Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOTO-VIDEO/ Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet demokratëve në sheshin para Kryeministrisë

Ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës së PD para Kryeministrisë.

Bashkë me të është dhe një nga aktivistët më të zjarrtë të PD, Ilir Vrenozi.

Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e PD, për riorganizimin e partisë më të madhe opozitare.

The post FOTO-VIDEO/ Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet demokratëve në sheshin para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund!”/ Tedi Blushi: Balluku ka 300 apartamente, të rinjtë shqiptarë nuk blejnë dot një shtëpi

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund!”.
Kështu e ka nisur fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në protestën e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë.

Ai u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim sipas tij i kalbur, ndërsa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë, dinjitet përballë skllavërisë.

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë. Kur ndajmë mendjen të mos pranojmë vjedhjen, dhunën dhe gënjeshtrën si normalitet. Liria fitohet me guxim, kurajë dhe përballje. Guximin tuaj nuk ka fuqi që e ndal e jo më një regjim kalbësirë si ai i Ramaduros.
Edhe sa duhet ti durojmë këta banditë? Të rinjtë që nuk blejmë një shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente meritojnë një rrugëzgjidhje nga ne.
Sot vendimi ynë është i qartë, dinjitet e jo skllavëri, komb e jo shkombëtarizim. Ja vdekje ja liri, ky është misioni ynë!
Kurrë nuk mund të pranojmë që nevoja e Ramës për të pirë drogë të helmojë fëmijët e shqiptarëve”, tha ai.

The post “Liria na thërret, vdekja nuk na tund!”/ Tedi Blushi: Balluku ka 300 apartamente, të rinjtë shqiptarë nuk blejnë dot një shtëpi appeared first on Albeu.com.

FOTOLAJM/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje

Një nga protestuesit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur revoltën ndaj mazhorancës.

I veshur me të bardha, ai shkruan në bluzën e tij: “Vllazën, demokracia në rrezik, ta shpëtojmë”.

Ndërkohë në pjesën e poshtme të veshjes, shkruhej “Poshtë diktatura”.

The post FOTOLAJM/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje appeared first on Albeu.com.

FOTOT/ Opozita në shesh, pamjet e protestës para Kryeministrisë

Opozita po zhvillon në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, protestën kombëtare të radhës.

Mijëra mbështetës të PD janë mbledhur në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

Protesta u thirr nga opozita si reagim ndaj skandaleve të Ballukut, pasi u mor e pandehur nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat.

Gjithashtu, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, por socialistët e shtyn vendimmarrjen e Këshillit të Mandateve për në datën 28 Janar.

Opozita ka paralajmëruar se protestat para Kryeministrisë do të jenë të qëndrueshme dhe vazhdim i një serie aksionesh politike, deri në largimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

The post FOTOT/ Opozita në shesh, pamjet e protestës para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ “Në këtë godinë nuk është qeveria, por hajnia”, Luçiano Boçi: Këtu vjedhja ka emër dhe fillon me inceneratorët

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i pari që hapi fjalimet në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë.

Në fjalën e tij, ai akuzoi kryeministrin Rama se e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu.

“Kjo ndërtesë nuk është kryeministria por kuplaraja e shtetit”, tha Boçi.

Luçiano Boçi: sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimbat.

Ne jemi këtu sepse vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria për familjen, dinjiteti ynë, rezistenca. Jemi thirrur këtu nga ndërgjegjia, sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu. Kjo ndërtesë nuk është kryeministria por kuplaraja e shtetit.

Dhe ne duhet ta shembim këtë pushtet dhe aty nuk është vendi i qeverisë por vendi i hajnisë. Është detyrë e historisë, para të gjithë qytetarëve.

Këtu vjedhja ka emër dhe shifra, fillon me inceneratorët, më pas me tunelet, aeroportet.

Pak për indiferencën tonë politike, pak nga verbëria e ndërkombëtarëve, më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë, në Republikën e korrupsionit. Ditë pas dite i zhvati tokë, pasuri njerëz kësaj republike

The post Protesta e opozitës/ “Në këtë godinë nuk është qeveria, por hajnia”, Luçiano Boçi: Këtu vjedhja ka emër dhe fillon me inceneratorët appeared first on Albeu.com.

“He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

Tre persona u arrestuan nga policia pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit.

Në pranga u vunë punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici.

Në dosjen hetimore, siguruar për BW nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, dhe shpërndarëses së drogës nga Tirana, Esmeralda Komici, e cila siguronte lëndën narkotike për të paraburgosurit në Elbasan.

Esmeralda Komici flet në mënyrë të vazhdueshme në telefon me efektivin Ndriçim Kroj, herë me telefonin e tij dhe herë me telefonin e bashkëshortes, duke u koordinuar për të marrë mallin dhe për ta futur në qeli.

Esmeralda i kërkon që të takohen në burg, por efektivi nuk pranon. “He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, i shkruan familjarja e te paraburgosurit, por efektivi ia kthen: “Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi”.

Pjese nga dosja:

Në datë 10.07.2025 ora 10:38 AM Majlinda me numër e kontaktit 067….. telefonon Ndriçimin.

Ndriçimi: Alo, Alo.

Majlinda: Me degjon?

Ndriçimi: Hë ?

Majlinda: Po atë porosin që kam un te çanta, un do ti mbaj tani?

Ndriçimi:Obobo ik iher ik merr ma von.

Në datë 14.07.2025 ora 05:17 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068……

Esmeralda Komici: Alo !

Ndriçimi: Ca bën Ada si je ?

Esmeralda Komici: Je në punë ti sot ?

Ndriçimi: Isha i pari, atij isha.

Esmeralda Komici: Ok po do kalosh më vonë nga unë ?

Ndriçimi: Vallai nuk e di nuk e di një her, nuk e di kaloj s’kaloj për zotin e madh, është turp është me thënë po është full tha ai.

Esmeralda Komici: Ore cdo gjë në rregull mo vëlla, thjesht me mbaru punë dhe hec, je ok me cdo gjë, as më prit as më pret për lekët, thjesht hajde mere dhe ik.

Ndriçimi: Të marr paketën, të marr dhe lekët, të marr cigare të marr dhe lekët për këtë po thuaj ?

Esmeralda Komici: Po bravo.

Ndriçimi: Mir me është tamam kjo.

Esmeralda Komici: Jo jo është fiks mo lal do të them un për sa do vish, po pres robin të vijë, por vetëm të jesh gati.

Ndriçimi: Ok në rregull, më thua mua kur të jesh gati të nisem.

Në datë 14.07.2025 ora 10:25 PM Ndriçimi telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…….

Esmeralda Komici: Alo, ca po bën, tani fola un me atë është duke ardhur nga Durrësi për në Tiranë.

Ndriçimi: E po un të shkruajta mesazh në uhatsapp, ti e kishe numëri të fikur. A di pse të mora unë, më është prishur makina dhe nuk vi dot aty, më është prishur Egr-ëja.

Esmeralda Komici: Ska gjë se po vi vet un aty nesër.

Ndriçimi: Ok po erdhe vetë nesër më merë në telefon se pushim jam un nesër.

Në datë 14.07.2025 ora 10:30 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmralda Komici: Un nga mbasditja mund të vi nesër, nga ora 4.

Ndriçimi: Oo se harrova të të them un se na ora 4 iki nesër, iki në Librazhd.

Esmeralda Komici: Ok ska gjë, pasnesër nuk prish punë.

Esmeralda Komici komunikon me shtetasin Ndricim Kroj në lidhje për të lënë një orar për tu takuar dhe në fund e lënë që do komunikojnë në telefon përsër për tu takuar. Do mbeten në kontakt me njëri-tjetrin.

Në datë 15.07.2025 ora 10:32 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmrala Komici: Çimi si je, unë nga ora 11-12 mendoj të vi në Elbasan, ti ku do jesh ne puna për atje ku është Geri, Po më dëgjo një cik është një shoku i Gerit që do ja cosh.

Ndriçimi: Po se di kush është.

Esmeralda Komici: Po kur të vi do ta them atje emrin e të gjitha, për cdo gjë je në rregull, mir vëlla.

Ndriçimi: Mir ok.

Në datë 15.07.2025 ora 11:19 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmeralda Komici telefonon Ndricimin dhe i thotë po ka ndonjë shok apo koleg që ti coj një kartë telefoni Gerit e i duhet atijë që të flasi në telefon dhe e lënë për tu takuar me njëri-tjetrin para orës 4.

Në datë 15.07.2025 ora 02:44 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068…..

Esmeralda Komici: Alo, tani po vi un për Elbasan ku do takohemi ne ?

Ndriçimi: Te kryqëzimi i Cërikut, kur të afrohesh më kalo shoferin në telefon.

Esmrala Komici: ok në rregull !!

Në datë 15.07.2025 ora 3:37 PM Ndriçimi përdor telefonin e Majlinda (bashkëshortja e tijë) dhe telefonon Esmeralda Komicin me numër kontakti 068…..

Ndriçimi: Alo.

Esmeralda Komici: Alo.

Ndriçimi: Ça bane Ada, Çimi jam.

Esmeralda Komici: He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?

Ndriçimi: Jo jo aty svij dot un, hajde icik ma përpara te rrethi .

Esmeralda Komici: Po shiko se unë jam me taksi, me dëgjo të lutem.

Ndriçimi: Po mir pra të vij aty te turku te kurumi, jo atje.

Esmeralda Komici: Ku?

Ndriçimi: Jo te instituconi, të vij ma përpara.

Esmeralda Komici: Po pra po E di ku, mu ke rrethi.

Ndriçimi: E pra ke rrethi po them un po hap krahun aty

Esmeralda Komici: E mir hajde takohemi aty

Ndriçimi: Aty je ti?

Esmeralda Komici: Ore un jam ke burgu tani?

Ndriçimi: Mbarove pune?

Esmeralda Komici: Jo jo, ik të marr un ma vone.

Në datë 15.07.2025 ora 3:55 PM Esmrala Komici me numër kontakt 068….. telefonon Majlindën (bashkëshorten e Ndriçimit)

Majlinda: Alo

Esmeralda Komici: Alo

Majlinda: Po?

Esmeralda Komici: Ku është Çimi?

Majlinda: Nuk e di te rrethi Bradasheshi më tha mua.

Esmeralda Komici: Te rrethi Bradasheshit? E mir.

Majlinda: Merruni vet vesh në telefon.

Esmeralda Komici: E mir hajde.

Në datë 15.07.2025 ora 03:56 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 068….

Esmeralda Komici: Te Kastrati je ?

Ndriçimi: Un këtu sa kthehen për tu futesh ne rruga e burgut, Ajo taksia që ishte aty ne burgu ishe ti ?

Esmeralda Komici: Eeeee.

Ndriçimi: Kthehuni nga erdhët është një urë e vogël.

Esmeralda Komici: Sic erdhem ?

Ndriçimi: E pra e ktheje turirin e makinës dhe hajde.

Esmeralda Komici: Ku je ti ?

Ndriçimi: Te lokali në krahun e majt ne kryqëzim, bëni kujdes aty se ishte një makine e bardhë me targa angëleze.

Esmeralda Komici: Ku je mo Çim, mo hajde mo tani tashi ?

Ndriçimi: Hajde se po vi unë andej.

Në datë 15.07.2025 ora 03:59 PM Ndriçimi e telefonon Esmralda Komici me numër kontakt 068….

Esmeralda Komici: Ku je moo, se jam me taksi nuk jam me makinën time, më vete taksia sa qimet e kokës.

Ndriçimi: Aaa kupton ti që nuk dua që të më shofin, e pak kaloje burgun.

Esmeralda komunikon me Ndricimin se nuk po kordinohen mir për tu takuar me njëri-tjetrin. Të dy janë afër burgut po nuk po meren vesh. Ndricimi e ka parë Esmeraldën po akoma nuk po arrijnë të kordinohen.

Në datë 15.07.2025 ora 04:04 PM Ndriçimi mer sms nga Esmralda Komici me numër kontakt 068….

Esmeralda Komici: Yllson Berberi e ka emrin ai.

The post “He mo Çim a do vish te burgu të takohemi, te lutem?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës appeared first on Albeu.com.

PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati në shesh-betejë: 1300 policë rrethojnë Kryeministrinë, militantët mbushin PD-në

Partia Demokratike zhvillon sot protestën e dytë kombëtare në orën 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e sotme do të jetë një moment vendimtar për Shqipërinë, duke e cilësuar si ditën e gjykimit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka kërkuar mobilizim të popullit opozitar, ndërsa e ka cilësuar protestën si instrumentin kryesor për ndryshim dhe si përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj asaj që opozita e konsideron një krizë të thellë të rendit demokratik në vend.

Ndër të tjera, Berisha e ka cilësuar protestën e sotme si një moment për rikthimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe shpresës për të ardhmen.

Gjatë pasditej siç dhe pritej ka prani të shtuar të policisë në shesh dhe te godina qeveritare, teksa ka ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës. Sipas raportimeve 1350 efektivë janë në terren.

Amnistia e re në sitën e SPAK, kush përfiton dhe kush përjashtohet! 380 të burgosur në prag lirie
Për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit, policia ka ndërmarrë masa, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

The post PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati në shesh-betejë: 1300 policë rrethojnë Kryeministrinë, militantët mbushin PD-në appeared first on Albeu.com.

Elbasan/ Polici “furnizonte” të burgosurit me drogë

Prokuroria e Elbasanit ka zbuluar një skemë të organizuar të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Elbasan, ku i përfshirë rezulton një punonjës i policisë së burgjeve.

Sipas hetimeve, punonjësi në fjalë dyshohet se siguronte drogë për të paraburgosurit kundrejt pagesave që varionin nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra. Aktiviteti i paligjshëm zhvillohej kryesisht gjatë turneve të natës dhe fundjavave, periudha kur në institucion kishte mungesë personeli administrativ.

Dosja hetimore bën me dije se, për të kamufluar veprimtarinë kriminale, i dyshuari gjatë orëve jashtë shërbimit ushtronte aktivitet si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, ku merrte porosi nga familjarë të të paraburgosurve.

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët ndërmjetësonin pagesat dhe futjen e lëndës narkotike në institucion, për përfitime personale.

Bazuar në përgjimet telefonike dhe ambientale, vëzhgimet dhe dokumentimin filmik, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre në veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe “Futjes së sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Për të gjithë të dyshuarit është kërkuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

The post Elbasan/ Polici “furnizonte” të burgosurit me drogë appeared first on Albeu.com.

BIRN: Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

✇Albeu
By: V K

Projektligji “Për censin e Bujqësisë”, ka kaluar të gjitha hallkat e konsultimit publik dhe institucional dhe pritet të nisë brenda këtij viti për të mbledhur të dhëna mbi tablonë e tokës bujqësore dhe blegtorisë në vend, të dhënat që sipas ekspertëve të pushtetit vendor do të krijojnë një pasqyrë të ekonomisë rurale.

Këshilli Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vendore, shqyrtoi në dhjetor projektligjin e qeverisë “Për censin e Bujqësisë”, një nismë që synon të mbledhë të dhënat bazë për tokat bujqësore dhe blegtorinë në territorin e vendit, që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 890 milionë lekë.

E parashikuar në strategjinë statistikore të INSTAT për periudhën 2022-2026, ky cens pritet të realizohet brenda këtij viti, katërmbëdhjetë vjet pas censit të fundit të situatës së bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.

Objektivat e censit synojnë të sigurojnë mbledhje të dhënash të hollësishme, të besueshme dhe statistikore për tokat bujqësore, pyjet, livadhet, kopshtet, bagëtitë, shpendët, etj.. për të gjithë individët apo fermat, që në projektligj identifikohen me termin “njësitë ekonomike bujqësore”.

Të dhënat do të shërbejnë, sipas relacionit, për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik bujqësor dhe krijimin e një regjistri statistikor.

Relacioni i paraqitur në Këshill nga Ministria e Bujqësisë, që BIRN e disponon, tregon për një konsultim të nismës mes ministrive dhe institucioneve që do të kenë rol në realizimin e këtij projekti, si ajo Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si ministri përgjegjëse, e Drejtësisë, e Financave, Drejtoria e Kadastrës, etj..

Qeveria pretendon se, “regjistrimi i Bujqësisë”do të jetë një mjet kyç për të kuptuar thellësisht peizazhin bujqësor të vendit, është i përafruar me legjislacionin e BE-së dhe siguron që të dhënat bujqësore të Shqipërisë të jenë të krahasueshme dhe të përdorshme në nivel evropian.

Ministria e Financave arsyeton se kostoja totale e parashikuar për realizimin e këtij censi madhor vlerësohet në 890.91 milionë lekë dhe se këto shpenzime do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera donatorësh.

Më shumë se gjysma e tyre do të shkojnë për pagesat e burimeve njerëzore, ndërsa pjesa tjetër për dieta udhëtimi, pajisje dhe fushatat e publicitetit.

Gjatë konsultimeve publike, janë pranuar dhe rekomandime nga organizata të shoqërisë civile, si përfshirja e komponentit gjinor në mbledhjen e statistikave që vjen si rekomandim i UN Women dhe një propozim nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare që pyjet dhe kullotat në pronësi publike të përfshihen në fushën e zbatimit të këtij censusi në rastet kur shfrytëzohen drejtpërdrejt nga ‘Njësitë ekonomike bujqësore” për aktivitetin e tyre bujqësor ose blegtoral.

Ekspertët e pushtetit vendor e shohin këtë nismë si një mundësi të mirë për rritjen e kapaciteteve planifikuese të njësive vendore për politikat rurale të mëtejshme.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit Shqiptar të Bashkive, anëtar i Këshillit Legjislativ mes qeverisë qendrore dhe vendore, i tha BIRN-it se “Censi i Bujqësisë është një mjet pune për 61 bashkitë dhe 12 qarqet, që i lejon të planifikojnë zhvillimin rural mbi nevojat reale të fermerëve, jo mbi hamendësime”.

Sipas tij, kjo do të rrisë aftësitë e politikëbërjes përmes përdorimit të makro-datave në politikat e zhvillimit.

Nga ana tjetër, Haxhimali thotë se censi do të japë një pasqyrë të ekonomisë rurale, “për të ditur kush prodhon, çfarë prodhon dhe në çfarë kushtesh, në mënyrë që politikat rurale të përshtaten sipas territorit dhe potencialit të çdo bashkie”.

Rezultatet e pritshme të të dhënave që do të mblidhen nga censi pritet të krijojnë, sipas tij, “një hartë të saktë të tokës bujqësore, fermave, blegtorisë dhe punësimit rural”, duke dalluar qartë prioritetet mes qarqeve dhe bashkive.

Nga pikëpamja e pushtetit vendor, Haxhimali beson se bashkitë do të përfitojnë nga të dhënat e censit, pasi ato do t’u shërbejnë bashkive për vendimmarrje më të mirë për investime, subvencione, infrastrukturë rurale dhe shërbime, sipas nevojave konkrete të zonave të tyre por dhe për konkurencë ekonomike ndërbashkiake dhe rajonale./ BIRN

The post BIRN: Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale appeared first on Albeu.com.

Protesta kombëtare, Berisha mesazh qytetarëve: Sot është dita e guximit qytetar, e ngadhënjimit mbi të keqen

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale, lideri demokrat Sali Berisha, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët, në lidhje me protestën që mbahet para Kryeministrisë.

Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha.

 

The post Protesta kombëtare, Berisha mesazh qytetarëve: Sot është dita e guximit qytetar, e ngadhënjimit mbi të keqen appeared first on Albeu.com.

Debat i ashpër mes Rogertit dhe Mirit: Do t’i rregullosh në krevat punët me familjen tuaj (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Një debat i ashpër në kufijtë e konfrontimit fizik, është zhvilluar mes Rogertit dhe Mirit në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”.

Ka qenë gazetari i cili ka provokuar rëndë këngëtarin, duke i thënë se është “pro incestit”, duke nënkuptuar një ndjenjë të tij me Selinën, që është 23 vite më e vogël se Miri.

Shihni videon:

 

The post Debat i ashpër mes Rogertit dhe Mirit: Do t’i rregullosh në krevat punët me familjen tuaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbuloni tre shenjat e zodiakut që do avantazhohen financiarisht

✇Albeu
By: V K

Nuk bëhet fjalë për fitime të rastësishme, por për vendime të zgjuara, rregullime strategjike dhe hapa që krijojnë stabilitet.

Ja cilat janë 3 shenjat që kanë avantazh real në çështjet e parave sot:

Peshorja është një nga shenjat më të mbështetura në planin financiar falë ndikimit pozitiv të Venusit. Edhe pse dita mund të sjellë pak tension emocional ose diskutime me bashkëpunëtorë, në thelb ekziston një ekuilibër i favorshëm për paratë.

Sot është ditë e mirë për rinegociime, ndarje përgjegjësish financiare, marrëveshje ose sqarime që lidhen me pagesa, honorare apo bashkëpunime.

Nëse ruani qetësinë dhe përdorni dialogun, mund të zgjidhni një nyje ekonomike që ju ka bllokuar prej kohësh. Fitimi vjen nga diplomacia dhe zgjedhjet e balancuara.

Demi ka një avantazh të qartë në para falë aftësisë për të analizuar dhe për të mos vepruar me nxitim.

Edhe pse kjo është një periudhë rishikimi dhe jo shpenzimesh të mëdha, sot mund të merrni vendime të rëndësishme që mbrojnë të ardhurat tuaja.

Është një ditë shumë e mirë për të rregulluar buxhetin, për të ndalur humbjet e panevojshme ose për të rishikuar një ofertë pune apo bashkëpunimi nga ana financiare.

Paratë nuk vijnë nga rreziku, por nga kujdesi dhe strategjia afatgjatë. Çdo zgjedhje e bërë sot forcon sigurinë tuaj ekonomike.

Peshqit janë ndër shenjat më të favorizuara financiarisht sot, sidomos nëse ndjekin intuitën.

Periudha është pozitive dhe sjell sinjale të qarta për mundësi të reja ekonomike që po afrohen gradualisht.

Sot mund të merrni një ide, një informacion ose një kontakt që në javët në vijim mund të kthehet në fitim konkret.

Është moment i mirë për të menduar për projekte personale, punë të pavarura ose plane që lidhen me të ardhura alternative.

Paratë për Peshqit sot lidhen me vizionin dhe besimin tek ajo që po ndërtoni, jo me presionin apo ngutjen.

The post Zbuloni tre shenjat e zodiakut që do avantazhohen financiarisht appeared first on Albeu.com.

Molotovë dhe fjalime/ Çfarë pritet nga protesta e PD sot para Kryeministrisë

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë, Partia Demokratike, mban protestën e dytë kombetare përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë largimi i kreut të qeverisë Edi Rama dhe ndalimin e bllokimit të drejtësisë prej tij në rastin “Balluku”.

Gazetari Osman Stafa, raporton për News24 se do të ketë fjalime, por përjashtohet mundësia që PD të qendrojë në shesh për një kohë të pacaktuar.

Sipas tij, PD po përgatitet për protetsa të qendrueshme, dhe në një priotestë tjertër mbase mund të vendoset qendrimi në sheshin përpara kryeministrisë deri në largimin e kreut të qeverisë.

“Ajo që dimë për sot, është që nuk do të mungojë edhe reagimi qytetar, duke përfshirë molotovët si në tubimin e kaluar”, ka deklaruar gazetari Stafa.

The post Molotovë dhe fjalime/ Çfarë pritet nga protesta e PD sot para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Vijon rinumërimi i votave, përfundon vetëm në 21 komuna

✇Albeu
By: V K

Në Kosovë vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në përditësimin e fundit të kësaj të shtune nga KQZ në faqen e saj, janë rinumëruar mbi 55.65 për qind e fletëvotimeve.

Në 21 komuna të Kosovës procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para me 46.81% të votave, e ndjekur nga PDK me 22.05%, LDK 10.48% dhe AAK me 5.92% të votave.

Rinumërimi i votave në Kosovë për 28 komuna, u vendos nga anëtarët e KQZ në 19 janar për shkak të manipulimit të rezultatit sa i takon votës për deputetët.

Rinumërimi iu shtua atij të 10 komunave ku po zhvillohej më herët, duke bërë që të gjitha votat e zgjedhjeve të parakohshme të rinumërohen.

Për rastin KQZ shkarkoi vëzhguesit partiakë në komunat ku u evidentuan shkelje, ndërsa prokuroria në Kosovë u ka kërkuar prokurorive komunale të nisin grumbullimin e provave në rastet e manipulimit.

Sipas KQZ rasti i Prizrenit ishte ai me shkeljet më të mëdha, ku ishin zbritur nga disa kandidatë mbi 20 mijë vota në regjistrimin e rezultatit.

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Vijon rinumërimi i votave, përfundon vetëm në 21 komuna appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

✇Albeu
By: V K

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që ndodhen në kryeqytet, që të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë për sigurinë e tyre personale.

Protesta kombëtare e opozitës pritet të zhvillohet sot e shtunë, në 24 janar 2025, në orën 17:00, në qendër të Tiranës, pranë godinës së Kryeministrisë.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që ndodhen në kryeqytet, që të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë për sigurinë e tyre personale.

Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 24 janar 2025, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Gjatë ditës së sotme, pritet prani e shtuar e policisë dhe ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Policia e Shtetit ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime dhe rrugë të ndryshme, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe shoferët që lëvizin në qendër të Tiranës.

Ambasada thekson gjithashtu se edhe pse tubimet shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt, prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

“Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i qëndrueshëm është të shmangen zonat e protestave. Nëse ndodheni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepni përparësi sigurisë suaj personale”.

Për të ruajtur sigurinë personale, Ambasada jep dhe disa këshilla konkrete:

Shtetasit amerikanë këshillohen të shmangin këtë protestë

Jini të vetëdijshëm për atë që po ndodh

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në ambiente publike.

Ndiqni mediat lokale

Gjithmonë kini një plan emergjence

Mbani një profil të ulët

Sot në 24 janar mbahet protesta kombëtare e Partisë Demokratike. Kreu demokrat Sali Berisha, ka paralajmëruar se kjo e sotmja do të jetë më e madhja që është mbajtur ndonjëherë në Tiranë.

Sipas tij, regjimi do përmbyset dhe drejtuesit e tij do dërgohen përpara drejtësisë.

The post Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në vendin tonë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Kapiteneria e Portit në Vlorë, ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit.

Sipas njoftimit zyrtar, lundrimi do të pezullohet duke nisur nga ora 12:00 të datës 24.01.2026 deri në datën 26.01.2026 në orën 06:00.

Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo situatë të papritur, për shkak të kushteve atmosferike të këqija.

Ndërsa njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

The post Moti i keq në vendin tonë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës, zbardhen detaje, ra nga…

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Tirana u trondit për shkak se njëri nga futbollistët, Fredi Alvarez, humbi nga jeta vajzën e tij.

Nga burimet pranë policisë, dyshohet se fëmija i mitur ka rënë nga krevati 1.5 metra i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike për jetën.

I është dhënë ndihmë mjekësore e specializuar, por nuk ia ka dalë të shpëtojë.

Raportohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera.

The post Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës, zbardhen detaje, ra nga… appeared first on Albeu.com.

Murinjo e thumboi nga distanca, vjen kundërpërgjigja e Kivusë: Pavarësisht zhurmës nga miqtë dhe armiqtë…

✇Albeu
By: V K

Zhoze Murinjo, deklaroi para dy ditësh se e habiste fakti që klubet më të mira në botë drejtohen nga trajnerë pa histori.

Kjo fjali e thënë prej tij u cilësua si thumbim për trajnerin aktual të Interit, Kristian Kivu. Kjo për shkak se ai mori drejtimin e zikaltërve pasi kishte drejtuar Parmën në 13 ndeshje në Seria A.

Por rumuni nuk e ka lënë me kaq thumbimin e portugezit teksa i është përgjigjur në distancë:

“Pavarësisht zhurmës nga miqtë dhe armiqtë, ekipi vazhdon të punojë shumë, duke ndjekur ëndrrën për të qenë konkurrues”.

The post Murinjo e thumboi nga distanca, vjen kundërpërgjigja e Kivusë: Pavarësisht zhurmës nga miqtë dhe armiqtë… appeared first on Albeu.com.

Meteorologu Hakil Osmani bën parashikimin e javës: Ja kur pritet të përmirësohet koha

✇Albeu
By: V K

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe javën që po vjen, duke theksuar se do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm.

Sipas tij, gjatë fundjavës vranësirat do të shtohen në orët e pasdites, duke sjellë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës.

“Kjo fundjavë do të vijojë të jetë e paqëndrueshme ku gjatë orëve të pasdites vranësirat do bëhen më të dukshme duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut. Në zonat e thella malore do ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës.

Në orët e pasdites të së dielës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me erë të fortë, duke vijuar deri në mëngjesin e ditës së hënë.

Më pas, dita e martë sjell përmirësim me mot më të qendrueshëm, por nga e mërkura moti do të kthehet sërish i paqëndrueshëm. Ditët e fundit të janarit do të përfundojnë gjithashtu me kushte të paqëndrueshme të motit.

Java që vjen parashikohet me një rënie të lehtë të temperaturave, ku minimumi do të jetë rreth 0 gradë Celsius, ndërsa maksimumi arrin 15 gradë Celsius“, – tha Osmani për euronews.

The post Meteorologu Hakil Osmani bën parashikimin e javës: Ja kur pritet të përmirësohet koha appeared first on Albeu.com.

❌