❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndalet papritur Maroku/ Kupa e Afrikës, favoritët për trofeun nuk mundin Malin

Dihet se titujt nuk fitohen paradhĂ«nie. Maroku mund tĂ« jetĂ« favorit pĂ«r kĂ«tĂ« KupĂ« tĂ« Kombeve tĂ« AfrikĂ«s, aq mĂ« tepĂ«r qĂ« luan nĂ« shtĂ«pi, por rivalĂ«t duhet t’i mundĂ« me radhĂ« nĂ« fushĂ«.

Kjo nuk ndodhi në ndeshjen e dytë në grup, dhe barazimi 1-1 ndaj Malit rrezikon që Brahim Diaz apo Ashraf Hakimi me shokë të mos dalin në vend të parë.

Përballja në stadiumin kryesor të Rabatit, të mbushur plot me mbi 53 000 spektatorë, ishte vetëm me një kah, pasi gjithë lojën e bënë marokenët, por që nuk korrën dot frytet.

Shënuan vetëm një gol me autor yllin e Realit, Brahim Diazin, në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Edhe atë me penallti.

Mali arriti tĂ« godiste vetĂ«m dy herĂ«, dhe futi vetĂ«m njĂ« top nĂ« kuadratin e portĂ«s sĂ« mbrojtur nga gardiani I shquar, Bono, por kjo mjaftoi qĂ« Lasine Sinajoko tĂ« barazonte rezultatin nĂ« 64’.

Edhe ky me 11-metërsh.

Maroku bëri 15 gjuajtje, nga të cilat 9 në kuadrat, mbajti topin 59 për qind dhe pati kornet 6-0, por kjo nuk vlejti.

Egjipti, rekordmen I titujve, nuk e bëri këtë gabim.

Shtatë herë kampionët e Afrikës mundën 1-0 Afrikën e Jugut, në një përballje shumë të vështirë, të cilën e luajti me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë.

Mohamed Salah shĂ«noi me penallti nĂ« 45’, dhe egjiptianĂ«t u mbrojtĂ«n herokisht deri nĂ« fund.

Boston mbijeton pa kapitenin/ “KeltĂ«t” arrijnĂ« fitoren e katĂ«rt radhazi kĂ«tĂ« sezon nĂ« NBA

Më të mirin nuk e kanë pasur në dispozicion që nga fillimi. Boston Sëlltiks po luan këtë sezon pa kapitenin Xhejzën Tatëm, e ndonëse kjo ka prishur shumë punë, sërish ish-kampionët e NBA-së kanë refuzuar të dorëzohen.

Kjo u tregua jo pak nĂ« suksesin e fundit, arritur nĂ« ArenĂ«n e Indianapolisit, ndaj ekipit vendas Indiana PejsĂ«rs. Triumfi ishte I thellĂ«, 140-122, dhe Ă«shtĂ« e qartĂ« se rekordmenĂ«t e titujve kanĂ« atĂ« qĂ« nĂ« sport quhet “thellĂ«si”, pra potencial nĂ« formacionin titullar dhe nĂ« stol.

Rolin udhëheqës e mori Xhejlën Braun, pra ai të cilit I takon, duke shënuar 30 pikë, e duke shtuar 3 topa në tabela, 4 asistë e sidomos 4 vjedhje topi.

Krah tij edhe Priçërd me 29 pikë e 9 topa në tabela, Hauzer me 23 pikë dhe Uajt me 21 pikë e 6 asistë. Indiana vendase bëri shumë gabime sidomos në mbrojtje, por edhe në gjuajtjet për tri pikë, ndonëse nuk shënoi pak.

Sëlltiksat ishin më lart nga distanca, duke realizuar 20 nga 39 tripikëshat, me një mesatare shumë të mirë gati 50 për qind.

Edhe pse ishin në humbje me 15 pikë, sërish yjet e Bostonit reaguan dhe mbeten pretendentë për titull, duke qenë në vend të tretë në Konferencën Lindore me 19 fitore e 11 humbje.

Kur mund të kthehet Tatëm? Kjo ende nuk dihet, flitet për në shkurt apo mars, deri në fillim të plej ofit. Pra, rekordmenët e titujve mund ta kenë kapitenin kur të luftohet për trofeun.

Sylvinho, braziliani i vetëm në Botëror: Shorti me Poloninë i vështirë, bëjmë gjithçka për Shqipërinë

ËshtĂ« kthyer nĂ« njĂ« yll tĂ« stolit, dhe reklamĂ«n po ia bĂ«n edhe ShqipĂ«risĂ«. Emri i Silvinjos tĂ«rheq jo pak nĂ« Brazil, dhe pas kualifikimit pĂ«r nĂ« plej ofin e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s, tekniku kuqezi ishte I ftuar nĂ« njĂ« emision sportiv tĂ« televizionit ESPN pĂ«r vendin e tij.

Katër gazetarët në studio, në lidhje në distancë me trajnerin e kombëtares, e pyetën për shortin me Poloninë.

“Natyrisht, e dinim qĂ« mĂ« parĂ« se do tĂ« ishte e vĂ«shtirĂ«, dhe ashtu ndodhi. NjĂ« short I pamĂ«shirshĂ«m, I ashpĂ«r. KĂ«shtu ka qenĂ« qĂ« nga Europiani. I imagjinonim kĂ«ta rivalĂ« tĂ« fortĂ«. Polonia do tĂ« luajĂ« nĂ« shtĂ«pi dhe ne do tĂ« kemi vĂ«shtirĂ«si tĂ« madhe, por do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, pĂ«r ekipin tonĂ«, pĂ«r vendin, pĂ«r federatĂ«n. Do tĂ« provojmĂ« tĂ« arrijmĂ« suksesin”.

ÇfarĂ« mund tĂ« thotĂ« Silvinjo pĂ«r shanset e ShqipĂ«risĂ« qĂ« tĂ« kalojĂ« polakĂ«t?

“Kemi njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, pasi luajtĂ«m nĂ« eliminatoret e Europianit ndaj PolonisĂ«. KanĂ« ndryshuar trajner, por janĂ« pak a shumĂ« lojtarĂ«t qĂ« ishin, lojtarĂ« me nivel tĂ« lartĂ«. Dy ekipet janĂ« nĂ« faza tĂ« ndryshme. Ata janĂ« nĂ« rindĂ«rtim me njĂ« trajner tĂ« ri, ndĂ«rsa ne jemi nĂ« njĂ« periudhĂ« pĂ«rmirĂ«simi, duke vazhduar punĂ«n tonĂ«. PĂ«rballja do tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ«. Gjithsesi, janĂ« 90 minuta, dhe mund tĂ« ndodhĂ« gjithçka. Ne kemi ndryshuar. Ekipi ynĂ« Ă«shtĂ« mĂ« I strukturuar, mbron mĂ« mirĂ«, ka ecur pĂ«rpara teknikisht. Kemi cilĂ«si shumĂ« tĂ« mirĂ« dhe lojtarĂ« qĂ« janĂ« pĂ«rshtatur me njĂ«ri-tjetrin. Fati I ndeshjes mund tĂ« vendoset nĂ« pak sekonda. KĂ«shtu funksionon”.

Silvinjo do të ishte I vetmi trajner brazilian në Botëror, pasi Brazilin e drejton Ançeloti, madje mund të kishte një përballje mes tyre.

“PĂ«r mua Ă«shtĂ« njĂ« nder nĂ«se do tĂ« jem braziliani I vetĂ«m si trajner nĂ« BotĂ«ror. Do tĂ« ishte diçka shumĂ« e bukur. Do tĂ« pĂ«rpiqem edhe pĂ«r kĂ«tĂ«. NĂ«se kualifikohemi nga ky plej of, do tĂ« jemi nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s, diçka qĂ« nuk Ă«shtĂ« e vogĂ«l pĂ«r ne, nuk kemi qenĂ« mĂ« parĂ«. Ju mĂ« pyesni çdo tĂ« ndodhĂ« nĂ«se do tĂ« ndeshemi me Brazilin nĂ« BotĂ«ror. ËshtĂ« rrugĂ« e gjatĂ« deri atĂ«herĂ«. Ju lutem, qetĂ«sohuni. TĂ« shkojmĂ« njĂ« herĂ« nĂ« BotĂ«ror, pastaj tĂ« shohim me kĂ« do tĂ« ndeshemi”.

Mitaj mund ta braktisë Arabinë/ Al Ittihad po mendon për të transferuar futbollistin e Shqipërisë

Nuk dihet nëse ka ndonjë prapavijë apo është e vërteta. Lajmet janë që Mario Mitaj mund të largohet nga Arabia Saudite madje që në janar.

Ky njoftim, qĂ« mund tĂ« cilĂ«sohet njĂ« “bombĂ« e vĂ«rtetĂ«â€, jepet nga njĂ« gazetar saudit qĂ« komenton vendimin e drejtuesve tĂ« klubit tĂ« tij, Al Itihad.

Gazetari Mohamed Al Bakr njofton se kampionët saudite janë në bisedime për transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë, ndonëse nuk jepet emri I klubit që e kërkon.

Gazetari thekson se ky lajm nuk do t’u pĂ«lqejĂ« tifozĂ«ve, dhe duket I habitshĂ«m sepse Mitaj Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« lojtar kyç tĂ« ekipit nga kryeqyteti Riad.

Al Itihad ia bleu kartonin para një vit për rreth 4 milionë euro, ndërsa besohet se do të fitojë shumë më tepër në rast se mbrojtësi shqiptar largohet.

Mitaj fitoi vjet titullin kampion dhe Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite, duke qenë ndër më të mirët, ndonëse pati dëmtim në fillim të vitit.

Këtë edicion vazhdoi me të njëjtin ritëm, pavarësisht ndonjë problemi që u tha se kishte me kapitenin Karim Benzema.

Në 2025-2026, mbrojtësi I majtë ka një gol e dy asistë në 16 ndeshje, aspak gjë e vogël për pozicionin e tij në fushë.

Sezonin e kaluar pati gjithashtu një rrjetë e dy pasime për gol në 22 ndeshje.

Mehmeti shënon përsëri/ Ylli shqiptar vazhdon të shkëlqejë në ligën e dytë të Anglisë

Nuk ka ndërmend të ndalet dhe në një mënyrë apo një tjetër do ta sigurojë elitën vitin që vjen. Anis Mehmeti ka shënuar një tjetër gol në Angli, duke vazhduar me paraqitjet e tij shumë të mira, ndërsa realizoi në fitoren 2-1 që skuadra e tij, Bristol Siti, arriti në fushën e rivalit Uest Brom.

Lojtari ofensiv shqiptar kaloi ekipin në avantazh që në minutën e katërt, dhe qëndroi në fushë për më shumë se një orë. Mehmeti është një nga lojtarët më të mirë të kategorisë së dytë së Anglisë, dhe padyshim më I miri për Bristol Sitin.

Ka shënuar 7 gola e shërbyer 6 asiste dhe ka qenë thuajse gjithmonë titullar.

Kjo ka ndodhur në 96 për qind të ndeshjeve, dhe ai ka qenë në fushë për 92 për qind të minutave.

Po ashtu, ka kontribut në 38 për qind të golave të Bristol Sitit, pra ka shënuar ose ka krijuar më shumë se një nga 3 rrjeta.

Jo më kot vlera e kartonit të tij ka arritur në 10 milionë euro dhe ka mundësi të shtrenjtohet edhe më shumë.

Falë kontributit të shqiptarit, mund të arrihet ngjitja në Premier Ligën angleze sezonin e ardhshëm, duke qenë në vend të gjashtë, në zonën e plej ofit, dhe 7 pikë larg vendit të dytë që të kualifikon direkt për në elitë.

Manastiri i Zvërnecit/ Turistë të huaj dhe vendas vizitojnë monumentin e kultit mes natyrës

ZVËRNEC- Jo vetĂ«m nĂ« verĂ«, por edhe nĂ« dimĂ«r, Vlora mbetet njĂ« destinacion pĂ«r turistĂ«t e huaj e vendas.

Fundjava dhe festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të shtuar vizitorësh në qytetin e Vlorës, ndërsa Manastiri i Zvërnecit mbetet një ndër pikat që tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë vizitorë.

I pozicionuar në mes të lagunës së Nartës, ky monument kulti shihet si një nga destinacionet më tërheqëse për një vizitë ndryshe gjatë qëndrimit në Vlorë.

Vizitorët vijnë kryesisht nga qytete të ndryshme të vendit, por nuk mungojnë as turistët e huaj, veçanërisht nga Italia.

“Jam italiane. Vij kĂ«tu pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe mĂ« pĂ«lqen shumĂ« natyra”

“Jam Xhuzepe nga Milano. Vij kĂ«tu pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ«, pasi kam gruan shqiptare dhe Ă«shtĂ« shumĂ« bukur. Natyra Ă«shtĂ« e mrekullueshme. Ia kĂ«shilloj tĂ« gjithĂ«ve qĂ« tĂ« vijnĂ« ta vizitojnĂ«â€

Shqiptarët janë të moshave të ndryshme, ndërsa shumë prej tyre e vizitojnë manastirin për herë të parë, duke e cilësuar Zvërnecin si një nga zonat më të bukura të Vlorës, falë ndërthurjes së natyrës me historinë.

Manastiri i Zvërnecit ka qenë një nga destinacionet më të vizituara edhe gjatë dy viteve të fundit, çka konfirmon rritjen e interesit turistik për këtë zonë. Vetë vizitorët shprehen se kanë gjetur një ambient për të cilin kishin dëgjuar shpesh, por që vetëm tani kanë pasur mundësinë ta vizitojnë nga afër.

Gripi i stinës, agresiv me fëmijët/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në disa vende

SHQIPËRI- Gripi po shfaqet agresiv tek fĂ«mijĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«. Temperatura e lartĂ«, rezistente dhe qĂ« zgjat nĂ« kohĂ«, po karakterizon viruset nĂ« qarkullim. RĂ«ndimi i gjendjes shĂ«ndetĂ«sore ka bĂ«rĂ« qĂ«, sipas mjekĂ«ve, shumĂ« fĂ«mijĂ« tĂ« kenĂ« nevojĂ« pĂ«r trajtim nĂ« spital.

“BĂ«n pĂ«rshtypje tek rastet me influenza A njĂ« temperaturĂ« e lartĂ« prej ditĂ«sh, 39-40 gradĂ« Celsius, qĂ« bĂ«het shumĂ« shqetĂ«suese pĂ«r prindĂ«rit, natyrisht qĂ« vijnĂ« nĂ« urgjencĂ« dhe tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r tĂ« ulur temperaturĂ«n, e cila mund tĂ« vazhdojĂ« pĂ«r ditĂ« me radhĂ«. Shpesh herĂ«, nĂ« analizat e gjakut dhe ato biokimike qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« dhe kĂ«tu nĂ« QSUT, ka rezultuar me prova tĂ« mĂ«lçisĂ« pak tĂ« rritura. Shpesh dhe me diarre dhe tĂ« vjella, mosushqyerje prej ditĂ«sh qĂ« mund tĂ« shqetĂ«sojĂ« prindĂ«rit, deri nĂ« aplikimin e perfuzioneve; shpesh herĂ« edhe konvulsione febrile, pra atĂ« sĂ«mundjen e tokĂ«s qĂ« e quajnĂ« njerĂ«zit shkaktuar nga temperatura, qĂ« nĂ« vetvete nuk Ă«shtĂ« sĂ«mundje, por pasojĂ« e temperaturĂ«s”

Pediatrit i bëjnë thirrje prindërve të shtojnë kujdesin, pasi nuk kanë munguar as komplikacionet shëndetësore.

“KĂ«tu flasim pĂ«r infeksione sekondare nĂ« terren tĂ« njĂ« viroze, siç mund tĂ« jetĂ« njĂ« bronkopneumoni, tonsilitĂ«, pneumoni, qĂ« kanĂ« kĂ«rkuar mjekim intrahospitalier, ndoshta mjekim venoz pĂ«r njĂ« periudhĂ« kohe derisa tĂ« stabilizohet”

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar praninë e gripit të tipit A, por jo nënvariantin K të Ah3n2, që ka shqetësuar shumë shtete në botë. Ndërkohë, sipas mjekëve, bashkë me gripin në qarkullim janë edhe viruse të tjera me shenja të ngjashme klinike, si COVID dhe virusi respirator syncyntial, që ka prekur më tepër bebet deri në nëntë muaj. Prandaj në këtë periudhë festash mjekët këshillojnë për të mos ekspozuar fëmijët në ambiente me shumë njerëz.

“Kur ka grup fĂ«mijĂ«sh ku ka grumbullime dhe ku ka njerĂ«z tĂ« sĂ«murĂ«, Ă«shtĂ« probabiliteti tĂ« marrin infeksione; menaxhimi i kĂ«saj situate Ă«shtĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« prindĂ«rve
”

Kam njĂ« fĂ«mijĂ« 4 muaj qĂ« Ă«shtĂ« pozitiv me influenzĂ« A, por menaxhimi nuk Ă«shtĂ« njĂ«soj; Ă«shtĂ« mĂ« i pambrojtur, delikat, s’ka kryer ciklin e vaksinimit. I vogli s’ka ku e merr veç familjarĂ«ve dhe mjediseve ku kanĂ« qenĂ«.

Në këtë periudhë të vitit, fluksi i pacientëve në spitale dhe qendra shëndetësore, sipas mjekëve, është shtuar. Megjithëse vala e të prekurve nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes po rritet, sipas Institutit të Shëndetit Publik ende nuk ka arritur kulmin./abcnews.al

Rekord pagesash në euro/ Vetëm në 11 muaj, më shumë se vitin e kaluar

SHQIPËRI- 5.6 miliardĂ« euro Ă«shtĂ« vlera e transaksioneve në  monedhĂ«n europiane nĂ« ShqipĂ«ri deri nĂ« fund tĂ« nĂ«ntorit. Kjo tregon se qarkullimi i monedhĂ«s europiane ka vijuar tĂ« shĂ«noj rekord nĂ« ekonominĂ« shqiptare.

Janë 5.6 miliardë euro të cilat janë transferuar nëpërmjet sistemit AIPS në periudhën janar-nëntor të këtij viti ndërsa numri i transaksioneve rezultoi 357 mijë. Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja rezulton 21% më shumë veprime dhe 19% më shumë në vlerë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar dhe nëse e krahasojmë me vitin 2024 rezulton se në vlerë e numër është tejkaluar niveli i trasaksioneve të kryera përgjatë gjithë vitit . Në 2024 vlera e transaksioneve të realizuara në sistemin Aips ishte 5.2 miliardë euro.

Rritja e numrit të transaksioneve tregon se bizneset dhe qytetarët po përdorin më shumë  sistemet bankare për lëvizje parash duke  shmangur Cash-in çka ndikon në uljen e  informalitetin në ekonomi.

Por gjithashtu kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Aktualisht euro po këmbehet me rreth 96 lekë ose niveli më i ulët i regjistruar përgjatë gjithë vitit.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit.

Banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit gjatë 2025 duke e rritur nivelin me 100 milionë euro përgjatë vitit të ardhshëm.

Me anë të një vendimi Banka e Shqipërisë uli komisionet për transaksionet që kryhen me AIPS EURO.

Sistemi AIPS-EURO përdoret nga qeveria për të shlyer borxhin e jashtëm, nga bizneset e mëdha për të shlyer fatura  por  edhe transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash si në rastet e blerjes së pasurive të paluajtshme./abcnews.al

VIDEO/ Zjarri përfshin disa autobusë të vjetër në Durrës, tymi i zi mbulon zonën

DURRËS- Disa autobusĂ« tĂ« vjetĂ«r, jashtĂ« pĂ«rdorimit, tĂ« parkuar nĂ« zonĂ«n e FllakĂ«s nĂ« DurrĂ«s janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve në zonë.

Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e rastit.

“Rreth orĂ«s 13:45, nĂ« lagjen nr. 15, DurrĂ«s, nĂ« parkun e autobusĂ«ve nĂ« sektorin “Rinia”, pranĂ« “Eco Park”, ka rĂ«nĂ« zjarr nĂ« ambientet e parkimit tĂ« autobusĂ«ve, ku, si pasojĂ«, janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t disa autobusĂ« tĂ« vjetĂ«r.

NĂ« vendngjarje ndodhen shĂ«rbimet e PolicisĂ« dhe tĂ« zjarrfikĂ«ses, tĂ« cilat po punojnĂ« pĂ«r shuarjen e plotĂ« tĂ« zjarrit dhe pĂ«r sqarimin e rrethanave dhe shkakut tĂ« ngjarjes”, njoftoi policia.

/abcnews.al

SHBA, ligj për Ballkanin/ Prezantohet në Kongres, synon forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit

Kongresi amerikan ka prezantuar njĂ« projektligj me titullin “Ligji pĂ«r DemokracinĂ« dhe MirĂ«qenien nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, i cili ka synim tĂ« rrisĂ« tregtinĂ«, investimet dhe mbĂ«shtetjen politike amerikane pĂ«r vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor.

Projektligji, i depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë, dhe e cilëson rajonin si një zonë kyçe për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Europës.

Pikat kryesore të projektligjit përfshijnë forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, rritjen e tregtisë dhe investimeve amerikane sidomos në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla.

Po ashtu një pikë kyçe është reduktimi i varësisë nga energjia ruse duke nxitur diversifikimin energjetik dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme.

Projektligji kërkon gjithashtu raporte të detyrueshme mbi ndikimin rus dhe kinez, duke përfshirë fushata dezinformimi, ndërhyrje politike dhe kërcënime kibernetike, duke ofruar mbështetje për mbrojtjen e infrastrukturës digjitale.

NjĂ« pikĂ« tjetĂ«r e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« zgjerimi i programeve arsimore dhe shkĂ«mbimeve, pĂ«rfshirĂ« universitetet, Peace Corps dhe nisma pĂ«r tĂ« rinjtĂ« dhe krijimi i “Young Balkan Leaders Initiative”, pĂ«r zhvillimin e liderĂ«ve tĂ« rinj nĂ« biznes, teknologji, qeverisje dhe gazetari.

Projektligji parashikon gjithashtu mbështetje për integrimin euroatlantik dhe riafirmon përkrahjen amerikane për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe NATO të vendeve që përmbushin kriteret.

Kongresi amerikan gjithashtu identifikon korrupsionin, si pengesën kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit.

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari në Gramsh

GRAMSH- Policia e Gramshit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur ndaj tij.

Sipas Policisë, 34-vjeçari është futur në banesën e babait të tij, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ku ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar atë me jetë.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë./abcnews.al

EMRI/ Aksident me vdekje në Durrës

DURRËS- NjĂ« aksident rrugor me pasojĂ« vdekjen ka ndodhur nĂ« aksin Katund Sukth–FllakĂ«, nĂ« DurrĂ«s.

Një 29-vjeçare, banuese në Durrës, teksa drejtonte automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjeti dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë, me të cilën lëvizte një 69-vjeçar.

Pas përplasjes, i moshuari Rakip Bytyçi u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e automjetit Xhentila Çela, Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme procedurale.

Greqi, katër alpinistë humbasin jetën pas një orteku të befasishëm

GREQI– KatĂ«r alpinistĂ« kanĂ« vdekur pasi u rrĂ«mbyen nga njĂ« ortek nĂ« GreqinĂ« qendrore, thanĂ« shĂ«rbimet e shpĂ«timit. “Aksidenti ndodhi nĂ« malet Vardousia nĂ« rajonin e FokidĂ«s”, raportoi gazeta e pĂ«rditshme “Kathimerini”, duke cituar zyrtarĂ«t e shpĂ«timit.

Tre persona (burra) u raportuan fillimisht tĂ« zhdukur tĂ« enjten nĂ« mbrĂ«mje, pasi u nisĂ«n nga fshati Athanasios Diakos pĂ«r t’u ngjitur nĂ« malin Korakas, me njĂ« lartĂ«si prej rreth 2,500 metrash.

Pas humbjes së kontaktit me telefon, miqtë dhe të afërmit njoftuan autoritetet.

“Ekipet e shpĂ«timit zbuluan dje trupat e tre burrave, si dhe atĂ« tĂ« njĂ« gruaje nĂ« tĂ« 30-at, e cila fillimisht nuk ishte raportuar e zhdukur dhe besohet tĂ« ketĂ« qenĂ« partnerja e njĂ« prej viktimave”, raportoi “Kathimerini”.

Të katër personat u gjetën afër njëri-tjetrit, duke sugjeruar se ata ishin kapur në befasi nga orteku dhe nuk kishin mundësi të shpëtonin.

Ekipet e shpëtimit thanë se dy nga burrat ishin alpinistë me përvojë, duke rritur fillimisht shpresat se grupi mund të kishte gjetur strehim.

Megjithatë, operacionet e kërkimit u penguan nga terreni i pjerrët dhe i rrezikshëm, të përkeqësuara nga kushtet e këqija të motit.

Operacioni i rikuperimit për transportimin e katër trupave nga mali pritet të zhvillohet sot./abcnews.al

Polonia mbyll aeroportet për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë

Polonia mbylli dy aeroporte gjatë natës për arsye sigurie për shkak të sulmeve të rënda ajrore ruse në Ukrainë, thanë sot autoritetet e aviacionit.

“PĂ«r shkak tĂ« nevojĂ«s pĂ«r tĂ« siguruar lirinĂ« e operimit tĂ« aviacionit ushtarak, aeroportet nĂ« RzeszĂłw dhe Lublin pezulluan pĂ«rkohĂ«sisht operacionet ajrore”, tha agjencia kombĂ«tare e kontrollit tĂ« trafikut ajror, PANSA nĂ« platformĂ«n X.

Të dy qytetet ndodhen pranë kufirit ukrainas.

Ushtria polake njoftoi më herët se avionët e saj luftarakë ishin ngritur së bashku me avionët e aleatëve të NATO-s për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë.

Megjithatë, nuk pati shkelje të hapësirës ajrore.

Ushtria raportoi fundin e misionit rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Polonia, ka nisur të ngrejë rregullisht ajër avionët luftarakë pas sulmeve ruse ajrore në rajonet ukrainase pranë kufirit.

Megjithatë, kjo zakonisht nuk rezulton në mbylljen e aeroporteve polake./abcnews.al

Shpëtoi qytetarin pas shpërthimit të molotovit, Ilir Proda i akordon certifikatë inspektorit të Policisë

NdĂ«rhyri me profesionalizĂ«m duke shpĂ«tuar jetĂ«n e njĂ« qytetari nga djegia si pasojĂ« e shpĂ«rthimit tĂ« njĂ« bombe molotov, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi “CertifikatĂ« pĂ«r ShĂ«rbime tĂ« Dalluara” Inspektor Marsel Bicja, me motivacionin:

“NĂ« shenjĂ« vlerĂ«simi dhe mirĂ«njohjeje pĂ«r aktin e humanizmit dhe profesionalizmit tĂ« treguar gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s, ku me ndĂ«rhyrje tĂ« menjĂ«hershme dhe vendimtare shpĂ«toi jetĂ«n e njĂ« qytetari, duke vĂ«nĂ« nĂ« plan tĂ« parĂ« mbrojtjen e jetĂ«s njerĂ«zore, si njĂ« nga vlerat mĂ« tĂ« larta dhe misioni kryesor i PolicisĂ« sĂ« Shtetit”.

Certifikata iu dorëzua nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m Ilir Proda: “Ju falĂ«nderoj pĂ«r veprimin tuaj, pasi ky veprim dĂ«shmoi edhe njĂ« herĂ« humanizmin dhe vendosmĂ«rinĂ« e PolicisĂ« sĂ« Shtetit pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n e qytetarĂ«ve. Vijoni me pĂ«rkushtim tĂ« pĂ«rmbushni me nder kĂ«tĂ« mision, sa tĂ« vĂ«shtirĂ«, po aq edhe fisnik”.

Drejtori i PolicisĂ« TiranĂ«, Elton Alushi, falĂ«nderoi Drejtorin e PĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r inkurajimin dhe mbĂ«shtetjen qĂ« i jep strukturave tĂ« PolicisĂ«, si dhe vlerĂ«soi veprimin e punonjĂ«sit tĂ« Shqiponjave, veprim qĂ« s’kishte nevojĂ« pĂ«r komandĂ« pĂ«r tĂ« vepruar, por e komandoi uniforma qĂ« mbajmĂ« veshur dhe ndjenja njerĂ«zore.

Inspektor Marsel Bicja, gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohje për certifikatën dhe theksoi se veproi pa u menduar dy herë, pasi mbrojtja e jetës së qytetarëve është parësore për të dhe kolegët e tij.

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm pas disa javësh përleshjesh kufitare.

Ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve që nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët armëpushimi.

“ArmĂ«pushimi mbulon tĂ« gjitha armatimet, sulmet ndaj civilĂ«ve, infrastrukturĂ«s civile dhe objektivave ushtarake nĂ« tĂ« gjitha zonat”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Ministrat u takuan në një pikë kontrolli kufitar midis provincës Pailin të Kamboxhias dhe provincës Chanthaburi të Tajlandës, pas diskutimeve përgatitore në një komitet të përbashkët kufitar ditët e fundit.

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

“Jeta nĂ« Turqi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« politikisht shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, por edhe tepĂ«r e shtrenjtĂ« pĂ«r njĂ« familje, prandaj pĂ«r mua ishte mĂ« e lehtĂ« tĂ« shpĂ«rngulesha kĂ«tu dhe tĂ« kĂ«rkoja shtetĂ«si maqedonase”, shpjegon 28-vjeçari Benk Bingjul pĂ«r ShĂ«rbimin e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut tĂ« Radios Evropa e LirĂ« (REL).

Ai prej disa muajsh punon si menaxher në një kafene në Shkup, e cila është në pronësi të biznesmenëve turq.

Kanë kaluar tashmë dy vjet qëkurse ai u shpërngul nga Antalia në Shkup me bashkëshorten e tij maqedonase. Për këtë arsye ka marrë leje qëndrimi, ndërsa para një muaji bëri kërkesë për shtetësi maqedonase. Ai thotë se i mungon qyteti i lindjes për shkak të jetës pranë detit dhe plazhit, por këtu jeta është më e lirë.

“PĂ«r shembull, nĂ« shitore, njĂ« blerje e zakonshme pĂ«r shtĂ«pi: perime, vezĂ«, mish, qumĂ«sht, edhe nĂ«se blen minimalisht, duhet tĂ« paguash rreth 280–300 euro. NdĂ«rsa me kĂ«to para nĂ« Shkup mund ta mbushĂ«sh makinĂ«n e vjetĂ«r plotĂ«sisht: bagazhin, sediljen e pĂ«rparme dhe tĂ« pasmen. NĂ« Turqi kjo Ă«shtĂ« e pamundur”, thotĂ« Bingjul.

Ai nuk e flet mirë gjuhën maqedonase, por thotë se ushtron me bashkëshorten e tij. Një nga kushtet që, sipas ligjit maqedonas, duhet të plotësojë është dhënia e provimit për njohjen e gjuhës maqedonase.

“E kuptoj disi maqedonishten, di tĂ« lexoj me alfabet latin, por jo me cirilik. KĂ«tĂ« duhet ta mĂ«soj”, thotĂ« ai.

Megjithatë, ky kusht nuk vlen për ata që dëshmojnë se kanë prejardhje maqedonase.

Vala e kërkesave të turqve për shtetësi maqedonase

Përveç njerëzve si Bingjul, të cilët kërkojnë shtetësi maqedonase për shkak të martesës me shtetase maqedonase, gjithsej 10.500 qytetarë turq kanë kërkuar shtetësi maqedonase gjatë katër vjetëve të fundit mbi bazën e prejardhjes maqedonase, tregojnë të dhënat që REL-i i ka marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas MPB-së, këta janë shtetas të Turqisë që duhet të dëshmojnë në institucionet maqedonase se janë mërgimtarë nga ky vend dhe se kanë prejardhje etnike maqedonase.

Në përgjigjen për REL-in, MPB-ja thekson se arsyeja e rritjes së numrit të kërkesave për shtetësi maqedonase lidhet me ndryshimet e fundit ligjore.

“Ndryshimet ligjore tĂ« vitit 2021 kontribuuan nĂ« njĂ« rritje enorme tĂ« numrit tĂ« kĂ«rkesave pĂ«r fitimin e shtetĂ«sisĂ« maqedonase nga mĂ«rgimtarĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« RepublikĂ«n e TurqisĂ«â€, tha MPB-ja.

PĂ«rkufizimi i ri i “mĂ«rgimtarit” nĂ« Ligjin pĂ«r ShtetĂ«sinĂ«

Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për Shtetësinë të propozuara nga qeveria e atëhershme e udhëhequr nga koalicioni LSDM dhe BDI.

Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, propozoi në Kuvend ndryshime në ligj me të cilat përcaktohet se kush konsiderohet mërgimtar.

Sipas ligjit, mĂ«rgimtari dhe pasardhĂ«si i tij i gjeneratĂ«s sĂ« parĂ« mund tĂ« fitojnĂ« shtetĂ«si maqedonase pa jetuar nĂ« vend, pa e njohur mjaftueshĂ«m gjuhĂ«n maqedonase dhe pa hequr dorĂ« nga shtetĂ«sia e mĂ«parshme – rregull qĂ« vlen pĂ«r shtetasit e huaj.

“MĂ«rgimtar, nĂ« kuptim tĂ« kĂ«tij ligji, konsiderohet qytetar i RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut qĂ« Ă«shtĂ« shpĂ«rngulur nga Republika e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut nĂ« njĂ« shtet tjetĂ«r, pa marrĂ« parasysh gjininĂ«, racĂ«n, ngjyrĂ«n e lĂ«kurĂ«s, prejardhjen kombĂ«tare dhe shoqĂ«rore, bindjet politike dhe fetare, si dhe statusin pasuror dhe shoqĂ«ror”, thuhet nĂ« Ligjin pĂ«r ShtetĂ«sinĂ«.

Sipas regjistrimit të vitit 2021, i realizuar në periudhën kur këto ndryshime ligjore hynë në fuqi, 3.9 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut i përkatësin etnisë turke.

Të dhënat tregojnë se nga 83.000 turq etnikë, rreth 71.000 jetojnë në vend, ndërsa 12.000 jashtë vendit.

Biznesi, punësimi dhe arsimi si motive për migrim

Interesi i qytetarĂ«ve turq pĂ«r qĂ«ndrim nĂ« vend vĂ«rehet edhe nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme – nga dyqanet qĂ« ofrojnĂ« ushqime tradicionale turke deri tek tĂ« rinjtĂ« qĂ« shĂ«tisin nĂ« qendĂ«r tĂ« Shkupit.

Analisti Donço Gerasimovski thotë se motiv për rritjen e kërkesës për shtetësi maqedonase nga qytetarët turq mund të jenë biznesi, punësimi ose arsimi, ndërsa sipas tij interesi më i madh shihet në fushën e biznesit.

“Merrni si shembull ndĂ«rtimtarinĂ« operative. Sa objekte po ndĂ«rtohen nĂ« vendin tonĂ«, ndĂ«rtesa banimi tĂ« mĂ«dha dhe tĂ« gjera, tĂ« realizuara nga kompani turke. QĂ« ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« nĂ« pĂ«rputhje me ligjin, ata duhet tĂ« rregullojnĂ« edhe shtetĂ«sinĂ« e tyre. Gjithçka Ă«shtĂ« nĂ« funksion tĂ« interesit tĂ« biznesmenĂ«ve, sportistĂ«ve dhe atyre qĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ« fitime kĂ«tu sesa nĂ« vendet e tyre”, shpjegon Gerasimovski.

Ai shton se kjo ndikon edhe në strukturën etnike të popullsisë.

“TĂ« gjithĂ« kĂ«ta persona, varĂ«sisht nga vendet nga vijnĂ«, e rrisin numrin e asaj pĂ«rkatĂ«sie etnike”, thotĂ« ai.

Me rritjen e interesit për shtetësi, në vend vërehet edhe rritje e kapitalit turk, përkatësisht e kompanive të hapura nga pronarë turq.

Mbi 4.000 kompani të themeluara me kapital turk

Sipas të dhënave që REL-i ka marrë nga Dhoma Ekonomike Maqedonaso-Turke (MATTO), për vitin 2024 numri i kompanive të regjistruara me kapital turk nga persona juridikë dhe fizikë arrin në 4.132.

Sipas tyre, interesi i biznesit buron nga marrëdhëniet e afërta maqedonaso-turke.

“Ato bazohen nĂ« lidhjen e pĂ«rbashkĂ«t historike nga periudha osmane, numrin e konsiderueshĂ«m tĂ« mĂ«rgimtarĂ«ve nga kĂ«to troje nĂ« RepublikĂ«n e TurqisĂ«, si dhe lidhjet familjare dhe kulturore ekzistuese mes qytetarĂ«ve tĂ« tĂ« dyja vendeve. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Republika e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut paraqet njĂ« portĂ« strategjike drejt tregjeve tĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r kompanitĂ« nga Republika e TurqisĂ«, gjĂ« qĂ« rrit atraktivitetin e saj si destinacion investimesh”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e MATTO-s pĂ«r REL-in.

Në rritje është edhe numri i studentëve që vijnë në vend.

Sipas profesorit Kiril Barabareev nga Universiteti “Goce Dellçev” nĂ« Shtip, gjatĂ« 12 vjetĂ«ve tĂ« fundit rreth 900 studentĂ« nga Turqia janĂ« regjistruar nĂ« kĂ«tĂ« universitet.

“Sipas bisedave qĂ« kam pasur, Turqia ka shumĂ« tĂ« rinj qĂ« nuk arrijnĂ« tĂ« regjistrohen nĂ« sistemin e tyre universitar dhe, duke qenĂ« se arsimi privat atje Ă«shtĂ« shumĂ« i shtrenjtĂ«, ata kĂ«rkojnĂ« universitete nĂ« rajon ku mund tĂ« studiojnĂ«â€, thotĂ« ai.

Pasaporta maqedonase dhe udhëtimi pa viza në zonën Shengen si motiv

Mediat turke, pas ngjarjeve në Mal të Zi, ku në tetor të këtij viti u hoq përkohësisht regjimi pa viza për shtetasit turq për shkak të një sërë incidentesh, shkruajnë se Maqedonia e Veriut është bërë destinacion i ri tërheqës për qytetarët turq për shkak të përparësive që ofron.

NjĂ« nga arsyet qĂ« theksohet Ă«shtĂ« mundĂ«sia pĂ«r udhĂ«tim pa viza nĂ« zonĂ«n Shengen me pasaportĂ« maqedonase. Po ashtu, pĂ«rmenden procedura e shpejtĂ« dhe e lirĂ« pĂ«r themelimin e kompanive, si dhe kostot e pĂ«rballueshme tĂ« jetesĂ«s – qiraja, ushqimi dhe transporti – qĂ« janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta krahasuar me TurqinĂ«.

“AfĂ«rsia me EvropĂ«n, edhe pse nuk Ă«shtĂ« anĂ«tare e BE-sĂ«, pozita strategjike nĂ« Ballkan mundĂ«son qasje tĂ« lehtĂ« drejt EvropĂ«s”, thuhet nĂ« analizĂ«.

Ndërkohë, Mali i Zi më 24 dhjetor hoqi vizat për shtetasit turq, por e uli qëndrimin e lejuar nga 90 ditë në 30 ditë, me qëllim, sipas qeverisë malazeze, parandalimin e migrimit ilegal dhe harmonizimin me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Sipas ndryshimeve të fundit të rregullave evropiane për udhëtimin pa viza, të miratuara muajin e kaluar, është hapur mundësia për pezullim më të shpejtë të regjimit pa viza për vendet jashtë BE-së që paraqesin shqetësim për migrimin ose sigurinë.

Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë, bën pjesë në grupin e vendeve që mund të përballen me monitorim të shtuar për zbatimin e këtyre rregullave.

Disa nga arsyet pĂ«r vendosjen e kufizimeve mund tĂ« jenĂ« harmonizimi i dobĂ«t me politikĂ«n e vizave tĂ« BE-sĂ« dhe programet pĂ«r dhĂ«nien e shtetĂ«sisĂ« pĂ«r investitorĂ«, tĂ« ashtuquajturat “pasaporta tĂ« arta”, qĂ« mundĂ«sojnĂ« marrjen e shtetĂ«sisĂ« pa lidhje reale dhe tĂ« dĂ«shmueshme me vendin.

Gjithashtu, po shqyrtohen edhe rreziqe sigurie të lidhura me kërcënime hibride, përfshirë përdorimin politik të migrimit dhe dobësitë në sigurinë e dokumenteve personale, gjë që e ndërlikon edhe më tej pozitën e vendeve të treta që kanë regjim pa viza me BE-në./ REL

Foshnja e parë në botë lind me ADN e tre personave

ShkencĂ«tarĂ«t britanikĂ« kanĂ« kombinuar me sukses ADN-nĂ« e tre personave tĂ« ndryshĂ«m – njĂ« baba, njĂ« nĂ«nĂ« dhe njĂ« donator – pĂ«r tĂ« krijuar foshnje krejtĂ«sisht tĂ« shĂ«ndetshme, tĂ« paprekura nga sĂ«mundjet gjenetikisht tĂ« trashĂ«guara, sipas BBC.

Kjo teknikĂ« inovative, e njohur si “Transferimi Pronuklear”, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« progres nĂ« mjekĂ«sinĂ« riprodhuese, por njĂ« hap revolucionar nĂ« gjenetikĂ«, duke ofruar shpresĂ« tĂ« re pĂ«r prindĂ«rit qĂ« mbartin sĂ«mundje vdekjeprurĂ«se mitokondriale.

NĂ« kĂ«tĂ« metodĂ«, bĂ«rthama e njĂ« veze tĂ« fekonduar nga prindĂ«rit transferohet nĂ« vezĂ«n e njĂ« donatori – njĂ« vezĂ« qĂ« i Ă«shtĂ« hequr bĂ«rthama e vet, por ruan mitokondritĂ« e shĂ«ndetshme.

Rezultati Ă«shtĂ« njĂ« embrion qĂ« mbart identitetin gjenetik tĂ« prindĂ«rve, por funksionon me “bateritĂ« qelizore” (mitokondritĂ«) e shĂ«ndetshme tĂ« njĂ« personi tĂ« tretĂ«.

ËshtĂ« si tĂ« zĂ«vendĂ«sosh tĂ« gjithĂ« rrjetin elektrik tĂ« njĂ« qyteti pa ndryshuar arkitekturĂ«n e tij, duke siguruar qĂ« nuk do tĂ« ketĂ« kurrĂ« ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« – nĂ« kĂ«tĂ« rast, fillimin e njĂ« sĂ«mundjeje gjenetike.

Rezultati? Tetë foshnje të lindura pa asnjë gjurmë të çrregullimeve mitokondriale në testet dhe ekzaminimet mjekësore.

Kjo është një arritje revolucionare jo vetëm shkencërisht, por edhe etikisht dhe shoqërisht, pasi shënon herën e parë që njerëzimi mund ta ndalojë në mënyrë efektive dhe të përhershme transmetimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse.

Kjo teknologji nuk shpĂ«ton vetĂ«m njĂ« brez – ajo mbron shĂ«ndetin e brezave qĂ« do tĂ« vijnĂ«, duke e bĂ«rĂ« atĂ« njĂ« nga momentet e rralla kur shkenca vĂ«rtet ia kalon vetĂ« kohĂ«s./abcnews.al

❌