Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

22:57 “Aty, sapo kisha…”/ Më e bukur sot se në ’95-n, Monika Kryemadhi “sqaron” përmirësimin e pamjes ndër vite!

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer sërish komentet mbi ndryshimet e dukshme në paraqitjen e Monika Kryemadhit. Diskutimi u rindez pas një reagimi të fundit të saj, ku ajo sqaroi se një nga fotot e përdorura për krahasim i përket vitit 2000, periudhë kur sapo kishte sjellë në jetë djalin e saj.

“Kjo foto është nga viti 2000, kur sapo kam lindur djalin tim”, – u shpreh Monika, duke tentuar të vërë në kontekst krahasimet që po qarkullojnë online.

Megjithatë, për shumë ndjekës, ndryshimi në pamjen e saj mbetet i pamohueshëm. Pamjet e fundit të Monikës gjatë qëndrimit në Big Brother VIP tregojnë një transformim që, sipas komentuesve, nuk mund të justifikohet vetëm me kalimin e viteve apo me përdorimin e një fotografie të vjetër. Nga stili i veshjes, te tiparet e fytyrës dhe linjat trupore, diferenca është e dukshme.

Për kritikët, reagimi i saj perceptohet si një përpjekje për të mbrojtur imazhin personal, ndërsa të tjerë theksojnë se krahasimi me një foto të para më shumë se dy dekadash nuk e zbeh faktin se pamja e saj sot është dukshëm ndryshe nga ajo e viteve të hershme.

Kjo deklaratë, në vend që të mbyllë debatin, duket se ka nxitur edhe më shumë reagime në rrjetet sociale. Ndjekësit vazhdojnë të komentojnë se ndryshimet janë reale dhe të dukshme, duke e kthyer paraqitjen e Monika Kryemadhit në një nga temat më të diskutuara të momentit./mxh

“Zoti Kryeministër, dinjitet përpara lëmoshësh!”

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Nga Ervin Baku

Zoti Kryeministër,

Mësova që keni akorduar një bonus prej 150 € për personat me aftësi të kufizuar… Dhe njerëzit tuaj e shesin këtë për arritje të madhe??? Për drejtësi??? Turpi ju mbuloftë! Jetoni dot ju të mjerë me kaq Lekë??? Hë mo, më thoni??? Jetoni dot ju me kaq Lekë??? Por mirë mo, turp nuk keni??? Turp, turp, turp!!!

Zoti Kryeministër,
Po ju, si kontrollor i këtyre më lart☝, jetoni dot ju me kaq Lekë???

Dëgjo, bëni një të mirë për këtë vend… Dhe fillojeni nga kjo shtresë… Pse??? Po sepse, nesër, secili prej jush, secili prej nesh, mund të jetë nesër në vendin e tyre. Vëreni veten tuaj në vendin e tyre! Vetëm 5 minuta, dhe jo më shumë! Ata/o meritojnë të jetojnë sot me të paktën 1 % të luksit që jetoni ju…

Do pyesni ju këta vartësit tuaj, “kush është ky që ka shkruajtur këtë status”?
Po mirë, kaq shpejt më harruat… Jam Ervin Baku. I Strasburgut dhe Brukselit… Jam Ai që më thonit, “sa bukur i realizon këto inervistat me Doris Pakun”… Kemi bërë shumë intervista edhe bashkë, në Strasburg dhe Bruksel, por tani ju jeni bërë Mbret dhe keni harruar nga vini.

Dëgjo Mbret, bëj diçka për këta që bota i quan me aftësi të kufizuar… Fiiloje nga këta, vije veten vetëm 5 minuta në vend të tyre.

Mos më keqkupto të lutem… Të gjithë këtë që ngrita më lart, e bëra për ata, për ato… Që ju i perbuzni dhe nuk i jepni atë që vërtet meritojnë.

Nuk e ngrita këtë problem për vete… Mos iu refero fotografisë… Unë vërtet eci me 2 paterica, por jam më i fortë se 10 veta bashkë… Nuk kam marrë asnjë qindarkë nga Shteti. Më kanë mbajtur shpatullat e mia të çelikta!

Mbret, jepi të drejtën! Jepi të drejtën atyre që ju i quani “ndryshe”! Ju lutem!

22:45 Rusia vazhdon të përparojë/ Ukraina humbet një tjetër qytet

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i Siverskut, i cili është i përfshirë nga betejat, ndërsa Rusia vazhdon përparimin e saj të qëndrueshëm, edhe pse të ngadaltë.

Ushtria ukrainase tha se u tërhoq për të ruajtur jetën e ushtarëve tanë dhe aftësinë luftarake të njësive, duke shtuar se forcat ruse kishin një avantazh në fuqi punëtore.

Pushtimi i Siverskut e afron Rusinë më shumë me qytetet e fundit të mbetura të “rripit të fortesës”, Sloviansk dhe Kramatorsk, që janë ende në duart e ukrainasve në rajonin industrial të Donetskut.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët thanë se tre persona, përfshirë një fëmijë të vogël, u vranë në sulmet masive me dronë dhe raketa ruse gjatë natës në Ukrainë.

Para pushtimit rus, Siversku kishte rreth 11,000 banorë. Dy javë më parë, Rusia kishte raportuar tashmë kontrollin mbi qytetin, por Ukraina e mohoi këtë pretendim në atë kohë. Siversku është shfarosur praktikisht si qytet gjatë shumë muajsh luftimesh të ashpra.

Moska aktualisht kontrollon rreth 75% të rajonit të Donetskut dhe rreth 99% të Luhanskut fqinj. Rajonet njihen kolektivisht si Donbas.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vazhdimisht se trupat ukrainase duhet të tërhiqen nga i gjithë Donbasi ose Rusia do ta pushtojë atë, duke hedhur poshtë çdo kompromis se si t’i jepet fund luftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qenë nën presion të fortë nga homologu i tij amerikan Donald Trump për t’ia lëshuar të gjithë Donbasin Rusisë gjatë negociatave të paqes të udhëhequra nga Uashingtoni.

Zelensky deri më tani ka hedhur poshtë çdo lëshim territorial dhe në vend të kësaj ka kërkuar garanci të forta sigurie për Ukrainën në çdo zgjidhje të mundshme.

Negociatat e paqes, që përfshinin takime të ndara të zyrtarëve amerikanë me homologët e tyre ukrainas dhe rusë, vazhduan gjatë fundjavës, por nuk u raportua ndonjë përparim. Sipas Zelensky, SHBA-të kishin propozuar një armëpushim për Krishtlindje, por Rusia e hodhi poshtë idenë./mxh

22:37 Shtohet turizmi dimëror/ Mbi gjysmë milioni vizitorë, dominojnë kërkesat për Korçën dhe Beratin

Synimi i bizneseve për të kthyer sektorin e turizmit në gjithëvjetor duke shpalosur edhe oferta të leverdishme, i kanë nxitur mbi gjysmë milion turistë të vizitonin Shqipërinë në Nëntor rreth 4.2% krahasuar me një vit më parë.

Interesi sipas operatorëve turistik është rritur ndjeshëm nga të huajt për të vizituar në dimër destinacionet kryesore si Korça dhe Berati.

Janë turistët nga Evropa, Amerika dhe Lindja e Mesme që vijnë më së shumti. Të cilët kryesisht vijnë për pushime, biznes, transit dhe trajtime shëndetësore.

Të huaj vijnë por shqiptarët gjithnjë e më shumë po preferojnë të udhëtojnë jashtë. Sipas operatorëve rreth 25% më shumë kanë qenë kërkesat këtë fundvit kryesisht edhe për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Vetëm në nëntor daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2025 janë 645 mijë e 434 turistë./mxh

22:21 Izraeli zgjat ndalimin e Al Jazeera-s: Minon sigurinë shtetërore

Parlamenti izraelit njoftoi sot se ka miratuar një amendament që u lejon autoriteteve të zgjasin deri në fund të vitit 2027 ndalimin e transmetimit të mediave të huaja të akuzuara për cenimin e sigurisë shtetërore.

I miratuar në prill 2024 gjatë luftës në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit, ligji synonte kryesisht kanalin katarian al Jazeera, të cilin autoritetet e akuzuan se shërbente si një mjet propagande për terroristët palestinezë, raporton The Times of Israel.

Fillimisht, ligji ishte i kufizuar në gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në fillim të luftës, e shkaktuar nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.

Sipas ligjit, i cili lejon masa të tilla edhe në mungesë të një gjendjeje të jashtëzakonshme, nëse kryeministri përcakton se një media e huaj përbën një kërcënim për sigurinë shtetërore, ministri i komunikimit mund të urdhërojë ndërprerjen e transmetimeve të saj, me kusht miratimin e kabinetit ose një komiteti ministror.

Sipas tekstit të projektligjit, ministri është gjithashtu i autorizuar të mbyllë zyrat e transmetuesit, të sekuestrojë pajisjet e tij të transmetimit dhe të bllokojë faqen e tij të internetit./mxh

22:12 Ja disa fustane të mrekullueshëm për natën e Vitit të Ri, nën 50 euro! (Lifestyle)

Nata e Vitit të Ri nuk kërkon gjithmonë një buxhet të madh për të shkëlqyer. Kemi zgjedhur për ju 10 fustane elegante dhe festive, të gjitha nën 50 euro, që do t’ju bëjnë të dukeni mahnitëse pa u shqetësuar për portofolin.

Nga fustanet midi e të gjatë, deri tek ato të shkurtër, nga kadifeja dhe sateni tek modelet me xixa dhe gurë të vegjël, ka nga diçka për çdo stil. Mund të zgjidhni mëngë të gjata ose pa mëngë, silueta elegante apo vajzërore, sipas preferencës tuaj.

Ngjyrat klasike që nuk dështojnë kurrë janë e kuqe, bordo, e zeza dhe blu marine, por për një nuancë më festive, provoni bronzin ose të bardhën. Për ta kompletuar look-un, shtoni një palë çizme me rrip të gjatë, një çantë elegante dhe një pallto me lesh artificial.

Edhe me një buxhet modest, mund të dukeni si ylli i festës. Zgjidhni fustanin tuaj të preferuar dhe për të filluar vitin me stil dhe shkëlqim./mxh

22:08 Drogoi dhe abuzoi me gruan e tij për 13 vjet, 49-vjeçari britanik përballet me 56 akuza

Në Britaninë e Madhe, një burrë dyshohet se e ka droguar dhe përdhunuar gruan e tij nga burra të tjerë për më shumë se 13 vjet. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se gjashtë burra janë në gjyq, të akuzuar për mbi 60 krime seksuale të kryera kundër një gruaje të vetme, ish-gruas së njërit prej tyre.

Policia në Ëiltshire në Angli bëri të ditur se pesë nga gjashtë burrat, të moshës midis 31 dhe 61 vjeç, akuzohen për përdhunim.

Philip Young, 49 vjeç, nga Swindon por që jeton në Enfield, ish-burri i viktimës, akuzohet për 56 krime seksuale, jo vetëm për sulm të drejtpërdrejtë seksual, por edhe për drogimin e ish-gruas së tij për ta detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale me burra të tjerë.

Ai do të përballet gjithashtu me akuza për posedim të pornografisë me fëmijë.

Sipas policisë britanike viktima është 48-vjeçarja Joanne Young, dhe po bëhet publik emri i saj me kërkesë të saj të shprehur, pasi “ka hequr dorë nga e drejta e saj ligjore për anonimitet”.

Abuzimi ndaj saj është kryer midis viteve 2010 dhe 2023. Si ish-bashkëshorti i saj, i cili është në paraburgim, ashtu edhe pesë të akuzuarit e tjerë, të cilët u liruan me kusht, priten nesër për një seancë dëgjimore para gjyqtarëve në Gjykatën e Kurorës Swindon.

Rasti të kujton atë të francezes Gisèle Pelicot, viktimë e abuzimit të rëndë seksual nga bashkëshorti i saj Dominique dhe dhjetëra burrave të tjerë për afërsisht dhjetë vjet. Një rast për të cilin u dhanë disa dënime një vit më parë, përfshirë një dënim me 20 vjet burg për vetë Dominique Pelicot./mxh

21:58 Egnatia shpallet kampione dimri! Rrogozhinasit mposhtin Teutën

Egnatia fitoi 0-1 ndaj Teutës në ndeshjen e javës së 18-të, e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Takimi u vendos nga goli i Kastriot Selmanit në minutën e 61-të. Teuta gjeti rrjetën më herët me Jurgens, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Ndeshja ishte e balancuar dhe u karakterizua nga raste në të dyja portat.

Në minutat e fundit, Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Aljev me karton të kuq. Portieri Dajsinani u dallua me pritje vendimtare, duke ruajtur avantazhin e skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 37 pikëve dhe shpallet kampione e dimrit. Teuta mbetet pa pikë në këtë përballje në shtëpi./mxh

21:40 Blero, drejt martesës së tretë? Fotoja që befasoi ndjekësit!

Blero Muharremi di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut, por këtë herë duket se ka arritur ta çojë kuriozitetin në një tjetër nivel. Një postim i bërë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Instagram ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale dhe për t’i lënë ndjekësit e tij mes habisë dhe pikëpyetjeve.

Këngëtari publikoi një fotografi bardh e zi, e thjeshtë në pamje, por me një simbolikë të fortë. Në imazh shfaqet një fustan nusërie elegant, me detaje delikate dantelle dhe material sateni – një veshje që lidhet drejtpërdrejt me një nga momentet më të rëndësishme në jetën e një gruaje. Pa fytyrë, pa identitet, fotoja vetëm sa e shtoi misterin.

Për ta bërë postimin edhe më domethënës, Blero e shoqëroi imazhin me mbishkrimin “Të dua”, duke shtuar edhe emoji-n e gotave të shampanjës që trokiten. Ky kombinim mjaftoi që fansat të shpërthenin në komente, duke ngritur menjëherë dyshime dhe teori të ndryshme.

A kemi të bëjmë me një martesë të re? Nëse po, kjo do të ishte hera e tretë që Blero shkon drejt altarit, pas dy martesave të mëparshme që kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. Nga ana tjetër, duke njohur natyrën artistike të këngëtarit, nuk përjashtohet mundësia që postimi të jetë pjesë e një projekti të ri muzikor apo një strategjie të menduar për të krijuar zhurmë./mxh

21:27 Nëse jeni çift, këto 4 biseda duhet t’i bëni patjetër para Vitit të Ri! (Lifestyle)

Fundi i vitit sjell me vete më shumë sesa festa dhe plane për pushime. Për shumë njerëz, kjo periudhë shndërrohet në një moment reflektimi, ku lind nevoja për të parë pas dhe për të menduar për atë që vjen. Pikërisht për çiftet, ky tranzicion është një mundësi e artë për të ndalur ritmin dhe për t’u lidhur më thellë me njëri-tjetrin.

Sipas psikologëve të cituar nga Forbes, çiftet që arrijnë të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme në kohë janë ata që nuk shmangin bisedat e vështira, por i përballin ato me ndershmëri dhe mirëkuptim. Para se të hapet një kapitull i ri, ekspertët sugjerojnë që çiftet të mbyllin atë që po lënë pas përmes disa diskutimeve të sinqerta.

Ja katër biseda që ndihmojnë në krijimin e një marrëdhënieje më të fortë dhe më të vetëdijshme për vitin e ardhshëm:

Çfarë na afroi më shumë këtë vit
Në vend që vëmendja të përqendrohet vetëm tek problemet, është e rëndësishme të njihen momentet e mira. Kujtimi i gjërave që funksionuan dhe shprehja e mirënjohjes për përpjekjet e njëri-tjetrit rrit ndjenjën e sigurisë dhe afërsisë emocionale.

Çfarë na lodhi ose na largoi
Çdo vit sjell sfida, dhe ato nuk duhet të injorohen. Të flasësh hapur për situatat që kanë krijuar tension ose keqkuptime ndihmon çiftin të shmangë grumbullimin e pakënaqësive dhe të ndërtojë një komunikim më të shëndetshëm.

Si duam ta përjetojmë marrëdhënien vitin që vjen
Përtej planeve konkrete, çiftet përfitojnë shumë kur diskutojnë për ndjesitë që duan të kenë bashkë: më shumë qetësi, më shumë argëtim, më shumë lidhje emocionale. Këto biseda i ndihmojnë të krijojnë rituale të vogla dhe synime që ushqejnë ndjenjën e bashkësisë.

Çfarë është e panegociueshme për ne
Çdo lidhje ka elemente që e mbajnë të fortë. Qoftë koha cilësore së bashku, respekti për hapësirën personale apo mënyra si zgjidhen konfliktet, identifikimi i këtyre “pikave të shenjta” i jep marrëdhënies stabilitet dhe qartësi.

Kur këto biseda zhvillohen me qetësi dhe mirëkuptim, viti i ri nuk nis thjesht me dëshira, por me një bazë më të fortë emocionale. Dhe pikërisht kjo është dhurata më e mirë që një çift mund t’i bëjë vetes përpara se ora të shënojë mesnatën./mxh

20:55 Pse zgjoheni të çorientuar në mëngjes dhe a ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar?

Shumë njerëz e gjejnë veten të çorientuar dhe të lodhur në mëngjes, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të fjetur mirë, dhe pyesin veten nëse kjo është një shenjë e një problemi më serioz me shëndetin e tyre.

Psikologia Zoe Gotts i tha Metro.co.uk se zgjimi dhe humbja e vetëdijes për një kohë të shkurtër mund të jetë shqetësuese, por në shumicën e rasteve kjo gjendje është e padëmshme.

“Kjo zakonisht ndodh gjatë një gjendjeje të njohur si inerci gjumi, periudha kalimtare e lodhur midis gjumit dhe zgjimit të plotë. Kur zgjohemi nga faza më të thella të gjumit ose ëndrra të gjalla, trurit mund t’i duhet pak kohë për të ‘riorientuar’ veten, që do të thotë se kujtesa, konteksti dhe ndërgjegjësimi hapësinor nuk përputhen menjëherë”, shpjegoi ajo.

Konsulentja e gjumit në The Sleep Works, Maryanne Taylor, shton se kjo ndjenjë konfuzioni mund të ndodhë ndërsa truri “zgjohet” në faza.

“Vetëdija bazë fillon të veprojë e para, por zonat përgjegjëse për orientimin, kujtesën dhe kontekstin zgjasin pak më shumë. Je i vetëdijshëm për disa sekonda, por nuk je plotësisht i orientuar ndaj mjedisit përreth”, tha ajo.

Ka disa gjëra që e bëjnë më të mundshme që të zgjoheni pak të lodhur – duke përfshirë gjumin e dobët ose të ndërprerë, stresin, ankthin, alkoolin ose sëmundjen, si dhe zgjimin e papritur kur bie alarmi.

“Kur sistemi nervor është tashmë nën stres, truri mund të ketë vështirësi të ‘ndërrojë marshin’ shpejt, duke çuar në ato pak momente çorientuese para se të kthehet në normalitet”, tha ajo.

Mbani mend se duhet të konsultoheni me një mjek nëse kjo ju ndodh shpesh ose shoqërohet me probleme të tjera, të tilla si kujtesa e dobët dhe konfuzioni që vazhdon gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës./e.t

20:47 Kremlini sulmon rrjetin CNN për “Ujqërit e Rusisë”: Urime, keni rënë edhe më poshtë…!

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj në mënyrë të ashpër rrjetit mediatik CNN, në lidhje me një artikull në faqen e internetit të medies amerikane, i cili ngre pyetjen nëse “drerët e Laplandit janë në rrezik zhdukjeje nga ujqërit rusë”.

Konkretisht, në postimin e saj, Zakharova shkroi:

“Urime që arritët edhe më poshtë! Tani sanksionet me sa duket do të synojnë ujqërit rusë, të cilët, sipas gazetarëve të CNN dhe ekspertëve finlandezë, po terrorizojnë drerët e Laplandës.

Logjika është e qartë: kushdo që nuk merr një dhuratë nga Babagjyshi duhet ta kuptojë qartë se fajin e kanë rusët, edhe nëse janë ujqërit. Ndoshta kjo është hakmarrja e kafshëve perëndimore për derrkucët?”.

Vërehet se më parë, CNN , duke cituar ekspertë finlandezë, në një raport të titulluar “Drerët e Babagjyshit janë nën kërcënim. A janë ujqërit e Rusisë fajtorë?” foli për shqetësimet e barinjve të drerëve në Lapland për rritjen e sulmeve të ujqërve, disa prej të cilave vinin nga Rusia.

Raporti e lidhi problemin me pasojat e krizës ukrainase.

Lidhur me fjalën “derra” të përdorur në fund të postimit të saj nga Zakharova, ekspertët theksojnë se ajo ndoshta vjen nga një fjalim i mëparshëm i Vladimir Putin, i cili e kishte përdorur këtë fjalë duke iu drejtuar udhëheqësve të vendeve të BE-së./mxh

20:33 “Evropa të jetë në gatishmëri”/ Ministri i Jashtëm gjerman: Rusia kërkon paqe në Ukrainë, për të sulmuar një tjetër vend të NATO-s…!

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful beson se Rusia do të përdorë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, për të përshpejtuar përgatitjet për të sulmuar një vend të NATO-s, duke paralajmëruar aleancën mbrojtëse të jetë gati për një skenar të tillë.

Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman theksoi se nuk donte të spekulonte se si mund të ndodhte kjo, ai tha: “Mund të na këshilloj vetëm të përgatitemi për mundësinë që diçka e tillë të ndodhë”.

Ai theksoi se NATO po zgjeron strukturat e saj mbrojtëse, ndërsa Gjermania po riorganizon forcat e saj të armatosura, duke rritur numrin e ushtarëve dhe pajisjeve në kontekstin e një sulmi të mundshëm rus.

Por Evropa nuk duhet të jetë e vetëkënaqur nëse përpjekjet për të arritur një armëpushim në Ukrainë janë të suksesshme, tha Vandeful për DPA.

Siguria në Evropë do të varet nga Rusia për një kohë të gjatë, tha ai, duke shtuar se Moska mund të mbahet larg vetëm “nga një pozicion force, uniteti brenda aleancës dhe forcave të armatosura të afta”.

“Nuk kemi asnjë arsye për të kufizuar përpjekjet tona. Përkundrazi”, tha ministri i jashtëm. “Mund t’ju ​​këshilloj fuqimisht vetëm të mos bëni asnjë lëshim në të gjitha këto projekte dhe plane, sepse vetëm një pozicion force do të çojë në siguri më të madhe për ne në NATO, por edhe për ne në Gjermani.”

Nëse Moska arrin një sukses të qëndrueshëm ushtarak në Ukrainë, “kjo do të përbënte një kërcënim serioz për NATO-n”, tha Vandeful. Vetëm për këtë arsye, mbështetja e Ukrainës mbetet një nga interesat e sigurisë së Gjermanisë, shtoi ai.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, vlerësoi muajin e kaluar se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë një vend të NATO-s në krahun lindor të aleancës deri në vitin 2029, pas rindërtimit të forcave të saj të armatosura.

Garanci të besueshme sigurie nga SHBA-të për Kievin

Vandeful theksoi gjithashtu rëndësinë e garancive të besueshme perëndimore të sigurisë për Kievin, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa negociatat për një armëpushim në Ukrainë vazhdojnë.

“Kjo sigurisht do të thotë një angazhim dhe një gatishmëri të vërtetë nga ana e atyre që bëjnë premtimet për të qëndruar pranë Ukrainës nëse ajo sulmohet përsëri nga Rusia”, tha Vandeful për DPA-në.

Ministri i jashtëm tha se Ukraina duhet të jetë e përgatitur të bëjë lëshime – duke përfshirë lëshime të mundshme territoriale – nëse këto shoqërohen me garanci të besueshme sigurie nga Perëndimi, kryesisht Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se edhe evropianët duhet të kontribuojnë.

Mënyra se si janë strukturuar këto kontribute është diçka që “do ta diskutojmë në thellësi sapo të kemi një armëpushim dhe sapo të shohim se Rusia është vërtet e gatshme të mendojë seriozisht për paqen”, tha Vandeful.

Moska duket e gatshme të negociojë, shtoi ai, por kjo nuk është e njëjta gjë me një gatishmëri të vërtetë për paqe.

“Nuk e kemi parë këtë deri më sot”, tha Vandeful./mxh

20:11 Protesta para Kryeministrisë/ Noka: Duhet qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga protesta e opozitës e mbajtur dje para Kryeministrisë.

Noka shprehet se revolta qytetare ka nisur, ndërsa shton më tej se opozita kërkon qeveri teknike që shqiptarët të votojnë të lirë.

Postimi i plotë:

Dje treguam se nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit dhe uniformave të tyre. Revolta qytetare po merr vrull dhe opozita e dha një paralajmërim.

Kërkojmë qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë, që të ndërmerret një reformë që garanton shqiptarët se mund të zgjedhin lirisht qeverinë që duan

Kjo e Ramës nuk e mundëson, sepse është qeveri me Ergys Agasin ministër shteti të marrëdhënieve me krimin./mxh

20:02 Incidentet ajrore në Evropë/ Polonia instalon sistem anti-dron në kufirin me Bjellorusinë

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Polonia ka instaluar grupin e parë të një sistemi mbrojtës artilerie në një kullë të re vëzhgimi në Ozierany, pranë kufirit polako-bjellorus, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë kundër kërcënimeve nga mjetet ajrore pa pilot, thanë zyrtarët të martën.

“Është një kullë e veçantë sepse grumbulli i parë i sistemit të artilerisë që do të mbrojë kufirin polak po instalohet në këtë kullë. Që në janar ky grumbull do të lançohet”, tha Ministri i Brendshëm dhe Administratës, Marcin Kierwiński, gjatë një konference për shtyp në Ozierany.

Kierwiński dhe kryeministri Donald Tusk vizituan postën e Rojës Kufitare në Bobrowniki të martën, si pjesë e fazës së fundit të forcimit të sigurisë përgjatë kufirit polako-bjellorus, shkruan A2 CNN.

Kulla në Ozierany është një nga pesë struktura të tilla të ndërtuara muajt e fundit. Ato janë instaluar përgjatë lumenjve Svisloch dhe Istoczanka. Kostoja totale e investimit ishte afërsisht 47 milionë zloty (11.1 milionë euro).

Tusk tha se më shumë se 4,000 ushtarë dhe disa qindra oficerë të Rojës Kufitare dhe policisë do ta kalojnë natën e Krishtlindjeve në detyrë./mxh

19:58 VIDEO/ Një tur në shtëpinë e Yamal, arsyeja e çuditshme pse ‘nuk mund të ketë të dashur’

Last Updated on 23/12/2025 by EL

YlliI Barcelonës Lamine Yamal është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, teksa së fundmi, në kanalin e tij në YouTube, i ka bërë edhe një “home tour” banesës ku po jeton aktualisht.

Talenti I Barçës zbulon detaje nga përditshmëria e tij, mes riteve të vogla, zakoneve të çuditshme dhe objekteve personale.

Ambientet pasqyrojnë personalitetin e tij: statuja, konzola videolojërash dhe aroma e vazhdueshme e vaniljes.

Yamal flet me humor për një zakon të pazakontë. “Ja pse nuk mund të kem të dashur, sepse zgjohem natën”,  thotë ai, duke treguar se shpesh çohet për të ngrënë biskota.

Mes relikeve në banesë spikat topi me të cilin shënoi ndaj Francës në gjysmëfinalen e “Euro 2024”, të cilin e quan “gjëja më e çmuar e shtëpisë sime”.

Pranë shtratit ruan një foto nga fëmijëria, ndërsa një frigorifer i vogël është bërë simbol i rutinës së tij.

Së shpejti ai do të largohet nga kjo shtëpi që ndan me mikun Sohaib dhe kushëririn Mohamed Abde, për t’u transferuar në ish-banesën e Gerard Pique dhe Shakirës, e cila kushton rreth 14 milionë euro./e.t

19:50 Persona të armatosur rrëmbejnë 28 myslimanë në Nigerinë qendrore

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Disa persona të armatosur kanë rrëmbyer 28 myslimanë që udhëtonin për në një ngjarje vjetore islamike në shtetin qendror Plateau të Nigerisë. Të rrëmbyerit, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë, u zunë në pritë në autobusin e tyre të dielën në mbrëmje.

Lajmi për rrëmbimet vjen një ditë pasi autoritetet nigeriane njoftuan lirimin e 130 nxënësve dhe mësuesve nga një rrëmbim masiv në një shkollë katolike.

Policia nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me identitetin e autorëve që qëndrojnë pas ngjarjes.

Rrëmbimi për shpërblim monetar nga bandat kriminale, të njohura në vend si banditë, është bërë i zakonshëm në pjesë të Nigerisë veriore dhe qendrore.

Edhe pse dorëzimi i parave të gatshme për të liruar të ndaluarit është i paligjshëm, mendohet se kështu zgjidhen shumë raste dhe shihen si një mënyrë që këto banda të mbledhin para.

Pasiguria në Nigeri mori vëmendje të re ndërkombëtare në nëntor, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të dërgonte trupa atje. Ai pretendoi se të krishterët po shënjestroheshin nga bandat. Qeveria federale e Nigerisë ka pranuar problemet e sigurisë, por ka mohuar se të krishterët po shënjestrohen.

Të hënën, Ministri i Informacionit Mohammed Idris tha se tensionet e fundit me SHBA-në mbi pasigurinë dhe persekutimin e supozuar të të krishterëve ishin zgjidhur, duke rezultuar në marrëdhënie më të forta me Uashingtonin.

Ai shtoi se rojet e pyjeve të trajnuara dhe të pajisura do të vendosen për të siguruar pyjet dhe zonat e tjera të largëta të përdorura si vende strehimi nga grupet kriminale për të plotësuar operacionet e ushtrisë./mxh

19:43 A është kjo makina më e vogël në botë?

Last Updated on 23/12/2025 by EL

Një automjet jashtëzakonisht i vogël ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale për dizajnin e tij të pazakontë.

Makina duket se është projektuar për vetëm një person, me hapësirë minimale që mezi mjafton për shoferin.

Dhe sigurisht, pamjet e saj janë bërë virale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Disa e shohin si zgjidhje ideale për qytetet e mbingarkuara, ndërsa të tjerë thonë se është më shumë një kuriozitet sesa mjet praktik transporti. /e.t

19:41 Pas akuzave të mëparshme, Russell Brand përballet me dy akte të reja penale

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Russell Brand është akuzuar për dy vepra të tjera penale, përfshirë një akuzë për përdhunim, tha Policia Metropolitane.

Në një deklaratë të re, forca policore tha se Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) ka autorizuar një akuzë shtesë për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual në lidhje me dy gra të tjera. Prezantuesi, komediani dhe aktori më parë u deklarua i pafajshëm për pesë akuza, përfshirë dy akuza për përdhunim, dy akuza për sulm seksual dhe një akuzë për sulm të pahijshëm në lidhje me katër gra.

Brand, 50 vjeç, do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster më 20 janar 2026 në lidhje me dy akuzat e reja.

Detektivët filluan të hetojnë akuzat ndaj z. Brand, të cilat dolën në dritë pas raportimeve nga Sunday Times, Times dhe Dispatches të Channel 4 në shtator 2023. Dy akuzat e reja dyshohet se kanë ndodhur në vitin 2009 dhe lidhen me gra të ndara, tha CPS. Një gjyq do të fillojë në Gjykatën e Kurorës në Southwark më 16 qershor 2026 për pesë akuzat origjinale të cilat dyshohet se kanë ndodhur në data që shtrihen midis viteve 1999 dhe 2005 në Londrën qendrore dhe Bournemouth.

Brand, nga Oxfordshire, akuzohet për përdhunimin e një gruaje në Bournemouth në vitin 1999 dhe për sulm të pahijshëm ndaj një tjetre në zonën e Westminster në vitin 2001.

Një akuzë e tretë pretendon se ai sulmoi seksualisht një grua në Westminster midis viteve 2004 dhe 2005, ndërsa akuzat e mbetura lidhen me përdhunimin oral dhe sulmin seksual të dyshuar të një gruaje tjetër në vitin 2004 në zonën e Westminster. Inspektori i Policisë Metropolitane Tariq Farooqi ka thënë se gratë që kanë bërë raportime po marrin mbështetje nga oficerë të trajnuar posaçërisht.

Brand, i cili lindi në Essex, u bë i famshëm si komedian dhe u bë emër i njohur si prezantues i shfaqjeve televizive si “Big Brother’s Big Mouth”, dhe me programet e tij radiofonike në stacione, përfshirë BBC Radio 2 dhe 6 Music.

Ai vazhdoi të ndërtonte një karrierë në Hollywood, duke luajtur në filma si “Forgetting Sarah Marshall” dhe “Get Him To The Greek”./mxh

19:39 Futbollisti më i vjetër në botë, Kazuyoshi Miura bëhet me ekip të ri në moshën 58-vjeçare

Last Updated on 23/12/2025 by EL

Kazuyoshi Miura, i njohur gjerësisht si futbollisti profesionist më i vjetër në botë, ka nënshkruar me një klub të ri në moshën 58-vjeçare.

Miura, i lindur në vitin 1967, bëri debutimin e tij në futbollin profesionist me ekipin brazilian Santos në vitin 1986, pasi ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut në moshën 15-vjeçare me ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist.

Ai ka luajtur gjithashtu për Palmeiras, Matsubara dhe CRB, përpara se të kishte periudha te XV de Jau dhe Coritiba, për t’u rikthyer më pas te Santos.

Në vitin 1990, Miura gjeti stabilitetin e tij te Verdy Kawasaki i Tokios. Sulmuesi qëndroi tetë vite me klubin japonez, duke shënuar 110 gola në 187 paraqitje. Gjatë kësaj kohe, ai ishte një lojtar i rregullt i kombëtares japoneze, për të cilën realizoi 55 gola në 89 ndeshje.

Viti 1992 ishte veçanërisht i suksesshëm për Miurën, pasi ndihmoi Japoninë të fitonte Kupën e Azisë dhe u shpall ‘Futbollisti Aziatik i Vitit’.

58-vjeçari ka përfaqësuar gjithashtu klubet japoneze Yokohama, për të cilin ka zhvilluar 298 ndeshje, si dhe Vissel Kobe, Kyoto Sanga dhe Atletico Suzuka. Përveç kësaj, ai ka luajtur edhe jashtë Japonisë, me ekipe si Genoa dhe Sydney FC.

Pavarësisht se debutimi i tij profesional ka ndodhur 39 vite më parë, “King Kazu”, i cili sezonin e kaluar luajti në kategorinë e katërt japoneze me Atletico Suzuka, është gati të vazhdojë ende karrierën e tij aktive.

Sipas The Japan Times, sulmuesi që së shpejti do të mbushë 59 vjeç pritet t’i bashkohet ekipit të kategorisë së tretë Fukushima United, në formë huazimi njëvjeçar nga Suzuka.

Lëvizja nuk është bërë ende zyrtare, por shumica e transferimeve apo huazimeve të fundit të Miurës janë shpallur në orën 11:11 të datës 11 janar, si një homazh për numrin e tij të fanellës./e.t

❌