❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbi 100 mijë viza të lëshuara në Gjermani, mbi 7 mijë për qytetarët e Kosovës



Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin, këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për pesë kombësitë me më shumë aplikime.

Më së shumti vizat u dhanë për turqit (14.907) dhe sirianët (13.148), të ndjekur nga qytetarë nga India (9.286), Kosova (7.143) dhe Shqipëria (4.426).

E drejta për bashkimin familjar në Gjermani kryesisht vlen vetëm për familjen bazë, që do të thotë bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur.

E drejta për bashkimin familjar në Gjermani përgjithësisht vlen vetëm për familjen bazë, që do të thotë bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur.

Ekzistojnë përjashtime për raste të vështira dhe, që nga një reformë në mars 2024, edhe për prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar me kualifikim të lartë që mund të sigurojnë në mënyrë të pavarur jetesën e të gjithë familjes.

Në korrik, qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD e pezulloi ribashkimin familjar për dy vjet për personat me status mbrojtjeje të kufizuar - ndryshe nga refugjatët e njohur.

Vetëm në "raste të vështira" atyre u lejohet ende të sjellin bashkëshortët/et e tyre, fëmijët e mitur si edhe, në rastin e të miturve të pashoqëruar, prindërit e tyre në Gjermani./Deutsche Welle/

Me nderime ushtarake varroset Jahja Mustafa, babai i Sali MustafĂ«s – Calit



Sot, nĂ« varrezat e RimanishtĂ«s, u varros me nderime ushtarake dhe me pjesĂ«marrje tĂ« lartĂ« qytetare Jahja Mustafa, babai i Sali MustafĂ«s – Calit.

Në emër të familjes dhe shokëve, veprimtari Valon Murati mbajti fjalimin përshëndetës.

“Jemi mbledhur pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« lamtumirĂ«n e fundit njĂ« njeriu tĂ« dashur, njĂ« familjari tĂ« mirĂ«, njĂ« babai tĂ« pĂ«rkushtuar, i cili njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« jetĂ«s sĂ« tij, duke qenĂ« se e gjithĂ« familja – nĂ« krye me Calin tonĂ« tĂ« dashur – ka qenĂ« e angazhuar nĂ« veprimtarinĂ« patriotike, natyrisht qĂ« ka qenĂ« edhe vetĂ« i pĂ«rfshirĂ«. ShtĂ«pia e tij ka qenĂ« njĂ« prej bazave mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« PrishtinĂ«.

Kur humbim një njeri të dashur, humbim diçka edhe nga vetja jonë. Ne varrosim edhe një pjesë të vetes sonë.

Dhimbja Ă«shtĂ« e madhe, por sot ajo Ă«shtĂ« e trefishtĂ«. ËshtĂ« e trefishtĂ« sepse po humbim bacĂ«n Jah, njĂ« njeri tĂ« dashur, i cili ka dhĂ«nĂ« kontribut dhe shtĂ«pia e tĂ« cilit ka qenĂ« shtĂ«pi e madhe e lirisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Por po ndjejmĂ« dhimbje edhe sepse Cali nuk Ă«shtĂ« kĂ«tu. Nuk e kemi djalin e tij, shokun tonĂ« tĂ« dashur, njĂ« nga njerĂ«zit mĂ« kontribuues pĂ«r lirinĂ« qĂ« e gĂ«zojmĂ« sot.

Dhimbja është edhe më e madhe sepse ai nuk është këtu për shkak të një padrejtësie të madhe që po na shkaktohet. Një padrejtësi që e bën dhimbjen edhe më të rëndë. Cali nuk është këtu sepse është dënuar në mënyrë të padrejtë, fatkeqësisht nga një gjykatë e padrejtë, e cila flet në emrin tonë, por nuk vepron në emrin tonë.

Ai nuk Ă«shtĂ« kĂ«tu edhe pse Ă«shtĂ« dĂ«nuar padrejtĂ«sisht. Me asnjĂ« rregull dhe me asnjĂ« parim ndĂ«rkombĂ«tar nuk do tĂ« duhej t’i ndalohej tĂ« vinte dhe ta shihte babanĂ« e tij nĂ« shtratin e vdekjes. Po ashtu, nuk do tĂ« duhej tĂ« ndalohej qĂ« tĂ« ishte sot kĂ«tu, nĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« fundit, dhe tĂ« ndahej me babanĂ« e tij me dinjitet”.


Kongresisti Lawler, Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake



Kongresisti republikan, Mike Lawler, ka thĂ«nĂ« se mbĂ«shtetja e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r KosovĂ«n mbetet e “fortĂ« dhe dypartiake” nĂ« Kongresin amerikan, nĂ« njĂ« letĂ«r dĂ«rguar kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti.

NĂ« letĂ«r, tĂ« cilĂ«n Qeveria nĂ« detyrĂ« e publikoi tĂ« premten nĂ« Facebook, thuhet: “Veprimet e fundit legjislative, duke pĂ«rfshirĂ« miratimin e Ligjit pĂ«r Autorizimin e Mbrojtjes KombĂ«tare pĂ«r vitin fiskal 2026, nĂ«nvizojnĂ« pĂ«rkushtimin e vazhdueshĂ«m tĂ« AmerikĂ«s ndaj sĂ« ardhmes euro-atlantike tĂ« KosovĂ«s”.

Përpjekjet e tilla, thuhet tutje në letër, janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Ai po i referohej një Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, që u nënshkrua në ligj nga presidenti Donald Trump, javën e kaluar, në të cilin Kosovës dhe Serbisë gjithashtu u kërkohet ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2023.

Kjo letër vjen pasi Lawler e kishte takuar Kurtin gjatë vizitës së tij në Uashington në shtator, për çka e falënderoi në letër.

Komentet e kongresistit republikan vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së pësuan goditje gjatë vitit 2025, kryesisht për shkak të vendimeve të Kurtit për ta shtrirë sovranitetin në veriun e banuar me shumicë serbe pa bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare.

Madje këto veprime çuan në pezullimin paafat të një dialogu të planifikuar strategjik mes dy vendeve.

Kurti i ka arsyetuar kĂ«to veprime si nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n dhe ligjet e KosovĂ«s dhe sĂ« voni ka thĂ«nĂ« se marrĂ«dhĂ«niet me SHBA-nĂ« “janĂ« shumĂ« tĂ« mira” dhe qĂ« mospajtimet kryesore kanĂ« pasur tĂ« bĂ«jnĂ« gjithmonĂ« lidhur me SerbinĂ« dhe strukturat e saj, dhe asnjĂ«herĂ« pĂ«r çështje bilaterale.

MĂ« 11 dhjetor, Kurti tha, po ashtu, se sa u pĂ«rket mbrojtjes dhe sigurisĂ«, raportet “kurrĂ« nuk kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« mira”.



Trainkos shlyen mbi 206 mijë euro obligime ndaj ATK-së, borxhi total arrin mbi 1 milion euro



Ndërmarrja publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa konkretë për shlyerjen e një pjese të konsiderueshme të obligimeve ndaj Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në vlerë prej 206,343.72 euro.

NĂ« njĂ« njoftim zyrtar tĂ« dĂ«rguar stafit dhe pĂ«rfaqĂ«suesve sindikalĂ«, kryeshefi ekzekutiv i Trainkos, Agron Statovci, bĂ«n tĂ« ditur se kĂ«to mjete janĂ« siguruar pĂ«rmes kursimeve tĂ« realizuara nga masat pĂ«r menaxhim racional tĂ« shpenzimeve. Me kĂ«tĂ« pagesĂ« synohet tĂ« mbulohen kontributet e papaguara pĂ«r rreth 15 muaj, tĂ« trashĂ«guara nga ish-menaxhmenti pĂ«r periudhĂ«n 2020–2022 dhe janar–prill 2023.

Sipas të dhënave zyrtare, në momentin e marrjes së menaxhimit, obligimet e Trainkos ndaj ATK-së përbëheshin nga: Obligime bazë: 633,235.34 euro, ndëshkime: 218,194.88 euro, interes: 227,575.13 euro

Kjo e çon totalin e borxhit ndaj ATK-së në 1,079,005.35 euro.

NĂ« njoftim theksohet se, pĂ«rveç borxheve tatimore, ekzistojnĂ« edhe obligime ndaj operatorĂ«ve ekonomikĂ«, si pasojĂ« e keqmenaxhimit tĂ« periudhave tĂ« kaluara. Po ashtu, rikujtohet se nĂ« vitin 2020 linja hekurudhore FushĂ« KosovĂ« – Hani i Elezit ka qenĂ« e mbyllur pĂ«r shkak tĂ« rehabilitimit, ndĂ«rsa operimi ka vazhduar me numĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ« trenash, duke ruajtur fluks tĂ« pandryshuar tĂ« shĂ«rbimeve.

Trainkos bën të ditur se gjatë vitit 2024 punonjësit kanë përfituar rritje pagash, bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve, të miratuar më 30 shtator 2025. Rritja përfshin 30 euro shtesë në pagën bazë për të gjithë punonjësit dhe 2.5 euro shtesë për çdo ditë pune, deri në një maksimum prej 85 euro.

Kurti takon të rinjtë e komunitetit rom



Kryeministri Albin Kurti, shoqëruar nga partnerët qeverisës, Albert Kinolli dhe Sejnur Veshall, takoi të rinj nga komuniteti rom.

NĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim tĂ« ngrohtĂ«, Kurti tha se kĂ«ta tĂ« rinj vlerĂ«suan qĂ« sllogani i PRBK-sĂ« “ËshtĂ« koha jonĂ«â€, merr kuptim tĂ« plotĂ« vetĂ«m shoqĂ«ruar nga ai i LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, “Mos lĂ«sho pe”.

"Në këtë frymë, u theksua edhe një herë se fitorja edhe më të madhe më 28 dhjetor, si dhe vazhdimësia e projekteve zhvillimore e ndërtimi j shoqërisë gjithëpërfshirëse, arrihet vetëm me mbështetjen e secilit qytetar", thuhet në njoftimin e LVV-së.

LVV gjobitet me 6 mijë euro nga PZAP për shkelje gjatë fushatës zgjedhore



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe ka gjobitur subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 6,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të datës 25.12.2025, PZAP ka shqiptuar gjobën ndaj LVV-së për shkak të përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale nga kandidatët e saj për deputetë.

Vendimi vjen pas shqyrtimit të ankesave të LDK-së me numra ZP.Anr.41/2025, ZP.Anr.43/2025 dhe ZP.Anr.45/2025.

Në arsyetim thuhet se kandidatja Arbëre Nagavci ka shfrytëzuar zyrën e saj si ministre në detyrë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për fushatë zgjedhore, ndërsa kandidati Hysen Durmishi ka përdorur pronën publike në rastin e një aktiviteti në Mitrovicë për përfitim elektoral.

PZAP ka konstatuar se këto veprime përbëjnë shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht nenit 36, paragrafi 1, si dhe dispozitave të Rregullores Zgjedhore Nr.07/2024 që rregullojnë fushatën zgjedhore, monitorimin dhe deklarimin financiar.

LVV obligohet që gjobën prej 6,000 eurosh ta paguajë brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Festat e fundvitit, të huajt zgjedhin Durrësin



Hotelet në Durrës kanë përfunduar përgatitjet për festat e fundvitit. Interesi për të kaluar natën e Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve është i lartë, ndërsa këtë vit vihet re një prani më e madhe e turistëve të huaj që kanë zgjedhur Durrësin për këto festa.

Sipas operatorëve turistikë, kapacitetet e hoteleve në zonën e plazhit janë ezauruar në rreth 90 për qind të kapacitetit të tyre.

“KĂ«tĂ« vit kemi njĂ« risi, qĂ« viti i ri ka pasur njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« huajsh pĂ«r tĂ« festuar nĂ« ShqipĂ«ri. Pra kemi 90% tĂ« rezervimeve janĂ« nga shtetas tĂ« huaj, tĂ« cilĂ«t janĂ« shtetas bullgarĂ«, gjerman, por edhe anglez. GjĂ«ja e veçantĂ« Ă«shtĂ« qĂ« kemi njĂ« grup nga Amerika, prej rreth 40 personash, tĂ« cilĂ«t kanĂ« vendosur tĂ« festojnĂ« vitin e ri nĂ« ShqipĂ«ri”, tha Blerim Norja, operator turistik.

HoteleritĂ« janĂ« pĂ«rgatitur me programe tĂ« veçanta artistike dhe festive pĂ«r t’i ofruar njĂ« atmosferĂ« tĂ« veçantĂ« klientĂ«ve.

“Ajo gjĂ«ja qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« interesante dhe qĂ« tĂ«rheq mĂ« shumĂ« Ă«shtĂ« tradita shqiptare, pasi mĂ«nyra se si ne festojmĂ« dhe mĂ«nyra se si ne organizojmĂ« Ă«shtĂ« 100% traditĂ«. Pra, kemi menunĂ« tonĂ« tĂ« pa negociueshme, pra menu tradicionale shqiptare qĂ« nuk mungon kurrĂ« bakllavaja, gjeli i detit, byrek me qumĂ«sht
 por dhe mĂ«nyra se si orgaziojmĂ« festĂ«n qĂ« Ă«shtĂ« muzikĂ« shqiptare, valle shqiptare dhe kostume tradicionale shqiptare. Pra, çdo gjĂ« 100% traditĂ«â€, shton Norja.

Durrësi vijon të forcohet si një destinacion turistik ndërkombëtar, duke tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Kulinaria, traditat dhe mikpritja mbeten ndër vlerat më të vlerësuara nga turistët e huaj./Tv Klan

Ismaili: Përçarja politike ka ndarë edhe familje, Hamza është kandidati i bashkimit dhe i përafrimit



Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur për klimën politike në vend dhe pritjet nga zgjedhjet e ardhshme.

Ismaili tha se qeverisja aktuale ka instaluar një klimë të thellë polarizimi, e cila, sipas tij, ka depërtuar edhe brenda familjeve kosovare. Ai theksoi se përçarja nuk ka qenë vetëm politike, por ka prekur çdo zë ndryshe në shoqëri.

“Ky konflikt nuk ka qenĂ« vetĂ«m me partitĂ« politike, por me kĂ«do qĂ« ka pasur mendim ndryshe – shoqĂ«rinĂ« civile, mediat, intelektualĂ«t, sociologĂ«t apo ekonomistĂ«t. NĂ«se nuk ke menduar njĂ«jtĂ«, je sulmuar,” tha Ismaili.

Sipas tij, Bedri Hamza përfaqëson të kundërtën e kësaj qasjeje.

Ai vlerësoi se Hamza ka pasur gjithmonë rol bashkues dhe ka punuar për krijimin e konsensusit në vend.

“Z. Hamza çdo herĂ« ka pasur rol nĂ« drejtim tĂ« krijimit tĂ« konsensusit dhe bashkimit,” u shpreh Ismaili.

Ai shtoi se kjo është një nga arsyet kryesore pse qytetarët sot po kërkojnë stabilitet dhe normalitet politik, si dhe politika që përmirësojnë mirëqenien e familjeve.

Ismaili theksoi se besimi i qytetarëve ndaj Bedri Hamzës lidhet edhe me pritjet për ulje të çmimeve, politika që lehtësojnë barrën e faturave të energjisë elektrike, rritje pagash dhe investime që përmirësojnë strukturën ekonomike të vendit.

“TĂ« gjitha kĂ«to janĂ« iniciativa qĂ« e shtyjnĂ« KosovĂ«n pĂ«rpara,” pĂ«rfundoi Ismaili.

Osmani: Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, bëri të ditur se shumë shpejt në Washington do ta nënshkruajnë edhe heqjen reciproke të vizave me Bahamas, shtetin që së fundmi e njohu shtetësinë e Kosovës.

“Vazhduam nĂ« Bahamas ku morĂ«m njohjen nga ky shtet. Lidhjen e marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike dhe po ashtu kemi arritur dakordim me kryeministrin e Bahamas pĂ«r heqjen reciproke tĂ« vizave qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« lajm shumĂ« i mirĂ« dhe kjo marrĂ«veshje do tĂ« nĂ«nshkruhet sĂ« shpejti kĂ«tu nĂ« Washington D.C”, deklaroi Osmani pas takimit me zĂ«vendĂ«ssekretarin amerikan tĂ« Shtetit.

Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani të premten e 19 dhjetorit.

Ajo ka bërë të ditur se në kryeqytetin e Bahamas ka nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me ishullin që gjendet në Karaibe.


Abdixhiku: Kur shteti bllokohet,  qytetet si Suhareka mbeten pa investime e përkrahje



“Kur shteti bllokohet, qytetet si Suhareka mbeten pa investime, projekte dhe pĂ«rkrahje”, ka deklaruar i pari i LDK-sĂ«, njĂ«herĂ«sh kandidati pĂ«r KryeministĂ«r Lumir Abdixhiku, gjatĂ« tubimit nĂ« SuharekĂ«.

Ai kritikoi çasjen e qeverisë në detyrë karshi zhvillimit, dhe jo vetëm.

“Viti i fundit ka qenĂ« vit i bllokadĂ«s institucionale, ndĂ«rsa pesĂ« vitet e fundit kanĂ« qenĂ« vite tĂ« humbura pĂ«r KosovĂ«n. Institucionet janĂ« paralizuar. Vendimmarrja Ă«shtĂ« bllokuar”, tha ai.

Abdixhiku po ashtu potencoi se konfliktet politike dhe shkeljet kushtetuese kanë prodhuar pasiguri.



Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së



Gjykata Supreme, ka shfuqizuar dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së për shkak të shkeljes së parimit të barazisë dhe meritokracisë.

"Kolegji i GjykatĂ«s Supreme e ka aprovuar si tĂ« bazuar padinĂ« e B.P., nga P., e paraqitur kundĂ«r tĂ« paditurit: Universiteti i PrishtinĂ«s “Hasan Prishtina”. ËshtĂ« shpallur i paligjshĂ«m dhe Ă«shtĂ« shfuqizuar neni 153 paragraf 3 dhe 4 i Statutit tĂ« Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s (UP). ËshtĂ« shpallur i paligjshĂ«m dhe Ă«shtĂ« shfuqizuar neni 7 paragraf 6 i Rregullores nr.2/254, pĂ«r Procedurat VlerĂ«suese pĂ«r Angazhimin e BashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« JashtĂ«m nĂ« Universitetin PrishtinĂ«", njofton Supremja.

Gjykata Supreme pas shqyrtimit të nenit 153 paragraf 3 dhe 4 të Statutit të Universitetit të Prishtinës dhe nenit 7 paragraf 6 të Rregullores nr. 2/254, për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin e Prishtinës, ka konstatuar se dispozitat e sipërcituara janë të paligjshme.

Gjykata vlerëson se këto dispozita vendosin ndalesa absolute dhe automatike për angazhimin e kandidatëve që kanë familjarë të punësuar ose të angazhuar në njësinë akademike përkatëse, pa një vlerësim dhe identifikim konkret të konfliktit të interesit. Kjo qasje shkel parimet e barazisë, meritokracisë, dhe ndalimin e diskriminimit të garantuara me Kushtetutë.

Duke pasur parasysh se Ligji Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë dhe Ligji Nr. 06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, parashikojnë mekanizma proporcionale dhe të rastit për shmangien e konfliktit të interesit, masat e parashikuara me Statut dhe Rregullore janë jo proporcionale, jo të nevojshme dhe cenojnë të drejtat e individëve për të konkurruar dhe për të ushtruar funksione akademike. Në këtë mënyrë, Gjykata arrin në përfundimin se neni 153 paragraf 3 dhe 4 i Statutit të UP-së dhe neni 7 paragraf 6 i Rregullores nr. 2/254 duhet të shfuqizohen.

Gjykata vlerëson se dispozitat e kontestuara tejkalojnë qëllimin legjitim të parandalimit të konfliktit të interesit dhe nepotizmit, duke vendosur ndalesa të përgjithshme dhe absolute, pa marrë parasysh rrethanat konkrete të rastit.

Gjithashtu, Gjykata vlerëson se këto dispozita bien ndesh me parimin mundësive të barabarta për të gjithë individët për të konkurruar për pozita akademike, si dhe me parimet e meritokracisë dhe transparencës në procesin e angazhimit, të garantuara me nenin 7 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik dhe me nenin 2 të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë. Përjashtimi i automatizuar i kandidatëve për shkak të lidhjeve familjare krijon një diskriminim të drejtpërdrejtë, duke cenuar të drejtën e individit për të ushtruar funksione akademike në mënyrë të barabartë dhe sipas meritës.

"Gjykata thekson se nepotizmi dhe konflikti i interesit nuk janë nocione identike, dhe se ekzistenca e një lidhjeje familjare, në vetvete, nuk përbën automatikisht nepotizëm. Nepotizmi presupozon favorizim të padrejtë në procesin vendimmarrës, ndërsa në rastin konkret, dispozitat e kontestuara parandalojnë në mënyrë paraprake dhe absolute edhe situata në të cilat nuk ekziston asnjë ndikim real apo i mundshëm në procesin e vlerësimit", thuhet në komunikatëne Supremes.

Berat Rukiqi: Rënie e qarkullimit të bizneseve prodhuese me 200 milionë euro



Kandidati për deputet nga LDK, Berat Rukiqi, ka reaguar sërish lidhur me gjendjen ekonomike dhe sektorin e prodhimit në Kosovë, duke theksuar rënie të ndjeshme të qarkullimit të bizneseve prodhuese.

“Edhe njĂ«herĂ« pĂ«r Hekuranin. Shiko pak qarkullimin e bizneseve qĂ« prodhojnĂ«. Ka rĂ«nie nĂ« raport me vitin e kaluar”, ka shkruar Rukiqi.

Sipas tij, qarkullimi i kĂ«tyre bizneseve ka shĂ«nuar njĂ« ulje prej rreth 200 milionĂ« euro, qĂ« pĂ«rkthehet nĂ« −9% krahasuar me vitin 2024, duke rĂ«nĂ« nga 1.9 miliardĂ« euro nĂ« 1.7 miliardĂ« euro.

Rukiqi e ka paraqitur këtë të dhënë si tregues shqetësues për ekonominë dhe prodhimin vendor.


Xhavit Haliti, i vetmi nga Shtabi i PĂ«rgjithshĂ«m i UÇK-sĂ« qĂ« garon pĂ«r deputet



Xhavit Haliti Ă«shtĂ« njĂ« nga themeluesit e UÇK-sĂ«.

Pas goditjeve politike ndaj krerĂ«ve tĂ« luftĂ«s nga Gjyka ta Speciale, ai mbetet i vetmi ish-anĂ«tar i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« UÇK-sĂ« qĂ« garon pĂ«r deputet tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, nga radhĂ«t e PDK-sĂ«, me numrin 14.

Gjatë luftës çlirimtare, roli i tij ishte vendimtar në diplomaci.

Xhavit Haliti ishte ura lidhĂ«se mes UÇK-sĂ« dhe diplomacisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, duke ndĂ«rtuar kontakte tĂ« drejtpĂ«rdrejta me diplomatĂ« amerikanĂ« dhe evropianĂ«, nĂ« njĂ« kohĂ« kur fati i KosovĂ«s vendosej nĂ« tavolina tĂ« mĂ«dha.

RĂ«ndĂ«sia e tij strategjike u konfirmua edhe nĂ« proceset gjyqĂ«sore nĂ« HagĂ« ndaj krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, kur John Duncan, ish-kĂ«shilltar i ish-komandantit suprem tĂ« NATO-s, Wesley Clark, e cilĂ«soi Xhavit Halitin si person me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r NATO-n, duke kĂ«rkuar qĂ« çdo diskutim pĂ«r tĂ« tĂ« zhvillohej nĂ« seancĂ« tĂ« mbyllur.

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë



ËshtĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar situata nĂ« protestĂ«n e opozitĂ«s nĂ« bulevardin DĂ«shmorĂ«t e Kombit nĂ« kryeqytet.

Protestuesit kanë hedhur molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha.

Pas kësaj janë shtuar forcat policore në protestë.

Forcat Shqiponja dhe FNSH i bashkohen forcave të rendit.

Përshkallëzohet situata, hidhet molotov në derën e

Protestuesit kanë tërhequr gardhin që policët kishin vendosur para turmës së protestuesve, para kryeministrisë

Shoqërohet nga policia një protestues që hodhi molotov drejt kryeministrisë.

Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë./A2 CNN

Përshkallëzohet situata, hidhet molotov në derën e

Operacion ndërkombëtar, arrestime në Suedi - prona dhe para të konfiskuara në Kosovë



Prokuroria suedeze në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë kryer një operacion ndaj një personi i dyshuar për krim të organizuar, pastrim të parave dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Një person është arrestuar të enjten në zonën e Göteborgut, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të zhvilluar nga disa institucione shtetërore suedeze. I dyshuari ndodhet tani në paraburgim dhe akuzohet për vepër penale trafikim të narkotikëve si dhe për pastrim parash.

Paralelisht me arrestimin në Suedi, janë kryer kontrolle dhe bastisje në Kosovë, ku me mbështetjen e policisë dhe prokurorisë janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, përfshirë prona të paluajtshme, shuma të mëdha parash të gatshme dhe një automjet.

Sipas autoriteteve suedeze, gjatë operacionit janë siguruar prova edhe në Suedi, përfshirë objekte me vlerë dhe materiale digjitale, të cilat do të shërbejnë për vazhdimin e hetimeve dhe analiza më të thelluara të rrjedhave financiare.

Operacioni i koordinuar është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Kosovës, bashkëpunim që autoritetet suedeze e kanë cilësuar si vendimtar për suksesin e aksionit.

“Jemi nĂ« ofensivĂ« nĂ« punĂ«n pĂ«r konfiskimin e pasurive dhe po pĂ«rdorim legjislacionin e ri pĂ«r tĂ« goditur asetet brenda dhe jashtĂ« vendit. BashkĂ«punimi me ProkurorinĂ« Speciale tĂ« KosovĂ«s ka qenĂ« shumĂ« profesional dhe me gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«, gjĂ« qĂ« na ka mundĂ«suar tĂ« sekuestrojmĂ« prona, para tĂ« gatshme dhe njĂ« automjet nĂ« kĂ«tĂ« rast", ka deklaruar prokurori shtetĂ«ror Daniel Larson nga Autoriteti Suedez pĂ«r Krime Ekonomike.

Autoritetet suedeze bëjnë të ditur se ndërhyrja e së enjtes është rezultat i një hetimi afatgjatë, ku kanë bashkëpunuar disa institucione me qëllim goditjen dhe pengimin e krimit të organizuar, si dhe konfiskimin e fitimeve të paligjshme, si brenda Suedisë ashtu edhe jashtë saj.

“Krimi nuk duhet tĂ« shpĂ«rblehet dhe nuk ka rĂ«ndĂ«si nĂ«se dikush pĂ«rpiqet t’i fshehĂ« fitimet kriminale jashtĂ« vendit. Ne i gjejmĂ« ato dhe synimi ynĂ« Ă«shtĂ« t’i konfiskojmĂ«â€, ka theksuar Tomas Stakeberg Jansson, shef i policisĂ« nĂ« rajonin PerĂ«ndimor tĂ« SuedisĂ«.

Hetimet paraprake po udhëhiqen nga prokurorët shtetërorë Daniel Larson nga Autoriteti për Krime Ekonomike dhe HÄkan Larsson nga Njësia Kombëtare kundër Krimit Ndërkombëtar dhe të Organizuar (RIO), në kuadër të Prokurorisë Suedeze./Telegrafi/


IPK arreston një zyrtar policor për ryshfet në Pikën Kufitare në Vërmicë



Inspektorati Policor i KosovĂ«s (IPK) ka arrestuar sot njĂ« zyrtar policor nĂ«n dyshimin pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Marrje ryshfeti”, si dhe njĂ« qytetar, shtetas i RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ«, i dyshuar pĂ«r “DhĂ«nie ryshfeti”.

Sipas IPK-sĂ«, bazuar nĂ« hetimet fillestare, dyshohet se zyrtari policor, gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s zyrtare nĂ« Stacionin e PolicisĂ« Kufitare nĂ« VĂ«rmicĂ«, ka pranuar pĂ«rfitim financiar pĂ«r t’i mundĂ«suar hyrjen nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s njĂ« qytetari tĂ« SerbisĂ«, ndonĂ«se kĂ«tij tĂ« fundit i ishte ndaluar paraprakisht hyrja nĂ« KosovĂ«.

Pas pranimit të informacioneve të para për rastin, hetuesit e IPK-së kanë nisur menjëherë hetimet me autorizim dhe në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative në terren, zyrtari policor është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

NĂ« lidhje me tĂ« njĂ«jtin rast, Ă«shtĂ« arrestuar edhe qytetari – shtetas i RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ« – ndaj tĂ« cilit Ă«shtĂ« iniciuar procedurĂ« penale pĂ«r veprĂ«n “DhĂ«nia e ryshfetit”, ndĂ«rsa edhe atij i Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit pĂ«r 48 orĂ«./Telegrafi/


Presidenca jep detaje për takimin e Osmanit me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.

Presidenca njofton se gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për vizionin e Presidentit Trump që dialogu të bazohet në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.

Presidentja Osmani foli poashtu edhe pĂ«r zhvillimet e fundit, situatĂ«n e sigurisĂ« nĂ« rajon, si dhe pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e shtyrjes pĂ«rpara tĂ« Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA, si njĂ« platformĂ« thelbĂ«sore pĂ«r forcimin e partneritetit dypalĂ«sh dhe avancimin e bashkĂ«punimit nĂ« fushat me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gatishmërinë për të vazhduar punën e ngushtë me Administratën e Presidentit Trump, siç është reflektuar përmes heqjes së tarifave për produktet amerikane, marrëveshjes për shtetasit e vendeve të treta, linjëzimit me politikën e jashtme amerikane, harmonizimit të plotë të listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të Presidentit Trump, si dhe përmes veprimeve të tjera që dëshmojnë mbështetjen e Kosovës për Administratën e Presidentit Trump.

Në këtë takim, Presidentja ka ngritur çështjen e shkeljeve flagrante nga ana e Serbisë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke kërkuar përkrahjen e Administratës Trump për këtë çështje.

"Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja shprehi mirënjohje ndaj politikës së qartë të Administratës Trump që dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke dhe për faktin që janë përjashtuar idetë e rrezikshme për ndryshime të kufijve apo ndarje. Kjo qasje, shtoi ajo, është e domosdoshme, në mënyrë që të ruhet paqja e stabiliteti në rajonin tonë", vijon tutje njoftimi i Presidencës.

Në takim me Zëvendës Sekretarin Landau, që përbën takimin e dytë bilateral brenda këtij viti, Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova do të vazhdojë të ecë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatin e përhershëm të Kosovës./Telegrafi/

Opozita shqiptare me protestë kombëtare para Kryeministrisë



Ka nisur rreth 20 minuta më vonë se orari i lajmëruar protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

Kryedemokrati Sali Berisha i është bashkuar mbështetësve të mbledhur në bulevard duke ecur në këmbë nga selia e PD, i shoqëruar nga nënkryetarët Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.

Ai Ă«shtĂ« pritur me ovacione dhe thirrje “O Sali o hero, gjithĂ« ShqipĂ«ria ty tĂ« do”, nga simpatizantĂ«t.

1400 forca policie janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestën së opozitës, për të cilën është lajmëruar vetëm orari i nisjes, ora 18:00 ndërsa nuk dihet sa do të zgjasë.

Policia ka njoftuar se për shkak të protestës e cila nis në orën 18:00 do të ketë kufizime në disa rrugë.

Sipas njoftimit parkimi nĂ« disa rrugĂ« nuk do tĂ« lejohet qĂ« nga ora 14:00. PĂ«rkatĂ«sisht nuk lejohet parkimi nĂ« bulevardin ”DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nĂ« sheshin “NĂ«nĂ« Tereza, nĂ« rrugĂ«n “Ismail Qemali”, nga kryqĂ«zimi i RrugĂ«s sĂ« Elbasanit me rrugĂ«n “Ibrahim Rrugova”, nĂ« rrugĂ«n “Papa Gjon Pali II”, nĂ« bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqĂ«zimi i RrugĂ«s sĂ« Elbasanit me rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu nga ora 14:00 do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga kryqĂ«zimi afĂ«r MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”, si dhe nĂ« rrugĂ«t “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Më herë ambasada amerikane përmes një njoftimi të shpërndarë ka këshilluar personelin e saj të shmangë protestën.

“NjĂ« protestĂ« Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« zhvillohet tĂ« hĂ«nĂ«n, mĂ« 22 dhjetor 2025, nĂ« orĂ«n 18:00. Protestuesit planifikojnĂ« tĂ« mblidhen pranĂ« godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«, e vendosur nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, midis Sheshit NĂ«nĂ« Tereza dhe Sheshit SkĂ«nderbej./Euronews Albania

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?



Për dikë familja e për dikë zgjedhjet e 28 dhjetorit, janë arsye për të ardhur në Kosovë këtë fundvit. Për dallim prej ditëve të kaluara kur pritjet në pika kufitare ishin të gjata, këtë të hënë, në disa pika kufitare pritjet shkuan deri në 1 orë.Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në pikat kufitare shkuan deri në 10 orë, këtë të hënë situata ishte më e qetë.

Në pikën kufitare e cila vazhdimisht është më e frekuentuar nga mërgimtarët që vijnë në Kosovë, atë të Merdares pritjet ishin deri në 15 minuta.

Sipas zyrtarëve policor në këtë pikë, fluksi më i madh ishte gjatë së premtes e të shtunën. Ata që erdhën në Kosovë, thanë se nuk kanë pritur gjatë as në pika kufitare të tjera.

“MirĂ« kemi kaluar shumĂ« mire pa probleme pritje s’ka pas kĂ«rku, jashtĂ«zakonisht mirĂ«..Vendlindja thotĂ« shumĂ« neve edhe pĂ«r atĂ« arsye çdo herĂ« vijmĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r festa por edhe tjera herĂ«..”, ka thĂ«nĂ« Besim Bahtiri, qytetar.

“Rruga, udhĂ«timi u kanĂ« shumĂ« mirĂ«, nuk kemi pas pengesa asgjĂ« as kolona, perfekt.. I kam pas do familjar qĂ« kanĂ« prit shumĂ« por tash puna Ă«shtĂ« tyre, do janĂ« nis mĂ« herĂ«t menxi kanĂ« prit, pĂ«r fat s’ka pas..”, ka thĂ«nĂ« njĂ« qytetar, Kristjan Raja.

Ndërkohë që disa nga ata patën ankesa për mungesë të energjisë elektrike.

“Tash bisedova me vllaun pĂ«r me nxe shpin nuk kemi rrymĂ«, prej dje.. Nuk ka prej Prizreni njĂ« fshat afĂ«r kufirit me ShqipĂ«rinĂ«, gjithmonĂ« ka edhe verĂ«s ka por Ă«shtĂ« mĂ« pak se njerĂ«zit harxhojnĂ« mĂ« pak rrymĂ«, dimrit Ă«shtĂ« katastrofĂ«..”, ka thĂ«nĂ« Hashim Vejza, qytetar.

Meqë javën tjetër në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për disa nga mërgimtarët kjo ishte arsyeja e ardhjes në Kosovë.

“RrugĂ«s kemi kaluar mirĂ« kemi ardhur prej GjermanisĂ«, jo s’ka pasur kolonĂ« Ă«shtĂ« krejt hapur
 Po do tĂ« votojmĂ« pĂ«r atĂ« kemi ardhur”, ka thĂ«nĂ« Lavdim Gashi.

Sipas qendrës për menaxhimin kufitar gjatë së hënës, më së shumti pritje deri në 1 orë ka pasur tek pika kufitare Dheu i Bardhë./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be


Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm



Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, ka refuzuar kërkesën e Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor të këtij viti.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Me këtë vendim të fundit të Gjykatës Supreme, mbetet në fuqi refuzimi i lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë në Dhomat e Specializuara.

❌