Prefekti i Qarkut Gjirokastër raporton se situata në terren për shkak të reshjeve dhe ngricave vijon të monitorohet dhe menaxhohet nga bashkitë përkatëse. Në qytetet dhe njësitë administrative të qarkut, po kryhen punime për hapjen e rrugëve të bllokuara, pastrimin e dherave dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. Bashkitë po ndërhyjnë në lagjet urbane dhe fshatrat e prekura, ndërsa nivelin e lumit Vjosë në Memaliaj raportohet 2.8 metra. Për momentin furnizimi me energji elektrike në të gjithë qarkun vijon normalisht.
BASHKIA GJIROKASTĂR
DitĂ«n e sotme do tĂ« vijojĂ« puna nĂ« njĂ«sinĂ« adm. Qytet nĂ« lagjet âGranicĂ«â, SMT dhe nĂ« pĂ«rroin e GjokanĂ«n nĂ« lagjen âZinxhiaâ gjithashtu do tĂ« punohet dhe nĂ« njĂ«sinĂ« adm. LunxĂ«ri pĂ«r hapjen pĂ«rfundimtare tĂ« aksit rrugor deri nĂ« fshatin GjatĂ«.
Nga bashkia ka filluar dhe hedhja e kripës në lagjet e qytetit për shkak të ngricës nga ulja e temperaturave.
BASHKIA LIBOHOVĂ
Në Njësinë Administrative Zagori, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Nga bashkia po shihet mundësia e ndërhyrjes, pasi formacionet janë të paqëndrueahme.
BASHKIA MEMALIAJ
-Njësia Administrative Memaliaj (fshat)
Një rrugë e brendshme vijon të mbetet e bllokuar, duke izoluar 5 banesa. Ditën e sotme nga bashkia do të vazhdoj puna në rrugët e brendëshme për largimin e dherave, (në ato segmente ku mund të punohet, pasi formacionet e tokës janë të paqëndrueshme).
-Njësia Administrative Luftinjë
Në fshatin Tosk-Martalloz, do të punohet ditën e sotme, për largimin e dherave.
BASHKIA DROPULL
Problem mbetet dëmtimi i urë së Glinës, pasi shirat e fundit dëmtuan dhe një këmbë tjeter.
BASHKIA PĂRMET
Aksi rrugor PĂ«rmet â Dogana e Tre Urave ĂȘnshtĂ« me njĂ« kalim nĂ« njĂ« segment rreth 25 metĂ«r, nĂ« hyrje tĂ« fshatit Petran.
Edhe ditën e sotme sipas një plani nga bashkia do të punohet për pastrimin e dherave në pjesën e sipërme të lagjes Sede, në qytetin e Përmetit dhe në fshatrat Tremishtë, Bënjë dhe Ogdun, njësia adm. Petran. Gjithashtu po vijon puna
për vlerësimin e dëmeve.
BASHKIA KĂLCYRĂ
-Në rrugën e fshatit e fshatit Psar, njësia Ballaban do të ndërhyet ditën e sotme për largimin e dherave. Nga bashkia ditën e sotme do të përfundoj procesi i konstatimit të dëmeve me gjithë dokumentacionin përkatës.
BASHKIA TEPELENĂ
-Aksi Subash â HormovĂ«, rruga e vjetĂ«r nuk mundĂ«son qarkullimin e mjeteve tĂ« rĂ«nda. Nga bashkia do tĂ« ndĂ«rhuet sapo tĂ« ulet niveli i ujit nga pĂ«rroi i TĂ«rbuqit.
Ditën e sotme do të punohet në fshatin Hormovë për drenazhimin e unrave në një banesë e cila rrezikon nga ulja e sipërfaqes së tokës.
Nga OSHEE informohem se gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike.
LUMI VJOSĂ
Memaliaj: niveli i ujit 2.8 metër.
Mbetemi në kontakt.