Dhunë në familje në Podujevë – i dyshuari pranon ushtrimin e dhunës, ndalohet për 48 orë
Një rast i dhunës në familje është raportuar më 01.02.2026 në fshatin Balloc të Komunës së Podujevës.
Sipas informatave, rreth orës 13:15 Stacioni Policor në Podujevë ka pranuar njoftim për incidentin. Viktima, I.P., është dërguar fillimisht për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor.
I dyshuari, N.P., është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë deklarimit, ai ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke pretenduar se veprimi ka ndodhur pasi, sipas tij, ishte sulmuar fillimisht nga viktima.
Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar edhe dy djemtë e çiftit. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe trajtimit mjekësor që po vazhdon, viktima nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë në këtë fazë.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Dhunë në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dhunë në familje në Podujevë – i dyshuari pranon ushtrimin e dhunës, ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.


Cristiano Ronaldo will not feature in tomorrow’s match between Al Nassr and Al Riyadh.
