Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kurti takohet me Admiralin Wikoff: Anëtarësimi i plotë i Kosovës, përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin amerikan George M. Wikoff.

Në takimin e parë mes tyre, Kryeministri Kurti e uroi për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar bashkëpunim të plotë. Ai theksoi komunikimin dhe ndërveprimin e mirë të qeverisë me misionin e NATO-s në Kosovë në garantimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët.

Kosova është rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit dhe pavarësisë, që është kthyer në motor të zhvillimit ekonomik, themel të shtetndërtimit demokratik dhe mundësi për mirëqenie sociale. Për këtë, kryeministri shprehu falënderimin e popullit të Kosovës për aleancën veri-atlantike.

Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri nënvizoi synimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, si përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Kryeministri shtoi se siguria e Kosovës në radhë të parë është siguri e kufijve të saj.

Kryeministri gjithashtu e njoftoi admiralin Wikoff me veprimet dhe rezultatet e institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, si dhe me investimet në mbrojtje. Ai e falënderoi admiralin Wikoff për takimin dhe bisedën dhe për kontributin e KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti takohet me Admiralin Wikoff: Anëtarësimi i plotë i Kosovës, përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme appeared first on Sinjali.

Qëllohet për vdekje në funeralin e nënës ish-separatisti 71-vjeçar nga Korsika e Francës, Alain Orsoni

Ish-udhëheqësi separatist nga Korsika, Alain Orsoni, u qëllua për vdekje gjatë funeralit të nënës së tij të hënën në Vero, fshat rreth 30 kilometra në lindje të Ajaccio-s, kryeqytet i ishullit francez të Mesdheut, tha prokurori publik i qytetit.

“Ai u godit me një të shtënë nga largësia e madhe” – i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” prokurori Nicolas Septe. Policia lokale e konfirmoi vrasjen.

Orsoni, 71 vjeç, kishte udhëhequr një lëvizje separatiste të quajtur Lëvizja Korsikase për Vetëvendosje, të cilën policia franceze e konsideronte si front ligjor i grupit të armatosur, Krahu Frontal Tradicional Kombëtar për Çlirim.

Autoritetet e lidhnin grupin e armatosur me një varg sulmesh ndaj ishullit në vitet e nëntëdhjeta. Për disa prej tyre, grupi edhe vetë e kishte marrë përgjegjësinë.

Orsoni ishte i akuzuar, i dënuar e më vonë i falur në lidhje me një sulm me mitralioz ndaj Ambasadës së Iranit në Paris më 1980.

Orsoni gjithashtu ishte president i klubit futbollistik AC Ajaccio dekadën e kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qëllohet për vdekje në funeralin e nënës ish-separatisti 71-vjeçar nga Korsika e Francës, Alain Orsoni appeared first on Sinjali.

Largimi i mërgimtarëve nga Kosova, kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare

Largimi i mërgimtarëve nga Kosova pas festave të fundit, ka ndikuar në uljen e fluksit të kolonave në pikat kufitare.

Kjo bazuar në përditësimin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas QKMK, në pikat kufitare nuk ka më asnjë pritje dhe hyrje – daljet po realizohen pa asnjë pengesë.

Në të gjitha pikat kufitare pritjet nuk po zgjasin me shumë se 3 deri 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Largimi i mërgimtarëve nga Kosova, kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare appeared first on Sinjali.

“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16-vjeç në Australi

Meta, kompania mëmë e platformës amerikane të mediave sociale Facebook dhe Instagram, tha se ka çaktivizuar 544.052 llogari që besohet se mbaheshin nga përdorues nën moshën 16-vjeç në Australi pas ndalimit të mediave sociale në vend.

Më 10 dhjetor, Australia u bë vendi i parë që zbatoi një ndalim për mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç. Me ndalimin në fuqi, të rinjve u ndalohet të përdorin ose të mbajnë profile në platformat kryesore si Facebook, Instagram, X, TikTok, YouTube, Snapchat dhe të tjera.

Në një postim në blog të dielën, kompania tha se midis 4 dhe 11 dhjetorit çaktivizoi 330.639 llogari në Instagram, 173.497 në Facebook dhe 39.916 në Threads.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë australiane të angazhohet në mënyrë konstruktive me industrinë për të gjetur mënyrë më të mirë përpara, siç është nxitja e të gjithë industrisë për të rritur standardin në ofrimin e përvojave online të sigurta, që ruajnë privatësinë dhe janë të përshtatshme për moshën, në vend të ndalimeve të përgjithshme”, tha deklarata.

Gjiganti i teknologjisë nënvizoi se është i përkushtuar për të zbatuar ligjin ndërsa vuri në dukje se “shqetësimet e tij lidhur me përcaktimin e moshës në internet pa një standard të industrisë mbeten”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16-vjeç në Australi appeared first on Sinjali.

Zbardhet vendimi i plotë i GJK për kthimin në detyrë të Veliajt si kryebashkiak, zbulohet arsyetimi i gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të martë vendimin e plotë për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u kthye në detyrë në 31 Tetor.

Vendimi, i marrë më 31 tetor 2025, vlerëson se shkarkimi nuk i respektoi garancitë kushtetuese të mandatit të një të zgjedhuri vendor.

Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson disa pika kryesore:

  1. Juridiksioni kushtetues aktivizohet pavarësisht shkaqeve formale – “Nëse shkarkimi prek mandatin e një organi të zgjedhur vendor, atëherë kontrolli kushtetues sipas nenit 115 të Kushtetutës aktivizohet, pavarësisht se shkaku është referuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore.”
  2. Neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore nuk ka fuqi autonome – Shkaqet e parashikuara, përfshirë mungesën tremujore, interpretohen si konkretizim i nocionit kushtetues “shkelje e rëndë”, dhe jo si arsye të veçanta për ndërprerjen e mandatit.
  3. Mungesa për arsye objektive nuk barazohet me shkelje të rëndë – Gjykata sqaron se paraburgimi, si masë sigurimi, nuk mund të ketë automatikisht pasoja administrative ose politike.
  4. Cenimi i procesit të rregullt ligjor – “Kërkuesit nuk iu garantua realisht e drejta për t’u njoftuar, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, si dhe një shqyrtim proporcional dhe individual të rrethanave,” thekson vendimi.
  5. Dekreti i Presidentit për zgjedhjet nuk mund të ndikojë ndërkohë – Gjykata thekson se Presidenti nuk mund të caktojë datën e zgjedhjeve sa procesi kushtetues për shkarkimin është ende i hapur, pasi neni 115 parashikon pezullim ipso jure të efekteve të shkarkimit.

Vendimi riafirmon mbrojtjen kushtetuese të mandatit të të zgjedhurve vendorë, kufizon diskrecionin e pushtetit ekzekutiv dhe riafirmon rolin e Gjykatës Kushtetuese si garant i autonomisë vendore dhe i demokracisë përfaqësuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zbardhet vendimi i plotë i GJK për kthimin në detyrë të Veliajt si kryebashkiak, zbulohet arsyetimi i gjyqtarëve appeared first on Sinjali.

Arrestohet kosovari që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas Kosovar që ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ai ka qenë në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, “për tafikim të narkotikëve kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i lartcekuri dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me procedurat përkatëse ligjore”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet kosovari që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Detaje të rënda nga vrasja në tentativë në Pejë – Jeton Buquku u qëllua me armë dhe u godit me shufër metalike

Një ngjarje tejet e rëndë kriminale ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një vrasjeje në tentativë, mëson Sinjali.

Rasti ka ndodhur më 11.01.2026, rreth orës 09:15, në rrugën Adem Jashari, konkretisht në hyrje të Qebaptores “Buquku”, ku viktimë ka mbetur Jeton Buquku.

Sipas informacioneve të siguruara dhe ekskluzivisht te publikuara nga Sinjali, tre persona të dyshuar – Arian Qelaj, Yll Qelaj dhe Altin Qelaj – e kanë përcjellë viktimën deri në hyrje të lokalit. Aty, njëri nga të dyshuarit ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij.

Viktima ka arritur të futet me vrap brenda lokalit, por të dyshuarit e kanë ndjekur edhe aty. Në momentin kur Buquku ishte rrëzuar në tokë, njëri prej tyre e ka goditur disa herë në kokë me shufër metalike.

Si pasojë, viktima ka pësuar plagë nga arma e zjarrit në këmbën e djathtë, ndërsa gjendja e tij ka kërkuar trajtim të menjëhershëm mjekësor. Fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, e më pas, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pasi nuk kanë arritur të largohen me veturën e tyre Golf 6, e cila është sekuestruar nga policia për nevoja hetimore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit e Stacionit Policor, Hetimet Rajonale dhe Krim-Teknika, të cilët kanë sekuestruar gëzhojat dhe predhat e gjetura në vendngjarje.

Me urdhër të Prokurores kujdestare janë iniciuar veprimet intensive hetimore, ndërsa të dyshuarit janë ende në kërkim.

Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë, ndërsa Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Detaje të rënda nga vrasja në tentativë në Pejë – Jeton Buquku u qëllua me armë dhe u godit me shufër metalike appeared first on Sinjali.

“E treta, e vërteta”, Blero martohet sonte në një ceremoni private

Këngëtari i njohur Blero do të martohet sonte.

Lajmin e ka zbuluar miku i tij, moderatori i njohur, Labinot Gashi, i cili edhe është marrë me organizimin e dasmës.

Ai ka treguar se dasma do të jetë tejet private dhe se nuk do të ketë media.

“Unë e di se kogja gjatë janë bashkë…I uroj ma të mirën. E treta, e vërteta”, ka thënë Labi, duke qeshur.

Blero më herët ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë.

Më pas ka qenë i martuar edhe me modelen Afrona Dika.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “E treta, e vërteta”, Blero martohet sonte në një ceremoni private appeared first on Sinjali.

Mehmetaj ia kujton Abdixhikut standardin e humbjes që dikur e promovonte me krenari: “Largohemi, vijnë tjerët”

Gazetari Lirim Mehmetaj ia ka kujtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, një deklaratë që e kishte bërë kohë më parë, të cilën e promovonte me krenari.

“Ka një standard në LDK që është vendosur prej tjerëve që rezultatet e rënda e jo të mira largohemi, vazhdojmë, vijnë tjerët”, thoshte Abdixhiku në Opinion pata gazetari Blendi Fevziu.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë Mehmetaj, duke thënë se “kur ia rikujton Abdixhikut sot qëndrimin e tij paraprak ai më nuk flet për standard, po për mercenarë”.

Shkrimi i Lirimit pa ndërhyrje:

Lumir Abdixhiku: “Ka një standard në LDK që është vendosur prej tjerëve që rezultatet e rënda e jo të mira largohemi, vazhdojmë, vijnë tjerët”

Gazetari: “Pra kush humbë rëndë largohet…”.

Lumir Abdxhiku: “Po është standard që s’mund ta kthesh më”.

Kjo është një intervistë e Lumir Abdixhikut e datës e datës 2 dhjetor 2021.

Fjali të qarta e pa hapësirë për keqkuptim.

Kur ia rikujton Abdixhikut sot qëndrimin e tij paraprak ai më nuk flet për standard, po për mercenarë.

Kjo është psikologji tipike e një humbësi të pa dinjitet, i cili dëshiron ta ndryshojë standardin posa bëhet viktimë e tij.

Tash parimi ia prekë karrigen prandaj standardi i kthehet në mercenar.

Ama faktet, incizimet dhe deklaratat tua nuk janë mercenare. E rikthimi i tyre nuk është mercenarizëm, po gazetari.

Normalisht, këto ditë do të shihni mbështetës të Vetëvendosjes t’i vihen në mbrojtje Abdixhikut, sepse me të, LDK-ja është ashtu siç e duan ata. E dobët, por e shfrytëzueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mehmetaj ia kujton Abdixhikut standardin e humbjes që dikur e promovonte me krenari: “Largohemi, vijnë tjerët” appeared first on Sinjali.

Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici një shumë parash që i gjeti në rrugë

Një qytetar nga Ferizaj ka dorëzuar në polici një shumë parash që i kishte gjetur në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt njoftoi se më 12 janar 2026, rreth orës 16:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari A. Cakolli, 61 vjeç, i cili ka dorëzuar një shumë parash të gjetura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Sipas policisë, paratë janë numëruar në prani të qytetarit dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Paratë janë numëruar në prezencë të qytetarit dhe për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është iniciuar “Shënim zyrtar”. Paratë ruhen në stacionin e policisë në Ferizaj. Ftojmë qytetarin- pronarin e ligjshëm të kësaj shume të parave, të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për verifikim dhe për të tërhequr mjetet e tij”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici një shumë parash që i gjeti në rrugë appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vijona Zogaj nga Turjaka ndërron jetë në moshë të re

Ka ndërruar jetë në moshë të re Vijona Zogaj nga Turjaka.

Lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar nga familja Zogaj, e cila përmes një njoftimi mortor ka informuar miqtë, dashamirët dhe farefisin për humbjen e të dashurës së tyre.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, me fillim nga ora 14:00, në varrezat e Lagjës së Madhe në Turjakë.

Familja Zogaj ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për këtë humbje të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vijona Zogaj nga Turjaka ndërron jetë në moshë të re appeared first on Sinjali.

Vazhdon për të katërtën ditë ndërprerja e internetit në Iran

Ndërprerja e internetit në Iran ka vazhduar për 4 ditë, sipas organit mbikëqyrës të sigurisë kibernetike NetBlocks.

Sipas NetBlocks, “interneti fiks, të dhënat mobile dhe thirrjet janë çaktivizuar, ndërsa mjetet e tjera të komunikimit po bëhen gjithnjë e më shumë objekt i sulmeve”.

Të enjten, lidhja e rrjetit ra në rreth 1% të trafikut të zakonshëm, duke sinjalizuar një ndërprerje ndërsa autoritetet ndërmorën masa të ashpra ndaj protestuesve antiqeveritarë, shkruan CNN.

Ndërprerja e komunikimeve në të gjithë vendin e bën të vështirë vlerësimin e asaj që po ndodh në terren. Vlerësimet nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA e kanë vënë numrin e të vdekurve në më shumë se 500. CNN nuk është në gjendje ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë numër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vazhdon për të katërtën ditë ndërprerja e internetit në Iran appeared first on Sinjali.

KMShK: “Fantazma” në Prishtinë është e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), informon qytetarët se raportimi në disa media për një “fantazmë” që “shëtitet” nëpër rrugët e Kosovës është i pasaktë, pasi që bëhet fjalë për një përmbajtje të gjeneruar nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (AI).

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), thotë se ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me këto përmbajtje dhe fton mediat “të kenë kujdes që përmbajtjet e ngjashme t’i verifikojnë dhe të mos i shpërndajnë, sepse mund të shkaktojnë panik”.

“KMShK bën thirrje që raportimet të bëhen kujdesshëm, të jenë korrekte dhe të bazuara në Kodin e Etikës”, thuhet në reagim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KMShK: “Fantazma” në Prishtinë është e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale appeared first on Sinjali.

Nuk ndalen telashet në LDK: Jep dorëheqje anëtari i kryesisë në Prizren

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Haziz Hodaj, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Kryesia e Degës së LDK-së, duke kritikuar ashpër mënyrën e vendimmarrjes brenda partisë dhe duke kërkuar përgjegjësi politike.

Përmes një postimi në Facebook, Hodaj ka theksuar se në vend të reflektimit për humbjet e njëpasnjëshme, në LDK po mbizotëron papërgjegjësia, e cila sipas tij vetëm sa i thellon gabimet.

Ai ka kërkuar drejtpërdrejt dorëheqjen e Driton Selmanajt, duke vlerësuar se shkelja e fjalës së dhënë, mungesa e komunikimit dhe përjashtimi i parimeve e bëjnë dorëheqjen “të vetmen rrugë të ndershme”.

“Dorëheqja nuk është ikje nga përgjegjësia, por akt dinjiteti për të mos u bërë pjesë e pabesisë”, ka shkruar Hodaj, duke shtuar se është më mirë të largohesh me nder sesa të qëndrosh aty ku, sipas tij, është shkelur besa.

Ai ka bërë të ditur se vendimi për largim nga Kryesia vjen si pasojë e, siç i quan ai, vendimeve arbitrare, të marra pa konsultim, pa marrëveshje dhe jashtë vendimeve të Kryesisë, të cilat cenojnë parimet dhe besimin brenda partisë.

Hodaj ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë besnik ndaj parimeve të tij dhe besimit të votuesve, duke e cilësuar këtë si detyrim moral që nuk e shkel në asnjë rrethanë.

Në fund të reagimit, ai ka bërë edhe një thirrje publike ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, duke kërkuar që emërimet e drejtorëve nga radhët e LDK-së të mos bëhen pa pëlqimin dhe konsultimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal nga kjo parti, me përjashtim të drejtorit të Urbanizmit.

Ndërkohë, dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK ka dhënë edhe Fejzë Kabashi. Ai ka bërë të ditur se vendimi i tij vjen pas një njoftimi me SMS nga kryetari i degës, përmes të cilit, sipas tij, janë caktuar përfaqësuesit e LDK-së në ekzekutivin lokal pa asnjë diskutim paraprak në Kryesi.

“U hodh poshtë fjala e dhënë se përfaqësuesit për ekzekutivin lokal do të diskutoheshin dhe vendoseshin së bashku në Kryesi. Kjo, së bashku me mosvlerësimin tim dhe të rajonit të Hasit, më detyroi të jap dorëheqje nga të gjitha funksionet”, ka shkruar Kabashi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk ndalen telashet në LDK: Jep dorëheqje anëtari i kryesisë në Prizren appeared first on Sinjali.

Osmani i thotë admiralit të NATO-s se Kosova përballet me rrezikun e “akteve destabilizuese” nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff.

Takimi ndodhi me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më të rëndësishme strategjike të Aleancës Veriatlantike.

Presidentja Osmani e uroi Admiralin Wikoff për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e Komanda e Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli dhe duke shprehur besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Republikës së Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar dhe të pazëvendësueshëm që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë që nga viti 1999. Në këtë kontekst, Presidentja shprehu vlerësim të veçantë për misionin e KFOR-it, si forcë e besueshme parandaluese dhe garantuese e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim.

Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in he theksoi se Kosova mbetet një partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e përkushtuar fuqishëm ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në këtë frymë, Presidentja potencoi rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë dhe mungesën e llogaridhënies nga ana e saj për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmin terrorist, respektivisht agresionin në Banjskë dhe sulmin kinetik në kanalin Ibër-Lepenc.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani i thotë admiralit të NATO-s se Kosova përballet me rrezikun e “akteve destabilizuese” nga Serbia appeared first on Sinjali.

Zyrtare, shkarkohet Alonso

Xabi Alonso më nuk është trajner i Real Madridit.Këtë e bëri të ditur klubi mbretëror të hënën mbrëma.

Sipas njoftimit, Madridi e Alonso kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

“Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar në çdo moment vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në komunikate

“Klubi ynë e falënderon Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij teknik për punën dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u uron shumë fat në këtë etapë të re të jetës së tyre”, përfundon komunikata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtare, shkarkohet Alonso appeared first on Sinjali.

Inflacioni për 2025: Çmimet u rritën për 3.9%

Çmimet e konsumit në Kosovë gjatë vitit 2025 janë rritur mesatarisht për 3.9 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin dhjetor 2025 ishte më i lartë për 5.3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, ndërsa inflacioni mujor në dhjetor shënoi rritje prej 0.7 për qind krahasuar me nëntorin.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vitin 2025 ishte më i lartë mesatarisht për 3.9 për qind krahasuar me vitin 2024”, thuhet në njoftim.

Rritja më e madhe e çmimeve është vërejtur te kafeja, çaji dhe kakaoja me 15.2 për qind, energjia elektrike me 11.4 për qind, mishi me 11 për qind dhe pemët me 11.5 për qind.

Rritje janë shënuar edhe te shërbimet hoteliere, produktet ushqimore dhe pijet alkoolike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inflacioni për 2025: Çmimet u rritën për 3.9% appeared first on Sinjali.

Turqia paralajmëron kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në Iran

Turqia ka thënë të hënën se çdo ndërhyrje e huaj në Iranin fqinj do të çonte në kriza më të mëdha në vend dhe në rajon, dhe ka bërë thirrje për negociata midis SHBA-së dhe Iranit për të zgjidhur problemet ekzistuese.

Irani po përballet me demonstratat e tij më të mëdha që nga viti 2022 dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të përfshihet nëse përdoret forcë kundër protestuesve.

Turqia, anëtare e NATO-s, nuk dëshiron të shohë kaos në Iran pavarësisht “problemeve të caktuara brenda shoqërisë dhe qeverisë iraniane”, ka thënë Omer Celik, zëdhënës i Partisë AK e cila është në pushtet në Turqi.

“Siç ka deklaruar presidenti iranian Pezeshkian, këto probleme duhet të zgjidhen përmes dinamikës së brendshme të shoqërisë iraniane dhe vullnetit kombëtar të Iranit”, ka thënë Celik në një konferencë për shtyp pas një takimi të partisë në pushtet.

“Ne besojmë se ndërhyrja e huaj do të çojë në pasoja edhe më të këqija, dhe se ndërhyrja e provokuar nga Izraeli në veçanti do të çojë në kriza edhe më të mëdha”, ka shtuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Turqia paralajmëron kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në Iran appeared first on Sinjali.

Komisioni Evropian: Të gatshëm të vendosim sanksione të reja dhe më të rrepta ndaj Iranit

Komisioni Evropian shprehu mbështetjen e tij për popullin e Iranit, duke deklaruar se është gati të vazhdojë me sanksione të reja dhe më të rrepta pas shtypjes së dhunshme të protestave dhe ndërkohë që raportohet se rreth 500 kanë vdekur.

“Është absolutisht e papranueshme që njerëzit që demonstrojnë paqësisht për lirinë e tyre të arrestohen dhe të vriten ”, tha Sekretarja e Shtypit e Komisionit Evropian, Paola Pinault, kur u pyet për protestat në Iran, duke shprehur solidaritetin e saj me “qytetarët jashtëzakonisht të guximshëm të Iranit gra që po demonstrojnë për lirinë e tyre”.

Në të njëjtën kohë, Pinault iu referua deklaratave të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të burgosur dhe rivendosjen e aksesit të plotë në internet.

Sipas Agjencisë së Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA (HRANA), janë verifikuar rreth 500 viktima mes protestuesve, si dhe 48 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Por burime për BBC thanë se numri real i të vrarëve mund të jetë më i lartë.

Kujtojmë që presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar me ndërhyrje nëse vriten protestuesit. Nga ana tjetër, udhëheqësit iranianë i kanë cilësuar protestuesit si “një grup vandalësh”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komisioni Evropian: Të gatshëm të vendosim sanksione të reja dhe më të rrepta ndaj Iranit appeared first on Sinjali.

Natasha Kandiq: Vuçiqi njohu Kosovën me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit

Aktivistja e mirënjohur serbe, Natasha Kandiq, ka shkruar në “X” se me pranimin e marrëveshjes gjermano-francez, Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, Serbia ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Realiteti i Kosovës së pavarur, Natsha Kandiq, ka shkruar se ka ardhur si pasojë krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Po, duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, Marrëveshjen e Ohrit dhe dokumentin gjermano-francez, AV (Aleksandar Vuçiq) ka pranuar realitetin – se Kosova është një shtet i pavarur. Do të shtoja se ky realitet është pasojë e krimeve të luftës nga MUP/J i Serbisë”, shkroi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Natasha Kandiq: Vuçiqi njohu Kosovën me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Sinjali.

❌