Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandalet e dosjes Epstein/ Gjyli: Drejtësi selektive! Koçibellinj: Individi i pambrojtur përballë pushtetit

Politologia Arsejda Gjyli dhe aktivistja Suela Kocibellinj komentuan dosjen Epstein gjatë emisionit “Real Story” në ABC News, duke ngritur shqetësime të forta mbi pasojat që ky skandal ka për demokracinë, drejtësinë dhe vlerat perëndimore.

Gjyli e cilësoi çështjen si një goditje jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për vetë modelin perëndimor të shoqërisë, i cili tradicionalisht është paraqitur si shembull i vlerave morale dhe familjare.

Nga ana e saj, Kocibellinj theksoi frikën se individi mbetet i pambrojtur përballë pushtetit, duke e konsideruar këtë realitet si aspektin më shqetësues të rastit. Në analizën e saj, Gjyli vuri theksin edhe te fenomeni i drejtësisë selektive, i cili, sipas saj, u bë qartësisht i dukshëm përmes kësaj dosjeje.

Arsejda Gjyli: Jo është goditje jo vetëm e Amerikës, por edhe të vlerave Perëndimore, duke e parë Amerikën si model të vlerave. Na është thënë që edhe pse janë shoqëri liberale, janë ndërtuar mbi modele konservatore të familjes. Duhet të jepnin modelin më të mirë të shoqërisë.

Suela Kocibellinj: Ajo që të gjithë ne këtu kemi frikë, është se individi është i pambrojtur përballë pushtetit. Kjo është ajo çka është e frikshme. Megjithëse në hamendësimet tona të gjithë e themi me mendjen tonë që mund të ndodhë kudo.

Arsejda Gjyli: Ai fenomen që u identifikua është drejtësia selektive.

 

 

‘Epstein’/ Mbretëri e Bashkuar, Policia nis hetim penal ndaj Mandelson

Policia Metropolitan ka nisur një hetim penal ndaj Lord Mandelson, ish ambasadorit britanik në SHBA pas pretendimeve se ai ka ka informacione të ndjeshëm për cështjen Epstein.

Dokumentet nga dosjet e Epstein të publikuara kohët e fundit duket se tregojnë se Mandelson, atëherë sekretar biznesi, ka dërguar informacione konfidenciale mbi diskutimet e brendshme të qeverisë te Epstein pas krizës financiare. Këto zbulime shkaktuan një reagim të ashpër politik, përfshirë Gordon Brown, ndërsa deputetët e raportuan Mandelson te Scotland Yard për shkelje të detyrës publike.

Hetuesit pritet të intervistojnë Mandelson, të kërkojnë qasje në pajisjet e tij dhe të marrin deklarata nga figura të larta të Partisë Laburiste, përfshirë Brown, si dhe nga zyrtarë të lartë civilë që ishin aktivë në kohën kur u dërguan email-et.

Të dielën, Mandelson tha se ndjente keqardhjen për “njohjen e tij me Epstein” dhe për vazhdimin e lidhjes me të pas dënimit të Epstein.

‘Epstein’, e vërteta moderne e shëmtuar/ Gjyli: Eskortizmi në katalog. Arsimi është zhvlerësuar, të rinjtë duan të pasurohen …

Dosja Epstein vijon të ngrejë pikëpyetje të forta mbi raportin mes pushtetit, parasë dhe abuzimeve të rënda ndaj të miturve.

Pedagogia Arseida Gjyli ka deklaruar se pushteti dhe paraja shpesh tentojnë të legjitimojnë edhe krimin, duke ndikuar drejtpërdrejt te heshtja dhe normalizimi i abuzimeve. Sipas saj, shoqëria po përballet me një krizë vlerash, ku roli i familjes dhe i shkollës është zbehur, ndërsa kultura e “pasurimit brenda natës” po dëmton rëndë edukimin e të rinjve.

“Pushteti a e legjitimon gjithçka, edhe kur flasim për krim dhe për abuzime? A janë pushteti dhe paraja gjithçka? Nuk e mbron dot fëmijën tënd jashtë shtëpisë. Ai ndikohet nga shoqëria, nga miqtë e afërt, por fëmija ose ta zbardh, ose ta nxin faqen.

A e dini ju që ekziston një fenomen si eskortizmi, i cili është institucionalizuar: shitja e trupit për para dhe pushtet. Nëse do, i ke edhe në katalog. Familja që jeton në rrethe dhe e ka edukuar fëmijën, nuk e di që fëmija këtu, si pasojë e ekonomisë, e bën këtë gjë.

Është kultura e të rinjve sot të bëhemi të pasur brenda natës. Nuk mësohen më me sakrificë, që të duhet një dekadë për të arritur diçka. Roli i shkollës është zhvlerësuar.”

/ abcnews.al /

E vërteta e hidhur e dosjes Epstein/ Gjyli: U padit në vitin 2008, por u tolerua nga drejtësia. Mister vdekja në burg…

Politologia Arsejda Gjyli e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar dosjen “Epstein”, duke hedhur dritë mbi lidhjet mes pushtetit, abuzimit dhe tolerancës institucionale.

Ajo theksoi se figura të fuqishme në histori janë shoqëruar shpesh me akuza për pedofili, të cilat ndonëse duken si teori konspirative, sipas saj mbështeten në fakte konkrete.

Gjyli nënvizoi se rasti i Epstein, për të cilin pati një padi që në vitin 2008, u tolerua nga organet e drejtësisë për shkak të influencës së tij, ndërsa ende mbeten mister rrethanat e vdekjes dhe dyshimet për manipulim të dosjeve për të fshehur emra të rëndësishëm.

“Njerëzit që kanë pushtuar botën gjithnjë janë lidhur me pedofilinë, duken pak si teori konspirative, por janë të vërteta. Unë mendoj që kjo nuk është vetëm psikologjike, por kjo lidhet edhe me tolerancën.

Në vitin 2008 ka pasur një padi për Epstein, por është toleruar nga organet e drejtësisë për shkak të influencës që ka pasur. Pastaj është edhe misterin nëse e vranë apo u vetëvra. Pastaj dyshohet nëse ka pasur një person që është paguar për të fshehur emrin e tij nga dosjet dhe të vendosej emri i armikut të tij”, tha Gjyli./abcnews.al

Dosja famëkeqe “Epstein”/ Nura: Nuk është rastësi që janë filmuar të gjitha! Goditet morali i Perëndimit

Analisti i sigurisë Artur Nura ka komentuar zhvillimet më të fundit mbi dosjen e Jeffrey Epstein, e cilësuar si një nga skandalet më të rënda që ka tronditur opinionin publik ndërkombëtar.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Nura ngriti dyshime për një prapaskenë të mirëorganizuar, duke e lidhur çështjen me praktika të vjetra të shërbimeve sekrete sovjetike dhe me ndikime që, sipas tij, synojnë goditjen e moralit dhe imazhit të Perëndimit.

Ai theksoi se koha e publikimit të këtyre fakteve, përfshirja e figurave të njohura ndërkombëtare dhe referencat e shpeshta ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin në dokumente, nuk janë rastësore, por pjesë e një strategjie më të gjerë gjeopolitike që kërkon vëmendje dhe kujdes të shtuar.

“Nëse do i referohemi të gjitha praktikave ndërkombëtare dhe faktit që minorenët janë viktimat, të gjitha analizat lidhen me sistemin e vjetër sovjetik. Kanë funksionuar me spiunuar femra të bukura. Nëse nuk do të kishim viktima të rritura, nuk do të kishim këtë sensibilitet. Ju duket rastësi që janë filmuar të gjitha?! Ju duket rastësi që të gjitha po zbulohen në këtë periudhë mjaft delikate?! Të gjitha këto godasin moralin e Perëndimit.

Bill Clinton për shqiptarët dhe Kosovën është një njeri i madh. Ajo që sipas meje është gjenden të papërgatitur në një moment të veçantë. Të gjithë duhet të japin dorëheqjen, por ajo që goditet më shumë është Perëndimi. Në të gjitha dokumentet përmendet Putini më shumë se 1 mijë. Të gjitha lidhjet me Moskën, tregojnë që mund të ketë qenë një spiun. Në të gjithë praktikën e vjetër rus, të gjithë ata që kërcënojnë të nxjerrin sekretin përfundojnë të vrarë dhe të helmuar dhe paraqiten sikur kanë vrarë veten. Strategjia e Ballkanit dhe Evropës është e njëjtë dhe kjo duhet pasur pak kujdes”, tha Artur Nura.

Dosja ‘Epstein’/ Psikologia: Krim shtetëror! Media heshti nga favoret dhe frika e pushtetit

Dosja Epstein ka rikthyer në vëmendje një nga skandalet më të rënda të abuzimit me pushtetin dhe shkeljes së të drejtave të të miturve në nivelet më të larta.

Psikologia Suela Kocibellinj tha se kemi të bëjmë me një formë të qartë pedofilie, ku viktimat kryesore janë adoleshentët dhe diferenca e madhe e moshës e bën abuzimin edhe më të rëndë. Sipas saj, heshtja e përfshirëve dhe e mediave lidhet me privilegjet, frikën nga pushteti dhe një sistem varësie që gradualisht shkatërron moralin dhe empatinë njerëzore.

“Është abuzim me pushtetin. Viktimat e drejtpërdrejta janë ata që janë adoleshentë. Kemi të bëjmë me pedofili, me diferencë kaq të madhe moshe. A do t’i kenë pasur të gjitha devijancat apo jo, kjo është temë tjetër. Devijancat, për një pjesë, janë të lindura.

Të gjithë duan të marrin pjesë dhe nuk flasin sepse kanë privilegjet. Edhe media e ka ditur dhe ka heshtur nga frika e pushtetit dhe nga favoret. Format e varësisë nga ky krim shtetëror e kanë bërë këtë gjë.

Në këto shkallë që ecin gradualisht, harrojnë çfarë është e moralshme. Empatinë këta e humbin, sepse nuk dinë çfarë është vuajtja dhe jetojnë në një botë surreale. Devijancat e tyre kthehen të justifikuara, sepse mendojnë se “ne jemi të veçantët””  / abcnews.al /

Dosja ‘Epstein’/ Lekli: Bota e krimit, e mbuluar nga pushteti. Shënjestra, adoleshentët joshen për jetën e luksit

Pedagogia Marsela Lekli, komentoi për Real Story dosjen Epstein duke thënë se fenomene të tilla kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë, pasi sipas saj, krimi në nivelet më të larta shpesh mbulohet nga pushteti.

Ajo tha se abuzimet kanë në shënjestër kryesisht moshat adoleshente, të cilat janë më të ndjeshme ndaj manipulimit, premtimeve për luks dhe favore.

“Këto gjëra kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Bota më e madhe e krimit është e mbuluar nga pushteti. Pse një individ me jetë të thjeshtë nuk ka arritur në këtë pikë, pse pikërisht njerëzit e suksesshëm?

Epstein është marrë me këtë moshë, sepse është mosha më delikate për t’u gënjyer dhe për t’u abuzuar. Adoleshentët janë një moshë ku edhe vetëprovohen për një fundjavë, për një jetë më luksoze dhe kështu vazhdon zinxhiri.

Në faza të tilla janë edhe vajzat në fillim të një seksualiteti dhe futen në pedofili. Një njeri normal nuk arrin në një pikë të tillë.” / abcnews.al /

Inteligjenca artificiale krijon fe? Paralajmërojnë ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

Shumë shqetësim ka ngjallur një zhvillim i fundit i Inteligjencës Artificiale dhe që ndodhi gjatë krijimit të një rrjeti social të quajtur Moltbook, i konceptuar për agjentët AI.

Platforma u mundëson atyre të publikojnë, të ndërveprojnë, ndërsa përdoruesit njerëzorë kanë rol vëzhgues. Sipas raportimit, deri më 2 shkurt platforma numëronte mbi 1.5 milionë agjentë të inteligjencës artificiale. Edhe pse njerëzit mund të krijojnë llogari, pjesëmarrja e tyre kufizohet në monitorim dhe jo në ndërhyrje aktive. Zhvillimi i Moltbook lidhet drejtpërdrejt me krijimin e një agjenti AI me burim të hapur i projektuar për të kryer detyra praktike si leximi dhe përmbledhja e email-eve, menaxhimi i kalendarit apo kryerja e rezervimeve. Më vonë, Moltbot u riemërua OpenClaw, duke evoluar në një asistent personal më të avancuar, i njohur për aftësinë për të ekzekutuar komanda në mënyrë gjysmë-autonome. Kjo teknologji shërbeu si bazë për krijimin e një ekosistemi ku agjentët mund të bashkëveprojnë pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

Shumë shqetësim ka ngjallur një zhvillim i fundit i Inteligjencës Artificiale dhe që ndodhi gjatë krijimit të një rrjeti social të quajtur Moltbook, i konceptuar për agjentët AI.

Platforma u mundëson atyre të publikojnë, të ndërveprojnë, ndërsa përdoruesit njerëzorë kanë rol vëzhgues. Sipas raportimit, deri më 2 shkurt platforma numëronte mbi 1.5 milionë agjentë të inteligjencës artificiale. Edhe pse njerëzit mund të krijojnë llogari, pjesëmarrja e tyre kufizohet në monitorim dhe jo në ndërhyrje aktive. Zhvillimi i Moltbook lidhet drejtpërdrejt me krijimin e një agjenti AI me burim të hapur i projektuar për të kryer detyra praktike si leximi dhe përmbledhja e email-eve, menaxhimi i kalendarit apo kryerja e rezervimeve. Më vonë, Moltbot u riemërua OpenClaw, duke evoluar në një asistent personal më të avancuar, i njohur për aftësinë për të ekzekutuar komanda në mënyrë gjysmë-autonome. Kjo teknologji shërbeu si bazë për krijimin e një ekosistemi ku agjentët mund të bashkëveprojnë pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

Njerëzit e pushtuan botën përmes gjuhës. Ne përdorëm fjalët për të ndërtuar sisteme ligji, feje, financash dhe politike thotë ai ndërsa paralajmëron se tani inteligjenca artificiale po hyn pikërisht në këtë territor. “Inteligjnenca artificiale nuk ka të bëjë me fitimin e vetëdijes, por me zotërimin e gjuhës. Së shpejti, gjithçka e ndërtuar mbi fjalët mund të merret nën kontroll nga kjo inteligjence. Ekspertët paralajmërojnë se nëse makinat arrijnë të prodhojnë dhe menaxhojnë informacion në shkallë masive, ato mund të ndryshojnë rrënjësisht ekonominë, politikën dhe komunikimin publik.

Bojkoti për reformat/ Leka: Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Ka frikë se do mbetet jashtë tryezës

Analisti politik Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke kritikuar ashpër qëndrimin e opozitës.

Sipas Lekës, opozita ka treguar mungesë serioziteti dhe çorientim në veprimet e saj, ndërsa bojkoti, sipas tij, nuk i shërben interesave të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se Reforma Territoriale nuk është thjesht një ndarje kufijsh, por një proces i thellë që kërkon angazhim dhe përgjegjësi nga të dyja palët, duke nënvizuar se opozita duhet të jetë pjesë aktive, transparente dhe të shfrytëzojë alternativa politike përtej protestave, të cilat, sipas tij, nuk përbëjnë më shqetësim real për sistemin.

“Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Bojkoti nuk i i intereson PD dhe nga fakti që PS duroi gjithë këto kohë për patur në komision opozitën, atëherë jo vetëm kryetari i PD, por edhe shumë të tjerë e ndjenë faktin që mund të mbeteshin jashtë kësaj tryeze dhe është diçka e mirë. Reforma Territoriale nuk është vetëm një ndarje kufijsh, është shumë e thellë se sa kaq. Ka një sërë problemesh që duhet të merren seriozisht nga të dyja palët.

Opozitës i intereson dhe duhet të jetë ajo që të këmbëngulë dhe të marrë pjesë. Në këtë lojë ku është futur opozita, është shumë e çorientuar, është një mungesë e thellë serioziteti. Është një lojë dhe mungesë efekti që u bëhet qytetarëve demokratë.

Opozita duhet të jetë transparente. Opozita ka 1001 opsione, përveç rrugës, nuk është metoda efikase, për shkak se rrugën Berisha e ka provuar disa herë. Ka pasur raste që PD bënte protesta çdo ditë, edhe tani janë bërë shumë protesta, por deri atje e ka pikën e vlimit PD. Nuk përbëjnë shqetësim për sistemin. Edhe vetë Berisha e di që me protesta nuk rrëzohet qeveria”, tha Leka.

“Pendimi” i Jeffrey Epstein/ FBI: Abuzuesi seksual po negocionte të bashkëpunonte

Disa dokumente të sapo publikuara nga FBI-ja Amerikane kanë treguar se Jeffry Epstain, financier i njohur për skandalet e trafikimit seksual të të miturve kishte qenë në bisedime për të bashkëpunuar me prokurorët federalë vetëm dy javë përpara se të vetëvritej në qelinë e tij në Manhatan .

Regjistrat e FBI-së tregojnë se në 29 korrik të vitit 2019, prokurorët federalë ishin takuar me avokatët e Epstain ku kishin diskutuar në terma të përgjithshëm mundësinë e zgjidhjes së çështjes nëpmjet bashkëpunimin e të akuzuarve me drejtësinë.

Epstein, 66 vjeç, i cili kishte marrëdhënie të ngushta me liderë botërorë, miliarderë dhe yje të Hollyëood-it, vrau veten dy javë më vonë ndërsa priste gjykimin për këtë çështje të rëndësishme penale. Të tjera Dokumente të FBI-së tregojnë se në takimin mes Avokatëve të Epstain dhe Prokurorëve Federal nuk pati ndonjë propozim nga ekipi ligjor i 66-vjeçarit se çfarë bashkëpunimi mund t’i ofronin ata autoriteteve apo të garantonin se një bashkëpunim i tillë mund të arrihej.

Dokumentet tregojnë se Avokatët e Mbrojtjes se Epstain ishin njoftuar se nëse do të kërkonin bashkëpunim me autoritetet duhet të kontaktonin Prokurorinë e Distriktit Jugor të Nju Jorkut ku autoritetet prisnin që Epstain të pranonte fajësinë e tij dhe të zbulonte emrat me të cilët kishte pasur bashkëpunim në trafikimin seksual të vajzave të mitura.

Dokumentet e FBI-së kanë treguar se katër ish punonjës të Epstain kishin arritur një marrëveshje për të bashkëpunuar me Prokurorët Federal dhe në këmbim do të përfitonin shmangie nga ndjekja penale, por dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan I Drejtësisë nuk solli identifikim të tyre apo nëse ishin akuzuar ndonjëherë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi të premten e shkuar 3.5 milionë dokumente hetimore duke përfshirë edhe pamje foto – video ku u tregohej rrjeti i trafikikimit seksual të Epstain që përfshinte vajza dhe gra të mitura si dhe përmendeshim emrat e dhjetera zyrtareve të lartë përfshirë Krere Shtetesh, Diplomate, yje te Hollywood-it apo qofte edhe Figura nga familje mbretërore.

‘Mbetjet Kurum’, aksioni shtrihet edhe në Elbasan/ Ekzekutohen 8 masa, mes tyre drejtorë dhe administratorë kompanish

Sipas burimeve zyrtare sa i takon Elbasanit bëhet me dije se janë ekzekutuar 8 masa .

Konkretisht 6 masa për persona që kanë mbajtur detyrën e Drejtues sektori dhe 2 masa për dy administratorë për dy kompani ‘bijë

Vijojnë kontrollet për të lokalizuara disa persona të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake njoftohemi se në total janë rreth 64 masa që pritet të ekzekutohen.

“Kurti t’i thërras mendjes”/ Zogjani: Duhet të jetë korrekt në krijimin e institucioneve

Gazetari Jeton Zogjani ka deklaruar se në kushte normale, Vetëvendosje dhe çdo subjekt politik duhet të tregojnë maturi dhe bashkëpunim, duke theksuar se Lista Serbska është kategori kushtetuese dhe legjitime.

Sipas Zogjanit, vonesat në krijimin e institucioneve rrezikojnë pasoja serioze, përfshirë mungesën e pagave dhe funksionimit normal të shtetit në prag të muajit mars ku do te zgjidhet presidenti i ri.

“Në kushte normale, VV dhe secili subjekt politik duhet t’i thërrasë mendjes dhe të bëhet bashkëpunues, sepse Lista Serbska është kategori kushtetuese. Ky është fakt, sepse ata janë legjitimë. Mjaft më është bërë lojë për të ngritur atë ndjenjë qytetare se ne jemi kundër Listës Serbska.

Kanë përfunduar disa cikle zgjedhore: ai i shkurtit të vitit të kaluar, balotazhet që kaluam dhe tani do të shkojmë në një cikël të rregullt zgjedhor. E dimë që secila gjë që vonohet krijon pasoja, edhe në aspektin financiar.

E gjithë ajo që ka kërkuar VV e ka arritur: ka arritur të ketë 51.10 për qind të votave të shumicës dhe ne duhet të kalojmë në një cikël të rregullt dhe të mos bëhet më fushatë për të arkëtuar vota.

Duhet të sillet me maturi në krijimin e institucioneve. Ne jemi afër muajit mars, ku na gjen pa institucione dhe pa paga.”

Takimi për mbrojtjen/ Shqipëria, Kosova dhe Kroacia çojnë para bashkëpunimin

Në kuadër të deklaratës së përbashkët të nënshkruar më 2025, delegacionet e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë takuar këtë të martë për të diskutuar lidhur me mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Të tre vendet u përfaqësuan në këtë takim me drejtorët e tyre të politikave të mbrojtjes dhe armatimeve, ndërsa gjatë takimit “u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse si dhe hapat e tjerë për zbatimin e deklaratës.

Takimi trepalësh u mbajt në kuadër të zbatimit të fushave të bashkëpunimit që parasheh deklarata e nënshkruar në Tiranë.

Sipas deklaratës, janë katër fusha kryesore të bashkëpunimit, që përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

Ky pakt i mbrojtjes thotë se të tri shtetet do të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

Deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar në mars të vitit të kaluar u cilësua si “aleancë ushtarake dhe sulmuese kundër serbëve” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i është përgjigjur kritikave duke thënë se e ka ftuar Serbinë që të bëhet pjesë e këtij pakti, por Beogradi nuk i është përgjigjur kësaj ftese.  / abcnews.al /

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Shtëpinë e Bardhë, Spiropali u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump që njëkohësisht mban detyrën e Drejtorit të Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Takimi u fokusua në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes.

Spiropali shkruan në faqet zyrtare se “përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik, SHBA”.

Ministrja theksoi se “bashkë me Drejtorin McLaughlin ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.”

Spiropali njoftoi gjithashtu se “Shqipëria është e nderuar të jetë në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri.”

Gjatë takimit, Ministrja e Jashtme konfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, i cili do të thellojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

Postimi i plotë:

Shtëpia e Bardhë – Washington, Me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC).

U ndalëm në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes. Përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik.

Ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.

Shqipëria është e nderuar të jetë gjithashtu në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri.

Gjatë takimit konfirmova gatishmërinë tonë për  mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, për të thelluar dhe më tej marrëdhëniet tona në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.

26 vite nga masakra e Mitrovicës/ Osmani: Krim i hapur kundër njerëzimit

Këtë të martë shënohen 26 vjet nga masakra mes 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mirovicës, ku u vranë 10 shqiptarë, mees tyre fëmijë, gra e të moshuar.

Shumë të tjerë u plagosën, ndërsa rreth 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhe  u detyruan të kalojnë në jug, duke lënë pas shtëpitë e tyre që digjeshin.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përkujtoi masakrën me një postim në rrjetet sociale. Ajo tha se bandat kriminale serbe vranë civilë të pafajshëm dhe e cilësoi një krim të hapur kundër njerëzimit.

Sipas dëshmitarëve, operacioni i vrasjeve kishte në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviq me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Këshilli i Mbrojtjes i Lirive dhe i Drejtave të Njeriut ka denoncuar se vrasjet janë kryer në prani të ushtarëve francezë të KFOR dhe të policisë ndërkombëtare, duke ngritur dyshime mbi mungesën e reagimit ndaj këtij akti brutal.

Rusët sulmojnë me dronë iranian Kharkivin, digjet një pallat banimi

Rusët ndërmorën një sulm ndaj qytetit të Kharkivit duke përdorur dronë të tipit Shahed.

Sipas raportimeve paraprake, një nga këta dronë goditi drejtpërdrejt një ndërtesë banimi shumëkatëshe, çka çoi në shpërthimin e një zjarri të madh.

Flakët përfshinë disa kate të godinës, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ekipet e emergjencës ndërhynë për të shuar zjarrin dhe për të evakuuar banorët, ndërsa autoritetet po vlerësojnë pasojat e sulmit.

Ndërkohë, sulmi vjen në një kohë kur pritet të vazhdojnë bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë drejt armëpushimit. Ndryshe, Rusia gjatë fundjavës së kaluar kishte pranuar një armëpushim disa ditor duke u zotuar se nuk do të sulmojë vetëm infrastrukturën energjetike.

❌