi nuk është e thënë që ju të zgjidhni çdo problem të të gjithëve.

Peshorja

Kjo e mĂ«rkurĂ« do ju gjej nervoz dhe nĂ«n stres. ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« ruani qetĂ«sinĂ«. GjatĂ« kĂ«saj dite mĂ« shumĂ« se çdo gjĂ« tjetĂ«r, ka rĂ«ndĂ«si puna. NdĂ«rsa nĂ« dashuri duhet tĂ« tregoheni tĂ« kujdesshĂ«m, pĂ«r tĂ« shmangur ndonjĂ« tension tĂ« mundshĂ«m.

Akrepi

Ndikimi i Venusit iu fton që të dashuroni dhe të lini veten të lirë, pa menduar shumë për të kaluarën. Dhe nëse e kaluara do të thotë një person i gabuar, shihni përpara, pasi në këtë periudhë do të gjeni njeriun e duhur.

Shigjetari

Kjo ditë do ju gjejë disi konfuz. Mundohuni që ti përkushtoheni më shumë punës dhe të çoni përpara ide dhe projekte të rëndësishme. Megjithatë kjo nuk është dita e duhur sa i takon dashurisë. Mundohuni që të kontrolloni veten dhe të masni fjalët.

Bricjapi

Do të përjetoni momente nervozizmi, por duhet të ruani qetësinë. Kjo është një ditë gjatë së cilës duhet të tregoheni më të kujdesshëm ndaj gabimeve të mundshme. Mundohuni që të mos përfshiheni në problemet e të tjerëve, por të përqendroheni në punën tuaj dhe ti jepni më shumë hapësirë dashurisë.

Ujori

Parashikohet një ditë problematike ku do të përfshiheni në një mijë gjëra. Kjo gjë vlen edhe për dashurinë, ku duhet të tregoheni të kujdesshëm, shkruan noa.al. Ndonjëherë në vend të rebelimit, bëni mirë të dorëzoheni.

Peshqit

Do të jetë një e mërkurë shumë pozitive, e cila do të jetë e rëndësishme për të përmbyllur një marrëveshje. Mjaft të favorshme janë edhe raportet ndërpersonale, takimet, por edhe dashuria. Megjithatë mund të shfaqen probleme të mundshme.

The post Horoskopi 1 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh

✇Albeu
By: M C

Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej ditësh po vijon të qëndrojë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama ka vendosur që të mos tërhiqet për asnjë moment nga qëndresa e tij.

Në rrjetet e tij sociale, Lapaj ka postuar një foto ku shihihet me mbështetësit e tij duke konsumuar darkën e fundvitit pikërisht poshtë zyrës së kreut të qeverisë.

“NĂ« dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres nĂ« shesh masivisht!”, shkruan mĂ« tej kreu i “ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Postimi i plotë:

Gëzuar njerëz të mirë!
Deri në 12 me të shtëpisë, pas 12-ës ju pres në shesh. Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!

The post Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh appeared first on Albeu.com.

❌