Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

AKK mban konferencë për shtyp/ Haradinaj: Procesi zgjedhor po ecën shumë mirë

✇Albeu
By: M C

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë dhe se nuk kanë ndonjë shqetësim apo ankesë mbi parregullësi. Në një deklaratë për shtyp për mediat në Kosovë, ai ftoi Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS-in) të sigurojë energji elektrike të pandërprerë edhe gjatë orëve të mbrëmjes kur mbyllen vendvotimet.

“E kam kënaqësinë t’ju njoftojë se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë. Kanë mbetur më pak se tre orë. Po ashtu kam kënaqësinë tju ftoj të gjithëve t’ju ftojë të gjithëve të votoni. Nuk kemi ndonjë parregullsi apo shqetësim, jemi të kënaqun me daljen. E dimë që ka pasur ndalim të rrymës, gjë që na shqetëson. I bëjmë thirrje KEDS-it”, tha ai.

The post AKK mban konferencë për shtyp/ Haradinaj: Procesi zgjedhor po ecën shumë mirë appeared first on Albeu.com.

Sheila në Eurovision 2026/ Jo për Shqipërinë

✇Albeu
By: M C

Përpjekjet e Sheila Haxhiraj për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës si përfaqësuese e Shqipërisë nuk dhanë rezultatin e dëshiruar. Megjithatë, kënga e saj “Zemra e Tokës” nuk do të humbasë skenën europiane, pasi është përzgjedhur për të marrë pjesë në festivalin përzgjedhës të San Marinos, një mikroshtet në Itali me rreth 34.000 banorë.

San Marino, për shkak të komunitetit të vogël muzikor, shpesh huazon artistë nga vende të tjera për të përfaqësuar shtetin në Eurovision. Në këtë mënyrë, Sheila do të ketë mundësinë të performojë përtej kufijve shqiptarë dhe të prezantojë talentin e saj në një arenë ndërkombëtare.

Në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, kënga e Sheila-s u vlerësua me çmimin e tretë. Vendin e dytë e mori Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”, ndërsa fitues u shpall Alis me këngën “Nan”.

Ky hap i ri i Sheila-s mund të shënojë fillimin e një rrugëtimi të madh europian për të në Eurovision 2026.

The post Sheila në Eurovision 2026/ Jo për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura: Ja çfarë më penalizoi

✇Albeu
By: M C

E ftuar sot në Fan Club, e eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura foli për atë që ajo mendoi se e penalizoi gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Xhodi tha se ajo çfarë e penalizoi ishte qetësia e tepërt deri edhe në përhumbje, gjë që ja kishin shprehur edhe familjarët e saj pas daljes. Ajo shtoi se mendoi që do të kishte kohë t’i njihte më mirë banorët me ato situate që kishin ndodhur brenda shtëpisë.

“Edhe familjarët e kishin parë qetësinë time ndoshta më shumë se ç’duhet edhe deri në një përhumbje, madje ishin mërzitur se mos ka ndonjë hall goca. Mendova se do të kisha kohë për t’i njohur njerëzit dhe për t’i prekur aty ku duhet, në atë lojë brenda, me gjërat brenda që ndodhën.

Sigurisht mund të kisha përdorur 1 mijë teknika të tjera që janë përdorur zakonisht, por që nuk është në karakterin tim dhe nuk dola dot jashtë karakterit tim”, u shpreh Xhodi Skura.

The post E eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura: Ja çfarë më penalizoi appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 28 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Mos kërkoni ta bëni gjate gjithë kohës xheloz personin qe keni ne krah sepse situata mund te kthehet ne disfavorin tuaj. Mos kërkoni kot probleme. Beqaret duhet te tregohen te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë dashurinë e madhe. Po u nxituan mund te kenë probleme serioze. Ne planin financiar hidheni çdo hap pasi ta keni menduar gjere e gjate ne mënyrë qe situata te mbetet e mire.

Demi

Beqaret do jene te favorizuar sot ne jetën sentimentale. Do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do ndihen mjaft mire. Te dashuruarit nga ana tjetër do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë surprize te madhe. Mos kërkoni gjera te pamundura. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta stabilizoni situatën dhe do ja dilni mbanë me sukses.

Binjaket

Do jeni gjate gjithë kohës te shpërqendruar ju sot dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare ne jetën sentimentale. Mendohuni me kujdes ne mënyrë qe te mos bëni gabime. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen nëse duan te ndryshojnë status. Financat do përmirësohen tej mase. Do arrini te shlyeni borxhet dhe te kryeni investime.

Gaforrja

Do jeni shume sensuale gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah. Gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë me ne fund personin ideal. Ne planin financiar tregohuni me te organizuar nëse nuk doni te keni probleme dhe vështirësi te mëdha.

Luani

Priten ndryshime goxha te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet te përgatiteni. Gjithçka do varet nga mënyrë sesi ju jeni sjelle gjithë këto kohe. Beqaret do mund te realizojnë një takim interesant i cili do ua ndryshoje jetën. Financat me ne fund do arrijnë te stabilizohen. Do e keni me te lehte te kryeni shpenzimet e menduara.

Virgjeresha

Nëse jeni ne një lidhje dhe keni ekonomi te përbashkët, sot do përballeni me probleme për shkak te parave. Ndajini mire gjerat njëherë e përgjithmonë. Beqaret do fillojnë te njihen seriozisht me persona te cilët ja vlen t’i kesh pranë. Financat do jene te mira për pjesën me te madhe kështu qe nuk do ketë asnjë problem për te kryer shpenzimet e nevojshme.

Peshorja

Dite shume e vështirë pritet te jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për shume gjera me atë qe keni ne krah dhe ne një moment apo ne një tjetër, situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret me mire te mos kërkojnë asgjë me ngulm sepse mund te pendohen. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

Akrepi

Nuk do ju rrihet pa e ngacmuar partnerin tuaj ne çdo moment sot dhe here pas here mund te ketë edhe ndonjë debat te vogël. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe dëshirojnë. Për disa priten edhe ndryshime te statusit. Te ardhurat do jene te mira, kështu qe mund te shpenzoni edhe pak me tepër nga me pare. Mire është qe hua te mos jepni.

Shigjetari

Dite shume pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do merrni disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te kërkojnë dashuri te pamundura sepse do lëndojnë veten me shume. Qe financat te jene me te mira duhet patjetër te kufizoni shpenzimet. Kjo është mënyra e vetme.

Bricjapi

Duhet te tregoheni akoma me tolerante sot me atë qe keni ne krah dhe te pranoni te bashkëpunoni ne çdo moment. Vetëm ne këtë mënyrë lidhja do ece si duhet. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë asgjë me shume. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive qe te mos keni probleme. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Ujori

Dite goxha e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje te shumta ne lidhje me disa tema delikate. Kujdes edhe me xhelozinë. Beqaret do ndihen mete vetmuar se kurrë me pare sepse as miqtë nuk do kenë kohe për ta. Ne planin financiar duhet sa me shume kujdes edhe pse gjendja do jete përgjithësisht e mire.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft pasionante gjate kësaj dite. Do dashuroheni si kurrë me pare me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Financiarisht do përballeni edhe me momente te vështira. Mos e lëshoni veten menjëherë.

The post Horoskopi 28 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Zelensky takohet të dielën me Trump, Macron: Ukrainës duhet t’i jepen garanci të forta sigurie

✇Albeu
By: M C

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën që arritja e paqes në Ukrainë të shoqërohet me garanci të forta dhe të përhershme sigurie.

Këtë deklaratë udhëheqësi francez e bëri gjatë bisedës telefonike që pati, së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të takohet ditën e nesërme në Shtetet e Bashkuara me Donald Trump.

Siç raportohet nga Pallati Elize, qëllimi i bisedës ishte t’i shprehej presidentit ukrainas mbështetja e Evropës dhe Kanadasë në kuadrin e bisedimeve që ai do të zhvillojë me presidentin amerikan.

Sipas njoftimit nga presidenca franceze, Franca synon të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në për çështjen e garancive të sigurisë, bazuar në vendimet e miratuara në kuadër të Aleancës së të Vullnetshmëve, drejtuesit e së cilës janë Franca dhe Britania.

Së fundmi, presidenca franceze thekson se evropianët duhet të marrin pjesë në të gjitha konsultimet që i shqetësojnë, ndërsa dënon sulmet e fundit ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.

The post Zelensky takohet të dielën me Trump, Macron: Ukrainës duhet t’i jepen garanci të forta sigurie appeared first on Albeu.com.

Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës”

✇Albeu
By: M C

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Elijona, ka ndarë me shokët e shtëpisë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj, duke folur hapur për humbjen e nënës dhe motrës, si dhe për fëmijërinë e vështirë larg familjes.

Gjatë një bisede emocionale me Sasën, Elijona tregoi se gjëja që i dhemb më shumë është fakti që nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të shijuar praninë dhe dashurinë e nënës së saj. “Fakti që më mërzit është që nuk kam pasur shumë kohë me mamin. Unë kur i kam pasur 13 vjet jam kthyer në shtëpi, që kam ikur prej familjes gjermane”, i tha Elijona Sasës.

Sasa e pyeti se sa vjeçe kishte qenë kur kishte jetuar me familjen gjermane, ndërsa Elijona u përgjigj: “I kam pasur 6-7 vjet kur kam shkuar, e 13 jam kthyer”.

Për më tepër, Sasa e pyeti nëse gjatë gjithë atyre viteve kishte qenë pa nënën, dhe Elijona konfirmoi me një “po”. Rrëfimi i saj u bë edhe më prekës kur ajo tregoi zhgënjimin dhe dhimbjen që ndjeu në momentin e kthimit në shtëpi: “Erdha dhe më është dukur aq bukur, jam lutur s’di sa vite për ta pasur atë moment dhe s’më la Zoti të kënaqem, ta shijoj, ta kem dashurinë e nënës, të mbushem me dashuri të nënës”.

Ky rrëfim i sinqertë nxori në pah dhimbjen e thellë dhe boshllëkun emocional që Elijona mban ende brenda vetes, duke prekur jo vetëm Sasën, por edhe publikun, që ndjeu afërsinë dhe dhimbjen e saj të pathëna.

The post Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës” appeared first on Albeu.com.

“Rusia nuk dëshiron paqe”/ Presidenti Zelensky: Sulmet në Kiev janë përgjigjia për paqen

✇Albeu
By: M C

Një sulm intensiv rus ndaj Kievit gjatë natës tregon se Moska nuk dëshiron paqe, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa përgatitet për një raund të ri bisedimesh për paqe. Zelensky i bëri komentet gjatë rrugës për në Florida, ku do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të dielën për të diskutuar një plan të ri paqeje prej 20 pikash të dakordësuar nga të dërguarit amerikanë dhe ukrainas.

Autoritetet lokale thanë se breshëria 10-orëshe me raketa dhe dronë të drejtuara drejt kryeqytetit të Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të plagosur. Dëmtimi i infrastrukturës energjetike la 40% të ndërtesave të banimit në Kiev dhe lagjet përreth pa ngrohje, sipas ministrit të Zhvillimit të Ukrainës, Oleksiy Kuleba.

BBC shkruan se, Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se armë precize me rreze të gjatë veprimi u përdorën për të synuar objektet e energjisë, të cilat, sipas saj, po përdoreshin në interes të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës.

Duke shkruar në Telegram, Zelensky tha se Rusia drejtoi pothuajse 500 dronë dhe 40 raketa drejt Kievit, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe civile. Fotografitë tregonin vrima të hapura në ndërtesa apartamentesh dhe shtëpi në flakë pas sulmeve. Blloku i apartamenteve të gazetares së BBC-së, Anastasiya Gribanova, u godit, duke lënë disa shtëpi në katet e sipërme të ndërtesës shumëkatëshe në flakë. Gribanova, e cila ndodhej në ashensorin e ndërtesës në atë kohë, nuk u lëndua.

The post “Rusia nuk dëshiron paqe”/ Presidenti Zelensky: Sulmet në Kiev janë përgjigjia për paqen appeared first on Albeu.com.

Mbeten dy konkurrentë “kokë më kokë” më pak të votuar/ Ndodh rinominim, cila është katërshja që rrezikon eliminimin?

✇Albeu
By: M C

Naten e sotme, Kristi Lamaj shpëton nga eleminimi i javës.
Selin vazhdon rrugëtimin në BigBrotherVIP Albania.
Ndërkaq, Lorna dhe Seno mbeten dyshja që rrezikojnë të jenë “pre” e eliminimit.

Vëllai i Madh ka lejuar që kjo dyshe të zgjedh dy banorë të tjerë që të kryejë një rinominim.
Ku si përfundim përveç Lornës dhe Senos, do t’i shtohen nominimit dy persona të tjerë.

Pas komunikimit me Ledionin, dy banorët zgjodhën Anxhelon dhe Xhodin.

SHIKONI VIDEON

The post Mbeten dy konkurrentë “kokë më kokë” më pak të votuar/ Ndodh rinominim, cila është katërshja që rrezikon eliminimin? appeared first on Albeu.com.

Ndizet merkato në Turqi, Ernest Muçi trazon përsëri rrjetin me veprimin e fundit

✇Albeu
By: M C

Ernest Muçi u shfaq në foto me Milot Rashicën, ndërsa ky veprim ka trazuar rrjetin në Turqi. Më saktë bëhet fjalë për situatën te Trabzonspori ku fantazisti shqiptar është i huazuar.

Rashica po ashtu është përfolur për një kalim te Trabzonspori. Futbollisti i Beshiktashit nuk ka pasur periudhën më të mirë të mundshme, për këtë mundësia e lëvizjes është konkrete.

Çështja e Muçit po ashtu mbetet në ajër. Ish-lojtari i Tiranës do i kushtojë Trabzonsporit disa miliona, nëse kërkon që t’i zotërojë kartonin.

Muçi dhe Rashica luajtën bashkë te Beshiktashi në edicionin e kaluar. E ardhmja e tyre mbetet për t’u vendosur.

The post Ndizet merkato në Turqi, Ernest Muçi trazon përsëri rrjetin me veprimin e fundit appeared first on Albeu.com.

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

✇Albeu
By: M C

Banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba, ka hapur zemrën me shokët e shtëpisë për jetën që bënte gjatë martesës. Ajo tregoi se të ardhurat i kontrollonte një person në familje, pasi kishte katër kurora në shtëpi.

“Pesë vite të zgjohesh në orën 6 të mëngjesit sepse bija në gjumë në 12 të natës. Dhe prap isha top studente. Tradita familjare po, zonjë shtëpie po, punë shtëpie po, hyrja –dalje pritje, po. Shoqëria e ngushtë e tij kur më shohin, më shohin me lot në sy. Kur e kam bërë daljen e parë televizive, shumë më kanë shkruar që iu mungoj kushërirët e tij. Më dhimbset vetja”, tha Alba.

Ajo shtoi më tej se, pavarësisht kushteve materiale, mungesa e rehatisë në shtëpi është një pengesë e madhe për lumturinë: “Lagjja ku isha unë ishte lagja më në top formë, dhe kushtet ishin. Por t’i kesh të gjithë lekët e botës, po s’pate rehati në shtëpi s’vlen gjë”.

Ndërkohë, banori tjetër, Toney, komentoi për mënyrën se si krijohen kushtet: “Kushtet bëhen”.

Biseda ndërmjet Albës dhe Toneyt vijoi duke trajtuar edhe marrëdhëniet mes gjinisë dhe financave. Sipas tyre, femrat shpesh financohen nga meshkujt duke ua plotësuar preferencat seksuale, një temë që ka nxitur diskutime të shumta në shtëpinë e BBV Kosova.

Alba ka zgjuar debat mes banorëve duke reflektuar mbi realitetin e brendshëm të familjeve me pamje të jashtme perfekte, por me mungesë të ngrohtësisë dhe rehatisë në jetën e përditshme.

The post Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie! appeared first on Albeu.com.

“Nuk e mendova se e ke bërë ti”/ Ilir Vrenozi i drejtohet Kristi Lamajt: Ua çfarë skuthi i pastër që je

✇Albeu
By: M C

Ka vijuar diskutimi mes banorëve Ilir Vrenozi dhe Kristi Lamaj. Teksa kanë qenë në dhomën e gjumit, Vrenozi i tha Kristit se është ‘skuth i pastër’, referuar lojës së këngëtarit. Dhe më herët Ilir Vrenozi i është drejtuar me fjalën ‘skuth’ Kristit.

Pjesë nga diskutimi:

Ilir Vrenozi: Ajo futja dorë në xhep mua s’më pëlqen. Se nuk e dua për veten time, nuk e dua as për tjetrin, se kur ndihem keq për vete, s’dua që edhe tjetri të ndihet keq.

Kristi Lamaj: Unë nuk thashë që nuk e ke bërë ti (diskutim për cigaret)

Ilir Vrenozi: Mua smë ke për këto

Kristi Lamaj: S’e mendova fare që mund ta kesh bërë ti

Ilir Vrenozi: Pavarësisht, Seno këtë javë ka dhënë

Kristi Lamaj: Është interesant

Ilir Vrenozi: Ndërsa ti ke dhënë në mënyrën tënde prej skuthi. Sje në darkë shpëtove ti. Ti e ndërtove lojën. Ti bërë viktimën dhe këta të sulmuan ty. Edhe ti e more pikën.

Kristi Lamaj: Mua më bëhet qejfi që e mendove ashtu.

Ilir Vrenozi: Thuaj çfarë të duash ti…

Kristi Lamaj: S’do merrem më atë situatë

Ilir Vrenozi: Ua çfarë skuthi i pastër je ti!

The post “Nuk e mendova se e ke bërë ti”/ Ilir Vrenozi i drejtohet Kristi Lamajt: Ua çfarë skuthi i pastër që je appeared first on Albeu.com.

“Më goditi me grusht”, Ylber Ramadani shpërthen ndaj Niko Paz: Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot përtokë

✇Albeu
By: M C

Ylber Ramadani u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas humbjes së Leçes ndaj Komos.

Ekipi i Ramadanit u mposht 0 me 3 nga Komo, ndërsa mesfushori shqiptar ka pretendime për golin e parë. Aty ku Niko Paz e goditi me grusht.

Di Françesko është i zemëruar?

“Është e vërtetë, sepse e ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Ata shënojnë gol pas atij episodi. Unë nuk bie përtokë kot, ende kam dhimbje te dhëmbët. Shihet qartë që më godet me grusht. Kundër Lacios, Rikardo nuk e prek lojtarin e tyre, ai u hodh përtokë dhe u dha faull. Duhet të shikojnë mirë. Unë nuk bie përtokë sepse dua të bie. Jemi të zemëruar sepse e ka orientuar ndeshjen. Pastaj, deri te goli i dytë, ishim aty. Ishte momenti ynë më i mirë. Unë prisja të shënoja gol.

Ne duhej të ishim më kompaktë për të mos pësuar gol, por episodet e vendosin ndeshjen. Nuk dua ta komentoj ndeshjen, por për mua ishte një faull i pastër.

U vumë në vështirësi. Ata luajnë mirë futboll, por ne ishim aty, nuk u tërhoqëm. Deri te goli i dytë ishin në vështirësi”, tha lojtari shqiptar.

The post “Më goditi me grusht”, Ylber Ramadani shpërthen ndaj Niko Paz: Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot përtokë appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen për takimin Trump-Zelensky: Mirëpresim përpjekjet drejt qëllimit tonë të përbashkët

✇Albeu
By: M C

Ursula von der Leyen njoftoi se ka kontaktuar udhëheqësit evropianë përpara takimit të nesërm midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja e Komisionit deklaroi se imirëpresin të gjitha përpjekjet që çojnë drejt qëllimit të përbashkët për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Kjo forcon aftësitë e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, si një pjesë integrale e sigurisë së kontinentit tonë. Në vitin 2026, Komisioni Evropian do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Kremlinin, të ruajë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe të punojë intensivisht për ta shoqëruar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE,” tha ajo.

The post Von der Leyen për takimin Trump-Zelensky: Mirëpresim përpjekjet drejt qëllimit tonë të përbashkët appeared first on Albeu.com.

“Jep dorëheqjen”, Deputetët e PD ‘marshojnë’ në Surrel: Rama ka vjedhur paratë e qytetarëve me Ergys Agasin dhe Lubinë

✇Albeu
By: M C

Deputetët demokratë Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD zhvilluan një protestë në Surrel, ku ndodhet edhe shtëpia e kryeministrit Edi Rama.

Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike ‘flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit,’ ata bënë thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe i kërkuan të përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion.

Balliu deklaroi se nëse Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen në Surrel.

‘Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin dhe Lubinë tënde.

Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare.

Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë’, tha Balliu.

The post “Jep dorëheqjen”, Deputetët e PD ‘marshojnë’ në Surrel: Rama ka vjedhur paratë e qytetarëve me Ergys Agasin dhe Lubinë appeared first on Albeu.com.

Vrenozi i tregon përshtypjet e tij Mirit: Ti je lojtar “me laps”, Stine nuk ka “laps”

✇Albeu
By: M C

Ilir Vrenozi në një bisedë me Mirin brenda shtëpisë i ka treguar përshtypjet e tij mbi të dhe e ka krahasur me banorin tjetër, Stine.
Vrenozi e ka cilësuar Mirin si një strateg, duke i thënë që i përllogarit lëvizjet e tij në lojë “me laps”.

“Ishte një suprizë që ti të ishe këtu. Jeni të dy secili në mënyrën e tij.

Danoça. Jeni popullor… Çfarë kam vënë re unë se ti je lojtar me laps. Por Stine nuk ka laps, ti ke laps”- i tha Vrenozi Mirit.

The post Vrenozi i tregon përshtypjet e tij Mirit: Ti je lojtar “me laps”, Stine nuk ka “laps” appeared first on Albeu.com.

Berisha për Salianjin: Kanë kaluar vijat e kuqe, ata janë të pakët! S’na merr dot kush nëpër këmbë, s’ua kemi borxh

✇Albeu
By: M C

Një nga temat e bashkëbiseduara në Foltoren e kryetarit të PD-së Sali Berisha në Korçë, ishte edhe ajo e zërave kundër në parti dhe veçanërisht lëvizja e Ervin Salianjit.

Në diskutimet nga fundi i takimit, një prej qytetarëve të pranishëm në sallë e këshilloi kryedemokratin që të kishte kujdes nga “njerëzit që mban pas vetes”.

Edhe të tjerë më herët kritikuan lëvizjen e Salianjit me qëllim dëmtimin e partisë, sikurse edhe disa zërave të tjerë kundër PD-së që kanë dalë në media.

Berisha i vuri në dijeni mbështetësit se është në dijeni të të gjithë situatës, ka informacionin e nevojshëm dhe konstatoi se ata “kanë kaluar vijat e kuqe” dhe se “po dëmtojmë partinë”.

“I kemi këta, ne pranojmë kritika, i dëgjojmë demokratët, i pranojmë. Ama ka disa që kanë kaluar vijat e kuqe. Nuk na merr dot ne kush nëpër këmbë, ka rregulla. Ne mblidhemi të gjithë bashkë, shkëmbejmë mendime, e patë ju, thotë gjithato, por këtu nuk thotë asnjë fjalë. Ndiq interesin tënd ndryshe, ne jemi parti e hapur, i themi hapur gjërat”, u shpreh ai.

Kreu i selisë blu shpjegoi se opozita ka vetëm interesat e lirisë dhe dinjitetit dhe se askush nuk mund ta marrë peng.

Ai i cilësoi zërat kundër jo vetëm të pakët, por edhe si njerëz që kanë “bizneset dhe interesat e tyre të rregullta”, që mund t’i ndjekin ato, por pa dëmtuar PD-në.

“Kjo opozitë nuk ka interesa të tjera veç lirisë dhe dinjitetit që të na e marrë ndokush peng. Ne e kuptojmë, secili mund të bëjë biznesin e vetë, mund të ketë kontratat e tij të rregullta, e kuptoj, dakord, por të na tërheqë ne, gabon rëndë, e kjo nuk mund të ndodhë kundër. Nuk u ka borxh partia atyre, do ju informoj. Unë i lexoj ato, ti ishe në listë, aq vota more për partinë. Të shprehësh problemet jam dakord, por brenda partisë, por t’i del e flet, kjo s’mund të ndodh. Por këta janë të paktë, ju siguroj”, nënvizoi ai.

Në fund, duke nënkuptuar se këta zëra i bënin shërbim Ramës dhe qeverisë së tij, ai shprehu bindjen se sikurse triumfoi me “Foltoren 1”, po fiton edhe me këtë Foltore të radhës, ku dëgjon zërin e demokratëve brenda partisë.

The post Berisha për Salianjin: Kanë kaluar vijat e kuqe, ata janë të pakët! S’na merr dot kush nëpër këmbë, s’ua kemi borxh appeared first on Albeu.com.

Qytetari-Salianjit në Shkodër: Erdha për ty këtu, nuk do vija as për Berishën apo Ramën! Nuk jam partiak, koha për t’ia lënë drejtimin të rinjve

✇Albeu
By: M C

Në fund të takimit të Ervin Salianjit, një qytetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ndodhej në këtë takim.

qyttariii

Ad

Suchen Sie nach einem Krankenpflegeabschluss
Yahoo Search
Ai theksoi se prej 3 dekadash jetonte në SHBA dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat dhe salla ishte mbushur nga të rinj.

Ai tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Berishën dhe as për Ramën, ndonëse sqaroi se nuk ishte partiak.

Qytetari: Jetoj prej 30 vitesh në SHBA, vij nga një familje e persekutuar. Nuk jam partiak. Kur pashë gjithë këtë rini duke hyrë këtu, erdha kur mora vesh që je ti (i drejtohet Salianjit), s’do vija as për Ramën, as për Berishën. Nuk jam partiak, jam kombëtar, dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Në SHBA i kam pritur Berishën, Ramën, Lulzim Bashën, Voltana Ademin, kam lobuar për çështjen shqiptare, me Clinton kam lobuar dhe më ka vlerësuar Kongresi i SHBA para 1200 shqiptarëve.

Për mua, ai që është më i miri, demokrat apo socialist, atij i dhëntë zoti forcë të marrë në dorë qeverinë shqiptare. I ka ardhur koha gjeneratës tonë që të rrijë dhe t’ua lërë drejtimin të rinjve. Zoti Salianji, një fjalë kam për ju, atje ne i ndjekim çështjet politike, krejt e lehtë nuk është me dalë atje ku je nisur se këta i kanë mbushur xhepat herët dhe nuk i zbrazin lehtë, ju jeni pa pare në xhep dhe e keni vshtirë. Por jam i kënaqur me këtë rini dhe i kërkoj rinisë të bashkohet me ty. Mos prisni se vjen Amerika dhe bën punët në shtëpinë tonë, bëjni ju këtu.

The post Qytetari-Salianjit në Shkodër: Erdha për ty këtu, nuk do vija as për Berishën apo Ramën! Nuk jam partiak, koha për t’ia lënë drejtimin të rinjve appeared first on Albeu.com.

Salianji i përgjigjet Berishës: Benet Beci, dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS! S’e njoh presionin, përballë regjimit sillen si lepurusha, te demokratët si tigra

✇Albeu
By: M C

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Shkodër, për takimin e tij të radhës me bazën demokrate në kuadër të turit të tij që ka shkaktuar “trazira” brenda partisë.

Në fjalën e tij, ai iu përgjigj Partisë Demokratike për mesazhin e dërguar demokratëve që të mos shkojnë në takimin e tij. Një koment bëri edhe për akuzat se takimin ia organizoi Benet Beci.

“Ky mesazh vjen në emër të PD dhe që bën thirrje që takimet organizohen nga Benet Beci ë rastin e Shkodrës nga një numër që paguhet nga PD, edhe nga ju dhe ne. Sms më fundit më 19 mars. Nuk iu kanë uruar as për krishtlindje, as Bajram, as për ndonjë sms kundër qeverisë por ju bëjn thirrje që të mos takohemi me njëri-tjetrin. Që duan dhe i janë qepur kolltuqeve dhe karrigeve për ti mbajtur me forcë, sic po e shihni spo ia dalin dhe nuk do tja dalin dot. Benet Beci nuk ka qenë drejtor i emëruar prej meje, por ish drejtor i emëruar prej PD dhe i mbajtur me pekule e gjak në institucionet më të rëndësishme. Këtë jemi duke thënë në cdo cep, anë e qytet që gabimet që ka bërë PD kanë bërë që PD të jetë në këtë gjendje që është për shkak të emërimeve të padrejta, mospromovimit, dhe emërimeve nepotike dhe lidhjeve familjare, si është Beci, që nga drejtor i PD sot është kryebashkiak i PS dhe pak guxojnë që ta përmendin

Rrogëtarët e PD nuk iu njohin, nuk duan të shohin sallat plot që mbushen prej pakënaqësisë që ka cdo demokrat, dhe meritën që i takon dhe rregullat e lojës që i kërkon të përcaktuara, merren edhe hidhen në kosh të plehrave. E dini që kolltukovagët të fiksuar pas karriges mendojnë se na bëjnë presion duke thënë 1 mijë çudira sic keni parë nëpër mesazhe. Presionin nuk e njoh. Nuk më ka bërë presion as Edi Rama edhe në burg. Shumica e njerëzve që përballë regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve sillen si tigra, e kanë gabim. Nuk të bën rroga e privilegjik. Më tha një mik “më mirë disa beteja edhe nëse humbin të humben me miq sesa të fitohen me të paburra.” tha ai.

The post Salianji i përgjigjet Berishës: Benet Beci, dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS! S’e njoh presionin, përballë regjimit sillen si lepurusha, te demokratët si tigra appeared first on Albeu.com.

“Jemi ende gjallë dhe në këmbë”, Berisha nga Korça: Kishin projektin “Shqipëria pa opozitë”, por ne triumfuam, u ringritëm si feniksi nga hiri

✇Albeu
By: M C

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot takimin e radhës të Foltores së tij nga qyteti i Korçës, që përkoi edhe me 35-vjetorin e themelimit të kësaj dege.

Kreu i selisë blu ka qenë i shoqëruar nga drejtues lokalë të partisë, mbështetës dhe përfaqësues të strukturave, sikurse edhe kreu politik për qarkun, deputeti Ivi Kaso dhe deputetët demokratë.

Ky takim përkoi me të njëjtën orë që ish-deputeti Ervin Salianji organizoi në Shkodër bashkëbisedimin me demokratët në Shkodër, në lëvizjen që ka nisur për riformatim të selisë blu pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Kryetari i degës lokale të PD bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë socialiste dhe apeloi për qëndresë deri në fund. Kurse kreu politik i qarkut, Kaso, akuzoi mazhorancën për skandalet e korrupsionit, duke bërë thirrje për rrëzimin e pushtetit të kthyer në regjim dhe bashkim opozitar.

Kryetari i PD-së në fjalën e tij, pasi uroi 35-vjetorin e degës së partisë në Korçë, tha se edhe pas kaq vitesh ata janë ende në këmbë.

“Gëzuar festat nga zemra, kudo që jeni, më të mirat për Korçën dhe Shqipërinë. Nderojmë në radhë të parë ata korçarë atdhetarë që u ngritën për herë të parë kundër regjimit 35 vite më parë dhe ngritën degën e parë të partisë këtu, për dinjitetin e Korçës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Dhe më tej shtoi qëllimet e Ramës dhe mazhorancës për të copëtuar opozitën:

“Ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi gjallë, në këmbë, të fortë dhe të sigurtë në fitore. Jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrë të padrejtë u morën akte brutale, të turpshme, në projektin Shqipëria pa opozitë, projekt për copëtimin e saj, me qëllimin Shqipëria pa opozitë. Për izolimin më të thellë të forcës më properëndimore në historinë e kombit, megjithatë ne triumfuam. Ne u ringritëm me kauzat tona, nga izolimi, si feniksi nga hiri u ringritëm”.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj Ramës, se ka marrë të gjitha pushtetet.

“Donin të na shkatërronin, kauzat tona u sanksionuan me 7 rezoluta. Rama donte të na zhdukte, si diktaturë, që ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij”, u shpreh kreu i selisë blu.

The post “Jemi ende gjallë dhe në këmbë”, Berisha nga Korça: Kishin projektin “Shqipëria pa opozitë”, por ne triumfuam, u ringritëm si feniksi nga hiri appeared first on Albeu.com.

Genta Ismajli rikthehet me projekt muzikorë? Ja çfarë ka thënë ajo në një intervistë

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ngjallur interes dhe emocion te publiku me deklaratat e saj të fundit, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në muzikë pas një periudhe mungese nga skena.

Gjatë një prononcimi për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, artistja ka folur hapur për situatën e saj aktuale, duke theksuar se muzika mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj.

Ajo u shpreh se ka dëshirë të madhe që t’i rikthehet projekteve të reja muzikore, sapo gjendja e saj shëndetësore të stabilizohet plotësisht.

Ismajli pranoi se kohët e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë shëndetësore, gjë që e ka detyruar të tërhiqet përkohësisht nga angazhimet artistike.

Megjithatë, ajo bëri të ditur se është nën kujdes mjekësor dhe po ndjek trajtimet e nevojshme, duke ruajtur një qasje pozitive dhe shpresëplotë për të ardhmen.

Këngëtarja theksoi se mbështetja e publikut dhe dashuria e fansave kanë qenë një motivim i madh për të, edhe në këtë periudhë më të qetë të karrierës së saj.

Sipas saj, rikthimi në skenë nuk do të jetë i nxituar, por i menduar mirë, në momentin kur ajo të ndihet plotësisht e gatshme, si fizikisht ashtu edhe artistikisht.

Genta Ismajli mbetet një nga emrat më të spikatur të muzikës shqiptare, dhe çdo lajm rreth rikthimit të saj pritet me interes të madh nga adhuruesit, të cilët shpresojnë ta shohin sërish shumë shpejt me projekte të reja dhe energjinë që e ka karakterizuar gjithmonë.

The post Genta Ismajli rikthehet me projekt muzikorë? Ja çfarë ka thënë ajo në një intervistë appeared first on Albeu.com.

❌