❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti qĂ« s’mĂ« lejon mua”, pĂ«rplasja e Gazment Bardhit me policinĂ« nĂ« ambientet e komisariatit numĂ«r 1

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë.

Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe deputetë të Partisë Demokratike janë futur në ambientet e komisariatit ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë.
“Jam deputet. Kush je ti qĂ« s’mĂ« lejon mua tĂ« futem nĂ« njĂ« institucion shtetĂ«ror?”, ishin fjalĂ«t e Gazment Bardhit drejtuar njĂ« prej policĂ«ve.

The post VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti qĂ« s’mĂ« lejon mua”, pĂ«rplasja e Gazment Bardhit me policinĂ« nĂ« ambientet e komisariatit numĂ«r 1 appeared first on Albeu.com.

“TĂ« ishe ti motra ime, unĂ« s’tĂ« pranoja nĂ« shtĂ«pi”/ Hyrja e Rogertit nĂ« BBV 5, pĂ«rplasje tĂ« agravuara me banorĂ«t: Ti je pro incestit

Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me pjesën tjetër të banorëve.

GjatĂ« debatit tĂ« tij me Selin, ai i tha: “TĂ« ishe ti motra ime, unĂ« s’tĂ« fusja nĂ« shtĂ«pi”, ndĂ«rsa Mirit iu drejtua me: “Ti je pro incestit”.
Në Prime-n e kësaj të shtune, ky debat u përcoll kështu:

Selin: Nuk jam dakord me qasjen e Gertit (Rogerti) nĂ« kĂ«tĂ« lojĂ«. Ka hyrĂ« me kĂ«mbĂ«t e para. QĂ« te darka, ku ne i kemi lĂ«nĂ« disa gjĂ«ra qĂ« kur ushqehemi nuk ngacmojmĂ«. E nisi qĂ« te darka pas Prime. Etiketoi dy vajza, njĂ«rĂ«n si dashnoren e Mirit, tjetrĂ«n s’po e them. Aty pata njĂ« shpĂ«rthim, Gerti mĂ« kĂ«rkoi falje dhe nuk ia pranova. KĂ«tĂ« e ka bĂ«rĂ« me çdo vajzĂ«, i ka quajtur tĂ« pandershme. Mirin e cilĂ«soi si njĂ« shfrytĂ«zues gra. MĂ«nyra se si Gerti po qaset nĂ« kĂ«tĂ« lojĂ« Ă«shtĂ« totalisht e gabuar. UnĂ« jam zbutur, kam mbajtur njĂ« qĂ«ndrim jo shumĂ« tĂ« afĂ«rt, por as shumĂ« inat pĂ«r gjĂ«rat qĂ« ka bĂ«rĂ«, sepse jam munduar ta analizoj.
Miri: Unë nuk di si ta filloj këtë situatë që ju e patë me këtë personi, i cili është një njeri i ndyrë, i pisët, i paskrupull, që përdor fjalën incest. Unë kam një grua të mrekullueshme, një vajzë që e dua fort dhe unë nuk bëj incest në familjen time. Turp të të vijë. Këtë po prisja. Maskara burrë. I poshtër. Jashtë të dalësh me vrap. Këtë vajzën këtu e kam trajtuar si vajzën time. Nuk e kam vajzën biologjike. Vajzën biologjike e kam në shtëpi dhe nuk bëj incest. Turp! Maskara!
Rogerti: Të gjitha këto kanë një histori. Fjalën incest, ai e ka thënë vetë. Ka thënë që është pro incestit.
Miri: Po kësaj vajze çfarë do i bëj në krevat? Ti je i ndyrë!
Rogerti: UnĂ« flas me fjalĂ«t e tua. Ti qĂ« e ke problem, vazhdo e protesto. ËshtĂ« video qĂ« do dalĂ« shumĂ« shpejtĂ« dhe janĂ« fjalĂ«t e tua.
Miri: I poshtër! Ik mor, maskara. Duhet të kishe dalë nga shtëpia. Duhet të kishe dalë vetë.
Rogerti: Rri urtë! Rri urtë! Ajo ngjarje ka ndodhur dhe publiku e ka parë. Janë fjalët e Mirit. Unë nuk akuzoj askënd.
Miri: MĂ« akuzove se the: ‘Je pro incestit’.
Rogerti: UnĂ« kisha punĂ« vetĂ«m me Kristin sepse s’mĂ« pĂ«lqen loja e tij, unĂ« po grindesha me Kristin dhe u fut Selin. MĂ« pas u fut edhe Miri, sepse do e mbrojĂ«. NĂ«se Miri thotĂ« qĂ« e ka Selin si vajzĂ«n e vetĂ«, e ka gabim sepse ky e pĂ«rkĂ«dhel Selinin dhe tani nuk flenĂ« mĂ« bashkĂ«. BrikenĂ«s i kam thĂ«nĂ«: ‘Mos na bĂ«j si e ndershme’. KĂ«to gjĂ«ra janĂ« vetĂ«m pĂ«r show dhe unĂ« nuk i pranoj. Nuk e ka prekur njeri nĂ« seksualitet.

The post “TĂ« ishe ti motra ime, unĂ« s’tĂ« pranoja nĂ« shtĂ«pi”/ Hyrja e Rogertit nĂ« BBV 5, pĂ«rplasje tĂ« agravuara me banorĂ«t: Ti je pro incestit appeared first on Albeu.com.

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, i lënduari dërgohet në spital

Plagosje me thikë në Vlorë.

Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin Ilir Suloti po ashtu banues në Vlorë.
I dëmtuari ndodhet në spitalin Vlorë duke marrë ndihmën mjekësore.

Autori i kësaj ngjarje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.

The post Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, i lënduari dërgohet në spital appeared first on Albeu.com.

Rikthen reshjet intensive në Shkodër, IGJEUM: Rrezik përmbytjesh nga e diela!

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra pritet të ketë intensitet më të lartë të tyre, ndërsa në Kukës e Vlorë do të jenë të dobëta deri në mesatare dhe me shtrëngata.

IGJEUM njofton se reshjet mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe përmbytje në disa zona urbane në Shkodër.

RESHJET:

“Sot pasdite (e shtunĂ«, dt. 24) nĂ« qarkun ShkodĂ«r priten reshje tĂ« dobĂ«ta deri lokalisht mesatare, ndĂ«rsa nĂ« qarqet e tjera priten reshje tĂ« dobĂ«ta. NesĂ«r (e diel, dt. 25) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive nĂ« qarkun ShkodĂ«r, ndĂ«rsa tĂ« dobĂ«ta deri lokalisht mesatare nĂ« qarqet KukĂ«s dhe VlorĂ« tĂ« shoqĂ«ruara me shtrĂ«ngata. NĂ« tĂ« gjitha qarqet e tjera priten reshje tĂ« dobĂ«ta.

Në veri në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 19 °C

në vendet e ulëta: 9 / 19 °C

në vendet malore: 2 / 12 °C

Sot pasdite (e shtunĂ«, dt. 24) dhe nesĂ«r (e diel, dt. 25) era pritet tĂ« fryjĂ« mesatare deri e fortĂ« kryesisht nĂ« bregdet dhe nĂ« vendet malore”, thuhet nĂ« postimin nĂ« rrjetet sociale.

The post Rikthen reshjet intensive në Shkodër, IGJEUM: Rrezik përmbytjesh nga e diela! appeared first on Albeu.com.

Tensionet në protestën e PD, policia njoftim zyrtar: 11 policë të dëmtuar, po marrin ndihmën mjekësore në spital

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.

The post Tensionet në protestën e PD, policia njoftim zyrtar: 11 policë të dëmtuar, po marrin ndihmën mjekësore në spital appeared first on Albeu.com.

“Bravo!”/ PĂ«rfundon pas tre orĂ«sh protesta e PD, Berisha: Po bĂ«ni historinĂ«, ky Ă«shtĂ« popull vigan! Do tĂ« mblidhemi sĂ«rish


Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës e cila ka zgjatur për tre orë.

Berisha: Protesta e radhës do të njoftohet, si dhe variantet e saj. Tani jemi në fushëbetejë dhe nuk ndalemi deri në rrëzimin e tij. Bravo! Po bëni historinë, ky është popull vigan!

Kreu i PD nĂ« njĂ« deklaratĂ« nĂ« selinĂ« blu ka bĂ«rĂ« njĂ« thirrje pĂ«r policinĂ« qĂ« tĂ« mos bĂ«hen “shĂ«rbĂ«torĂ« dhe ushtarĂ« tĂ« kryeministrit”.

Ai shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e 25 personave të shoqëruar.

The post “Bravo!”/ PĂ«rfundon pas tre orĂ«sh protesta e PD, Berisha: Po bĂ«ni historinĂ«, ky Ă«shtĂ« popull vigan! Do tĂ« mblidhemi sĂ«rish
 appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “LUFTË” TE KUVENDI – Policia shpĂ«rndan turmĂ«n me ujĂ« dhe gaz lotsjellĂ«s, qytetarĂ«t kundĂ«rpĂ«rgjigjen me gazin dhe pllakat e trotuarit drejt policisĂ«

Vijojnë tensionet para Kuvendit të Shqipërisë, aty ku edhe është zhvendosur protesta e opozitës, pas përfundimit të fjalimit të kreut të PD Sali Berisha para Kryeministrisë.

Një nga protestuesit shihet se një nga protestuesit ka marrë pllakat nga trotuari dhe i kanë hedhur drejt efektivëve të policisë.

Ndërkohë gazetari Isa Myzyraj i pajisur me maske anti-gaz raporton se situata nuk është e mirë, kjo pasi tymi nga gazi lotësjellës lëviz në një perimetër goxha të madh dhe vë në vështirësi mediat dhe qytetarët që janë larguar për momentin.

The post VIDEO/ “LUFTË” TE KUVENDI – Policia shpĂ«rndan turmĂ«n me ujĂ« dhe gaz lotsjellĂ«s, qytetarĂ«t kundĂ«rpĂ«rgjigjen me gazin dhe pllakat e trotuarit drejt policisĂ« appeared first on Albeu.com.

Molotovët drejt kryeministrisë, disa policë të lënduar/ Shoqërohen 3 protestues

Si pasojë e sulmit me bomba molotov nga protestuesit drejt punonjësve të rendit te Kryeministria, mësohet se disa punonjës policie po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Një autoambulancë ka marrë 5 efektivë që kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se nga gazi lotsjellës kanë pësuar lëndime edhe disa protestues.

Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar tre protestues të cilët dyshohet se kanë hedhur molotov drejt ndërtesës qeveritare.

The post Molotovët drejt kryeministrisë, disa policë të lënduar/ Shoqërohen 3 protestues appeared first on Albeu.com.

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Qytetarët tentojnë të futen brenda Kuvendit

Kanë nisur përplasjet e para mes protestueve dhe policisë.

Bidonë me ujë dhe çadra janë hedhur drejt policisë, ndërkohë që duket se ka tentativa për të hyrë në Kuvend.

The post Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Qytetarët tentojnë të futen brenda Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit të këtij rrugëtimi, asgjë nuk mund të na ndalë drejt fitores

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha e nisi fjalën e tij me një mesazh të qartë dhe të fuqishëm.

Edhe pse mediat tentuan ta harronin ose ta minimizonin, ai theksoi: “Me ndihmĂ«n e Zotit, asgjĂ« nuk do tĂ« na ndalĂ« drejt fitores sonĂ«.

Jemi para njĂ« triumfi tĂ« madh, dhe asnjĂ« pengesĂ« nuk mund tĂ« na ndalĂ« nĂ« rrugĂ«n tonĂ«.”

FJALA E BERISHËS

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, opozitarë dhe opozitare, të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sonte.

Të dashur shqiptare dhe shqiptarë kudo që ndodheni sonte.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur dhe guximtarë të kombit shqiptar, të pranishëm sonte në këtë shesh beteje dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Të nderuar drejtues të PD, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë.

Vëllezër dhe motra.

Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë.

Mesazhi im është ky, sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë.

Sot ne jemi para triumfit tĂ« madh, shumĂ«kujt triumfi mund t’i duket ende larg kur sheh udhĂ«kryqin nĂ« tĂ« cilin ndodhet ShqipĂ«ria.

Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë pa dyshim maratonë jo e lehtë.

Thuaj një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime oruelliane ndaj nesh, por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne.

Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e narko-diktatorit Ramaduro, biri i një xhelati që firmoste varjen e kundërshtarëve politikë dhe që përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë.

Ai bëri gjithçka, përdori burgjet, manipulimet, lobimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë.

Në udhëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne u dëshmuan shqiptarëve dhe botës, se projekti i Shqipërisë pa opozitë apo kallp opozitë, ishte turpi i tyre, ishte turpi i historisë, që ne kurrë nuk do ta pranonim kurrë, të gatshëm për çdo çmim.

Në këtë udhëtim ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën.

Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e shqiptarëve. Zoti u bekoftë!

Në udhëtimin tonë epik, ne u provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhtur dhe se sot në kilometrin e fundit jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë.

Me punë, me vështirësi, me sakrifica, me presione të shumëllojta, por sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore, secili nga ne duhet të rikujtojë ato që në realizuam së bashku me qëndresën tonë, me mbrojtjen e të vërtetave që besojmë gjatë kësaj opozite të vështirë.

Në këtë udhëtim, duke qëndruar të palëkundur dhe sy më sy me narkoshtetin, në mbrojtje të të vërtetave tonë, të vlerave të lirisë, ne siguruam 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të spektrit tonë, që qeverisin vendet më të lira, më të fuqishme të planetit dhe që de facto e kaluan PD-në nga forca politike më e izoluar në opozitën me mbështetjen më të madhe në arenën ndërkombëtare.

7 rezoluta që damkosën para shqiptarëve dhe botës Ramaduron si armikun më të egër të pluralizmit politik dhe të shqiptarëve.

Narkodiktatorin që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, si kryeministrin që plaçkit dhe grabit i papërmbajtur qytetarët shqiptarë.

Si Çubrilloviçin e spastrimit tĂ« heshtur etnik tĂ« shqiptarĂ«ve nga ShqipĂ«ria.

Duke vërtetuar kështu se PD është jo vetëm parti e qendresës së pamposhtur, por njëherëzi parti e realizimit të të pamundurave për kombin shqiptar.

Parti e vizionit të sotëm dhe të ardhëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dashur miq, në udhëtimin tonë të vështirë, ne vazhduam punën për të përmbushur një tjetër premtim që u dhamë shqiptarëve, mbrojtjen e votës.

Dhe falë punës tuaj të ndershme me vetëmohim, falë dokumenteve tona, falë përkushtimit dhe persistencës, arritëm që raporti ndërkombëtar i OSBE/ODIHR sot është dokumenti, ligji ndërkombëtar që faktoi se Edi Rama shndërroi zgjedhjet e vitit 2025 në një farsë të shëmtuar elektorale.

Përpjekjet e lobimit të tij korruptiv për të parandaluar këtë raport, dështuan plotësisht.

Miq, jo vetëm kaq, por ne në fakt këto vite u përballëm si asnjë opozitë tjetër në Europë, jo vetëm me një qeveri autoritare, por edhe me një qeveri organizatë kriminale, të kryesuar nga Ramaduro i Europës, dhe de facto e drejtuar nga klanet më të rrezikshme, më të fuqishme të marijuanës, kokainës në Europë dhe në botë.

Miqtë e mi, ne u përballëm këto vite me sundimin e drogës, me urdhrat, vendimmarrjet e saj, ne u përballëm me një propagandë që në 24 orë mashtron, trillon dhe manipulon shqiptarët.

Ne u përballëm me një sundim të medieve nga narkoqeveria që po adaptojnë një censurë të tmerrshme ndaj opozitës.

Ne u përballëm me glorifikimin e të keqes, demonizimin e të vërtetës, demonizimin e opozitës.

U përballëm me një qeveri kriminale që vjedh miliarda e miliarda euro nga taksat dhe pasuritë publike, dhe vjedhjet e saj i shndërron në vota, votat i shndërron në vjedhje të reja.

MiqtĂ« e mi, nuk e bĂ«j pa qĂ«llim kĂ«tĂ« rikujtesĂ« tĂ« viteve tĂ« fundit, por e bĂ«j se pas kĂ«saj maratone tĂ« gjatĂ«, opozita ka arritur tani pikĂ«risht nĂ« kilometrin e fundit, pĂ«rpara triumfit tĂ« saj dhe kĂ«tu nuk do kishim arritur kurrĂ« pa bĂ«rĂ« punĂ«n qĂ« kemi bĂ«rĂ«, pa arritjet qĂ« pĂ«rmenda, pa pasur si parti tĂ« vĂ«rtetĂ« opozitare PD-nĂ«, pa mbĂ«shtetjen ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« kemi sot, pa dokumentet qĂ« faktojnĂ« farsĂ«n elektorale, misioni ynĂ« shpĂ«timi i ShqipĂ«risĂ« do mbetej thjesht njĂ« aspiratĂ«, pa mundĂ«si reale pĂ«r t’u konkretizuar.

Ndaj dhe njëherë të dashur demokrate e demokratë, nuk jemi kurrë aty ku ishim, nuk jemi më në rrugë pa krye, nuk jemi në mjegullnajë, por jemi në kilometrin e fundit, jemi në agun e triumfit tonë.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Edi Rama nuk ikën me farsë zgjedhore.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se diktatura nuk ikën me votë, por ato ikin, shemben me revoltë dhe vetëm me revoltë popullore.

Ja ku jemi ne sot.

The post Berisha: Jemi në kilometrin e fundit të këtij rrugëtimi, asgjë nuk mund të na ndalë drejt fitores appeared first on Albeu.com.

FOTO-VIDEO/ Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet demokratëve në sheshin para Kryeministrisë

Ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës së PD para Kryeministrisë.

Bashkë me të është dhe një nga aktivistët më të zjarrtë të PD, Ilir Vrenozi.

Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e PD, për riorganizimin e partisë më të madhe opozitare.

The post FOTO-VIDEO/ Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet demokratëve në sheshin para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

“Liria na thĂ«rret, vdekja nuk na tund!”/ Tedi Blushi: Balluku ka 300 apartamente, tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« nuk blejnĂ« dot njĂ« shtĂ«pi

“Liria na thĂ«rret, vdekja nuk na tund!”.
Kështu e ka nisur fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në protestën e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë.

Ai u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim sipas tij i kalbur, ndërsa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë, dinjitet përballë skllavërisë.

“Liria na thĂ«rret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetĂ«m kur vendosim tĂ« paguajmĂ« çdo çmim pĂ«r lirinĂ«. Kur ndajmĂ« mendjen tĂ« mos pranojmĂ« vjedhjen, dhunĂ«n dhe gĂ«njeshtrĂ«n si normalitet. Liria fitohet me guxim, kurajĂ« dhe pĂ«rballje. Guximin tuaj nuk ka fuqi qĂ« e ndal e jo mĂ« njĂ« regjim kalbĂ«sirĂ« si ai i Ramaduros.
Edhe sa duhet ti durojmë këta banditë? Të rinjtë që nuk blejmë një shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente meritojnë një rrugëzgjidhje nga ne.
Sot vendimi ynë është i qartë, dinjitet e jo skllavëri, komb e jo shkombëtarizim. Ja vdekje ja liri, ky është misioni ynë!
KurrĂ« nuk mund tĂ« pranojmĂ« qĂ« nevoja e RamĂ«s pĂ«r tĂ« pirĂ« drogĂ« tĂ« helmojĂ« fĂ«mijĂ«t e shqiptarĂ«ve”, tha ai.

The post “Liria na thĂ«rret, vdekja nuk na tund!”/ Tedi Blushi: Balluku ka 300 apartamente, tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« nuk blejnĂ« dot njĂ« shtĂ«pi appeared first on Albeu.com.

FOTOLAJM/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje

Një nga protestuesit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur revoltën ndaj mazhorancës.

I veshur me tĂ« bardha, ai shkruan nĂ« bluzĂ«n e tij: “VllazĂ«n, demokracia nĂ« rrezik, ta shpĂ«tojmĂ«â€.

NdĂ«rkohĂ« nĂ« pjesĂ«n e poshtme tĂ« veshjes, shkruhej “PoshtĂ« diktatura”.

The post FOTOLAJM/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje appeared first on Albeu.com.

FOTOT/ Opozita në shesh, pamjet e protestës para Kryeministrisë

Opozita po zhvillon nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” para KryeministrisĂ«, protestĂ«n kombĂ«tare tĂ« radhĂ«s.

Mijëra mbështetës të PD janë mbledhur në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

Protesta u thirr nga opozita si reagim ndaj skandaleve të Ballukut, pasi u mor e pandehur nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat.

Gjithashtu, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, por socialistët e shtyn vendimmarrjen e Këshillit të Mandateve për në datën 28 Janar.

Opozita ka paralajmëruar se protestat para Kryeministrisë do të jenë të qëndrueshme dhe vazhdim i një serie aksionesh politike, deri në largimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

The post FOTOT/ Opozita në shesh, pamjet e protestës para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitĂ«s/ “NĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« nuk Ă«shtĂ« qeveria, por hajnia”, Luçiano Boçi: KĂ«tu vjedhja ka emĂ«r dhe fillon me inceneratorĂ«t

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i pari që hapi fjalimet në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë.

Në fjalën e tij, ai akuzoi kryeministrin Rama se e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu.

“Kjo ndĂ«rtesĂ« nuk Ă«shtĂ« kryeministria por kuplaraja e shtetit”, tha Boçi.

Luçiano Boçi: sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimbat.

Ne jemi këtu sepse vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria për familjen, dinjiteti ynë, rezistenca. Jemi thirrur këtu nga ndërgjegjia, sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu. Kjo ndërtesë nuk është kryeministria por kuplaraja e shtetit.

Dhe ne duhet ta shembim kĂ«tĂ« pushtet dhe aty nuk Ă«shtĂ« vendi i qeverisĂ« por vendi i hajnisĂ«. ËshtĂ« detyrĂ« e historisĂ«, para tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve.

Këtu vjedhja ka emër dhe shifra, fillon me inceneratorët, më pas me tunelet, aeroportet.

Pak për indiferencën tonë politike, pak nga verbëria e ndërkombëtarëve, më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë, në Republikën e korrupsionit. Ditë pas dite i zhvati tokë, pasuri njerëz kësaj republike

The post Protesta e opozitĂ«s/ “NĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« nuk Ă«shtĂ« qeveria, por hajnia”, Luçiano Boçi: KĂ«tu vjedhja ka emĂ«r dhe fillon me inceneratorĂ«t appeared first on Albeu.com.

“He mo Çim a do vish te burgu tĂ« takohemi, te lutem?”, zbardhen bisedat mes policit tĂ« paraburgimit nĂ« Elbasan dhe shpĂ«rndarĂ«ses sĂ« drogĂ«s

Tre persona u arrestuan nga policia pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit.

Në pranga u vunë punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici.

Në dosjen hetimore, siguruar për BW nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, dhe shpërndarëses së drogës nga Tirana, Esmeralda Komici, e cila siguronte lëndën narkotike për të paraburgosurit në Elbasan.

Esmeralda Komici flet në mënyrë të vazhdueshme në telefon me efektivin Ndriçim Kroj, herë me telefonin e tij dhe herë me telefonin e bashkëshortes, duke u koordinuar për të marrë mallin dhe për ta futur në qeli.

Esmeralda i kĂ«rkon qĂ« tĂ« takohen nĂ« burg, por efektivi nuk pranon. “He mo Çim a do vish te burgu tĂ« takohemi, te lutem?”, i shkruan familjarja e te paraburgosurit, por efektivi ia kthen: “Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma pĂ«rpara te rrethi”.

Pjese nga dosja:

NĂ« datĂ« 10.07.2025 ora 10:38 AM Majlinda me numĂ«r e kontaktit 067
.. telefonon Ndriçimin.

Ndriçimi: Alo, Alo.

Majlinda: Me degjon?

Ndriçimi: Hë ?

Majlinda: Po atë porosin që kam un te çanta, un do ti mbaj tani?

Ndriçimi:Obobo ik iher ik merr ma von.

NĂ« datĂ« 14.07.2025 ora 05:17 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numĂ«r kontakt 068



Esmeralda Komici: Alo !

Ndriçimi: Ca bën Ada si je ?

Esmeralda Komici: Je në punë ti sot ?

Ndriçimi: Isha i pari, atij isha.

Esmeralda Komici: Ok po do kalosh më vonë nga unë ?

Ndriçimi: Vallai nuk e di nuk e di njĂ« her, nuk e di kaloj s’kaloj pĂ«r zotin e madh, Ă«shtĂ« turp Ă«shtĂ« me thĂ«nĂ« po Ă«shtĂ« full tha ai.

Esmeralda Komici: Ore cdo gjë në rregull mo vëlla, thjesht me mbaru punë dhe hec, je ok me cdo gjë, as më prit as më pret për lekët, thjesht hajde mere dhe ik.

Ndriçimi: Të marr paketën, të marr dhe lekët, të marr cigare të marr dhe lekët për këtë po thuaj ?

Esmeralda Komici: Po bravo.

Ndriçimi: Mir me është tamam kjo.

Esmeralda Komici: Jo jo është fiks mo lal do të them un për sa do vish, po pres robin të vijë, por vetëm të jesh gati.

Ndriçimi: Ok në rregull, më thua mua kur të jesh gati të nisem.

NĂ« datĂ« 14.07.2025 ora 10:25 PM Ndriçimi telefonon Esmeralda Komici me numĂ«r kontakt 068

.

Esmeralda Komici: Alo, ca po bën, tani fola un me atë është duke ardhur nga Durrësi për në Tiranë.

Ndriçimi: E po un të shkruajta mesazh në uhatsapp, ti e kishe numëri të fikur. A di pse të mora unë, më është prishur makina dhe nuk vi dot aty, më është prishur Egr-ëja.

Esmeralda Komici: Ska gjë se po vi vet un aty nesër.

Ndriçimi: Ok po erdhe vetë nesër më merë në telefon se pushim jam un nesër.

NĂ« datĂ« 14.07.2025 ora 10:30 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numĂ«r kontakt 068
..

Esmralda Komici: Un nga mbasditja mund të vi nesër, nga ora 4.

Ndriçimi: Oo se harrova të të them un se na ora 4 iki nesër, iki në Librazhd.

Esmeralda Komici: Ok ska gjë, pasnesër nuk prish punë.

Esmeralda Komici komunikon me shtetasin Ndricim Kroj në lidhje për të lënë një orar për tu takuar dhe në fund e lënë që do komunikojnë në telefon përsër për tu takuar. Do mbeten në kontakt me njëri-tjetrin.

NĂ« datĂ« 15.07.2025 ora 10:32 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numĂ«r kontakt 068
..

Esmrala Komici: Çimi si je, unĂ« nga ora 11-12 mendoj tĂ« vi nĂ« Elbasan, ti ku do jesh ne puna pĂ«r atje ku Ă«shtĂ« Geri, Po mĂ« dĂ«gjo njĂ« cik Ă«shtĂ« njĂ« shoku i Gerit qĂ« do ja cosh.

Ndriçimi: Po se di kush është.

Esmeralda Komici: Po kur të vi do ta them atje emrin e të gjitha, për cdo gjë je në rregull, mir vëlla.

Ndriçimi: Mir ok.

NĂ« datĂ« 15.07.2025 ora 11:19 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numĂ«r kontakt 068
..

Esmeralda Komici telefonon Ndricimin dhe i thotë po ka ndonjë shok apo koleg që ti coj një kartë telefoni Gerit e i duhet atijë që të flasi në telefon dhe e lënë për tu takuar me njëri-tjetrin para orës 4.

NĂ« datĂ« 15.07.2025 ora 02:44 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numĂ«r kontakt 068
..

Esmeralda Komici: Alo, tani po vi un për Elbasan ku do takohemi ne ?

Ndriçimi: Te kryqëzimi i Cërikut, kur të afrohesh më kalo shoferin në telefon.

Esmrala Komici: ok në rregull !!

NĂ« datĂ« 15.07.2025 ora 3:37 PM Ndriçimi pĂ«rdor telefonin e Majlinda (bashkĂ«shortja e tijĂ«) dhe telefonon Esmeralda Komicin me numĂ«r kontakti 068
..

Ndriçimi: Alo.

Esmeralda Komici: Alo.

Ndriçimi: Ça bane Ada, Çimi jam.

Esmeralda Komici: He mo Çim a do vish te burgu tĂ« takohemi, te lutem?

Ndriçimi: Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi .

Esmeralda Komici: Po shiko se unë jam me taksi, me dëgjo të lutem.

Ndriçimi: Po mir pra të vij aty te turku te kurumi, jo atje.

Esmeralda Komici: Ku?

Ndriçimi: Jo te instituconi, të vij ma përpara.

Esmeralda Komici: Po pra po E di ku, mu ke rrethi.

Ndriçimi: E pra ke rrethi po them un po hap krahun aty

Esmeralda Komici: E mir hajde takohemi aty

Ndriçimi: Aty je ti?

Esmeralda Komici: Ore un jam ke burgu tani?

Ndriçimi: Mbarove pune?

Esmeralda Komici: Jo jo, ik të marr un ma vone.

NĂ« datĂ« 15.07.2025 ora 3:55 PM Esmrala Komici me numĂ«r kontakt 068
.. telefonon MajlindĂ«n (bashkĂ«shorten e Ndriçimit)

Majlinda: Alo

Esmeralda Komici: Alo

Majlinda: Po?

Esmeralda Komici: Ku Ă«shtĂ« Çimi?

Majlinda: Nuk e di te rrethi Bradasheshi më tha mua.

Esmeralda Komici: Te rrethi Bradasheshit? E mir.

Majlinda: Merruni vet vesh në telefon.

Esmeralda Komici: E mir hajde.

NĂ« datĂ« 15.07.2025 ora 03:56 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numĂ«r kontakt 068
.

Esmeralda Komici: Te Kastrati je ?

Ndriçimi: Un këtu sa kthehen për tu futesh ne rruga e burgut, Ajo taksia që ishte aty ne burgu ishe ti ?

Esmeralda Komici: Eeeee.

Ndriçimi: Kthehuni nga erdhët është një urë e vogël.

Esmeralda Komici: Sic erdhem ?

Ndriçimi: E pra e ktheje turirin e makinës dhe hajde.

Esmeralda Komici: Ku je ti ?

Ndriçimi: Te lokali në krahun e majt ne kryqëzim, bëni kujdes aty se ishte një makine e bardhë me targa angëleze.

Esmeralda Komici: Ku je mo Çim, mo hajde mo tani tashi ?

Ndriçimi: Hajde se po vi unë andej.

NĂ« datĂ« 15.07.2025 ora 03:59 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numĂ«r kontakt 068
.

Esmeralda Komici: Ku je moo, se jam me taksi nuk jam me makinën time, më vete taksia sa qimet e kokës.

Ndriçimi: Aaa kupton ti që nuk dua që të më shofin, e pak kaloje burgun.

Esmeralda komunikon me Ndricimin se nuk po kordinohen mir për tu takuar me njëri-tjetrin. Të dy janë afër burgut po nuk po meren vesh. Ndricimi e ka parë Esmeraldën po akoma nuk po arrijnë të kordinohen.

NĂ« datĂ« 15.07.2025 ora 04:04 PM Ndriçimi mer sms nga Esmralda Komici me numĂ«r kontakt 068
.

Esmeralda Komici: Yllson Berberi e ka emrin ai.

The post “He mo Çim a do vish te burgu tĂ« takohemi, te lutem?”, zbardhen bisedat mes policit tĂ« paraburgimit nĂ« Elbasan dhe shpĂ«rndarĂ«ses sĂ« drogĂ«s appeared first on Albeu.com.

PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati nĂ« shesh-betejĂ«: 1300 policĂ« rrethojnĂ« KryeministrinĂ«, militantĂ«t mbushin PD-nĂ«

Partia Demokratike zhvillon sot protestĂ«n e dytĂ« kombĂ«tare nĂ« orĂ«n 17:00, nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, para KryeministrisĂ«.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e sotme do të jetë një moment vendimtar për Shqipërinë, duke e cilësuar si ditën e gjykimit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka kërkuar mobilizim të popullit opozitar, ndërsa e ka cilësuar protestën si instrumentin kryesor për ndryshim dhe si përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj asaj që opozita e konsideron një krizë të thellë të rendit demokratik në vend.

Ndër të tjera, Berisha e ka cilësuar protestën e sotme si një moment për rikthimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe shpresës për të ardhmen.

Gjatë pasditej siç dhe pritej ka prani të shtuar të policisë në shesh dhe te godina qeveritare, teksa ka ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës. Sipas raportimeve 1350 efektivë janë në terren.

Amnistia e re në sitën e SPAK, kush përfiton dhe kush përjashtohet! 380 të burgosur në prag lirie
Për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit, policia ka ndërmarrë masa, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

The post PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati nĂ« shesh-betejĂ«: 1300 policĂ« rrethojnĂ« KryeministrinĂ«, militantĂ«t mbushin PD-nĂ« appeared first on Albeu.com.

Elbasan/ Polici “furnizonte” tĂ« burgosurit me drogĂ«

Prokuroria e Elbasanit ka zbuluar një skemë të organizuar të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Elbasan, ku i përfshirë rezulton një punonjës i policisë së burgjeve.

Sipas hetimeve, punonjësi në fjalë dyshohet se siguronte drogë për të paraburgosurit kundrejt pagesave që varionin nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra. Aktiviteti i paligjshëm zhvillohej kryesisht gjatë turneve të natës dhe fundjavave, periudha kur në institucion kishte mungesë personeli administrativ.

Dosja hetimore bën me dije se, për të kamufluar veprimtarinë kriminale, i dyshuari gjatë orëve jashtë shërbimit ushtronte aktivitet si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, ku merrte porosi nga familjarë të të paraburgosurve.

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët ndërmjetësonin pagesat dhe futjen e lëndës narkotike në institucion, për përfitime personale.

Bazuar nĂ« pĂ«rgjimet telefonike dhe ambientale, vĂ«zhgimet dhe dokumentimin filmik, Prokuroria ka krijuar dyshime tĂ« arsyeshme pĂ«r pĂ«rfshirjen e tyre nĂ« veprat penale tĂ« “Prodhimit dhe shitjes sĂ« narkotikĂ«ve” si dhe “Futjes sĂ« sendeve tĂ« ndaluara nĂ« institucionet e ekzekutimit tĂ« vendimeve me burg”.

PĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« dyshuarit Ă«shtĂ« kĂ«rkuar masa e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, ndĂ«rsa hetimet vijojnĂ« pĂ«r identifikimin e personave tĂ« tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« aktivitet kriminal.

The post Elbasan/ Polici “furnizonte” tĂ« burgosurit me drogĂ« appeared first on Albeu.com.

BIRN: Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

✇Albeu
By: V K

Projektligji “PĂ«r censin e BujqĂ«sisĂ«â€, ka kaluar tĂ« gjitha hallkat e konsultimit publik dhe institucional dhe pritet tĂ« nisĂ« brenda kĂ«tij viti pĂ«r tĂ« mbledhur tĂ« dhĂ«na mbi tablonĂ« e tokĂ«s bujqĂ«sore dhe blegtorisĂ« nĂ« vend, tĂ« dhĂ«nat qĂ« sipas ekspertĂ«ve tĂ« pushtetit vendor do tĂ« krijojnĂ« njĂ« pasqyrĂ« tĂ« ekonomisĂ« rurale.

KĂ«shilli Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vendore, shqyrtoi nĂ« dhjetor projektligjin e qeverisĂ« “PĂ«r censin e BujqĂ«sisĂ«â€, njĂ« nismĂ« qĂ« synon tĂ« mbledhĂ« tĂ« dhĂ«nat bazĂ« pĂ«r tokat bujqĂ«sore dhe blegtorinĂ« nĂ« territorin e vendit, qĂ« do t’i kushtojĂ« buxhetit tĂ« shtetit rreth 890 milionĂ« lekĂ«.

E parashikuar në strategjinë statistikore të INSTAT për periudhën 2022-2026, ky cens pritet të realizohet brenda këtij viti, katërmbëdhjetë vjet pas censit të fundit të situatës së bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.

Objektivat e censit synojnĂ« tĂ« sigurojnĂ« mbledhje tĂ« dhĂ«nash tĂ« hollĂ«sishme, tĂ« besueshme dhe statistikore pĂ«r tokat bujqĂ«sore, pyjet, livadhet, kopshtet, bagĂ«titĂ«, shpendĂ«t, etj.. pĂ«r tĂ« gjithĂ« individĂ«t apo fermat, qĂ« nĂ« projektligj identifikohen me termin “njĂ«sitĂ« ekonomike bujqĂ«sore”.

Të dhënat do të shërbejnë, sipas relacionit, për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik bujqësor dhe krijimin e një regjistri statistikor.

Relacioni i paraqitur në Këshill nga Ministria e Bujqësisë, që BIRN e disponon, tregon për një konsultim të nismës mes ministrive dhe institucioneve që do të kenë rol në realizimin e këtij projekti, si ajo Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si ministri përgjegjëse, e Drejtësisë, e Financave, Drejtoria e Kadastrës, etj..

Qeveria pretendon se, “regjistrimi i BujqĂ«sisĂ«â€do tĂ« jetĂ« njĂ« mjet kyç pĂ«r tĂ« kuptuar thellĂ«sisht peizazhin bujqĂ«sor tĂ« vendit, Ă«shtĂ« i pĂ«rafruar me legjislacionin e BE-sĂ« dhe siguron qĂ« tĂ« dhĂ«nat bujqĂ«sore tĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« krahasueshme dhe tĂ« pĂ«rdorshme nĂ« nivel evropian.

Ministria e Financave arsyeton se kostoja totale e parashikuar për realizimin e këtij censi madhor vlerësohet në 890.91 milionë lekë dhe se këto shpenzime do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera donatorësh.

Më shumë se gjysma e tyre do të shkojnë për pagesat e burimeve njerëzore, ndërsa pjesa tjetër për dieta udhëtimi, pajisje dhe fushatat e publicitetit.

GjatĂ« konsultimeve publike, janĂ« pranuar dhe rekomandime nga organizata tĂ« shoqĂ«risĂ« civile, si pĂ«rfshirja e komponentit gjinor nĂ« mbledhjen e statistikave qĂ« vjen si rekomandim i UN Women dhe njĂ« propozim nga Qendra pĂ«r Nisma Ligjore Qytetare qĂ« pyjet dhe kullotat nĂ« pronĂ«si publike tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« fushĂ«n e zbatimit tĂ« kĂ«tij censusi nĂ« rastet kur shfrytĂ«zohen drejtpĂ«rdrejt nga ‘NjĂ«sitĂ« ekonomike bujqĂ«sore” pĂ«r aktivitetin e tyre bujqĂ«sor ose blegtoral.

Ekspertët e pushtetit vendor e shohin këtë nismë si një mundësi të mirë për rritjen e kapaciteteve planifikuese të njësive vendore për politikat rurale të mëtejshme.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit Shqiptar tĂ« Bashkive, anĂ«tar i KĂ«shillit Legjislativ mes qeverisĂ« qendrore dhe vendore, i tha BIRN-it se “Censi i BujqĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« mjet pune pĂ«r 61 bashkitĂ« dhe 12 qarqet, qĂ« i lejon tĂ« planifikojnĂ« zhvillimin rural mbi nevojat reale tĂ« fermerĂ«ve, jo mbi hamendĂ«sime”.

Sipas tij, kjo do të rrisë aftësitë e politikëbërjes përmes përdorimit të makro-datave në politikat e zhvillimit.

Nga ana tjetĂ«r, Haxhimali thotĂ« se censi do tĂ« japĂ« njĂ« pasqyrĂ« tĂ« ekonomisĂ« rurale, “pĂ«r tĂ« ditur kush prodhon, çfarĂ« prodhon dhe nĂ« çfarĂ« kushtesh, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« politikat rurale tĂ« pĂ«rshtaten sipas territorit dhe potencialit tĂ« çdo bashkie”.

Rezultatet e pritshme tĂ« tĂ« dhĂ«nave qĂ« do tĂ« mblidhen nga censi pritet tĂ« krijojnĂ«, sipas tij, “njĂ« hartĂ« tĂ« saktĂ« tĂ« tokĂ«s bujqĂ«sore, fermave, blegtorisĂ« dhe punĂ«simit rural”, duke dalluar qartĂ« prioritetet mes qarqeve dhe bashkive.

Nga pikĂ«pamja e pushtetit vendor, Haxhimali beson se bashkitĂ« do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga tĂ« dhĂ«nat e censit, pasi ato do t’u shĂ«rbejnĂ« bashkive pĂ«r vendimmarrje mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r investime, subvencione, infrastrukturĂ« rurale dhe shĂ«rbime, sipas nevojave konkrete tĂ« zonave tĂ« tyre por dhe pĂ«r konkurencĂ« ekonomike ndĂ«rbashkiake dhe rajonale./ BIRN

The post BIRN: Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale appeared first on Albeu.com.

❌