Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sfida Partizani-Elbasani, futbollisti i të kuqve humbet ndjenjat

Ndeshja Partizani-Elbasani e zhvilluar mbrëmjen e sotme, u shoqërua me momente ankthi në minutat e fundit. Në minutën e 85-të, futbollisti i Partizanit, Saliu Sembene, u rrëzua pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët. Ambulanca dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Pas disa sekondash…

Source

Debate për ujësjellësin në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu kritikon shtrenjtimin e ujit

Bashkia Lezhë ka vendosur të mos përfaqësohet më në bordin e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve, edhe pse ka 30% të aksioneve. Ky vendim u mor për shkak të pakënaqësive me mënyrën e drejtimit të shoqërisë dhe rritjen e çmimit të ujit, e cila u miratua pa marrë parasysh kundërshtimet e Këshillit Bashkiak. Gjatë një mbledhjeje të Këshillit, kryebashkiaku Pjerin Ndreu kritikoi…

Source

Arsenali fiton 0-4 kundër Leeds United

Arsenali ka marrë një fitore bindëse në udhëtim ndaj Leeds United, duke triumfuar 0-4. Skuadra e Mikel Artetës kishte tre ndeshje pa fitore. Topçinjtë dominuan takimin që në fillim dhe kaluan në avantazh në minutën e 27-të, kur Martin Zubimendi shënoi me kokë pas harkimit të saktë nga Noni Madueke. Ky i fundit ishte protagonist edhe te goli i dytë në minutën e 38-të. Krosimi i tij nga këndi…

Source

FOTO/ Protestë nga ”Shqipëria Bëhet”, qytetarët bashkohen para Kryeministrisë

Po mbahet protesta kombëtare e Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”. Adriatik Lapaj me grupin e tij kanë protestuar përpara Kryeministrisë pas skandalit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Protesta këtë të shtunë është hera e katërt që zhvillohet nën thirrjen e “Shqipëria Bëhet”; ajo është shndërruar në një tubim të vazhdueshëm kundër qeverisë dhe korrupsionit, pas muajve të protestave para…

Source

Lumir Abdixhiku jep dorëheqjen nga drejtimi i LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën. “Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar, dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi”, u ka thënë ai delegatëve të partisë. Abdixhiku e ka thirrur Kuvendin pas…

Source

Gara për kryetar të PD, Murati: Berisha i zgjedh vetë rivalët, Salianji nuk do lejohet të kandidojë

Analistit Erl Murati thotë se në Partinë Demokratike është vrarë gara për kryetarin e partisë, që priten të mbahen në muajin prill. Murati tha se Primaret janë të rëndësishme, por deri më tani sipas tij kanë treguar se nuk vlejnë pasi rezultati i tyre nuk respektohet. Sa i përket zgjedhjeve për kryetar në PD, i ftuar në ”News 24”, ai tha se ka një handikap të madh dhe se Berisha i zgjedhe vetë…

Source

𝐑𝐚𝐬𝐭𝐢 𝐌𝐞𝐭𝐚 (𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦) 𝐬𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐬𝐣𝐞 𝐞 𝐩𝐢𝐫𝐚𝐦𝐢𝐝𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐢 “𝐃𝐢𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐬”

Nga Ilir Meta- Për të gjithë ata që nuk kanë kohë të lexojnë Kushtetutën dhe Konventat Ndërkombëtare, që mbizotërojnë në legjislacionin tonë, dua t’ua thjeshtoj kuptimin (perceptimin) se si funksionon shteti i së drejtës në rastin Meta, që nga dita e rrëmbimit publik të 21 tetorit 2024 e deri tani. Në shtetin e së drejtës po ta thjeshtojmë piramidën apo hierarkinë e funksionimit të shtetit të…

Source

Fillon puna për 18 hektarë me gjelbërim në hyrje të qytetit të Shkodrës

“Vijojnë punimet për parkun rekreativ tek Ura e Bunës, pjesë e projektit rregullues të hyrjes së Shkodrës. Një hapësirë prej 18 hektarësh, e dominuar nga gjelbërimi, që po merr formë si “mushkëria e re” e qytetit një zonë e hapur për familjet, të rinjtë dhe të gjithë ata që duan natyrën, qetësinë dhe cilësinë e jetesës. Hyrja e Shkodrës nuk po ndryshon vetëm pamje, por po fiton një dimension…

Source

Forest merr portierin e Cityt, Ortega, dhe shënjestron Frattesin

Nottingham Forest ka arritur një marrëveshje me Manchester City për portierin Stefan Ortega, me vlerë deri në 500,000 paund. Klubi po kërkon gjithashtu të sigurojë mesfushorin e Inter Milan, Davide Frattesi, fillimisht në huazim me opsionin për një transferim të përhershëm. Këto lëvizje vijnë ndërsa Forest synon të forcojë skuadrën e tij. Frattesi, 26 vjeç, ka luajtur 33 ndeshje me kombëtaren e…

Source

Izraeli godet Gazën, 28 palestinezë humbin jetën

Izraeli kreu sulmet ajrore më të rënda në Gaza në javë të shtunën, duke vrarë të paktën 28 persona, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë. Kjo valë dhune vjen pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, i cili hyri në fazën e dytë në fillim të këtij muaji. Si Izraeli ashtu edhe grupi militant palestinez Hamas kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së brishtë të…

Source

Nga 800 mijë të djathtë politikisht, veç 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht

Nga Eduard Zaloshnja Nga sondazhi që realizova para pak javëve, më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 800 mijë banorë të rritur të vendit anojnë djathtas politikisht vlerësojnë më shumë Ahmet Zogun ose Sali Berishën, krahasuar me Enver Hoxhën, ose Ramiz Alinë, ose Fatos Nanon, ose Edi Ramën. Këtyre katër të majtëve politikisht, po t’u mbledhësh aritmetikisht…

Source

Shefi i Shtabit të ushtrisë iraniane mesazh Amerikës: Jemi të gatshëm për çdo gjë

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Iraniane, Amir Khatami, paralajmëroi Amerikën dhe Izraelin se forcat iraniane ishin në gatishmëri të lartë pas vendosjes së forcave të konsiderueshme ushtarake amerikane në Gjirin Persik këtë javë. “Nëse armiku bën një gabim, padyshim që do të rrezikojë sigurinë e vet, atë të rajonit dhe atë të regjimit zionist”, tha Amir Khatami, i cituar nga agjencia zyrtare…

Source

Mbrojtje e shtuar për Altin Dumanin, presione në rritje ndaj ish-kreut të SPAK

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë mësohet se ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK-ut, Klodian Braho, për shtimin e masave të mbrojtjes ndaj ish-kreut të institucionit, Altin Dumani. Kërkesa është paraqitur në kuadër të presionit në rritje ndaj Dumanit, në lidhje me hetime të rëndësishme që mbajnë firmën e tij gjatë kohës kur ai ishte drejtues i SPAK-ut.

Source

Pogradeci likuidon 3-1 Korabin, Kukësi fiton kundër Besës

Tri pikë me shumë peshë siguruan Laçi, Pogradeci, Iliria dhe Kukësi. Dje te tri pikët doli edhe Skënderbeu, ndërsa ky raund do mbyllet të dielën me sfidën Lushnja-Burreli që merr jetë në orën 13:30. Pogradeci vendas fitoi 3-1 kundër Korabit. Goli i parë i ndeshjes ishte i veçantë, pasi portieri i liqenorëve, Marin, asistoi ‘nga porta në portë’ për realizimin e Grecës. Më pas Taulant Marku…

Source

Shabani lë pas sherrin me Lapajn, si Avokat i Popullit do të monitorojë protestën tek Kryeministria

Edhe pse muaj më parë u përfshinë në në sherr, Endrit Shabani tani si Avokat i Popullit, do të monitorojë protestën e organizuar sot nga Partia ”Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij kushtetues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sipas deklaratës së përcjellë në media, një ekip vëzhguesish të Avokatit të Popullit është angazhuar në…

Source

Gjergj Luca dhe vepra e parë humane e “Fondacionit Rozafa”, ndërtimi i shtëpisë së rrënuar nga reshjet të lulishtarit

“Xhevahiri, një burrë zotni e punëtor i palodhur, mbeti pa shtëpi. Reshjet e fundit ia shkatërruan strehën, por ne nuk do ta lëmë në rrugë. Fondacioni Rozafa dhe gjithë punonjësit tanë po angazhohen për ta gëzuar sërish Xhevahirin dhe familjen e tij…”. Ky është mesazhi i thjeshtë, por thellësisht njerëzor, që Gjergj Luca përcjell në videon e publikuar së fundi në rrjetet sociale…

Source

Kategoria Superiore, kalendari për dy javët e ardhshme. Nis me sfidën Vllaznia-Vora

FSHF ka zyrtarizuar kalendarin për dy javët e ardhshme të kategorisë Abissnet Superiore. Java e 23-të fillon më 6 shkurt, kur do të luhen katër ndeshje në të njëjtën ditë. Në orën 13:30 do të luajnë Vllaznia-Vora (luhet në Vorë pas marrëveshjes në Fazën e Dytë), do të luhet edhe takimi Bylis-Partizani. Në orën 16:30 do të luhet Elbasani-Teuta, kurse në orën 19:00 do të luhet Flamurtari-Egnatia.

Source

Fluks i lartë urgjencash, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve

Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim. Mjekët thonë se 40% e të prekurve që i drejtojnë urgjencës së infektivit janë raste për shtrim për shkak të bronkopneumonive dhe komplikacioneve të tjera. ”Bronkopneumonitë që në këto momente janë shqetësimi ynë kryesor. Janë pacientë që absolutisht…

Source

Ambasadorët e Spanjës e Francës: Shqipëria progres drejt BE! Schieder: Me këtë ritëm, shanse të forta për anëtarësim

Përparimi i qëndrueshëm drejt BE-së, shihet si një fakt pakontestueshëm dhe nga vendet anëtare apo dhe strukturat europiane. Për ambasadoren e Francës askush nuk mund të dyshojë që Shqipëria ka bërë hapa gjigandë. “Pikërisht këtë besim erdhi të dëshmonte Presidenti Macron gjatë dy vizitave ë tij në Shqipëri. Franca është përkrah jush jo për t’iu numëruar hapat, por si një partner rruge që e di…

Source

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

Partitë në pushtet në Gjermani, CDU/CSU dhe SPD, kanë arritur një kompromis për zbatimin e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit-GEAS-, me qëllim kufizimin e emigracionit të paligjshëm dhe përshpejtimin e procedurave të azilit. Një nga pikat kryesore të marrëveshjes ka të bëjë me të ashtuquajturat “raste të Dublinit”, apo azilkërkuesit që janë regjistruar ose kanë aplikuar për azil në një…

Source

❌