❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fundoset varka me emigrantë në brigjet e ishullit grek, një i vdekur dhe tre të zhdukur

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë zhdukur pasi një varkë me emigrantë u fundos në ishullin grek të Samos herët të hënën, tha roja bregdetare.

Njëzet e gjashtë emigrantë arritën në breg në zonën e Petalides dhe njoftuan autoritetet se të tjerë ishin ende në det. Ndërkohë, varka ishte fundosur në orët e para të mëngjesit.

Anijet e rojes bregdetare, një helikopter, një varkë private dhe ekipet tokësore nisën një operacion kërkim-shpëtimi. Trupi i gruas u gjet gjatë kërkimit, ndërsa operacionet vazhduan për tre personat e zhdukur. Kombësitë e emigrantëve nuk u bënë të ditura.

Greqia ka qenë një pikë hyrëse kryesore për emigrantët dhe refugjatët në Bashkimin Evropian që nga viti 2015, me më shumë se 1 milion mbërritje të regjistruara. Qindra kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë detin.

Të dhënat e fundit nga Frontex, agjencia evropiane e rojeve kufitare dhe bregdetare, treguan se flukset e migracionit të parregullt përmes Mesdheut lindor ranë me 30% në 11 muajt e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024, me rreth 46,200 mbërritje të regjistruara në ujërat greke këtë vit, shkruan Euronews.al.

Megjithatë, Frontex raportoi një rritje të ndjeshme të aktivitetit përgjatë korridorit Libi-Kretë, me zbulime që u rritën me 272% nga viti në vit gjatë së njëjtës periudhë.

Incidenti vjen pas disa tragjedive të fundit me emigrantë në ujërat greke. Më 6 dhjetor, autoritetet greke nxorën 17 trupa dhe shpëtuan dy emigrantë nga një anije në brigjet e Kretës.

Më 8 dhjetor, një djalë 12-vjeçar vdiq pasi u godit nga një helikë varke kur një kontrabandist dyshohet se i detyroi emigrantët të hidheshin nga një motoskaf në Samos.

Një javë më vonë, 28 emigrantë u shpëtuan dhe tre mbetën të zhdukur pasi varka e tyre u përplas me shkëmbinj në Samos.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fundoset varka me emigrantë në brigjet e ishullit grek, një i vdekur dhe tre të zhdukur appeared first on Sinjali.

Elezi: Përfundon numërimi i votave, mbi 84% pjesëmarrje jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në 2,557 vendvotime dhe janë tërhequr materialet zgjedhore nga këto vendvotime, duke i dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komuna.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se numërimi për kandidatët do të vazhdojë në këto qendra, ndërsa verifikimi i rezultateve për subjektet politike do të bëhet bazuar në formularët e plotësuar pas numërimit.

Përveç votimit të rregullt, është mundësuar votimi me kusht dhe për qytetarët me nevoja të veçanta. Në 57 vendvotime me kusht janë regjistruar mbi 9,900 votues.

Pjesëmarrja në votimin jashtë Kosovës ka arritur në 84.24%, me 16,165 votues nga 19,187 të regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike. Për votimin me postë, janë regjistruar 58,000 votues, ndërsa procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime do të vazhdojë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Elezi: Përfundon numërimi i votave, mbi 84% pjesëmarrje jashtë Kosovës appeared first on Sinjali.

Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – tĂ« cilave u paraprinĂ« pĂ«rplasjet disamuajshe ndĂ«rmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues – pĂ«rfunduan me njĂ« fitore bindĂ«se tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje (LVV).

NjohĂ«sit e zhvillimeve politike vlerĂ«sojnĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL) se zgjedhjet e 28 dhjetorit ia sollĂ«n partisĂ« sĂ« kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, njĂ« fitore “spektakolare”, tĂ« cilĂ«n ajo e arriti kryesisht falĂ« “dobĂ«sive” tĂ« partive opozitare.

LVV-ja i fitoi 49.30 për qind të votave, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« fitore spektakolare e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, tĂ« cilĂ«n ia ka dhuruar opozita me mungesĂ«n totale tĂ« ideve se si tĂ« ballafaqohet me popullizmin e fuqishĂ«m tĂ« Kurtit”, thekson analisti Artan Muhaxhiri pĂ«r REL-in.

Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se partitë opozitare ngelën shumë mbrapa.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i fitoi 21.01 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)13.59 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.68 për qind.

Nisma Socialdemokrate, me vetëm 1.72 për qind të votave nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.74 për qind të votave.

Fitoren e LVV-sĂ«, politologu DritĂ«ro Arifi e sheh si rezultat tĂ« disa faktorĂ«ve tĂ« ndĂ«rlidhur – “propagandĂ«s sĂ« fuqishme” qĂ« ka kjo parti, si dhe dobĂ«sive tĂ« partive opozitare, tĂ« cilat nuk kanĂ« arritur tĂ« jenĂ« mjaftueshĂ«m aktive dhe tĂ« prezantojnĂ« ekspertizĂ«.

“MĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja Ă«shtĂ« se qytetarĂ«t e kanĂ« vĂ«rejtur mungesĂ«n e lidershipit te partitĂ« opozitare, si dhe tĂ« njĂ« personi qĂ« do tĂ« mund ta ndryshonte gjendjen”, thekson Arifi pĂ«r REL-in.

Bazuar nĂ« rezultatet preliminare, LVV-ja pritet t’i ketĂ« 56 ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, PDK-ja 23 ulĂ«se, LDK-ja 15 ulĂ«se dhe AAK-ja 6 ulĂ«se.

Lista Serbe pretendon se i ka fituar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend, por mbetet ende në pikëpyetje nëse partia tjetër serbe, Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, do ta fitojë një ulëse.

Çka thanĂ« partitĂ« politike?

Lëvizja Vetëvendosje po shkon në drejtim të përsërisë ose tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur kishte fituar 50.28 për qind të votave.

Asokohe ajo e krijoi shumicën parlamentare pa koalicion me partitë e tjera shqiptare, por vetëm me deputetë nga pakicat joserbe, të cilat i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend, gjithashtu.

Lideri i LVV-sĂ«, Albin Kurti, pas shpalljes sĂ« rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se “sa mĂ« parĂ« qĂ« certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, aq mĂ« shpejt do tĂ« krijohen institucionet”.

Ai i ka ftuar partitë e tjera që të bashkëpunojnë për marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se ky hap do të jetë test për bashkëpunimin e mundshëm të mëtejmë, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit në pranverë.

“Natyrisht qĂ« duhet ta bisedojmĂ« me opozitĂ«n kĂ«tĂ« çështje. Por, paraprakisht duhet tĂ« diskutojmĂ« pĂ«r marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare”, tha Kurti.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha një ditë pas zgjedhjeve se priste rezultat më të mirë.

“PDK-ja ka pritur rezultat mĂ« tĂ« mirĂ« dhe unĂ« kam pritur rezultat mĂ« tĂ« mirĂ«, por ne kemi arritur ta ruajmĂ« votĂ«n dhe elektoratin tonĂ«â€, tha Hamza nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media.

NdĂ«rkaq, lideri i LDK-sĂ«, Lumir Abdixhiku, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, duke thĂ«nĂ« se “Kosova ka nevojĂ« pĂ«r demokraci funksionale”.

Ai e mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët të partisë së tij, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes së tij.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, menjëherë pas mbylljes së votimeve u shpreh i kënaqur me rezultatin e partisë së tij.

Kryetari i ListĂ«s Serbe, Zllatan Ellek, pas publikimit tĂ« rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se ka fituar mbi 90 pĂ«r qind tĂ« votave tĂ« komunitetit serb dhe “tĂ« gjitha dhjetĂ« mandatet” e deputetĂ«ve tĂ« rezervuara pĂ«r kĂ«tĂ« komunitet.

Megjithatë, ai theksoi se për rezultatin final, Lista Serbe pret vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Fjalori “i zbutur” i Kurtit dhe sfidat e sĂ« ardhmes

Fjalimi i Kurtit, kur e shpalli fitoren pas publikimit tĂ« rezultateve preliminare nga KQZ-ja, ishte “mjaft i kujdesshĂ«m dhe i matur”, nĂ« raport me partitĂ« tjera shqiptare, vlerĂ«sojnĂ« vĂ«zhguesit e zhvillimeve zgjedhore.

Por, sipas tyre, sfidat tĂ« cilat e presin shumicĂ«n e re parlamentare, por edhe qeverinĂ« e re, pĂ«rfshirĂ« edhe zgjedhjen e presidentit tĂ« vendit nĂ« pranverĂ«n e vitit 2026, nuk i lĂ«nĂ« vend “arrogancĂ«s tĂ« Kurtit”, tĂ« cilĂ«n ai e kishte shfaqur ndaj kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ« pas zgjedhjeve parlamentare tĂ« vitit 2021 dhe atyre tĂ« 9 shkurtit 2025.

 “Nuk jemi mĂ«suar ta shohim Kurtin nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«. Por, kjo Ă«shtĂ« gjĂ« pozitive. MirĂ«po, nga kĂ«ndvĂ«shtrimi im, gjuha e trupit e tradhtonte. Normalisht qĂ« gjuha ishte e fituesit, por nuk e kishte entuziazmin e fituesit”, thekson politologu Arifi pĂ«r REL-in.

Ai, por edhe analisti Muhaxhiri, besojnë se Kurti, i cili pritet të jetë për herë të tretë kryeministër, mund ta krijojë qeverinë e re vetëm me partinë e tij dhe me pakicat joserbe.

Një koalicion me një parti tjetër shqiptare, do të ishte rezultat i dëshirueshëm për Kurtin, vlerësojnë ata.

Megjithatë, Muhaxhiri vlerëson se hendeku i krijuar ndër vite ndërmjet LVV-së dhe PDK-së, frika e LDK-së se mund të humbë edhe më shumë elektorat në rast të një marrëveshjeje me LVV-në, e bëjnë të pamundur një koalicion të LVV-së me dy partitë më të mëdha opozitare, por edhe ndonjë mbështetje të këtyre partive si opozitë.

“Do tĂ« jetĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« [Kurti] t’i bindĂ« PDK-nĂ« dhe LDK-nĂ« qĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« sallĂ«, pĂ«r tĂ« arritur kuorumin prej 80 deputetĂ«sh pĂ«r zgjedhjen e presidentit ose presidentes. LDK-ja dhe PDK-ja konsiderojnĂ« qĂ« presidentja [Vjosa] Osmani, me shumĂ« veprime tĂ« saj, i ka ndihmuar LVV-sĂ«â€, theksoi Muhaxhiri pĂ«r REL-in.

Ai shtoi se refuzimi i bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet partive politike pĂ«r zgjedhjen e presidentit, mund ta çojĂ« sĂ«rish vendin nĂ« zgjedhje, qysh nĂ« pranverĂ« kur Osmanit t’i mbarojĂ« mandati nĂ« prill.

Politologu Arifi shpreh mendimin se në rast se Lëvizja Vetëvendosje e tejkalon rezultatin e vitit 2021, Kurti do ta shqyrtojë nëse ka nevojë edhe për një mandat të presidentes Osmani, apo synon të propozojë një kandidat tjetër.

Sipas tij, kornizat që përcaktohen për partitë politike opozitare shqiptare, në bazë të numrave të ulëseve të fituara në Kuvend, nuk u mundësojnë hapësirë të madhe për manovrim me rastin e zgjedhjes së presidentit në mandatin e ardhshëm.

“Opozita do ta bĂ«jĂ« njĂ« kuazi-pragmatizĂ«m, nĂ« kĂ«tĂ« rast tĂ« detyruar, qĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« sallĂ«, sepse alternativa tjetĂ«r janĂ« zgjedhjet e parakohshme, nĂ« tĂ« cilat, nĂ«se opozita del si problematike, atĂ«herĂ« zoti Kurti mund tĂ« fitojĂ« 60-70 pĂ«r qind tĂ« votave totale”, thekson Arifi pĂ«r REL-in.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, janë rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.

Kurti mĂ« pas nuk arriti t’i marrĂ« votat e mjaftueshme nĂ« Kuvend pĂ«r formimin e qeverisĂ«. QeverinĂ« nuk arriti ta formojĂ« as i mandatuari i dytĂ«, Glauk Konjufca, po ashtu nga LVV-ja, gjĂ« qĂ« detyroi presidenten Osmani tĂ« shpallĂ« zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Teksa Kurti synon të formojë qeverinë e re, KQZ-ja ende ka punë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi duhen numëruar votat për deputetë, ato nga diaspora, votat me kusht, si dhe të personave me nevoja të veçanta.

Të gjitha këto hapa kanë edhe afate për ankesa, të cilët mund të jenë arsye për të marrë disa javë deri te formimi i ekzekutivit të ri.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”? appeared first on Sinjali.

Kush janë dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA?

Elon Musk mbetet në krye, ndërsa Jensen Huang i Nvidias ngjitet në renditje falë rritjes së pasurive të nxitura nga IA

Miliarderët më të pasur të kompanive teknologjike në SHBA shtuan më shumë se 550 miliardë dollarë në pasurinë e tyre të kombinuar neto këtë vit, teksa përfituan nga entuziazmi i investitorëve për kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale.

Dhjetë themeluesit dhe drejtuesit kryesorë amerikanë të teknologjisë zotëronin më shumë se 2.5 trilionë dollarë në para, aksione dhe investime të tjera në mbyllje të tregtimit në Nju Jork, në prag të Krishtlindjeve, sipas të dhënave të Bloomberg, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Kjo shifër është rritur nga 1.9 trilionë dollarë në fillim të këtij viti dhe vjen në një kohë kur indeksi S&P 500 është rritur me më shumë se 18 për qind.

Liderët e Silicon Valley kanë përfituar nga qindra miliardë dollarë të shpenzuar globalisht për çipe të IA, qendra të dhënash dhe produkte, edhe pse një pjesë e këtyre fitimeve është tkurrur muajt e fundit për shkak të shqetësimeve mbi një flluskë investimesh të nxitur nga IA.

“Kjo Ă«shtĂ« tĂ«rĂ«sisht spekulative dhe e lidhur me suksesin e IA,” tha Jason Furman, profesor i ekonomisĂ« nĂ« Universitetin e Harvardit dhe konsulent pĂ«r startup-in OpenAI. “Ka njĂ« pikĂ«pyetje tĂ« madhe nĂ«se e gjithĂ« kjo do tĂ« japĂ« rezultat, por investitorĂ«t po parashikojnĂ« se po.”

Elon Musk mbetet në krye të listës, me një pasuri neto që është rritur me gati 50 për qind, në 645 miliardë dollarë. Ai e humbi vetëm për pak kohë këtë pozicion në shtator, kur u tejkalua nga themeluesi i Oracle, Larry Ellison. Pasuria e tij u rrit ndjeshëm në një vit kur ai siguroi një paketë shpërblimi prej 1 trilion dollarësh nga aksionerët e Teslas dhe vlerësimi i kompanisë së tij të hapësirës SpaceX u rrit në 800 miliardë dollarë.

Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA, sipas pasurisë neto, renditen si më poshtë:

Elon Musk – 645 miliardĂ« dollarĂ«

Larry Page – 270 miliardĂ« dollarĂ«

Jeff Bezos – 255 miliardĂ« dollarĂ«

Sergey Brin – 251 miliardĂ« dollarĂ«

Larry Ellison – 251 miliardĂ« dollarĂ«

Mark Zuckerberg – 236 miliardĂ« dollarĂ«

Steve Ballmer – 170 miliardĂ« dollarĂ«

Jensen Huang – 156 miliardĂ« dollarĂ«

Michael Dell – 141 miliardĂ« dollarĂ«

Bill Gates – 118 miliardĂ« dollarĂ«

NjĂ« tjetĂ«r pĂ«rfitues i madh nga bumi i IA Ă«shtĂ« Jensen Huang, themeluesi i prodhuesit tĂ« çipave Nvidia, e cila Ă«shtĂ« rritur me shpejtĂ«si pĂ«r t’u bĂ«rĂ« kompania mĂ« e madhe e listuar nĂ« botĂ«, me njĂ« kapitalizim tregu mbi 4 trilionĂ« dollarĂ«.

Dokumentet e depozituara pranë autoriteteve tregojnë se Huang ka shitur mbi 1 miliard dollarë aksione gjatë këtij viti, ndërsa përfiton nga ngjitja e Nvidias si prodhuesi kryesor në botë i çipeve të avancuara të inteligjencës artificiale.

Edhe Jeff Bezos i Amazon ka shitur aksione me vlerë 5.6 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa Michael Dell ka shitur më shumë se 2 miliardë dollarë aksione në kompaninë teknologjike që mban emrin e tij.

Mark Zuckerberg i Meta ka rënë në renditje pas një rënieje të fundit të çmimit të aksioneve të rrjetit social, teksa investitorët janë bërë më të kujdesshëm për shkak të shpenzimeve të mëdha për infrastrukturën e IA dhe paketave të pagesave për studiuesit kryesorë të këtij sektori.

Larry Ellison pa pasurinë e tij neto të rritej ndjeshëm pasi Oracle njoftoi tre muaj më parë një marrëveshje prej 300 miliardë dollarësh për qendra të dhënash me OpenAI. Megjithatë, shqetësimet mbi mënyrën se si kompania po financon ndërtimin e këtyre qendrave kanë bërë që çmimi i aksioneve të Oracle të bjerë me 40 për qind nga kulmi i arritur në shtator.

Mark Zuckerberg dhe Larry Ellison u tejkaluan nga bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, pas rritjes së pasurive të tyre neto me përkatësisht 270 miliardë dhe 255 miliardë dollarë, teksa gjiganti i kërkimit shënon përparime me modelet dhe çipat e veta të inteligjencës artificiale.

Bill Gates i Microsoft ishte i vetmi individ në këtë listë që e mbylli vitin me një pasuri më të ulët se në fillim, ndërsa vazhdoi të shiste aksionet e tij në gjigantin e softuerëve për të financuar aktivitetet e tij filantropike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush janë dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA? appeared first on Sinjali.

Ymeri: Vendi vendosi me përzanë rininë, duke duartrokit Kurtin e duke marrë 100 euro

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete, Janina Ymeri, ka reaguar sot, pasi partia e saj doli e treta në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Teksa ka nisur numërimi i votave për ata që synuan karrige në Kuvend, Ymeri kishte një mesazh të qartë për qytetarët e Kosovës.

Rezultatin, i cili thotë se nuk e çuditi, ajo e ka ndërlidhur me një fjalë të popullit: Parja flet vet, shkruan Klankosova.tv

“Vota e pĂ«rcakton vetĂ«m arenĂ«n e kontributit edhe opozitarizmit por jo edhe rezultatin final nĂ« jetĂ«, tĂ« paktĂ«n pĂ«r mua.

Nga ana tjetĂ«r nuk mĂ« vjen cudi nga rezultati.  Jemi vend i varfĂ«r edhe me arsimim jo tĂ« nivelit ku dĂ«shirojmĂ« po sidomos i varfĂ«r. Siç thotĂ« populli: Parja flet vet.” – ka shkruar ajo.

Skandalet e qeverisë Kurti, sipas saj, nuk kanë lënë shenjë te populli, mentaliteti i të cilit, Ymeri thotë se u tregua dje.

“Ka fol me rrymĂ«, me Martina, hajni tenderesh por bindshĂ«m, se ky popull e don parĂ«n pa punu, ka fol mbrĂ«mĂ«.  Kjo tregon edhe per mentalitetin tone edhe elektorati ka cdo te drejte nĂ« pĂ«rzgjedhje.

Pra, vendi ka vendos me përzanë rininë e vet, duke duartrokit Albin Kurtin e marr 100 Euro disa here vit.

E rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« ta dish se ku po reshtohesh, kĂ« po duartrokit e pĂ«r çfarĂ« Kosove po punon, pĂ«r njĂ« njeri qĂ« Ă«shtĂ« kunder vendit tĂ« tij edhe e largon rininĂ« si Albini apo pĂ«r KosovĂ«n.”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ymeri: Vendi vendosi me përzanë rininë, duke duartrokit Kurtin e duke marrë 100 euro appeared first on Sinjali.

Shpërthim në Shkodër, vdes 67-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku si pasojë e një shpërthimi në hyrjen e një banese atje ka vdekur një 67-vjeçar.

Fillimisht, dyshohej se Hysni Imeraj, ka vdekur si pasojë e shpërthimit të tritolit, por kjo pistë duket se tashmë ka rënë.

Siç raporton Top-Channel, Policia njoftoi se lexuesi i OSHEE ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të boksit të matëseve në pallat.

Raportohet se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mbetje tritoli, dhe se viktima ka djegie në trup, çka tregon se nuk e ka humbur jetën nga lëndë eksplozive, pasi ato nuk shkaktojnë zjarr.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Shpërthim në Shkodër, vdes 67-vjeçari appeared first on Sinjali.

Nis procesimi i votave të deputetëve, KQZ fillon numërimin e votave preferenciale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në qendrat komunale të numërimit në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, tani po zhvillohet numërimi i votave preferenciale për kandidatët. Ky proces po realizohet në qendrat komunale të numërimit, nën mbikëqyrjen e komisionerëve dhe vëzhguesve të akredituar.

Ky hap është pjesë e fazës së dytë të numërimit dhe do të përcaktojë renditjen e kandidatëve për deputetë brenda subjekteve politike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nis procesimi i votave të deputetëve, KQZ fillon numërimin e votave preferenciale appeared first on Sinjali.

Skandal në një shkollë në prishtinë, Stublla: Incizime të paligjshme të nxënësve

Në një njoftim të fundit, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka zbuluar një shkelje të rëndë në Prishtina High School, ku nxënësit janë incizuar me kamera në mënyrë të paligjshme, dhe këto pamje janë përdorur për qëllime disiplinore, në kundërshtim me ligjin.

Në një deklaratë të bërë publike, prindi Dardan Stublla, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën, duke theksuar se çdo prind ka të drejtë të dijë se fëmijët e tyre po monitorohen pa bazë ligjore dhe pa transparencë.

Ai shtoi se pamjet e incizuara janë përdorur për të dërguar email në shtëpi për çështje të cilat janë paraqitur si probleme disiplinore, duke mbuluar kështu mosfunksionimin e administratës shkollore.

“E gjithĂ« kjo pra bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« jo ligjore pra, ju si prind e keni obligim qĂ« nga sot tĂ« kĂ«rkoni llogari,” tha ai, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r veprime tĂ« menjĂ«hershme nga autoritetet kompetente.

Ai gjithashtu falënderoi Agjencinë për Informim dhe Privatësi për reagimin e shpejtë dhe profesional, duke mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve dhe fëmijëve.

Prindërit e fëmijëve të prekur nga ky incident janë të ftuar të kërkojnë llogari dhe transparencë nga shkolla dhe të sigurohen që të drejtat e fëmijëve të respektohen.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandal në një shkollë në prishtinë, Stublla: Incizime të paligjshme të nxënësve appeared first on Sinjali.

Ndahet nga jeta ikona e futbollit shqiptar

Futbolli shqiptar dhe klubi i Partizanit sot janĂ« nĂ« zi pas ndarjes nga jeta tĂ« Kristaq Eksarkos, njĂ« prej ikonave tĂ« futbollit shqiptar tĂ« viteve ’80.

Ish-futbollisti ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, duke u ndarë nga jeta në banesën e tij, në moshën 66-vjeçare.

Kristaq Eksarko ka lënë gjurmë të thella në historinë e Partizanit, ku kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Me fanellën e të kuqve ai ka fituar dy tituj kampion dhe një Kupë Republike, duke qenë një nga figurat kyçe të asaj periudhe të suksesshme për klubin.

FalĂ« paraqitjeve tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« nĂ« kampionat, Eksarko arriti tĂ« grumbullohej edhe nĂ« KombĂ«taren shqiptare, ku u dallua nĂ« disa prej ndeshjeve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« viteve ’80, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rballjet ndaj IrlandĂ«s sĂ« Veriut dhe GjermanisĂ« PerĂ«ndimore.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për futbollin shqiptar. Kujtimi dhe kontributi i Kristaq Eksarkos do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së sportit në vend.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndahet nga jeta ikona e futbollit shqiptar appeared first on Sinjali.

Ronaldo nuk e mbyll mundësinë për rikthim në Europë

Cristiano Ronaldo ka rihapur mundësinë e një rikthimi surprizë në futbollin evropian, teksa vazhdon ndjekjen e objektivit madhor prej 1.000 golash në karrierë.

Ylli portugez, i cili aktualisht luan për Al-Nassr, ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij nuk është e lidhur domosdoshmërisht me Lindjen e Mesme.

40-vjeçari numëron aktualisht 956 gola në karrierë, pas dopietës së realizuar në fundjavë me fanellën e Al-Nassr. Pavarësisht moshës, Ronaldo mbetet i vendosur të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, duke theksuar se vendndodhja nuk është faktor vendimtar për të.

“Nuk ka rĂ«ndĂ«si se ku luaj, qoftĂ« nĂ« Lindjen e Mesme apo nĂ« EvropĂ«. Pasioni im pĂ«r futbollin Ă«shtĂ« ende i madh dhe dua tĂ« vazhdoj,” ka deklaruar Ronaldo, fjalĂ« qĂ« janĂ« interpretuar si sinjal i qartĂ« pĂ«r njĂ« rikthim tĂ« mundshĂ«m nĂ« kontinentin evropian.

Kontrata rekord e tij me Al-Nassr, me vlerë rreth 492 milionë funte, skadon në vitin 2026. Ndërkohë, vetë Ronaldo ka pranuar se Kupa e Botës e ardhshme do të jetë turneu i tij i fundit me Portugalinë, çka e bën edhe më të paqartë fazën përfundimtare të karrierës së tij.

Ronaldo ka ndërtuar një trashëgimi të jashtëzakonshme në Evropë, me dy periudha te Manchester United, nëntë sezone te Real Madrid, si dhe eksperiencë te Juventusi dhe Sporting Lisbona. Një rikthim eventual në Evropë do të ishte i bujshëm, sidomos duke pasur parasysh moshën e tij dhe faktin se ndodhet tashmë në sezonin e katërt larg futbollit evropian.

TĂ« dielĂ«n, Ronaldo u nderua me çmimin “Lojtari mĂ« i MirĂ« i Lindjes sĂ« Mesme” nĂ« ceremoninĂ« Globe Soccer Awards nĂ« Dubai, por pikĂ«risht aty ai la tĂ« hapur derĂ«n pĂ«r njĂ« kapitull tĂ« ri nĂ« karrierĂ«, duke mos pĂ«rjashtuar asnjĂ« opsion pĂ«r tĂ« ardhmen.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ronaldo nuk e mbyll mundësinë për rikthim në Europë appeared first on Sinjali.

Pas zgjedhjeve parlamentare, Kurti: Puna vazhdon, siguria dhe begatia do të shtohen

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, kryeministri i rizgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në votime.


Ai nuk la pa falënderuar as bashkatdhetarët që ishin në Kosovë për të votuar, duke mos përjashtuar edhe ata që votuan në ambasada dhe konsullata.

“U jemi mirĂ«njohĂ«s pĂ«r kontributin tuaj tĂ« pamatshĂ«m pĂ«r liri, shtet dhe komb, si dhe pĂ«r pĂ«rkrahjen vendimtare qĂ« e bĂ«ri fitoren nĂ« kĂ«to zgjedhje aq madhĂ«shtore, saqĂ« historike,” tha ai.

Kurti tutje tha se puna e tyre do të vazhdojë.


“Puna vazhdon, siguria dhe begatia do tĂ« shtohen. Na priftĂ« e mbara!” tha ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas zgjedhjeve parlamentare, Kurti: Puna vazhdon, siguria dhe begatia do të shtohen appeared first on Sinjali.

PDK e dyta në zgjedhje, Hamza: Kemi pritur rezultat më të mirë, do të marrë përgjegjësi

Ditën e djeshme qytetarët e Kosovës votuan për të katërtën herë këtë vit.

Zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme në vend sjellën një rezultat jo edhe fort të pritshëm e goxha befasues.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare të 28 dhjetorit, duke pranuar se rezultatet nuk përputhen me pritshmëritë e partisë.

Në një konferencë për media, Hamza theksoi se do të analizojë situatën dhe se do të marrë përgjegjësitë e veta, duke nënvizuar angazhimin për të mos u shmangur nga vendimet e domosdoshme.

“PDK ka pritur njĂ« rezultat mĂ« tĂ« mirĂ«, por ka arritur tĂ« ruajĂ« votĂ«n dhe elektoratin e vet. Pozita ka pĂ«rgjegjĂ«si, dhe unĂ« nuk jam nga ata qĂ« ikin apo shmangen prej tyre”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se ditët e ardhshme do të zhvillohen takime me strukturat e partisë për të diskutuar dhe vendosur rreth hapave të mëtejshëm, duke garantuar që vendimmarrja të bëhet në kohë dhe me analiza të kujdesshme.

Sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe procesit për zgjedhjen e Presidentit, Hamza theksoi se PDK-ja do të kontribuojë sipas interesit të vendit.

“Sa i pĂ«rket çështjes sĂ« presidentit, procesi Ă«shtĂ« i ndarĂ«. SĂ« pari presim konstituimin e Kuvendit dhe formimin e QeverisĂ«, dhe mĂ« pas do tĂ« shohim mundĂ«sinĂ« pĂ«r njĂ« formulĂ« qĂ« tĂ« mos bllokojĂ« vendin”, u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK e dyta në zgjedhje, Hamza: Kemi pritur rezultat më të mirë, do të marrë përgjegjësi appeared first on Sinjali.

Ndahet nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Menon Vreva

Ka vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Menon Vreva.

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.

“Telegram ngushĂ«llimi!

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Policisë së lartë Menon Vreva.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sindikata e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s”, shkruhet nĂ« telegram.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndahet nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Menon Vreva appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari dhe viktima e aksidentit me fatalitet në Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e së dielës, më 28.12.2025, rreth orës 17:20, në fshatin Greme të komunës së Ferizajt.

Ngjarja ka ndodhur pasi një veturë transportuese tip pickup, me ngjyrë të kuqe dhe me targa vendore, ka dalë jashtë rrugës dhe është vetaksidentuar.

Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, i dyshuari për aksidentin është Besnik Uka, ndërsa viktima që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit është Djellza Kosumi, e cila dyshohet se ishte pasagjere në automjet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i trafikut rrugor, së bashku me hetuesin e rastit. Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, çka ka bërë që drejtuesi i automjetit të humbë kontrollin dhe të dalë jashtë rrugës.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari dhe viktima e aksidentit me fatalitet në Ferizaj appeared first on Sinjali.

Ahmeti i BDI-së mesazh Kurtit: Kosova ta forcojë aleancën me ShBA-të

Vetëm një ditë pas përfundimi të procesit zgjedhor në Kosovë, Albin Kurti, ka filluar të marrë urimet e para edhe për një mandat të tretë në krye të vendit.

Së fundi një urim me mesazh iu nis edhe nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet nacionale.

Ai i dërgoi mesazh Kurtit që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt dhe të forcojë aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“I pĂ«rgĂ«zoj qytetarĂ«t e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r procesin zgjedhor, ku dĂ«shmuan maturi dhe pjekuri tĂ« lartĂ« demokratike. U zhvillua njĂ« proces i lirĂ«, i ndershĂ«m dhe plotĂ«sisht demokratik, duke konfirmuar forcĂ«n e institucioneve dhe vullnetin e lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. Urime LĂ«vizjes VetĂ«vendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti pĂ«r fitoren e shĂ«nuar! Kosova ka nevojĂ« pĂ«r stabilitet, zhvillim dhe vizion tĂ« qartĂ« shtetĂ«ror, nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« saj”, shkroi Ahmeti.

Ai njëherësh tha se rruga e Kosovës drejt paqes dhe zhvillimit kalon përmes forcimit të partneriteteve me ShBA dhe BE, duke garantuar një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë.

“Kosova e lirĂ«, e fortĂ« dhe e zhvilluar ka qenĂ« dhe mbetet Ă«ndrra jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t”, shkroi Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ahmeti i BDI-së mesazh Kurtit: Kosova ta forcojë aleancën me ShBA-të appeared first on Sinjali.

LDK pĂ«son rĂ«nie, Rama s’i kursen lĂ«vdatat pĂ«r Abdixhikun

Rënie goxha e madhe kjo që Lidhja Demokratike e Kosovës e përjetoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend.

Megjithatë, rezultati duket të ketë qenë i kënaqshëm për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Ai s’ka lĂ«nĂ« pa reaguar pas rezultateve preliminare tĂ« zgjedhjeve tĂ« 28 dhjetorit, nĂ« tĂ« cilat Lidhja Demokratike e KosovĂ«s pĂ«soi njĂ« humbje tĂ« thellĂ«.

Sipas Ramës, figura dhe lidershipi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet cilësuar si shembull të politikës së përgjegjshme dhe etike.

“NĂ« njĂ« moment sfidues pĂ«r demokracinĂ« dhe etikĂ«n publike, Lumir Abdixhiku pĂ«rfaqĂ«son njĂ« model tĂ« lidershipit tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m. Ai udhĂ«hoqi njĂ« proces tĂ« thellĂ« reformues brenda Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, duke e orientuar partinĂ« drejt standardeve programore, profesionale dhe morale qĂ« i shĂ«rbejnĂ« interesit publik dhe jo kalkulimeve afatshkurtra politike”, ka shkruar Rama.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LDK pĂ«son rĂ«nie, Rama s’i kursen lĂ«vdatat pĂ«r Abdixhikun appeared first on Sinjali.

KQZ përditëson të dhënat, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar pak më parë të dhënat mbi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbanë dje në Kosovë.

Deri tani janë procesuar 99.34 për qind e vendvotimeve.

Këto janë rezultatet e fundit:

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ përditëson të dhënat, këto janë rezultatet appeared first on Sinjali.

24 orĂ«t nĂ« trafikun e KosovĂ«s – 78 aksidente trafiku, njĂ« me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave të nxjerra nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, në vend kanë ndodhur 78 aksidente trafiku dhe një aksident me fatalitet.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj.

Sa i përket pjesës së gjobave, ditën e djeshme, për dallim nga herët e tjera, ky numër ishte më i ulët, duke përfshirë vetëm 794 tiketa trafiku për kundërvajtje.

9 persona janë arrestuar dhe 5 janë dërguar në mbajtje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 24 orĂ«t nĂ« trafikun e KosovĂ«s – 78 aksidente trafiku, njĂ« me fatalitet appeared first on Sinjali.

Garancitë e sigurisë nga Ukraina, Macron kërkon samit të aleatëve të Kievit në fillim të janarit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se në fillim të janarit do të organizohet një samiti i aleatëve të Kievit në Paris, për të diskutuar garancitë e sigurisë që Ukraina kërkon si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

“Vendet e aleancĂ«s sĂ« tĂ« vullnetshmĂ«ve do tĂ« mblidhen nĂ« Paris pĂ«r tĂ« finalizuar kontributin specifik tĂ« secilit prej tyre”, tha Macron nĂ« njĂ« postim nĂ« X (ish Twitter), pas bisedimeve me udhĂ«heqĂ«s tĂ« tjerĂ« evropianĂ« dhe homologĂ«t ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe Presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky samit i rëndësishëm pritet të shpërfaqë hapa të rinj për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, duke rritur tensionet dhe presionin ndaj Rusisë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Garancitë e sigurisë nga Ukraina, Macron kërkon samit të aleatëve të Kievit në fillim të janarit appeared first on Sinjali.

ÇfarĂ« thonĂ« yjet sot pĂ«r ditĂ«n tuaj?

Dashi

Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e duhura, prandaj mund te merren vendime me rëndësi. Beqaret duhet te tregohen sa me te arsyeshëm dhe te mos bëjnë zgjedhje te gabuara. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire kështu qe mund te keni vështirësi te mëdha.

Demi

Dite e veçante kjo e sotmja pĂ«r te gjithĂ« ata qe janĂ« ne njĂ« lidhje. Do merreni vesh pĂ«r mrekulli me parterin tuaj dhe do argĂ«toheni pa fund se bashku. Beqaret duhet te tregohen me te disponueshem ndaj ftesave qe do ju bĂ«hen dhe nuk duhet te mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar do ketĂ« vĂ«shtirĂ«si te vogla, por asgjĂ« pĂ«r t’u alarmuar.

Binjaket

Do i jepni rëndësinë e duhur sot jetës suaj ne çift dhe gjithçka do shoje ashtu si e kishit ëndërruar. Nuk pritet te ndodhe asgjë e keqe. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë te bëjnë ndryshime. Perspektivat financiare do jene te mrekullueshme. Do i zgjidhni shume shpejt te gjithë problemet qe keni pasur.

Gaforrja

Dite goxha e tensionuar pritet te jete kjo e sotmja pĂ«r ata qe janĂ« ne njĂ« lidhje. Gjithsecili do kĂ«rkojĂ« te dale e tija dhe askush nuk do hape rruge. Beqaret duhet t’i dĂ«gjojnĂ« edhe kĂ«shillat e miqve para se te vendosin te bĂ«jnĂ« njĂ« zgjedhje. Ne planin financiar do keni shume fat dhe gjendja do pĂ«rmirĂ«sohet me shume sesa ju mund ta kishit menduar.

Luani

Dita e sotme do jete me e qete për ata qe janë ne një lidhje. Me ne fund do i sqaroni mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur dhe do jeni me te qete. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me patjetër te ndryshojnë status. Financat do rriten mjaft fale një ndihme te qe do iu japin familjaret. Mund te shlyeni pa frike borxhet e hershme.

Virgjeresha

Pesimizmi juaj sot ne jetĂ«n sentimentale do jete tĂ«rĂ«sisht i pajustifikuar. NĂ«se mbylleni ne vetvete keni pĂ«r ta humbur njĂ«herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« partnerin. Beqaret do Ă«ndĂ«rrojnĂ« me shume nga sa duhet dhe kjo mund t’iu krijoje iluzione te kota. Me financat duhet te bĂ«ni shume kujdes. Po shpenzuat pa menduar aspak pĂ«r situatĂ«n ne te cilĂ«n ndodheni do keni vĂ«shtirĂ«si.

Peshorja

Do keni te njëjtat ide dhe mendime me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni për gjithçka me te. Dita do jete plot diell dhe e mbushur me emocione. Beqaret do realizojnë takime mjaft interesante te cilat mund te sjellin edhe një histori dashurie te bukur. Ne planin financiar duhet te mundoheni te ruani sa te mundni ekuilibrin sepse përndryshe do keni vështirësi.

Akrepi

Do keni probleme goxha te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot dhe do ndiheni shpeshherë keq. E mira do jete te gjeni mënyrën për te folur me partnerin, jo te kërkoni ngushëllim ne krahët e dikujt tjetër. Beqaret do marrin vendime me rëndësi pas disa takimeve te mrekullueshme. Dite me shume fat për financat. Situata do jete mjaft e mire.

Shigjetari

Do përballeni me shume zhgënjime sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do vuani tej mase. Sikur te kishit bere kujdes me pare nuk do përballeshit kurrsesi me një situate te tille. Beqaret do bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Financat fatmirësisht nuk do jene te këqija edhe pse jo aq te shkëlqyera sa për te hequr shume te mëdha mënjanë.

Bricjapi

Do bekoheni nga yjet gjate kĂ«saj dite dhe marrĂ«dhĂ«nia ne çift do ece me se miri. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te gatshĂ«m ta dĂ«gjoni tjetrin dhe te shkĂ«mbeni mendime pĂ«r çdo gjĂ«. Beqaret me mire t’i lĂ«nĂ« gjerat te rrjedhin vete. Ne planin financiar do jeni shume te shpĂ«rqendruar dhe problemet mund te jene te njĂ«pasnjĂ«shme. Kujdes!

Ujori

Do tregoheni shume te hapur dhe te disponueshem ndaj partnerit gjate kësaj dite. Marrëdhënia ne çift nuk do ketë asgjë për çfarë te shqetësoheni. Beqaret nuk do mundin as sot ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Financat do jene delikate për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do kryeni për veshjet dhe produktet e bukurisë.

Peshqit

Do i shtoni dozat e intimitetit ne çift gjate kësaj dite dhe do kaloni çaste te lumtura ne krahët e partnerit. Shume gjera kane për te qene ndryshe për ju. Beqaret do përballen me zhgënjime te mëdha nëse nuk tregohen te matur. Te ardhurat do përmirësohet me shume nga sa mendonit. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ÇfarĂ« thonĂ« yjet sot pĂ«r ditĂ«n tuaj? appeared first on Sinjali.

❌