Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ambasada e SHBA-së për Reçakun: Akt që tronditi botën, nuk harrohet kurrë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar fotografi nga homazhet e ushtruesit të detyrës së zëvendësshefit të Misionit, Josh Peterson, të mbajtura në Reçak, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada ka bërë të ditur se Peterson iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të Masakrës së Reçakut.

“Sot, Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësshefit të Misionit, Josh Peterson, iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të Masakrës së Reçakut — një akt tmerri të papërshkrueshëm që tronditi botën. Le të shërbejë kujtimi i tyre si një përkujtues i detyrës sonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor, si dhe një thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota dëshmoi. #KurrëMosHarro”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada e SHBA-së për Reçakun: Akt që tronditi botën, nuk harrohet kurrë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vodhi në Supermarket dhe u largua pa paguar, arrestohet i dyshuari – pranoi edhe tri raste të tjera në Prishtinë

Marketet në vendin tonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i vjedhjeve dhe grabitjeve, ku hajnat arrijnë të kapin para apo gjësende ushqimore. Raste të shumta kanë ndodhur në pikat e rrjetit të Viva Fresh në plot qytete. Përveç humbjeve, plaçkitjet po shkaktojnë pasiguri si për punëtorët ashtu edhe për klientët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar në Kryeqytet, ku një person dyshohet se ka vjedhur artikuj ushqimorë në Supermarket dhe është larguar pa paguar.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti ka ndodhur më 13 janar 2026 rreth orës 20:40, në rrugën “C” në Prishtinë, ndërsa ankuesja/viktima E.P ka deklaruar se personi i dyshuar i panjohur ka marrë produktet dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Pas veprimeve hetimore, Sinjali mëson se Sektori i Hetimeve në DPK-Prishtinë ka arritur ta identifikojë si të dyshuar Bardhyl Vierling, rreth 44-vjeçar, me vendbanim në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se i njëjti është identifikuar edhe në tri raste të tjera të raportuara më herët në Kryeqytet.

Më 14 janar 2026 rreth orës 16:30, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Sipas informacioneve, ai ka pranuar në tërësi katër raste, duke sqaruar edhe mënyrën e kryerjes së vjedhjeve, me qëllim përfitimi pasuror për vete.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vodhi në Supermarket dhe u largua pa paguar, arrestohet i dyshuari – pranoi edhe tri raste të tjera në Prishtinë appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vdes studentja e Fakultetit Teknik, Habibe Arapi

Ka ndërruar jetë në moshë të re studentja shqiptare, Habibe Arapi.

Lajmi është bërë i ditur nga Fakulteti Teknik i Universitetit “Ismail Qemali” në Shqipëri, përmes një njoftimi zyrtar, ku shprehet dhimbja për humbjen e parakohshme të saj.

“NJOFTIM Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të studentes sonë në degën Inxhinieri Elektrike, Habibe Arapi. Largimi i saj i parakohshëm ka prekur thellë gjithë komunitetin universitar. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen, miqtë dhe shokët e saj.”

Ndërkohë, është bërë e ditur se ceremonia e përcjelljes do të mbahet sot, më 14.01.2026, në orën 14:00, në Biçakaj, Lushnje.

“U prehtë në paqe.” 🕊

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vdes studentja e Fakultetit Teknik, Habibe Arapi appeared first on Sinjali.

Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë edhe deputet, edhe kryetar i KB Prishtinës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Bekë Berishës në pozitë udhëheqëse në Klubin e Basketbollit “Sigal Prishtina”.

Përmes një njoftimi për publikun, MKRS ka bërë të ditur se është informuar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e klubit, të mbajtur më 14 janar 2026, ku Berisha është zgjedhur në një pozitë udhëheqëse.

Duke marrë parasysh se Bekë Berisha është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, ministria ka rikujtuar obligimet ligjore që dalin nga Ligji Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Sipas MKRS-së, ligji parasheh që një zyrtar i lartë mund të jetë anëtar i organit drejtues të organizatave joqeveritare nga fusha e sportit, por jo menaxher, përfaqësues i autorizuar apo anëtar i ndonjë organi menaxhues ose mbikëqyrës të personave juridikë privatë fitimprurës, sipas ligjit për shoqëritë tregtare (neni 13 i Ligjit Nr.06/L-011), si dhe bartës i funksionit drejtues (neni 14 i Ligjit Nr.06/L-011).

Po ashtu, MKRS ka theksuar se ligji obligon që çdo situatë e konfliktit të interesit të parandalohet dhe të zgjidhet brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja e detyrës, në përputhje me nenin 8 të të njëjtit ligj.

“Në këtë kontekst, MKRS kërkon nga të gjitha palët që të kujdesen për zbatimin e ligjit konkretisht që z. Berisha, pas betimit dhe marrjes së detyrës në legjislaturën e re, t’i ndërmarrë masat e nevojshme brenda afateve ligjore për të shmangur çdo konflikt të interesit, në përputhje me ligjin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se do të përcjellë situatën dhe do të bashkëpunojë me institucionet relevante, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim të ruajtjes së integritetit në sport dhe respektimit të standardeve të qeverisjes së mirë.

Po ashtu, MKRS ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare të komunikimit do t’i drejtohet Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke kërkuar që, bazuar në ligjin për sport dhe aktet nënligjore, të sigurohet se në rastin e zgjedhjes së organeve drejtuese të KB “Sigal Prishtina” janë zbatuar ose do të zbatohen të gjitha detyrimet që ndërlidhen me papajtueshmërinë e implikimeve politike në menaxhimin e organizatave sportive, si dhe ruajtjen dhe garantimin e integritetit ligjor sportiv, në përputhje me normat ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë edhe deputet, edhe kryetar i KB Prishtinës appeared first on Sinjali.

Shefi i ri ukrainas i Mbrojtjes thotë se rreth 200,000 ushtarë janë larguar nga detyra pa autorizim

Ukraina po përballet me sfida serioze në aspektin e mobilizimit ushtarak, teksa autoritetet pranojnë për herë të parë publikisht përmasa të mëdha të dezertimit dhe shmangies nga shërbimi ushtarak.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, ka bërë të ditur të mërkurën se rreth 200 mijë ushtarë ukrainas janë larguar nga detyra pa leje zyrtare (AWOL), duke braktisur pozicionet e tyre pa autorizim. Ai këto deklarata i ka bërë gjatë fjalimit në parlamentin ukrainas, para votimit që e konfirmoi si shef të ri të Mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, Fedorov ka thënë se rreth 2 milionë qytetarë ukrainas janë “në kërkim” për shmangie të shërbimit ushtarak.

Ushtria ukrainase ka qenë nën presion të vazhdueshëm për vite me radhë, ndërsa përpiqet të mbrojë vendin nga një armik shumë më i madh dhe më i fuqishëm. Kushtet përgjatë vijës së frontit kanë qenë brutale, pasi trupat e Kievit shpesh janë detyruar të mbajnë pozicione kyçe edhe kur janë të tejkaluar si në numër, ashtu edhe në armatim.

Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme për moral të ulët dhe shkallë të lartë dezertimi, por komentet e Fedorovit shënojnë herën e parë që një zyrtar i lartë ukrainas ka zbuluar publikisht përmasat e këtij problemi.

Sipas ligjit ukrainas, të gjithë meshkujt nga 18 deri në 60 vjeç janë të detyruar të regjistrohen në ushtri dhe të mbajnë gjithmonë me vete dokumentet përkatëse, ndonëse vetëm ata nga 25 deri në 60 vjeç i nënshtrohen mobilizimit.

Gjendja e jashtëzakonshme, apo ligji ushtarak, u ndalon të gjithë meshkujve nga 23 deri në 60 vjeç që janë të kualifikuar për shërbim ushtarak të largohen nga vendi. Megjithatë, dhjetëra mijëra prej tyre kanë ikur ilegalisht.

Pas takimit me Fedorovin të mërkurën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nevojiten “ndryshime më të gjera” në procesin e mobilizimit të vendit.

Mykhailo Fedorov është ministri më i ri i Mbrojtjes në historinë e Ukrainës. Ai do të mbushë 35 vjeç javën e ardhshme, duke zëvendësuar Denys Shmyhalin, i cili është emëruar zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Energjisë.

Fedorov më parë ka shërbyer si zëvendëskryeministër dhe ministër i Transformimit Dixhital të Ukrainës, rol në të cilin ka mbikëqyrur, ndër të tjera, edhe projektin e suksesshëm të luftës me dronë të Ukrainës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefi i ri ukrainas i Mbrojtjes thotë se rreth 200,000 ushtarë janë larguar nga detyra pa autorizim appeared first on Sinjali.

Shpërthen zjarri në spitalin Sacco të Milanos, evakuohen të gjithë pacientët

Një zjarr shpërtheu në Pavijonin 16 të Spitalit Sacco të Milanos rreth orës 10:00 të mëngjesit më 15 janar. Mediat italiane bëjnë të ditur se flakët përfshinë një pjesë të Arkivit Diagnostikues brenda pak minutash.

Zjarri preku gjithashtu dhomat e zhveshjes dhe disa klinika ambulatore ku punonjësit e kujdesit shëndetësor po kryenin analiza dhe po ekzaminonin dhjetëra pacientë në atë kohë.

Sipas informacioneve të raportuara deri më tani nga mediat fqinje, askush në korridoret e spitalit të Milanos nuk është  lënduar ose helmuar. Ky rezultat u arrit falë përpjekjeve të përbashkëta të zjarrfikësve dhe stafit të spitalit, të cilët reaguan menjëherë për të shuar zjarrin.

Të gjithë pacientët u evakuuan dhe tridhjetë zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje po kryejnë operacione pastrimi, shkruan A2CNN.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës dhe zjarrfikësve ishte thelbësore. Zjarrfikësit mbërritën me katër automjete dhe i shuan flakët.

The post Shpërthen zjarri në spitalin Sacco të Milanos, evakuohen të gjithë pacientët appeared first on Sinjali.

Guerot në Reçak: Mahnitëse të shihet se sa është zhvilluar Kosova që nga atëherë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka vendosur lule në Reçak në nderim të 45 civilëve të pafajshëm të vrarë 27 vjet më parë.

“Këtu, si kudo tjetër, Franca lufton kundër pandëshkueshmërisë”, thuhet në postimin e Ambasadës së Francës në Facebook.

Ndërkohë, ambasadori Guérot në një postim në platformën “X” ka shkruar për ceremoninë e homazheve në varrezat e Reçakut dhe për progresin e Kosovës nga paslufta.

“Ceremoni prekëse në Reçak, ku autoritetet dhe qytetarët e Kosovës kujtojnë masakrën e tmerrshme të vitit 1999. Është mahnitëse të shihet se sa është zhvilluar Kosova që nga atëherë. Franca është e gatshme të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Guérot.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guerot në Reçak: Mahnitëse të shihet se sa është zhvilluar Kosova që nga atëherë appeared first on Sinjali.

Pas vizitës në Kosovë, Sorensen: Takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë një deklaratë pas vizitës së tij të djeshme në Kosovë.

Ai theksoi se takimet dhe diskutimet e zhvilluara ishin të rëndësishme për avancimin e procesit të dialogut të mbështetur nga BE-ja.

Sorensen shtoi se bisedimet ishin të përqendruara në sigurimin e rezultateve konkrete për qytetarët deri në vitin 2026.

“Jam i lumtur që jam kthyer në Kosovë. Kam pasur takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për t’u siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate të prekshme për popullin e Kosovës”, ka shkruar Sorensen në X.

Tutje, i dërguari evropian thotë se angazhimi i vazhdueshëm i të gjitha palëve mbetet thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Kujtojmë se Sorensen gjatë të mërkurës takoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pastaj presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe tre liderët e partive opozitare në vend, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Glad to be back in Kosovo! Had valuable meetings and open discussions on next steps in the EU-facilitated Dialogue to ensure 2026 delivers tangible results for the people of Kosovo. Continued engagement remains essential for progress on Kosovo’s EU future. pic.twitter.com/MDnG1ym2IB

— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) January 15, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas vizitës në Kosovë, Sorensen: Takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sherr në hotel “Ari” në Gjakovë: Shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku përleshet me recepsionistin

Një incident është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë, ku shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku i njohur si “Jozi”, dyshohet se është përleshur me recepsionistin e një hoteli.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me rastin i kanë thënë Sinjalit se këngëtari kishte shkuar në hotel “Ari” bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, me qëllim që të siguronin dhoma të lira.

Sipas këtyre burimeve, pasi është kërkuar akomodim dhe në hotel nuk ka pasur dhoma të lira, situata ka eskaluar. Fitim Gashi dyshohet se është përleshur fillimisht me recepsionistin, ndërsa më pas raportohet se ka pasur përleshje edhe në korridor, ku janë hedhur e rrëzuar edhe disa sende.

Sinjali mëson se ngjarja është incizuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet tashmë janë siguruar nga organet kompetente, ku pritet të sqarohen rrethanat e plota të incidentit.

Sipas informacioneve të siguruara, Fitim Gashi dyshohet se është person recidivist.

Ndërkohë, burimet theksojnë se këngëtari Jozefin Marku nuk ka qenë i përfshirë në incident, pasi në momentin kur ka ndodhur përleshja ai dyshohet se ka qenë në veturë bashkë me dy shoqërueset femra.

Rasti pritet të trajtohet nga organet e rendit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sherr në hotel “Ari” në Gjakovë: Shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku përleshet me recepsionistin appeared first on Sinjali.

Ministri turk: Ne jemi kundër një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë të enjten se Ankaraja është kundër veprimeve ushtarake në Iran dhe përparësia e saj është të shmangë destabilizimin.

“Ne jemi kundër një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit”, tha Fidan në një konferencë për shtyp në Stamboll, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se Turqia do të vazhdojë iniciativat e saj diplomatike në lidhje me Iranin.

“Ata janë nën sanksione për shkak të disa politikave rajonale dhe ndërkombëtare që kanë ndjekur. Ne i themi Iranit, duhet të zgjidhësh problemet e tua në rajon”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm turk argumentoi gjithashtu se disa njerëz po i keqinterpretojnë protestat që vijnë nga problemet dhe ankesat e justifikuara ekonomike si një kryengritje kundër regjimit.

“Kjo po krijon një zonë gri”, citohet të ketë thënë ai.

I pyetur në lidhje me njoftimin e fundit të administratës Trump se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë të re prej 25%, e cila ka të ngjarë të zbatohet për Turqinë, Fidan tha se ishte vetëm një deklaratë dhe jo një “dekret konkret presidencial”.

Si rezultat, ai theksoi se Turqia ende nuk e ka vënë në axhendën e saj shqyrtimin e tarifave të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri turk: Ne jemi kundër një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vetëdorëzohet në Polici Arlind Hoxha, i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

Një zhvillim i ri ka ndodhur në rastin e rëndë të “Vrasjes së mbetur në tentativë” në Prizren, ku policia ishte në kërkim të disa personave të dyshuar.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se Arlind Hoxha rreth 31 vjeç është duke u vetëdorëzuar në Polici, lidhur me ngjarjen e datës 05.01.2026, rreth orës 22:45, në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Rasti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ku sipas informacioneve nga terreni, i dyshuari Gabrijell Shala rreth 21 vjeç dhe Egzon Reshani rreth 34 vjeç, që lëviznin me një veturë Audi A6 të zezë, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave.

Në këtë incident u raportua se mbeti i plagosur Veton Hoxha rreth 34 vjeç, i cili sipas mjekëve ishte në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj një personi tjetër, ku sipas provave shtesë dhe video-incizimeve, dyshohet se edhe Fidan Tabaku rreth 25 vjeç i cili fillimisht ishte trajtuar si viktimë, tashmë është cilësuar si i dyshuar, nën dyshimet se ka përdorur armë zjarri, duke u ngarkuar për veprat penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.

Me urdhër të Gjykatës, njësitet policore kanë kryer bastisje në objektin e banimit dhe lokalin e Tabakut, ndërsa i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vetëdorëzohet në Polici Arlind Hoxha, i dyshuar për tentim vrasje në Prizren appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet “në flagrancë” palestinezi në Prishtinë, dyshohet se tentoi të vjedhë iPhone, iPad dhe orë dore në Central Park

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qendrën tregtare Central Park në Prishtinë, ku një shtetas i huaj është kapur në flagrancë, nën dyshimin se ka tentuar të kryejë vjedhje në një lokal.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 14.01.2026, rreth orës 21:30, në lokalin “Wish Baytech”, në hapësirat e Central Park.

Sipas informacioneve, i dyshuari është identifikuar si Jasim Kamal Belkasmi, rreth 43 vjeç, shtetas palestinez, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar të marrë disa pajisje elektronike me vlerë të konsiderueshme.

Siç mësohet, i dyshuari dyshohet se ka tentuar të vjedhë:

            •           Një telefon në vlerë 469 euro

            •           Një orë dore në vlerë 249 euro

            •           Një iPad në vlerë 369 euro

Burimet bëjnë me dije se pala ankuese e ka hasur të dyshuarin në momentin e kryerjes së aktit, ndërsa veprimet e tij dyshohet se janë incizuar edhe nga kamerat e sigurisë të lokalit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion, ku janë intervistuar edhe dëshmitarët e rastit.

Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e Mbajtjes.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet “në flagrancë” palestinezi në Prishtinë, dyshohet se tentoi të vjedhë iPhone, iPad dhe orë dore në Central Park appeared first on Sinjali.

Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, ndodhi një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. 45 civilë shqiptarë u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.

Masakra u bë e njohur ndërkombëtarisht falë reagimit të shpejtë të William Walker, atëherë Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cili, pas njoftimit të trupave të pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krimet e rënda kundër njerëzimit që po zhvilloheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Rreth tre dekada më vonë, në Akademinë Përkujtimore të kësaj masakre, Walker tha se po t’i thoshin 27 vjet më parë se Kosova do të ishte e lirë, nuk do ta besonte.

“Para 27 vjetëve, vizitova Reçakun për herë të parë, dhe për 27 vjet unë fola për atë që kishte ndodhur dhe që pash atë ditë. Po të më thoshte dikush që pas kaq vitesh do të isha para një vendi të pavarur do të thosha ‘je i çmendur’”, tha ai.

Ambasadori Walker tha se ishte Reçaku ai që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës.

Ndërkohë ai shtoi se shumë vende të botës i dolën në krah Kosovës, për të treguar të vërtetën e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës appeared first on Sinjali.

Dy qytetarë gjejnë 10 mijë e 50 euro të humbura, i dorëzojnë në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se  dy qytetarë kanë kthyer 10 mijë e 50 euro, pas një raportimi të bërë nga një qytetar më 10 janar 2026, që kishte humbur ato para.

Sipas raportimit, qytetari kishte humbur paratë në një lokal në Rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.

Pas disa ditësh, më 13 janar 2026, dy qytetarë nga Peja kanë dorëzuar shumën e gjetur të cilën e kishin gjetur në të njëjtin lokal.

Policia ka kontaktuar menjëherë personin që kishte humbur paratë, i cili është paraqitur në Stacionin Policor për të marrë shumën e tij të humbur.

Pas hetimeve të nevojshme dhe koordinimit me Prokurorinë e Shtetit, Policia ka kthyer paratë te pronari i tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy qytetarë gjejnë 10 mijë e 50 euro të humbura, i dorëzojnë në polici appeared first on Sinjali.

OSBE përkujton Masakrën e Reçakut: Mos harro kurrë

Misioni i OSBE-së ka shënuar sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke nderuar 45 civilët e vrarë në këtë ngjarje tragjike.

Në një mesazh përkujtimor, OSBE-ja ka shprehur respekt për jetët e humbura dhe ka ofruar ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave.

Po ashtu, organizata ka theksuar se ky përvjetor është një kujtesë për detyrimin kolektiv për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke siguruar llogaridhënie dhe drejtësi për të gjithë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OSBE përkujton Masakrën e Reçakut: Mos harro kurrë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është taksisti 55-vjeçar që u gjet pa shenja jete në Prizren

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Prizren, ku një taksist është gjetur pa shenja jete në rrugën “Hajdar Shalla”.

Sinjali mëson se viktima është Avgustin Spaqi, 55-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 01:00, kur Policia ka pranuar informacion se në këtë lokacion ishte gjetur një person i shtrirë dhe pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore, ndërsa viktima është vërejtur nga dëshmitari, i cili e kishte njoftuar Policinë përmes telefonit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe polici hetues kujdestar i Stacionit Policor Prizren, si dhe Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Sipas informatave, në trupin e pajetë nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetimi i vdekjes” dhe vazhdon të jetë nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është taksisti 55-vjeçar që u gjet pa shenja jete në Prizren appeared first on Sinjali.

E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka deklaruar se është kanosur nga bashkëshorti i saj përmes WhatsApp-it.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur më 14.01.2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Ago Agaj” në Vaganicë.

Sipas asaj që është transmetuar tek Prokuroria, rezulton se pas një mosmarrëveshjeje për fëmijën e tyre dy muajsh, i dyshuari K. B e ka kanosur seriozisht bashkëshorten gjatë një video-thirrjeje, derisa ajo ishte tek familja e saj në Mitrovicë.

Me rekomandimin e Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viktima ka mbetur të qëndrojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje appeared first on Sinjali.

E rëndë: Taksisti 55 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren, në orët e para të mëngjesit.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 01:00, në rrugën “Hajdar Shalla”, ku Policia ka pranuar informacion se një person ishte i shtrirë dhe pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë patrulla policore, ndërsa viktima është vërejtur nga dëshmitari, i cili e kishte njoftuar Policinë përmes telefonit.

Viktima është identifikuar si A. S, i lindur më 1970, i cili sipas informatave ishte taksist.

Në vend ka dalë edhe polici hetues, ndërsa është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda – Prizren, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Sipas informatave, në trup nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Hetimi i vdekjes”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: Taksisti 55 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren appeared first on Sinjali.

Juventusi arrin marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës

Raporte nga Italia sugjerojnë se Juventusi ka arritur një marrëveshje për transferimin e Oscar Minguezas si lojtar të lirë në qershor, ndërkohë që drejtori i Bianconerëve, Marco Ottolini, ka mbetur në Spanjë për të negociuar mundësinë e një kalimi të menjëhershëm në janar me Celta Vigon.

Mbrojtësi spanjoll pritet të bëhet pjesë e Juventusit, qoftë gjatë verës, qoftë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, ‘Bianconerët’ kanë arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Celta Vigos për një kontratë katërvjeçare me vlerë 1 milion euro në sezon, pothuajse dyfishin e asaj që fiton Mingueza te klubi spanjoll, rreth 600,000 euro.

Tani Juventusi po përpiqet ta nënshkruajë 26-vjeçarin gjatë janarit, duke paguar një shumë më të ulët për Celta Vigon.

Bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë gjatë orëve të ardhshme, dhe raportet sugjerojnë se “Zonja e Vjetër” do të duhet të paguajë nga 3 deri në 5 milion euro për të siguruar transferimit e mbrojtësit në afatin kalimtar dimëror.

Mingueza ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime në 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka regjistruar katër paraqitje me kombëtaren e Spanjës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Juventusi arrin marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës appeared first on Sinjali.

Kurti-Masakra e Reçakut: Do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është zotuar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar, dhe se kriminelët të dalin para drejtësisë.

Kështu tha ai teksa bëri homazhe në 27 vjetorin e masakrës së Reçakut, pikërisht në memorialin ku janë vendosur emrat e 45 viktimave që u masakruan nga dora e regjimit serb, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.

“Para 27 vjetësh, këtu nga Reçaku, nëpërmjet ambasadorit William Walker, u bë e ditur e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të Serbisë si shtet ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut u ndërgjegjësua, u vetëdijesua dhe u mobilizua edhe opinioni publik ndërkombëtar, si dhe kancelaritë diplomatike perëndimore. Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga qeveria e parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e para 27 vjetëve. Lavdi 45 martirëve të Reçakut dhe 11 dëshmorëve të Kombit, të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku”, deklaroi Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti-Masakra e Reçakut: Do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit appeared first on Sinjali.

❌