❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nuk ka firmosur në Kinë, Rei Manaj merr ofertën e fundit nga Turqia

✇Albeu
By: M C

Rei Manaj kërkon largimin nga Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ndryshe nga sa është raportuar së fundmi, nuk ka firmosur për asnjë klub në Kinë. Përkundrazi, ai vazhdon të jetë në bisedime për kthimin e mundshëm në kampionatin turk të futbollit.

Mediat turke kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se presidenti i Sivaspor, Burak Ozçoban, ka qenĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ« ditĂ«n e fundit nĂ« kontakt me Manajn, duke i parashtruar kushtet financiare pĂ«r kthimin nĂ« klubin e kategorisĂ« sĂ« dytĂ« turke, i cili Ă«shtĂ« kandidat pĂ«r t’u kthyer nĂ« elitĂ«.

Sivaspor përballet me një bllokim të merkatos nga FIFA për shkak të detyrimeve financiare por në klub po punohet për të shlyer këto pagesa dhe për të përfshirë menjëherë Manajn në ekipin e tyre, nëse sulmuesi do të bjerë dakord. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Manaj nuk ka kthyer përgjigje përfundimtare, pikërisht për shkak të problemeve që ka Sivaspor, por do ta bëjë një gjë të tillë shumë shpejt.

Manaj shënoi 30 gola në 60 ndeshje me fanellën e klubit turk në Superligë në dy sezone në radhët e kësaj skuadre dhe një tjetër eksperiencë në radhët e tij duket se tërheq futbollistin e Kombëtares shqiptare.

The post Nuk ka firmosur në Kinë, Rei Manaj merr ofertën e fundit nga Turqia appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet banesa në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur

✇Albeu
By: M C

NjĂ« banesĂ« nĂ« fshatin Gurishtë–ShilbatĂ«r, nĂ« njĂ«sinĂ« Administrative Tregan, Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t pasditen e sotme.

Zjarri ka shkrumbuar banesën pothuajse plotësisht. Mësohet se shtëpia i përket shtetasit Arif Paeshti.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri mendohet të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike dhe përhapja e tij u favorizua nga era e fortë.

Mjetet zjarrfikëse të Bashkisë Elbasan ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Tashmë, katër anëtarët e familjes mbetën në qiell të hapur në temperaturat e ulëta, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Shkrumbohet banesa në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet për kreun e partisë në prill, PD nxjerr udhëzimin për listën e anëtarësisë, ja detyrat e drejtuesve politikë në qarqe

✇Albeu
By: M C

Me firmën e Flamur Nokës si sekretar i përgjithshëm, Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim për listën e anëtarësisë, duke përcaktuar detyrat e drejtuesve politikë në qarqet e vendit.

Noka ka udhëzuar nisjen e procesit të përditësimit të listave të anëtarësisë së Partisë Demokratike, si një kusht thelbësor për përgatitjen e Partisë Demokratike për proceset e saj organizative dhe elektorale.

Sipas tij qëllimi i këtij Udhëzimi është përshkrimi i rregullave dhe afateve të procesit të rëndësishëm të përditësimit të listës së anëtarësisë së Partisë Demokratike.

“DegĂ«t e PartisĂ« Demokratike janĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mbarĂ«vatjen e kĂ«tij procesi, lista pĂ«rfundimtare e anĂ«tarĂ«sisĂ« sĂ« çdo dege, miratohet me vendim tĂ« KryesisĂ« sĂ« DegĂ«s, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« kĂ«tij procesi, lista e anĂ«tarĂ«sisĂ« konsiderohet konfidenciale e cila ruhet dhe pĂ«rditĂ«sohet si e tillĂ« pranĂ« çdo dege, kryetari dhe Sekretari i DegĂ«s kanĂ« akses tĂ« pĂ«rditshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« listĂ«. Kryetari/Sekretari i grupseksionit dhe Kryetari/Sekretari i seksionit do tĂ« kenĂ« akses pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« nivel grupseksioni dhe seksioni. Kryesia e DegĂ«s vendos rast pas rasti aksesin e anĂ«tarĂ«ve tĂ« tjerĂ«, sipas detyrave qĂ« Kryesia e DegĂ«s pĂ«rcakton. NĂ« pĂ«rfundim tĂ« procesit, njĂ« kopje e kĂ«saj liste dorĂ«zohet pranĂ« Sekretariati Organizativ tĂ« PDSH, nĂ« formĂ« shkresore dhe elektronike”, thuhet nĂ« shkresĂ«.

Pjesë nga shkresa udhëzuese:

Procedurat dhe përgjegjësitë:

Për të plotësuar detyrat e këtij Udhëzimi, ngrihet Grupi i Punës në çdo degë të Partisë Demokratike. Grupet e Punës monitorohen nga Drejtuesi Politik i Qarkut ku bën pjesë Dega;

Grupi i punës ka në përbërje të tij:
a. Anëtarët e Kryesisë së Degës si dhe drejtuesit e Grupseksioneve kur ata nuk janë pjesë e Kryesisë së Degës;
b. Deputetët e Qarkut;
c. Koordinatori i Posaçëm i Kryetarit të Partisë Demokratike;
d. Të tjerë, sipas përcaktimeve të pikës 4 më poshtë.

3. Pjesë e këtij procesi janë gjithashtu LDG dhe FRPD, nëpërmjet strukturave të tyre në nivel grupseksioni të degës. Angazhimi i tyre monitorohet edhe nga drejtuesit qendrorë të LDG dhe FRPD;

4. Me vendimin e Kryesisë së Degës, në grupin e punës mund të bëjnë pjesë edhe anëtarë të tjerë të strukturës së degës, të rëndësishëm për këtë proces;

5. Drejtuesi Politik është përgjegjës për ndjekjen e procesit dhe plotësimin e kërkesave të këtij Udhëzimi.

C. Afatet:
1. Brenda 5 (pesë) ditësh nga dalja e këtij Udhëzimi, Drejtuesi Politik zhvillon mbledhjen e Kryesisë së Degës, ku bëhen prezent procedura dhe afatet e vendosura në këtë Udhëzim, si dhe miratohet kalendari i punës;
2. Procesi saktësimit të anëtarësisë së degës përfundon brenda datës 20 shkurt 2026;
3. Drejtuesit Politikë raportojnë periodikisht pranë Sekretaritt ë Përgjithshëm të PDSH për ecurinë e procesit.

D. Metodologjia e punës:

Çdo DegĂ« do tĂ« ketĂ« nĂ« dispozicion, nga Sekretariati Organizativ Qendror, bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave tĂ« cilat do tĂ« dĂ«rgohen pranĂ« degĂ«s, nĂ« korrespondencĂ« elektronike, sĂ« bashku me sqarimet pĂ«rkatĂ«se, nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij procesi;

Baza e të dhënave mbi të cilat do të punojë grupi i punës janë të dhënat e anëtarësisë të pasuruar me pjesëmarjen e anëtarësisë në proceset zgjedhore nga viti 2021 dhe përfshin gjithë proceset zgjedhore nga referendumi i 18 dhjetor 2021 deri më sot duke përjashtuar primaret simpatizantët;

Të gjithë emrat në bazën e të dhënave do të identifikohen, verifikohen dhe kontaktohen një për një nga Grupi i Punës. Procesi i kontaktimit do të ndihmojë në rifreskimin e të dhënave të anëtarit. Më pas anëtarët do të pajisen me kartën e anëtarësisë;

Në mbledhjen e Kryesisë do të bëhet ndarja e listave në nivel grupseksioni dhe seksioni duke shpërndarë listat sipas strukturës së degës;

Në çdo seksion do të bëhet analiza e listave dhe verifikimi i tyre për të konfirmuar anëtarësinë. Në përfundim të procesit, lista e seksionit firmoset në çdo faqe nga Kryetari/sekretari seksionit dhe i grupseksionit. Ky proces do të kryhet brenda një periudhe 10 ditore nga marrja e listave. Në se gjatë këtij procesi verifikohen anëtarësime të reja, këto anëtarësime kryhen normalisht. Emrat e anëtarëve të rinj evidentohen në të njëjtën kohë në një regjistër të veçantë, sepse ata janë subjekt i parashikimeve statutore neni 19/2(a), për arsye se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e votës në procesin zgjedhor të radhës;

Gjatë këtij procesi grupi i punës do të japë informacion, atje ku është e mundur, për ata të cilët gjatë procesit të identifikimit dhe kontaktimit rezultojnë se:

a. Nuk banojnë më në territorin e degës, por janë zhvendosur në një territor tjetër brenda
Shqipërisë;
b. Janë larguar në emigracion jashtë Shqipërisë;
c. Nuk duan të angazhohen;
d. Nuk ka informacion për vendndodhjen e tyre;

KĂ«to emra do t’i pĂ«rcillen Sekretariatit Organizativ nĂ« njĂ« format tabelor, i vecantĂ« nga regjistri i anĂ«tarĂ«sisĂ« sĂ« degĂ«s. PĂ«rbri çdo emri, sipas kategorisĂ« sĂ« mĂ«sipĂ«rme, do tĂ« shĂ«nohet:

a. L” pĂ«r ata qĂ« janĂ« larguar nĂ« njĂ« territor tjeter, por brenda territorit shqiptar. PĂ«rbri shĂ«nohet edhe numri i telefonit nĂ«se dega e disponon;

b. “LE” pĂ«r ata individĂ« qĂ« janĂ« larguar nĂ« emigracion. PĂ«rbri shĂ«nohet edhe numri i telefonit nĂ«se dega e disponon;

c. “NA” pĂ«r ata individĂ« qĂ« nuk duan tĂ« angazhohen. PĂ«rbri shĂ«nohet edhe numri i telefonit nĂ«se dega e disponon;

d. “NI” pĂ«r ata individĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«t nuk ka asnjĂ« informacion;

9. Nëse në të dhënat historike të Degës, ka anëtarë emrat e të cilëve nuk figurojnë në bazën e të dhënave, ata konsiderohen momentalisht joaktivë/të fjetur. Këta individë kontaktohen dhe ftohen të plotësojnë formularin e anëtarësisë. Më pas ata fitojnë anëtarësinë sipas të PDSH.

10. Në përfundim të verifikimit në nivel seksioni dhe grupseseksioni përgatitet lista përfundimtare e cila miratohet me vendim nga Kryesia e degës. Vendimi me firmë dhe vulë nga Kryetari dhe Sekretari i degës do të përcillet pranë Sekretariatit Organizativ në qendër bashkë me listën e irmosur dhe vulosur në çdo faqe nga Kryetari dhe Sekretari i degës. Kopja elektronike do të dërgohet me email ne adresën: antaresia@pd.al

11. PĂ«r detyrat dhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e parashikuara nĂ« Kreun D (pikat 5, 6 dhe7) dhe Kreun E (tĂ« gjitha pikat) tĂ« kĂ«tij UdhĂ«zimi, Grupi i PunĂ«s sĂ« DegĂ«s harton njĂ« relacion tĂ« veçantĂ«, i cili miratohet me vendim tĂ« KryesisĂ« sĂ« DegĂ«s. NĂ« çdo rast dhe vecanĂ«risht pĂ«r rastet qĂ« ky UdhĂ«zim nuk mund t’i trajtojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« shteruese, Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia e Drejtuesit politik zgjidhja dhe trajtimi pĂ«rfundimtar i tyre.

E. Trajtimi i rasteve specifike
1. Anëtarë të Partisë Demokratike janë të gjitha ata që plotësojnë detyrimet statutore sipas 19 dhe 22 të Statutit të Partisë Demokratike;

2.Do të konsiderohen anëtarë të degës të gjithë ata të cilët rezultojnë me banim ligjor dhe faktik në territorin e degës. Një individ nuk mund të jetë anëtar në më shumë se 1(një) degë. Në rastet kur anëtari është transferuar në territorin e një dege tjetër dhe është banor faktik i degës do të konsiderohet anëtar aty pasi të largohet nga dega ku ka regjistrin e gjendjes civile;

3.Do të konsiderohen anëtarë te degës të gjithë ata të cilët rezultojnë në emigracion sezonal. Kryesia e degës merr masa për rifreskimin e të dhënave të anëtarit menjëherë pas mbarimit të sezonit;

Sipas parashikimeve të nenit 23 të Statutit të PDSH, Rregullores së Brendshme të saj dhe Kodit të Etikës së Anëtarësisë neni X nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata të cilët:

a. Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë;

b.Me qëndrimet e tyre publike dhe politike sipas nenit 24 të Statutit dhe nenit I, III, IV, V dhe X të Kodit të Etikës kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror;

c.Janë pjesë e administratës së lartë të organeve ekzekutive dhe në këto pozicione janë shfaqur në fushtata zgjedhore krah drejtuesve politikë dhe ekzekutivë të kundërshtarëve tanë ose kanë mbështetur në rrjetet tyre sociale fushatat politike të subjekteve kundërshtare;

d.Me qëndrimet e tyre publike, kanë thyer rëndë disiplinën e partisë, Rregulloren Brendshme dhe Kodin e Sjelles së anëtarit të PDSH.

The post Zgjedhjet për kreun e partisë në prill, PD nxjerr udhëzimin për listën e anëtarësisë, ja detyrat e drejtuesve politikë në qarqe appeared first on Albeu.com.

Labinot RexhĂ«s nuk i lejohet tĂ« flasĂ« me familjarĂ« – pamje nga varrimi i gjyshit tĂ« tij

Ka përfunduar ceremonia mortore e gjyshit të banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës.

NĂ« “Kosova Today” u bĂ« e ditur se Labi nuk mund tĂ« flasĂ« me asnjĂ« familjarĂ«, pĂ«r shkak qĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« formati si BBVK.

Labi u tha tutje se është në emocione shumë të forta për shkak të këtij lajmi të rëndë për të.


I njëjti e kishte paralajmëruar këtë edhe me hyrjen në reality shou meqë ishte i sëmurë.

Labi ka bërë thuajse dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku përgjatë kësaj kohe ka zhvilluar debate e ka pasur përplasje të shumta.

Rrjedha e tij e lojës duket se vazhdon njëjtë pavarësisht ngjarjes familjare.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se mund tĂ« vazhdoj qĂ«ndrimin brenda shtĂ«pisĂ«.

The post Labinot RexhĂ«s nuk i lejohet tĂ« flasĂ« me familjarĂ« – pamje nga varrimi i gjyshit tĂ« tij appeared first on Albeu.com.

Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 21 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Një zjarr masiv që përfshiu një qendër tregtare në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, ka vrarë 21 persona, përfshirë një zjarrfikës, dhe ekipet e shpëtimit po garojnë për të gjetur dhjetëra të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur.

Zjarrfikësve iu deshën më shumë se 24 orë për të shuar flakët në Gul Plaza. Ndërtesa kishte 1,200 dyqane dhe shtrihej në 8,000 metra katrorë (86,111 këmbë katrorë). Pjesë të ndërtesës janë shembur, ndërsa zyrtarët thonë se rrënojat dhe mungesa e ventilimit po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.

“Pothuajse e gjithĂ« ndĂ«rtesa ishte pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t”, kur ekipet e shpĂ«timit mbĂ«rritĂ«n nĂ« vendngjarje tĂ« shtunĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, thanĂ« shĂ«rbimet lokale tĂ« emergjencĂ«s.

Gjashtëdhjetë persona janë raportuar të zhdukur nga familjet e tyre, të cilët janë mbledhur jashtë asaj që ka mbetur nga qendra, duke pritur me padurim lajme për të dashurit e tyre. Administratorët e qytetit kanë ngritur një tavolinë për të regjistruar emrat dhe detajet e të zhdukurve.

Të dielën në mëngjes, tymi ende dilte nga ajo që kishte mbetur nga ndërtesa Gul Plaza. Pjesa më e madhe e saj është shembur dhe ka shqetësime se mund të shembet edhe më tej.

Hassan Khan, një zëdhënës i Shpëtimit 1122 në Karaçi, i tha BBC Urdu se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të pranisë së materialeve të ndezshme si shkumë plastike, pëlhurë dhe parfum në ndërtesë.

Deri të dielën në mbrëmje, pjesë të ndryshme të Gul Plaza ishin djegur dhe kthyer në rrënoja. Ekipet e shpëtimit i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e gjithë ndërtesa mund të shembet.

Vinça janë vendosur për të zhvendosur atë që ka mbetur nga ndërtesa pjesërisht e shembur, me shpresën e gjetjes së më shumë trupave. Megjithatë, ekipet e shpëtimit janë ende duke pritur që struktura të ftohet mjaftueshëm në mënyrë që të mund të kryejnë një kërkim të plotë.

Të paktën 26 nga ata që janë raportuar të zhdukur janë parë për herë të fundit brenda ndërtesës, sipas vendndodhjes së telefonave të tyre, tha një zyrtar policie për BBC-në.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari shprehu ngushëllimet e tij dhe i kërkoi qeverisë së provincës Sindh, ku ndodhet edhe selia e Karaçit, të kryejë një shqyrtim gjithëpërfshirës të masave të sigurisë në ndërtesat tregtare dhe banesore në të gjithë zonën.

The post Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 21 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur appeared first on Albeu.com.

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

✇Albeu
By: M C

Andri Vokrri, 28-vjeçari që i mori jetën një 57-vjeçari duke e goditur me çekiç është arrestuar se bashku me 2 persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

BlutĂ« bĂ«jnĂ« me dije se nĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimeve, Andri Vokrri, 28-vjeç u arrestua pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasja me dashje” ndĂ«rsa Lorenc Goga, 23-vjeç dhe Fation Kulla, 23-vjeç u arrestuam pĂ«r veprĂ«n penale “MoskallĂ«zim krimi”.

Sakaq, janë sekuestruar 2 automjete si dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Njoftimi i Policisë:

Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve hetimore tĂ« kryera nga specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda, nĂ« bashkĂ«punim me Komisariatin e PolicisĂ« KrujĂ«, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, pĂ«r zbardhjen e dinamikĂ«s sĂ« konfliktit tĂ« ndodhur nĂ« aksin rrugor “ThumanĂ«-KrujĂ«â€, si pasojĂ« e tĂ« cilit humbi jetĂ«n nga goditja me sende tĂ« forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:

-A. V., 28 vjeç, banues nĂ« FushĂ«KrujĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasja me dashje”;

-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, pĂ«r veprĂ«n penale “MoskallĂ«zimi i krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se mĂ« datĂ« 201.01.2026, rreth orĂ«s 01:00, nĂ« aksin rrugor “ThumanĂ«-KrujĂ«â€, nĂ« afĂ«rsi tĂ« urĂ«s sĂ« Bushneshit, kĂ«ta tre shtetas, ndĂ«rkohĂ« qĂ« qarkullonin nĂ« njĂ« automjet, janĂ« konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. MĂ« pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, nĂ« kokĂ«, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojĂ« ka humbur jetĂ«n. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janĂ« larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi appeared first on Albeu.com.

Kurti në Davos: Serbia e di se Kosova është shtet, populli refuzon kthimin në epokën e korrupsionit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Serbia më mirë se kurrë më herët e ka kuptuar se Kosova është shtet, edhe pse vazhdon ta refuzojë njohjen.

Ai, nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s, akuzoi edhe partitĂ« opozitare se pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« bashkĂ«punimit tĂ« tyre, vendi shkoi dy herĂ« nĂ« zgjedhje vitin e kaluar. Derisa ka theksuar se populli i KosovĂ«s, sipas tij, refuzon tĂ« kthehet “nĂ« epokĂ«n e korrupsionit”.

Ai tha se kontribuuesi i destabilitetit në rajon përmes Serbisë është Federata Ruse.

“Nga katĂ«r fqinj qĂ« kemi si Republika e KosovĂ«s, tre na njohin. VetĂ«m Serbia nuk na njeh dhe nuk duket se do ta bĂ«jĂ« sĂ« shpejti. Edhe pse mendoj se e kuptojnĂ« mĂ« mirĂ« se kurrĂ« qĂ« jemi shtet tjetĂ«r. Realiteti ka ndryshuar shumĂ«. Por ajo qĂ« duhet tĂ« ndodhĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« shuhet Ă«ndrra e tyre pĂ«r kthim. Po ashtu, kontribuuesi i saj Ă«shtĂ« Perandoria Ruse, apo ajo qĂ« Ă«shtĂ« tash Federata Ruse. Perandoria Ruse nuk dĂ«shiron fqinj, por Ă«shtĂ« e pamundur qĂ« tĂ« mos kesh fqinj”, tha ai.

Krahas kësaj, ai akuzoi opozitën sa i përket zgjedhjeve të reja, duke nënvizuar se mungesa e bashkëpunimit nga ana e tyre i solli zgjedhjet e reja dhe rezultatin e mirë për të, ku mori mbi 51 për qind të votave.

“SĂ« pari, nuk shkuam nĂ« zgjedhje tĂ« reja pse donim. Ky nuk ishte qĂ«llimi ynĂ«, por ishte pasojĂ« e mungesĂ«s sĂ« bashkĂ«punimit me opozitĂ«n. Ne fituam nĂ« shkurt 42.3 pĂ«r qind, por nuk ishte e mjaftueshme. Provuam gjithçka. Provuam tĂ« takoheshim me njĂ« apo dy parti politike opozitare. NjĂ«ra nga to nuk donte tĂ« takoheshim, njĂ«ra nga to e dĂ«shironte pozitĂ«n e kryeparlamentarit me vetĂ«m tre deputetĂ«. Pastaj, nuk e pranuan emrin tonĂ« tĂ« propozuar pĂ«r kryeparlamentar, megjithĂ«se e zĂ«vendĂ«suam atĂ« emĂ«r dhjetĂ«ra herĂ«; opozita sĂ«rish iu tha ‘jo’ tĂ« gjithĂ«ve.

Pastaj, unĂ« e zĂ«vendĂ«sova emrin tim me zĂ«vendĂ«sin tim nĂ« parti, Glauk Konjufca, i cili ishte kryeparlamentar dhe do tĂ« jetĂ« zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r dhe ministĂ«r i JashtĂ«m i radhĂ«s. PrapĂ« thanĂ« jo. KĂ«shtu qĂ«, pĂ«rgjatĂ« vitit 2025, ishte e qartĂ« pĂ«r njerĂ«zit se nuk kishim njĂ« qeveri jo pse nuk fituam zgjedhjet, por sepse askush nuk donte tĂ« bashkĂ«punonte me ne. KĂ«shtu qĂ«, mendoj se nĂ«se do tĂ« doja zgjedhje tĂ« reja, njerĂ«zit do tĂ« mĂ« ndĂ«shkonin mua. UnĂ« nuk doja zgjedhje tĂ« reja, por nĂ«se zgjedhjet e reja ishin aty, mĂ« mirĂ« tĂ« isha gati. KĂ«shtu qĂ« kishte pasoja nga mosbashkĂ«punimi i opozitĂ«s, jo nga njĂ« entuziazĂ«m i imi pĂ«r zgjedhje tĂ« reja”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës e ka trashëguar një situatë me korrupsion endemik, andaj sipas tij, populli i Kosovës refuzon që të kthehet në të ardhmen në atë gjendje.

Ai theksoi se askush brenda kabinetit qeveritar tĂ« tij s’e ka as imagjinatĂ«n mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« pĂ«rfshirjes nĂ« çfarĂ«do shkalle tĂ« korrupsionit.

“Ne e kemi trashĂ«guar njĂ« situatĂ« kur korrupsioni ka qenĂ« endemik. Ka rezistencĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«ri tĂ« fortĂ« tĂ« njerĂ«zve qĂ« tĂ« mos kthehen kurrĂ« mĂ« aty. Pra, shpresa jonĂ« janĂ« njerĂ«zit; qĂ« ata do ta njoftojnĂ« sistemin dhe publikun pĂ«r korrupsionin qĂ« e hasin. Askush, absolutisht askush brenda kabinetit tĂ« ministrave s’e ka as imagjinatĂ«n mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« pĂ«rfshirjes nĂ« çfarĂ«do shkalle tĂ« korrupsionit, prandaj duhet tĂ« udhĂ«heqim me shembuj”, pĂ«rfundoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar 51.11 për qind të votave.

The post Kurti në Davos: Serbia e di se Kosova është shtet, populli refuzon kthimin në epokën e korrupsionit appeared first on Albeu.com.

Pas 7 orësh, përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

✇Albeu
By: M C

Pas 7 orësh, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca me palë kërkuese Unionin dhe shoqatën e Gjyqtarëve, lidhur me kërkesën për rritjen e pagës së tyre.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim, që pritet ta njoftojë brenda pak ditësh.

Në këtë seancë janë dëgjuar të gjitha palët, Unioni dhe Shoqata e gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.

The post Pas 7 orësh, përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim appeared first on Albeu.com.

Bia Khalifa thyen heshtjen, pranon se ka kryer marrëdhënie intime me Edin brenda shtëpisë!

Pas eliminimit nga shtĂ«pia e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes mediatike me deklarata tĂ« drejtpĂ«rdrejta lidhur me eksperiencĂ«n e saj brenda spektaklit. E ftuar nĂ« emisionin “Ora 7”, ish-banorja u pĂ«rball me pyetje tĂ« shumta rreth marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« krijuara gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« shtĂ«pi, veçanĂ«risht pĂ«r afrimitetin e saj me Edin.

GjatĂ« intervistĂ«s, Bia u pyet hapur nĂ«se mes saj dhe Edit kishte pasur marrĂ«dhĂ«nie intime gjatĂ« kohĂ«s qĂ« ndodheshin nĂ« BBVK. Pa hezitim dhe me njĂ« buzĂ«qeshje, ajo e pranoi kĂ«tĂ« fakt, duke thĂ«nĂ« shkurt: “Krejt e dimĂ«, po”. Deklarata e saj u prit me interes tĂ« madh nga publiku, duke nxitur menjĂ«herĂ« reagime dhe komente nĂ« rrjetet sociale.

Afrimiteti mes Bia-s dhe Edit kishte qenë i dukshëm edhe gjatë transmetimeve live të spektaklit. Përqafimet e shpeshta, momentet e afërsisë dhe komunikimi i ngrohtë mes tyre kishin ngritur prej kohësh dyshime te shikuesit për natyrën e marrëdhënies së tyre. Megjithatë, deri në daljen e Bia-s nga shtëpia, asnjëri prej tyre nuk kishte folur hapur për këtë çështje.

Këto situata nuk kaluan pa u vënë re nga publiku, duke u kthyer shpesh në tema diskutimi në rrjetet sociale dhe në studio televizive. Për disa, afrimiteti i tyre ishte pjesë e lojës dhe emocioneve të izolimit, ndërsa për të tjerë përfaqësonte një lidhje të sinqertë të krijuar brenda shtëpisë më të famshme.

Pas daljes nga BBVK, mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se raporti mes Bia-s dhe Edit do tĂ« vazhdojĂ« edhe jashtĂ« kamerave apo do tĂ« mbetet thjesht njĂ« kapitull i mbyllur i eksperiencĂ«s sĂ« tyre televizive.

The post Bia Khalifa thyen heshtjen, pranon se ka kryer marrëdhënie intime me Edin brenda shtëpisë! appeared first on Albeu.com.

Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largët Ruse, me mbi 2 metra borë

✇Albeu
By: M C

Lindja e Largët Ruse është goditur nga reshjet më të dendura të dëborës në 60 vjet, ndërsa një valë e përhapur e të ftohtit nga Arktiku përfshiu pjesën më të madhe të Azisë.

Fenomeni ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të transportit, me autostrada të mbyllura në Kinë, pasagjerë të bllokuar në aeroporte në Japoni dhe rajone në Lindjen e Largët Ruse të paralizuara. Shkencëtarët thonë se kushtet ekstreme lidhen me depërtimin e njëkohshëm të masave të ftohta ajrore nga Arktiku, duke prekur Rusinë lindore dhe Azinë, si dhe Evropën Lindore. Klimatologu Theodore Kipping shpjegoi se valëzimi i rrymave të ajrit, për shkak të një vorbulle polare arktike më të dobët, lejon që valët e ftohta të zbresin në gjerësi gjeografike më jugore.

Stuhi dëbore në Lindjen e Largët Ruse

Në Gadishullin Kamçatka, stuhitë e borës varrosën makina dhe bllokuan hyrjet e ndërtesave, me më shumë se 2 metra dëborë të regjistruara në gjysmën e parë të janarit, pas 3.7 metrave në dhjetor. Në qytetin Petropavlovsk-Kamçatsky, rreth 6,800 kilometra në lindje të Moskës, banorët ecën përmes grumbullimeve të dëborës deri në semaforët.

Reshje të rralla dëbore në Shangai

I njëjti sistem moti u zhvendos më në jug, duke sjellë reshje të rralla dëbore në Shangai, ku autoritetet paralajmëruan se temperaturat e ulëta do të zgjasnin për të paktën tre ditë. Qyteti përjetoi reshje të dendura dëbore për herë të fundit në janar 2018. Banorët e përshkruan ndryshimin e papritur, pasi vetëm një javë më parë temperaturat kishin arritur 20 gradë Celsius, duke shkaktuar madje lulëzimin e pemëve.

Anulime dhe paralajmërime për fluturime në Japoni

Në Japoni, erërat e forta dhe reshjet e dendura të dëborës shkaktuan dhjetëra anulime fluturimesh dhe ndërprerje të udhëtimit në bregdetin veriperëndimor. Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për reshje të dendura dëbore midis 21 dhe 25 janarit, duke këshilluar që të mos kryhen udhëtime jo të domosdoshme. ANA Holdings anuloi 56 fluturime, duke prekur 3,900 pasagjerë, ndërsa Japan Airlines anuloi 37 fluturime, duke prekur 2,213 udhëtarë, kryesisht në Aeroportin e Ri Chitose në Hokkaido.

The post Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largët Ruse, me mbi 2 metra borë appeared first on Albeu.com.

Ndërsa refuzon pajtimin me prindërit, Brooklyn Beckham dëshiron të pajtohet me motrën e tij!

Brooklyn Beckham po përpiqet të ruajë një marrëdhënie të mirë me motrën e tij 14-vjeçare, Harper Beckham, pavarësisht grindjeve të thella brenda familjes. Burime pranë tij thonë se qëndrimi i Brooklyn ndaj motrës së tij është shumë më mbështetës sesa ndaj prindërve të tij, Victoria dhe David Beckham, me të cilët ai vazhdon të ketë një konflikt të madh publik.

Sipas deklaratave tĂ« fundit qĂ« ai bĂ«ri nĂ« rrjetet sociale, Brooklyn akuzon Victoria dhe David se kanĂ« provuar “pĂ«rpjekje tĂ« pafundme” pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar marrĂ«dhĂ«nien e tij me bashkĂ«shorten, aktoren Nicola Peltz Beckham, dhe se ata kanĂ« manipuluar mediat pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« imazh gĂ«njeshtĂ«r tĂ« situatĂ«s sĂ« familjes. Brooklyn ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se nuk dĂ«shiron tĂ« ribashkohet me prindĂ«rit e tij dhe dĂ«shiron tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« jetĂ« pa ndikimin e tyre.

MegjithatĂ«, ai ka treguar kujdes ndaj motrĂ«s sĂ« tij tĂ« vogĂ«l, duke u pĂ«rpjekur tĂ« mbajĂ« marrĂ«dhĂ«nie pozitive me tĂ« dhe duke shmangur tensionet qĂ« ka me prindĂ«rit e tij. FamiljarĂ«t kanĂ« qenĂ« tĂ« ndarĂ« pĂ«r disa muaj, me disa raporte qĂ« sugjerojnĂ« se Brooklyn mund t’i ketĂ« bllokuar disa anĂ«tarĂ« tĂ« familjes nĂ« rrjetet sociale gjatĂ« krizĂ«s.

Situata ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi konflikti duket se ka pak shenja të zgjidhet në të ardhmen e afërt. Ndërkohë që prindërit dhe fëmijët përpiqen të menaxhojnë tensionet e brendshme, fansat ndjekin me kujdes se si do të evoluojë marrëdhënia mes tyre.

The post Ndërsa refuzon pajtimin me prindërit, Brooklyn Beckham dëshiron të pajtohet me motrën e tij! appeared first on Albeu.com.

“Gjykata Kushtetuese po zhvillon njĂ« farsĂ« pĂ«r rritjen e pagave tĂ« gjyqtarĂ«ve”, Rama: Skandal logjik, moral, ligjor! Uroj qĂ« GJK tĂ« mos e kthejĂ« nĂ« turp kombĂ«tar

✇Albeu
By: M C

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj seancĂ«s sĂ« sotme tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, e cila po shqyrton kĂ«rkesĂ«n e dy shoqatave tĂ« gjyqtarĂ«ve pĂ«r rritjen e pagave. Rama e ka cilĂ«suar procesin si “farsĂ«n mĂ« tĂ« shĂ«mtuar tĂ« imagjinueshme”, duke theksuar se seanca po zhvillohet pa transmetim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r arsye teknike.

Sipas Ramës, gjyqtarët janë tashmë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, falë mbështetjes që shumica qeverisëse i ka dhënë pushtetit gjyqësor në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Ai akuzon shoqatat e gjyqtarëve se po kërkojnë të thyejnë piramidën shtetërore të pagave, duke tentuar të sigurojnë me vendim gjykate të drejtën për rritje automatike të pagave sa herë rriten pagat e kategorive të tjera.

Kryeministri u shpreh se shpreson qĂ« Gjykata Kushtetuese tĂ« mos e lejojĂ« kĂ«tĂ« precedent, duke paralajmĂ«ruar se njĂ« vendim i tillĂ« do tĂ« pĂ«rbĂ«nte njĂ« “turp kombĂ«tar”.

Reagimi i Ramës:

Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!

Tani kĂ«ta duan qĂ« nĂ« pĂ«rjetĂ«si t’u jepet e drejta ta rrisin vetĂ« rrogĂ«n sa herĂ« rriten pagat e tjera, pra ShqipĂ«ria tĂ« jetĂ« pĂ«rgjithmonĂ« i vetmi vend nĂ« botĂ« ku gjykatĂ«sit paguhen mĂ« shumĂ« se sa çdokush tjetĂ«r duke marrĂ« kompetencat kushtetuese tĂ« qeverisĂ« e tĂ« parlamentit pĂ«r politikĂ«n e pagave – ky Ă«shtĂ« njĂ« skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, tĂ« cilin uroj qĂ« Gjykata Kushtetuese tĂ« mos e lejojĂ« kurrĂ«sesi tĂ« kthehet nĂ« njĂ« turp kombĂ«tar! Respekte pĂ«r SPAK-un qĂ« nuk iu bashkua kĂ«saj marrĂ«babĂ«zie nĂ« emĂ«r tĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjyqĂ«sorit.

The post “Gjykata Kushtetuese po zhvillon njĂ« farsĂ« pĂ«r rritjen e pagave tĂ« gjyqtarĂ«ve”, Rama: Skandal logjik, moral, ligjor! Uroj qĂ« GJK tĂ« mos e kthejĂ« nĂ« turp kombĂ«tar appeared first on Albeu.com.

Moti i keq me reshje të dendura shiu pritet që të prekë Greqinë, mbyllen shkollat në pjesën më të madhe të vendit

✇Albeu
By: M C

Greqia është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore, që kanë ngritur alarmin e kuq në vendin fqinj me Shqipërinë.

Zonat më të prekura priten që të jenë Atika, Peloponezi, Greqi Qendrore dhe Thesalia.

Autoritetet greke kanĂ« marra masat emergjente, teksa kanĂ« mbyllur gjitha shkollat ​​fillore dhe tĂ« mesme publike dhe private, si dhe shkollat ​​e natĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« zonĂ«n e AtikĂ«s.

Institucionet arsimore do të jenë të mbyllura të mërkurën, pasi priten reshje të dendura dhe rrezikohet jeta e nxënësve.

Po ashtu reshje të dendura dëbore priten që të bien në pjesën veriore të Greqisë, konkretisht në zonat kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa po ashtu autoritetet greke bëjnë me dije se vendi i tyre pritet që të preket edhe nga erërat e forta.

The post Moti i keq me reshje të dendura shiu pritet që të prekë Greqinë, mbyllen shkollat në pjesën më të madhe të vendit appeared first on Albeu.com.

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku

✇Albeu
By: V K

Këtë të martë, një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale të vrasjes.

Marku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në kuadër të hetimeve për këtë çështje të rëndë penale.

Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari, është shoqëruar nga policia dhe pritet që ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.

The post Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku appeared first on Albeu.com.

Pretendonte se “shĂ«ronte” autizmin – arrestohet Arianit Sllamniku

Policia e Kosovës ka arrestuar Arianit Sllamnikun, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

Sllamniku dyshohet pĂ«r veprat penale “Ushtrim tĂ« kundĂ«rligjshĂ«m tĂ« veprimtarisĂ« mjekĂ«sore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-sĂ« dhe “Eksperimente tĂ« kundĂ«rligjshme mjekĂ«sore dhe testime tĂ« barnave” nga neni 257 i KPRK-sĂ«.

Sllamniku, i cili nuk Ă«shtĂ« mjek pretendon se disponon njĂ« ilaç pĂ«r “shĂ«rimin” e autizmit tek fĂ«mijĂ«t.

Pas raportimeve për mashtrim, mekanizmat shtetëror janë vënë në lëvizje.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës bënë të ditur për Telegrafin se policia është autorizuar të ndërmarrë veprimet hetimore në lidhje me rastin.

“Referuar kĂ«rkesĂ«s tuaj pĂ«r informacion, ju njoftojmĂ« se Prokuroria Themelore nĂ« Gjilan konform Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale tĂ« KosovĂ«s ka autorizuar PolicinĂ« pĂ«r ndĂ«rmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin. Prokuroria Themelore nĂ« Gjilan do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar lidhur me veprimet tjera”, njoftuan nga Prokuroria.

Lidhur me raportimet për pretendimet e Sllamnikut ka reaguar dje edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila ka shprehur shqetësimin e saj dhe ka bërë thirrje që qytetarët të besojnë vetëm në metoda të verifikuara shkencërisht, të ofruara nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.

Ministria ka njoftuar se ka informuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e rastit.

Reagim ka pasur edhe nga KOMF e cila u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin urgjentisht veprimet dhe masat sipas legjislacionit në fuqi për të ndaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe njëherit të paligjshme.

The post Pretendonte se “shĂ«ronte” autizmin – arrestohet Arianit Sllamniku appeared first on Albeu.com.

Skandali me ndërprerjen e energjisë në QSUT/ Erion Dasho: E papranueshme, nuk funksiononin as dritat e emergjencës në korridor


✇Albeu
By: V K

Në një intervistë për News 24, mjeku shqiptar që punon në Gjermani, Erion Dasho, e cilësoi si të papranueshme ndërprerjen e energjisë elektrike në QSUT, duke thënë se mund të kishte pasur edhe humbje jete të pacientëve.

Dasho theksoi se Prokuroria duhet të nisë një hetim urgjent, për të kuptuar nëse është garantuar cilësia dhe siguria ndaj pacientëve të shtruar aty.

Sipas tij, ky incident nuk mund të kalohet vetëm me deklarata apo masa administrative, por duhet të kryhen hetime ligjore.

Mjeku theksoi se duhet të ketë 2 linja sigurie për energjinë elektrike, që sigurojnë jetën e çdo pacienti.

“ËshtĂ« e papranueshme qĂ« njĂ« qendĂ«r si QSUT tĂ« kenĂ« ndĂ«rprerje me minuta apo orĂ« tĂ« energjisĂ« elektrike se kjo dĂ«mton sigurinĂ« e pacientit dhe pĂ«rbĂ«n rrezik direkt pĂ«r jetĂ«n e tyre. Rrezikohet jeta e pacientit dhe jemi nĂ« humbje tĂ« jetĂ«s. FrymĂ«marrja e drejtuar ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« frymĂ«marrjen normale. NĂ«se kjo mundĂ«sohet me pajisje qĂ« furnizohen me energji elektrike, ndĂ«rpritet oksigjenimi i pacientit dhe rrezikon jetĂ«n. Nuk konceptohet asnjĂ« spital, jo nĂ« EvropĂ« por as nĂ« vendet mĂ« tĂ« humbura afrikane, tĂ« fuksionojnĂ« pa energji elektrike”, theksoi ai.

Ai theksoi se njĂ« situatĂ« e tillĂ« tregon paaftĂ«sinĂ« nĂ« drejtim, teksa tha se spitalet evropiane nuk drejtohen nga “patronazhistĂ« dhe klarinetistĂ«â€.

Gjithashtu, Dasho u shpreh se Anxhela Paparizo, drejtuesja aktuale e qendrës spitalore, nuk ka asnjë lidhje me shëndetësinë.

“NĂ« spitalet evropiane nuk drejtojnĂ« patronazhistĂ« dhe as klarinetistĂ«. Drejtorja aktuale e QSUT nuk ka lidhje me sistemin shĂ«ndetĂ«sor, e cila para disa muajsh erdhi nga Kanadaja. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« paaftĂ«si nĂ« drejtim. NĂ« kĂ«to 12 vjet qĂ« qeveris PS, janĂ« shkatĂ«rruar nĂ« themel strukturat e sistemit shĂ«ndetĂ«sor shqiptar. Kam qenĂ« nĂ« disa akreditime spitalesh nĂ« disa vende tĂ« botĂ«s, Komiteti i SigurisĂ« sĂ« Spitalit kryen prova nĂ« çdo nĂ«nsistem tĂ« spitalit. Fiket linja dhe kontrollet tjetra. Fiken tĂ« dyja dhe kontrollet. Mesa pashĂ« nĂ« rrjete sociale, as dritat e emergjencĂ«s nĂ« korridor nĂ« QSUT nuk funksiononin. Pra gjithçka kontrollohet njĂ« herĂ« nĂ« vit”, u shpreh mjeku.

The post Skandali me ndërprerjen e energjisë në QSUT/ Erion Dasho: E papranueshme, nuk funksiononin as dritat e emergjencës në korridor
 appeared first on Albeu.com.

“Mund tĂ« jetĂ« dikush qĂ« s’ka hyrĂ« ende
”/ Erjola Doçi tregon se kush mund tĂ« arrijĂ« nĂ« finalen e BBV5

Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ka qenĂ« e ftuar nĂ« “Live From Tirana” me Ronaldo SharkĂ«n. Ajo ka komentuar ngjarjet e ndodhura ditĂ«t e fundit brenda shtĂ«pisĂ« mĂ« tĂ« famshme nĂ« ShqipĂ«ri, “Big Brother VIP 5”.

Teksa po komentonte trekëndëshin Stelina-Keijsi-Ina, ajo tha se puthja e këtyre dy të fundit do të vijë pas Prime-t të mbrëmjes së sotme.

NdĂ«rsa pĂ«r Mateon dhe BrikenĂ«n, Erjola tha se njĂ« familjar i banores duhet tĂ« hyjĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e BBVip qĂ« t’i japĂ« asaj njĂ« mesazh qĂ« tĂ« ndjekĂ« zemrĂ«n e saj.

Por jo vetëm kaq, pasi kur u pyet për finalistët e këtij edicioni të pestë të reality show-t, deri në këtë pikë të lojës, Doçi tha se mund të jetë edhe dikush që nuk ka hyrë ende në shtëpi.

“Babi me vajzĂ«n, mund tĂ« futen si njĂ« konkurrent i vetĂ«m nĂ« finale (qesh). Kam respekt pĂ«r tĂ« si vajzĂ«, por duhet shumĂ« shumĂ« punĂ« qĂ« mua si individ tĂ« mĂ« ndryshojĂ« mendimi. Nuk jam dakord me çfarĂ« ka bĂ«rĂ«. KĂ«shtu qĂ« nĂ« finale mendoj Mirin dhe Selin, Brikena, Kristi dhe nĂ« pikĂ«pyetje jam me dikĂ« qĂ« ende nuk ka hyrĂ«, mbase dhe Mateo nĂ«se ka kĂ«tĂ« lidhjen e dashurisĂ«â€, tha ish-banorja e edicionit tĂ« tretĂ« tĂ« “Big Brother VIP”.

The post “Mund tĂ« jetĂ« dikush qĂ« s’ka hyrĂ« ende
”/ Erjola Doçi tregon se kush mund tĂ« arrijĂ« nĂ« finalen e BBV5 appeared first on Albeu.com.

Greqia “pushtohet” nga pĂ«rmbytjet/ Moti i keq shkakton mbylljen e shkollave, ja zonat mĂ« tĂ« rrezikuara


Greqia është përfshirë nga një valë e fortë e motit të keq, e shoqëruar me ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu dhe dëbore, duke ngritur alarmin e kuq në disa rajone të vendit.

Me vendim të Guvernatorit Rajonal të Atikës, Nikos Hardalias, dhe pas rekomandimeve të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut, Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve Mjekësore të Emergjencës, është vendosur që të gjitha shkollat publike dhe private, si ato fillore, të mesme, ashtu edhe shkollat e natës, të qëndrojnë të mbyllura ditën e mërkurë, më 21 janar, në të gjithë rajonin e Atikës.

Vendimi është marrë si masë paraprake për mbrojtjen e nxënësve dhe stafit mësimdhënës, për shkak të rreziqeve që lidhen me lëvizjen drejt dhe nga institucionet arsimore, ndërsa priten reshje intensive shiu me intensitet të lartë nga mesi i ditës e në vijim.

Sipas buletinit të emergjencës të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik Grek, moti i keq do të karakterizohet nga:

Shira dhe stuhi të forta, që nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonat qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa nga pasditja fenomenet do të përfshijnë edhe Detin Egje.

Reshje të dendura dëbore, lokalisht gjatë së mërkurës, në zonat malore dhe gjysmëmalore të Greqisë kontinentale, si dhe në Thesali dhe Maqedoni, edhe në zona me lartësi të ulët.

Erëra të forta dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Koordinimit për Operacionet dhe Menaxhimin e Krizave (ESKEDIK) ka bërë të ditur se ndodhet në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore të shkallës së parë dhe të dytë, si dhe me të gjitha strukturat përgjegjëse, për të ndjekur nga afër zhvillimin e situatës dhe për të ndërmarrë masa operative nëse do të jetë e nevojshme.

The post Greqia “pushtohet” nga pĂ«rmbytjet/ Moti i keq shkakton mbylljen e shkollave, ja zonat mĂ« tĂ« rrezikuara
 appeared first on Albeu.com.

David Beckham reagon pas akuzave të djalit të tij Brooklyn: Fëmijët bëjnë gabime

David Beckham ka folur publikisht për herë të parë pas postimeve të bujshme të Instagramit nga djali i tij, Brooklyn Beckham, i cili akuzoi prindërit e tij për përpjekje për të dëmtuar marrëdhënien e tij me gruan, Nicola Peltz Beckham. Gjatë një interviste në programin financiar të CNBC-së, Squawk Box, të martën, 20 janar, Beckham, 50 vjeç, foli për përdorimin e rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre tek shëndeti mendor, duke theksuar se fëmijët mund të bëjnë gabime.

“GjithmonĂ« kam folur pĂ«r fuqinĂ« e rrjeteve sociale, pĂ«r tĂ« mirĂ«n dhe tĂ« keqen,” tha Beckham. “E keqja Ă«shtĂ« se ajo qĂ« fĂ«mijĂ«t mund tĂ« shohin sot mund tĂ« jetĂ« e rrezikshme. Por unĂ« kam pĂ«rfituar personalisht duke pĂ«rdorur platformĂ«n time pĂ«r UNICEF, pĂ«r tĂ« ndihmuar fĂ«mijĂ«t nĂ« mbarĂ« botĂ«n.”

Ai shtoi se ka pĂ«rpjekur tĂ« edukojĂ« fĂ«mijĂ«t e tij, Brooklyn, 26 vjeç, Romeo, 23, Cruz, 20, dhe Harper, 14, duke i lejuar tĂ« mĂ«sojnĂ« nga gabimet e tyre. “FĂ«mijĂ«t bĂ«jnĂ« gabime, por kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra si mĂ«sojnĂ«. NdonjĂ«herĂ« duhet t’i lejojmĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« ato gabime,” tha Beckham.

Komentet e tij vijnĂ« pas njĂ« serie postimesh emocionale tĂ« Brooklyn, i cili akuzoi David dhe Victoria Beckham se kishin pĂ«rhapur “gĂ«njeshtra tĂ« panumĂ«rta” dhe pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« minuar martesĂ«n e tij me Nicola. Brooklyn gjithashtu pretendoi se prindĂ«rit pĂ«rpiqeshin ta “nĂ«nshtronin” pĂ«r tĂ« hequr tĂ« drejtat mbi emrin e tij dhe se Victoria ndĂ«rhynte nĂ« momentet e tij private, duke pĂ«rfshirĂ« vallĂ«zimin nĂ« dasmĂ«n e tij.

David, megjithatĂ«, u fokusua tek mesazhi i pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« dhe edukimit: “FĂ«mijĂ«t kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« gabime, dhe ne si prindĂ«r duhet t’i udhĂ«zojmĂ«, jo t’i gjykojmĂ«.”

The post David Beckham reagon pas akuzave të djalit të tij Brooklyn: Fëmijët bëjnë gabime appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i Partisë Demokratike: Pas përmbytjes, Ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Partia Demokratike ka denononcuar se ShoqĂ«ria Rajonale UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizime DurrĂ«s sh.a., ku pronare e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« edhe Bashkia DurrĂ«s, kĂ«tĂ« javĂ« ka shpallur fituese nĂ« njĂ« procedurĂ« prokurimi kompaninĂ« ‘Mektrin Motors’ sh.p.k., njĂ« kompani e lidhur drejtpĂ«rdrejt me familjen e kryetares sĂ« bashkisĂ«.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e PD Genta Vangjeli deklaron se kjo kompani është krijuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i Emirjana Sako dhe aktualisht rezulton në pronësi të kunatit të saj.

“Me kĂ«tĂ« kontratĂ« 12-mujore, qytetarĂ«t e DurrĂ«sit detyrohen tĂ« paguajnĂ« 10 mijĂ« euro nĂ« çdo muaj pĂ«r njĂ« kompani tĂ« familjes sĂ« kryetares sĂ« bashkisĂ«.
KĂ«to para dhe tĂ« tjera, mund tĂ« kishin shkuar pĂ«r kanalizimet, pĂ«r ndihmĂ«n e familjeve tĂ« pĂ«rmbytura dhe pĂ«r parandalimin e katastrofave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura”, tha ajo.

Deklarata:
Mjaftojnë pak ditë me shi, që Durrësi të shndërrohet në kënetë.
Qytetarët zgjohen me ujë nëpër oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa rrugët e lagjeve kthehen në lumenj ku lëvizet me gomone dhe paddleboard.
Ky nuk është as fenomen natyror dhe as fatkeqësi, është pasojë direkte e keqmenaxhimit, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në Bashkinë Durrës.
Prej kohësh qytetarët e Durrësit denoncojnë Bashkinë, me në krye Emirjana Sako, si dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, tashmë nën drejtimin e Olsen Kavalli, për dështimin në mirëmbajtjen e kanalizimeve.
Përmbytjet përsëriten, dëmet rriten, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.
Ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve, UK Durrës vijon pa asnjë ndjeshmëri me tendera klientelistë dhe të dyshimtë.
ShoqĂ«ria Rajonale UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizime DurrĂ«s sh.a., ku pronare e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« edhe Bashkia DurrĂ«s, kĂ«tĂ« javĂ« ka shpallur fituese nĂ« njĂ« procedurĂ« prokurimi kompaninĂ« ‘Mektrin Motors’ sh.p.k., njĂ« kompani e lidhur drejtpĂ«rdrejt me familjen e kryetares sĂ« bashkisĂ«.
Kjo kompani është krijuar nga bashkëshorti dhe vjehrri i Emirjana Sako dhe aktualisht rezulton në pronësi të kunatit të saj.
Skandali thellohet nga fakti se në këtë tender është paraqitur një ofertë e vetme, sikur të mos ekzistojnë qindra subjekte që ofrojnë shërbime riparimi automjetesh.
Vlera fituese arrin gati 98% të fondit limit, apo 11.6 milionë lekë.
Me këtë kontratë 12-mujore, qytetarët e Durrësit detyrohen të paguajnë 10 mijë euro në çdo muaj për një kompani të familjes së kryetares së bashkisë.
Këto para dhe të tjera, mund të kishin shkuar për kanalizimet, për ndihmën e familjeve të përmbytura dhe për parandalimin e katastrofave të përsëritura.
JO! Ato përfundojnë në xhepat e familjarëve të pushtetit.
Përballë këtij skandali heshtja është bashkëfajësi.
Emirjana Sako duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë menjëherë dorëheqjen.
Njëkohësisht, organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të hetuar dhe për të ndëshkuar çdo shkelje të ligjit.
Durrësi nuk mbytet nga shiu, mbytet nga korrupsioni.

The post Denoncimi i Partisë Demokratike: Pas përmbytjes, Ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌