❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet

✇Albeu
By: V K

GjatĂ« muajit janar, “Monitor” zhvilloi njĂ« vrojtim me analistĂ« tĂ« tregut financiar lidhur, me faktorĂ«t qĂ« kanĂ« ndikuar ecurinĂ« e kursit tĂ« kĂ«mbimit mes Euros dhe Lekut.

Ekspertët u pyetën për të vlerësuar ndikimin e një liste faktorësh, në një shkallë që fillonte nga një deri në pesë.

Mbështetur në përgjigjet e tyre, faktori me peshën mesatare më të lartë në vijimësinë e rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë turizmi dhe në përgjithësi rritja e eksporteve të shërbimeve në ekonominë shqiptare. Paneli i ekspertëve e ka vlerësuar këtë faktor me një ndikim 4.5 (nga një shkallë maksimale 5).

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, për të gjithë 9-mujorin 2025, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 2.1 miliardë euro, në rritje vjetore me 19.6%.

Turizmi vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në zërin e të ardhurave në bilancin e pagesave të vendit.

Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit. Për të gjithë 9-mujorin 2025, shërbimet sollën të ardhura neto në ekonomi në vlerën e pothuajse 3.5 miliardë eurove, në rritje me 16.4% krahasuar me një vit më parë.

Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e anketuar janë remitancat. Mesatarisht, ndikimi i këtij faktori në kursin e këmbimit vlerësohet në nivelin 3.91.

Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 817 milionë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë ringritur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.

Faktori i tretë për nga ndikimi, sipas ekspertëve, janë prurjet informale të valutës, me një vlerësim mesatar në nivelin 3.83. Me një ndikim lehtësisht më të ulët vlerësohen prurjet e paligjshme të valutës, me një vlerësim mesatar 3.58.

Në perceptimin e përgjithshëm, flukset informale dhe të paligjshme kanë pasur gjithmonë një ndikim të konsiderueshëm në tendencat e kursit të këmbimit. Një perceptim të tillë duket se e ndajnë edhe ekspertët, që i rendisin ndër faktorët me ndikim në kursin e këmbimit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohen gjithashtu ndër faktorët me ndikim, me një nivel mesatar 3.66.

Sektori i pasurive të paluajtshme dominoi investimet e huaja për të katërtin vit radhazi në 2025, me një peshë gjithnjë e më të lartë. Për 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 403 milionë eurove. Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 33% të investimeve të huaja për këtë vit, nga 23% që zinin një vit më parë.

Në renditjen e vlerësimit mesatar të ekspertëve për faktorët që kanë ndikuar kursin e këmbimit, vijon bilanci tregtar, me një mesatare vlerësimi 3.25 dhe ulja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, në nivelin 2.83.

Publiku mendon se euro ra nga flukset informale

PĂ«r tĂ« ballafaquar mendimin e ekspertĂ«ve me mendimin e njĂ« publiku mĂ« tĂ« gjerĂ«, “Monitor” realizoi mes fundit tĂ« muajit janar dhe fillimit tĂ« muajit shkurt njĂ« sondazh nĂ« faqen e saj tĂ« internetit.

Pjesëmarrësit u pyetën për faktorët kryesorë që, sipas tyre, kanë përcaktuar rënien e kursit të Euros ndaj Lekut, me të njëjtat alternativa që iu parashtruan edhe ekspertëve.

Sipas përgjigjeve të sondazhit, në pjesën më të madhe pjesëmarrësit mendojnë se faktorët kryesorë që kanë sjellë rënien e kursit të Euros janë prurjet e paligjshme të valutës, me 36% të përgjigjeve dhe prurjet informale, me 30% të tyre.

Faktorët e tjerë vijojnë me diferencë të konsiderueshme, duke filluar nga turizmi, me 13% të përgjigjeve, investimet e huaja në prona, me 9% dhe remitancat, me 5%.

Rezultatet e sondazhi tregojnë se, në perceptimin e opinionit publik, ekonomia informale dhe e paligjshme është faktori me ndikimin kryesor në rënien e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme.

Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.

Por, ngadalësimi i rënies së kursit mund të shpjegohet në një masë të konsiderueshme me ndërhyrjet e Bankës Qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit do të kishte pësuar një rënie edhe më të madhe./Monitor

 


Burimi: Anketimi i “Monitor” me ekspertĂ«t

 


Burimi: Sondazhi i “Monitor” me publikun

The post Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet appeared first on Albeu.com.

Zbulohet data e finales sĂ« “Big Brother VIP Kosova 4”

✇Albeu
By: V K

NĂ« spektaklin e mbrĂ«mshĂ«m, Ă«shtĂ« zbuluar data e finales sĂ« “Big Brother VIP Kosova 4”. Derisa edhe kĂ«tij edicioni po i vjen fundi, u mĂ«sua se finalja e madhe do tĂ« jetĂ« mĂ« 27 shkurt.

Ata e mësuan finalen e këtij edicioni në një mënyrë krejtësisht tjetër, jashtë ambienteve të Big Brother.

Konkurrentët u shfaqën të emocionuar, derisa u ndezën edhe fishekzjarret për të festuar këtë moment të rëndësishëm të tyre.

Ndërkaq, nuk u bë e ditur akoma se sa finalistë do të jenë, katër apo pesë gjithsej.

Sido qĂ« tĂ« jetĂ«, mbetet pĂ«r t’u parĂ« se si do tĂ« shkojnĂ« kĂ«to ditĂ« pĂ«r ta, pasi kanĂ« ngelur shumĂ« pak.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, edhe pse ka rënë për shkak të disa situatave që kanë ndodhur brenda.

The post Zbulohet data e finales sĂ« “Big Brother VIP Kosova 4” appeared first on Albeu.com.

BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku, duke rrëzuar pretendimin e Ramës se kjo përbënte cënim të kompetencave kryeministrore.

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anĂ«tarit tĂ« qeverisĂ« tek ai i Presidentit tĂ« RepublikĂ«s dhe jo vetĂ«m, nuk mund tĂ« pezullohen kurrĂ«sesi nga askush duke u nisur nga njĂ« emĂ«r i pĂ«rveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin qĂ« ai/ajo drejton”, shkroi Rama nĂ« platformĂ«n X, duke e justfikuar kĂ«tĂ« me nevojĂ«n pĂ«r garantim tĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Por paralajmërimet e tij u lexuan nga opozita dhe nga shoqëria civile si presion i hapur ndaj drejtësisë dhe kthim pas nga narrativa e luftës antikorrupsion, dhe për pasojë, si rrezik për ecurinë e procesit të integrimit europian.

Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PD, Gazment Bardhi, deklaroi se ky ishte njĂ« “presion i organizuar kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«â€.

“Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen pĂ«r tĂ« goditur vendimin e dy gjykatave nĂ« lidhje me njĂ« hetim penal aktiv, kemi dy pushtete qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« ndikojnĂ« tĂ« tretin. Kjo nuk Ă«shtĂ« ndarje pushtetesh”, tha Bardhi nĂ« reagim publik pas deklaratave tĂ« kryeministrit.

Edhe për organizatat e shoqërisë civile, ky është një moment kritik për pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe një ndryshim kursi politik i mazhorancës, që nëse bëhet realitet, do të pengojë punën e tyre duke veshur me një imunitet shtesë ministrat dhe funksionarët para ligjit.

“QĂ«ndrimi i kryeministrit Ă«shtĂ« njĂ« akt kundĂ«r retorikĂ«s antikorrupsion dhe standardeve qĂ« duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« ShqipĂ«ria pĂ«r tĂ« arritur objektimin e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE”, tha Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit pĂ«r Studime Politike, njĂ« organizatĂ« qĂ« monitoron punĂ«n e Kuvendit.

Krasniqi sheh me shqetësim edhe anashkalimin e Kushtetutës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetutuese, si shkelje të standardeve demokratike.

Kjo, sipas tij, “tregon se ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« devijojĂ« nĂ« njĂ« vend ku Kushtetuta dhe institucionet nuk kanĂ« vlerĂ« dhe ku liderit politikĂ« dhe mazhorancat e radhĂ«s mund ta inteprerojnĂ« atĂ« sipas qĂ«llimeve tĂ« tyre politike”.

Krasniqi shton se nisma që paralajmron kryeministri u jep ministrave të tij një pushtet dhe imunitet që nuk e kanë, nuk ua njeh Kushtetuta dhe as praktika e vendeve të Bashkimit Europian.

“Po ashtu, pengon hetimet e SPAK, duke refuzuar heqjen e imunitetit dhe krijon njĂ« hendek tĂ« thellĂ« midis ekzekutivit e mazhorancĂ«s nga njĂ«ra anĂ« dhe drejtĂ«sisĂ« nga ana tjetĂ«r”, shton ai.

Edhe për Erida Skëndajn, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nisma e kryeministrit lidhet me interesat e tij personale dhe cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës.

“TĂ« gjitha vonesat qĂ« janĂ« krijuar nga mosekzekutimi i vendimit tĂ« GJKKO-sĂ«, shtyrja e paprecedentĂ« e procesit vendimmarrĂ«s tĂ« Kuvendit pĂ«r kĂ«rkesĂ«n pĂ«r autorizimin nga SPAK pĂ«r kufizimin e lirisĂ« ndaj zv.kryeministres dhe tanimĂ« edhe qĂ«ndrimi i Kryeministrit pĂ«r tĂ« ndryshuar legjislacionin pĂ«r tĂ« mos patur masa ndaluese tĂ« pezullimit tĂ« ekzekutimit tĂ« funksionit (pĂ«r disa prej tyre), pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« qĂ«ndrim qĂ« pengon sistemin e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« hetim efektiv, tĂ« plotĂ« e tĂ« gjithĂ«anshĂ«m ndaj zyrtares nĂ« fjalĂ«â€, tha SkĂ«ndaj.

Sipas SkĂ«ndajt, Rama po synon ndryshime Kushtetuese, edhe pse shtoi se : “Kushtetuta nuk mund tĂ« ndryshojĂ« nĂ« interes tĂ« njĂ«rĂ«s apo tjetrĂ«s palĂ« qĂ« ka mazhorancĂ«n qeverisĂ«se, por vetĂ«m nĂ« interes tĂ« publikut, konform parimeve themelore tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe me njĂ« debat gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s”.

Referuar ndarjes 4 me 4 tĂ« qĂ«ndrimeve tĂ« trupĂ«s gjyqĂ«sore nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetencĂ«s, SkĂ«ndaj tha se kjo e “bĂ«n kĂ«tĂ« çështje tĂ« debatueshme midis profesionistĂ«ve”.

“NĂ« vlerĂ«simin tim, ligjvĂ«nĂ«si kushtetues shqiptar duhet tĂ« zgjedhĂ« midis nevojĂ«s pĂ«r ta patur njĂ« masĂ« tĂ« tillĂ« pezulluese nĂ« KushtetutĂ« ose jo. NĂ« kushtet e ShqipĂ«risĂ«, kjo masĂ« pĂ«rbĂ«n nĂ« parim njĂ« kufizim tĂ« domosdoshĂ«m dhe proporcional me nevojĂ«n qĂ« e dikton, qĂ« Ă«shtĂ« lufta kundĂ«r korrupsionit shumĂ« shqetĂ«sues nĂ« vendin tonĂ« si dhe barazia para ligjit”, tha SkĂ«ndaj.

Ndërsa për Krasniqin, nuk ka asnjë paqartësi ligjore në këtë drejtim, pasi legjislacioni shqiptar lejon pezullimin deri shkarkimin edhe të Presidentit, edhe të Kryeministrit për raste kur ata rezultojnë me probleme me dekriminalizimin, që lidhet me deklarimin ose jo të rregullt, kurse për raste flagrante korrupsioni, abuzimi dhe keqpërdorimi të detyrës dhe buxhetit publik refuzohet apriori hetimi.

Sipas tij, synimet e mazhorancës janë të nxitura nga interesa personale dhe bien ndesh me standardet demokratike.

“NĂ« vendet e BE ka pasur e ka kryeministra dhe zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« nĂ«n hetim, nĂ« çdo rast Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje ose Ă«shtĂ« mundĂ«suar hetimi pa pengesĂ« imuniteti”, tha Krasniqi.

“NĂ«se tek ne ndodh e kundĂ«rta
 ne humbim edhe konceptin formal tĂ« demokracisĂ«, kthehemi nĂ« njĂ« regjim dhe japim shembull sesi nuk duhet tĂ« jetĂ« demokracia dhe shteti i sĂ« drejtĂ«s”, pĂ«rfundoi ai./birn

The post BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion appeared first on Albeu.com.

75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon

✇Albeu
By: V K

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen nĂ« barrĂ« pĂ«r qytetarĂ«t e Ballkanit PerĂ«ndimor, por nĂ« ShqipĂ«ri ky presion duket se ka prekur masĂ«n mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« popullsisĂ«, sipas anketĂ«s “Securimetri 2025” tĂ« realizuar nga KĂ«shilli i BashkĂ«punimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore.

Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore.

Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi me barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%.

Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./ Monitor

The post 75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 10 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.1 lekë, ndërsa në shitje me 60.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 10 Shkurt 2026/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore, reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi
deri 10 m/sek

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 10 Shkurt 2026/ Vranësira dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 10 Shkurt 2026/ ÇfarĂ« parashikojnĂ« yjet pĂ«r ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
TĂ« lindur mĂ«: 21 Mars – 19 Prill
Dashuria sot mund të sjellë surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur për komunikim të sinqertë me partnerin. Nëse jeni beqar, një bisedë e papritur mund të ndezë një shkëndijë të re. Në vendin e punës, përpiquni të mos i merrni kritikat personalisht dhe të shihni mundësitë për të mësuar nga to. Shëndeti juaj mund të ndikojë nga stresi i tepërt, ndaj merrni kohë për relaksim. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive. Sot është dita e duhur për të planifikuar shpenzimet dhe kursimet tuaja. Në mbrëmje, kaloni kohë me miqtë për të mbushur energjinë tuaj pozitive.

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
Në jetën sentimentale, një bisedë e hapur do të ndihmojë për të sqaruar keqkuptime të vogla. Nëse jeni në një lidhje, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin përmes një aktiviteti të përbashkët. Në punë, një lajm i mirë mund të vijë nga një koleg që ju vlerëson përkushtimin tuaj. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Financat kërkojnë vëmendje të veçantë, ndaj shmangni huazimet apo investimet e rrezikshme. Analizoni mirë çdo shpenzim para se të merrni një vendim të madh. Sot, ndiheni më të sigurt për të ndjekur synimet tuaja.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
DitĂ« e ngrohtĂ« nĂ« dashuri; mund tĂ« merrni njĂ« shenjĂ« vlerĂ«simi nga dikush qĂ« ju pĂ«lqen prej kohĂ«sh. Çiftet do tĂ« ndjejnĂ« nevojĂ«n pĂ«r tĂ« forcuar lidhjen me gjeste tĂ« vogla dashurie. NĂ« fushĂ«n e punĂ«s, njĂ« projekt qĂ« ka ngecur mund tĂ« marrĂ« drejtim tĂ« ri falĂ« njĂ« ideje tuaj. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« nĂ« nivel tĂ« mirĂ«, por kujdesuni pĂ«r gjumin. Financat mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen nĂ«se jeni tĂ« kujdesshĂ«m me shpenzimet e pĂ«rditshme. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« plane afatgjata financiare. Mos lejoni qĂ« humorĂ«t e tĂ« tjerĂ«ve tĂ« ndikojnĂ« nĂ« energjinĂ« tuaj.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
Në marrëdhënie, ndoshta do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet ose mirëkuptim. Beqarët kanë mundësi të takojnë dikë interesant gjatë një aktiviteti social. Në punë, përpiquni të qëndroni të organizuar pasi mund të lindin detyra të papritura. Shëndeti do të përmirësohet nëse i kushtoni më shumë vëmendje ushqyerjes. Financat janë të qëndrueshme, por mos u përfshini në shpenzime të panevojshme. Këshillohet të kontrolloni edhe dokumentet financiare. Në fund të ditës, një lajm i mirë mund të vijë nga një i afërt.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Energjia e sotme ju shtyn tĂ« shprehni ndjenjat pa frikĂ«, duke pĂ«rmirĂ«suar klimĂ«n nĂ« çift. BeqarĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r njohje, por duhet tĂ« bĂ«jnĂ« hapin e parĂ«. NĂ« punĂ«, bashkĂ«punimi Ă«shtĂ« çelĂ«si i suksesit sot, ndaj dĂ«gjoni sugjerimet e tĂ« tjerĂ«ve. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin, veçanĂ«risht pĂ«r sistemin tuaj nervor. Financat janĂ« tĂ« mira, por njĂ« shpenzim i papritur mund t’ju detyrojĂ« tĂ« rishikoni buxhetin. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar kĂ«shillĂ« nga persona me pĂ«rvojĂ«. NĂ« mbrĂ«mje, meditimi do t’ju ndihmojĂ« tĂ« qetĂ«soni mendjen.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
NĂ« dashuri, njĂ« gjest i vogĂ«l mund tĂ« ketĂ« ndikim tĂ« madh nĂ« marrĂ«dhĂ«nien tuaj. BeqarĂ«t do tĂ« ndihen mĂ« tĂ« sigurt pĂ«r tĂ« hapur zemrĂ«n ndaj dikujt tĂ« ri. NĂ« aspektin profesional, sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r tĂ« treguar vendosmĂ«rinĂ« dhe pĂ«rkushtimin tuaj. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por mos e lini pas dore aktivitetin fizik. Financat mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen falĂ« njĂ« oferte tĂ« papritur. Kujdes me shpenzimet e vogla qĂ« mund tĂ« grumbullohen pa e vĂ«nĂ« re. NĂ« mbrĂ«mje, njĂ« bisedĂ« e kĂ«ndshme do t’ju sjellĂ« qetĂ«si shpirtĂ«rore.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
NjĂ« ditĂ« e mbushur me emocione pozitive nĂ« marrĂ«dhĂ«nie; partneri mund t’ju surprizojĂ« me njĂ« dhuratĂ« ose propozim. BeqarĂ«t do tĂ« ndihen tĂ«rheqĂ«s dhe mund tĂ« tĂ«rheqin vĂ«mendjen e dikujt tĂ« veçantĂ«. NĂ« punĂ«, pĂ«rkushtimi juaj do tĂ« vlerĂ«sohet dhe mund tĂ« merrni njĂ« detyrĂ« tĂ« re. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin mendor dhe shmangni situatat stresuese. Financat janĂ« nĂ« rritje, por Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mos e teproni me shpenzimet. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r tĂ« planifikuar investime tĂ« vogla. NĂ« fund tĂ« ditĂ«s, relaksohuni me familjen ose miqtĂ«.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
Gjërat në dashuri mund të jenë pak të tensionuara; përpiquni të komunikoni me qetësi për të evituar keqkuptimet. Beqarët janë të prirur të bëjnë njohje të reja gjatë një udhëtimi ose aktiviteti të pazakontë. Në aspektin profesional, sfidat do të kërkojnë durim dhe kreativitet. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje, veçanërisht në aspektin e ushqimit dhe pushimit. Financat janë të qëndrueshme, por nuk duhet të merrni rreziqe të panevojshme. Sot është koha të reflektoni mbi prioritetet tuaja. Një lajm i mirë mund të vijë nga një mik i vjetër.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
NĂ« dashuri, mund tĂ« pĂ«rjetoni njĂ« afrim tĂ« papritur me dikĂ« qĂ« e keni njohur prej kohĂ«sh. Çiftet do tĂ« ndiejnĂ« mĂ« shumĂ« harmoni nĂ« marrĂ«dhĂ«nie. NĂ« punĂ«, pĂ«rqendrohuni nĂ« detajet pĂ«r tĂ« shmangur gabimet. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por kujdesuni pĂ«r relaksimin dhe shmangni lodhjen e tepĂ«rt. Financat janĂ« nĂ« ekuilibĂ«r, por mos i injoroni detajet e kontratave apo marrĂ«veshjeve. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« plane tĂ« qarta pĂ«r tĂ« ardhmen. NĂ« mbrĂ«mje, njĂ« aktivitet artistik do t’ju japĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« veçantĂ«.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
DitĂ« harmonike nĂ« dashuri, me mundĂ«si pĂ«r tĂ« zgjidhur çështje tĂ« vjetra me partnerin. BeqarĂ«t duhet tĂ« jenĂ« tĂ« hapur pĂ«r njohje tĂ« reja, pasi njĂ« takim i rastĂ«sishĂ«m mund tĂ« jetĂ« premtues. NĂ« punĂ«, mundĂ«sia pĂ«r tĂ« treguar aftĂ«sitĂ« tuaja do t’ju japĂ« mĂ« shumĂ« vetĂ«besim. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin duke i kushtuar vĂ«mendje dietĂ«s dhe pushimit. Financat janĂ« tĂ« mira, por mos u nxitoni tĂ« investoni pa analizuar mirĂ« rreziqet. Sot Ă«shtĂ« dita e duhur pĂ«r tĂ« negociuar marrĂ«veshje tĂ« reja. NĂ« fund tĂ« ditĂ«s, njĂ« telefonatĂ« e papritur do t’ju gĂ«zojĂ« zemrĂ«n.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
MarrĂ«dhĂ«niet romantike janĂ« tĂ« mbushura me pasion dhe mirĂ«kuptim sot, duke forcuar lidhjen tuaj. BeqarĂ«t do tĂ« ndihen mĂ« tĂ« motivuar pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar dashurinĂ« dhe mund tĂ« takojnĂ« dikĂ« tĂ« veçantĂ«. NĂ« punĂ«, kreativiteti do tĂ« jetĂ« nĂ« kulm dhe do tĂ« vlerĂ«soheni nga eprorĂ«t. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin duke bĂ«rĂ« ushtrime relaksuese. Financat janĂ« stabĂ«l, por Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« shmangni huazimet sot. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r tĂ« rishikuar qĂ«llimet tuaja financiare dhe profesionale. NĂ« mbrĂ«mje, njĂ« aktivitet nĂ« natyrĂ« do t’ju sjellĂ« paqe shpirtĂ«rore.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
NĂ« dashuri, njĂ« bisedĂ« e sinqertĂ« mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« rikthimin e harmonisĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«nie. BeqarĂ«t kanĂ« mundĂ«si tĂ« njihen me dikĂ« pĂ«rmes rrjeteve sociale. NĂ« punĂ«, njĂ« detyrĂ« e re mund tĂ« jetĂ« sfiduese, por do t’ju japĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« rritur aftĂ«sitĂ« tuaja. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin, veçanĂ«risht pĂ«r sistemin tretĂ«s. Financat janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, por mos bĂ«ni investime tĂ« mĂ«dha pa u kĂ«shilluar me specialistĂ«. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ndryshime tĂ« vogla qĂ« do tĂ« kenĂ« ndikim tĂ« madh nĂ« tĂ« ardhmen. NĂ« fund tĂ« ditĂ«s, relaksohuni me njĂ« libĂ«r ose muzikĂ« tĂ« preferuar.

The post Horoskopi 10 Shkurt 2026/ ÇfarĂ« parashikojnĂ« yjet pĂ«r ju appeared first on Albeu.com.

Labi e quan të pandershme Elijonën dhe se po hyn në mes të një çifti

✇Albeu
By: M C

Pas dasmës mes Klodianit dhe Elijonës në Big Brother, shpërtheu një debat i madh mes kësaj të fundit dhe Labinot Rexhës.

Këngëtari i hodhi akuza të shumta për lojën në këtë format, duke i thënë se nuk ka lojë, por sillet vetëm historisë së saj dhe raportit me Klodin.

Një debat i madh ndodhi edhe në Prime, ku Labi në një moment e quajti edhe të pandershme.

“Historia jote tĂ« ka sjell kĂ«tu ku je, ti nuk ke lojĂ«. Ti je ajo femra qĂ« e prish njĂ« çift”, tha ai.

Elijona ia ktheu: “Ti e ke sjell brenda. Kur jam mbrojtur unĂ«, ma sqaro fjalĂ«n viktimizim. Edhe mĂ« trego kur kam qarĂ« nĂ« debate me ty. Nuk e kam pĂ«rdorur moshĂ«n pĂ«r pro as kundĂ«r. AsnjĂ«herĂ« nuk jam viktimizuar”.

Artisti shqiptar e akuzoi se po ndërhyn në lidhjen e Klodit që ka jashtë me të dashurën nga Italia.

Kjo përplasje kaloi në ofendime të mëdha dhe nuk arriti në një përfundim.

The post Labi e quan të pandershme Elijonën dhe se po hyn në mes të një çifti appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet operacionale në NATO, SHBA merr komandën e unifikuar detare të Aleancës

✇Albeu
By: M C

Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë dy nga shtabet e tyre operacionale NATO me aleatët e tyre evropianë dhe në këmbim ata do të marrin komandën e një pale të tretë, ndërsa presidenti amerikan u bën thirrje evropianëve të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Siç u bĂ« e ditur nga burime diplomatike, SHBA do t’ia lĂ«rĂ« ItalisĂ« komandĂ«n e Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Krahut Jugor me qendĂ«r nĂ« Napoli. Ata gjithashtu japin dorĂ«heqjen nĂ« favor tĂ« britanikĂ«ve nga komanda e JFC nĂ« Norfolk, Virxhinia, e cila Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r Krahun Verior.

Shtabi i tretë, ai i Brusumit, në Holandë, është përgjegjës për krahun lindor të NATO-s dhe aktualisht komandohet nga një oficer gjerman. Mediat shkruajnë se në këmbim, SHBA do të marrë përsipër Marcom, komandën e unifikuar detare të NATO-s me qendër në Northëood, Britani. Këto ndryshime do të zbatohen brenda pak muajsh, thanë dy diplomatë nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

The post Ndryshimet operacionale në NATO, SHBA merr komandën e unifikuar detare të Aleancës appeared first on Albeu.com.

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

✇Albeu
By: M C

Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ« ka lĂ«shuar njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r qytetarĂ«t lidhur me protestĂ«n e thirrur nga Partia Demokratike, e cila do tĂ« mbahet mĂ« 10 shkurt, nĂ« orĂ«n 17:00. Sipas njoftimit tĂ« AmbasadĂ«s, demonstruesit pritet tĂ« mblidhen pĂ«rpara ndĂ«rtesĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«, nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, midis Sheshit SkĂ«nderbej dhe Sheshit NĂ«nĂ« Tereza.

Autoritetet shqiptare kanë paralajmëruar për prani të shtuar të policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut, ndërsa kryqëzimet në qendër të qytetit mund të mbeten të bllokuara nga protestuesit.

Ambasada këshillon që qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë. Në njoftim theksohet se, megjithëse tubimet shpesh fillojnë paqësisht, situata mund të ndryshojë shpejt dhe protesta mund të shtrihet në blloqe dhe ndërtesa qeveritare përreth.

The post Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Luizi nuk e zbatoi “urdhĂ«rin” e gruas, reagon Kiara!

✇Albeu
By: M C

KanĂ« kaluar vetĂ«m 24 orĂ« qĂ« kur Kiara Tito, moderatorja e emisionit “Fan Club”, vendosi tĂ« tregonte njĂ« kusht qĂ« i kishte vĂ«nĂ« partnerit tĂ« saj, Luizit, pak para se ai tĂ« bĂ«hej pjesĂ« e shtĂ«pisĂ« sĂ« “BBVA”.

Me nota humori, Kiara i kishte kĂ«rkuar qĂ« ai tĂ« mos shfaqej mĂ« pa bluzĂ« nĂ« shtĂ«pi, duke e konsideruar tashmĂ« njĂ« “burrĂ« tĂ« martuar”.

Megjithatë, duket se zakonet e vjetra janë më të forta se çdo urdhër bashkëshortor, madje edhe në publik.

Mbrëmjen e kaluar, Luizi është parë sërish duke lëvizur lirshëm në shtëpi pa bluzë, duke thyer premtimin e dhënë vetëm disa orë më parë gruas së tij.

NdjekĂ«sit e çështjes nuk e lanĂ« kĂ«tĂ« pa u vĂ«nĂ« re. Ata krijuan menjĂ«herĂ« montazhe dhe meme qĂ« e etiketuan situatĂ«n si “dĂ«shtimin e parĂ«â€ tĂ« KiarĂ«s pĂ«r tĂ« vendosur rregull nĂ« marrĂ«dhĂ«nie.

Vetë moderatorja reagoi me sportivitet, duke ripostuar në Instagram një foto që evidentonte shkeljen e rregullit, të shoqëruar me një emoji të përlotur ????, duke treguar se humori mbetet pjesë e marrëdhënies së tyre.

Ngacmimet dhe dinamika e çiftit janë po ajo që publiku ka dashur gjithmonë të shohë, spontane, pa filtra dhe plot momente të qeshura.

Edhe tani, ndërsa Kiara ndjek nga ekrani i emisionit, situata tregon se marrëdhënia e tyre nuk mungon aspak në momente të lehta dhe argëtuese, të cilat ndjekësit i shijojnë në çdo episod.

The post Luizi nuk e zbatoi “urdhĂ«rin” e gruas, reagon Kiara! appeared first on Albeu.com.

U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici Kryebashkiaku i Rrogozhinës

✇Albeu
By: M C

Vetëdorëzohet në polici kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim, dhe u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit e Posaçme.

Si dĂ«nim plotĂ«sues, gjykata vendosi t’i heqĂ« MemollĂ«s edhe tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« ushtruar funksione publike pĂ«r 5 vite.

Edison Memolla u akuzua nga Prokuroria e Posaçme se kishte ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani, me qëllim që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenteje debitore, në mënyrë që ajo të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.

The post U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici Kryebashkiaku i Rrogozhinës appeared first on Albeu.com.

Klodi: Veç pse dy femra kanĂ« shpreh pĂ«lqim pĂ«r mua, unĂ« s’e kam tradhtuar tĂ« dashurĂ«n time

✇Albeu
By: M C

Konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka komentuar për të dashurën e tij që ndodhet jashtë shtëpisë së famshme, pas një debati që u shkaktua nga dasma simbolike brenda reality-show.

Klodiani tha se tĂ« dashurĂ«n e ka aktore, dhe se ajo e kupton situatĂ«n e tij pĂ«r shkak tĂ« vĂ«mendjes qĂ« shkaktoi ceremonia brenda shtĂ«pisĂ«. “Veç pse dy femra kanĂ« shpreh pĂ«lqim pĂ«r mua, unĂ« s’e kam tradhtuar tĂ« dashurĂ«n time”, u shpreh ai.

Ai shtoi mĂ« tej: “A di ndonjĂ« gjĂ« pĂ«r tĂ« dashurĂ«n time, sido qĂ« tĂ« jetĂ«, edhe me u prek e kupton. UnĂ« nuk i kam shpreh, e kupton situatĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n jam.”

Debati erdhi pas dasmës së organizuar brenda Big Brother mbrëmë, ku Klodiani u martua simbolikisht me Elijonën, një moment që u komentua gjerësisht nga publiku dhe mediat rozë.

Në anën tjetër, Benita, një tjetër konkurrente, gjithashtu ka shprehur pëlqim për Klodianin, duke ia konfirmuar ndjenjat dhe shtuar tensionin mes konkurrentëve.

TashmĂ« mbetet pĂ«r t’u parĂ« se si do tĂ« jetĂ« raporti i Klodianit jashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« famshme dhe nĂ«se e dashura e tij po e pret ende, duke ecur pĂ«rtej emocioneve dhe intrigave brenda reality-show.

The post Klodi: Veç pse dy femra kanĂ« shpreh pĂ«lqim pĂ«r mua, unĂ« s’e kam tradhtuar tĂ« dashurĂ«n time appeared first on Albeu.com.

“NĂ«se ti ke ndjenja pĂ«r JuelĂ«n unĂ« dal nga shtĂ«pia”, Rogerti “shpĂ«rthen” sĂ«rish ndaj Stenaldos: O budalla, ti nuk do e kuptosh dot kurrĂ« se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« tĂ« jesh baba

✇Albeu
By: M C

Një përplasje e fortë ka ndodhur pasditen e sotme mes Rogertit dhe Stenaldos, ku dyshja e mbylli bisedën mes tyre me ofendime të rënda.

Rogerti duke dyshuar te ndjenjat qĂ« Stenaldo ka shprehur pĂ«r JuelĂ«n, i Ă«shtĂ« shprehur kĂ«tij tĂ« fundit se nĂ«se ai vĂ«rteton e dashuron, banori Ă«shtĂ« i gatshĂ«m qĂ« tĂ« ndĂ«rpresĂ« rrugĂ«timin e tij nĂ« “Big Brother Vip Albania”.

“NĂ«se ti dashurohesh me JuelĂ«n, unĂ« iki nga shtĂ«pia. UnĂ« jam burrĂ«, ndĂ«rsa ti je mos bĂ«j tĂ« ta them” i drejtohet Rogerti-Stenaldos.

Ndërsa nga ana e tij Stenaldo i ka ironizuar ofendimet e Rogertit duke i thënë atij që të ketë kujdes me fjalët që po përdor ndaj djalit të tij.

Më pas Rogerti i kthehet keq Stenaldos duke i thënë se ai nuk i ka idenë për ndjesinë e të qenurit baba. Ndërsa më tej banori u shpreh se ka frikë që Stenaldo nuk do të jetë kurrë baba.

Pjesë nga përplasja:

Rogerti: Unë e mbroj Juelën. Nuk e shaj siç e ke sharë ti, të gjitha gjërat i bëj më mirë se ti me Juelën.

Stenaldo: Ruaj fëmijën tënd ënga fjalët që thua vetë

Rogerti: Fëmijën tim unë e ruaj vetë, nëse e din ti për veriorët e malësorët. Nëse ti dashurohesh me Juelën, unë iki nga shtëpia. Unë jam burrë, ndërsa ti je mos bëj të ta them. Ti je budall pa pëllumba. Unë jam unë ti je ashtu që nuk thuhet.

Stenaldo: Ti ke ikur rreth 20 herë nga shtëpia. Kujdes me djalin tënd se nuk i ka hak dhe nuk i meriton. Mos ia thuaj ato fjalë, nuk duhet tia thuash kurrë.

Rogerti: O budalla, o injorant, ti nuk e kupton se çfarë do të thotë të jesh baba. E kam frikë se nuk do e kuptosh dot kurrë. Vetëm nëse ti dashurohesh me Juelën varet.

Kujtojmë se kjo nuk është përplasja e parë mes Rogertit dhe Stenaldos.

Pak ditë më parë Rogerti bëri një deklaratë të bujshme ndaj Stenaldos duke i thënë atij se e ka dënuar Zoti. Me këtë u nënkuptua se Rogerti dëshironte të thoshte se Zoti e ka dënuar Stenaldon me verbërinë e tij.

The post “NĂ«se ti ke ndjenja pĂ«r JuelĂ«n unĂ« dal nga shtĂ«pia”, Rogerti “shpĂ«rthen” sĂ«rish ndaj Stenaldos: O budalla, ti nuk do e kuptosh dot kurrĂ« se çfarĂ« do tĂ« thotĂ« tĂ« jesh baba appeared first on Albeu.com.

“Krisen” sĂ«rish marrĂ«dhĂ«niet SHBA-Rusi, Lavrov akuza Trump: Po sillet si Biden

✇Albeu
By: M C

Duket se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, do të vijonë të jenë të tensionuara.

Ministri i JashtĂ«m rus Sergey Lavrov, ditĂ«n e sotme e ka akuzuar Presidentin e SHBA-sĂ« Donald Trump se po vazhdon “Bidenizmin” dhe po bĂ«n tĂ« kundĂ«rtĂ«n e asaj qĂ« kishte rĂ«nĂ« dakord me Presidentin rus Vladimir Putin nĂ« samitin e tyre nĂ« Anchorage tĂ« AlaskĂ«s nĂ« gusht 2025.

Lavrov përmendi zgjatjen e sanksioneve ndëshkuese të SHBA-së kundër Rusisë, të iniciuara nën administratën e Joe Biden për shkak të luftës së Moskës ndaj Ukrainës, duke përfshirë ngrirjen e rezervave të saj të arit dhe të këmbimit valutor, dhe shtimin e sanksioneve të reja nën administratën Trump të vendosura kundër Rosneft dhe Lukoil , dy prodhuesve më të mëdhenj të naftës në Rusi.

“Ky Ă«shtĂ« ‘BidenizĂ«m’ i pastĂ«r, tĂ« cilin Trump dhe ekipi i tij e refuzojnĂ«. MegjithatĂ«, ata e zgjeruan ligjin me qetĂ«si dhe sanksionet kundĂ«r RusisĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« fuqi. Pra, nga njĂ«ra anĂ«, na thuhet se problemi ukrainas duhet tĂ« zgjidhet. NĂ« Anchorage, ne e pranuam propozimin e SHBA-sĂ«. NĂ«se do tĂ« qasej drejtpĂ«rdrejt, nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« kokĂ« mĂ« kokĂ«, ata e propozuan dhe ne ramĂ« dakord, problemi duhej tĂ« ishte zgjidhur”, tha Lavrov.

Ekonomia e luftës e Rusisë, e goditur nga sanksionet, e cila varet shumë nga të ardhurat nga nafta dhe gazi, po përballet me inflacionin në rritje dhe normat e larta të interesit. Ajo është mbështetur kryesisht nga blerjet e mëdha të naftës nga Kina.

Administrata Trump ka përdorur një përzierje të potencialit ekonomik dhe presionit financiar për të bindur Rusinë të bëjë paqe në Ukrainë, duke reklamuar investime të mundshme dhe duke vendosur sanksione. Bashkëpunimi ekonomik me SHBA-në është një nga karotat që i ka vënë përpara Rusia.

Bisedimet po përparojnë ngadalë dhe duket se ka një lëvizje domethënëse, megjithëse palët janë të ngërthyera larg çështjes qendrore të kontrollit territorial të rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës , të cilin Rusia kërkon që Kievi ta lëshojë plotësisht.

Ukraina ende kontrollon rreth njĂ« tĂ« pestĂ«n e Donbasit, qĂ« pĂ«rfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, dhe ka luftime tĂ« ashpra. Kievi po refuzon tĂ« lĂ«shojĂ« kontrollin, duke pĂ«rmendur kundĂ«rshtime kushtetuese dhe morale, megjithĂ«se ka hedhur idenĂ« e njĂ« armĂ«pushimi pĂ«r tĂ« lejuar njĂ« referendum, njĂ« armĂ«pushim qĂ« Rusia e refuzon, duke thĂ«nĂ« se forcat ukrainase do ta pĂ«rdorin pauzĂ«n pĂ«r t’u riorganizuar dhe pĂ«r t’u riarmatosur.

The post “Krisen” sĂ«rish marrĂ«dhĂ«niet SHBA-Rusi, Lavrov akuza Trump: Po sillet si Biden appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Motra e Gjestit në lot pasi dëgjon dedikimin për vëllain e tyre të ndjerë

✇Albeu
By: M C

Një video prekëse po bën xhiron e rrjetit në TikTok, duke përlotur mijëra ndjekës me emocionin e fortë që përcjell.

Protagoniste është Blerina, motra e Gjestit, e cila është filmuar në një moment dobësie dhe malli të madh.

NĂ« pamjet e publikuara, ajo shfaqet me lot nĂ« sy dhe nĂ« gjendje tĂ« rĂ«nduar emocionale teksa dĂ«gjon dhe kĂ«ndon vargjet e projektit mĂ« tĂ« ri muzikor tĂ« vĂ«llait tĂ« saj, tĂ« titulluar “Memories”.

Kjo këngë mbart një peshë të jashtëzakonshme emocionale për familjen, pasi është një dedikim i ndjerë për vëllain e tyre, Eldionin.

I riu u nda nga jeta tragjikisht në fund të shtatorit të vitit të kaluar, duke lënë pas një dhimbje të pashërueshme.

Reagimi i Blerinës dhe lotët e saj teksa këndon vargjet kushtuar vëllait që nuk jeton më, kanë prekur thellë zemrat e publikut, duke rikthyer në vëmendje tragjedinë që goditi familjen e artistit.

The post VIDEO/ Motra e Gjestit në lot pasi dëgjon dedikimin për vëllain e tyre të ndjerë appeared first on Albeu.com.

Skandali i lidhjeve të princit Andrew me Jeffrey Epstein, reagon Mbreti Charles: Thellësisht i shqetësuar! Gati të bashkëpunojmë me policinë

✇Albeu
By: M C

Pallati Buckingham ka bërë të ditur se është i gatshëm të ndihmojë policinë britanike, nëse kjo e fundit e kërkon, për të hetuar lidhjet e ish-princit Andrew me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.

Sipas njĂ« deklarate zyrtare, mbreti Charles Ă«shtĂ« “thellĂ«sisht i shqetĂ«suar” nga akuzat qĂ« vazhdojnĂ« tĂ« dalin nĂ« lidhje me sjelljen e vĂ«llait tĂ« tij mĂ« tĂ« vogĂ«l. Pallati thekson se i takon vetĂ« Andrew Mountbatten-Windsor tĂ« pĂ«rgjigjet pĂ«r akuzat konkrete, por shton se familja mbretĂ«rore do tĂ« bashkĂ«punojĂ« me policinĂ« nĂ«se kĂ«rkohet zyrtarisht.

NdĂ«rkohĂ«, policia britanike ka konfirmuar se po shqyrton informacione sipas tĂ« cilave, nĂ« vitin 2010, Andrew – nĂ« atĂ« kohĂ« i dĂ«rguar i posaçëm pĂ«r tregtinĂ« – dyshohet se i ka dhĂ«nĂ« Epstein-it dokumente konfidenciale. Po ashtu, raportohet se Epstein kishte dĂ«rguar njĂ« grua nĂ« rezidencĂ«n e Andrew-t.

Andrew, vëllai i mbretit Charles, përdor tashmë mbiemrin Mountbatten-Windsor, pasi në fund të vitit të kaluar iu hoq titulli i princit, pas zbulimeve mbi marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

The post Skandali i lidhjeve të princit Andrew me Jeffrey Epstein, reagon Mbreti Charles: Thellësisht i shqetësuar! Gati të bashkëpunojmë me policinë appeared first on Albeu.com.

Prokurorja e HagĂ«s kĂ«rkoi 45 vite burg per Thaçin dhe liderĂ«t e UÇK, Rama reagon pĂ«r gjyqin nĂ« HagĂ«: KĂ«rkesa, e pakuptueshme dhe tronditĂ«se!

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpĂ«r pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« sĂ« HagĂ«s pĂ«r dĂ«nime me nga 45 vjet burg pĂ«r katĂ«r ish-krerĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Në një në X, Rama tha se ende nuk arrin të kuptojë logjikën mbi të cilën është mbështetur Prokuroria për të dalë me një kërkesë të tillë, duke e cilësuar atë si jashtë çdo arsyeje dhe të papranueshme. Sipas tij, kjo është një goditje e rëndë që vjen nga zemra e Europës demokratike.

Kryeministri u shpreh se është ende i tronditur nga pretenca dhe se i duhet kohë për ta përpunuar emocionalisht atë që e cilësoi si një akt ekstrem ndaj katër burrave që, sipas tij, përfaqësojnë luftën çlirimtare të Kosovës.

Reagimi i Ramës:

MĂ« pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh pĂ«r mikun tĂ«nd qĂ« sot u ngarkua me 45 vjet burg nĂ« pretencĂ«n e prokurorisĂ« sĂ« HagĂ«s?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik qĂ« ka ndjekur prokuroria pĂ«r tĂ« dalĂ« me kĂ«rkesĂ«n pĂ«r varrosje pĂ«r sĂ« gjalli tĂ« katĂ«r burrave dhe si kurrĂ« ndonjĂ«herĂ«, fjalĂ«t nuk mĂ« vijnĂ« nĂ« ndihmĂ« pĂ«r t’u shprehur
 NdjesĂ«, mĂ« duhet kohĂ« ta gĂ«lltis gjithĂ« atĂ« mal me mut qĂ« nxorri sot ajo prokurori nĂ« zemĂ«r tĂ« EuropĂ«s demokratike!

The post Prokurorja e HagĂ«s kĂ«rkoi 45 vite burg per Thaçin dhe liderĂ«t e UÇK, Rama reagon pĂ«r gjyqin nĂ« HagĂ«: KĂ«rkesa, e pakuptueshme dhe tronditĂ«se! appeared first on Albeu.com.

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i njĂ« veterani tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« “njĂ« shkelje tjetĂ«r” e obligimeve tĂ« SerbisĂ« tĂ« MarrĂ«veshjes pĂ«r dialogun dhe drejtĂ«sinĂ« tĂ« vitit 2015.

“Sipas kĂ«saj marrĂ«veshjeje, Serbia Ă«shtĂ« zotuar qĂ« tĂ« mos iniciojĂ« hetime penale apo ndjeje penale pĂ«r krimet qĂ« pretendohet se janĂ« kryer nĂ« KosovĂ«, pĂ«rveç nĂ«se njĂ« gjĂ« e tillĂ« kĂ«rkohet nga autoritetet e KosovĂ«s. Juridiksioni mbi pretendimet pĂ«r krime tĂ« luftĂ«s dhe vepra tĂ« tjera serioze bie mbi institucionet e KosovĂ«s. I bĂ«jmĂ« thirrje SerbisĂ« qĂ« tĂ« respektojĂ« zotimet e saj”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Komisionit Evropian pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Më 5 shkurt, autoritetet e Serbisë arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë. Ai, sipas autoriteteve, në Beograd dyshohet për krime kundër popullatës civile.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Arrestimet dhe keqtrajtimet në kufi të qytetarëve të Kosovës, Serbia sfidon normat ndërkombëtare

Sipas SerbisĂ«, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesĂ«tar i UÇK-sĂ« i ZonĂ«s Operative tĂ« Dukagjinit mĂ« 1998 dhe 1999 “pas sĂ« cilave ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« sulme terroriste kundĂ«r anĂ«tarĂ«ve tĂ« MPB-sĂ« serbe dhe ushtrisĂ« jugosllave”. NĂ« njoftim thuhet po ashtu se “si anĂ«tar i grupit tĂ« komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« rrĂ«mbim dhe masakrim tĂ« policĂ«ve”.

Por, nga Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s i kanĂ« thĂ«nĂ« Radios Evropa e LirĂ« se i arrestuari ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« disa stĂ«rvitje nĂ« ShqipĂ«ri, por nuk ka informacione tĂ« ketĂ« qenĂ« nĂ« vijat e frontit nĂ« KosovĂ«.

NĂ«nkryetari i kĂ«saj organizate tĂ« veteranĂ«ve, Gazmend Syla, ka thĂ«nĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit nĂ« xhep gjatĂ« kontrollit nga autoritetet serbe.Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas tĂ« KosovĂ«s nĂ«n pretendime pĂ«r krime lufte nĂ« KosovĂ« mĂ« 1998-’99, dhe vetĂ«m nĂ« vitin 2025 u regjistruan disa arrestime tĂ« tilla.

Serbia gjatĂ« viteve ’90 e karakterizoi UÇK-nĂ« si organizatĂ« terroriste, ndĂ«rsa pĂ«r KosovĂ«n, UÇK-ja Ă«shtĂ« organizata qĂ« mbrojti popullsinĂ« lokale nga represioni i forcave tĂ« armatosura jugosllave./Radio Evropa e LirĂ«/

The post BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 appeared first on Albeu.com.

Luizi i premton Stenaldos se do ta takojë bashkë me vajzën e tij, banori përlotet: Më ke prekur për Zotin

✇Albeu
By: M C

Stenaldo dhe Luizi kanĂ« patur njĂ« bisedĂ« shumĂ« tĂ« ndjerĂ« sot nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP 5”. Fituesi i edicionit tĂ« dytĂ« tĂ« reality show-t i tha banorit se tashmĂ« ai ka njĂ« shok dhe njĂ« shoqe tĂ« vogĂ«l, duke iu referuar tĂ« bijĂ«s, Luna.

Teksa po fliste pĂ«r tĂ« voglĂ«n e tij, Stenaldo u shpreh se ndoshta do vijĂ« dita dhe e takon dhe ai. Luizi shprehet se kur tĂ« vijĂ« qĂ« t’a marrĂ« nga aty, do tĂ« vijĂ« sĂ« bashku me tĂ«.

Këngëtari i dashur për publikun shton se Luna do të jetë ajo që do të japë verdiktin final, nëse Stenaldo është ai që njohu këto ditë brenda në shtëpi.

Me këto fjalë Stenaldo nuk i përmbajti dot lotët, ndërkohë Luizi duke bërë shaka i thotë se nuk qajnë burrat.

Stenaldo: Do vijë dita me e pa vajzën

Luizi: Ti mendon që atë ditë që do vij me të marrë, do jem pa Lunën unë? Budalla jam unë? Jo mor shok, sepse qershia mbi tortë ajo është. Ajo do ma japë verdiktin final për ty. Unë të kam njohur sa të kam njohur këtu, por ajo do të japë verdiktin final. Do i them ky është Stenaldo dhe do ta ul në prehër. Ajo do të rrijë me ty, do shoh reagimet e saj nëse je ai Stenaldo që unë mendoj që je.

Stenaldo: A më ke prekur për Zotin

Luizi: Jo mo pse, Stenaldo nuk qajnë burrat.

The post Luizi i premton Stenaldos se do ta takojë bashkë me vajzën e tij, banori përlotet: Më ke prekur për Zotin appeared first on Albeu.com.

❌