Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha, kundër integrimit në BE/ Mahmutaj: Ka ndjekur një agjendë antishqiptare dhe po mbyll me turp kapitullin politik

TIRANË- Sa herë që kryeministri Edi Rama udhëton i ftuar në Bruksel, Sali Berisha del kundër integrimit në BE. Ai ka ndjekur një politikë të nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe ky refren është përsëritur shpeshherë prej tij.

Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e fundit”, ka komentuar reagimet e ish-kryeministrit Sali Berisha sa herë që kryeministri Edi Rama zhvillon vizita zyrtare në Bruksel, duke theksuar se këto qëndrime janë kundër interesit të Shqipërisë dhe integrimit europian.

Ai u shpreh se Berisha ka tendencën të shohë çdo sukses të politikës shqiptare në Bruksel me sy negativ dhe të prodhojë lajme që nxijnë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Ai shtoi se koha kur Berisha mobilizonte militantët ka marrë fund dhe tani ai është i fokusuar vetëm te problemet personale me drejtësinë.

Në përfundim, Mahmutaj theksoi se Sali Berisha po e mbyll kapitullin e tij politik, duke e cilësuar qëndrimin e tij si të dëmshëm për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj drejt integrimit evropian.

“Kryeministri Rama pritet nga kryetari i Këshillit të Evropës. Nuk ka lidhje as me zgjerimin, as me këto histori, sepse këto i ka Komisioni Evropian. Atij i pëlqen të çdo lloj suksesi të politikës shqiptare  në Bruksel, Berisha e sheh me syrin e negativ dhe lajmet që do t’i prodhojë dhe i prodhon në këtë lloj forme. Berisha s’ka bërë asgjë më 35 vite në Shqipëri. Këto historitë e tij janë një turp.

Nuk shkohet asgjëkundi me Berishën dhe shqiptarët po e braktisën në çdo foltore, që ai bën.  Iku koha kur Berisha mblidhte militantët tij, i gënjente, i mashtronte, vriteshin për Berishën. Berisha do të zgjidhë hallet që ka me drejtësinë, nuk ka asnjë agjendë tjetër. Sali Berisha gjithnjë ka pasur agjendë antishqiptare. Ai po e mbyll kapitullin e politikës me trup, Si hajdut, si vrasës dhe duke nxirë shqiptarët”, tha ai.

Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam i gatshëm të heq dorë nga mandati im

Duke u rezistuar thirrjeve për dorëheqje, kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se nuk është “i gatshëm të largohet” nga mandati i tij si kryeministër, teksa po përpiqet të forcojë mbështetjen brenda partisë së tij mes pasojave të skandalit me Peter Mandelson.

Duke folur gjatë një takimi me deputetët e Partisë Laburiste, Starmer iu referua të kaluarës së tij në role të mëparshme dhe brenda partisë, duke thënë: “Kam fituar çdo betejë në të cilën kam qenë ndonjëherë”.

Ai përmendi kohën e tij në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës dhe përpjekjet për reformimin e Partisë Laburiste, duke shtuar: “Njerëzit më thoshin se nuk mund ta bëja. Pastaj gradualisht filluan të thoshin se mund ta kalonim vijën. Fituam me një shumicë dërrmuese. Çdo betejë ku kam qenë, e kam fituar”.

Starmer pranoi se kritikat vazhdojnë, duke thënë se është përballur me “kundërshtues në çdo hap të rrugës, dhe i kam edhe tani”.

“Kundërshtues që nuk duan fare një qeveri laburiste, dhe sigurisht jo një që të ketë sukses”, shtoi Starmer.

“Por po ju them këtë: pasi kam luftuar kaq fort për mundësinë për të ndryshuar vendin tonë, nuk jam i gatshëm të heq dorë nga mandati im dhe përgjegjësia ime ndaj vendit, apo të na zhys në kaos, siç kanë bërë të tjerë”, përfundoi ai.

Javën e kaluar, Starmer tha se i vjen “keq” që kishte besuar “gënjeshtrat” e Mandelsonit dhe e kishte emëruar atë ambasador në SHBA, ndërsa presioni u rrit pasi ai pranoi se kishte dijeni për lidhjet e Mandelsonit me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, i cili vdiq në vitin 2019.

Mandelson u shkarkua në shtator, por dosjet e publikuara së fundmi për Epstein sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epstein kur ishte sekretar britanik i biznesit në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste.

Mandelson u shkarkua në shtator, por dosjet e publikuara së fundmi për Epsteinin sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epsteinin kur ishte sekretar britanik i biznesit në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste.

Departamenti amerikan i Drejtësisë muajin e kaluar publikoi më shumë se 3 milionë faqe, 2.000 video dhe 180.000 imazhe sipas Aktit për Transparencën mbi Dosjet Epstein, i cili u nënshkrua në ligj në nëntor të vitit të kaluar.

Materialet përfshijnë fotografi, transkripte të jurive dhe dosje hetimore, megjithëse shumë faqe mbeten të redaktuara. Të mbijetuarit e Epsteinit dhe familjarët e viktimave thonë se publikimi nuk përmbush kërkesat e ligjit dhe lë jashtë shumë informacione jetike.

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet, partitë e vogla në “humnerë”

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, qytetarët u pyetën se cilën prej partive politike do të votonin nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, përgjigja e tyre është se partia që  udhëheq është Partia Socialiste

Megjithëse në këtë fillim shkurti, PS bie me 0.5%, brenda marzhit të gabimit të sondazhit. Pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese goditi Ramën dhe qeverinë, PD nuk rritet, kurse partitë e reja vijojnë rënien elektorale.

Edhe shpresa për një parti të re ngjitet me ritmet e breshkës, në rast se vërtet do të lindë një parti të re.

Metodologjia e sondazhit

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%/abcnews.al

Sa ndikon reforma në drejtësi në votën tuaj? Sondazhi: Shqiptarët, të zhgënjyer nga drejtësia e re

Reforma në Drejtësi, e konsideruar prej vitesh si shtylla kryesore e transformimit institucional në vend, duket se ka humbur ndjeshëm peshën e saj në gjykimin e qytetarëve.

Të dhënat e sondazhit të fundit tregojnë një nivel të lartë zhgënjimi dhe indiference ndaj rezultateve të saj konkrete.

78.5% e të anketuarve shprehen se Reforma në Drejtësi ndikon pak në gjykimin e tyre politik, pasi janë të zhgënjyer nga ecuria dhe rezultatet e saj.

Një tjetër grup, 19.4%, deklaron se Reforma nuk ka ndikuar aspak në gjykimin e tyre politik, duke theksuar se kanë qenë që në fillim kundër saj.

Ndërkohë vetëm 2.1% e të anketuarve shprehen se Reforma në Drejtësi ka ndikuar shumë, madje edhe në ndryshimin e votës.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%

Çfarë ndodhi të premten në Gjykatën Kushtetuese? Sondazhi: Presioni i Berishës funksionon ende

43.3% e shqiptarëve mendojnë se ndikimi dhe presioni i Sali Berishës funksionon ende në Gjykatën Kushtetuese.

Në sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, të anketuarit janë të ndarë lidhur me atë çka ndodhi të premten në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi teknikisht padinë e kryeministrit, lidhur me çështjen Balluku.

Ndërkohë lidhur mbi këto zhvillimet, 37.2 përqind të tjerë mendojnë se shumica bëri reformën dhe ka të drejtë ta korrigjojë atë, ndërsa për 19.5% të shqiptarëve, mosvendimi i Kushtetueses mbi padinë e kryeministrit, tregon dështimin e reformës në drejtësi, 19.5%.

1238 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hëne në ‘Zëri i Shqiptarëve’, në ABC News.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.7%

/abcnews.al/

Kushtetuesja rrëzoi teknikisht padinë e kryeministrit/ Sondazhi: 51.5% thonë se ishte e padrejtë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos marrë një vendim në themel, duke rrëzuar teknikisht padinë e Kryeministrit, ishin në fokus të sondazhit ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC News këtë të hënë.

Lidhur me mosvendimin e Kushtetueses, opinioni publik duket se paraqitet i ndarë.

Një shumicë relative prej 48.5% e të anketuarve e konsideron qëndrimin e Gjykatës si të drejtë.

Nga ana tjetër, 16.4% e qytetarëve e shohin këtë qëndrim si një atentat ndaj Kushtetutës, ndërsa 35.1%, ngrenë dyshime mbi procesin vendimmarrës, ndërsa mendojnë se ndonjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese mund të ketë qenë subjekt shantazhi apo presioni.

/abcnews.al/

Bashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet/ Apeli i GJKKO: Një vit burg për Edison Memollën

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e Rrogozhinës në zbatim të vendimit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë: 1 vit burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryebashkiaku u Rrogozhinës u regjistrua teksa ndikonte tek punonjësit e OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor në këmbim të votave për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimet për 3 të pandehur të tjerë Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, të cilët u dënuan nga shkalla e parë përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.

Në fuqi u la edhe dënimi për Ndriçim Tafxhafa që u dënua me 1 vit burg/abcnews.al

Marrëveshje miliarda dollarëshe SHBA-Armeni për energjinë bërthamore

Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje prej miliarda dollarësh për energjinë bërthamore, gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance në Erevan.

Sipas marrëveshjes, SHBA-ja hyn në një fushë që më parë ishte e dominuar nga Rusia, e cila kishte furnizuar teknologjinë për centralin e vetëm bërthamor në republikën e Kaukazit Jugor.

“Marrëveshja parashikon eksport të teknologjisë amerikane në vlerë 5,0 miliardë dollarë, si dhe kontrata për furnizim me karburant bërthamor dhe mirëmbajtje në vlerë 4,0 miliardë dollarë”, tha Vance pas takimit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian.

“Marrëveshja lidhet me reaktorë të vegjël dhe SHBA-ja ka besim të mjaftueshëm te Armenia për t’i ofruar këtë teknologji të re”, shtoi Vance.

“Si pjesë e ndihmës ushtarake, SHBA do të furnizojë Armeninë me dronë vëzhgues ‘V-BAT”, theksoi Vance.

Krisafi: Mundësia për t’i dhënë garanci Ukrainës, zero! Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

TIRANË- Të ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi dhe koloneli Sami Neziri, analizuan luftën ruse në Ukrainë.

Sipas ekspertëve, humbjet e Rusisë nga kjo luftë janë shumë të mëdha, megjithatë është e vështirë që të ulet në negociata.

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi u shpreh se e sheh të vështirë që presidenti rus Vladimir Putin të arrijë të ulet në negociata pa arritur qëllimet e tij.

“Mundësia për t’i dhënë garanci Ukrainës siç kërkon ajo është pothuajse zero. Në këtë pikë Ukraina në momentin që nuk merr garancitë, vështirë të firmosë për dhënie territori. Por të të dyja palët mendojnë që mund të fitojnë luftën dhe për aq kohë sa të dyja palët kanë këtë qëndrimin vështirë që të ketë tërheqje”, tha ai.

Nga ana e tij koloneli Sami Neziri tha se Rusia do të përpiqet të fitojë kohë për të shtyrë luftën, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që mund ta detyrojë Rusinë të ulet në negociata është kolapsi ekonomik,

“E vetmja gjë që mund të detyrojë Rusinë të ulet në negociata është ekonomia. Ka indikacione se ekonomia ruse ka nisur të tkurret. Sipas ekspertëve të fushës, po të vazhdojë ky trend i ekonomisë Rusia është në gjendje të mbështesë luftën jo më shumë se 1 deri në 2 vite. Nëse shtrëngohet më tepër në sanksione Rusia mund të shkojë drejt kolapsit ekonomik dhe kjo është e vetmja rrugë që ta ulë në negociata”, theksoi koloneli.

/abcnews.al/

“Kanë lidhje me…”, Meçe: Korporata gjyqtarë-prokurorë përbën rrezik kombëtar

TIRANË– Korporata gjyqtarë-prokurorë tashmë mund të konsiderohet si një çështje, që përbën “rrezik kombëtar”.

Kështu u shpreh analisti i njohur, Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News. Sipas tij, kjo korporatë ka lidhje me politikën dhe shpeshherë ata ka bërë ndërhyrje të forta të paramenduara në politikë.

“Korporata gjyqtarë-prokurorë është bërë rrezik kombëtar. Kur kjo korporatë lidhet me politikën pastaj, kjo korporatë është e lidhur absolutisht me politikën. Ne sot, në këtë tavolinë, kemi hedhur fakte të shumta që kanë vërtetuar që këta prokurorë dhe gjyqtarë kanë lidhje të forta politike dhe me vendimmarrjet e tyre kanë bërë ndërhyrje të paramenduara në politikë”, tha ai.

 

“U nisëm për të vënë vetullat, por kemi nxjerrë sytë”, Minxhozi: Reforma në drejtësi ka dështuar!

“Reforma në drejtësi ka dështuar”, kështu është shprehur analisti Skënder Minxhozi gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi reformën në drejtësi.

Minxhozi është shprehur kritik, duke thënë se tashmë dosjet e prapambetura kanë kaluar 200 mijë, duke nënvizuar se dukshëm ka ardhur koha për ndryshme të thella.

“Kur thash që ka ardhur koha për disa ndryshime duhet të mendohet më thellë. KED gjumë, ILD ka shumë muaj që ka dalë. KLP dhe KLGJ kanë ende vakanca gjyqtarësh dhe prokurorësh që po ankohet çdo gjykatë. Gjykata Kushtetuese shumë e nderuar që dikur hidhte ntuç Sali Berishën, me gjithë Lul Bashën me gjithë Homologen greke, sot është kjo që është. Backlogu i dosjeve ka kaluar 200 mijë. Pra çfarë ka ndodhur u nisëm për të vënë vetullat dhe kemi nxjerrë sytë, reforma në drejtësi ka dështuar”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Vendimi 4 me 4 i Kushtetueses/Dervishaj: Ka krijuar një normë të re, balanca mes pushteteve nuk ekziston më

TIRANË– Eksperti ligjor Bledar Dervishaj, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, i cili përfundoi me barazim 4-4.

Sipas Dervishit, ky vendim ka krijuar një precedent të ri dhe ka prekur ekuilibrin dhe balanca mes pushteteve nuk ekziston më.

Ai paralajmëroi se pasojat e këtij vendimi mund të jenë të thella për funksionimin e institucioneve dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.

“Po të hysh më tej, me këtë vendimmarrje, Gjykata Kushtetuese ka krijuar një normë të re, ku balanca mes pushteteve nuk ekziston më.”, tha ai.

“Rama nga ana ligjore është korrekt”/ Bledar Dervishaj: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

Eksperti ligjor Bledar Dervishaj u shpreh se kryeministri Edi Rama është treguar korrekt nga ana ligjore.

Gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Dervishi theksoi se veproi siç do vepronte çdokush tjetër, pasi sipas tij i hynë në territorin e tij legjislativ dhe ekzekutiv.

“Sa i takon qëndrimit të Kryeministrit nga ana ligjore nga është korrekt. I ndodhi konflikti i kompetencës, i hynë në territorin e tij ekzekutiv, i hynë në territorin legjislativ dy domene që vendosnin që për besimin politik qoftë se kush emërohet dhe shkarkohet, se pezullim nuk ka një ministër, shkoi në Gjykatë Kushtetuese, atë do bënte çdokush tjetër. Ai priti vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetues dhe kur Gjykata Kushtetuese tërhiqet nga misioni i saj sublim, që të vendosë gardhe, me një barazi votash me pasojë shumë të rëndë”, tha ai.

“Drejtësia e re lojë, jo transparente me publikun”/ Minxhozi: Në Shqipëri, nuk ka de facto proces gjyqësor!

“Në Shqipëri, nuk ka de facto proces gjyqësor. Unë jam i bindur që, nëse në një sallë gjyqi nuk është arbitër gjyqtari, por prokurori; dy palët e tjera marrin fund”, u shpreh analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjithashtu, ai theksoi se ‘drejtësia e re nuk është treguar transparente me publikun’.

“Unë mendoj se këtu kemi përplasje të një dëshirë për mosveprim nga ana e qeverisë, në lidhje me një numër problemesh që kanë dalë natyrshëm nga reforma, dhe nga ana tjetër nga një dëshirë për protagonizëm e vetë organeve speciale të reformës. Deri në momentin kur është ndërmarrë pezullimi kanë pasur ndjenjë të lartë protagonizmi…Duke marrë në dorë sondazhet që thonë je më i miri, të duket vetja ndonjëherë më i mirë. Ndërhyrja do të mund të ishte në aspektin e masës së pezullimit, unë do thoja se është shumë pak sepse jemi në vitin e 10 pas votimit për reformën dhe vitin e 7 pas fillimit të punës, ato krijuan njëlloj spostimi, valë sizmike…Protagonizëm dhe politizim. Kjo ka ndodhur me hyrjen e gjithë korpusit të reformës në gjithë sistemin që quhet Shqipëri…Objektivisht dolën cënime standardesh të drejtash, shkelje këmbësh që me kalimin e kohës, nisi edhe një lojë e drejtësisë së re me opinionin publik. Personat që viheshin nën hetim lincoheshin nga këto studiot e debatit…Në anën tjetër u zbulua dhe kemi vënë re që procese të mbyllura që opinioni publik nuk kishte nga t’i merrte vesh, në momente të caktuara kishin qenë pazare të gjësë së gjallë. Kjo çështja e nënshtrimit de facto të procesit gjyqësor në disa nivele ndaj institucionit të akuzës speciale më duket defekti më i madh që ka sot reforma. Që do të thotë në Shqipëri, nuk ka de facto proces gjyqësor. Unë jam i bindur që nëse në një sallë gjyqi nuk është arbitër gjyqtari, por prokurori dy palët e tjera marrin fund”, tha ai.

Vendimi i Kushtetueses/ Gjikondi për padinë e Ramës: Mungesa e gjyqtarit të nëntë ka sjellë amulli

Gjykata Kushtetuese vendosi 4 me 4 ndaj padisë së Kryeministrit Edi Rama për masën e pezullimit nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke krijuar një situatë të paqartë ligjore.

Pyetja që ka lindur,është fakti: sa kushtetues është vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story”, tha se kjo amulli është krijuar nga mungesa e gjyqtarit të nëntë në Gjykatën Kushtetuese.

“Mungesa e gjyqtarit të nëntë e ka sjellë atë amulli, Prej 17 muajsh, parlamenti shqiptar mban në sirtarët e vet kandidaturat për të zëvendësuar Elsa Toskën. Ka vendim, sepse 4 gjyqtarët, sepse kanë arsyetuar vendimet e tyre edhe pse nuk e kemi tekstin e tyre.”, tha ajo.

Vendimi i Kushtetueses për padinë e Ramës/ Meçe: Këtë vendim s’duhet ta merrnin kurrë, sepse nuk ua lejon Kushtetuta

TIRANË- Belinda Balluku do qëndrojë në detyrë, pavarësisht se pezullimi i saj u rikthye nga vendimi kontrovers i Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Edi Rama iu tha sot deputetëve të shumicës se do të ndryshojnë Kodin Penal, që të pamundësojë pezullimin e atyre që mandatohen në detyrë nga Presidenti i Republikës.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se Gjykata Kushtetuese nxori vendim antikushtetues dhe nga kjo lind e drejta qeverisë ta dërgojë çështjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Formalisht ka vendim. Tani ky vendim është Kushtetues apo jo? Këtë e vendos Kushtetuesja vetë. Gjykata Kushtetuese vendos me shumicë votash dhe pari i çdo gjykate është që duhet të vendosë dhe për këtë arsye trupa gjyqësore bëhen tej gjithmonë, gjithmonë duhet të ketë vendimmarrje.

Çdo vendim i trupit gjyqësor, i cili nuk është me vendimmarrja me shumicë, por është me barazim, është antikushtetues ne dhe nëse ti e dërgon në GJED, kemi shumë precedentë, ku rezultate kanë dalë barazim dhe gjykata i ka kthyer mbrapsht dhe thotë cenohet: kuorumi funksional, privohen palët nga një vendim gjyqësor efektiv.

Gjykata Kushtetuese duke cenuar parimin kushtetues, nxjerrë një vendim antikushtetuese, ky nuk është vendim. Vetë vendimi është antikushtetues dhe çdo gjë tjetër që shkruhet brenda është antikushtetuese, sepse nuk i lejohet gjykatës të dalë pa vendim, çështja nuk quhet e gjykuar.

Nuk u dha as vendim dhe lind e drejta që të vijojë procedurat në instancat më të larta, në GJED, kjo është instanca që e njeh shteti shqiptar si nënshkrues i konventës. Këtë vendim nuk duhet ta merrni kurrë, sepse nuk ta lejon kushtetuta. GJED në Strasburg, vetëm ajo e zgjidh”, tha ai.

Vendimi 4 me 4 për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

Eksperti Ligjor Bledar Dervishi në emisionin “Real Story”, në ABC News foli për vendimin 4 me 4 për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gjatë intervistës ai sqaroi se kur nuk ka vendim nuk përbën jurisprudencë kushtetuese dhe konflikti shfaqet sërish.

Sipas ligjit ka të me defekte në traktimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Përse të konsiderohet kërkesa e rrëzuar nëse kemi barazim votash. Përse të mos konsiderohej në rast barazim votash, vendos vota e kryetarit dhe kjo do ishte një zgjidhje. Pra ka disa organeve, vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë, ku ka barazim votash vendos vota e kryetarit. Gjykata Kushtetuese e ka në rast barazim votash konsiderohet e rrëzuar, jo se është rrëzuar. Kur nuk ka vendim nuk përbën jurisprudencë kushtetuese, por praktikisht konflikti kushtetues- mosmarrëveshje është aty dhe mund të shfaqet sërish”, tha ai.

/abcnews.al/

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin/ Reagon Rama: Kërkesë për varrosje për së gjalli

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çështjen e ish-krerëve të UCK-së, pasi Prokuroria dha pretencën ku kërkoi 45 vite burg përHashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

❌