Cilat janë pasojat e vendimit të Kushtetueses për nënkryetarin e Kuvendit sipas juristëve

Organizatat e shoqërisë civile të cilat e monitorojnë punën e Kuvendit dhe ato me ekspertizë juridike, vlerësojnë se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, rreth zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, është i qartë, i bazuar në Kushtetutë dhe duhet të zbatohet pa asnjë dilemë.
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ishte kryetar Kuvendit kur Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb, e ka kundërshtuar kategorikisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se e gjithë procedura është bërë duke e shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.
Përpos procedurave, Basha e ka vënë në pikëpyetje edhe kompetencën e Kushtetueses që të bëj interpretim të rregullores së Kuvendit.
Me komplet konstatimin e Bashës nuk pajtohen nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Hulumtuesi Gëzim Shala thotë se përmbajtja fillestare e aktgjykimit nuk është befasi, sepse konstaton se shumica nuk mund të vendosë se me cilin emër dëshiron të përfaqësohet pakica, në këtë rast komuniteti serb.
âĂshtĂ« kryetari i Kuvendit ai qĂ« e interpreton rregulloren e Kuvendit brenda seancĂ«s plenare mirĂ«po jo jashtĂ« saj nuk do tĂ« kishte fare kuptim qĂ« mĂ« pastaj çdo vendim qĂ« del nga Kuvendit i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« ishte i pa-atakueshsĂ«m. Kushtetuta, institucioni qĂ« bĂ«n interpretimin pĂ«rfundimtarĂ« tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« rastin konkret Ă«shtĂ« Gjykata Kushtetuese dhe qĂ« nromalisht i interpreton edhe aktet tĂ« cilat e implementojnĂ« njĂ« nen tĂ« caktuarâ, ka thĂ«nĂ« Shala.
Mendim të ngjashëm me të ndajnë edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës.
âAktgjykimi unĂ« besoj qĂ« ka rikonfirmuar edhe njĂ« herĂ« çështjen e propozuesit tĂ« nĂ«nkryetarit tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e komunitetit serb, por pa i shfuqizuar mekanizmat e deblokimit qĂ« ishin pĂ«rcaktuar paraprakisht. Andaj unĂ« konsideroj qĂ« ky vendim Ă«shtĂ« hapi i fundit drejt qartĂ«simit tĂ« plotĂ« tĂ« tĂ« gjitha çështjeve qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me konstituimin e Kuvendit, duke hequr vlerĂ«soj çdo dilemĂ« sa i pĂ«rket rrugĂ«s qĂ« duhet ndjekur pĂ«r funksionalizimin e institucioneveâŠâ, ka thĂ«nĂ« Eugen Cakolli.
Ish-shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se edhe pas aktgjykimit mendon se në grupin e tyre nuk ka deputet që kanë votë për deputet të Listës Serbe, ndërkaq thirret në një aktgjykim tjetër të Kushtetueses i cili sipas saj thotë se në situata të jashtëzakonshme kur nuk zgjidhet nënkryetari, nuk mund të bllokohet puna e Kryesisë së Kuvendit./Tv Dukagjini/
- YouTube youtu.be











































