Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.
Ditën e djeshme revolta e banorëve kulmoi me protestën e organizuar në teatrin e qytetit, “Petro Mrko”.
Qytetarët e shumtë shkuan pikërisht aty pasi bashkia po organizon një festë të fundvitit në ambientet e teatrit për punonjësit e saj dhe kanë ndërprerë shfaqjen.
“Duam Ujë”, ishte thirrja e tyre. Ndërkohë që u tensionuan edhe me policinë që mbronte ambientet ku ishte mbledhur bashkia të festonte.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë, pasi po përballen më këtë situatë shqetësuese në prag të festave. Ata kanë paralajmëruar se nesër në orën 10:00 do të protestojnë para Bashkisë.
Ditën e djeshme Drejtori i Ujësjellësit, Ermal Murati ka bërë me dije se ende nuk është arritur të rregullohet defekti, ndërsa ka shtuar se po punohet për gjetjen e një rruge alternative për furnizimin e qytetarëve me ujë gjatë pasdites.
Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon./KM
Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një azil pleqsh në qytetin Manado, në ishullin indonezian të Sulawesi-t.
Lajmi u konfirmua sot për AFP-në nga punonjësi i shpëtimit, Jimmy Rotinsulu, i cili bëri të ditur se shumica e viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre. Sipas tij, banorët e moshuar me shumë gjasa ndodheshin duke pushuar në dhomat e tyre të dielën në mbrëmje, në momentin kur shpërtheu zjarri.
Autoritetet arritën të evakuonin 12 persona, të gjithë të padëmtuar, të cilët më pas u dërguan për kontroll mjekësor në një spital lokal.
Pamjet e transmetuara nga televizioni lokal Metro TV treguan flakët që përfshinë godinën e azilit, ndërsa banorë të zonës ndihmonin ekipet e emergjencës në evakuimin e të moshuarve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet./KM
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 98 të tjerë janë plagosur pas daljes nga shinat të Trenit Interoqeanik në rajonin e Isthmusit të Tehuantepec, në shtetin meksikan të Oaxacës. Bilanci i viktimave është përkeqësuar ndjeshëm në orët e fundit.
Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i Oaxacës, Salomón Jara Cruz, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X. “Jemi thellësisht të trishtuar nga aksidenti hekurudhor që ndodhi pranë Nizandës, në komunën e Asunción Ixtaltepec, ku udhëtonin rreth 250 persona,” shkroi ai.
Sipas autoriteteve shtetërore, 139 persona janë jashtë rrezikut për jetën, 98 janë plagosur, ndërsa 36 prej tyre po marrin trajtim mjekësor. Qeveria e Shtetit të Oaxacës ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe ka garantuar mbështetje të plotë për të prekurit nga ky aksident tragjik.
Treni Interoqeanik lidh Gjirin e Meksikës me Oqeanin Paqësor dhe konsiderohet një infrastrukturë strategjike për transportin e pasagjerëve dhe mallrave në jug të vendit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./KM
Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje mund të formojë qeverinë e ardhshme pa mbështetjen e partive opozitare. Me mbi 95% të votave të numëruara, LVV ka marrë rreth 50% të votave, që përkthehen në 55-56 deputetë dhe i nevojiten vetëm disa deputetë të pakicave jo-serbe për të siguruar shumicën.
Partia Demokratike e Kosovës ruan afro 20% të votave dhe pritet të ketë 23 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës bie në 14% dhe mund të humbasë rreth 5 deputetë nga 20 që kishte.
Ramush Haradinaj me 6% të votave mund të marrë 6 mandate, ndërsa Fatmir Limaj mbetet jashtë parlamentit, pasi nuk arriti pragun zgjedhor./ K.M
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti po shkojnë drejt fitores, me 49, 74 % ose 424, 874 vota.
Në reagimin e tij Lapaj ka uruar Kosovën për procesin demokratik.
“Urime Kosovë! U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet e deformohet vota. Hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”, shkruan Lapaj në postimin e tij në Facebook./K.M
Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Ndërsa janë numëruar mbi 97% të votave, LVV ka marrë 49,72% të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet në faqen zyrtare;
LVV ka marrë 49,72% të votave, PDK 21,19%, LDK 13,74 % dhe AAK 5,74%.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK ka marrë në këto zgjedhje 5,73 % ose 48, 630 vota. Ndërsa Lista Srpska ka marrë sipas KQZ 3,86 %. Partia Nisma Socialdemokrate ka marrë 1,71 % ose 14, 545 vota./K.M
Ekspertë të mjekësisë së gjumit paralajmërojnë se mangësia e gjumit cilësor lidhet gjithnjë e më shumë me probleme të zemrës, shtim peshe, ulje të imunitetit dhe çekuilibra hormonalë. Nuk është vetëm sasia, por oraret e paqëndrueshme që dëmtojnë trupin.
Organizmi ynë funksionon me ritme biologjike të sakta; të quajtura ritme cirkadiane. Kur këto prishen, trupi prodhon më pak melatoninë dhe më shumë kortizol, hormon stresi. Ky kombinim e vë sistemin nervor dhe atë kardiovaskular nën presion të vazhdueshëm.
Specialistët këshillojnë të ruhet një orar fiks fjetjeje dhe zgjimi, sidomos para mesnatës, për të ripërtërirë mekanizmat natyralë të rikuperimit./KM
Interi reagoi menjëherë pas humbjes në Superkupë dhe e mbylli vitin 2025 në krye të renditjes, duke mundur Atalantën 1-0 në javën e 17-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Chivu ruajti vendin e parë me 36 pikë, duke iu përgjigjur fitoreve të rivalëve direktë.
Në pjesën e parë, Interi kontrolloi lojën dhe krijoi rastet më të mira, por pa gjetur golin. Atalanta u mbrojt kompakte dhe tentoi të godasë në kundërsulm. Në fraksionin e dytë, Luis Henrique dhe Barella shpërdoruan dy mundësi të pastra.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 65-të, kur Lautaro shfrytëzoi një gabim të Gjimshiti pas asistit të Pio Espositos.
Në fund, Samardzic humbi shansin për barazim, ndërsa Interi administroi avantazhin deri në vërshëllimën finale./K.M
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ardit Bido ka njoftuar se situata në Vlorë është drejt normalizimit.
Ai nënvizon se pas më shumë se 72 orë punë intensive në terren, ka sinjale pozitive se avaria e rëndë në sistem mund të zgjidhet brenda ditës së sotme.
Reagimi i plotë:
Pas më shumë se 72 orësh pune intensive në terren, ka sinjale pozitive se avaria e rëndë në sistemin e furnizimit me ujë në Vlorë mund të zgjidhet brenda ditës së sotme.
Ka qenë një situatë e vështirë dhe e lodhshme për qytetarët. Shqetësimi i tyre është i drejtë dhe i kuptueshëm, pasi mungesa e ujit për disa ditë rresht nuk mund të jetë realiteti i një qyteti si Vlora.
Sipas informacioneve nga terreni, ndërhyrjet janë në fazën përfundimtare dhe po punohet për rikthimin gradual të furnizimit.
Është e domosdoshme që çdo zhvillim të komunikohet me transparencë dhe që kjo situatë të shërbejë si një mësim i qartë për të forcuar sistemin dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen./K.M
Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e duhura, prandaj mund te merren vendime me rëndësi. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm dhe te mos bëjnë zgjedhje te gabuara. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire kështu qe mund te keni vështirësi te mëdha.
Demi
Dite e veçante kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për mrekulli me parterin tuaj dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret duhet te tregohen me te disponueshem ndaj ftesave qe do ju bëhen dhe nuk duhet te mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar do ketë vështirësi te vogla, por asgjë për t’u alarmuar.
Binjaket
Do i jepni rëndësinë e duhur sot jetës suaj ne çift dhe gjithçka do shoje ashtu si e kishit ëndërruar. Nuk pritet te ndodhe asgjë e keqe. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë te bëjnë ndryshime. Perspektivat financiare do jene te mrekullueshme. Do i zgjidhni shume shpejt te gjithë problemet qe keni pasur.
Gaforrja
Dite goxha e tensionuar pritet te jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithsecili do kërkojë te dale e tija dhe askush nuk do hape rruge. Beqaret duhet t’i dëgjojnë edhe këshillat e miqve para se te vendosin te bëjnë një zgjedhje. Ne planin financiar do keni shume fat dhe gjendja do përmirësohet me shume sesa ju mund ta kishit menduar.
Luani
Dita e sotme do jete me e qete për ata qe janë ne një lidhje. Me ne fund do i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me patjetër te ndryshojnë status. Financat do rriten mjaft fale një ndihme te qe do iu japin familjaret. Mund te shlyeni pa frike borxhet e hershme.
Virgjeresha
Pesimizmi juaj sot ne jetën sentimentale do jete tërësisht i pajustifikuar. Nëse mbylleni ne vetvete keni për ta humbur njëherë e përgjithmonë partnerin. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe kjo mund t’iu krijoje iluzione te kota. Me financat duhet te bëni shume kujdes. Po shpenzuat pa menduar aspak për situatën ne te cilën ndodheni do keni vështirësi.
Peshorja Do keni te njëjtat ide dhe mendime me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni për gjithçka me te. Dita do jete plot diell dhe e mbushur me emocione. Beqaret do realizojnë takime mjaft interesante te cilat mund te sjellin edhe një histori dashurie te bukur. Ne planin financiar duhet te mundoheni te ruani sa te mundni ekuilibrin sepse përndryshe do keni vështirësi.
Akrepi
Do keni probleme goxha te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot dhe do ndiheni shpeshherë keq. E mira do jete te gjeni mënyrën për te folur me partnerin, jo te kërkoni ngushëllim ne krahët e dikujt tjetër. Beqaret do marrin vendime me rëndësi pas disa takimeve te mrekullueshme. Dite me shume fat për financat. Situata do jete mjaft e mire.
Shigjetari
Do përballeni me shume zhgënjime sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do vuani tej mase. Sikur te kishit bere kujdes me pare nuk do përballeshit kurrsesi me një situate te tille. Beqaret do bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Financat fatmirësisht nuk do jene te këqija edhe pse jo aq te shkëlqyera sa për te hequr shume te mëdha mënjanë.
Bricjapi
Do bekoheni nga yjet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do ece me se miri. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te gatshëm ta dëgjoni tjetrin dhe te shkëmbeni mendime për çdo gjë. Beqaret me mire t’i lënë gjerat te rrjedhin vete. Ne planin financiar do jeni shume te shpërqendruar dhe problemet mund te jene te njëpasnjëshme. Kujdes!
Ujori
Do tregoheni shume te hapur dhe te disponueshem ndaj partnerit gjate kësaj dite. Marrëdhënia ne çift nuk do ketë asgjë për çfarë te shqetësoheni. Beqaret nuk do mundin as sot ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Financat do jene delikate për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do kryeni për veshjet dhe produktet e bukurisë.
Peshqit
Do i shtoni dozat e intimitetit ne çift gjate kësaj dite dhe do kaloni çaste te lumtura ne krahët e partnerit. Shume gjera kane për te qene ndryshe për ju. Beqaret do përballen me zhgënjime te mëdha nëse nuk tregohen te matur. Te ardhurat do përmirësohet me shume nga sa mendonit. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme./K.M
Krijimi i një zone sigurie prej gjashtë miljesh (9.6 km) rreth Forest Lodge, ku Princi William dhe Kate Middleton u zhvendosën së fundmi me tre fëmijët e tyre, po shkakton reagime të forta midis banorëve të zonës së Windsor.
Sipas ankesave nga banorët dhe vizitorët e rregullt të parkut, një “zonë përjashtimi” e gjerë prej gjashtë miljesh është krijuar rreth Forest Lodge, rezidencës historike 328-vjeçare me tetë dhoma gjumi ku familja e Princit të Uellsit u zhvendos së fundmi.
Perimetri i sigurisë përfshin gardhe, kamera CCTV dhe tabela “ndalohet hyrja pa leje”, duke krijuar siç pretendojnë banorët – një “çarje të thellë” në Parkun e Madh Windsor, një zonë që deri më tani përdorej lirisht nga shëtitësit, vrapuesit dhe pronarët e qenve.
Fakti që shumë prej tyre paguajnë një tarifë vjetore prej 60 paundësh për të drejtën e hyrjes dhe të vizitave në park, e cila tani është kufizuar ndjeshëm, është veçanërisht i indinjuar. Siç thonë ata, masat u vendosën pa konsultime kuptimplote, me disa që deklarojnë se u “kapen në befasi” dhe u detyruan të pranonin ndryshime që i konsiderojnë joproporcionale.
Edhe pse nevoja për të mbrojtur familjen mbretërore merret si e mirëqenë, kritikët flasin për një “kordon të tepërt sigurie” që ndryshon karakterin e hapësirës publike dhe vendos një precedent për kufizime të mëtejshme në të ardhmen./KM
Zbulohen foto të realizuara nga teleskopi hapësinor Euclid i Agjencisë Hapësinore Evropiane.
Galaktika NGC 646 shndrit si një zbukurim festiv në qiejt e kozmosit.
Në 2026 do të publikohen edhe fotot e shkrepura si rezultat i vitit të parë të vënies në funksion të teleskopit hapësinor, ku të pranishme janë detaje të pazbuluara më parë për qindra e mijëra galaktika.
Të dhënat, sipas ESA-s, mbulojnë rreth 1900 gradë katrorë të qiellit, që përbëjnë 14% të punës komplekse që do të realizojë ky teleskop në 6 vitet e misionit të tij. Informacionet do të përqendrohen mbi krijimin e galaktikave dhe si zhvillohen e zgjerohen.
Fotoja e përzgjedhur për festat e fundvitit është ajo e galaktikës NGC 646, në yjësinë e Hidrës, që gjendet rreth 392 mln vite drite larg nga Toka dhe që vijon të largohet nga ne me një shpejtësi prej 8145 km/sek./KM
Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me zgjedhjet e shkuara që u mbajtën vetëm 9 muaj më parë.
Bedri Elezi, Drejtor i Institutit për Siguri, në një lidhje online ka komentuar nivelin e sigurisë në këto zgjedhje dhe mënyrës se si po zhvillohet procesi i votimit.
Ai ka denoncuar se ndaj qytetarëve serbë në komunat me shumicë serbe, po bëhet presion edhe nga Beogradi zyrtar, me anë të propagandë, presionit dhe shantazhit, në mënyrë që Lista Serbe të marrë më shumë vende në Parlament.
“Deri tani nuk raportohet të ketë probleme, përveç komunave me shumicë serbe, ku raportohet për presion kundrejt qytetarëve serbë, që përmes shantazhit dhe kërcënimeve kërkojnë votimin për këtë subjekt politik. Ka angazhim nga Beogradi zyrtar për preson ndaj qytetarëve serb, sidomos në “Telegram” ku shihet se mjete të ndryshme të propagandës janë të drejtuar kundrejt qytetarëve serbë. Ka angazhim të drejtë për drejtë nga Serbia që Lista Serbe të marrë vende në Kuvend.
Një numër i madh serbësh me shtetësi të dy-fishtë kanë ardhur në Kosovë për të votuar. Një numër i madh serbësh kanë vizituar familjarët në Kosovë duke u diktuar kë të votojnë. Ka edhe qytetarë të lidhur me Strukturat e Sigurisë serbe që i njoftojnë për pasojat nëse nuk do të votojnë për Listën Serbe”, tha ai./KM
Rei Manaj dhe Feta Fetai kanë fituar Superkupën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë festuar në një ndeshje të çmendur në finale, ku skuadra e tyre Al Sharjah arriti të triumfonte 3-2 kundër Al Shabab.
Sulmuesi i kuqezinjve u aktivizua si titullar në këtë sfidë duke qenë protagonist absolut. Manaj fitoi penalltinë që solli golin e barazimit për skuadrën e tij, duke këmbëngulur brenda zonës.
Ai po ashtu dha një pasim fantastik për golin e përmbysjes.
Për Manajn ishte trofeu i parë në karrierë si profesionist, pasi më parë ka triumfuar me të rinjtë e Interit.
Fundjava nuk ka qenë kaq pozitive për dy lojtarët e tjerë kuqezinj, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti. I pari shpërdoroi një 11-metërsh, duke humbur shansin që ta kalonte në avantazh ekipin e Bodrumsporit në Turqi. Ndërkohë, VAR-i ia prishi festën mbrojtësit të Kombëtares, i cili arriti të shënonte, por goli i tij u anulua për një faull në sulm./KM
Ish-kandidati i PD për deputet, Ted Kopliku ishte sot në një lidhje online, ku ka diskutuar mbi aktualitetin politik në vend, gjendjen brenda opozitës dhe skandalet e një pas njëshme me të cilat po përballet qeveria.
Ai u shpreh se dy nga skandalet më të ëmdha janë “Balluku” dhe “AKSHI” që nxorën në pah “lojën” që bëhet me tenderat dhe mënyrën se si trajtohen taksat e shqiptarëve.
Sipas tij, hetimet në lidhje me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e cila me vetëm një tender fito 50 mln euro, të çojnë në “paradhomën” e kryeministrit Edi Rama.
“Balluku dhe AKSHI dy skandale që PDi ka denoncuar shumë më herët se të hetoheshin nga PSAK. Skandalet nuk janë produktet i investigimit mediatik, por dosje të çuar nga opozita pranë drejtësisë.
Nuk është vetëm detyrë e opozitës shqiptare reagimi. Kemi pasur 4 protesta të thirrura nga 4 forca politike opozitare, shoqëria duhet të reagonte pa thirrjen e politikës. Intelektualët, janë 10 mijë vetëm në fushën e arsimit, pse kjo kategori ka heshtur? Më intereson më shumë beteja e intelektualëve se sa e opozitës.
Nuk mund të ketë zgjedhje me një qeveri ku vendimet merren nga faktorë të krimit, tenderat rriten me 50 mln si në rastin e Ballukut, Agasi ndërronte tendering nga 2 dhe 3 mln. Shqipëria s’mund të ketë zgjedhje të lira pa një qeveri teknike.
Propaganda është një nga shtyllat kryesore që mban në këmbë këtë regjim. Devijimi i vëmendjes në ngjarje e elementë që nuk kanë ndikim në jetën e qytetarëve, kur megaskandalet janë Balluku dhe AKSHI.
Balluku ministre e zgjedhur, që me një tender fiton 50 mln. Është njeriu më i besuar i Ramës dhe hetimi ndaj saj të çon në paradhomën e kryeministrit. Edhe ratsi I AKSHI, nuk bëhet fjalë për 700 mln euro menaxhim të Argys Agasit, ai vendoste drejtorët dhe fituesit e tenderave. Ky është rrezik për vendin tonë dhe NATOn.
As në filma nuk i shohim ata që dalin çdo ditë nga përgjimet e Agasit, Ballukut dhe drejtorëve të saj”, tha ai./KM
Në skenat teatrale të shumë qyteteve europiane dhe rajonale po shfaqet një risi që po tërheq vëmendjen e publikut të ri: teatri imersiv 360°. Në vend të skenës tradicionale, ku aktorët interpretojnë nga një distancë e sigurt, shfaqjet po organizohen në hapësira të hapura, sallone të rrethuara, tunele arti dhe lokacione të pazakonta ku publiku lëviz, ndërvepron dhe bëhet pjesë e tregimit.
Ky model i ri artistik synon të thyejë barrierën mes interpretuesit dhe shikuesit. Aktorët veprojnë pranë publikut, shpesh duke i përfshirë në dialog, duke ndryshuar ulëritjet klasike dhe duke krijuar një përvojë që duket më shumë si një udhëtim narrativ sesa një shfaqje e zakonshme. Për brezat që janë mësuar me përjetime interaktive në internet dhe videolojëra, kjo formë teatrore ofron një emocion fizik dhe të papërsëritshëm.
Kritikët e artit e shohin këtë si një mënyrë shpëtimi për teatrin modern, i cili prej vitesh po përballet me konkurrencën e platformave digjitale dhe uljen e interesit tek të rinjtë. Duke i kthyer spektatorët në bashkautorë, teatri po fiton identitet të ri: jo thjesht një vend për të parë, por një vend për të jetuar historinë.
Në kohën kur ekrani na jep gjithçka në distancë, arti po përgjigjet duke na afruar fizikisht me vetë skenën — si një thirrje për t’u rikthyer në përjetim, jo vetëm në konsum./KM
Një 42-vjeçar është arrestuar në Vau i Dejës pas një incidenti në fshatin Hajmel, ku kishte bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e automjeteve gjatë një aktiviteti festiv.
Shtetasi A. P. kundërshtoi punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit fizik, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestruar gjithashtu municione luftarake.
Pas veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë urdhëroi arrestimin e tij për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftim:
Kishte bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë detyrës për kontroll fizik, pasi kishte me vete një sasi lënde narkotike, arrestohet një 42-vjeçar.
Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.
Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë bëri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në Dejë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./KM
Pas minimalizmit material, vjen minimalizmi social – një lëvizje që synon reduktimin e njerëzve, eventeve dhe angazhimeve që nuk sjellin vlerë emocionale. Psikologët po e quajnë “detoks social”: largimin nga bisedat sipërfaqësore, marrëdhëniet e lodhshme dhe komunikimet që shterojnë energjinë.
Ky transformim po shfaqet kryesisht tek brezi i ri që është i lodhur nga mbi-ndërlidhja digjitale. Me më pak zhurmë sociale, thonë specialistët, rritet qartësia emocionale, performanca profesionale dhe vetëvlera. Bizneset e kanë kuptuar menjëherë dhe po krijojnë shërbime, evente dhe aplikacione që premtojnë një gjë: jetë me më pak, por më mirë./KM
Viti 2026 pritet të jetë viti i madh për eksplorimin hapësinor. Nëse planet e NASA-s ecin sipas parashikimeve, katër astronautë do të fluturojnë rreth Hënës në një mision 10-ditor, duke u bërë njerëzit e parë që i afrohen satelitit tonë natyror që nga epoka e Apollo-s.
Misioni i njohur si Artemis II pritet të nisë që në shkurt të vitit 2026. Ky fluturim do të shërbejë si prova vendimtare për:
Raketën SLS (Space Launch System), gjenerata e re e raketave të NASA-s.
Anijen kozmike Orion, e cila do të mbajë ekuipazhin për herë të parë në hapësirë.
Gara hapësinore dhe objektivat strategjikë
Rikthimi në Hënë është bërë një prioritet kyç, veçanërisht në kuadër të rivalitetit me Kinën, e cila synon të dërgojë astronautët e saj në sipërfaqen hënore deri në vitin 2030.
Administrata e re e SHBA-ve ka udhëzuar NASA-n që të përshpejtojë planet për një prani të përhershme amerikane në hapësirë.
Administratori i ri i NASA-s, Jared Isaacman, konfirmoi se qëllimi nuk është thjesht një vizitë e shkurtër, por ndërtimi i infrastrukturës për qëndrime afatgjata, që do të shërbejnë si urë lidhëse për misionet e ardhshme drejt Marsit.
Kush janë katër “të përzgjedhurit”?
Ekuipazhi përbëhet nga tre astronautë të NASA-s dhe një i Agjencisë Hapësinore Kanadeze:
Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, veteranë që kthehen për herë të dytë në hapësirë.
Jeremy Hansen, astronauti kanadez që bën debutimin e tij në fluturimet hapësinore.
Shkenca pas misionit: Pse na duhet Hëna?
Për shkencëtarët, Hëna është një “arkivë” e paprekur e historisë së sistemit tonë diellor. Ndryshe nga Toka, ku moti dhe tektonika e pllakave fshijnë gjurmët e lashta, terreni hënor ka mbetur i pandryshuar për rreth 4.5 miliardë vjet.
Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë origjinën e ujit në Hënë.
Misionet pasuese (Artemis III në 2027) synojnë Polin e Jugut, ku mendohet se ka rezerva të mëdha akulli, jetik për bazat e ardhshme.
Sfidat dhe rreziqet
Pavarësisht optimizmit, misioni Artemis II mbart rreziqe të larta. Kjo është hera e parë që sistemi i mbështetjes së jetës dhe teknologjitë e reja do të testohen me njerëz në bord.
Çdo dështim mund të bënte që i gjithë programi të kthehej në pikën zero./KM