Procesi i rinumërimit të votave ka zbuluar një skemë kriminale të vjedhjes së votave në mes të kandidatëve për deputet. Ky proces se një gjë të tillë e kanë bërë kandidatët e të gjitha partive politike.
Deri me tani më i theksuar ky fenomen është parë në Prizren. Por, dje është vërtetuar se kjo skemë kriminale është zbatuar edhe në Malishevë.
Me 100% të votave të rinumëruara në këtë komunë, Fetah Paçarizi i Partisë Demokratike të Kosovës që në Prizren iu hoqën 6 mijë vota, në Malishevë po ashtu i janë hequr 728 vota.
Nga PDK vota i janë hequr edhe Adnan Thaqit, 704 vota; si dhe Gazmend Maliqajt, 927 vota.
Nga Vetëvendosje po ashtu ka pasur dallim votash. Valon Hoti i Vetëvendosjes e ka gjetur veten me 312 vota më pak, ndërsa pas tij është Gani Grasniqi me 271 vota.
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar manipulimin e votave në mes të kandidateve për deputet në Malishevë.
Ai ka bërë me dije se kjo skemë kriminale nuk paska ndodhur vetëm në Prizren.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se skemë mund të shtrihet edhe Suharekë e Rahovec.
“Skema kriminale e vjedhjes se votave ne Prizren nuk qenka ndalur vetem ketu, i paska shtrire duart edhe ne Malisheve. Mbetet te shihet a e ka perfshire dhe Suhareken e Rahovecin”, ka shkruar Kryeziu.
Këtë fenomen kanë dënua të gjitha partitë politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë distancuar nga ky devijim i vullnetit të qytetarëve, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me rastin.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është treguar i ashpër me bashkëpartiaket e tij që dyshohen se i kanë prekur votat e 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se me ata që kanë bërë dallavere me vota duhet të merren organet e drejtësisë.
Në një intervistë në “Rubikon”, i pari i PDK-së ka treguar një standard të ri që do ta përdor parti e tij në këtë rast.
Ai ka bërë me dije se ai dhe PDK-ja do të distancohet nga ata deputetë që konstatohet se janë përfshirë në vjedhje të votave.
“Organet e drejtësisë duhet me e krye punën e vetë, edhe PZAP-ja duhet me e krye punën e vetë, se ligji është i qartë. Munden me e hup edhe mandatin e deputetit”, ka thënë ai.
Sipas tij, të tillët nuk do të duhej të pranojnë mandatin e deputetit.
“Pa fakte nuk po flas, por nëse faktohet, si akt moral është edhe mospranimi i mandatiti të deputetit”, është shprehur ai.
Ai është zotuar se PDK-ja do të distancohen nga ata deputetët për të cilët vërtetohet se kanë prekur votat e kandidatëve tjerë.
“Si kryetar partie po flas, nëse konstatohet se ka qenë pjesë e këtij procesi nuk është veprim i duhur që me e pranu mandatin e deputetit. Por, nëse veç e pranojnë mandatin e deputetit, edhe partia, në këtë rast unë si kryetar distancohem”, ka thënë ai, duke e shpjeguar këtë qëndrim të tij.
Këtë fenomen e ka dënuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, kjo skemë kriminale është munduar t`i godas të rinjtë, shkruan Nacionale.
“Kjo që po ndodh në disa qytete, nuk është rastësi. Është rezistencë e atyre që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot. Sulmi ndaj emrave të rinj e të pastër është sulm ndaj punës tonë pesë vjeçare dhe ndaj vullnetit të mbështetësve që është shprehur qartë me votë të lirë”- ka shkruar Abdixhiku në Facebook.“Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, ka vlerësuar Abdixhiku.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Dallaveret me vota: Opozita distancohet, VV-ja dhe Kurti heshtin appeared first on Sinjali.