❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Real Madrid dhe Chelsea në Garë për Kees Smit

Real Madridi do të ketë konkurrencë të fortë në përpjekjen për të siguruar transferimin e Kees Smit, një talenti të jashtëzakonshëm nga AZ Alkmaar.

Mesfushori 20-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane për shkak të paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Eredivisie, ku është bërë një nga lojtaret më të rëndësishëm të ekipit të tij.

Përveç madrilenëve, interesim të drejtpërdrejtë kanë shfaqur edhe Barcelona, Bayern Munich dhe sidomos Chelsea.

Klubi londinez ka hyrë fuqishëm në garë, me synimin për të tejkaluar ofertën e Real Madridit, e cila raportohet të jetë rreth 50 milionë euro.

AZ Alkmaar e ka vlerësuar kartonin e lojtarit në rreth 60 milionë euro, duke reflektuar pjekurinë taktike, vizionin e lojës dhe personalitetin që Smit ka treguar pavarësisht moshës së re.

Chelsea është i gatshëm të rrisë ofertën për të siguruar shërbimet e tij.

NĂ« ‘Stamford Bridge’, drejtuesit sportivĂ« e shohin Smit si njĂ« element ideal pĂ«r rotacion nĂ« mesfushĂ«, duke i dhĂ«nĂ« pushim emrave si Moises Caicedo dhe duke plotĂ«suar profilin energjik tĂ« Enzo Fernandez.

Strategjia e klubit anglez mbështetet në afrimin e talenteve me potencial të lartë zhvillimi dhe vlere tregu, qoftë për ndërtimin e ekipit, qoftë për përfitime të ardhshme financiare.

Nga ana tjetër, Real Madridi mbetet një rival i fortë, duke pasur një histori të suksesshme në identifikimin dhe afrimin e yjeve para shpërthimit të tyre të madh.

Megjithatë, fuqia financiare e Chelseat mund të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e negociatave.

AZ Alkmaar pritet të përfitojë një shumë rekord nga shitja e mesfushorit, ndërsa vendimi final i lojtarit do të përcaktojë një nga lëvizjet më të rëndësishme të afatit kalimtar së verës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madrid dhe Chelsea në Garë për Kees Smit appeared first on Sinjali.

12 persona ndalohen në Junik për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Prokurori i Shtetit ka ndaluar 12 persona nĂ«n dyshimin pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit tĂ« paligjshĂ«m”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se të dyshuarit janë nga komuna e Junikut.

“Prokurori i shtetit ka ndaluar 12 persona nĂ«n dyshimin se kanĂ« kryer veprĂ«n penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit tĂ« paligjshĂ«m’. Gjithashtu, janĂ« sekuestruar para kesh dhe prova tjera materiale tĂ« cilat do tĂ« shĂ«rbejnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« proces penal”, tha Nikçi.

Sipas Prokurorisë, veprimet hetimore janë duke vazhduar, ndërsa ndaj të ndaluarve pritet të ndërmerren procedurat e mëtejme ligjore.

NdĂ«rkaq edhe Policia e KosovĂ«s pĂ«rmes njoftimit pĂ«r media bĂ«ri tĂ« ditur se rasti ka ndodhur rreth orĂ«s 01:40, ku policia ka siguruar informacion se nё njё lokal nĂ« Junik, disa persona janё duke zhvilluar veprimtari tё kundĂ«rligjshme tё lojĂ«rave tё fatit.

“Policia menjĂ«herĂ« i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes, gjatё kontrollit janё gjetur dhe janĂ« sekuestruar: tё holla nё shumёn prej 1040 euro, letra bixhozi dhe dёshmi tjera. 12 personat e dyshuar janё arrestuar dhe pas inetrvistimit me urdhёr tё prokurorittё Shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, ka njoftuar policia.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 12 persona ndalohen në Junik për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm appeared first on Sinjali.

Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika

Sot, në Gjykatën Themelore të Ferizajt, do të zhvillohet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e vrasjes së policit Muhamed Lika.

Seanca do tĂ« nisĂ« nĂ« orĂ«n 09:00 dhe do tĂ« jetĂ« kundĂ«r tĂ« pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L., dhe Sh.K., tĂ« akuzuar pĂ«r vrasje tĂ« rĂ«ndĂ«, si dhe D.G., i akuzuar pĂ«r “dhĂ«nien e ndihmĂ«s pas kryerjes sĂ« veprave penale”.

Ndërkohë, sipas aktakuzës, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter Muhamed Lika, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes sĂ« aktakuzĂ«s, i ka propozuar GjykatĂ«s qĂ« pas mbajtjes sĂ« shqyrtimit gjyqĂ«sor, administrimit tĂ« provave dhe vlerĂ«simit tĂ« tyre, tĂ« pandehurit e lartĂ«cekur tĂ« shpallen fajtor pĂ«r veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohen dhe tĂ« dĂ«nohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar qĂ« tĂ« pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« shqyrtimit gjyqĂ«sor”, thuhet nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika appeared first on Sinjali.

Vazhdon sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit në Hagë

Ekipi mbrojtës i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli do të vazhdojë edhe sot me shpalosjen e deklaratës përmbyllëse në Dhomat e Specializuara në Hagë.

GjatĂ« seancĂ«s sĂ« djeshme, avokati i tij, Rodney Dixon, deklaroi para trupit gjykues se “nuk ka as edhe njĂ« provĂ« qĂ« dĂ«shmon se Veseli ka kryer krime lufte”.

Ai theksoi se klienti i tij nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë për një periudhë të gjatë kohore gjatë kohës që pretendohet se janë kryer veprat penale.

Sipas Dixon, emri i Veselit përmendet mbi 260 herë në dosjen përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), por në asnjë rast, sipas tij, nuk argumentohet përfshirja e tij në veprat për të cilat akuzohet.

Fjala pĂ«rfundimtare e mbrojtjes sĂ« Veselit nisi pas pĂ«rfundimit tĂ« deklaratave pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« ekipit mbrojtĂ«s tĂ« ish-presidentit Hashim Thaçi. Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, deklaroi se Ă«shtĂ« koha qĂ« klienti i tij tĂ« lirohet dhe tĂ« kthehet pranĂ« familjes, duke e cilĂ«suar si “joserioze” kĂ«rkesĂ«n e ZPS-sĂ« pĂ«r dĂ«nim me nga 45 vjet burgim pĂ«r katĂ«r ish-krerĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK).

Kritika ndaj ProkurorisĂ« pati edhe avokati Pierre-Richard Prosper, i cili kundĂ«rshtoi pretendimet e ZPS-sĂ« lidhur me dĂ«shmitarĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. Ai tha se pretendimi se shtatĂ« dĂ«shmitarĂ«t e mbrojtjes nuk kishin njohuri tĂ« thella apo nuk e njihnin strukturĂ«n e UÇK-sĂ«, tregon “arrogancĂ«, mungesĂ« respekti dhe injorancĂ«â€.

FjalĂ«t pĂ«rfundimtare nĂ« procesin mĂ« tĂ« madh gjyqĂ«sor nĂ« Dhomat e Specializuara kanĂ« nisur tĂ« hĂ«nĂ«n me deklarimet e ZPS-sĂ«. Kjo fazĂ« shĂ«non pĂ«rmbylljen e procesit gjyqĂ«sor, ku palĂ«t kanĂ« mundĂ«sinĂ« e fundit pĂ«r t’iu drejtuar trupit gjykues me parashtrimet e tyre.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po pĂ«rballen me akuza tĂ« ngritura nga Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar, tĂ« cilat i kanĂ« cilĂ«suar si tĂ« pabazuara. Edhe mbrojtja ka hedhur poshtĂ« akuzat, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte njĂ« strukturĂ« tĂ« organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur mĂ« 3 prill 2023, gati tre vjet pas konfirmimit tĂ« aktakuzĂ«s, ndĂ«rsa ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mbahen nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit nĂ« HagĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vazhdon sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit në Hagë appeared first on Sinjali.

ÇfarĂ« premtoi Kurti pĂ«r mandatin e ri qeverisĂ«s

Kryeministri Albin Kurti në ekspozenë e tij para deputetëve, ka paraqitur një sërë premtimesh për mandatin e ardhshëm qeverisës, duke vënë theks të veçantë në forcimin e mbrojtjes, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e rolit të Kosovës në rajon.

NjĂ« nga zotimet kryesore Ă«shtĂ« investimi prej 1 miliard eurosh nĂ« mbrojtje gjatĂ« katĂ«r viteve tĂ« ardhshme. Sipas tij, kĂ«to mjete do tĂ« shĂ«rbejnĂ« pĂ«r forcimin e aleancave strategjike, rekrutimin e ushtarĂ«ve tĂ« rinj dhe shumĂ«fishimin e numrit tĂ« oficerĂ«ve. Po ashtu, ai ka premtuar funksionalizimin e fabrikĂ«s sĂ« municionit, zhvillimin e industrisĂ« ushtarake vendore dhe prodhimin e dronĂ«ve luftarakĂ« “Made in Kosova”, duke synuar rritjen e kapaciteteve mbrojtĂ«se dhe vetĂ«qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« vendit nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«.

Në planin e politikës së jashtme, Kurti ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të vazhdojë përmes dialogut konstruktiv dhe kreativ, mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit. Ai ka nënvizuar se ky proces shihet si rregullim i marrëdhënieve mes dy shteteve sovrane, pa ndërhyrje në çështjet e brendshme, duke premtuar se qeveria do të mbrojë dhe zbatojë Kushtetutën dhe ligjet në çdo pjesë të territorit të Kosovës.

Kurti ka konfirmuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme për Procesin e Berlinit dhe për tregun e përbashkët rajonal, mbi parimet e barazisë dhe përfaqësimit të barabartë. Sipas tij, fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbësore për paqen dhe sigurinë, ndërsa qeveria do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që veprojnë mbi bazën e respektit të ndërsjellë.

Kurti ka thënë se në mandatin e ardhëm për herë të parë, Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Kosovë do ta tejkalojë vlerën prej 10,000 eurosh.

NĂ« aspektin social, ai ka premtuar vazhdimin e politikave pĂ«r zvogĂ«limin e pabarazisĂ«, duke pĂ«rmendur mbĂ«shtetjen pĂ«r lehonat dhe nisjen e projektit “Superpuna pĂ«r gratĂ«â€. Ky projekt parasheh qĂ« pĂ«r çdo grua tĂ« punĂ«suar, qeveria tĂ« subvencionojĂ« pagĂ«n minimale prej 500 eurosh pĂ«r gjashtĂ« muaj. Gjithashtu, Ă«shtĂ« premtuar mbĂ«shtetje shtesĂ« pĂ«r gjyshĂ«rit qĂ« kujdesen pĂ«r fĂ«mijĂ«t, me nga 100 euro shtesĂ« mujore mbi pensionin bazĂ«, me synim forcimin e familjes dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Të mërkurën pas konstituimit të Kuvendit është mbajtur edhe seanca për formimin e Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur edhe kabinetin e tij qeverisĂ«s. Ndryshe prej mandatit tĂ« kaluar, ky kabinet do t’i ketĂ« 19 ministri, katĂ«r mĂ« shumĂ« se kabineti i kaluar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ÇfarĂ« premtoi Kurti pĂ«r mandatin e ri qeverisĂ«s appeared first on Sinjali.

Vazhdon aksioni në Kupën e Kosovës, sot tre duele të tjera

Kupa e Kosovës vazhdon me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales, ku sot priten tre duele tepër interesante.

Takimet e planifikuara do të zhvillohen në qytetet e Gjilanit, Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

Sfida kryesore e ditës luhet në qytetin e Gjilanit, me Gjilanin që është nikoqir i Lirisë së Prizrenit.

Duel tejet interesant pritet tĂ« zhvillohet edhe nĂ« stadiumin ‘Riza Lushta’ me Trepçën ’89 qĂ« pret MalishevĂ«n.

Dy skuadra nga Liga e ParĂ«, Vushtrria dhe VĂ«llaznimi do tĂ« pĂ«rballen nĂ« stadiumin ‘Ferki Aliu’, ku qĂ«llimi Ă«shtĂ« kalimi nĂ« çerekfinale.

Të gjitha tre ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vazhdon aksioni në Kupën e Kosovës, sot tre duele të tjera appeared first on Sinjali.

Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, pavarësisht ndotjes së madhe që ai shkakton

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes që të sigurojë energji elektrike nga termocentralet me qymyr, si pjesë e përpjekjeve për të ringjallur industrinë e këtij burimi energjetik.

Urdhri ekzekutiv u nënshkrua gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump u shfaq i shoqëruar nga minatorë me helmeta sigurie.

Dokumenti urdhëron Pentagonit të lidhë marrëveshje afatgjata për furnizim me energji të prodhuar nga djegia e qymyrit, me qëllim garantimin e furnizimit të pandërprerë për instalimet dhe objektet ushtarake strategjike. Administrata Trump është shprehur kritike ndaj burimeve të rinovueshme, sidomos energjisë së erës, të cilën e konsideron të paqëndrueshme.

GjatĂ« ceremonisĂ«, Trump e cilĂ«soi qymyrin “absolutisht thelbĂ«sor pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare”, ndĂ«rsa pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« industrisĂ« e vlerĂ«suan duke e quajtur “mbrojtĂ«sin mĂ« tĂ« madh tĂ« qymyrit”. Aktualisht, djegia e qymyrit prodhon rreth njĂ« tĂ« tretĂ«n e energjisĂ« elektrike nĂ« botĂ«, por mbetet njĂ« nga kontribuuesit kryesorĂ« nĂ« emetimet e CO₂ dhe ngrohjen globale.

QĂ« nga rikthimi nĂ« pushtet nĂ« janar 2025, Trump ka ndĂ«rmarrĂ« hapa pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kĂ«tĂ« sektor, madje duke detyruar disa kompani tĂ« mbajnĂ« hapur termocentrale qĂ« planifikonin t’i mbyllnin. Politika e tij bie ndesh me strategjitĂ« e administratave tĂ« mĂ«parshme pĂ«r uljen e emetimeve dhe me trendin e tregut energjetik.

Prodhimi i qymyrit në SHBA ka rënë për rreth 15 vjet, pasi është zëvendësuar gradualisht nga burime më të lira dhe më të pastra, si gazi natyror dhe energjitë e rinovueshme. Në vitin 2023, qymyri përbënte pak më shumë se 16% të përzierjes energjetike amerikane, krahasuar me rreth 50% në vitin 2000.

Ndërkohë, administrata Trump pritet të anulojë një akt rregullator që shërbente si bazë për politika të shumta për uljen e emetimeve të gazrave serrë, një veprim që mund të ketë pasoja të rëndësishme për rregullimin e sektorit të energjisë dhe funksionimin e termocentraleve në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump urdhëron Pentagonin të furnizohet me energji nga qymyri, pavarësisht ndotjes së madhe që ai shkakton appeared first on Sinjali.

MungesĂ« e madhe karburanti pĂ«r shkak tĂ« presionit tĂ« SHBA-sĂ«, Rusia do tĂ« dĂ«rgojĂ« naftĂ« nĂ« KubĂ« pĂ«r arsye “humanitare”

Qeveria ruse planifikon tĂ« dĂ«rgojĂ« naftĂ« dhe produkte nafte nĂ« KubĂ« “nĂ« tĂ« ardhmen e afĂ«rt” si “ndihmĂ« humanitare”, raportoi sot gazeta Izvestia nĂ« edicionin e saj dixhital, duke cituar burime diplomatike, pasi ishulli i Karaibeve Ă«shtĂ« pĂ«rballur me njĂ« mungesĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madhe tĂ« karburantit pĂ«r shkak tĂ« presionit tĂ« SHBA-sĂ«.

Rusia “do tĂ« dĂ«rgojĂ« naftĂ« dhe produkte nafte nĂ« KubĂ« nĂ« tĂ« ardhmen e afĂ«rt si ndihmĂ« humanitare”, i thanĂ« gazetĂ«s diplomatĂ«t rusĂ« – tĂ« cilĂ«t nuk u emĂ«ruan – nĂ« ambasadĂ«n nĂ« Havana.

Ishulli i Karaibeve, i cili po mbytet nga energjia amerikane, ka ngadalësuar pothuajse të gjithë aktivitetin në gjendje të papërdorshme, për shkak të mungesave gjithnjë e më serioze të karburantit.

Ishulli i vogël nën një qeveri komuniste me 9.6 milionë banorë është gjendur në një pozicion shumë të vështirë, veçanërisht pas ndërprerjes së furnizimeve me naftë bruto nga Venezuela, nën presionin e Uashingtonit dhe kërcënimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa shtesë doganore për çdo vend që mendon të furnizojë Havanën me naftë.

Ditët e fundit, linjat ajrore, përfshirë ato ruse, kanë njoftuar pezullimin e fluturimeve të tyre për në Kubë për shkak të vështirësive në furnizimin e tyre me vajguri, një karburant për avionët.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post MungesĂ« e madhe karburanti pĂ«r shkak tĂ« presionit tĂ« SHBA-sĂ«, Rusia do tĂ« dĂ«rgojĂ« naftĂ« nĂ« KubĂ« pĂ«r arsye “humanitare” appeared first on Sinjali.

Diplomati francez i kishte dërguar Epsteinit dokumente të OKB-së, thonë dosjet

Ministri i Jashtëm i Francës ka njoftuar autoritetet prokuroriale për një diplomat francez të rangut të mesëm, i cili ka pasur lidhje me Jeffrey Epstein dhe dyshohet se ka transferuar dokumente të Kombeve të Bashkuara tek i dënuari për abuzim seksual.

Emri i Fabrice Aidan është përmendur në më shumë se 200 dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, përfshirë emailet që ai ka dërguar Epsteinit midis vitit 2010 dhe 2016, duke përdorur llogaritë e tij personale dhe ato të OKB-së, sipas raportit të Reuters.

Ministri i JashtĂ«m Jean-Noel Barrot ka thĂ«nĂ« se ministria e tij kishte filluar hetimin e vet administrativ dhe procedurat disiplinore kundĂ«r Aidan, dhe i pĂ«rshkroi akuzat si “jashtĂ«zakonisht serioze”.
Prokurorët në Paris do të vendosin nëse do të hapin një hetim penal.

Dokumentet e OKB-së në fjalë përfshijnë njoftime dhe raporte të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një lexim i një telefonate midis ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe ministrit të jashtëm të Turqisë që Aidan ia dërgoi një eprori iu përcoll më pas Epsteinit.

Stephane Dujarric, zĂ«dhĂ«nĂ«s i Sekretarit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« OKB-sĂ«, Antonio Guterres, ka thĂ«nĂ« se akuzat pĂ«r korrupsion dhe zbulim tĂ« informacionit konfidencial do tĂ« trajtohen “nĂ« pĂ«rputhje me kuadrin ligjor dhe politik tĂ« organizatĂ«s”.

“ËshtĂ« e qartĂ« se ndarja e informacionit konfidencial pa autorizim tĂ« shprehur pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«r procedurĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Dujarric

“KĂ«to emaile, pĂ«rfshirĂ« transferimin e dokumenteve tĂ« OKB-sĂ«, janĂ« tronditĂ«se”, ka thĂ«nĂ« Barrot pĂ«r radion RTL. Ai ka shtuar se kishte mĂ«suar pĂ«r veprimet e Aidan tĂ« martĂ«n nĂ«pĂ«rmjet njĂ« raporti tĂ« publikuar nga faqja e internetit franceze hetimore Mediapart.

Në një shkëmbim emailesh, Aidan e kishte pyetur Epsteinin nëse mund të kishte kodet e hyrjes në apartamentin luksoz të financierit në Paris, një kërkesë të cilës Epsteini i ishte përgjigjur pozitivisht.

Puna e tij në ministri përfshinte një dërgim në selinë e OKB-së në Nju Jork nga viti 2006 deri në vitin 2013. Në kohën e dorëheqjes së tij nga detyra, një proces disiplinor kundër tij ishte duke u zhvilluar, ka thënë Dujarric.

Dosjet e reja Epstein kanë nxitur shqetësime në SHBA e Evropë për shkak të përfshirjes së figurave të profilit të lartë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Diplomati francez i kishte dërguar Epsteinit dokumente të OKB-së, thonë dosjet appeared first on Sinjali.

Macron: Brenda pesë vitesh Evropa mund të mos ekzistojë më

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një intervistë të përbashkët për disa media kryesore evropiane, ka deklaruar se Evropa rrezikon të humbasë ndikimin dhe rolin e saj global nëse nuk përshpejton marrjen e vendimeve strategjike dhe nuk vepron në mënyrë të koordinuar.

Sipas Macron, Bashkimi Evropian ka pësuar humbje të njëpasnjëshme sa herë që ka reaguar ngadalë, me hezitim dhe në mënyrë të fragmentuar.

“Evropa ka humbur gjithmonĂ« kur ka qenĂ« e ngadaltĂ« dhe e ndarĂ«â€, theksoi presidenti francez, duke sjellĂ« si shembull krizĂ«n financiare globale qĂ« nisi nĂ« Shtetet e Bashkuara, por pati pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r ekonomitĂ« evropiane.

Ai vuri në dukje se situata ishte ndryshe gjatë pandemisë COVID-19, kur shtetet e Bashkimit Evropian arritën të vepronin shpejt dhe me një qëndrim të përbashkët.

“AtĂ«herĂ« vepruam shumĂ« shpejt dhe me njĂ« front tĂ« bashkuar”, u shpreh Macron.

Megjithatë, sipas tij, Evropa sot përballet me një valë të re sfidash serioze, të lidhura me politikën e Shteteve të Bashkuara, tarifat tregtare, paqëndrueshmërinë ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë. Macron paralajmëroi se shumë vende evropiane vazhdojnë të jetojnë me iluzionin e stabilitetit.

“Mos besoni pĂ«r asnjĂ« çast se gjithçka ka mbaruar. Çdo ditĂ« dhe çdo javĂ« sjell kĂ«rcĂ«nime tĂ« reja. Evropa vuan nga trauma: çdo pĂ«rshkallĂ«zim pasohet nga njĂ« lehtĂ«sim frikacak”, deklaroi ai.

Presidenti francez e pĂ«rshkroi situatĂ«n aktuale si njĂ« çarje tĂ« thellĂ« gjeopolitike, duke kĂ«rkuar reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nga liderĂ«t evropianĂ«. Ai u bĂ«ri thirrje vendeve tĂ« Bashkimit Evropian tĂ« dalin nga gjendja e “minoritetit gjeopolitik” dhe tĂ« fillojnĂ« tĂ« mendojnĂ« seriozisht pĂ«r fuqinĂ«, pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« dhe rolin e tyre nĂ« botĂ«.

Sipas Macron, Evropa duhet të investojë në mënyrë aktive në mbrojtje, teknologji të reja, inteligjencë artificiale dhe llogaritje kuantike.

“KĂ«to janĂ« beteja qĂ« duhet tĂ« fitohen. NĂ«se nuk bĂ«jmĂ« asgjĂ«, atĂ«herĂ« brenda pesĂ« vitesh Evropa nuk do tĂ« ekzistojĂ«â€, paralajmĂ«roi ai.

Ai shtoi se, pa reforma të thella dhe veprim të përbashkët, Bashkimi Evropian rrezikon të humbasë autonominë strategjike dhe ndikimin e tij në skenën globale.

ÇfarĂ« po ndodh?

Deklarata e Emmanuel Macron se brenda pesĂ« vitesh “Evropa mund tĂ« mos ekzistojĂ«â€ nuk tingĂ«llon si alarmizĂ«m, por mĂ« tepĂ«r si njĂ« pranim i vonuar i njĂ« realiteti tĂ« dukshĂ«m.

NĂ« thelb, presidenti francez ka artikuluar publikisht atĂ« qĂ« pĂ«r vite me radhĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«n mediatike evropiane Ă«shtĂ« etiketuar si “propagandĂ« ruse”: se pĂ«r Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara nuk janĂ« vetĂ«m aleat, por edhe konkurrent i ashpĂ«r ekonomik, dhe se shumĂ« nga vendimet strategjike tĂ« Brukselit kanĂ« minuar vetĂ« stabilitetin e EvropĂ«s.

Refuzimi pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me RusinĂ«, ndĂ«rprerja e lidhjeve energjetike dhe tregtare, si dhe mbyllja e tregut rus dhe e burimeve tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« para, nuk e “dĂ«nuan MoskĂ«n” siç iu premtua opinionit publik evropian. Ato goditĂ«n kryesisht vetĂ« EvropĂ«n. Rritja e çmimeve tĂ« energjisĂ«, deindustrializimi, largimi i ndĂ«rmarrjeve dhe rĂ«nia e konkurrueshmĂ«risĂ« ishin pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta tĂ« kĂ«saj politike.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian ka dërguar qindra miliarda euro për mbështetjen e Ukrainës, pa pasur një strategji të qartë për përfundimin e konfliktit apo një plan për rikuperimin e fondeve të investuara. Këto shpenzime kanë rënduar buxhetet kombëtare dhe kanë rritur tensionet sociale dhe ekonomike në vendet anëtare.

Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara kanë forcuar ndikimin e tyre ekonomik, duke rritur eksportet e energjisë drejt Evropës, duke tërhequr një pjesë të prodhimit evropian dhe duke përfituar drejtpërdrejt nga militarizimi i kontinentit. Bashkimi formal mbeti, por balanca e interesave nuk u zhvendos në favor të Evropës.

Për një kohë të gjatë, vlerësime të tilla konsideroheshin të papranueshme. Ato u shtynë jashtë debatit publik dhe u zëvendësuan me slogane për vlera dhe unitet. Megjithatë, realiteti rezultoi më i fortë se retorika politike.

Sot, ndërsa rritja ekonomike po ngadalësohet, buxhetet po tkurren dhe pakënaqësia sociale po rritet, liderët evropianë janë të detyruar të flasin hapur për çështje që më parë ishin tabu.

Macron nuk po ndryshon orientimin e tij politik. Ai po përshkruan krizën. Fjalët e tij nuk përfaqësojnë një afrim me Rusinë apo një shkëputje nga Shtetet e Bashkuara, por janë një sinjal i qartë se modeli i deritanishëm i funksionimit të Bashkimit Evropian nuk po jep më rezultate.

Për vite me radhë, Evropa ka funksionuar në një logjikë ku ideologjia zëvendësoi ekonominë dhe besnikëria e jashtme zëvendësoi interesat e veta. Tani, çmimi i kësaj qasjeje po bëhet gjithnjë e më i lartë.

Dhe sa më gjatë të vonohet një rishikim i thellë i kësaj politike, aq më e madhe do të jetë kostoja që Evropa do të duhet të paguajë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron: Brenda pesë vitesh Evropa mund të mos ekzistojë më appeared first on Sinjali.

Chelsea gati të tejkalojë ofertën e madrilenëve për yllin e AZ Alkmaar



Real Madridi përballet me konkurrencë serioze në garën për transferimin e talentit të madh të AZ Alkmaar, Kees Smit.

Mesfushori 20-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane falë paraqitjeve mbresëlënëse në Eredivisie, ku është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij.

Përveç madrilenëve, interes konkret kanë shfaqur edhe Barcelona, Bayern Munich dhe veçanërisht Chelsea.

Klubi londinez ka hyrë fuqishëm në garë, me synimin për të tejkaluar ofertën e Real Madridit, e cila raportohet të jetë rreth 50 milionë euro.

AZ Alkmaar e ka vlerësuar kartonin e lojtarit në rreth 60 milionë euro, duke reflektuar pjekurinë taktike, vizionin e lojës dhe personalitetin që Smit ka treguar pavarësisht moshës së re.

Chelsea është i gatshëm të rrisë ofertën për të siguruar shërbimet e tij.

NĂ« ‘Stamford Bridge’, drejtuesit sportivĂ« e shohin Smit si njĂ« element ideal pĂ«r rotacion nĂ« mesfushĂ«, duke i dhĂ«nĂ« pushim emrave si Moises Caicedo dhe duke plotĂ«suar profilin energjik tĂ« Enzo Fernandez.

Strategjia e klubit anglez mbështetet në afrimin e talenteve me potencial të lartë zhvillimi dhe vlere tregu, qoftë për ndërtimin e ekipit, qoftë për përfitime të ardhshme financiare.

Nga ana tjetër, Real Madridi mbetet një rival i fortë, duke pasur një histori të suksesshme në identifikimin dhe afrimin e yjeve para shpërthimit të tyre të madh.

Megjithatë, fuqia financiare e Chelseat mund të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e negociatave.

AZ Alkmaar pritet të përfitojë një shumë rekord nga shitja e mesfushorit, ndërsa vendimi final i lojtarit do të përcaktojë një nga lëvizjet më të rëndësishme të afatit kalimtar së verës. /Telegrafi/

Policia kanadeze identifikon 18-vjeçarin si të dyshuar për të shtënat në Tumbler Ridge



Një 18-vjeçar është emëruar si i dyshuari për të shtënat që vranë tetë persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë në British Columbia, Kanada.

Policia tha se Jesse Van Rootselaar u gjet i vdekur në vendngjarje nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë. Motivi i sulmit nuk dihet ende.

Gjashtë persona u vranë dhe të paktën 25 të tjerë u plagosën në shkollën e mesme Tumbler Ridge. Dy të tjerë - nëna e të dyshuarit, 39 vjeç, dhe vëllai i njerkut, 11 vjeç - u gjetën të vdekur në një shtëpi aty pranë.

Autoritetet thanë se Van Rootselaar lindi si mashkull biologjik, por u identifikua si grua, transmeton Telegrafi.

"Mund të them se Jesse lindi si mashkull biologjik i cili afërsisht gjashtë vjet më parë filloi të shndërrohej në femër. Të shtënat në shtëpinë aty pranë ndodhën së pari, pastaj i dyshuari shkoi në shkollë", tha Dwayne McDonald, zëvendëskomisioneri i policisë mbretërore kanadeze.

Viktimat në shkollë ishin një edukatore 39-vjeçare, tre nxënëse, të gjitha 12 vjeç, dhe dy nxënës, njëri 12 vjeç dhe tjetri 13 vjeç. Autoritetet nuk besojnë se ka të dyshuar të tjerë të përfshirë në të shtënat.

Policia tha se kishte vizituar shtëpinë e familjes së të dyshuarit në disa raste gjatë disa viteve të fundit, me disa telefonata që lidheshin me shqetësime për shëndetin mendor.

Van Rootselaar ishte i njohur për policinë dhe "ne kemi filluar procesin e kontaktimit" me sistemin publik të kujdesit shëndetësor për të "kuptuar se çfarë ndërveprimesh mund të kenë ndodhur", tha kryeministri i British Columbia, David Eby, në një konferencë për shtyp jashtë bashkisë së Tumbler Ridge vonë të mërkurën në mbrëmje.

I dyshuari më parë kishte një leje të vlefshme për armëmbajtje që kishte skaduar që atëherë, tha McDonald.

Policia tha se Van Rootselaar e kishte braktisur shkollën e mesme Tumbler Ridge katër vjet më parë.

Rreth orës 13:30 të martën, policia mori një raport për një person aktiv me armë në shkollën e mesme Tumbler Ridge. Oficerët mbërritën në vendngjarje brenda dy minutash nga telefonata, dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe hynë në shkollë, tha McDonald.

Brenda disa minutash ata e gjetën autorin e të shtënave, i cili vdiq nga ajo që policia thotë se ishte një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë.

Autoritetet gjetën dy armë zjarri - një armë të gjatë dhe një pistoletë të modifikuar - në vendngjarje. Por McDonald tha se mbetet e paqartë roli i saktë që luajtën armët e zjarrit në të shtënat.

Policia më pas filloi të kërkonte viktima në të gjithë shkollën. Dy viktima u dërguan në spital me ambulancë ajrore dhe mbeten në spital.

Tumbler Ridge ka rreth 2,400 banorë dhe shkolla e saj e mesme ka 160 nxënës në klasat 7-12.

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se nxënësit dhe mësuesit "ishin dëshmitarë të një mizorie të padëgjuar" gjatë të shtënave, duke vënë në dukje se disa viktima mbeten në spital "duke luftuar për jetën e tyre". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rrahje në Dobrajë të Madhe të Lipjanit, një person kërkon ndihmë mjekësore



Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar mbrëmjen e 11 shkurtit 2026 në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit.

Sipas njoftimit, rreth orës 19:50 një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, pasi dyshohet se është rrahur nga dy persona të tjerë.

Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Klubi i njohur i Ligës Premier shkarkon trajnerin e tretë këtë sezon



Sean Dyche është bërë trajneri i tretë që shkarkohet nga Nottingham Forest këtë sezon, pas një barazimi pa gola me Wolverhampton Wanderers që e la klubin në një luftë të vështirë për mbijetesë.

I emëruar vetëm në tetor të vitit të kaluar, Dyche ka pësuar të njëjtin fat si ish-trajnerët, Nuno Espirito Santo dhe Ange Postecoglou.

Kur ai mori drejtimin e ekipit, Forest ishte dy pikë mbi zonën e sigurisë dhe ai largohet me klubin tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

“Klubi i Futbollit Nottingham Forest mund tĂ« konfirmojĂ« se Sean Dyche Ă«shtĂ« shkarkuar nga detyrat e tij si trajner kryesor”.

“Ne dĂ«shirojmĂ« tĂ« falĂ«nderojmĂ« Seanin dhe stafin e tij pĂ«r pĂ«rpjekjet e tyre gjatĂ« kohĂ«s sĂ« tyre nĂ« klub dhe u urojmĂ« atyre fat tĂ« mbarĂ« nĂ« tĂ« ardhmen”, thuhet nĂ« njoftim.

Nottingham Forest Football Club can confirm that Sean Dyche has been relieved of his duties as head coach.

We would like to thank Sean and his staff for their efforts during their time at the Club and we wish them the best of luck for the future. We will be making no further
 pic.twitter.com/q6LPADIsDw
— Nottingham Forest (@NFFC) February 12, 2026

Ndryshe, Dyche e ka drejtuar Forestin në 25 ndeshje me një rekord prej 10 fitoresh, pesë barazimesh dhe 10 humbjesh.

54-vjeçari gjithashtu e udhëhoqi klubin në fazën eliminatore të Ligës së Evropës, ku ata përballen me Fenerbahcen javën e ardhshme. Ndeshja e parë do të luhet në Stamboll.

Mediat angleze po raportojnë se Vitor Pereira është njëri nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e klubit. Pereira u shkarkua nga Wolves nëntorin e kaluar. /Telegrafi/

Rrjetet sociale si mjet i ngacmimit, dy raste të regjistruara nga policia në Istog dhe Pejë



Policia ka raportuar dy raste të ndara të ngacmimit që kanë ndodhur në Istog dhe Pejë, ku të dyshuarit dyshohet se kanë shqetësuar viktimat përmes rrjeteve sociale.

Në rastin e parë, i regjistruar më 8 shkurt 2026 në Istog, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale një femër kosovare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

NdĂ«rkaq, rasti i dytĂ« ka ndodhur mĂ« 10 shkurt 2026 rreth orĂ«s 20:30, nĂ« rrugĂ«n “Sali Gjika” nĂ« PejĂ«, ku njĂ« femĂ«r kosovare ka raportuar se ka pranuar mesazhe fyese nĂ« rrjete sociale nga njĂ« mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Adriana Matoshi ironizon duke publikuar fotografi para hyrjes së Kuvendit: Te puna e babit



Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka rikonfirmuar mandatin e saj parlamentar të mërkurën gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke vazhduar kështu rrugëtimin e saj politik për të tretin mandat radhazi.

E njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpeshherë ironik në komunikim publik, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e shënoi këtë moment edhe me një publikim në rrjetet sociale.

Ajo ndau një fotografi në InstaStory, ku shfaqet duke pozuar para objektit të parlamentit, ndërsa mbishkrimi që zgjodhi të përdorë tërhoqi menjëherë vëmendje.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

“Te puna e babit”, shkroi aktorja nga Gjilani, duke bĂ«rĂ« njĂ« referencĂ« satirike ndaj mĂ«nyrĂ«s se si disa pĂ«rkrahĂ«s i drejtohen liderit tĂ« partisĂ« sĂ« saj dhe kryeministrit tĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, me nofkĂ«n “Albin Baba”.

Aktorja e cila tash e tri mandate është deputete e Kosovës njihet për sarkazmën e saj, pasi në të kaluarën vjen edhe nga dy role të famshme në serialet komike "Kafeneja Jonë" dhe "O Sa Mirë".

Seanca e së mërkurës shënoi edhe zhvillime të rëndësishme politike, pasi me 66 vota pro u votua Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, i cili nisi mandatin e tij të tretë si kryeministër. /Telegrafi/

Adriana Matoshi në seancën e votimit të Qeverisë Kurti III (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)


Salah barazoi rekordin e madh të Gerrard në Ligën Premier



Sulmuesi anësor, Mohamed Salah ka barazuar rekordin e ish-legjendës, Steven Gerrard, për numrin e asistimeve për Liverpoolin në ndeshjet e Ligës Premier.

Ylli egjiptian dha asistimin në ndeshjen kundër Sunderland të fituar 0-1, duke ekzekutuar një goditje nga këndi që bëri që mbrojtësi Virgil van Dijk të shënonte golin e vetëm të ndeshjes.

Ky ishte asistimi i 92-të i Salah në Ligën Premier për klubin nga Merseyside, duke barazuar numrin e asistimeve të bëra nga ish-kapiteni i Liverpoolit, Gerrard, gjatë karrierës së tij në Ligën Premier.

Mo Salah now has the joint-most Premier League assists for us, alongside Steven Gerrard 🙌 pic.twitter.com/v5AjYnsKOP
— Liverpool FC (@LFC) February 11, 2026

Përveç kësaj, Salah u ngjit në vendin e shtatë në tabelën e asistuesve më të mirë në histori të Ligës Premier, duke u barazuar me ish-mesfushorin e Manchester Cityt, David Silva.

Duhet theksuar se Salah gjithashtu regjistroi disa nga asistimet e tij në Ligën Premier ndërsa luante për Chelsean në të kaluarën. /Telegrafi/

Mohamed Salah now has 92 Premier League assists for Liverpool, equalling Steven Gerrard's record for the club in the competition. pic.twitter.com/M8gwfjcvnD
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) February 11, 2026

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së voton për të rrëzuar tarifat e Trump ndaj Kanadasë



Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar për të anuluar tarifat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj mallrave kanadeze.

Me një votim 219 pro dhe 211 kundër, gjashtë ligjvënës republikanë iu bashkuan demokratëve për të mbështetur një rezolutë që kërkon t'i japë fund tarifave që Trump i vendosi Kanadasë vitin e kaluar.

Vota është kryesisht simbolike pasi do të duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së dhe më pas nga Trump, i cili ka shumë pak gjasa ta nënshkruajë atë në ligj, transmeton Telegrafi.

Që nga rizgjedhja e tij, Donald Trump ka vendosur një sërë tarifash ndaj Kanadasë, duke kërcënuar së fundmi një taksë 100% të importit në përgjigje të marrëveshjes tregtare të propozuar të Kanadasë me Kinën.

NdĂ«rsa votimi po zhvillohej nĂ« sallĂ«n e DhomĂ«s sĂ« PĂ«rfaqĂ«suesve, Trump postoi nĂ« Truth Social: "Çdo republikan, nĂ« DhomĂ« ose nĂ« Senat, qĂ« voton kundĂ«r tarifave do tĂ« vuajĂ« seriozisht pasojat nĂ« kohĂ«n e zgjedhjeve".

"Tarifat na kanë dhënë siguri ekonomike dhe kombëtare, dhe asnjë republikan nuk duhet të jetë përgjegjës për shkatërrimin e këtij privilegji", shtoi ai.

Votimi erdhi pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, një aleat i Trump në Kongres, u përpoq pa sukses të bllokonte diskutimin në sallën e parlamentit nga ligjvënësit mbi tarifat e Trump.

Meqenëse republikanët mbajnë një shumicë të hollë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, largimi i gjashtë republikanëve së bashku me një front pothuajse të bashkuar nga demokratët ishte i mjaftueshëm për të siguruar votat.

Masa ishte prezantuar nga demokrati Gregory Meeks, i cili tha se Trump kishte "i përdorur tarifat si armë" kundër aleatëve dhe kishte destabilizuar ekonominë globale.

"Jo vetëm që këto tarifa i kanë shkaktuar dëm të madh marrëdhënies sonë me Kanadanë, duke i shtyrë ata më afër Kinës, por ato kanë rritur çmimet këtu në vend", tha ai para votimit.

Përfaqësuesi Don Bacon nga Nebraska ishte një nga gjashtë republikanët që kaluan radhazi për t'u bashkuar me demokratët në miratimin e masës.

Para votimit, ai tha se "tarifat kanë qenë një 'neto negative' për ekonominë dhe janë një taksë e rëndësishme që konsumatorët, prodhuesit dhe fermerët amerikanë po paguajnë".

Projektligji tani shkon në Senatin e SHBA-së, ku republikanët mbajnë gjithashtu shumicën. Edhe nëse e kalonte këtë pengesë, nuk ka gjasa të nënshkruhet në ligj.

Veçmas, tarifat e Trump po përballen gjithashtu me shqyrtim ligjor, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së pritet të vendosë së shpejti për një çështje që vë në pikëpyetje autoritetin ligjor të presidentit për të vendosur taksat.

Meeks, demokrati më i lartë në komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, tha se masa për Kanadanë është e para nga disa projektligje që ai planifikon të paraqesë, të cilat synojnë të anulojnë veprimin tregtar të Trump.

"Lufta jonĂ« nuk ndalet kĂ«tu. Kam gjithashtu rezoluta pĂ«r t'i dhĂ«nĂ« fund tarifave tĂ« Trump ndaj MeksikĂ«s, ndaj Brazilit dhe ndaj tarifave tĂ« tij globale tĂ« DitĂ«s sĂ« Çlirimit", tha ai nĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« internet para votimit. /Telegrafi/

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi



Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.

Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

"Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Tentim vrasje në Mitrovicë, dy persona dërgohen në mbajtje



Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar mbrëmjen e 11 shkurtit në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të policisë rreth orës 19:25, një mashkull kosovar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të dyshuar, po ashtu meshkuj kosovarë.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

❌