Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Para dhe karrierë/ Çfarë parashikojnë yjet për këto shenja të horoskopit në 2026-ën

Dashi Viti 2026, për të qenë i sinqertë, po fillon pak ngadalë: qoftë sepse keni një krizë të vogël për të kapërcyer, apo sepse do të keni disa vendime për karrierën, të cilat nuk janë gjithmonë të lehta. Dyjava e parë e janarit paraqet disa kufizime. Sa i përket ndjenjave tuaja, megjithatë, gjërat e reja […]

The post Para dhe karrierë/ Çfarë parashikojnë yjet për këto shenja të horoskopit në 2026-ën appeared first on BoldNews.al.

Euro rritet lehtë në fund të dhjetorit

Nga Gazeta ‘SI’ – Një ditë para përfundimit të vitit 2025, euro ka shënuar një forcim të lehtë ndaj lekut, duke sinjalizuar një stabilizim të përkohshëm pas muajsh presioni në rënie.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye me 96.6 lekë, niveli më i lartë i regjistruar gjatë muajit dhjetor. Megjithatë, pavarësisht këtij rikuperimi modest, euro mbetet pranë minimumit të saj historik në raport me monedhën vendase.

Në të njëjtën linjë, forcim të lehtë kanë shënuar edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye me rreth 82 lekë, ndërsa paundi britanik me 111 lekë, duke reflektuar lëvizje të moderuara në tregun valutor vendas.

Forcimi i lehtë i euros dhe monedhave të tjera duket të jetë një efekt sezonal dhe jo strukturor, ndërsa presim të shohim se si do të pozicionohet tregu valutor në muajt e parë të vitit 2026.

Gjatë gjithë vitit 2025, euro ka shfaqur një lloj “imuniteti” artificial, i ndërtuar mbi ndërhyrjet e shpeshta të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti banka qendrore ka tërhequr nga tregu rreth 800 milionë euro, me qëllim frenimin e zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane.

Megjithatë, kjo strategji nuk është parë me sy pozitiv nga institucionet ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka theksuar vazhdimisht nevojën për një regjim të lirë këmbimi, pa ndërhyrje të vazhdueshme administrative, duke argumentuar se tregu duhet të reflektojë vetë balancat reale ekonomike.

The post Euro rritet lehtë në fund të dhjetorit appeared first on Gazeta Si.

Paraja cash në Shqipëri rritje rekord, pavarësisht përpjekjeve institucionale për ta frenuar

Nga Gazeta ‘SI’ – Rreth 467.4 miliardë lekë qarkullojnë aktualisht në Shqipëri jashtë sistemit bankar. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, që i referohen muajit nëntor, tregojnë një rritje të parasë cash, pavarësisht përpjekjeve institucionale për ta frenuar përdorimin e saj. Në një muaj është shtuar me 4 mld lekë.

Ulja e parasë së thatë është një nga shtyllat kryesore të qeverisë “Rama 4”. Në këtë kuadër, Paketa Fiskale e sapomiratuar vendos një kufi për pagesat cash: deri në 500 mijë lekë për individët dhe 150 mijë lekë për bizneset. Kufiri u kundërshtua nga institucionet financiare, duke thënë se në fakt, një tavan kaq i lartë e stimulon cash-in dhe jo e zhduk atë. shoqata e bankave kërkon një kufi rreth 600 euro ose 60 mijë lekë.

Vetë kryeministri Edi Rama pushtoi mediat botërore kur shprehu ambicien e tij për një ekonomi “cashless” – pa para të thata.

Indeksi europian, që mat përhapjen e parasë së thatë në botë, Shqipëria renditej ën vendin e katërt nga 100 shtete, me një përdorim të cash-it në masën 90%.

Banka raporton se edhe agregatët e tjerë kanë pasur luhatje.

M3 që njihet si paraja e gjerë ra në 1.9 trilionë lekë, nga 1.92 trilionë lekë që ishte në muajin tetor.

Sipas shifrave të BSH-së, në nëntor 2025, agregati M1 (paraja jashtë korporatave depozituese plus llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa qeverinë) është shtuar me rreth 5 mld lekë nga tetor dhe raportohet 935 mld lekë.

Agregati M2, ku përfshihen paratë jashtë korporatave depozituese, plus depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, është rritur me 7 miliardë lekë brenda një muaji duke prekur vlerën e 1.158trilion lekëve.

The post Paraja cash në Shqipëri rritje rekord, pavarësisht përpjekjeve institucionale për ta frenuar appeared first on Gazeta Si.

Vodhi para në një lokal, arrestohet 27-vjeçari në Shijak

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Shijakut, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende të ndryshme në një lokal në fshatin Shahinaj. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë pas kallëzimit të pronarit të lokalit për një vjedhje të ndodhur gjatë natës. Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin […]

The post Vodhi para në një lokal, arrestohet 27-vjeçari në Shijak appeared first on BoldNews.al.

150 euro bonus fundviti edhe për familjet në nevojë e invalidët

Nga Gazeta ‘SI’ – Pak ditë para mbylljes së vitit, qeveria ka vendosur t’i japë bonus edhe individëve me aftësi të kufizuar, të cilët nuk ishin përllogaritur fillimisht dhe për familjet me ndihmë ekonomike.

Sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, janë 148 mijë përfitues të bonusit prej 150 mijë lekë.

“Në kuadër të kësaj mbështetjeje, do të akordohet një masë financiare prej 15 mijë lekësh, ose rreth 150 eurosh, për secilin përfitues. Nga kjo paketë do të përfitojnë gjithsej 148 500 qytetarë, ndërsa fondi total i vënë në dispozicion arrin në 2,2 miliardë lekë”, tha Malaj.

Kur qeveria njoftoi në nëntor bonusin për pensionistët, tha se invalidët nuk janë përfshirë në këtë skemë përshkak të pamjaftueshmërisë së fondeve.

Nga ana tjetër, janë më shumë se 700 mijë pensionistë që përfitojnë bonusin nga 100 në 150 euro, sipas nivelit të pensionit që ata marrin.

Po ashtu, ministri tha se është vendosur që të gjitha ato fonde që kanë betur pa shpenzuar nga ministritë apo institucionet buxhetore, do të kalojnë në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.

“Nga një vlerësim paraprak që ka bërë Ministria e Financave, vlerësohet se shuma që minimalisht do të kalojë në këtë llogari do të jetë në masën 150 milionë euro. Kjo shumë do të përdoret për Reformën e Pensioneve të cilën kjo qeveri tashmë e ka nisur”, tha ministri i Financave.

The post 150 euro bonus fundviti edhe për familjet në nevojë e invalidët appeared first on Gazeta Si.

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi, duke vendosur një rritje të saj në 50 mijë lekë në muaj.

Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore prej 50 000 lekësh është e detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë punëdhënësit, qofshin ata persona fizikë apo juridikë, vendas ose të huaj, që operojnë në Shqipëri.

Paga minimale është llogaritur për 174 orë pune në muaj, që përfaqësojnë kohën normale të punës. Në bazë të kësaj, paga minimale orare do të jetë 287.3 lekë për orë.

Vendimi saktëson gjithashtu se çdo shtesë me karakter të përhershëm (si përvoja në punë apo kualifikimi) duhet të jepet mbi pagën bazë minimale dhe nuk përfshihet brenda saj.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi i mëparshëm i Këshillit të Ministrave i vitit 2023, i cili përcaktonte nivelin e mëparshëm të pagës minimale.

The post Qeveria miraton rritjen e pagës minimale appeared first on Gazeta Si.

Një italian në krye të Bankës Shqiptare të Zhvilimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Shqiptare e Zhvillimit është regjistruar zyrtarisht si një shoqëri aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, duke shënjuar kështu hapjen e një kanali të ri në sistemin financiar.

Sipas dokumentacionit, administrator i Bankës është emëruar italiani Silvio Pedrazzi, ish drejtues i një prej bankave me kapital të huaj në vend. Pedrazzi është emëruar për një mandat 3-vjeçar. Ministria e Financave është aksionare e vetme, duke zotëruar kështu 100% të aksioneve, ndryshe nga sa ishte parashikuar fillimisht. Banka Shqiptare e Zhvillimit ka një kapital prej 10 miliardë lekësh.

Banka do të ketë në fokus kryesisht ndërmarrjet mikro, të vogla dhe startup-et. Në lupën e Bankës do të jetë dhe sektori i eksporteve me qëllim “inkurajimin e prodhimeve dhe shërbimeve që mund të konkurrojnë me sukses në tregjet jashtë vendit.”

Banka do të shërbejë edhe si ndërmjetës financiar për projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik, duke kanalizuar fonde ose linja financimi nga institucionet financiare ndërkombëtare.

BZH synon gjithashtu të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës që mbështet rritjen ekonomike dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Duke bashkëpunuar me autoritetet publike, institucioni mund të veprojë si bashkë-financues ose bashkë-investues.

Pak javë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu shqetësim për rreziqet e lidhura me krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit duke thënë do të shtojë kompleksitet të mëtejshëm për sektorin financiar në vend.

FMN gjykon se dispozitat rigoroze të qeverisjes dhe operacioneve do të jenë thelbësore për të parandaluar rreziqet e stabilitetit fiskal dhe financiar. Sipas Fondit, aktivitetet e kësaj banke duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe të synojnë dështimet e tregut për të shmangur pengimin e investimeve private.

The post Një italian në krye të Bankës Shqiptare të Zhvilimit appeared first on Gazeta Si.

‘Shqipëria pa cash!’, Banka njofton TIPS Clone, platformën kombëtare për pagesa të shpejta

Nga Gazeta ‘SI’ – Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, foli gjatë një takimi mbi projektin TIPS Clone, një iniciativë strategjike që synon të krijojë një platformë kombëtare për pagesa të shpejta, e përputhshme me standardet europiane.

Ky projekt është një nga shtyllat kryesore të nismës së qeverisë “Cashless Albania”, që synon të zhvillojë ekonominë digjitale dhe të ulë përdorimin e parave cash.

Minxhozi theksoi se bashkëpunimi i ngushtë midis Bankës së Shqipërisë dhe aktorëve të tregut do të sigurojë ndërtimin e një infrastrukture moderne pagesash, të përshtatshme për Shqipërinë që synon integrim në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën mbledhje, Zëvendësministri i Financave, z. Endrit Yzeiraj, vlerësoi nismën “Cashless Albania” si një hap të rëndësishëm ekonomik dhe shoqëror, që ndihmon vendin të bëhet më modern dhe më konkurrues. Ai theksoi se kjo nismë do të rrisë aksesin financiar për qytetarët dhe do të përmirësojë mënyrën e pagesave midis bizneseve dhe klientëve. Z. Yzeiraj përmendi masat e qeverisë për digjitalizimin e pagesave, si ulja e kufirit për pagesat cash dhe mundësitë për pagesa elektronike për konsumatorët.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për punën e Bankës së Shqipërisë në modernizimin e sistemit të pagesave dhe për nismat që dalin nga ky Komitet.

The post ‘Shqipëria pa cash!’, Banka njofton TIPS Clone, platformën kombëtare për pagesa të shpejta appeared first on Gazeta Si.

60% e parave që sjellin emigrantët në Shqipëri futen informalisht

Nga Gazeta ‘SI’ – Një raport i fundit i Bankës Botërore, në bashkëpunim me INSTAT-in, tregon se dërgesat e emigrantëve, ndonëse kanë një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare, nuk japin një efekt të drejtpërdrejtë zhvillimor për shkak të përdorimit të gjerë të kanaleve informale për transferimin e tyre në vend.

Sipas gjetjeve të raportit, rreth 60% e diasporës shqiptare sjell para në Shqipëri përmes familjarëve, miqve ose duke i transportuar vetë gjatë kthimeve në atdhe. Vetëm 20% e emigrantëve zgjedhin shërbimet bankare, ndërsa 10% përdorin operatorë të transferimit të parave. Kanalet formale financiare, si bankat dhe operatorët e transferimit të parave, mbeten të nënshfrytëzuara, veçanërisht nga migrantët e kthyer, ndërkohë që aplikacionet digjitale nuk përdoren pothuajse fare nga asnjë grup.

Raporti sugjeron se kjo prirje mund të lidhet me vështirësi në akses, mungesë të njohurive digjitale ose me kosto të larta transaksioni. Dëshmitë ndërkombëtare tregojnë gjithashtu se preferenca për kanalet informale shpesh lidhet me familjaritetin, kostot e perceptuara më të ulëta apo mungesën e besimit ndaj sistemeve formale financiare. Sipas të dhënave, dërgesat mesatare që vijnë përmes operatorëve të transferimit të parave arrijnë rreth 257 dollarë.

Analiza thekson se remitancat përdoren kryesisht për konsum dhe për mbulimin e nevojave bazë, si shëndetësia dhe arsimi. Rreth 90% e familjeve i përdorin paratë e ardhura nga jashtë për ushqim dhe nevoja të përditshme, duke i bërë remitancat një mekanizëm bazë mirëqenieje. Për shpenzime mjekësore përdoren nga 36% e familjeve, ndërsa për arsim nga 30%.

Rreth një e treta e familjeve raportojnë se kursejnë një pjesë të remitancave të marra, por investimi i tyre në aktivitete prodhuese mbetet minimal. Më pak se 2% e familjeve i përdorin këto fonde për zgjerim biznesi, investime financiare, blerje inputesh bujqësore apo bagëti. Kjo tablo nuk ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me gjetjet e vitit 2005, të cilat tregonin se përfitimet financiare nga migracioni nuk shndërroheshin në investime prodhuese, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.

Një analizë e mëhershme e qendrës kërkimore ALTAX në Shqipëri, thotë se dëmi që ka shkaktuar emigrimi masiv në ekonominë e vendit, nuk amortizohet dot nga dërgesat e parave që ato sjellin në atdhe. Remitancat kanë një ndikim në konsum 7-8% të PBB-së me një ndikim kryesor në ekonomitë e vogla, por pa një peshë ndikuese në rritjen ekonomike formale. Te ndikimi në treguesit ekonomikë të vendit, shihet se emigracioni ka pakësuar me të paktën 12-15% ofertën e punës në treg. Edhe pse qeveritë përmendin dërgesat e emigrantëve në vendlindje si kontribut pozitiv për vendin, studimet tregojnë se mungesa e tyre nuk mund të amortizohet me paratë që ata fusin në ekonominë shqiptare.  

The post 60% e parave që sjellin emigrantët në Shqipëri futen informalisht appeared first on Gazeta Si.

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n

Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nga kjo shumë, rreth 1.4 miliardë euro kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa afërsisht 670 milionë euro nga vende jashtë BE-së. Në krahasim me 2023-n, shuma totale e […]

The post Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n appeared first on BoldNews.al.

Qeveria shtrëngon përdorimin e cash-it, kufij të rinj për pagesat në dorë. Sektori financiar kërkon rishikim

Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka propozuar disa masa të reja që synojnë reduktimin e përdorimit të parasë fizike në ekonomi. Në ndryshimet e propozuara të ligjit “Për procedurat tatimore”, përcaktohet një kufi prej 500 mijë lekësh për pagesat që individët, tregtarët e vegjël dhe të vetëpunësuarit kryejnë me […]

The post Qeveria shtrëngon përdorimin e cash-it, kufij të rinj për pagesat në dorë. Sektori financiar kërkon rishikim appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria e Gjirokastrës lëshon urdhra ndalimi për 4 persona, sekuestrohen para, euro, paund, dollarë dhe franga

✇Albeu
By: V K

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, ka lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit R.K., L.K., P.K., dhe B.K., për veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.

Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

470.000 (trembëdhjetë milion e katërqin e shtatëdhjetë mijë) Lekë,

895 (dyzetëmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro,

780 (tetëmijë e shtatëqind etetëdhjetë) Paund,

922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan,

380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga,

145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez,

720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtëtaqind e njëzetë) Lira,

1 pajisje DVR

2 blloqe shënimesh

Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit R.K. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

000 (njëzetëmijë) Dollarë Amerikan.

Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës në pronësi të shtetasit L.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë;

865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro;

965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund;

674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan; dhe

5 pajisje elektronike “Kompjuter”

Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit L.K u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan;

580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe

500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësëqind) Lekë

Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçedurale në kuadër të këtij procedimi penal.

The post Prokuroria e Gjirokastrës lëshon urdhra ndalimi për 4 persona, sekuestrohen para, euro, paund, dollarë dhe franga appeared first on Albeu.com.

Jepnin para me fajde, 3 të arrestuar dhe një në kërkim në Gjirokastër, sekuestrohen mbi 26 milion lekë dhe mbi 130 mijë euro

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se jepnin para me fajde të përfituara nga veprimtari kriminale. Të përfshirë në këtë skemë janë dy vëllezër dhe djemtë e tyre, banues në fshatin Kordhocë të Lazaratit. Në pranga ranë R. K. (56 vjeç), L. K. (59 vjeç) dhe P. K. […]

The post Jepnin para me fajde, 3 të arrestuar dhe një në kërkim në Gjirokastër, sekuestrohen mbi 26 milion lekë dhe mbi 130 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Rekord dërgesash nga emigrantët shqiptarë, sollën 817 milionë euro në atdhe 

Nga Gazeta ‘SI’ – Emigrantët shqiptarë kanë sjellë në atdhe 817 milionë euro nga janari në shtator 2025, ose 5.7% më shumë se vitin e shkuar.

Banka e Shqipërisë raporton se vetëm gjatë verës, korrik-shtator emigrantët kanë dërguar rreth 285 milionë euro në Shqipëri, vlerë rekord.

Pas një ngadalësimi në periudhën e pandemisë, dërgesat nga jashtë kanë ardhur në rritje, si efekt edhe i emigracionit në rritje të shqiptarëve.

Eurostat e llogarit Shqipërinë si një ndër ekonomitë më të varura nga remitancat, që përbëjnë rreth 10% të PBB-së së vendit.  Vlerësohet se burimi kryesor i remitancave për Shqipërinë janë vendet e Bashkimit Europian. 

Si një vend i lidhur ngushtë me remitancat, anëtarësimi në SEPA, pritet t’i ‘kursejë’ shqiptarëve 20 mln euro. Përmes SEPA-s, ku Shqipëria u fut zyrtarisht para pak muajsh, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta ndërkufitare sikur të ishin qytetarë të Bashkimit Europian dhe anasjelltas.

Ndërkohë, pak muaj më parë, një studim i Qendrës ALTAX, gjeti  se dëmi që ka shkaktuar emigrimi masiv i shqiptarëve, nuk amortizohet dot nga dërgesat e parave që ato sjellin në atdhe. Remitancat kanë një ndikim në konsum 7-8% të PBB-së me një ndikim kryesor në ekonomitë e vogla, por pa një peshë ndikuese në rritjen ekonomike formale. Te ndikimi në treguesit ekonomikë të vendit, shihet se emigracioni ka pakësuar me të paktën 12-15% ofertën e punës në treg.

The post Rekord dërgesash nga emigrantët shqiptarë, sollën 817 milionë euro në atdhe  appeared first on Gazeta Si.

Statistika/ Shqiptarët ankesa për pensionet, më pak për korrupsionin dhe qeverisjen

Nga Gazeta ‘SI’ – Pensionet e ulëta janë shqetësimi më i madh i shqiptarëve kur bëhet fjalë për ekonominë, vlerësuar me 9.11 pikë nga 10 pikë maksimumi (sa më i lartë vlerësimi, aq më i madh shqetësimi).

Sipas një studimi të kryer nga RCC, shqiptarët ankohen edhe për kostot e larta të jetesës, 8.79 pikë, më e larta në rajon. Shqiptarët janë të shqetësuar edhe për pagat e pamjaftueshme si edhe nivelin e taksimit.

Përballë vendeve të rajonit, Shqipëria ka një panormë më pozitive në tregun e punës.

Në të gjitha fushat, Kosova duket se ofron sigurinë më të madhe ekonomike për qytetarët e vet, të cilët shprehin shqetësime më të pakta se fqinjët.

Nga ana tjetwr, në Shqipëri, edhe korrupsioni mbetet një shqetësim i madh (7.72), ndërsa qeverisja dhe lidershipi politik (6.69) marrin pak më pak kritika. Vlen të theksohet se shqiptarët shprehin nivelin më të ulët të shqetësimit për ndikimin e huaj në rajon (5.31). Ndërkohë, shqetësimet për erozionin demokratik (6.36) mbeten mesatare, por jo të papërfillshme.

The post Statistika/ Shqiptarët ankesa për pensionet, më pak për korrupsionin dhe qeverisjen appeared first on Gazeta Si.

“Shëndetësia falas” e Ramës! Denoncimi: Vëllai im vdiq në spitalin e Durrësit, infermierët kërkonin para

Pas publikimit të denoncimeve të familjarëve të 15-vjeçarit Erjon Boba për kushtet e papranueshme në Spitalin e Durrësit, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur edhe dëshmi të tjera që përforcojnë shqetësimet për gjendjen alarmante të këtij institucioni shëndetësor. Një qytetare ka ndarë përvojën e saj të dhimbshme, duke treguar se vëllai i saj ka […]

The post “Shëndetësia falas” e Ramës! Denoncimi: Vëllai im vdiq në spitalin e Durrësit, infermierët kërkonin para appeared first on BoldNews.al.

‘Shqipëria pa cash’, prezantohet nisma e qeverisë për të reduktuar paranë e thatë

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”.

Kjo nismë synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset. Kjo synohet të bëhet duke ndërtuar një infrastrukturë moderne, të sigurt dhe funksionale.

Qëllimi i qeverisë është që të rrisë pagesat digjitale, të formalizojë ekonominë dhe të afrohet me standardet europiane.

Ministrja Ibrahimaj bëri me dije edhe 12 masat që janë marrë për të realizuar këtë program që nga ulja e përdorimit të pagesave cash tek detyrimi i bizneseve për t’u pajisur me terminalë POS.

Në program parashikohet edhe edukimi financiar nëpërmjet një fushate kombëtare e ndërgjegjësimit dhe informimit për pagesat digjitale të quajtur “Shqipëria paguan digjital”.

Ministrja tha se brenda këtij muaji synohet ngritja e Këshillit për Pagesat Digjitale. Më konkretisht më 19 dhjetor parashikohet mbledhja e parë operative e Këshillit ku do dakordësohen masat dhe afatet.

Ndërsa nga Janari synohet fillimi i implementimit të masave. Po ashtu çdo një muaj do të organizohet një mbledhje mujore me grupin operativ për përditësimin e situatës aktuale dhe adresimin e sfidave ndërsa çdo tre muaj do të mblidhet grupi politik për të diskutuar vijimësinë e projektit.

The post ‘Shqipëria pa cash’, prezantohet nisma e qeverisë për të reduktuar paranë e thatë appeared first on Gazeta Si.

Banka e Shqipërisë i hap rrugë licencimit të bankës digjitale JET Bank

Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i hapi sot rrugën licencimit në Shqipëri të bankës JET Bank.

Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës JET Bank, për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, JET Bank synon të jetë banka e parë në Shqipëri që operon në mënyrë tërësisht digjitale, duke kombinuar një teknologji të avancuar me një model të thjeshtë, të sigurt dhe të përqendruar te klienti. Misioni i saj është të prezantojë një model të ri shërbimi financiar, të ndryshëm nga modelet tradicionale bankare.

Sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, licencimi i bankës dhe i degës së bankës së huaj kalon në dy faza: miratimi paraprak i licencës dhe dhënia e licencës.

Ligji parashikon se, dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe, JET Bank duhet të plotësojë kushtet kryesore për të mundësuar nisjen e aktivitetit të saj, duke filluar nga derdhja e kapitalit të kërkuar, punësimi i stafit të nevojshëm, krijimi i kushteve teknike dhe organizative për të kryer veprimtari bankare, duke përfshirë sigurimin e ambienteve ku do të ushtrohet veprimtaria, etj.

JET Bank është subjekti i dytë që merr miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë për të hyrë në tregun bankar, pas bankës turke Ziraat.

The post Banka e Shqipërisë i hap rrugë licencimit të bankës digjitale JET Bank appeared first on Gazeta Si.

Shqiptarët shpenzuan 700 mld lekë me blerje dhe pagesa online

Nga Gazeta ‘SI’ – Blerjet online me anë të një karte bankare nuk ‘i frikësojnë’ më shqiptarët.

Banka e Shqipërisë raporton se nga muaji korrik në shtator, shqiptarët qarkulluan 700 mld lekë online, në atë që njihet si ‘home banking, pra blerje nga shtëpia apo kudo me anë të internetit. Kjo është një shifër rekord me rritje 3% nga tremujori paraardhës.

Për të njëjtën periudhë u regjistruan rreth 3 mln transaksione.

Sipas Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, 40% e shqiptarëve pranojnë se kanë bërë një blerje online, produkt ose shërbim.89% e këtyre blerjeve ka qenë veshje ose aksesore, ndërsa shërbimet e dërgimit të ushqimit në shtëpi rreth 40%.

Gjatë të njëjtit tremujor janë regjistruar më shumë se 6.7 mln transaksione nga terminalet POS, pra pagesa me kartë, duke treguar po ashtu një trend rritës.

Ndonëse shifrat janë optimiste, Shqipëria mbetet fanatike e parasë cash, e njohur në të gjithë botën si e tillë. Indeksi europian, që mat përhapjen e parasë së thatë në botë, e rendit Shqipërinë në vendin e katërt nga 100 shtete, me një përdorim të cash-it në masën 90%.

The post Shqiptarët shpenzuan 700 mld lekë me blerje dhe pagesa online appeared first on Gazeta Si.

Bashkitë kërkojnë më shumë para/ Të zgjedhurit vendorë: Më shumë fonde për emergjencat

Drejtues dhe ekspertët të pushtetit vendor kanë kërkuar më shumë para nga buxheti për të përballuar emergjencat.

Për vitin 2026, transferta e pakushtëzuar që shkon për bashkitë arrin në vlerën 47.3 miliardë lekë, ose 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.Kreu i bashkisë së Sarandës tha se fondet që meren nga buxheti qëndror nuk mjaftojnë pasi po përballen me më shumë emergjenca  si zjarre e përmbytje

Adelina Farrici kryetarja e shoqatës për autonomi vendore prpozoi që fondet të rriten pasi limiti 1% e PBB-së është  i pamjaftueshëm për të përballuar të gjitha zhvillimet klimatike

Kryebashkiaket kërkuan gjetjen e një zgjidhjeje edhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, që shumica janë nga koha e ish komunave, pra i takojnë ndarjes së vjetër territoriale.

Një propozim ka qenë edhe përfshirja e tyre si pjesë e paqes fiskale./abcnews.al

❌