❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rënia e euros, Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas! Pastrimi i parave po dëmton rëndë ekonominë

✇Albeu
By: V K

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më serioze ndaj ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies së qytetarëve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur minimumet historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%.

Sipas saj, ndonëse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një koncept abstrakt, efektet e tij janë tashmë të prekshme në përditshmëri.

“ZhvlerĂ«simi i euros po ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« çmime, nĂ« eksporte, nĂ« punĂ«sim dhe nĂ« mbijetesĂ«n e bizneseve shqiptare. Çdo retorikĂ« e qeverisĂ« pĂ«r nxitjen e eksporteve Ă«shtĂ« e pavlefshme, pĂ«r sa kohĂ« ekonomia po goditet nga ky fenomen”, – shprehet Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, dy sektorët kryesorë që po vuajnë më shumë janë prodhimi fason dhe bujqësia, sektorë që deri dje mbështeteshin te eksportet dhe sot po humbasin tregjet ndërkombëtare.

Ajo paralajmëron se zhvlerësimi i euros po e bën të pamundur që produktet shqiptare të konkurrojnë jashtë vendit, duke reduktuar të ardhurat e fermerëve dhe duke rrezikuar vendet e punës në industrinë fason, ku punësohen rreth 175 mijë persona.

Tabaku e lidh drejtpërdrejt këtë situatë me kriminalizimin e ekonomisë dhe futjen e parave të pista, të cilat, sipas saj, po deformojnë tregun dhe po prodhojnë pasoja të pakthyeshme për ekonominë reale.

“Ky ndikim po shkon drejtpĂ«rdrejt nĂ« xhepin e qytetarĂ«ve dhe po sjell pasoja katastrofike. Nuk ka asnjĂ« mekanizĂ«m qĂ« ta rekuperojĂ« dĂ«min qĂ« po i bĂ«het sot ekonomisĂ« nga pastrimi i parave”, – thekson ajo.

Në përfundim, Tabaku nënvizon se rënia e euros nuk është thjesht një tregues financiar, por rreziku real që po thellon varfërimin e shqiptarëve, po shkatërron prodhimin vendas dhe po minon të ardhmen ekonomike të vendit, në mungesë të një reagimi serioz nga qeveria.

The post Rënia e euros, Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas! Pastrimi i parave po dëmton rëndë ekonominë appeared first on Albeu.com.

I dënuar me 22 vite burg në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuri të familjarëve të tij (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, TiranĂ« kĂ«rkoi konfiskimin e pasurive tĂ« familjarĂ«ve tĂ« shtetasit, Sajmir Alimehmeti, i dĂ«nuar nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s me 22 vite burg, pĂ«r vepra penale nĂ« fushĂ«n e akteve terroriste, me akuzĂ«n se ka siguruar ose ka tentuar tĂ« sigurojĂ« mbĂ«shtetje materiale pĂ«r individĂ« apo grupe tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitet terrorist dhe ka bĂ«rĂ« deklarim tĂ« rreme pĂ«r t’u pajisur me pasaportĂ«.

Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., nĂ« ShqipĂ«ri po hetohet pĂ«r veprĂ«n penale ‘Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndĂ«rsa hetimet mbi procedimin pasuror nr.8 tĂ« vitit 2025, nisĂ«n nga informacionet e DrejtorisĂ« pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Ky shtetas, është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite.

Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme, si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.

Përfundimisht bazuar në hetimin e kryer vlerat monetare të mësipërme nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin dhe kalimi në pronësi të shtetit të llogarive si më poshtë:

Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;

Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe

Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.

The post I dënuar me 22 vite burg në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuri të familjarëve të tij (EMRI) appeared first on Albeu.com.

U jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, u jepet lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifozë të PAOK-ut u përplas dhunshëm me një kamion.

NĂ« Aleksandri tĂ« Imathias, atmosfera Ă«shtĂ« e rĂ«nduar. NĂ« orĂ«n 11:00, trupat e tre tĂ« rinjve mbĂ«rrijnĂ« nĂ« KishĂ«n e Ngjitjes sĂ« VirgjĂ«reshĂ«s Mari, ku familjarĂ«, miq dhe tĂ« afĂ«rm do t’u japin lamtumirĂ«n e fundit Vasilis Palos, Kostas Markopoulos dhe Dimitris Maronitis. ShĂ«rbesa mortore do tĂ« zhvillohet nĂ« orĂ«n 13:00.

Në Selanik, konkretisht në Efkarpia, në orën 12:00, do të mbahet ceremonia mortore për Giorgos Kesanidis në Kishën e Shën Irinit Chrysovalantou.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« orĂ«n 13:00, nĂ« StefaninĂ« tĂ« komunĂ«s sĂ« VolvĂ«s, familjarĂ«t do t’i japin lamtumirĂ«n e fundit Thanasis Gouzouris, nĂ« KishĂ«n e ShĂ«n Dimitrios.

NdĂ«rkohĂ«, ankthi mbetet pĂ«r gjendjen shĂ«ndetĂ«sore tĂ« 20-vjeçarit tĂ« plagosur rĂ«ndĂ«, i cili ndodhet i shtruar nĂ« KlinikĂ«n e NeurokirurgjisĂ« tĂ« spitalit “Papageorgiou” nĂ« Selanik, por jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n.

Sipas mjekĂ«ve, ai ka plagĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«nda nga tĂ« mbijetuarit. NjĂ« tjetĂ«r i plagosur, 28 vjeç, u largua nga i njĂ«jti spital ditĂ«n e djeshme, pasi shprehu dĂ«shirĂ«n e fortĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« funeralet e shokĂ«ve tĂ« tij dhe pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« lamtumirĂ«n e fundit.

Lajme inkurajuese vijnĂ« edhe nga Rumania pĂ«r 20-vjeçarin tjetĂ«r tĂ« plagosur, i cili po trajtohet nĂ« spitalin e TimișoarĂ«s.

Sipas APE-MPE, mjekët kanë ulur qetësimin dhe i riu ka qenë në gjendje të lëvizë gjymtyrët, përjashtuar krahun e thyer.

Ai do të mbetet i intubuar për arsye mjekësore, në mënyrë që të shmangen komplikacione në frymëmarrje pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Një bord mjekësor pritet të vlerësojë në ditët në vijim nëse dhe kur mund të kryhet riatdhesimi i tij.

The post U jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Kongo/ Shembet miniera, të paktën 227 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë

✇Albeu
By: V K

Rreth 227 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së minierës në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Sipas ‘Reuters‘, numri i saktĂ« i viktimave vijon tĂ« jetĂ« nĂ« verifikim, ndĂ«rsa shumĂ« minatorĂ« dyshohet se kanĂ« mbetur ende tĂ« bllokuar nĂ«n rrĂ«noja.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Lubumba Kambere Muyisa, deklaroi se mes viktimave ka minatorë, gra dhe fëmijë që ndodheshin në zonë për tregti.

Disa persona u shpëtuan në momentet e fundit, por pësuan lëndime të rënda. Një këshilltar i guvernatorit bëri të ditur se numri i viktimave të konfirmuara ka arritur të paktën në 227

Miniera ndodhet në territor të kontrolluar nga grupi rebel M23 që prej vitit 2024. Sipas Kombeve të Bashkuara, M23 ka shfrytëzuar dhe plaçkitur burimet minerare të Rubayas për të financuar kryengritjen e saj, me mbështetje të pretenduar nga Ruanda, akuza që autoritetet në Kigali i kanë mohuar. Rebelët synojnë rrëzimin e qeverisë në Kinshasa dhe, sipas tyre, mbrojtjen e pakicës Tutsi në Kongo.

The post Tragjedi në Kongo/ Shembet miniera, të paktën 227 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë appeared first on Albeu.com.

Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve

✇Albeu
By: V K

Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim, e ku përzihen përgatitjet në studime dhe emocionet e përmbylljes së ciklit drejt sfidave të reja universitare.

Ndaj dhe autoritetet arsimore nisin që herët përgatitjet për të garantuar proces të drejtë dhe transparent.

Edhe këtë vit, rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon ndryshime nga ajo e një viti më parë.

Këto ndryshime prekin veçanërisht aspektet në lidhje me nxënësit mbetës dhe masat disiplinore gjatë provimeve.

Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Mirela Cami, shpjegoi për ATSH-në ndryshimet e parashikuara në këtë rregullore.

“NxĂ«nĂ«sit qĂ« rezultojnĂ« mbetĂ«s nĂ« njĂ« apo dy lĂ«ndĂ« gjatĂ« gjithĂ« vitit shkollor nuk do tĂ« mund tĂ« hyjnĂ« nĂ« provimet e qershorit. KĂ«ta nxĂ«nĂ«s do tĂ« duhet t’i nĂ«nshtrohen kĂ«tyre provimeve gjatĂ« sezonit tĂ« vjeshtĂ«s dhe mĂ« pas do hyjnĂ« nĂ« MaturĂ«n ShtetĂ«rore nĂ« sezonin e dytĂ«. NĂ« rast se rezultojnĂ« jokalues nĂ« 3 lĂ«ndĂ«, ata e humbin vitin shkollor dhe do t’u duhet ta pĂ«rsĂ«risin”, theksoi Cami.

Sipas saj, drejtoritë rajonale, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe të gjitha institucionet arsimore do të njoftohen në mbyllje të vitit shkollor për listën emërore të këtyre nxënësve.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e pajisjeve teknologjike gjatë provimeve.

“Maturanti, i cili paraqitet nĂ« qendrĂ«n e provimit dhe konstatohet gjatĂ« provimit me celular, orĂ« smart dhe pajisje tĂ« tjera teknologjike, pĂ«rjashtohet nga ai provim, por ka tĂ« drejtĂ« ta japĂ« atĂ« nĂ« sesionin pasardhĂ«s”, sqaroi Cami.

Sa i përket administratorëve, Cami vuri në dukje se ata nuk do të kenë vetëm detyra, por edhe përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit.

“AdministratorĂ«t e provimit janĂ« tĂ« trajnuar dhe pĂ«rcaktohen me short elektronik nĂ« praninĂ« e drejtorit tĂ« ZVAP-sĂ«. JanĂ« tĂ« qarta detyrat e tyre lidhur me administrimin e procesit tĂ« provimit qĂ« nga identifikimi i maturantĂ«ve, moslejimi i ndĂ«rrimit tĂ« vendit gjatĂ« provimit, kontrolli fizik pĂ«r pajisje teknologjike, raportimi i parregullsive, respektimi i orareve dhe rregullave tĂ« tjera nĂ« pĂ«rputhje me rregulloren pĂ«r MaturĂ«n ShtetĂ«rore 2026, qĂ« e ngarkojnĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si lidhur me mbarĂ«vajtjen e procesit”, nĂ«nvizoi Cami.

Provimet e maturës do të përmbajnë 30-35 pyetje, duke përfshirë pyetje me alternativa dhe shtjellim.

Ndërkohë që për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.

Për të marrë notën 10 absolute, maturanti duhet të grumbullojë 60 pikët e mundshme.

The post Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve appeared first on Albeu.com.

Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël

✇Albeu
By: V K

Shorti i fazës play-off të Champions League, i ka rezervuar Real Madridit një përballje sa të fortë, aq edhe të mbushur me simbolikë.

Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa, do të ndeshet me Benficën për një vend në 1/8-at e kompeticionit, në një duel që premton tension, emocione dhe kujtime të freskëta për tifozët madrilenë.

Ndeshja e parĂ« do tĂ« luhet nĂ« LisbonĂ«, nĂ« stadiumin “Da Luz”, ndĂ«rsa vendimtarja do tĂ« zhvillohet nĂ« “Santiago BernabĂ©u”, ku Reali synon tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga avantazhi i kthimit nĂ« shtĂ«pi.

Për Mbappe dhe shokët e tij, kjo transfertë nuk është thjesht një udhëtim europian: është një rikthim në një stadium ku Reali përjetoi një nga mbrëmjet më të dhimbshme të fazës së ligës.

Humbja 4-2 ndaj BenficĂ«s dhe goli dramatik i portierit Trubin nĂ« minutĂ«n e 98-tĂ« mbeten ende tĂ« gjalla nĂ« kujtesĂ«n e tifozĂ«ve “blancos”, pasi ajo disfatĂ« ndikoi drejtpĂ«rdrejt nĂ« faktin qĂ« madrilenĂ«t nuk siguruan kualifikimin direkt nĂ« 1/8-at.

Sfida sjell edhe njĂ« element tjetĂ«r qĂ« e rrit temperaturĂ«n: rikthimin e JosĂ© Mourinhos nĂ« “Santiago BernabĂ©u”.

Për trajnerin portugez, kjo do të jetë vizita e parë në stadiumin madrilen pas periudhës kur ai ishte protagonist në pankinën e Realit nga 2010 deri më 2013.

NjĂ« rikthim qĂ« pritet tĂ« shoqĂ«rohet me atmosferĂ« tĂ« ndezur, pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nies sĂ« veçantĂ« qĂ« “Special One” ka lĂ«nĂ« pas nĂ« Madrid.

Real Madridi hyn në këtë përballje me një objektiv të qartë: të marrë revanshin për humbjen e fundit dhe të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër, duke u mbështetur te përvoja europiane dhe ndeshja e kthimit në shtëpi.

Nga ana tjetĂ«r, Benfica do tĂ« kĂ«rkojĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«risĂ« suksesin, duke besuar se mund tĂ« bĂ«jĂ« sĂ«rish “mrekullinĂ«â€ pĂ«rballĂ« njĂ« prej favoritĂ«ve tĂ« turneut.

The post Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël appeared first on Albeu.com.

Dalin dokumentat: Bill Gates u infektua me sĂ«mundje tĂ« transmetueshme! ÇfarĂ« i kĂ«rkoi Epstein

✇Albeu
By: V K

Bill Gates, u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, pretendoi Epstein në një nga emailet e shumta të publikuar sot nga Departamenti i Drejtësisë.

Sipas Telegraph, Epstein i kishte dërguar vetes një shënim më 18 korrik 2013, në të cilin përshkruante prishjen e marrëdhënies së tij me miliarderin amerikan, si dhe akuzat:

“PĂ«r tĂ« shtuar dhimbjen, po mĂ« luteni tĂ« fshij emailet nĂ« lidhje me sĂ«mundjen tuaj seksualisht tĂ« transmetueshme, kĂ«rkesĂ«n tuaj pĂ«r t’ju furnizuar me antibiotikĂ« qĂ« mund t’ia jepni fshehurazi MelindĂ«s dhe pĂ«rshkrimin e organit gjenital tuaj”.

Zbulimet rreth Gates, ofrojnë detajet e para rreth marrëdhënies së tyre, pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi foto të tyre.

Emaili është një nga tre milionë dokumentet që Departamenti Amerikan i Drejtësisë, publikoi nga dosjet e tij lidhur me pedofilin Jeffrey Epstein.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, tha në një konferencë për shtyp se materialet përfshijnë rreth 2 mijë video dhe 180 mijë imazhe të lidhura me Epstein.

Gjithashtu, sipas tij, materialet përmbajnë shumë materiale pornografike, si dhe imazhe të sekuestruara nga pajisjet e pedofilit.

The post Dalin dokumentat: Bill Gates u infektua me sĂ«mundje tĂ« transmetueshme! ÇfarĂ« i kĂ«rkoi Epstein appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha: Zvarritja e çështjes nuk shpĂ«ton dot Ballukun, por i “blen” kohĂ« RamĂ«s, ja mesazhi qĂ« po i jepet SPAK-ut

✇Albeu
By: V K

Gazetari i njohur Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar nĂ« “Kjo JavĂ«â€ nĂ« News24, ka deklaruar se pavarĂ«sisht manovrave, nuk ka asgjĂ« qĂ« e shpĂ«ton zĂ«vendĂ«s kryeministren Belinda Balluku nga pĂ«rballja me drejtĂ«sinĂ«.

Sipas tij, edhe në rastin kur afatet përfundojnë dhe kalon periudha 3 mujore nga kërkesa e depozituar nga SPAK për arrestimin e saj, Prokuroria e Posaçme mund të bëjë një kërkesë të dytë me të njëjtin objekt.

Hoxha u shpreh se gjithçka po bĂ«het qĂ« tĂ« pĂ«rfitojĂ« kohĂ« kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca, ndĂ«rsa hapat e ndĂ«rmarra me shtyrjen e mbledhjes sĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve, deri nĂ« njĂ« vendim nga Gjykata Kushtetuese dhe me çuarjen nĂ« Kushtetuese tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« nga zv kryeministres, janĂ« mesazh qĂ« i çohet SPAK se ku i ka “vijat e kuqe”.

“Ka media ku sa hyj nĂ« studio mĂ« thonĂ« kujdes mos fol pĂ«r Ballukun. Pra na kanĂ« çuar nĂ« njĂ« situatĂ« ku jemi bĂ«rĂ« njĂ« vend qesharak. Kemi nr 2 tĂ« qeverisĂ« qĂ« nuk kalon dot QafĂ«n e ThanĂ«s.
Mazhoranca thotë pres vendimin e GJK, Kur çështja në Kushtetuese ëhstë për masë sigurie. Kërkesa e SPAK është komplet tjetër gjë. Nëse zvarritet çështja, afatet kalojnë dhe SPAK duhet të paraqesë një kërkesë të re.

Kjo kërkesë që ka shkuar në Kuvend e ka firmosur në porën e fundit në detyrë Altin Dumani dhe u mbrojt në Kuvend nga zoti Braho. Gjithçka që po ndodh nuk e shpëton Ballukut. Kjo i jep kohë tjetër kujt të marrë masa. Balluku është e pandehur, atë e shpëton vetëm gjyqi i themelit.
Gjithçka po ndodh Ă«shtĂ« qĂ« po i tregohet kufiri SPAK, kĂ«ta qĂ« janĂ« janĂ« dĂ«shmorĂ«t e mjaftueshĂ«m pĂ«r t’i treguar ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve pĂ«r drejtĂ«sinĂ« e re.

Balluku vetĂ«m po mundohet tĂ« shtyjĂ« datĂ«n e pĂ«rballjes por nuk shpĂ«ton dot. Ai qĂ« pĂ«rfiton Ă«shtĂ« Rama dhe mazhoranca”, tha ai.

The post Artan Hoxha: Zvarritja e çështjes nuk shpĂ«ton dot Ballukun, por i “blen” kohĂ« RamĂ«s, ja mesazhi qĂ« po i jepet SPAK-ut appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 31 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa në shitje me 60.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Aksident në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik

✇Albeu
By: V K

NjĂ« aksident rrugor ka ndodhur nĂ« mesnatĂ« nĂ« UnazĂ«n e Madhe, nĂ« segmentin pranĂ« Kopshtit Zoologjik dhe Kompleksit “Fari”.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka apo jo për persona të lënduar.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat punuan për normalizimin e trafikut dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sakaq, pritet njoftim zyrtar nga policia.

The post Aksident në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik appeared first on Albeu.com.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 31 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga Juglindje-Jugperëndim, në mbrëmje drejtimi i erës kthehet nga Verilindja me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.

The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 31 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 31 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Demi
TĂ« lindur mĂ«: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet tuaja sot kërkojnë vëmendje dhe kujdes, sidomos nëse keni pasur mosmarrëveshje të vogla kohët e fundit. Përpiquni të jeni më të kuptueshëm dhe të dëgjoni me zemërhapur partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, një takim interesant mund të ndodhë në një mjedis të papritur. Në punë, është momenti të tregoni aftësitë tuaja dhe të merrni përgjegjësi të reja. Mos u trembni nga detyrat e vështira, sepse do të shpërbleheni për punën tuaj të palodhur. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje, sidomos për ata që ndihen të lodhur. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të planifikoni më mirë shpenzimet për ditët në vazhdim.

Binjakët
TĂ« lindur mĂ«: 21 Maj – 20 Qershor
Sot do tĂ« ndiheni tĂ« frymĂ«zuar nĂ« dashuri dhe do tĂ« kĂ«rkoni aventura tĂ« reja ose mĂ«nyra tĂ« ndryshme pĂ«r tĂ« rifreskuar marrĂ«dhĂ«nien tuaj. Dialogu me partnerin do tĂ« jetĂ« i qetĂ« dhe mund tĂ« zgjidhni keqkuptime tĂ« vjetra. BeqarĂ«t mund tĂ« pĂ«rjetojnĂ« njĂ« flirt tĂ« kĂ«ndshĂ«m qĂ« i ngre humorin. NĂ« punĂ«, idetĂ« tuaja do tĂ« vlerĂ«sohen nga kolegĂ«t dhe mund tĂ« merrni njĂ« propozim tĂ« ri. ShĂ«ndeti do tĂ« jetĂ« i mirĂ«, por mos neglizhoni aktivitetin fizik dhe ushqimin e shĂ«ndetshĂ«m. NĂ« aspektin financiar, priten shpenzime tĂ« papritura, ndaj ruani njĂ« pjesĂ« tĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r raste emergjente. NjĂ« kĂ«shillĂ« nga njĂ« mik mund t’ju ndihmojĂ« tĂ« menaxhoni mĂ« mirĂ« buxhetin.

Gaforrja
TĂ« lindur mĂ«: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, sot do të jeni më të ndjeshëm dhe të përkushtuar ndaj partnerit, duke sjellë harmoni në marrëdhënie. Mos lejoni që pasiguritë e vogla të ndikojnë në mënyrën se si e shprehni dashurinë. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush me të cilin ndajnë interesa të përbashkëta. Në punë, do të keni mundësi të tregoni talentin tuaj dhe të fitoni vlerësim nga eprorët. Kujdesuni për shëndetin tuaj emocional, pasi stresi mund të ndikojë në energjinë tuaj të përgjithshme. Financat janë të qëndrueshme, por kini kujdes me investimet e reja. Mund të merrni këshilla të vlefshme nga një person me përvojë.

Luani
TĂ« lindur mĂ«: 23 Korrik – 22 Gusht
Ndjenjat tuaja sot do tĂ« jenĂ« tĂ« forta dhe tĂ« thella, duke ju bĂ«rĂ« tĂ« kĂ«rkoni mĂ« shumĂ« intimitet nĂ« marrĂ«dhĂ«nie. PĂ«rpiquni tĂ« mos jeni shumĂ« posesivĂ« me partnerin, pasi kjo mund tĂ« shkaktojĂ« tensione tĂ« panevojshme. BeqarĂ«t kanĂ« mundĂ«si tĂ« nisin njĂ« lidhje tĂ« re qĂ« do tĂ« sjellĂ« emocion dhe gĂ«zim. NĂ« punĂ«, priten ndryshime tĂ« vogla qĂ« kĂ«rkojnĂ« pĂ«rshtatshmĂ«ri dhe kreativitet. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin mendor, pasi mendimet negative mund t’ju lodhin. Financat mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen falĂ« njĂ« projekti tĂ« ri ose bashkĂ«punimi. Mos i injoroni mundĂ«sitĂ« qĂ« ju shfaqen sot.

Virgjëresha
TĂ« lindur mĂ«: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do tĂ« ndjeni nevojĂ«n pĂ«r mĂ« shumĂ« qetĂ«si dhe mirĂ«kuptim nĂ« marrĂ«dhĂ«nien tuaj, ndaj diskutoni hapur me partnerin pĂ«r çdo shqetĂ«sim. Atmosfera Ă«shtĂ« e favorshme pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« plane tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta apo pĂ«r tĂ« rikthyer pasionin. BeqarĂ«t mund tĂ« takojnĂ« dikĂ« qĂ« i çliron nga rutina e pĂ«rditshme. NĂ« punĂ«, do tĂ« jeni tĂ« organizuar dhe tĂ« pĂ«rqendruar, duke arritur objektivat qĂ« keni vendosur. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por mos harroni tĂ« merrni kohĂ« pĂ«r veten dhe tĂ« relaksoheni. Financat janĂ« tĂ« balancuara, por shmangni shpenzimet e panevojshme. NjĂ« kĂ«shillĂ« nga familjarĂ«t mund t’ju ndihmojĂ« tĂ« merrni njĂ« vendim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m.

Peshorja
TĂ« lindur mĂ«: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, sot do të ndiheni të mbështetur dhe të kuptuar nga partneri, duke forcuar lidhjen tuaj. Përpiquni të jeni më të hapur ndaj ideve të reja që ai sjell në marrëdhënie. Beqarët do të kenë mundësi të takojnë dikë të veçantë përmes miqësive ose aktiviteteve sociale. Në punë, do të jeni të motivuar dhe të vendosur për të përfunduar detyrat në kohë. Kujdesuni për shëndetin tuaj, sidomos për ushqimin dhe aktivitetin fizik. Financat janë të mira, por është koha të filloni të kurseni për projekte të ardhshme. Një mundësi për fitime shtesë mund të shfaqet papritur.

Akrepi
TĂ« lindur mĂ«: 23 Tetor – 21 NĂ«ntor
DitĂ«n e sotme do tĂ« ndjeni njĂ« harmoni tĂ« veçantĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«nie dhe do tĂ« pĂ«rjetoni momente tĂ« bukura me partnerin. Mos hezitoni tĂ« ndani Ă«ndrrat dhe planet tuaja pĂ«r tĂ« ardhmen. BeqarĂ«t mund tĂ« pĂ«rjetojnĂ« njĂ« takim qĂ« fillimisht duket i zakonshĂ«m, por qĂ« ka potencial tĂ« kthehet nĂ« diçka mĂ« shumĂ«. NĂ« punĂ«, do tĂ« shfaqni aftĂ«si udhĂ«heqĂ«se dhe do tĂ« fitoni respektin e kolegĂ«ve. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin tuaj duke pushuar mjaftueshĂ«m dhe duke shmangur stresin e tepĂ«rt. Financat janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, por Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« mendoni pĂ«r investime afatgjata. NjĂ« kĂ«shillĂ« profesionale mund t’ju hapĂ« rrugĂ« tĂ« reja.

Shigjetari
TĂ« lindur mĂ«: 22 NĂ«ntor – 21 Dhjetor
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë liri dhe hapësirë në marrëdhënie, ndaj komunikoni me sinqeritet me partnerin. Do të ishte mirë të organizoni një aktivitet të përbashkët që ju bashkon më shumë. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush me një stil jetese të ndryshëm dhe emocionues. Në punë, do të keni ide të freskëta dhe kreative, të cilat mund të sjellin rezultate pozitive. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për gjumin dhe hidratimin. Financat janë të mira, por shmangni riskun e tepruar me investime të paqarta. Një ofertë e re pune mund të vijë nga një kontakt i vjetër.

Bricjapi
TĂ« lindur mĂ«: 22 Dhjetor – 19 Janar
NĂ« dashuri, sot do tĂ« ndiheni tĂ« sigurt dhe tĂ« pĂ«rkushtuar ndaj partnerit, duke ndarĂ« plane tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« ardhmen. Mos lejoni qĂ« detajet e vogla tĂ« prishin harmoninĂ« tuaj. BeqarĂ«t mund tĂ« ndjejnĂ« njĂ« tĂ«rheqje tĂ« fortĂ« ndaj dikujt qĂ« i impresionon me qetĂ«sinĂ« dhe vendosmĂ«rinĂ«. NĂ« punĂ«, Ă«shtĂ« dita e duhur pĂ«r tĂ« marrĂ« iniciativĂ« dhe pĂ«r tĂ« prezantuar idetĂ« tuaja. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por kujdesuni pĂ«r balancĂ«n mes punĂ«s dhe pushimit. Financat janĂ« tĂ« stabilizuara, por Ă«shtĂ« koha tĂ« mendoni pĂ«r njĂ« strategji tĂ« re kursimi. NjĂ« kĂ«shillĂ« nga njĂ« koleg mund t’ju ndihmojĂ« tĂ« avanconi profesionalisht.

Ujori
TĂ« lindur mĂ«: 20 Janar – 18 Shkurt
MarrĂ«dhĂ«niet tuaja sot do tĂ« karakterizohen nga ndjenja tĂ« thella dhe komunikim i hapur, duke sjellĂ« mĂ« shumĂ« afĂ«rsi me partnerin. BeqarĂ«t kanĂ« mundĂ«si tĂ« takojnĂ« dikĂ« qĂ« i frymĂ«zon dhe i mbush me energji pozitive. NĂ« punĂ«, do tĂ« ndiheni tĂ« vlerĂ«suar dhe mund tĂ« merrni njĂ« detyrĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« kĂ«rkon pĂ«rgjegjĂ«si. Kujdesuni pĂ«r shĂ«ndetin, veçanĂ«risht pĂ«r sistemin nervor dhe relaksin. Financat janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, por Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« shmangni shpenzimet e kota. NjĂ« lajm i mirĂ« nga njĂ« anĂ«tar i familjes mund t’ju gĂ«zojĂ«. Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« plane afatgjata dhe pĂ«r tĂ« menduar pĂ«r tĂ« ardhmen.

Peshqit
TĂ« lindur mĂ«: 19 Shkurt – 20 Mars
NĂ« dashuri, do tĂ« ndjeni nevojĂ«n pĂ«r tĂ« rindezur pasionin dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« surpriza tĂ« kĂ«ndshme partnerit. BeqarĂ«t mund tĂ« ndihen tĂ« pavendosur, por njĂ« takim i papritur mund tĂ« ndryshojĂ« gjithçka. NĂ« punĂ«, do tĂ« keni mundĂ«si tĂ« tregoni kreativitetin dhe tĂ« merrni vlerĂ«simin qĂ« meritoni. ShĂ«ndeti Ă«shtĂ« i mirĂ«, por kujdesuni pĂ«r qetĂ«sinĂ« mendore dhe mos lejoni qĂ« stresi t’ju pushtojĂ«. Financat janĂ« tĂ« stabilizuara, por Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« kontrolloni shpenzimet e vogla qĂ« mund tĂ« grumbullohen. NjĂ« mundĂ«si pĂ«r njĂ« bashkĂ«punim tĂ« ri mund tĂ« shfaqet papritur. Mos hezitoni tĂ« pranoni sfida tĂ« reja sot.

The post Horoskopi 31 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Marrëveshje apo përballje? Trump: Irani dëshiron marrëveshje

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që të mos përballet me veprime ushtarake amerikane.

“Mund tĂ« them kĂ«tĂ«: ata duan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje”, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« ZyrĂ«n Ovale.

I pyetur nĂ«se i kishte vendosur Iranit afat pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« bisedime mbi programet e tij bĂ«rthamore dhe raketore, Trump tha “po, e kam bĂ«rĂ«â€, por nuk deshi tĂ« tregonte se çfarĂ« afati.

“Kemi njĂ« armatĂ« tĂ« madhe, flotĂ« – quajeni si tĂ« doni – qĂ« po shkon drejt Iranit pikĂ«risht tani”, tha Trump, duke iu referuar njĂ« grupi aeroplanmbajtĂ«sish amerikanĂ« nĂ« ujĂ«rat pranĂ« Iranit.

“ShpresojmĂ« tĂ« arrijmĂ« marrĂ«veshje. ËshtĂ« mirĂ« nĂ«se e arrijmĂ« marrĂ«veshjen. NĂ«se nuk e arrijmĂ« marrĂ«veshjen, do tĂ« shohim se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ«â€, shtoi ai.

Trump pĂ«rmendi atĂ« qĂ« ai e quajti vendim tĂ« Iranit pĂ«r t’i ndaluar ekzekutimet e protestuesve – pas njĂ« shtypje tĂ« ashpĂ«r nĂ« tĂ« cilĂ«n grupet e tĂ« drejtave tĂ« njeriut thonĂ« se u vranĂ« mĂ« shumĂ« se 6.000 njerĂ«z – si provĂ« se Teherani Ă«shtĂ« i gatshĂ«m pĂ«r bisedime.

NdĂ«rkohĂ«, diplomati mĂ« i lartĂ« i Iranit tha tĂ« premten se sistemet raketore dhe mbrojtĂ«se tĂ« vendit tĂ« tij “kurrĂ«â€ nuk do tĂ« jenĂ« pjesĂ« e tryezĂ«s sĂ« bisedimeve.

Ministri i JashtĂ«m Abbas Araghchi tha se Teherani Ă«shtĂ« “i gatshĂ«m t’i fillojĂ« bisedimet, nĂ«se ato zhvillohen nĂ« kushte tĂ« barabarta, tĂ« bazuara nĂ« interesa tĂ« ndĂ«rsjella dhe respekt tĂ« ndĂ«rsjellĂ«â€.

Araghchi i bëri këto komente gjatë një vizite në Turqi, e cila po udhëheq përpjekjet diplomatike për të ndërmjetësuar bisedime mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Por, ai theksoi: “Dua tĂ« deklaroj qartĂ« se sistemet mbrojtĂ«se dhe raketore tĂ« Iranit nuk do tĂ« jenĂ« kurrĂ« subjekt negociatash”, duke shtuar se nuk kishte plane pĂ«r t’u takuar me zyrtarĂ« amerikanĂ« pĂ«r rifillimin e bisedimeve.

Ministri i JashtĂ«m turk, Hakan Fidan, tha se rifillimi i bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bĂ«rthamor tĂ« Iranit Ă«shtĂ« “jetik pĂ«r uljen e tensioneve rajonale”.

Aktorë të tjerë rajonalë u janë bashkuar thirrjeve për diplomaci, përfshirë shtetet e Gjirit, disa prej të cilave strehojnë baza ushtarake amerikane./REL

The post Marrëveshje apo përballje? Trump: Irani dëshiron marrëveshje appeared first on Albeu.com.

Dolce thotë se i vjen për të vjellë për marrëdhënien Alba-Limi

✇Albeu
By: M C

Prime i sotëm i Big Brother VIP Kosova premton një natë të zjarrtë.

“VĂ«llai i Madh” ka rezervuar pĂ«r publikun rrĂ«fimin e njĂ« banoreje, e cila do tĂ« ketĂ« edhe njĂ« surprizĂ« tĂ« kĂ«ndshme, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë natës nuk do të mungojnë as përplasjet e ballafaqimet, ndërsa njëri nga tre të nominuarit e sotëm do ta lë përfundimisht shtëpinë më të famshme në vend.

Dolce thotë se i vjen për të vjellë për marrëdhënien Alba-Limi

Dolces i vjen neveri nga raporti midis Limit dhe Albës.

The post Dolce thotë se i vjen për të vjellë për marrëdhënien Alba-Limi appeared first on Albeu.com.

Rama me fermerët në Divjakë, Berisha: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre

✇Albeu
By: M C

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë. Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës e cilëson komunikimin e Ramës si arrogant dhe përçmues.

Kryedemokrati shkruan se ajo që u pa në takimin e sotëm ishte përçmim dhe arrogancë, teksa thekson se ky është modeli i debatit të kryeministrit me qytetarët.

“ArrogancĂ« dhe pĂ«rçmim, pĂ«rçmim dhe arrogancĂ«, ky Ă«shtĂ« debati me Ramaduron!”, shkruan Berisha nĂ« Facebook.

The post Rama me fermerët në Divjakë, Berisha: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre appeared first on Albeu.com.

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

✇Albeu
By: M C

Autoriteti KombĂ«tar i Ushqimit ka njoftuar tĂ«rheqjen nga tregu tĂ« qumĂ«shtit formulĂ« pĂ«r foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas njĂ« alarmi tĂ« ardhur nga Sistemi Evropian i SigurisĂ« Ushqimore, RASFF.

GjatĂ« kontrolleve zyrtare tĂ« kryera nĂ« Gjermani Ă«shtĂ« konstatuar prania e substancĂ«s “cereulide”, njĂ« toksinĂ« e cila mund tĂ« shkaktojĂ« helmim ushqimor, me simptoma si tĂ« vjella dhe dhimbje barku, veçanĂ«risht e rrezikshme pĂ«r foshnjat. Ky produkt pĂ«rdoret pĂ«r foshnjat nga 0 deri nĂ« 2 vjeç

Produkti i kontaminuar APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram që mban datën e skadencës 10 nëntor 2026 nuk duhet të përdoret nga foshnjat sepse sjell probleme serioze për shëndetin e tyre. Alarmi i qumështit formulë me baktere si fillim është dhënë në vendet e Europës e më pas mbërriti edhe në vendin tonë. Operatori i Binzesit Ushqimor që importuar këtë qumësht është sërish Rossman Lala, gjithsej në Shqipëri janë futur 648 njësi të këtij produkti. Ku 276 kuti janë shpërndarë në Shqipëri, për të cilat po kryhet tërheqja nga tregu, ndërsa 372 janë eksportuar në Kosovë.

“Jemi njoftuar nga sistemi Europian pĂ«r njĂ« produkt qumĂ«sht formulĂ« Aptamil Advance Pronura 800gr me datĂ« skadencĂ« 10-12-2026. Produkti nĂ« fjalĂ« Ă«shtĂ« importuar nga nga Rossman Lala dhe Ă«shtĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« rrjetin e zinxhirit: DurrĂ«s, TiranĂ«s, Fier, ShkodĂ«r dhe inspektorĂ«t tanĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuar nĂ« terren pĂ«r tĂ«rheqjen e tij nga tregu me qĂ«llim asgjĂ«simin e tij.”-AKU.

APTAMIL është qumësht formulë që ka dhe shitjen më të madhe në treg, Bakteri ballicesu -cerus, nuk shfaqet për herë të parë në qumështin formulë, më parë ky bakter u gjend edhe tek produktet e kompanisë Nestle, të cilat tregtoheshin në dyqanet Rossman Lala.

AKU u bën thirrje prindërve dhe konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e përdorin dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes.

The post Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti appeared first on Albeu.com.

Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës?

✇Albeu
By: M C

Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës?

Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Hygerta, i ka bërë një pyetje provokuese Limit.

Lidhur me raportin e tij me Albën, ajo pyeti Limin se mos i ka bërë lavazh të trurit banores,

Kjo pasi Alba deklaroi se për një fjalë goje nuk e hedh poshtë raportin e saj me Limin.

The post Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës? appeared first on Albeu.com.

Cilët nga VIP-at kanë shkëputur marrëdhëniet familjare dhe e kanë pohuar publikisht? Ja disa prej tyre


✇Albeu
By: M C

Si çdo marrëdhënie tjetër, edhe ajo me familjarët përballet me konflikte, keqkuptime dhe plagë që jo gjithmonë shërohen lehtë.

Lidhja e gjakut shpesh na shtyn të tregojmë më shumë durim, të falim më shumë seç do të bënim në çdo raport tjetër vetëm për të mbrojtur marrëdhëniet me njerëz që ne i konsiderojmë të shtrenjtë.

Por sado ta dëshirojmë, kjo jo gjithmonë është e mundur.

Ka disa konflikte të cilat nuk është e lehtë të lihen pas krahëve e me sa duket kjo gjë u ka ndodhur edhe disa VIP-ave në Shqipëri, të cilët për arsye nga më të ndryshmet kanë vendosur herë përkohësisht e herë të tjera përgjithmonë, të shkëpusin lidhjet me familjarët.

Dafina Zeqiri:

Dafina Zeqiri dhe motra e saj, Besa, nuk kanë pasur marrëdhënie me babain e tyre që nga fëmijëria. Motra e saj deklaroi vite më parë se i ati i braktisi në moshë shumë të vogël.

Ajo tha se ai nuk ishte interesuar për to për 21 vjet me radhë, derisa më pas i ka kontaktoi papritur, por gjatë deklaratës la të nënkuptohej se nuk kishin ndërmend ta falnin.

Xhensila Myrtezaj:

KĂ«ngĂ«tarja foli pĂ«r divorcin mes prindĂ«rve gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« emisionin “MirĂ«mbrĂ«ma Yje” me Arbana Osmanin. Ajo tregoi se kur ishte 6 vjeç ka parĂ« babain duke goditur me thikĂ« nĂ«nĂ«n e saj, kjo e fundit si pasojĂ« e sulmit me thikĂ« humbi krahun.

E gjitha skena ishte parë nga Xhensila, e cila e përshkroi si ngjarjen më traumatike të jetës së saj, por ndonëse kjo ishte një ngjarje mjaft e rëndë, këngëtarja theksoi se ai mbetet babai i saj, ndërsa shtoi se vetëm e ëma ka zgjedhur ta falë.

Ermal Meta:

Këngëtari i njohur Ermal Meta ka folur në intervista të ndryshme për një marrëdhënie të vështirë me familjen gjatë viteve të hershme të jetës së tij.

Ai ka treguar se është rritur në kushte të vështira dhe se ka pasur periudha të gjata distancimi emocional nga familjarët, sidomos me babain me të cilin e shmangte komunikimin edhe gjatë kohës kur jetonin bashkë.

Në një intervistë për Corriere Della Sera ai u shpreh se kishte një familje të tmerrshme.

“UnĂ« kisha njĂ« familje tradicionale qĂ« ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirĂ«, do tĂ« kisha preferuar njĂ« mijĂ« herĂ« diçka ndryshe.”

The post Cilët nga VIP-at kanë shkëputur marrëdhëniet familjare dhe e kanë pohuar publikisht? Ja disa prej tyre
 appeared first on Albeu.com.

Papunësia në Gjermani në nivelin më të lartë në 12 vjet, Merz: Sinjal alarmi! Rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet

✇Albeu
By: M C

Në nivelin 6,6%, përqindja më e lartë e 12 viteve të fundit për muajin janar, arriti papunësia muajin e kaluar në Gjermani. Rritja i atribuohet faktorëve sezonalë, ndërsa perspektivat për të papunët nuk duken pozitive për momentin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Federale e Punësimit, numri i të papunëve në Gjermani arriti në 3,085 milionë persona, duke u rritur me 177.000 krahasuar me dhjetorin e vitit 2025 dhe duke tejkaluar për herë të parë që nga janari i vitit 2014 pragun e tre milionëve.

Siç shpjegoi drejtuesja e Agjencisë, Andrea Nahles, rritja lidhet me faktin se shumë kontrata pune përfundojnë në fund të vitit, ndërsa punësimi bie edhe në sektorë të ndikuar nga kushtet e motit, si ndërtimi, turizmi dhe bujqësia. Gjatë muajit janar, përfitues të ndihmës së papunësisë ishin 1,142 milionë persona.

Sipas Nahles, gjatë janarit të këtij viti është rritur edhe numri i të rinjve jashtë programeve të praktikës profesionale. Ndërkohë që 64.000 persona ishin të regjistruar në zyrat e punësimit, 23.000 prej tyre kishin oferta pune, por zgjodhën të vazhdojnë të shqyrtojnë alternativat e tyre.

MegjithatĂ«, ajo pranoi se perspektivat pĂ«r tĂ« papunĂ«t nuk janĂ« tĂ« mira nĂ« kĂ«tĂ« moment: “Ka shumĂ« pak dinamizĂ«m nĂ« tregun e punĂ«s aktualisht”, theksoi ajo, duke shtuar se numri i vendeve tĂ« lira tĂ« punĂ«s tĂ« regjistruara nĂ« zyrat e punĂ«simit ka rĂ«nĂ« nĂ« 598.000 – 34.000 mĂ« pak krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

ÇfarĂ« deklaroi Merz?

“Rritja e numrit tĂ« tĂ« papunĂ«ve mbi tre milionĂ« Ă«shtĂ« njĂ« sinjal alarmi”, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se “rimĂ«kĂ«mbja ekonomike duhet tĂ« jetĂ« prioriteti kryesor i kĂ«tij viti”.

Merz është zotuar për rigjallërimin e ekonomisë pas dy vitesh recesion të lehtë, përmes rritjes së ndjeshme të shpenzimeve për infrastrukturën dhe mbrojtjen.

Megjithatë, siç vërehet, këto masa kërkojnë më shumë kohë nga sa pritej për të reflektuar efektet e tyre në ekonominë reale.

The post Papunësia në Gjermani në nivelin më të lartë në 12 vjet, Merz: Sinjal alarmi! Rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet appeared first on Albeu.com.

KQZ në Kosovë shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

✇Albeu
By: M C

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë do të shpallë ditën e nesërme rezultatet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi për Gazeta Express.

Elezi njoftoi se KQZ do të mbajë mbledhjen nesër duke filluar nga ora 10, ku në rend dite do të jetë edhe shpallja përfundimtare e rezultateve.

“Ju njoftoj se nesĂ«r (e shtunĂ«, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tĂ« mbajĂ« mbledhjen e radhĂ«s dhe nĂ« rend dite Ă«shtĂ« shpallja e rezultateve pĂ«rfundimtare pĂ«r zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat janĂ« mbajtur mĂ« 28 dhjetor 2025’’, tha Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se sonte pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit, ku kanë mbetur më pak se 50 qendra votimi për tu numëruar.

The post KQZ në Kosovë shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Albeu.com.

❌