Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e plotë të votave të hedhura më 28 dhjetor po hap një kapitull të ri paszgjedhor, por njëkohësisht po shton shqetësimet për zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja të vendit.
Procesi i rinumërimit po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe, sipas zyrtarëve të KQZ-së, pritet të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë, me afat orientues deri më 1 shkurt.
Vendimi për rinumërim të plotë erdhi pasi rinumërimi i rreth një të tretës së vendvotimeve nxori dallime të mëdha, nga qindra deri në mijëra vota për kandidatë brenda të njëjtave subjekte politike.
Megjithëse rinumërimi shihet si proces i domosdoshëm për garantimin e integritetit të votës, zgjatja e tij po rrezikon drejtpërdrejt afatet kushtetuese dhe politike.
Ădo vonesĂ« nĂ« certifikimin e rezultateve nĂ«nkupton vonesĂ« nĂ« konstituimin e Kuvendit tĂ« ri, formimin e qeverisĂ« dhe zgjedhjen e presidentit.
Situata bëhet edhe më e ndjeshme për faktin se Kuvendi i ardhshëm ka detyra urgjente përpara.
Në të njëjtën kohë, zgjedhja e presidentit duhet të ndodhë para përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani në prill, çka lë një hapësirë kohore shumë të ngushtë.
Sipas vlerësimeve, pas përfundimit të rinumërimit, institucionet do të kenë rreth një muaj kohë për të konstituar Kuvendin, formuar qeverinë dhe zgjedhur presidentin, një afat që shihet si tejet i shkurtër për një proces kaq të ndërlikuar politik.
Në këtë kontekst, rinumërimi i plotë, ndonëse i rëndësishëm për transparencën zgjedhore, po shndërrohet në një faktor rreziku për stabilitetin institucional, në një moment kur vendi nuk ka luksin e vonesave të gjata.
Rinumërim i të gjitha votave të 28 dhjetorit
KQZ e miratoi këtë vendim në mbledhjen e së hënës (19.01.2026), pas evidentimit të dallimeve të mëdha gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave.
Fillimisht, rinumërimi ishte paraparë të zhvillohej vetëm në 10 për qind të vendvotimeve në 28 komuna dhe në mënyrë të plotë në 10 komuna të tjera.
Megjithatë, devijimet e zbuluara në këtë fazë, nga qindra deri në mijëra vota për kandidatë brenda të njëjtave subjekte politike, e shtynë KQZ-në të marrë vendim për rinumërim të plotë në të gjithë vendin.
Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dallimet më të mëdha janë vërejtur në Komunën e Prizrenit, ku është vendosur edhe shkarkimi i përfaqësuesve politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor.
Hetime në shkallë të gjerë
Paralelisht me rinumërimin, institucionet e drejtësisë kanë nisur veprime konkrete.
Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive themelore që të fillojnë hetime në 20 komunat ku rinumërimi ka përfunduar.
Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka kërkuar grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante për keqpërdorime të dyshuara në procesin zgjedhor, si në komunat ku rinumërimi ka përfunduar, ashtu edhe në ato ku procesi është ende në zhvillim.
âKoordinatorja nacionale pĂ«r zgjedhje, prokuroja Laura Pula, pas evidentimit tĂ« mospĂ«rputhjeve tĂ« votave gjatĂ« numĂ«rimit brenda subjekteve politike pĂ«r deputet, nĂ« rajone tĂ« ndryshme tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, ka kĂ«rkuar nga kryeprokurorĂ«t e tĂ« gjitha prokurorive themelore qĂ« nĂ« tĂ« gjitha komunat ku ka pĂ«rfunduar procesi i rinumĂ«rimit tĂ« votave, tĂ« fillojnĂ« grumbullimin e informatave tĂ« nevojshme dhe tĂ« sigurojnĂ« prova relevante, qĂ« vĂ«rtetojnĂ« kryerjen e ndonjĂ« vepre penale qĂ« ndĂ«rlidhet me procesin zgjedhorâ, thuhet nĂ« njĂ« njoftim tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Kryeprokurorit tĂ« Shtetit.
Po ashtu, koordinatorja nacionale pĂ«r zgjedhje, prokuroja Laura Pula ka kĂ«rkuar qĂ« edhe nĂ« komunat ku ende nuk ka pĂ«rfunduar procesi i rinumĂ«rimit tĂ« votave qĂ« âmenjĂ«herĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« kĂ«tij procesi tĂ« fillohet nga prokuroritĂ« pĂ«rkatĂ«se procesi i grumbullimit tĂ« provave tĂ« nevojshme.â
Prokurori i Shtetit tha se do tĂ« mbetet i angazhuar pĂ«r ta mbrojtur votĂ«n e lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve dhe âdo tĂ« hetojĂ« çdo rast, pĂ«r tĂ« cilin kanĂ« dyshime Ă«shtĂ« keqpĂ«rdorĂ« â falsifikuar vota nĂ« çfarĂ«do mĂ«nyre dhe nga kushdo qoftĂ«â.
Sinjali â aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Rinumërimi rrezikon krijimin e institucioneve të reja appeared first on Sinjali.