Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Mystras të Greqisë, ku një 55-vjeçar dyshohet se ka mbajtur trupin e pajetë të babait të tij 90-vjeçar në një frigorifer për rreth dy vjet e gjysmë, me qëllim që të vazhdonte të përfitonte pensionin e tij dhe atë të nënës së ndjerë.
Sipas hetimeve paraprake, nëna e 55-vjeçarit kishte ndërruar jetë më herët, ndërsa pensioni i saj përfitohej nga bashkëshorti, babai 90-vjeçar i të arrestuarit.
Rasti doli në dritë pasi autoritetet në Laconia morën informacion se 90-vjeçari, i lindur në vitin 1936, nuk ishte parë prej një kohe të gjatë.
Gjatë hetimeve, policia kontaktoi djalin e tij 55-vjeçar, i cili deklaroi se babai ishte larguar nga zona dhe jetonte në Athinë.
Megjithatë, pas verifikimeve, hetuesit kontaktuan motrën e 55-vjeçarit, e cila jeton në Athinë. Ajo u tha autoriteteve se nuk e kishte parë babanë prej vitesh dhe se ai jetonte me vëllain e saj.
Dyshimet çuan në një kontroll policor, në prani të prokurorit, në një hotel në pronësi të 55-vjeçarit, i cili ishte i mbyllur dhe përdorej prej tij si banesë.
Gjatë kontrollit në bodrumin e godinës, policia zbuloi trupin e 90-vjeçarit brenda një frigoriferi. Në ambientet e hotelit u gjet dhe u sekuestrua gjithashtu një armë me ajër.
55-vjeçari u arrestua dhe, gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se pranoi ngjarjen. Ai deklaroi se babai kishte ndërruar jetë rreth dy vjet e gjysmë më parë nga shkaqe natyrore dhe se kishte fshehur trupin në frigorifer për të vazhduar të merrte pensionin e tij.
Sipas deklarimeve të tij, ai përfitonte edhe pensionin e nënës së ndjerë, i cili i kalonte babait si përfitues.
Në vendngjarje mbërritën një mjek ligjor dhe specialistë të Zyrës së Hetimit Penal të Spartës. Për trupin është urdhëruar kryerja e autopsisë, e cila pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.
Ndaj 55-vjeçarit janë ngritur akuza për dëshmi të rreme, mashtrim të përsëritur dhe shkelje të legjislacionit për armët. Ai pritet të dalë para prokurorit, ndërsa hetimet nga autoritetet kompetente vijojnë./mxh
Imami Bekir Halimi, i cili u shpall non grata nga Ministria e Brendshme, duke i ndaluar hyrjen në Shqipëri për 10 vjet, pas informacioneve të strukturave të Antiterrorit se veprimtaria e tyre përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare, e ka cilësur këtë veprim si padrejtësi.
Përmes një reagimi publik, ai falenderoi të gjithë ata që janë shqetësur për këtë vendim, ndërsa shton se ia ka kushtuar jetën ngritjes së vetëdijes fetare tek populli dhe kontributit patriotik për zhvillimin kombëtar.
Me tej, ai thotë se do të vazhdojë të kërkoj drejtësi dhe do të kontribuojë vazhdimisht për të ndërtuar shtete të drejta e funksionale ku çdo qytetar do ndihet i nderuar dhe i privilegjuar me të drejta të garantuar
âSot gjithĂ« ditĂ«n pasi doli lajmi i shpalljes non-grata tĂ« emrit tim, kisha telefonata tĂ« shumta nga shumĂ« miq, dashamirĂ«, intelektualĂ«, gazetarĂ« e biznesmenĂ« tĂ« brengosur nga ky vendim.
UnĂ« falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« mĂ« kanĂ« thirrĂ« e mĂ« kan shkruar e juu them Allahu ju shpĂ«rbleftĂ«, ju mĂ«shiroftĂ« e ju gĂ«zoftĂ«. ĂshtĂ« mĂ«rzi kur tĂ« bĂ«het padrejtĂ«si sidomos atyre personave qĂ« ia kanĂ« kushtuar jetĂ«n ngritjes sĂ« vetĂ«dijes fetare tek populli ynĂ« dhe kontributit patriotik pĂ«r zhvillimin tonĂ« kombĂ«tar.
Kështu e ka jeta.
Ne do vazhdojmĂ« tĂ« kĂ«rkojmĂ« drejtĂ«si e tĂ« luftojmĂ« padrejtĂ«sitĂ« e do tĂ« mundohemi tĂ« kontribuojmĂ« vazhdimisht pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar shtete tĂ« drejta e funksionale ku cdo qytetar do ndihet i nderuar dhe i privilegjuar me tĂ« drejta tĂ« garantuar dhe mirĂ«qenie ekonomike, me njĂ« jetĂ« tĂ« rehatshme ku dĂ«shmojmĂ« atdhedashuri e patriotizĂ«m, duke i edukuar fĂ«mijĂ«t me fe dhe nder qĂ« tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« kontribuojnĂ« pĂ«r ti bĂ«rĂ« shtetet tona mĂ« tĂ« mira e mĂ« tĂ« pĂ«rparuara. TĂ« mos lejojmĂ« ta braktisin kĂ«tĂ« vend tĂ« rinjtĂ« tanĂ«. Ishalla sa mĂ« shpejt korrigjohet kjo padrejtĂ«si e gabimâ, tha Halimi./mxh
Një agjent i FBI-së akuzohet se ka përvetësuar mbi 900 mijë dollarë në kriptomonedha nga llogari që monitoroheshin nga agjencia në kuadër të një hetimi për sigurinë kombëtare.
Patrick Steven Yaroch ishte pjesĂ« e njĂ« ekipi hetimor qĂ« po merrej me njĂ« çështje qĂ« pĂ«rfshinte njĂ« âshtet armiqĂ«sorâ.
Sipas deklaratĂ«s sĂ« tij, ai ishte i âfrustruarâ sepse nuk mund tĂ« ndĂ«rhynte mĂ« vendosmĂ«risht pĂ«r tĂ« ndaluar njĂ« person tĂ« paidentifikuar tĂ« hynte nĂ« kĂ«to llogari.
Prokurorët thonë se, duke shfrytëzuar privilegjet e tij të aksesit në sistemet e brendshme të FBI-së, Yaroch transferoi fondet në kriptomonedha në llogarinë e tij personale.
âMenjĂ«herĂ« sapo FBI-ja mori dijeni pĂ«r kĂ«to akuza, ndĂ«rmorĂ«m veprime tĂ« menjĂ«hershme, nisĂ«m njĂ« hetim dhe javĂ«n e kaluar ekzekutuam urdhrin e arrestitâ, deklaroi njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i ByrosĂ«.
NjĂ« muaj para arrestimit, Yaroch kishte pyetur ChatGPT-nĂ«: âNĂ«se do tĂ« kisha rreth njĂ« milion dollarĂ« dhe do tĂ« doja tĂ« largohesha nga Shtetet e Bashkuara pĂ«r tâu bĂ«rĂ« rezident ose shtetas i njĂ« vendi tĂ« Bashkimit Evropian, ku do tĂ« shkoja?â
Sipas dokumenteve të cituara, përgjigjja përmendte zona si Cilento në Itali ose rajonin Dão në Portugali, duke i përshkruar si vende të përshtatshme për një stil jetese më të qetë, të lidhur me bujqësinë ose vreshtarinë./mxh
Ndërsa përpiqet të dalë nga paraburgimi dhe po përballet me gjykimin për 13 akuza penale në GJKKO, një tjetër front hetimor po ngushton rrethin ndaj Erion Veliajt. SPAK po thellon verifikimet për të gjitha udhëtimet jashtë vendit të kryebashkiakut të Tiranës gjatë viteve 2022-2023, si edhe për shpenzimet e kryera gjatë tyre, të cilat, sipas hetimeve, në pjesën dërrmuese nuk rezultojnë të jenë deklaruar sipas kërkesave të ligjit.
SPAK Ă«shtĂ« duke vijuar hetimet pĂ«r dosjen âVeliaj 2â dhe, sikurse VNA ka raportuar mĂ« herĂ«t, Ă«shtĂ« duke verifikuar tĂ« gjitha udhĂ«timet e Erion Veliajt jashtĂ« vendit, si dhe shpenzimet e kryera, tĂ« cilat rezultojnĂ« se nuk janĂ« deklaruar sipas ligjit.
Nga dokumentacioni i sekuestruar pranë Bashkisë së Tiranës dhe verifikimet në sistemin TIMS rezulton se kryebashkiaku, përgjatë viteve 2022-2023, ka kryer mbi 100 udhëtime në destinacione të ndryshme të botës.
Përgjatë kësaj kohe, kur Veliaj ndodhej jashtë vendit, në Tiranë publikoheshin pamje të tij sikur ishte në krye të detyrës, duke mbjellë pemë apo inauguruar shkolla e kopshte, ndërkohë që, sipas hetimeve, këto materiale ishin regjistruar më herët.
Një tjetër detaj që është konstatuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit është se shpenzimet për këto udhëtime nuk janë deklaruar, në pjesën dërrmuese të tyre, në deklaratat e pasurisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Ky hetim mund tâi sjellĂ« Erion Veliajt akuza tĂ« reja penale, ndĂ«rsa ai vijon pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« qelinĂ« e paraburgimit, ku mbahet qĂ« prej 10 shkurtit 2025.
Aktualisht, Erion Veliaj po gjykohet në GJKKO për 13 akuza penale, së bashku me bashkëshorten e tij dhe disa të pandehur të tjerë./mxh
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdhër të Edi Ramës, është bërë pagesë prej rreth 848 milionë lekësh (rreth 8.5 milionë euro) drejt kompanisë Soft & Solution, në pronësi të Ermal Beqirit, ndërsa ky i fundit ndodhet i arrestuar në Francë.
Kryedemokrati Berisha shkruan se, pagesa Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« âme urdhĂ«r tĂ« Edi RamĂ«sâ dhe lidhet me kontrata tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit (AKSHI). Sipas tij, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« kontratĂ« pĂ«r âpĂ«rmirĂ«simin e shĂ«rbimeve elektronike me teknologji mikroservisiâ.
Denoncimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:
848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!
TĂ« dashur miq,
Pavarësisht se është i arrestuar për qindra milionë euro vjedhje në AKSHI, kopshtin privat të Edi Ramës për llogari të këtij të fundit, Rama urdhëron të shpërblehet sot edhe me 8.5 milionë euro të tjera kështjellari i tij.
Ky është shteti i kreut të Meduzës, apo padrinos së organizatës kriminale.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:
âPĂ«rshĂ«ndetje, Doktor. Ermal Beqirit i kanĂ« kaluar sot, me urdhĂ«r nga lart, nga Ministria, gati 8 milionĂ« e ca euro, me njĂ« pĂ«rshkrim pĂ«r AKSHI-n, pĂ«r mirĂ«mbajtje kompjuterike: 848,000,000 lekĂ« pĂ«r Soft & Solution.
AKSHI-PĂ«rmirĂ«simi i shĂ«rbimeve elektronike me teknologji mikroservisi. KontratĂ« nr. prot. 116, datĂ« 13.12.2024, Ministria e Financave, TiranĂ«.â/mxh
Fermerët në mbarë Evropën po paralajmërojnë për një rënie të prodhimit ushqimor dhe rritje të çmimeve, pasi kulturat bujqësore po dëmtohen nga temperaturat ekstreme, thatësira dhe zjarret.
Edhe ullishtat janë prekur rëndë, ndërsa kriza klimatike po sjell temperatura rekord në kontinent. Si pasojë, çmimi i vajit të ullirit, i cili tashmë mbetet në nivele të larta, pritet të nisë të rritet sërish.
Temperaturat përvëluese në Francë kanë ngadalësuar edhe zhvillimin e rrushit në rajonet e njohura të verës, si Champagne, Bordeaux dhe Burgundy, duke rrezikuar një prodhim më të ulët dhe një nga vjeljet më të hershme të regjistruara ndonjëherë.
Në rajonin e Champagne, prodhuesit presin që vjelja të nisë rreth datës 15 gusht, afërsisht një muaj më herët se sa ishte zakon disa dekada më parë. Rendimenti i rrushit pritet të jetë rreth 10% më i ulët se vitin e kaluar.
NĂ« SpanjĂ«, Ministria e BujqĂ«sisĂ« parashikon qĂ« prodhimi i drithĂ«rave pĂ«r sezonin 2026â2027 tĂ« bjerĂ« nga 24 milionĂ« tonĂ« nĂ« pak mĂ« shumĂ« se 18.5 milionĂ« tonĂ«. Ky parashikim Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rpara se zjarret tĂ« shkaktonin dĂ«me tĂ« mĂ«tejshme.
Kjo ndodh megjithëse fermerët spanjollë janë më të përshtatur me kushtet e nxehta dhe të thata, duke kultivuar varietete më rezistente ndaj temperaturave të larta dhe duke përdorur më shumë sisteme ujitjeje dhe rezervuarë uji për të përballuar periudhat e thatësirës.
Edhe Bashkimi Evropian ka ulur parashikimet për prodhimin e një sërë kulturash bujqësore. Prodhimi i lulediellit, pritet të jetë 7% më i ulët se parashikimet e mëparshme. Ndërkohë, prodhimi i misrit është ulur me 6%, ndërsa parashikimet për patatet dhe sojën janë reduktuar me 3%.
Megjithatë, disa vende janë prekur më pak. Rumania ka përfituar nga reshje më të shumta, ndërsa prodhimi i grurit në Itali ka treguar qëndrueshmëri.
Organizata bujqësore spanjolle ASAJA bëri të ditur se zjarret kanë shkaktuar dëme të drejtpërdrejta në pemishte, vreshta, toka bujqësore dhe sera, duke prekur agrumet, avokadot, bajamet, perimet dhe ullishtat. Ndërkohë, stresi nga mungesa e ujit dhe temperaturat ekstreme kanë ndikuar negativisht edhe në prodhimin e domateve dhe misrit.
Sipas organizatës, shqetësimi kryesor nuk lidhet me kufizimet në tregtinë ndërkombëtare, por me rritjen e kostove të prodhimit.
Prodhuesit e vajit të ullirit presin një tjetër rritje të çmimeve gjatë këtij viti, pasi kultivuesit po përballen me kombinimin e temperaturave ekstreme, thatësirës dhe, në disa zona, edhe zjarreve.
Këtë verë janë djegur ullishte në Greqi, Itali dhe Portugali. Edhe pemët që i shpëtuan flakëve janë dëmtuar nga hiri dhe ndotja e ajrit. Temperaturat e larta kanë favorizuar gjithashtu shtimin e dëmtuesve, sëmundjeve dhe stuhive të forta, duke ndikuar edhe në madhësinë e frutave.
Ămimi global i vajit tĂ« ullirit ka shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie pas kulmit tĂ« dy viteve mĂ« parĂ«, i nxitur nga kĂ«rkesa e lartĂ«, moti i nxehtĂ« dhe i thatĂ«, si dhe pĂ«rhapja e dĂ«mtuesve dhe sĂ«mundjeve. MegjithatĂ«, nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, çmimi mesatar i njĂ« shisheje njĂ« litĂ«rshe me vaj ulliri ekstra tĂ« virgjĂ«r mbetet mbi 7 paund dhe ka nisur tĂ« rritet sĂ«rish muajt e fundit.
Sarah Vachon, themeluese e grupit Citizens of Soil, tha se nëse kushtet atmosferike nuk përmirësohen shpejt, çmimet pritet të rriten gjatë vjeshtës, pasi do të ketë më pak ullinj të përshtatshëm për prodhimin e vajit.
Edhe Walter Zanre, drejtues i degĂ«s britanike tĂ« markĂ«s Filippo Berio, tha se megjithĂ«se temperaturat nĂ« SpanjĂ« kanĂ« qenĂ« mĂ« pranĂ« normales sesa nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« EvropĂ«s, pemĂ«t po vuajnĂ« nga thatĂ«sira, e cila mund tâi detyrojĂ« tĂ« humbasin frutat para pjekjes.
Sipas tij, kombinimi i humbjeve të frutave nga thatësira dhe një sezoni më të hershëm të korrjes do të monitorohet nga afër gjatë javëve në vijim, pasi të dy faktorët mund të ndikojnë ndjeshëm në prodhimin dhe çmimet e vajit të ullirit gjatë vitit të ardhshëm.
Edhe MbretĂ«ria e Bashkuar Ă«shtĂ« goditur nga thatĂ«sira e vazhdueshme. TregtarĂ«t me shumicĂ« po detyrohen tĂ« importojnĂ« produkte bazĂ«, si sallata âicebergâ dhe brokoli, nga Spanja dhe vende tĂ« tjera, ndĂ«rsa fermerĂ«t britanikĂ« kanĂ« paralajmĂ«ruar mungesa nĂ« treg.
Jason Bull, drejtor i kompanisë importuese Eurostar Commodities, tha se valët e përsëritura të të nxehtit kanë përshpejtuar pjekjen dhe korrjen e kulturave dimërore në pjesën më të madhe të Evropës, duke shkurtuar periudhën kritike të mbushjes së kokrrës dhe duke ulur madhësinë, cilësinë dhe rendimentin e prodhimit.
Ai shtoi se ndërsa korrjet dimërore mbeten të kënaqshme në shumë vende, kulturat verore përballen me një rrezik shumë më të madh për shkak të thatësirës, mungesës së lagështisë në tokë dhe temperaturave të larta gjatë lulëzimit. Kulturat e ujitura po japin rezultate më të mira, por kërkesa në rritje për ujë dhe kufizimet e mundshme të ujitjes përbëjnë një rrezik shtesë.
Bull theksoi se Turqia përbën përjashtimin pozitiv të këtij sezoni, pasi pranvera e freskët dhe me reshje ka sjellë rendimente rekord për kulturat dimërore dhe perspektiva të favorshme edhe për ato verore.
Edhe Italia po shfaq rezultate pozitive, veçanërisht në prodhimin e grurit të butë që përdoret për miellin e ëmbëlsirave dhe biskotave. Komisioni Evropian parashikon një rritje prej 10% të prodhimit italian, falë rendimenteve më të larta. Një vit të mirë ka pasur edhe Rumania, pas disa sezonesh të vështira të shkaktuara nga thatësira.
Ndërkohë, analisti i tregut të drithërave Cezar Gheorghe parashikon që prodhimi i misrit në Rumani të arrijë në 8.2 milionë tonë këtë vit, më shumë se vlerësimi zyrtar prej 7.75 milionë tonësh për vitin 2025./mxh
Rihanna ka bërë një rikthim spektakolar në festivalin tradicional Crop Over 2026 në Barbados, duke tërhequr vëmendjen me një nga paraqitjet e saj më të bujshme të viteve të fundit.
Këngëtarja dhe themeluesja e markës Fenty, 38 vjeçe, mori pjesë në Grand Kadooment Day, parada kryesore e festivalit, e veshur me një kostum karnavalesh plot ngjyra, i personalizuar nga stilistja barbadiane Lauren Austin.
Rihanna shkëlqen në Crop Over 2026, rikthehet në Barbados me
Look-u i saj përfshinte një kostum me prerje të guximshme, të zbukuruar me gurë të çmuar, një kurorë madhështore dhe krahë gjigantë me pendë në nuanca turkezi, rozë dhe portokalli, duke e kthyer menjëherë në qendrën e vëmendjes
Rihanna shkëlqen në Crop Over 2026, rikthehet në Barbados me
Pas pjesëmarrjes së fundit në vitin 2024, rikthimi i Rihannës në festivalin më të madh të vendlindjes së saj u prit me entuziazëm nga fansat, ndërsa pamjet nga parada po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale./mxh
Renditja e pagave minimale në Europë ndryshon ndjeshëm kur ato llogariten sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për gjysmën e dytë të vitit 2026, vetëm tetë nga 29 vendet europiane rritën pagën minimale bruto midis janarit dhe korrikut 2026, ndërsa inflacioni në eurozonë arriti në 3.2% gjatë së njëjtës periudhë. Kjo do të thotë se në disa vende, punonjësit me pagë minimale humbën fuqi blerëse në terma realë.
Luksemburgu kryeson, Bullgaria e fundit në BE
Në terma nominalë, Luksemburgu ka pagën minimale mujore bruto më të lartë në Europë, me 2,771 euro. Brenda Bashkimit Europian, paga minimale më e ulët regjistrohet në Bullgari, me 620 euro. Kur përfshihen edhe vendet kandidate për në BE, Ukraina renditet e fundit me vetëm 169 euro në muaj.
Pesë vende kanë pagë minimale mbi 2,000 euro në muaj:
Luksemburgu â 2,771 euro
Irlanda â 2,391 euro
Gjermania â 2,343 euro
Holanda â 2,338 euro
Belgjika â 2,234 euro
Franca â 1,867 euro.
Në grupin e mesëm renditen Sllovenia (1,482 euro), Spanja (1,425 euro), Lituania (1,153 euro), Polonia (1,119 euro), Qiproja (1,088 euro), Greqia (1,073 euro), Portugalia (1,073 euro) dhe Kroacia (1,050 euro).
Më shumë se gjysma e vendeve me të dhëna të disponueshme kanë pagë minimale nën 1,000 euro në muaj.
Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë, edhe pas hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekësh bruto. Pas lë vetëm Moldavinë dhe Ukrainën.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që raportohen nga Eurostat-i kanë tashmë paga minimale më të larta se Shqipëria.
Turqia (621âŹ), Maqedonia e Veriut (624âŹ), Mali i Zi (670âŹ) dhe Serbia (743âŹ).
Malta (994âŹ), Estonia (946âŹ), Ăekia (923âŹ), Sllovakia (915âŹ) dhe Hungaria (906âŹ) janĂ« tĂ« gjitha mĂ« afĂ«r nivelit tĂ« 1,000âŹ.
Shqipëria e fundit në Europë sipas fuqisë blerëse
Kur pagat minimale maten sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), renditja ndryshon ndjeshëm dhe diferencat midis vendeve ngushtohen.
PPS është një njësi që mat sa mallra dhe shërbime mund të blehen realisht në secilin vend, duke ofruar një krahasim më të drejtë të nivelit të jetesës.
Sipas kësaj metode, paga minimale varion nga 705 PPS në Shqipëri deri në 2,164 PPS në Gjermani. Pra fuqia blerëse e pagës minimale në Shqipëri mbetet ndër më të ulëtat në kontinent.
Shqipëria renditet e fundit me 705 PPS. Brenda BE-së, paga minimale më e ulët sipas fuqisë blerëse regjistrohet në Estoni me 935 PPS, e ndjekur nga Letonia me 938 PPS.
Turqia dhe Bullgaria gjithashtu mbeten nën nivelin e 1,000 PPS.
Rumania dhe Maqedonia e Veriut përmirësojnë pozicionin.
Krahasimi mes renditjes nominale dhe asaj sipas fuqisë blerëse tregon se fitueset më të mëdhenj janë Rumania dhe Maqedonia e Veriut.
Rumania ngjitet nga vendi i 20-të në të 12-in, ndërsa Maqedonia e Veriut nga vendi i 24-t në të 16-in, duke fituar nga tetë pozicione secila.
Edhe Serbia, Kroacia dhe Bullgaria përmirësuan ndjeshëm renditjen e tyre.
HumbĂ«sen mĂ« tĂ« madhe e pĂ«rfaqĂ«son Estonia, e cila zbret nga vendi i 16-tĂ« nĂ« tĂ« 26-in. Letonia, Ăekia dhe Qiproja humbasin gjithashtu katĂ«r pozicione secila.
Vetëm tetë vende rritën pagën minimale
Nga 29 vendet e analizuara, vetëm tetë rritën pagën minimale në periudhën janar-korrik 2026:
Maqedonia e Veriut â 6.9%
Rumania â 6.8%
Estonia â 6.8%
Belgjika â 5.8%
Greqia â 4.5%
Luksemburgu â 2.5%
Franca â 2.4%
Holanda â 1.9%
Në të gjitha vendet e tjera paga minimale mbeti e pandryshuar, pavarësisht inflacionit. Malta regjistroi inflacion 8.2%, Qiproja 5.4% dhe Holanda 4.7%.
Pesë vende të BE-së pa pagë minimale ligjore
Pesë vende të Bashkimit Europian nuk kanë një pagë minimale të përcaktuar me ligj:
Italia
Danimarka
Suedia
Austria
Finlanda
Në këto vende, nivelet minimale të pagave përcaktohen kryesisht përmes marrëveshjeve kolektive midis sindikatave dhe punëdhënësve./Mxh
Vullkani i Zjarrit (VolcĂĄn de Fuego) nĂ« GuatemalĂ«, njĂ« nga vullkanet mĂ« aktivĂ« nĂ« AmerikĂ«n Qendrore, ka shpĂ«rthyer sĂ«rish, duke nxjerrĂ« nĂ« atmosferĂ« njĂ« re tĂ« madhe hiri, gazrash dhe copash shkĂ«mbinjsh tĂ« nxehtĂ«, e cila ngrihet 4â5 kilometra mbi vullkan, njoftoi sot agjencia kombĂ«tare pĂ«r menaxhimin e fatkeqĂ«sive, CONRED.
CONRED ka shpallur alarmin portokalli, niveli i dytë më i lartë i gatishmërisë për emergjenca.
Fshatrat e para pranë vullkanit, që ndodhet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala Siti, janë evakuuar.
âBanorĂ«t janĂ« strehuar nĂ« qendra emergjente, ndĂ«rsa mĂ« shumĂ« se 600 persona janĂ« zhvendosur nĂ« zona tĂ« sigurtaâ, tha zĂ«dhĂ«nĂ«sja e CONRED-it, Valeria UrĂzar.
Për shkak të situatës janë pezulluar edhe mësimet në shkolla.
Sipas saj, rreth 29 mijë banorë në disa zona janë prekur nga shpërthimi, kryesisht për shkak të rënies së hirit vullkanik.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i afrohen vullkanit dhe grykave të thella në shpatin juglindor të tij, pasi ato mund të përshkohen nga rrjedha të rrezikshme të materialeve vullkanike.
Instituti i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë njoftoi se vullkani ndodhet aktualisht në fazën më intensive të shpërthimit, ndaj kërkoi marrjen e masave mbrojtëse në një rreze prej 10 kilometrash.
Sipas medieve, disa turistĂ« janĂ« ngjitur nĂ« vullkanin fqinj âAcatenangoâ, pavarĂ«sisht ndalimit tĂ« autoriteteve, pĂ«r tĂ« parĂ« nga afĂ«r shpĂ«rthimin dhe pĂ«r tĂ« publikuar video nĂ« rrjetet sociale.
Vullkani i Zjarrit, me njĂ« lartĂ«si prej afro 3,800 metrash, ndodhet nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n âUnaza e Zjarrit e PaqĂ«soritâ, njĂ« brez qĂ« pĂ«rfshin zonat me aktivitetin mĂ« tĂ« lartĂ« sizmik dhe vullkanik nĂ« botĂ«, nga Azia deri nĂ« AmerikĂ«n Latine.
Ky është një nga vullkanet më aktivë në Amerikën Qendrore.
Vetëm vitin e kaluar ai pati dy shpërthime të mëdha, ndërsa një shpërthim i fuqishëm në vitin 2018 shkaktoi vdekjen e rreth 200 personave./mxh
Një zjarr i madh pyjor, që ka përfshirë një rezervat natyror në lindje të Holandës, vijon të jetë jashtë kontrollit, megjithëse autoritetet thanë se situata është stabilizuar pasi flakët u përhapën gjatë orëve të para të mëngjesit.
Rreth 250 zjarrfikës dhe helikopterë ushtarakë për shuarjen e zjarreve, janë angazhuar në operacion, njoftuan autoritetet e sigurisë.
Deri tani, zjarri ka përfshirë rreth 100 hektarë tokë. Një zëdhënës i autoriteteve tha se përpjekjet janë përqendruar në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Zjarri shpĂ«rtheu dje nĂ« rezervatin natyror âDe Rosmolenâ, pranĂ« kufirit me GjermaninĂ«, pĂ«r shkaqe qĂ« ende nuk janĂ« pĂ«rcaktuar.
Erërat dhe temperaturat e larta, bënë që flakët të përhapeshin me shpejtësi në majat e pemëve.
Qindra zjarrfikës luftuan me flakët gjatë gjithë natës. Banorëve të zonës u është kërkuar të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert për shkak të tymit të dendur.
Përkohësisht u pezullua edhe qarkullimi hekurudhor mes Boxmeer dhe Venray.
Era e fortë e tymit është përhapur edhe në anën gjermane të kufirit, duke shqetësuar banorët e distriktit Kleve, sipas shërbimit lokal zjarrfikës.
Autoritetet gjermane thanë se ndikimi i tymit ndryshon në varësi të drejtimit dhe shpejtësisë së erës, por theksuan se nuk ka rrezik për popullsinë.
Deri më tani, shërbimi zjarrfikës i Holandës nuk ka kërkuar ndihmë shtesë, por zjarrfikësit në Kleve janë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme.
Si masë paraprake, edhe banorëve të Kleves u është rekomanduar të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert./mxh
Një studim i ri ka zbuluar mekanizmin biologjik që lidh statinat, ilaçet më të përdorura në botë për uljen e kolesterolit, me dhimbjet muskulore që bëjnë shumë pacientë të ndërpresin trajtimin, shkruan salute.eu.
Statinat kanë shpëtuar miliona jetë duke ulur rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru, por prej më shumë se 30 vitesh shkencëtarët përpiqeshin të kuptonin pse tek disa persona ato shkaktojnë dhimbje dhe dobësi muskulore.
Sipas studiuesve të McMaster University në Kanada, mekanizmi që dëmton muskujt është i ndryshëm nga ai që mbron zemrën dhe ul kolesterolin.
Kjo do të thotë se në të ardhmen mund të zhvillohen statina që ruajnë përfitimet për sistemin kardiovaskular, pa shkaktuar efektet anësore në muskuj.
Studimi tregon se dëmtimi i muskujve nuk shkaktohet nga një sulm i jashtëm, por lidhet me çrregullimin e metabolizmit energjetik të qelizave muskulore.
Ky zbulim sfidon bindjen e deritanishme se përfitimet dhe efektet anësore të statinave janë të pandashme.
Nëse rezultatet konfirmohen nga studime të tjera, kjo mund të hapë rrugën për gjenerata të reja statinash, më të sigurta dhe më të tolerueshme, duke u mundësuar pacientëve të vazhdojnë terapinë pa u detyruar ta ndërpresin për shkak të dhimbjeve muskulore./mxh
Do i bie shkurt. Studjuesit social-politikĂ« le tâi marrin temat e mia dhe tâi bejne dizertacione.
Altruizmi Efektiv
âNĂ« njĂ« botĂ« ku pabarazia ekonomike ka arritur pĂ«rmasa thuajse feudale â ku njĂ« figurĂ« e vetme si Elon Musk zotĂ«ron mĂ« shumĂ« pasuri sesa gjysma e tĂ« gjithĂ« popullsisĂ« amerikane sĂ« bashku â pyetja se si duhet menaxhuar dhe rishpĂ«rndarĂ« kapitali Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« themelore.
Si përgjigje ndaj këtij polarizimi ekstrem janë ngritur formula nga më të ndryshmet: nga doktrinat etike akademike te lëvizjet e reja politike, e deri te përshtatjet oportuniste pragmatike.
NĂ« qendĂ«r tĂ« kĂ«tij debati qĂ«ndron âAltruizmi Efektivâ, njĂ« koncept sa interesant aq edhe i polemizuar, pasojat e tĂ« cilit reflektohen si nĂ« qendrat e fuqisĂ« botĂ«rore, ashtu edhe nĂ« realitetin politik shqiptar.
âAltruizmi Efektiv: Origjina, MbĂ«shtetĂ«sit dhe Dilema Etike
âAltruizmi Efektiv (EA) lindi nĂ« ambientet akademike tĂ« Universitetit tĂ« Oksfordit nĂ« fund tĂ« viteve 2000, i formĂ«suar nga filozofĂ«t si Toby Ord dhe William MacAskill, mbi themelet e utilitarizmit tĂ« filozofit australian (hebre) Peter Singer. Ideja bazĂ« e lĂ«vizjes Ă«shtĂ« pĂ«rdorimi i tĂ« dhĂ«nave shkencore, racionalixmur dhe efikasitetit matematik pĂ«r tĂ« maksimizuar ndikimin e çdo dollarit tĂ« dhuruar.
PĂ«rballe polarizimit tĂ« pasurisĂ«, EA nuk propozon rrĂ«zimin e sistemit kapitalist, por optimizimin e tij: tĂ« pasurit nxitĂ«n tĂ« bĂ«jnĂ« sa mĂ« shumĂ« para (earn to give) me qĂ«llim qĂ« tâi riorientojnĂ« ato drejt kauzave me rendimentin mĂ« tĂ« lartĂ« njerĂ«zor, si luftimi i malaries apo mbrojtja nga rreziqet e InteligjencĂ«s Artificiale.
âKjo filozofi tĂ«roqi menjĂ«herĂ« elitarĂ«t e teknologjisĂ« dhe financĂ«s:
Miliarderë si Dustin Moskovitz (hebre, bashkëthemelues i Facebook) dhe bashkëshortja e tij Cari Tuna bënë EA shtyllën e fondacioneve të tyre
Krijuesi i Ethereum, Vitalik Buterin (hebre), si dhe sipërmarrësi estonez Jaan Tallinn i derdhën fitimet e tyre në këtë lëvizje.
Igor Kurganov: Ka origjinë hebreje nga Rusia/Gjermania.
Hija mĂ« e rĂ«ndĂ« mbi sinqeritetin e Altruizmit Efektiv ra me rĂ«nien e Sam Bankman-Fried (hebre), themeluesit tĂ« bursĂ«s FTX. SBF prezantohej si ikona e EA, por u zbulua se pĂ«rdorte etikĂ«n e lĂ«vizjes dhe justifikimin âpĂ«r tĂ« mirĂ«n e pĂ«rgjithshmeâ pĂ«r tĂ« mbuluar mashtrime masive financiare.
âKjo zbuloi edhe hipokrizinĂ« e thellĂ« tĂ« lĂ«vizjes: shpesh Altruizmi Efektiv shĂ«rben si njĂ« thikĂ« me dy presa. Nga njĂ«ra anĂ«, ai ka shpĂ«tuar objektivisht qindra mijĂ«ra jetĂ« pĂ«rmes transparencĂ«s sĂ« bamirĂ«sisĂ«; nga ana tjetĂ«r, ai funksionon si njĂ« lloj âindulgjence moderneâ pĂ«r miliarderĂ«t, duke u dhĂ«nĂ« atyre mbulesĂ« morale pĂ«r tĂ« mos prekur strukturat e padrejta qĂ« krijojnĂ« pabarazinĂ« nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«.
Ciniku
Me shume se njĂ« me kane thene âje cinikâ.
âCiniku Ă«shte nje ish idealist i lĂ«nduar.â â Carlin
Stanford University.
âEkosistemi i Stanfordit, Theo Baker dhe Altruizmi Efektiv si âNetworkingâ
âNĂ« SHBA, epiqentra e kĂ«saj lĂ«vizjeje u zhvendos shpejt nga Oksfordi nĂ« Universitetin e Stanfordit. I pozicionuar nĂ« zemĂ«r tĂ« Silicon Valley, Stanfordi u bĂ« djepi ku Altruizmi Efektiv pushoi sĂ« qeni thjesht filozofi dhe u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« mjet eksklusiv per networking. PĂ«r studentĂ«t e elitĂ«s dhe sipĂ«rmarrĂ«sit e rinj, anĂ«tarĂ«simi nĂ« klubet e EA nĂ« Stanford nuk ishte thjesht çështje dobie sociale, por rruga mĂ« e shpejtĂ« pĂ«r tâu lidhur me investitorĂ«t e kapitalit tĂ« rrezikshĂ«m (venture capitalists), pĂ«r tĂ« siguruar financime miliona dollarĂ«she dhe pĂ«r tâu integruar nĂ« rrethin e mbyllur tĂ« pushtetit teknologjik.
âKjo kulturĂ« e mbyllur dhe e korruptuar institucionalisht u ekspozua fuqishĂ«m nga Theo Baker (24 vj, hebre), njĂ« student gazetar nĂ« Stanford (djali i gazetarĂ«ve tĂ« njohur Peter Baker e Susan Glasser), i cili fitoi çmimin presticioz Polk Award pĂ«r investigimet e tij.
Theo Baker zbĂ«rtheu korrupsionin normativ nĂ« Stanford, duke nisur nga skandali i ish-presidentit tĂ« universitetit, Marc Tessier-Lavigne (i cili dha dorĂ«heqjen pas zbulimit tĂ« falsifikimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave kĂ«rkimore), e deri te lidhjet e ngushta financiare midis profesorĂ«ve, klubeve studentore tĂ« EA dhe oligarkĂ«ve tĂ« teknologjisĂ«. PĂ«rmes shkrimeve tĂ« Baker, doli nĂ« pah se si diskursi i âshpĂ«timit tĂ« botĂ«sâ pĂ«rdorej brenda kampusit pĂ«r tĂ« mbuluar konfliktet e interesit, mospĂ«rgjegjĂ«sinĂ« akademike dhe etjen e papĂ«rmbajtur pĂ«r kapital.
Socializmi Demokratik kundrejt Altruizmit Efektiv
âPĂ«rkundrejt qasjes elitare tĂ« Altruizmit Efektiv â i cili i beson vullnetit tĂ« miliarderĂ«ve pĂ«r tĂ« zbutur pabarazinĂ« â Socializmi Demokratik ngrihet si pĂ«rgjigje strukturore dhe politike. Kjo rrymĂ« argumenton se pabarazia nuk luftohet me lĂ«moshĂ« apo optimizim bamirĂ«sie, por me demokratizimin e ekonomisĂ«, taksimin progresiv tĂ« pasurisĂ«, fuqizimin e sindikatave dhe garancinĂ« e shĂ«rbimeve publike (shĂ«ndetĂ«si, arsim, strehim) si tĂ« drejta universale, jo si dhurata nga klasa e pasur.
âNĂ«se Altruizmi Efektiv pyet: âSi mund tâi pĂ«rdorĂ« njĂ« miliarder paratĂ« e tij mĂ« efikasitet?â, Socializmi Demokratik pyet: âPse lejohet ekzistenca e miliarderĂ«ve nĂ« njĂ« shoqĂ«ri ku njerĂ«zit nuk pĂ«rballojnĂ« dot jetesĂ«n?â
Ndër figurat publike bashkëkohore (afërsisht të shekullit XXI) që lidhen më së shumti me socializmin demokratik janë:
Bernie Sanders (hebre) â Socialisti demokrat mĂ« i njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht sot.
Zohran Mamdani â njĂ« emĂ«r i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i brezit tĂ« ri, megjithĂ«se nuk ka ende tĂ« njĂ«jtin profil ndĂ«rkombĂ«tar si Sanders ose Corbyn.
Alexandria Ocasio-Cortez â NjĂ« zĂ« kryesor progresist nĂ« SHBA; e lidhur me politika tĂ« socializmit demokratik.
Jeremy Corbyn â NjĂ« figurĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e socializmit demokratik nĂ« politikĂ«n britanike.
Thomas Piketty â Nuk Ă«shtĂ« politikan socialist demokrat, por studimet e tij mbi pabarazinĂ« kanĂ« ndikuar ndjeshĂ«m nĂ« mendimin socialist demokrat.
âReflektimi nĂ« Realitetin Shqiptar: Rama, Qori dhe PD
âKjo pĂ«rplasje ideologjike globale merr trajta mjaft specifike, shpesh hibride e groteske, kur transponohet nĂ« ambientin politik shqiptar.
Rama
âEdi Rama dhe âAltruizmi Efektiv Makiavelikâ
âKryeministri Edi Rama mund tĂ« interpretohet si pĂ«rfaqĂ«suesi tipik i asaj qĂ« mund tĂ« quhet AltruizĂ«m Efektiv Makiavelik. Qasja e tij pushtetare bazohet nĂ« premisĂ«n se mjetet e grumbullimit tĂ« kapitalit dhe pushtetit nuk kanĂ« rĂ«ndĂ«si etike: partneritetet me oligarkĂ«t, zhvillimi agresiv i pasurive tĂ« patundshme, lĂ«shimet ndaj kapitalit âinformalâ dhe kanalet e klientelizmit janĂ« thjesht âmjeteâ. NĂ« narrativĂ«n e tij, ky grumbullim i pushtetit absolut dhe kapitalit shĂ«rben pĂ«r tĂ« realizuar njĂ« âtĂ« mirĂ« mĂ« tĂ« madheâ pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« â si modernizimi i infrastrukturĂ«s, transformimi urban apo ndĂ«rtimi i njĂ« imazhi ndĂ«rkombĂ«tar turistik.
Kjo Ă«shtĂ« njĂ« qasje ku utilitarizmi ekstrem takon Makiavelin: korrupsioni ose pĂ«rqendrimi i kapitalit tolerohen, sepse konsiderohen âkosto efikaseâ pĂ«r tĂ« arritur rezultatin e dĂ«shiruar.
Qori
â
âNĂ« skenĂ«n opozitare, Arlind Qori (pĂ«rmes lĂ«vizjes BashkĂ«) pĂ«rfaqĂ«son tĂ« vetmen pĂ«rpjekje artikuluar tĂ« Socializmit Demokratik nĂ« ShqipĂ«ri. Diskursi i tij refuzon si bamirĂ«sinĂ« e tĂ« pasurve, ashtu edhe modelin e oligarkisĂ« sĂ« lidhur me shtetin. Qori vendos nĂ« qendĂ«r tĂ« betejĂ«s sĂ« tij strukturĂ«n ekonomike: tĂ« drejtat e punĂ«torĂ«ve, taksimin e oligarkĂ«ve, mbrojtjen e hapĂ«sirave publike dhe sfidimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« sistemit kapitalist klientelist. PĂ«r Qorin, zgjidhja e pabarazisĂ« shqiptare nuk vjen nga âbamirĂ«siaâ e pushtetarĂ«ve apo oligarkĂ«ve, por nga organizimi bazĂ« dhe drejtĂ«sia sociale nga poshtĂ«-lart.
PD
â
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) qendron jashtë trendeve ideologjike bashkëkohore.
Nuk pĂ«rqafoi qartesisht as âtĂ« djathtĂ«n e reâ.
NdĂ«rkohĂ« qĂ« bota diskuton pĂ«r rreziqet e etikĂ«s teknologjike, pabarazinĂ« e kapitalit ekstrem, apo balancat mes socializmit demokratik dhe neoliberalizmit, PD duket si e bllokuar nĂ« njĂ« diskurs tĂ« viteve â90.
Ajo nuk ofron një analizë të kapitalizmit modern, as një alternativë doktrinore ndaj modelit ekonomik të Edi Ramës. E mbërthyer në luftëra personale elitash, mbrojtje të interesave të ngushta klanore dhe retorikë të vjetruar anti-komuniste, PD po funksionon pa një bosht ideologjik të qartë, duke mbetur e paaftë për të absorbuar apo adresuar dinamikat reale të pabarazisë që shqetësojnë shoqërinë bashkëkohore.
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të spekulimeve se mund të jenë martuar larg syrit të publikut.
Ăifti u fotografua gjatĂ« njĂ« shĂ«titjeje nĂ« rrugĂ«t e Parisit, duke ecur tĂ« kapur pĂ«r dore dhe duke shijuar kohĂ«n sĂ« bashku. MegjithatĂ«, ajo qĂ« tĂ«rhoqi vĂ«mendjen e fansave nuk ishte vetĂ«m afĂ«rsia e tyre, por edhe unazat qĂ« tĂ« dy mbanin nĂ« gishtin e martesĂ«s, duke ndezur menjĂ«herĂ« aludimet pĂ«r njĂ« ceremoni tĂ« fshehtĂ«.
Dalja e tyre vjen pak javë pasi morën pjesë së bashku në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdon të mbetet një nga më diskretet në Hollywood.
Historia e dashurisë mes tyre u bë publike në fund të vitit 2023, por vetëm në maj të vitit të kaluar Gigi vendosi ta konfirmonte zyrtarisht përmes një fotografie në Instagram, ku shfaqej duke shkëmbyer një puthje me aktorin gjatë festës së ditëlindjes së saj.
Në një intervistë të dhënë më vonë për Vogue, modelja foli me admirim për partnerin e saj, duke e përshkruar si një njeri që e mbështet dhe me të cilin po jeton një periudhë shumë të lumtur.
Përveç marrëdhënies së tyre, të dy ndajnë edhe rolin e prindërve. Gigi është nëna e Khai, vajzës së saj me Zayn Malik, ndërsa Bradley ka vajzën Lea De Seine nga lidhja me Irina Shayk. Sipas burimeve pranë çiftit, familja mbetet prioriteti i tyre dhe fëmijët kalojnë shpesh kohë së bashku.
Megjithatë, as Gigi Hadid dhe as Bradley Cooper nuk kanë reaguar ndaj zërave për një martesë të mundshme. Deri në një konfirmim zyrtar, unazat e tyre vazhdojnë të ushqejnë spekulimet në rrjet./mxh
Autoritetet meksikane kanĂ« bĂ«rĂ« njĂ« zhvillim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« hetimet pĂ«r vrasjen e influencueses Valeria MĂĄrquez, e cila humbi jetĂ«n nĂ« maj tĂ« vitit 2025 teksa po transmetonte drejtpĂ«rdrejt nĂ« rrjetet sociale. Sipas hetuesve, urdhri pĂ«r ekzekutimin e 23-vjeçares dyshohet se Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« nga RamĂłn Ăngel Ălvarez Ayala, njĂ« nga drejtuesit e njohur tĂ« njĂ« karteli kriminal nĂ« MeksikĂ«.
Ălvarez Ayala u arrestua gjatĂ« njĂ« operacioni tĂ« forcave speciale nĂ« shtetin MichoacĂĄn. PĂ«rveç çështjes sĂ« Valeria MĂĄrquez, ai kĂ«rkohej edhe pĂ«r pĂ«rfshirje tĂ« dyshuar nĂ« organizimin e vrasjes sĂ« kryebashkiakut tĂ« Uruapanit, Carlos Manzo, nĂ« fund tĂ« vitit 2025.
Sipas hetimeve paraprake, motivi i dyshuar lidhet me marrĂ«dhĂ«nien qĂ« influencuesja kishte pasur me Francisco Ălvarez, djalin e tĂ« arrestuarit. Pas pĂ«rfundimit tĂ« lidhjes, i riu dyshohet se e kishte kĂ«rcĂ«nuar vazhdimisht Valerian dhe mĂ« pas i kishte kĂ«rkuar babait tĂ« ndĂ«rhynte kundĂ«r saj.
Ngjarja ndodhi më 13 maj 2025 në sallonin e bukurisë që 23-vjeçarja administronte në Jalisco. Një person i armatosur dhe me fytyrë të mbuluar hyri në lokal dhe hapi zjarr ndaj saj, duke e goditur disa herë. Valeria ndërroi jetë në vend, ndërsa gjithçka ndodhi gjatë një transmetimi live që po ndiqej nga mijëra persona.
Pamjet e sulmit u përhapën me shpejtësi në internet, duke shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë Meksikës dhe duke e kthyer rastin në një nga krimet më tëdiskutuara të vitit.
Ministri meksikan i Mbrojtjes Civile deklaroi se provat e mbledhura deri tani tregojnĂ« se Francisco Ălvarez kishte ushtruar presion dhe kĂ«rcĂ«nime ndaj ish-partneres sĂ« tij. Sipas tij, pista kryesore e hetimit Ă«shtĂ« se ai i kĂ«rkoi tĂ« atit tĂ« urdhĂ«ronte eliminimin e saj, megjithĂ«se kjo do tĂ« duhet tĂ« provohet pĂ«rmes procesit hetimor.
NdĂ«rkohĂ«, autoritetet vazhdojnĂ« punĂ«n pĂ«r identifikimin e personave qĂ« morĂ«n pjesĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« ekzekutim, si edhe tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« dyshohet se kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« organizimin e krimit. Arrestimi i RamĂłn Ăngel Ălvarez Ayala konsiderohet njĂ« hap kyç drejt zbardhjes sĂ« plotĂ« tĂ« çështjes./mxh
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po takohen në ambientet e Kuvendit, me synimin për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit, pas zgjedhjeve të qershorit.
Duke hyrĂ« nĂ« Kuvend, Kurti tha se ai ka mbĂ«shtetje tĂ« mjaftueshme pĂ«r Kuvendin dhe QeverinĂ«, por âpĂ«r zgjedhjen e presidentit nuk ka pĂ«rgjegjĂ«si vetĂ«m mazhoranca, por edhe opozitaâ.
LDK-ja ka thënë se është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve të reja. Megjithatë, partia e Abdixhikut ka thënë se dëshiron marrëveshje për tri institucionet: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.
Abdixhiku, ndërkaq, nuk është prononcuar për media se çfarë pret nga ky takim.
Ai ishte i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dhe ish-presidentja Vjosa Osmani.
Takimi vjen dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive për legjislaturën e njëmbëdhjetë.
MĂ« herĂ«t, kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, deklaroi se nĂ« takimin me Abdixhikun po shkonte me âme vullnet tĂ« mirĂ«, me gatishmĂ«ri pĂ«r marrĂ«veshjeâ.
Kurti po ashtu tha se në takim do të ishte edhe anëtari i kryesisë së LVV-së, Hekuran Murati.
âSynimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« bĂ«het konstituimi i institucioneve tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« 11-tĂ«. FatkeqĂ«sisht, dy partitĂ« e tjera nuk e konsideruan tĂ« nevojshme apo tĂ« arsyeshme qĂ« tĂ« takohemi. UnĂ« mendoj ndryshe. PĂ«rderisa me AleancĂ«n nuk jemi takuar fare, besoj qĂ« ka pasur shumĂ« nevojĂ« qĂ« tĂ« takohemi pĂ«rsĂ«ri me kryetarin e PDK-sĂ«. Tash, unĂ« do tĂ« shkoj atje me ministrin e Financave, qĂ« njĂ«kohĂ«sisht Ă«shtĂ« anĂ«tar i KryesisĂ« sĂ« VetĂ«vendosjes, Hekuran Muratinâ, tha Kurti mĂ« herĂ«t gjatĂ« 4 gushtit.
Kurti u dërgoi ftesa një ditë më parë edhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atij të Aleancës, Ardian Gjini, por që të dy refuzuan takimin me të.
Kryeministri në detyrë tha se dëshiron që sa më parë të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe vendi të ketë president të ri, duke përsëritur qëndrim se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.
PikĂ«risht mosarritja e konsensusit pĂ«r çështjen e presidentit nxiti zgjedhjet e 7 qershorit â tĂ« tretat qĂ« nga shkurti i vitit 2025.
LVV-ja ka fituar 58 mandate dhe së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë ka votat e mjaftueshme për të konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re, pasi për to kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh.
Megjithatë, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.
Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë.
Prandaj çështja e presidentit pritet të jetë në qendër të bisedimeve mes Kurtit e Abdixhikut.
Kjo është hera e dytë që Kurti takohet me Abdixhikun, pasi ai më 10 korrik kishte takuar ndaras atë, dhe kreun e PDK-së.
Pas takimit, Bedri Hamza i PDK-së kishte thënë se partia e tij do të mbetej në opozitë. Ndërkaq, Abdixhiku i LDK-së ishte shprehur i gatshëm për takime të reja./Mxh
Pjekuria emocionale është një nga themelet e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Kur një partner nuk është në gjendje të kuptojë në mënyrë të pjekur emocionet e veta ose të vlerësojë ndjenjat e një personi tjetër, kjo përfundimisht mund të çojë në keqkuptime, konflikte të shpeshta dhe besim të thyer.
Ndërsa papjekuria emocionale nuk do të thotë domosdoshmërisht që dikush është një person i keq, disa modele sjelljeje mund ta bëjnë të vështirë ndërtimin e një marrëdhënieje cilësore. Ja disa nga shenjat më të zakonshme që mund të tregojnë se partneri juaj nuk është ende i pjekur emocionalisht.
Njerëzit që kanë vështirësi në kuptimin ose vlerësimin e ndjenjave të të tjerëve shpesh nuk arrijnë të kuptojnë se si veprimet e tyre ndikojnë te partneri i tyre. Në vend që të përpiqen ta shohin situatën nga një perspektivë tjetër, ata shpesh besojnë se janë gjithmonë pala e dëmtuar.
Respektimi i kufijve personalë është një pjesë e rëndësishme e çdo marrëdhënieje të shëndetshme. Nëse partneri juaj i injoron dëshirat tuaja, nuk respekton nevojat tuaja ose ofendohet kur vendosni kufij të qartë, kjo mund të tregojë papjekuri emocionale.
Në vend që të zhvillojnë një bisedë të hapur, njerëzit e papjekur emocionalisht shpesh shmangin përballjen me mosmarrëveshjet ose ndryshojnë temën gjatë diskutimit, gjejnë justifikime ose ia kalojnë përgjegjësinë një personi tjetër. Një mënyrë e tillë komunikimi e bën të vështirë zgjidhjen e problemeve.
Kushdo mund të reagojë dhunshëm në situata stresuese, por nëse partneri shpesh ka shpërthime të papërshtatshme, e ka të vështirë të qetësohet ose reagimet e tij nuk janë në përputhje me situatën, kjo mund të jetë një shenjë se ai nuk i menaxhon emocionet e tij në një mënyrë të shëndetshme.
Nëse bisedat mbeten kryesisht sipërfaqësore dhe partneri juaj shmang të flasë për ndjenjat, planet ose çështjet e rëndësishme të jetës, mund të jetë e vështirë për të që të arrijë afërsi më të thellë emocionale. Me kalimin e kohës, kjo mund të lërë një ndjesi distance dhe ta bëjë të vështirë ndërtimin e një marrëdhënieje cilësore.
Njohja e këtyre modeleve nuk do të thotë që marrëdhënia nuk ka të ardhme, por mund të jetë një mundësi për të diskutuar sinqerisht problemet dhe për të vlerësuar nëse ekziston gatishmëria për të punuar së bashku në marrëdhënie./ET
Rregullat e reja të Bashkimit Evropian, që u kërkojnë kompanive të identifikojnë qartë përmbajtjen e krijuar ose të manipuluar nga Inteligjenca Artificiale (Al), kanë hyrë zyrtarisht në fuqi si pjesë e Aktit për Inteligjencën Artificiale (AI Act).
Sipas Nenit 50 tĂ« ligjit, ofruesit e chatbot-eve dhe sistemeve tĂ« tjera interaktive tĂ« Al-sĂ« duhet tâi informojnĂ« pĂ«rdoruesit kur janĂ« duke komunikuar me njĂ« sistem tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale, pĂ«rveç rasteve kur kjo Ă«shtĂ« e vetĂ«kuptueshme.
Komisioni Evropian thekson se platformat që krijojnë tekst, imazhe, video ose audio sintetike duhet të përdorin shënues teknikë të lexueshëm nga makinat, në mënyrë që materiali të mund të identifikohet si i gjeneruar ose i manipuluar nga Al.
Po ashtu, kompanitë dhe përdoruesit profesionistë që publikojnë deepfake ose përmbajtje të krijuar nga Al për tema me interes publik, e cila nuk i është nënshtruar verifikimit njerëzor apo kontrollit editorial, do të jenë të detyruar ta etiketojnë atë në mënyrë të qartë.
Sipas Komisionit Evropian, këto masa synojnë të kufizojnë mashtrimin, imitimin dhe dezinformimin, duke u mundësuar qytetarëve të dallojnë nëse materiali që shohin, dëgjojnë apo lexojnë është autentik.
Ligji parashikon përjashtime për veprat artistike, krijuese, satirike dhe fiktive që përmbajnë deepfake, ku etiketimi mbetet i detyrueshëm, por mund të paraqitet në një mënyrë që të mos ndikojë në përvojën e publikut.
Rregullat nuk zbatohen pĂ«r individĂ«t qĂ« pĂ«rdorin Al vetĂ«m pĂ«r qĂ«llime personale dhe jo komerciale. MegjithatĂ«, ata qĂ« e pĂ«rdorin rregullisht pĂ«r pĂ«rfitime ekonomike ose nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« biznesi apo aktiviteti profesional do tâu nĂ«nshtrohen kĂ«rkesave tĂ« reja.
Disa prej platformave mĂ« tĂ« mĂ«dha teknologjike i kanĂ« zbatuar kĂ«to praktika edhe pĂ«rpara hyrjes nĂ« fuqi tĂ« ligjit. TikTok njofton se ka etiketuar mbi 3 miliardĂ« video tĂ« krijuara me Al, ndĂ«rsa Meta pĂ«rdor etiketĂ«n âAI Infoâ nĂ« Facebook dhe Instagram kur identifikon pĂ«rmbajtje tĂ« gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. Edhe Google ka nĂ«nshkruar kodin e transparencĂ«s sĂ« BE-sĂ« dhe po zhvillon teknologji si SynthID dhe Content Credentials pĂ«r identifikimin e pĂ«rmbajtjes sĂ« krijuar nga Al./ET
Për dekada me radhë, librat konsideroheshin mënyra më e sigurt për të ruajtur dijen njerëzore.
Sot, paradoksalisht, janë pikërisht librat ata që po zhduken për të ushqyer Al.
Një seri raportimesh të The Washington Post, The Guardian dhe mediave të tjera prestigjioze kanë zbuluar një praktikë që deri pak muaj më parë zhvillohej larg syrit të publikut: kompani të mëdha të Al po blejnë në masë libra fizikë, i skanojnë faqe më faqe dhe më pas i shkatërrojnë.
âProjekti Panamaâ
Rasti më i dokumentuar është ai i kompanisë amerikane Anthropic, zhvilluese e chatbot-it Claude.
Dokumente tĂ« brendshme tĂ« publikuara gjatĂ« njĂ« procesi gjyqĂ«sor zbuluan ekzistencĂ«n e njĂ« projekti sekret me emrin âProject Panamaâ, qĂ« kishte njĂ« objektiv ambicioz: tĂ« krijonte bibliotekĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« mundshme pĂ«r trajnimin e modeleve tĂ« Al.
NĂ« dokumente thuhej qartĂ« se kompania ânuk dĂ«shironte qĂ« publiku ta dinteâ se po punonte pĂ«r skanimin masiv tĂ« librave. Brenda pak mĂ« shumĂ« se njĂ« viti u shpenzuan dhjetĂ«ra milionĂ« dollarĂ« pĂ«r blerjen e miliona librave tĂ« pĂ«rdorur. MĂ« pas, me makineri industriale, faqet kalonin nĂ« skanerĂ« me shpejtĂ«si tĂ« lartĂ« dhe kopjet fizike dĂ«rgoheshin pĂ«r riciklim.
Pse po blehen libra kur interneti është plot me informacion?
Përgjigjja është cilësia.
Interneti i sotëm është i mbushur me përmbajtje të krijuar nga vetë Al, shpesh me gabime, përsëritje dhe cilësi të dobët. Për kompanitë që zhvillojnë modele të reja, kjo përbën një problem serioz: nëse AI trajnohet me tekst të prodhuar nga AI, cilësia e saj mund të bjerë.
Prandaj librat janĂ« bĂ«rĂ« burimi mĂ« i çmuar i tĂ« dhĂ«nave. Ata pĂ«rmbajnĂ« tekst tĂ« redaktuar nga njerĂ«z, tĂ« strukturuar dhe me cilĂ«si shumĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« sesa pjesa mĂ« e madhe e internetit. Madje, dokumentet gjyqĂ«sore tregojnĂ« se drejtuesit e Anthropic besonin se librat do ta ndihmonin modelin tĂ« âmĂ«sonte tĂ« shkruante mirĂ«â, nĂ« vend qĂ« tĂ« imitonte gjuhĂ«n e dobĂ«t tĂ« internetit.
Alarmi i librashitësve
Fenomeni nuk ka kaluar pa u vënë re.
Në Australi, Holandë dhe vende të tjera, librashitësit kanë raportuar kërkesa të pazakonta për mijëra libra njëherësh, shpesh botime të rralla ose jashtë qarkullimit. Disa prej tyre dyshojnë se pas këtyre blerjeve fshihen ndërmjetës që furnizojnë kompanitë e Al.
Për shumë koleksionistë dhe ekspertë të librave të rrallë, problemi nuk është vetëm skanimi, por zhdukja e kopjeve fizike.
âNjĂ« libĂ«r Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« sesa teksti qĂ« pĂ«rmbanâ, shprehen specialistĂ«t e cituar nga The Guardian, duke theksuar se çdo botim mbart edhe vlerĂ« historike, kulturore dhe materiale.
A është e ligjshme?
Kjo është pika më e debatueshme.
NĂ« Shtetet e Bashkuara, njĂ« gjykatĂ« federale arriti nĂ« pĂ«rfundimin se skanimi i librave tĂ« blerĂ« ligjĂ«risht pĂ«r trajnimin e AI mund tĂ« konsiderohet âfair useâ (pĂ«rdorim i drejtĂ«), sepse krijon njĂ« pĂ«rdorim transformues tĂ« veprĂ«s. MegjithatĂ«, kjo nuk i shpĂ«toi kompanitĂ« nga proceset gjyqĂ«sore pĂ«r pĂ«rdorimin e kopjeve.
Anthropic pranoi të paguante 1.5 miliardë dollarë për të mbyllur një proces të madh gjyqësor me autorë dhe botues lidhur me përdorimin e librave, ndërsa gjykata bëri dallim mes materialeve të blera ligjërisht dhe atyre të siguruara në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë, edhe Meta përballet me padi nga botues të mëdhenj, të cilët pretendojnë se kompania ka përdorur miliona libra pa autorizim për të trajnuar modelet e saj të AI.
Një debat që sapo ka nisur
PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« histori, librat nuk po blihen pĂ«r tâu lexuar, por pĂ«r tâu copĂ«tuar.
Për kompanitë e Al, ato janë lëndë e parë për të ndërtuar modele gjithnjë e më të zgjuara.
Për autorët, botuesit dhe librashitësit, kjo ngre pyetje shumë më të mëdha se teknologjia: çfarë ndodh kur trashëgimia kulturore e njerëzimit trajtohet si një material i konsumueshëm?
Debati nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e autorit apo me zhvillimin e Al. Ai prek vetë mënyrën se si njerëzimi do ta ruajë dijen në epokën digjitale. /ET
Përdorues të shumtë të aplikacionit WhatsApp në vende të ndryshme të botës kanë raportuar se llogaritë e tyre janë bllokuar papritur.
Kompania Meta, pronare e aplikacionit, ka konfirmuar se është duke hetuar problemin dhe po punon për ta zgjidhur atë.
Sipas raportimeve, disa përdorues kanë humbur qasjen në llogaritë e tyre pa paralajmërim, ndërsa të tjerë kanë marrë njoftime se llogaritë janë pezulluar për shkak të aktiviteteve të dyshimta.
Ende nuk është bërë e qartë se çfarë e ka shkaktuar valën e bllokimeve, por dyshohet se problemi lidhet me sistemet automatike të sigurisë së WhatsApp-it, të cilat përdoren për të zbuluar spam-in, keqpërdorimet dhe aktivitetet e pazakonta.
Meta ka nisur punën për identifikimin e shkakut dhe rikthimin e qasjes për përdoruesit e prekur. Kompania u ka kërkuar përdoruesve që të ndjekin procedurat zyrtare të verifikimit në rast se llogaria e tyre është bllokuar gabimisht.
WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdorura të komunikimit në botë, me miliarda përdorues, dhe çdo ndërprerje ose problem me llogaritë mund të prekë komunikimin personal dhe atë të biznesit në shkallë globale. /ET