14:48 Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues të lartë për Gazën?
Last Updated on 20/01/2026 by EL
Diplomati bullgar dhe ish-ministri i Jashtëm, Nikolay Mladenov, do të udhëheqë administratën kalimtare në Rripin e Gazës, konfirmoi të premten Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimit, Mladenov do të mbajë postin e përfaqësuesit të lartë për Gazën.
Lajmi vjen tre muaj pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, grupit që qeveris Gazën dhe konsiderohet terrorist nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian.
MarrĂ«veshja u arrit me ndĂ«rmjetĂ«simin e Shteteve tĂ« Bashkuara dhe ishte hapi i parĂ« i planit tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump, pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« GazĂ«. EmĂ«rimi i njĂ« administrate kalimtare nĂ« enklavĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e kĂ«tij plani.
NĂ« rolin e tij si pĂ«rfaqĂ«sues i lartĂ« pĂ«r GazĂ«n, Nikolay Mladenov âdo tĂ« veprojĂ« si lidhje nĂ« terrenâ ndĂ«rmjet Bordit pĂ«r Paqe, njĂ« strukturĂ« qĂ« SHBA-ja po e krijon pĂ«r tĂ« ushtruar pĂ«rkohĂ«sisht kontroll mbi qeverisjen e GazĂ«s dhe Komitetit KombĂ«tar pĂ«r Administrimin e GazĂ«s, i cili do tĂ« funksionojĂ« si qeveri e pĂ«rkohshme, nĂ«n mbikĂ«qyrjen e Bordit pĂ«r Paqe, thuhet nĂ« njoftimin e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.
Ai âdo tĂ« mbĂ«shtesĂ« mbikĂ«qyrjen e Bordit nĂ« tĂ« gjitha aspektet e qeverisjes, rindĂ«rtimit dhe zhvillimit tĂ« GazĂ«sâ, thuhet nĂ« njoftim.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua me të, më herët në janar, dhe tha se ai do ta udhëheqë autoritetin kalimtar në Gazë.
Në të kaluarën, Mladenov ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, ka qenë deputet dhe eurodeputet.
Po ashtu, ka mbajtur poste të larta në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe ka përvojë në ndërmjetësimin mes Izraelit dhe Hamasit.
Deputet, eurodeputet, ministĂ«râŠ
Nikolay Mladenov ka lindur më 5 maj të vitit 1972 në Sofje. Ai ka përfunduar studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje dhe ka një diplomë master në Shkenca Ushtarake nga Kolegji Mbretëror në Londër.
Karrierën politike e ka nisur në Bashkimin e Forcave Demokratike (SDS), ku ka shërbyer edhe si zëdhënës i partisë. Në vitin 2001, ai është zgjedhur deputet në Kuvendin e 39-të të Bullgarisë nga radhët e ODS-së.
Pas përfundimit të mandatit në vitin 2005, ai ka punuar si konsulent për Bankën Botërore dhe për organizata të tjera ndërkombëtare në Evropën Juglindore dhe Lindjen e Mesme, thuhet në biografinë e tij zyrtare.
Para se është emëruar ministër i Jashtëm, Mladenov ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian. Ai është zgjedhur në vitin 2007 nga lista e partisë GERB dhe ka qenë ndër eurodeputetët e parë bullgarë pas anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.
Në vitin 2009, ai i është bashkuar Qeverisë së parë të Boyko Borisovit si ministër i Mbrojtjes.
Një vit më vonë, më 2010, është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, duke zëvendësuar Rumjana Zhelevën pas dorëheqjes së saj, dhe e ka mbajtur këtë post deri në përfundimin e mandatit të Qeverisë së GERB-it në vitin 2013.
Ai e ka mbajtur kĂ«tĂ« post gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« PranverĂ«s Arabe, njĂ« valĂ« protestash dhe kryengritjesh nĂ« vendet arabe qĂ« kanĂ« nisur nĂ« vitin 2010 â disa prej tĂ« cilave janĂ« shndĂ«rruar edhe nĂ« luftĂ«ra civile.
Në vitin 2012, Mladenov ka organizuar në Bullgari një takim të opozitës siriane, ku kanë marrë pjesë grupe të ndryshme kundërshtare të regjimit të atëhershëm të Bashar al-Assadit.
Veprimtaria në Lindjen e Mesme
Në vitin 2013, atëkohë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e ka emëruar Nikolay Mladenovin përfaqësues të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Irakun.
Ky emërim është bërë në një periudhë kur siguria në këtë vend ka qenë seriozisht e rrezikuar nga përplasjet mes Qeverisë dhe grupeve të armatosura.
NĂ« vitin 2015, Mladenov Ă«shtĂ« emĂ«ruar koordinator i OKB-sĂ« pĂ«r procesin e paqes nĂ« Lindjen e Mesme â post qĂ« e ka mbajtur deri nĂ« vitin 2020.
Ai ka ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit gjatë një periudhe të tensionuar dhe ka mbështetur idenë e zgjidhjes së konfliktit përmes negociatave, ka shkruar Associated Press (AP) në një publikim në fillim të janarit.
Agjencia ka cituar diplomatë që kanë thënë se puna e tij ka fituar besimin si të përfaqësuesve izraelitë, ashtu edhe të atyre palestinezë.
Sipas diplomatit tĂ« pensionuar izraelit, Alon Bar, Mladenov arriti âtĂ« krijojĂ« marrĂ«dhĂ«nie besimi me nivelin politik nĂ« Izrael, pĂ«rfshirĂ« kryeministrin Netanyahuâ. NjĂ«kohĂ«sisht, âai fitoi besim tĂ« madh edhe nga pala palestinezeâ, ka thĂ«nĂ« ai pĂ«r AP-nĂ«.
Ish-ministri palestinez, Ahmed Majalani, Ă«shtĂ« cituar tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« se Mladenov âna njeh neve dhe i njeh shumĂ« mirĂ« izraelitĂ«t, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« avantazh i madhâ.
Në vitin 2021, Mladenov ka marrë një çmim nga presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, për kontributin e tij në paqen në Lindjen e Mesme.
Në vitin 2020, Mladenov është propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, si përfaqësues i OKB-së në Libi, dhe emërimi i tij është miratuar nga Këshilli i Sigurimit. Megjithatë, ai e ka tërhequr kandidaturën, duke cituar arsye personale.
Dosjet âPandoraâ
Nikolay Mladenov Ă«shtĂ« njĂ« nga dy bullgarĂ«t, emrat e tĂ« cilĂ«ve janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« hetimin ndĂ«rkombĂ«tar gazetaresk Dosjet âPandoraâ, nĂ« vitin 2021.
AtĂ«herĂ«, faqja BIRD ka raportuar se Mladenov ka regjistruar njĂ« kompani âoffshoreâ, apo jashtĂ« shtetit, e cila nuk ka pasur aktivitet, por ai nuk e ka deklaruar.
Sipas mediave, kompania âAfron Enterprises Ltd.â, Ă«shtĂ« themeluar mĂ« 9 gusht tĂ« vitit 2013, ndĂ«rsa disa ditĂ« mĂ« parĂ« â mĂ« 2 gusht 2013 â ai Ă«shtĂ« emĂ«ruar pĂ«rfaqĂ«sues i OKB-sĂ« nĂ« Irak.
Mladenov ka konfirmuar ekzistencën e kompanisë, por ka thënë se ajo nuk ka funksionuar, sepse planet e tij për biznes kanë ndryshuar pas regjistrimit dhe ai ka filluar punë në OKB. Ai nuk ka mundur të kujtonte saktësisht procedurat dhe datat e regjistrimit gjatë intervistës për BIRD-in.
Sipas AP-sĂ«, Mladenov aktualisht jeton nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, ku punon si drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i AkademisĂ« Diplomatike âAnwar Gargashâ. ĂshtĂ« i martuar dhe ka tre fĂ«mijĂ«.
Si do të qeveriset Gaza?
Plani 20-pikĂ«sh i Trumpit pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« GazĂ« parashikon qĂ« enklava tĂ« administrohet nga njĂ« qeveri e pĂ«rkohshme, e quajtur Komiteti KombĂ«tar pĂ«r Administrimin e GazĂ«s.
Ky komitet do të mbikëqyret nga Bordi për Paqe, përbërja e të cilit u bë publike të premten nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas njoftimit, Trump do të jetë kryetar i Bordit, ndërsa pjesë e tij janë gjithashtu: sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari special, Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i fondit të investimeve Apollo Global Management, Marc Rowan, presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe këshilltari i Trumpit, Robert Gabriel.
Plani i SHBA-ve parashikon, gjithashtu, çarmatosjen e Hamasit dhe vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gazë. Komandant i tyre është emëruar gjeneral-major Jasper Jeffers, ish-komandant i operacioneve speciale të SHBA-ve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Plani ka marrë mbështetje të gjerë në OKB, ku është miratuar një rezolutë që autorizon forcat ndërkombëtare të stabilizimit për të garantuar sigurinë në Gazë, aprovon administratën kalimtare nën kontrollin e Trumpit dhe parashikon një mundësi të ardhshme për një shtet të pavarur palestinez.
Plani i SHBA-ve hyri në fuqi në tetor, pas arritjes së një armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të cilët luftuan për më shumë se dy vjet.
Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në vitin 2023, duke vrarë mbi 1 mijë e 200 njerëz dhe duke marrë qindra pengje.
Në përgjigje, Izraeli filloi bombardime në Gazë dhe më pas vendosi bllokadë totale të enklavës, duke shkaktuar uri masive.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi, numri i viktimave ka kaluar 70 mijë./et


























AsĂ quedaron los dos trenes accidentados en Adamuz, CĂłrdoba 