❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kijameti, 85 sekonda larg/ Ora e fundit e botës, akrepat 4 sekonda

Ora e Kijametit që simbolizon sa afër është zhdukja e njerëzimit është zhvendosur 85 sekonda përpara mesnatës, nga 89 sekonda që ishte një vit më parë në atë koha më e afërt që prej kohës kur ky koncept u paraqit nga shkencëtarët në vitin 1947.

Grupi i ShkencĂ«tarĂ«ve AtomikĂ« me bazĂ« nĂ« Çikago tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara deklaroi se kĂ«rcĂ«nimet bĂ«rthamore, keqpĂ«rdorimi i mundshĂ«m i pĂ«rparimeve biologjike dhe inteligjencĂ«s artificiale si dhe ndryshimet Klimatike ishin faktorĂ«t kryesorĂ« qĂ« tregojnĂ« se Bota po i afrohet gjithnjĂ« e mĂ« pranĂ« orĂ«s sĂ« Kijameti.

Drejtuesja e Organizatës Alexandra Bell tha se tashme çdo sekondë ka rëndësi dhe se koha jone po mbaron. Ky është realiteti ynë u shpreh ajo ndërsa shtoi se Bota nuk ka qenë kurrë pranë këtij limiti.

Ora e Kijametit ishte 7 minuta larg mesnatës kur ajo u krijua në vitin 1947. Grupi i Shkencëtarëve Atomikë në deklaratën e tyre thane se zhvendosja e orës qofte edhe me vetëm me një sekondë më pranë mesnatës është një sinjal i ashpër për mbarë njerëzimin.

Deri në vitin 2020, ora nuk kishte qenë kurrë më afër se dy minuta para mesnatës. Në vitin 2011, ora ishte 6 minuta para mesnatës dhe kjo është hera e dytë radhazi që ora i është afruar kësaj kohe rekord. Mesnata është pika hipotetike në të cilën mbaron bota, pasi vlerëson se sa afër është njerëzimi me zhdukjen totale në një nivel teorik.

Zhvendosja katër-sekondashë është ndryshimi më i madh që nga viti 2023, kur shkencëtarët e zhvendosën atë nga 100 në 90 sekonda para mesnatës.

Sa herĂ« qĂ« Ora e Kiametit lĂ«viz pĂ«rpara, kjo interpretohet si dĂ«shtim i njerĂ«zimit pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive kĂ«rcĂ«nimeve globale nga viti i kaluar.
Kur akrepat lëvizin më afër mesnatës, krahasuar me vitin e kaluar, bota i është afruar vetëshkatërrimit.

Kur ata largohen, ato në thelb tregojnë një ulje të rreziqeve të katastrofës globale. Ka edhe vite kur akrepat nuk lëvizin fare, që do të thotë se kërcënimet dhe tensionet ndërkombëtare as nuk janë përkeqësuar dhe as nuk janë përmirësuar.

Organizata jofitimprurĂ«se e ShkencĂ«tarĂ«ve Atomik ka selinĂ« e saj  nĂ« Çikago. Ora e Kiametit u krijua nĂ« vitin 1947, gjatë LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«, kur tensionet midis Shteteve tĂ« Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik e mbanin tĂ« vazhdueshme frikĂ«n e shfarosjes bĂ«rthamore.

Konflikte të shumta kane shpërthyer përgjatë vitit 2025 dhe përgjatë vitit 2026 deri me tani, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndërsa administrata Trump nisi bombardime ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe arrestoi udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro dhe gruan e tij në një operacion sekret në Karakas.

Tensionet janë rritur edhe midis SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s, ndërsa Presidenti Trump kërkon të fitojë kontrollin e Groenlandës, një territor danez, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare kundër Rusisë dhe Kinës.

Padia e kryeministrit nĂ« Kushtetuese/ Çupi: DrejtĂ«sia ka rĂ«nĂ« nĂ« pozitat qĂ« nuk po kĂ«rkon drejtĂ«si, por pushtet

TIRANË- Gjykata Kushtetuese nuk e ka ende njĂ« vendim lidhur me padinĂ« e kryeministrit Edi Rama.

Sot trupa e gjyqtarĂ«ve u mblodh, por nuk arriti nĂ« pĂ«rfundim duke kĂ«rkuar mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r t’u shprehur.

Analisti i njohur Frrok Çupi, u shpreh nĂ« “Tirana Live” se si Gjykata Kushtetuese, edhe organet e tjera nuk po japin drejtĂ«si.

Ai shtoi se i gjithë sistemi i drejtësisë po kërkon forcë dhe pushtet, dhe në këtë mënyrë ka braktisur misionin e tij që është dhënia e drejtësisë.

“E shikoj si GjykatĂ«n Kushtetuese, edhe drejtĂ«sinĂ« tjetĂ«r, qĂ« po thotĂ« prisni se do tĂ« marrĂ« hov. DrejtĂ«sia ka rĂ«nĂ« nĂ« pozitat qĂ« nuk po kĂ«rkon drejtĂ«si, por po kĂ«rkon pushtet. Sistemi i drejtĂ«sisĂ« nuk kĂ«rkon drejtĂ«si, por po kĂ«rkon forcĂ«â€, tha ai.

Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Si palë të interesuara në këtë seancë morën pjesë Kuvendi dhe Presidenca./abcnews.al

Vizita nĂ« Izrael/ Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’ modelin shqiptar tĂ« harmonisĂ« fetare

TIRANË- Analisti Frrok Çupi, i ftuar nĂ« “Tirana Live” tha se kryeministri Edi Rama mbajti fjalĂ«n nĂ« Parlamentin e Izraelit si shqiptar, por edhe si njĂ« europianist.

Ai theksoi se Rama ishte i ftuar në Izrael edhe si një politikan, të cilit nuk i përplasen interesat e ditës, siç ndodh me shumë liderë të tjerë brenda Evropës.

Analisti Rama tha se “eksportoi” me shumĂ« efikasitet modelin e harmonisĂ« dhe tĂ« bashkĂ«jetesĂ«s fetare, njĂ« vlerĂ« kjo dalluese dhe humaniste e popullit shqiptar.

“Ishte nĂ« njĂ« vend ku para pak kohĂ«sh foli dhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Kryeministri Edi Rama foli atje si njĂ« shqiptar dhe si njĂ« evropian, si evropian kishte mesazhin se perĂ«ndimi nuk Ă«shtĂ« i ndarĂ« ndĂ«rmjet vetes, siç po perceptohet.

E dyta, është ftuar atje si një nga politikanët e Europës, të cilit nuk i përplasen interesat e ditës. Nuk ka interesat e tarifave, zënkave apo interesa të tjerë.

ËshtĂ« njĂ« europianist i çliruar prej kĂ«tyre. Kryeministri eksporton modelin shqiptar tĂ« harmonisĂ« fetare. Rama Ă«shtĂ« pĂ«rfaqĂ«suesi i njĂ« kombi qĂ« ka ruajtur vlerat e paqes. Arriti tĂ« krijonte njĂ« pol tjetĂ«r tĂ« negociatave, tĂ« bashkĂ«-ekzistencĂ«s.”, tha ai./abcnews.al

Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teherani mirëpret çdo proces që parandalon konfliktin

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian, në një telefonatë me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman tha se Teherani zyrtar gjithmonë mirëpret çdo proces, brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare, që parandalon luftën.

Deklarata e tij vjen teksa aeroplanmbajtĂ«sja amerikane “Abraham Lincoln” ka arritur nĂ« Lindjen e Mesme, me urdhĂ«r tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump nga ana tjetĂ«r, shtoi se Shtetet e Bashkuara kanĂ« njĂ« “armadĂ«â€ duke shkuar drejt Iranit, por ka shtuar se shpresonte se nuk do tĂ« duhej ta pĂ«rdorte atĂ«.

Anija po dërgohet atje ndërsa tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan pas shtypjes së protestave në të gjithë Iranin.

Trumpi ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhynte nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestues, por demonstratat në të gjithë vendin janë zbutur që atëherë.

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja ka dislokuar mjete shtesë ushtarake amerikane në rajon, përfshirë një grup goditës me aeroplanmbajtëse.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r faqen e lajmeve “Axios”, Trump tha se situata me Iranin Ă«shtĂ« “nĂ« ndryshim”, duke pĂ«rmendur mbĂ«rritjen e asaj qĂ« ai e pĂ«rshkroi si njĂ« “armadĂ« e madhe” pranĂ« Iranit, duke iu referuar dislokimit tĂ« njĂ« grupi goditĂ«s me aeroplanmbajtĂ«se nĂ« rajon.

“Ata duan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje. E di kĂ«tĂ«. KanĂ« telefonuar nĂ« shumĂ« raste. Ata duan tĂ« flasin”, shtoi ai.

SHBA-ja dislokoi tĂ« hĂ«nĂ«n Grupin GoditĂ«s tĂ« AeroplanmbajtĂ«ses USS Abraham Lincoln nĂ« Lindjen e Mesme, ndĂ«rsa Washingtoni forcon qĂ«ndrimin e tij rajonal. AeroplanmbajtĂ«sja e klasĂ«s Nimitz hyri nĂ« rajon “pĂ«r tĂ« promovuar sigurinĂ« dhe stabilitetin rajonal”, tha Komanda Qendrore e SHBA-sĂ« (CENTCOM) nĂ« platformĂ«n sociale tĂ« kompanisĂ« amerikane X.

Irani Ă«shtĂ« tronditur nga valĂ« protestash qĂ« nga muaji i kaluar, duke filluar mĂ« 28 dhjetor nĂ« ÇarshinĂ« e Madhe tĂ« Teheranit, pĂ«r shkak tĂ« zhvlerĂ«simit tĂ« fortĂ« tĂ« rialit iranian dhe pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« kushteve ekonomike. Demonstratat mĂ« pas u pĂ«rhapĂ«n nĂ« disa qytete tĂ« tjera.

Trump ka kĂ«rcĂ«nuar vazhdimisht se do tĂ« “godasĂ« fort” nĂ«se protestuesit vriteshin, por mĂ« vonĂ« zbuti retorikĂ«n, duke sugjeruar se Teherani ka anuluar qindra ekzekutime tĂ« planifikuara.

ZyrtarĂ«t iranianĂ« kanĂ« akuzuar SHBA-nĂ« dhe Izraelin pĂ«r mbĂ«shtetjen e “trazirave tĂ« armatosura” dhe kanĂ« paralajmĂ«ruar se çdo sulm amerikan do tĂ« shkaktonte njĂ« pĂ«rgjigje “tĂ« shpejtĂ« dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”.

Qershorin e kaluar, Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, nisi një luftë 12-ditore kundër Iranit, duke nxitur sulme hakmarrëse me dronë dhe raketa nga Teherani, përpara se Uashingtoni të njoftonte një armëpushim.

 

SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Siriane për të zgjatur armëpushimin për 15 ditë me grupin terrorist YPG/SDF.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, SHBA-ja dhe tre vende evropiane pĂ«rshĂ«ndetĂ«n armĂ«pushimin midis ushtrisĂ« siriane dhe YPG/SDF-sĂ« duke u bĂ«rĂ« thirrje tĂ« gjitha palĂ«ve qĂ« t’i pĂ«rmbahen nĂ« mĂ«nyrĂ« strikte armĂ«pushimit dhe tĂ« ushtrojnĂ« pĂ«rmbajtjen e tyre maksimale.

“Ne i nxisim tĂ« gjitha palĂ«t e jashtme tĂ« bashkohen me ne nĂ« ndjekje tĂ« paqes dhe uljes sĂ« dhunĂ«s”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n qĂ« u lĂ«shua pas njĂ« takimi midis ministrit tĂ« JashtĂ«m francez Jean-Noel Barrot, sekretares sĂ« Jashtme britanike Yvette Cooper, zĂ«vendĂ«sministres sĂ« Jashtme gjermane Serap Guler dhe tĂ« dĂ«rguarit special tĂ« SHBA-sĂ«, Tom Barrack.

Në deklaratë, ata përsëritën detyrimet e të gjitha palëve për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile ndërsa mirëpritën krijimin e korridoreve humanitare për të siguruar shpërndarjen e sigurt dhe të papenguar të ndihmës humanitare.

“Ne i nxisim tĂ« gjitha palĂ«t qĂ« tĂ« bien dakord shpejt pĂ«r njĂ« armĂ«pushim tĂ« pĂ«rhershĂ«m dhe tĂ« rifillojnĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur negociatat qĂ« synojnĂ« integrimin paqĂ«sor dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« SirisĂ« verilindore nĂ« njĂ« shtet unitar dhe sovran qĂ« respekton dhe mbron nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive tĂ« drejtat e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« saj, bazuar nĂ« marrĂ«veshjen e 18 janarit 2026 si rruga mĂ« efektive drejt stabilitetit nĂ« Siri”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Ata u bĂ«nĂ« thirrje tĂ« gjitha palĂ«ve tĂ« shmangin “çdo boshllĂ«k sigurie” nĂ« dhe pĂ«rreth qendrave tĂ« paraburgimit tĂ« ISIS (DEASH) dhe deklaruan se pĂ«r tĂ« adresuar kĂ«to shqetĂ«sime palĂ«t ranĂ« dakord tĂ« thĂ«rrasin menjĂ«herĂ« takim tĂ« koalicionit ndĂ«rkombĂ«tar kundĂ«r ISIS-it.

“Ne riafirmojmĂ« mbĂ«shtetjen tonĂ« pĂ«r njĂ« tranzicion politik gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s nĂ« Siri, i cili mbron tĂ« drejtat e tĂ« gjithĂ« sirianĂ«ve dhe theksojmĂ« se stabilizimi i SirisĂ« verilindore pĂ«rmes mjeteve paqĂ«sore pĂ«rbĂ«n pĂ«rparĂ«si qendrore pĂ«r parandalimin e njĂ« ringjalljeje tĂ« terrorizmit dhe pĂ«r sigurinĂ« rajonale”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera.

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania nënvizuan gatishmërinë për të mbështetur dhe monitoruar së bashku me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, zbatimin e marrëveshjeve midis palëve.

KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i pĂ«rket KosovĂ«s, ajo ende nuk ka pĂ«rmbushur kushtet ligjore pĂ«r tĂ« pranuar pagesa, pasi qĂ« ende nuk ka ratifikuar MarrĂ«veshjen e KredisĂ« dhe Fondeve nĂ« kuadĂ«r tĂ« Instrumentit pĂ«r Reforma dhe Rritje pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor. Prandaj, Kosova nuk mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga fondet e kĂ«tij instrumenti. Ne shpresojmĂ« se kjo çështje tĂ« zgjidhet shpejt”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«si i KE-sĂ«, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerĂ«t tanĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. MĂ« shumĂ« se dy vjet pas miratimit tĂ« Planit tĂ« Rritjes pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, kemi punuar – pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rmes KornizĂ«s sĂ« Investimeve pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor – pĂ«r t’i shndĂ«rruar zotimet nĂ« veprime konkrete. Nga pĂ«rmirĂ«simi i infrastrukturĂ«s deri te forcimi i zhvillimit tĂ« biznesit, kĂ«to investime krijojnĂ« mundĂ«si reale pĂ«r qytetarĂ«t dhe e bĂ«jnĂ« BE-nĂ« njĂ« realitet tĂ« prekshĂ«m nĂ« mbarĂ« rajonin”, tha pĂ«rmes njĂ« deklarate komisionarja evropiane pĂ«r Zgjerim, Marta Kos.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit pĂ«rfshin projekte investimi dhe projekte tĂ« asistencĂ«s teknike qĂ« u miratuan sot, duke forcuar mĂ« shumĂ« pĂ«rkushtimin e BE-sĂ« ndaj rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme dhe ndĂ«rlidhjes rajonale nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku./REL/

Zjarri në Greqi, shkon në pesë numri i viktimave/ Shkaku i zjarrit, ende i panjohur

ËshtĂ« rĂ«nduar bilanci i viktimave nga zjarri qĂ« pĂ«rsfhiu fabrikĂ«n e biskotave mĂ«ngjesin e tĂ« hĂ«nĂ«s nĂ« Trikalla tĂ« GreqisĂ«.

Autoritetet numërojnë tashmë pesë viktima, katër gra të identifikuara që në orët e para të aksidentit, ndërsa trupi i pestë, i dyshuar se ndodhej nën rrënoja, është gjetur vetëm një ditë pas tragjedisë.

Në momentin që ndodhi zjarri 13 punëtorë ndodheshin në fabrikë dhe tetë prej tyre arritën të largoheshin, nga të cilët 6 kanë pësuar djegie të rënda, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur dhe skenarët që po shqyrtohen nga autoritetet përfshijnë dështime teknike, defekte në infrastrukturë apo edhe gabime njerëzore.

Gjithësesi skenari më i mundshëm sipas hetimeve të parë lidhet me rrjedhjen e gazit që ka shkaktuar më pas shpërthimin në afërsi të një prej furrave të fabrikës.

Një pjesë e ndërtesës është shembur, ajo më e vjetra, ndërsa në vendngjarje për shuarjen e zjarrit u aktivizuan mbi 40 trupa zjarrëfikëse.

Vetë kompania e biskotave deklaron se nuk ka një sqarim për atë që mund të ketë ndodhur brenda në fabrikë dhe as konflikte me konkurentë, por njoftuan ndihmë financiare për familjarët e pesë vitkimave.  / abcnews.al /

“Serbia tĂ« dĂ«noj autorĂ«t e BanjskĂ«s dhe sulmit ndaj KFOR”/ Rutte: Vuçiç duhet tĂ« mbaj premtimet

NATO pret vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për sulmin e Banjskës dhe atyre që organizuan sulmet ndaj ushtarëve të KFOR në pranverën e vitit 2023.

Deklaratat u bënë nga sekretari i përgjithshëm i aleancës Mark Rutte gjatë fjalës së tij në komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke i kujtuar presidentit serb premtimet që ka bërë.

“Kam njĂ« marrĂ«dhĂ«nie personale me presidentin e SerbisĂ« Aleksandar Vuçiç. Njohim njĂ«ri-tjetrin prej shumĂ« vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai qĂ« tĂ« pĂ«rcaktojĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« ndodhi disa vite mĂ« parĂ«, dhe kjo pĂ«r dy çështje. PĂ«r tĂ« dyja ka premtuar pĂ«rcaktimin e plotĂ« tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«.”

Gjatë fjalës së tij Rutte konfirmoj po ashtu mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Shefi i aleancës u ndal edhe tek cështje të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se aleanca ushtarake nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në Bosnje Hercegovinë.

VIDEO/ Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti nigerian humbet ekuilibrin dhe rrëzohet

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po viziton Turqinë, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga Recep Tayyip Erdogan.

Ai humbi papritur ekuilibrin dhe u rrëzua. Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu arriti të ngrihej në këmbë dhe nuk pësoi dëmtime.

Pavarësisht incidentit të pafat, programi dhe agjenda vazhdoi si zakonisht pas një vonese të shkurtër.

 

Nijerya Cumhurbaßkanı Tinubu yere dĂŒĆŸtĂŒ

📌 Cumhurbaßkanı Erdoğan, koluna girerek Tinubu’ya yardım etti https://t.co/t1okaLg1ZU pic.twitter.com/wuZLQznIsS

— Independent Turkish (@TurkishIndy) January 27, 2026

Kosova drejt një krize të re/ Berhami: Manipulimi i votave, ndërpartiake. PDK, forca e parë që dënoi keqpërdorimet!

Deputeti i PDK Artan Berhami komentoi për Ballkan Update zhvillimet e fundit në Kosovë sa i takon kolapsit me rinumërimin e votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Berhami tha se është një ndërmarrje e përbashkët ndërpartiake që solli manipulim të votave.

Më tej ai shtoi se PDK ka treguar kulturë të lartë politike dhe ka qenë partia e parë që ka dënuar keqinterpretimet zgjedhore.

“Ne kemi humbur shumĂ« momentum, projekte tĂ« BE dhe mundĂ«si pĂ«r tĂ« zhvilluar ekonominĂ« e KosovĂ«s qĂ« nga zgjedhjet e fundit tĂ« shkurtit. Kjo bllokadĂ« ka krijuar pasiguri dhe nuk ka krijuar njĂ« kuvend aktiv pĂ«r ratifikiminn e marrĂ«veshjeve.

Shumë biznese po shohin për treg dhe është humbje e madhe për ekonominë dhe në raport me BE. Jemi në një situatë të vështirë dhe PDK kërkon të krijohen sa më shpejt institucionet. Rinumërimi u bë i domosdosëm, ishte kërkesë e kryetarit të PDK pas indicieve që u numëruan. Bedir Hamza kërkoi rinumërim për të kthyer besimin te një proces demokratik.

Ne kemi jetuar dhe nĂ« nĂ« iluzion qĂ« kemi krijuar njĂ« platformĂ« perfekte. Disa persona dhe individĂ« me qĂ«llime tĂ« kĂ«qija kanĂ« abuzuar me qĂ«llimin e tyre pĂ«r tĂ« manipuluar votĂ«n. Manipulimi Ă«shtĂ« ndĂ«rpartiak, janĂ« bĂ«rĂ« bashkĂ« nĂ« disa komuna dhe kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« manipulim. ËshtĂ« njĂ« ndĂ«rmarrje e pĂ«rbashkĂ«t e partive politike.

PDK ka treguar kulturĂ« tĂ« lartĂ« politike si partia e parĂ« qĂ« ka dĂ«nuar kĂ«to keqpĂ«rdorime. Kemi njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« rimanipulimit tĂ« procesit nga KQZ.”  / abcnews.al /

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE, siguri edhe për Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë më shumë detaje mbi bisedimet trepalëshe midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë që u zhvilluan në Abu Dabi fundjavën e kaluar.

Takimi u diskutua me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, gjatë një telefonate këtë mëngjes, tha Zelensky në mediat sociale. Të tre palët diskutuan kryesisht çështje ushtarake, por folën edhe për garancitë e sigurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“AnĂ«tarĂ«simi i UkrainĂ«s nĂ« Bashkimin Evropian Ă«shtĂ« njĂ« nga garancitĂ« kryesore tĂ« sigurisĂ« jo vetĂ«m pĂ«r ne, por edhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n”, tha Zelensky.

“Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse po flasim pĂ«r njĂ« datĂ« konkrete – 2027 – dhe ne mbĂ«shtetemi nĂ« mbĂ«shtetjen e partnerĂ«ve pĂ«r qĂ«ndrimin tonĂ«â€, shtoi presidenti ukrainas.

Negociatat zyrtare të pranimit në BE mund të fillojnë vetëm me pëlqimin unanim të të 27 shteteve anëtare, gjë që ka rezultuar e ndërlikuar për Ukrainën me rezistencën e Hungarisë së Viktor Orbanit/abcnews.al

KosovĂ«/ Jo vetĂ«m Prizreni, tĂ« gjitha komunat nĂ«n ‘lupĂ«n’ e ProkurorisĂ« pĂ«r manipulim votash

Të gjitha prokuroritë në vend kanë lëshuar autorizime për grumbullimin e informatave lidhur me dyshimet për manipulim të votave.

Këtë e ka bërë të ditur koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula. Ajo ka theksuar se autorizimet janë dhënë për ato zona ku janë evidentuar dyshime për manipulim dhe ku procesi i rinumërimit ka përfunduar.

“JanĂ« lĂ«shuar autorizime nga tĂ« gjitha prokuroritĂ« pĂ«r grumbullimin e informatave nĂ« vendet ku ka dyshime pĂ«r manipulim tĂ« votave dhe aty ku ka pĂ«rfunduar rinumĂ«rimi,” ka deklaruar Pula.

Sipas saj, prokuroritë aktualisht janë në pritje të rezultateve të hetimeve, pas së cilave do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.

Pula ka theksuar se nuk do të ketë amnisti për askënd që ka shkelur vullnetin e qytetarëve.

Përveç Prizrenit, Prokuroritë kanë nisur grumbullimin e informacioneve në Drenas, Gjakovë, Malishevë etj.

/Klankosova.tv/

Meloni: Antisemitizmi nuk është mposhtur përfundimisht, dënojmë bashkëpunimin e regjimit fashist

FatkeqĂ«sisht, pas shumĂ« vitesh, antisemitizmi ende nuk Ă«shtĂ« mposhtur pĂ«rfundimisht. ËshtĂ« njĂ« sĂ«mundje qĂ« Ă«shtĂ« rikthyer pĂ«r t’u pĂ«rhapur, nĂ« forma tĂ« reja dhe virulente, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni nĂ« DitĂ«n e PĂ«rkujtimit tĂ« Holokaustit.

‘’Sot ne riafirmojmĂ« angazhimin tonĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar dhe luftuar çdo aspekt tĂ« kĂ«saj murtaje, e cila helmon shoqĂ«ritĂ« tona dhe synon tĂ« minojĂ« parimet e lirisĂ« dhe respektit qĂ« janĂ« themeli i kohezionit shoqĂ«ror’’, shtoi ajo.

“NĂ« DitĂ«n e PĂ«rkujtimit tĂ« Holokaustit, ne kujtojmĂ« emrat dhe mbiemrat e viktimave dhe ripĂ«rtĂ«rijmĂ« kujtimin e asaj qĂ« ndodhi edhe pĂ«rmes dĂ«shmisĂ« sĂ« çmuar tĂ« tĂ« mbijetuarve dhe pasardhĂ«sve tĂ« tyre’’, theksoi ajo.

“Diskriminimi i shqiptarĂ«ve tĂ« LuginĂ«s Ă«shtĂ« realitet”/ Osmani pĂ«rshendet projekligjin nĂ« Komisionin e JashtĂ«m tĂ« SHBA

Avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës sipas presidentes Osmani dërgon një mesazh për Beogradin: diskriminimi kundër komunitetit shqiptar në Serbi nuk është më i padukshëm dhe nuk do të tolerohet.

“Serbia vazhdimisht ka kryer shkelje autoritare tĂ« tĂ« drejtave tĂ« minoriteteve, pĂ«rfshirĂ« fushatĂ«n e pasivizimit tĂ« qĂ«llimshĂ«m pĂ«r pastrim etnik pĂ«rmes mjeteve administrative, shtypjes sĂ« gjuhĂ«s shqipe, mospĂ«rfshirjen nĂ« institucionet publike, diskriminimin nĂ« arsim, margjinalizimin ekonomik dhe frikĂ«simin nga autoritetet qendrore”, shkruan presidentja e Koosves nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin e saj X.

Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar më 21 janar për të dërguar përpara këtë projektligj, që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatis një raport gjithëpërfshirës për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, veçmas të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Pasivizimi I adresave Ă«shtĂ« njĂ« nga problemet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« shqiptarĂ«ve tĂ« LuginĂ«s, duke nĂ«nkuptuar fshirjen e qytetarĂ«ve prej adresave ku kanĂ« qenĂ« tĂ« regjistruar, humbjen e shtetĂ«sisĂ« serbe, e rrjedhimisht tĂ« tĂ« gjitha tĂ« drejtave civile – pĂ«rfshirë tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« votuar, pĂ«r tĂ« pasur pronĂ«, pĂ«r tĂ« pasur sigurim shĂ«ndetĂ«sor e pension dhe pĂ«r t’u punĂ«suar.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë dhe janë pakica e katërt më e madhe në këtë shtet.

Ndryshimet ligjore në Suedi/ Qeveria synon të ulë moshën e përgjegjësisë penale në 13 vjeç

Suedia po ecën përpara me planet për të ulur moshën e përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjeç në rastet e rënda, teksa përballet me një numër gjithnjë e më të madh fëmijësh të rekrutuar nga bandat për të kryer krime të dhunshme pa u përballur me pasoja serioze ligjore.

Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Gunnar Strommer, tha se vendi ndodhet nĂ« njĂ« “situatĂ« emergjente” dhe ndalimi i pĂ«rdorimit tĂ« fĂ«mijĂ«ve nĂ« rrjetet kriminale Ă«shtĂ« njĂ« “detyrĂ« thelbĂ«sore” pĂ«r qeverinĂ«.

Por disa autoritete, përfshirë policinë, zyrtarët e burgjeve dhe prokurorët, e kanë kundërshtuar planin, duke u shqetësuar se mund të çojë në përfshirjen e fëmijëve edhe më të vegjël në krime.

NĂ«se miratohet, legjislacioni mund tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi qĂ« kĂ«tĂ« verĂ«. Strommer kĂ«mbĂ«nguli se propozimi nuk pĂ«rbĂ«n njĂ« “ulje tĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« moshĂ«s sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale” dhe do tĂ« zbatohej vetĂ«m pĂ«r “krimet mĂ« tĂ« rĂ«nda” si vrasja, tentativa pĂ«r vrasje, shpĂ«rthimet e rĂ«nda, shkeljet e rĂ«nda me armĂ« dhe pĂ«rdhunimet e rĂ«nda.

Sipas propozimit, disa prej këtyre autorëve mund të përballen me dënime me burg në raste të caktuara.

Të dhënat nga Këshilli Kombëtar Suedez për Parandalimin e Krimit tregojnë se numri i veprave të regjistruara të lidhura me të dyshuar nën moshën 15 vjeç është dyfishuar gjatë dekadës së fundit.

Qeveria aktuale erdhi në pushtet në vitin 2022 duke premtuar të godasë krimin e organizuar.

Në fillim të vitit të kaluar, një hetim i urdhëruar nga qeveria rekomandoi uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 14 vjeç për rastet e rënda.

Kryeministri Ulf Kristersson konfirmoi nĂ« shtator se ajo do tĂ« ulej nga 15, duke thĂ«nĂ« se fĂ«mijĂ«t po “shfrytĂ«zohen pa mĂ«shirĂ« nga rrjetet kriminale pĂ«r tĂ« kryer krime tĂ« rĂ«nda”.

“Si pĂ«r tĂ« mbrojtur kĂ«ta fĂ«mijĂ«, ashtu edhe viktimat e tyre tĂ« mundshme, qeveria po ndĂ«rmerr veprime tĂ« forta kundĂ«r kĂ«tij lloj shfrytĂ«zimi cinik”, shtoi ai.

Qeveria më pas njoftoi se do të kërkonte ta ulte në 13 vjeç dhe e dërgoi projektligjin për mendim tek 126 autoritete dhe organizata. Planet e tyre u pritën me kritika dhe kundërshtime nga autoritete dhe organizata të ndryshme.

NĂ« nĂ«ntor, autoriteti policor tha se ndryshimi rrezikonte qĂ« “fĂ«mijĂ« ndjeshĂ«m mĂ« tĂ« vegjĂ«l” tĂ« pĂ«rfshiheshin nĂ« bandat kriminale si rezultat. Grupet e tjera thanĂ« se sistemi i burgjeve nuk Ă«shtĂ« i pajisur pĂ«r tĂ« trajtuar autorĂ« kaq tĂ« vegjĂ«l dhe se ndalimi i tyre mund tĂ« shkelte tĂ« drejtat e fĂ«mijĂ«ve.

ShĂ«rbimi i burgjeve dhe i provĂ«s tha gjithashtu se lĂ«vizja mund tĂ« sillte pasoja negative pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe se ata duhej tĂ« kujdeseshin “nĂ« mĂ«nyra tĂ« tjera”.

Ministrat kishin konsideruar më parë vendosjen e kufijve të moshës për rrjetet sociale, me policinë që argumentonte se bandat kishin përdorur disa platforma për të rekrutuar fëmijë të vegjël në krim. Strommer tha të hënën se kishte marrë parasysh kritikat e mëparshme për projektligjin, por se situata ishte bërë më urgjente.

MegjithatĂ«, opozita nuk Ă«shtĂ« shuar. Fredrik Hjulström, njĂ« drejtues lokal qĂ« po shqyrton propozimin, tha se ai nuk pĂ«rmbante “argumente faktike”, sipas transmetuesit kombĂ«tar suedez SVT.

Ai shtoi se fëmijët duhet të marrin kujdes dhe jo të ndëshkohen, duke argumentuar se projektligji kishte të bënte me pikë politike, me zgjedhjet e përgjithshme të vendit që do të mbahen në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, avokati Johan Eriksson ra dakord se duhej ndërmarrë veprim për të parandaluar rekrutimin e fëmijëve nga bandat, por tha se ulja e moshës së përgjegjësisë penale ka gjasa të ketë efektin e kundërt.

Australia “pĂ«rvĂ«lohet” nga i nxehti, temperaturat drejt rekordit historik

AUSTRALI- Disa pjesë të Australisë po përvëlohen nga temperatura rekord prej afër 50 gradë celsius të martën, teksa vendi po përballet me një valë të zgjatur të nxehtësisë.

Qytetet Hopetoun dhe Walpeup në shtetin e Victorias regjistruan temperatura prej 48.9 gradë celsius, të cilat nëse konfirmohen, do të thyejnë rekordet e vendosura në ditën e vitit 2009 kur 173 persona vdiqën nga zjarret shkatërruese në shtet.

Nuk janë raportuar viktima nga vala e nxehtësisë e së martës, por autoritetet e Victorias kërkuan kujdes pasi tri zjarre pyjore dolën jashtë kontrollit.

Melburni, qyteti mĂ« i madh i shtetit, gjithashtu iu afrua ditĂ«s sĂ« tij mĂ« tĂ« nxehtĂ«. NxehtĂ«sia ishte e dukshme mĂ« shumĂ« se çdokund nĂ« Melbourne Park, ku turmat e zakonshme qĂ« ishin mbledhur jashtĂ« turneut tĂ« tenisit “Australian Open” u pakĂ«suan ndĂ«rsa temperaturat rriteshin.

Organizatorët e turneut kanë vënë në zbatim protokolle ekstreme të nxehtësisë, duke detyruar mbylljen e çative mbi arenat kryesore dhe shtyrjen e ndeshjeve që do të mbaheshin në fushat e jashtme të pambuluara.

Temperaturat pritet të bien pak të mërkurën, megjithëse vala e nxehtësisë pritet të zgjasë deri në fundjavë. Vala e nxehtësisë pason një tjetër më herët këtë muaj mes një prej verave më të nxehta të Australisë./abcnews.al

Aksidenti tragjik hekurudhor me 45 viktima/ Spanja dëmshpërblen me 20 milionë euro familjarët e viktimave

Qeveria spanjolle do të paguajë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim për viktimat e aksidentit tragjik të trenit me shpejtësi të lartë, i cili ndodhi javën e kaluar dhe shkaktoi vdekjen e 45 personave, ndërsa mbi 150 të tjerë u plagosën.

Lajmi u bë i ditur të martën nga ministri i Transportit, Oscar Puente. Spanja vijon të jetë e tronditur nga aksidenti i 18 janarit në Adamuz, pranë qytetit jugor të Kordobës, i cili përbën një nga katastrofat hekurudhore me numrin më të lartë të viktimave në historinë e fundit të Europës dhe më vdekjeprurësin në Spanjë që prej vitit 2013.

Familjet e viktimave do të përfitojnë nga 216 mijë euro për secilën viktimë, të cilat pritet të paguhen brenda një afati maksimal prej tre muajsh. Kjo shumë përbëhet nga 72 mijë euro ndihmë e përjashtuar nga taksat nga qeveria, 72 mijë euro pagesë paraprake nga sigurimi dhe 72 mijë euro të tjera nga sigurimi i detyrueshëm i udhëtimit të pasagjerëve.

Sipas ministrit, pagesat për të plagosurit do të variojnë nga 2,400 euro deri në 84,000 euro, në varësi të shkallës së dëmtimit.

Puente është përballur me presion të fortë publik pas aksidentit në Adamuz dhe një sërë incidentesh të tjera të ndodhura gjatë së njëjtës javë, përfshirë vdekjen e një drejtuesi treni në Katalonjë dhe dy aksidente të tjera pa viktima. Partia kryesore opozitare, Partia Popullore, ka kërkuar dorëheqjen e tij.   

Spanja pritet t’i integrojĂ« mbi 500 mijĂ« emigrantĂ« pa dokumente

Qeveria e Spanjës miratoi sot fillimin e procedurave për të rregulluar migrantët pa dokumente që jetojnë tashmë në vend, një veprim që pritet të përfitojë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Duke e quajtur atĂ« “njĂ« ditĂ« historike”, ministrja pĂ«r Migracionin e SpanjĂ«s, Elma Saiz tha se qeveria po forcon “njĂ« model migrimi tĂ« bazuar nĂ« tĂ« drejtat e njeriut dhe tĂ« pajtueshĂ«m me rritjen ekonomike”.

Ajo tha se kabineti autorizoi hartimin e njĂ« dekreti mbretĂ«ror qĂ« do t’u lejojĂ« migrantĂ«ve qĂ« mbĂ«rritĂ«n nĂ« SpanjĂ« para 31 dhjetorit 2025 dhe mund tĂ« provojnĂ« tĂ« paktĂ«n 5 muaj qĂ«ndrim tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r tĂ« marrĂ« status ligjor, me kusht qĂ« tĂ« mos kenĂ« precedentĂ« penalĂ«.

“Sipas reformave nĂ« rregulloret e imigracionit tĂ« SpanjĂ«s, migrantĂ«t do tĂ« lejohen tĂ« punojnĂ« qĂ« nga dita e parĂ« qĂ« miratohet kĂ«rkesa e tyre”, tha Saiz. TĂ« gjithĂ« azilkĂ«rkuesit qĂ« paraqitĂ«n kĂ«rkesat e tyre para fundit tĂ« vitit do tĂ« jenĂ« gjithashtu tĂ« kualifikuar.

Aplikimet pritet të hapen në fillim të prillit dhe të mbeten të disponueshme deri në qershor, shtoi ajo.

UdhĂ«heqĂ«sja e Podemos, Ione Belarra tha se nga legalizimi mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« midis 500 mijĂ« dhe 800 mijĂ« njerĂ«z. “KĂ«ta janĂ« njerĂ«z qĂ« tashmĂ« jetojnĂ« kĂ«tu, por qĂ« punojnĂ« pa tĂ« drejta”, tha ajo nĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« mediat sociale, duke e pĂ«rshkruar kĂ«tĂ« veprim si njĂ« nga pĂ«rparimet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« tĂ« drejtat e punĂ«s nĂ« vite.

Vendimi i Madridit vjen ndërsa një numër në rritje i vendeve të BE-së ndjekin masa më të rrepta kundër migrantëve të parregullt.

Spanja ka qenë ekonomia kryesore me rritjen më të shpejtë në Eurozonë gjatë dy viteve të fundit. Të dhënat ekonomike të publikuara të martën treguan se shkalla e papunësisë në Spanjë ra nën 10 për qind për herë të parë në 17 vjet.

❌