❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Këto janë 3 shenjat që nuk dorëzohen kurrë: Marrin goditjet më të rënda dhe kthehen më të fortë se kurrë



Ekzistojnë shenja të horoskopit të njohura për forcë psikike dhe qëndrueshmëri. Këto shenja i frymëzojnë të tjerët me qasjen e tyre ndaj përballjes me sfidat

Disa njerëz duken të pathyeshëm, të aftë të përballojnë edhe goditjet më të rënda të jetës. Astrologjia tregon se disa shenja të Zodiakut kanë një forcë të lindur të brendshme që i ndihmon të përballen me krizat dhe të dalin prej tyre më të fortë se kurrë.

Këto shenja të horoskopit dallohen veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrueshmëri dhe forcë mendore. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre shpesh i frymëzojnë të tjerët të mos dorëzohen, edhe kur përballen me situata që duken të pamundura. Ata nuk kërkojnë zgjidhje të shpejta apo rrugë të lehta, por mbështeten te këmbëngulja dhe forca e brendshme për të kapërcyer çdo sfidë, transmeton Telegrafi.

♏ Akrepi

Akrepat janë mjeshtër të vërtetë në kapërcimin e krizave. Nën ndikimin e Plutonit, kjo shenjë posedon një qëndrueshmëri dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. Edhe kur përballen me situata shumë të vështira jetësore, Akrepat arrijnë të ruajnë qetësinë dhe kontrollin, duke vepruar në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur. Aftësia e tyre për të fshehur betejat e brendshme i bën veçanërisht mbresëlënës.

♍ VirgjĂ«resha

VirgjĂ«reshat dallohen pĂ«r logjikĂ«n e ftohtĂ« dhe qasjen racionale ndaj problemeve. Ato rrallĂ« bien nĂ« panik dhe gjithmonĂ« kĂ«rkojnĂ« zgjidhjen mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mundshme. Kur hasin nĂ« pengesa, VirgjĂ«reshat e analizojnĂ« situatĂ«n, bĂ«jnĂ« njĂ« plan dhe veprojnĂ« me mendje tĂ« ftohtĂ«, gjĂ« qĂ« u mundĂ«son t’i kapĂ«rcejnĂ« vĂ«shtirĂ«sitĂ« pa stres tĂ« panevojshĂ«m.

♑ Bricjapi

Bricjapët kombinojnë disiplinën dhe forcën mendore. Kjo shenjë tokësore ruan qetësinë edhe në momentet më kritike dhe rrallë shfaq dobësi. Forca e tyre e brendshme dhe aftësia për ta mbajtur kontrollin në duart e veta u mundëson të përballen me sfidat në mënyrë dinjitoze dhe efektive. /Telegrafi/

Labi: ËshtĂ« mĂ«kat tĂ« mos jem nĂ« finale



Labinot Rexha ka kaluar dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Derisa kanë ngelur edhe një muaj deri në përfundim të spektaklit, banorët e këtij edicioni kanë nisur me aludime.

Këngëtari nga Rahoveci thotë se ka qenë shumë i zhurmshëm dhe se e meriton finalen.

Foto: Instagram

"Si unë që kam bërë zhurmë këtu nuk besoj që ka bërë dikush", u shpreh ai.

NĂ« vazhdim gjatĂ« bisedĂ«s me Lim Hotin theksoi: "ËshtĂ« mĂ«kat unĂ« tĂ« mos jem nĂ« finale".

Labi ka qenë protagonist thuajse në çdo ngjarje e temë të zhvilluar në Big Brother, ndonëse ka marrë edhe shumë kritika për lojën që ka bërë.

Sidoqoftë, mbetet për t'u parë nëse Labi do të jetë një nga finalistët e këtij edicioni. /Telegrafi/

“NjĂ« vend qĂ« kumbon pa fjalĂ«â€, Rama nis vizitĂ«n nĂ« Izrael dhe bĂ«n vizitĂ«n e parĂ« nĂ« Nova Site



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ka mbërritur në Izrael, ku ndalesa e parë e vizitës ishte Nova Site.

Kreu i qeverisĂ« ka ndarĂ« foto nga vendi dhe shkruan, “Stacioni i parĂ« nĂ« Izrael – njĂ« vend qĂ« kumbon pa fjalĂ«. Mes humbjeve rrĂ«qethĂ«se, njĂ« pyll festash i kthyer nĂ« njĂ« tempull reflektimi pĂ«r jetĂ«n, urrejtjen dhe çmimin e paqes.”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Jeruzalem, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri pritet të mbajë një fjalim historik në Parlamentin izraelit (Knesset), si pjesë e protokollit të posaçëm të rezervuar për disa udhëheqës të huaj.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, znj. Linda Rama, do të zhvillojë takime të veçanta dhe vizita në institucione kulturore e historike të vendit.

Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë euro?



Sergio Ramos ka arritur një marrëveshje në parim me një grup aksionarësh kryesorë për blerjen e Sevilla FC, klub ku ka fituar emër si futbollist profesionist.

Partneri i tij në këtë sipërmarrje është Martin Ink nga kompania Five Eleven Capital, sipas informacioneve të gazetarit Manolo Aguilar.

Kjo marrëveshje hap një periudhë ekskluziviteti, gjatë së cilës Ramos dhe ekipi i tij do të analizojnë gjendjen financiare të klubit, përpara se të tentojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, raporton Cadena SER.

Faza e analizës së thelluar

MarrĂ«veshja e arritur pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap vendimtar, pasi tani nis procesi i analizĂ«s sĂ« thelluar financiare dhe ligjore, i njohur si “due diligence”.

Ky proces pritet të zgjasë disa muaj dhe vetëm pas përfundimit të tij do të merret një vendim përfundimtar.

Ky zhvillim konfirmon se thashethemet e fundit nuk kanë qenë të pabazuara dhe se oferta e Sergio Ramosit dhe partnerëve të tij është serioze, konkrete dhe e mbështetur nga një marrëveshje në parim.

Detajet e ofertës

Sipas informacioneve shtesë të publikuara nga Miguel Angel Chazarri, oferta fillestare për blerjen e klubit kap vlerën e 450 milionë eurove.

Sergio Ramos ka qenë i lidhur ngushtë me Sevillan gjatë karrierës së tij si futbollist. Ai ka luajtur për klubin dy herë: herën e parë nga viti 2003 deri në vitin 2005, përpara se të transferohej te Real Madridi, ndërsa u rikthye sërish te Sevilla në sezonin 2023/24, pas dy sezoneve të kaluara te Paris Saint-Germain.

@SergioRamos llega a un principio de acuerdo con el grupo de accionistas de referencia del Sevilla FC para comprar el club https://t.co/XF6D84YYV0 vĂ­a @La_SER
— Manuel /â€ïžđŸ”» (@manolinelreal) January 25, 2026


Takimi paraprak

Kësaj marrëveshjeje në parim i ka paraprirë një takim i mbajtur më 15 janar, gjatë të cilit Sergio Ramos dhe Pérez Solano prezantuan ofertën dhe projektin e tyre përpara aksionarëve të klubit.

Takimi zgjati më shumë se dy orë dhe u vlerësua shumë për shkak të rëndësisë dhe seriozitetit të ofertës, çka në fund çoi në arritjen e marrëveshjes në parim për blerjen e Sevilla FC. /Telegrafi/

Stuhia “pĂ«rbindĂ«sh” gjunjĂ«zon SHBA, mijĂ«ra banorĂ« mbesin pa energji – anulohen 10 mijĂ« fluturime

Rreth 700 mijë banorë në SHBA mbetën pa energji elektrike dhe pothuajse 10 mijë fluturime u anuluan të dielën, në prag të një stuhie të fuqishme dimërore që kërcënon të paralizojë shtetet lindore me reshje të dendura bore.

MeteorologĂ«t thanĂ« se bora, shiu i ngrirĂ«, akulli dhe temperaturat jashtĂ«zakonisht tĂ« ulĂ«ta qĂ« sjell stuhia “pĂ«rbindĂ«sh”, siç Ă«shtĂ« pagĂ«zuar, do tĂ« pĂ«rfshijnĂ« dy tĂ« tretat e lindjes sĂ« vendit, duke prekur rreth 180 milionĂ« njerĂ«z.

Duke e quajtur stuhinĂ« “historike”, presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencĂ«s federale pĂ«r fatkeqĂ«si natyrore nĂ« KarolinĂ«n e Jugut, Virxhinia, Tenesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Merilend, Arkansas, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Indiana dhe Virxhinia PerĂ«ndimore, shkruan A2 CNN.

“Do tĂ« vazhdojmĂ« ta monitorojmĂ« situatĂ«n dhe tĂ« qĂ«ndrojmĂ« nĂ« kontakt me tĂ« gjitha shtetet nĂ« rrugĂ«n e kĂ«saj stuhie. QĂ«ndroni tĂ« sigurt dhe ngrohtĂ«,” shkroi Trump nĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social.

Shtatëmbëdhjetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë shpallur gjendje emergjence për shkak të motit, bëri të ditur Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia “pĂ«rbindĂ«sh” gjunjĂ«zon SHBA, mijĂ«ra banorĂ« mbesin pa energji – anulohen 10 mijĂ« fluturime appeared first on Sinjali.

Vuçiq pas kthimit nĂ« Serbi godet Trumpin: PĂ«r KosovĂ«n s’ka parime, publiku nuk reagoi ndaj “akrobacive” tĂ« tij nĂ« Davos

Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar me tone skeptike dhe herĂ«-herĂ« pĂ«rçmuese paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos, duke thĂ«nĂ« se audienca nuk reagoi ndaj humorit dhe “akrobacive” tĂ« tij, nĂ« njĂ« atmosferĂ« qĂ« sipas Vuçiqit ishte e mbushur me frikĂ« dhe pasiguri globale.

Duke folur pĂ«r pĂ«rshtypjet nga Davosi, Vuçiq tha se Trump Ă«shtĂ« “simpatik” dhe di si ta bĂ«jĂ« audiencĂ«n tĂ« qeshĂ«, por se kĂ«tĂ« herĂ« pĂ«rballĂ« kishte njĂ« publik shumĂ« serioz, i cili nuk reagoi siç ishte mĂ«suar.

“Trump Ă«shtĂ« simpatik, ai di si ta bĂ«jĂ« audiencĂ«n tĂ« qeshĂ«, por audienca atje Ă«shtĂ« shumĂ« serioze dhe njerĂ«zit nuk reagojnĂ« gjithmonĂ« ndaj akrobacive. Nuk mĂ« ka ndodhur kurrĂ« tĂ« dĂ«gjoja kaq pak reagime, kurrĂ« mĂ« bosh”, tha Vuçiq.

Ai përshkroi Davosin si një vend ku dominonte frika, duke përmendur drejtuesit e kompanive më të mëdha teknologjike amerikane.

“PashĂ« humorin e njerĂ«zve. Ishin njerĂ«zit mĂ« tĂ« fuqishĂ«m, krerĂ«t e kompanive si Nvidia dhe gjigantĂ« tĂ« tjerĂ« teknologjikĂ«. KurrĂ« nuk kam parĂ« njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« frikĂ«suar, mĂ« nervoze dhe me mĂ« pak dĂ«shirĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ«. TĂ« gjithĂ« donin tĂ« strehoheshin”, u shpreh presidenti serb, shkruajnĂ« mediat serbe.

Vuçiq: Trump e nxori hapur se nuk ka parime për Kosovën

Në deklaratat e tij, Vuçiq u ndal edhe te Kosova, duke thënë se sipas tij, politika amerikane, përfshirë atë të Trumpit, nuk bazohet në parime.

“NĂ« lidhje me KosovĂ«n, nuk ka parime. Trump e nxori hapur. Na treguan histori boshe pĂ«r katastrofa humanitare. TĂ« mĂ«dhenjtĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« luftojnĂ«â€, tha ai, duke shtuar se Serbia, sipas tij, po pĂ«rpiqet tĂ« shohĂ« drejt sĂ« ardhmes pĂ«rmes analizave strategjike.

MegjithatĂ«, Vuçiq u pĂ«rpoq tĂ« balancojĂ« kritikat me vlerĂ«sime pozitive pĂ«r SHBA-nĂ«, duke thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« “mirĂ«njohĂ«s” pĂ«r disa vendime amerikane ndaj SerbisĂ«.

Vuçiq përsëriti narrativën e tij të njohur për rënien e fuqisë evropiane, duke theksuar se Serbia, pavarësisht gjithçkaje, nuk ka alternativë tjetër gjeopolitike.

“Fuqia evropiane do tĂ« bjerĂ«, kjo Ă«shtĂ« e qartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Ne nuk kemi vend tjetĂ«r pĂ«rveç EvropĂ«s ku jetojmĂ«. A do tĂ« marrim diçka nĂ«se themi se jemi nĂ« rrugĂ«n lindore? Kemi marrĂ«dhĂ«niet mĂ« tĂ« mira me KinĂ«n, por çfarĂ« tjetĂ«r mund tĂ« bĂ«jmĂ«?”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se politika e tij mbetet ajo evropiane, por gjithmonë duke mbrojtur interesat e Serbisë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndryshimeve politike në të ardhmen, por vetëm përmes zgjedhjeve.

Deklaratat e Vuçiqit nga Davosi reflektojnë një prirje gjithnjë e më të dukshme për distancim retorik nga Donald Trump, duke e portretizuar atë si figurë populiste që nuk gjen më jehonë në qarqet elitare globale, ndërkohë që presidenti serb përpiqet të paraqitet si aktor racional.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq pas kthimit nĂ« Serbi godet Trumpin: PĂ«r KosovĂ«n s’ka parime, publiku nuk reagoi ndaj “akrobacive” tĂ« tij nĂ« Davos appeared first on Sinjali.

Gjashtë Odat e Rajonit letër Von Der Leyen, kërkojnë zgjidhje për kamionistët: Masat prekin 370 mijë kompani

Forumi Investiv i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor i ka dërguar letër Presidentes së Komsionit Evropian, Ursula von der Leyen në lidhje me masat që BE po aplikon ndaj shoferëve të transportit ndërkombëtar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Shoferët e kamionëve të vendeve të rajonit nga nesër kanë paralajmëruar protesta kundër sistemit të ri të hyrjeve/daljeve të Bashkimit Europian, një sistem digjital i projektuar për të regjistruar hyrjen dhe daljen e shtetasve të vendeve të treta në kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen, duke përfshirë të dhënat përkatëse të udhëtimit. Ky sistem, sipas shoferëve ballkanas që transportojnë mallra, cënon mundësitë e tyre për të punuar, duke sjellë vonesa të gjata dhe procedura më të ndërlikuara në pikat kufitare.

Ne letrĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« 6 Odave thuhet se “gjashtĂ« shtetet e Ballkanit PerĂ«ndimor e ftojnĂ« Komisionin Evropian pĂ«r njĂ« zgjidhje urgjente nĂ« lidhje me rregulloren 90/180  pĂ«r shoferĂ«t internacional tĂ« transportit”.

“Dhoma e TregtisĂ« sĂ« Ballkanit PerĂ«ndimorĂ« Ă«shtĂ« zĂ« i bizneseve tĂ« bashkaur nĂ« kĂ«tĂ« çështje, me kĂ«rkesĂ« tĂ« sinqertĂ« pĂ«r vĂ«mendjen tuaj, pĂ«r tĂ« gjetur zgjidhje substanciale nĂ« kĂ«tĂ« çështje”.

NĂ« letĂ«r thuhet se “Bashkimi Evropian Ă«shtĂ« rajoni mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m tregtar pĂ«r partnerĂ«t investitorĂ« tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor me 60% tĂ« tregtisĂ« sĂ« jashtme, me rreth 370,000 kompani qĂ« prekĂ«n nga kĂ«to masa”.

Tutje thuhet se shtetet e Ballkanit PerĂ«ndimor janĂ« kandidate pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e BE-sĂ«, duke shtuar se duhet tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga kĂ«to masa, dhe jo e kundĂ«rta”.

Në fund të dokumentit janë nënshkrimet e 6 odave ekonomike, përfshirë edhe e Lulzim Rafunës nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), si dhe pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjashtë Odat e Rajonit letër Von Der Leyen, kërkojnë zgjidhje për kamionistët: Masat prekin 370 mijë kompani appeared first on Sinjali.

KQZ thotë se procesi i rinumërimit heq dilemat për rezultatin, pas përmbylljes presin më pak ankesa

Pas përfundimit të rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si Valmir Elezi ka deklaruar nĂ« FB-nĂ« e tij se “se procesi i rinumĂ«rimit i heq dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« nevojĂ«n pĂ«r ankesa”.

Duke folur mbi procesin e rinumĂ«rimit, Elezi ka deklaruar se “ashtu siç parashihet nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, subjektet politike dhe kandidatĂ«t do tĂ« mund tĂ« parashtrojnĂ« ankesat e tyre nĂ« PZAP dhe, eventualisht, procesi mund tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme”.

Tutje, ai shprehet se “procesi i rinumĂ«rimit i heq dilemat sa i pĂ«rket rezultateve dhe kjo mund tĂ« zvogĂ«lojĂ« nevojĂ«n pĂ«r ankesa, por KQZ duhet tĂ« presĂ« afatin pĂ«r paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultatit tĂ« zgjedhjeve dhe njĂ«kohĂ«sisht me pĂ«rmbylljen e procesit zgjedhor”.

KQZ ka njoftuar të dielën se në QNR janë rinumëruar 65% apo 1,662 nga 2,557 vendvotime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ thotë se procesi i rinumërimit heq dilemat për rezultatin, pas përmbylljes presin më pak ankesa appeared first on Sinjali.

QKMK njofton se nesër ndalet qarkullimi i kamionëve në  pikat kufitare me Serbinë

Qendra KombĂ«tare pĂ«r Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nga data 26 janar, duke filluar nga ora 12:00, do tĂ« ndĂ«rpritet qarkullimi i kamionĂ«ve nĂ« tĂ« gjitha pikat kufitare tĂ« KosovĂ«s me SerbinĂ«. Sipas njoftimit zyrtar, masa vjen si pasojĂ« e protestave qĂ« pritet tĂ« zhvillohen nĂ« territorin e SerbisĂ« dhe qĂ« “mund tĂ« zgjasin deri nĂ« shtatĂ« ditĂ«â€.

Protestat lidhen me kundĂ«rshtimin e shoferĂ«ve tĂ« kamionĂ«ve ndaj Sistemit tĂ« ri tĂ« Hyrjeve/Daljeve tĂ« Bashkimit Evropian, i cili synon regjistrimin digjital tĂ« hyrje-daljeve nĂ« zonĂ«n Shengen. Sipas kamionistĂ«ve tĂ« rajonit, ky sistem “sjell vonesa tĂ« gjata dhe procedura mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuara nĂ« pikat kufitare”, duke rrezikuar aftĂ«sinĂ« e tyre pĂ«r tĂ« punuar.

QKMK paralajmĂ«ron se protestat “do tĂ« ndikojnĂ« nĂ« qarkullimin e mjeteve tĂ« transportit dhe mallrave” dhe mund tĂ« mbingarkojnĂ« trafikun nĂ« zonat kufitare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post QKMK njofton se nesër ndalet qarkullimi i kamionëve në  pikat kufitare me Serbinë appeared first on Sinjali.

Energjia elektrike e gjelbër - cilat vende të BE-së po e përdorin më shumë?



Përdorimi total nga burimet e rinovueshme në të gjithë BE-në ka arritur pothuajse 50%, i nxitur nga energjia hidrike dhe, gjithnjë e më shumë, nga energjia diellore.

Austria kryeson BE-në për përdorimin e energjisë elektrike të rinovueshme, me pjesën më të lartë të energjisë që vjen nga burimet e gjelbra.

Sipas Eurostat, vendi u rendit i pari me një normë përdorimi të energjisë elektrike të gjelbër prej gati 90%, e rritur nga 16 hidrocentralet e saj.

Suedia vjen e dyta me 88%, e mundësuar kryesisht nga era dhe uji, ndërsa një vend tjetër nordik, Danimarka, vjen e treta me 80%, falë rrjetit të saj të gjerë të parqeve me erë në tokë dhe në det të hapur, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Norma dukshëm mbi 50% u regjistruan gjithashtu në Portugali (66%), Spanjë (60%) dhe Kroaci (58%), ndërsa Italia dhe Franca u renditën në gjysmën e poshtme, përkatësisht të 18-të dhe të 21-të në BE.

PĂ«rqindjet mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« energjisĂ« elektrike tĂ« gjelbĂ«r u gjetĂ«n nĂ« MaltĂ« (11%), RepublikĂ«n Çeke (18%), Luksemburg (20.5%), Hungari dhe Qipro (24%).

Këto shifra mbulojnë të gjithë energjinë elektrike që vjen nga burime të rinovueshme, përfshirë atë të importuar nga jashtë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se përdorimi i energjisë elektrike të gjelbër në të gjithë Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Në vitin 2004, ajo përbënte vetëm 16% të konsumit total të energjisë elektrike. Rreth 10 vjet më vonë, kjo shifër u rrit në gati 29%, dhe sot qëndron në 47.5%.

A do ta kalojë energjia diellore, energjinë hidro - si burimi kryesor i energjisë elektrike të gjelbër?

Energjia e erës aktualisht përbën pjesën më të madhe të burimeve të rinovueshme të përdorura për të prodhuar energji elektrike, me 38% të totalit, e ndjekur nga energjia hidro me 26%.

Megjithatë, rritja më e shpejtë është energjia diellore, e cila shkoi nga vetëm 1% në vitin 2008 në mbi 23% në vitin 2024, me 304 TWh.

Eksperti i energjisĂ« nĂ« Bruegel, Ben McWilliams, i tha ‘Europe in Motion’ se "Ă«shtĂ« pothuajse e sigurt qĂ« energjia diellore do tĂ« kalojĂ« energjinĂ« hidro nĂ« vitet e ardhshme".

"Zhvilluesit vazhdojnë të ndërtojnë centrale diellore me një ritëm rekord, ndërsa vendosja e energjisë hidrike nuk rritet", tha ai, duke shtuar se sa më shumë panele diellore të instalojë Evropa, aq më mirë për sigurinë energjetike.

"Çdo panel i ri diellor zvogĂ«lon varĂ«sinĂ« nga nafta, gazi dhe qymyri, dhe kĂ«to varĂ«si janĂ« kĂ«rcĂ«nimet e vĂ«rteta pĂ«r sigurinĂ« energjetike evropiane", theksoi McWilliams.

Mbështetja e BE-së nga energjia diellore në Kinë nuk është një problem afatgjatë

Edhe pse shumica dërrmuese e paneleve diellore të instaluara në BE prodhohen në Kinë, McWilliams përjashtoi idenë se kjo e bën Evropën më të brishtë mes tensioneve gjeopolitike.

"Panelet diellore janë një stok jo një rrjedhë; pasi BE të ketë instaluar një panel nga Kina, ai është aty përgjithmonë", tha ai. "Nëse - për çfarëdo arsye - importet e paneleve diellore nga Kina ndalen, kjo thjesht do të ngadalësonte ndërtimin e paneleve të reja diellore dhe furnizimi do të rritej diku tjetër (përfshirë brenda vendit) gjatë një periudhe dy-tre vjeçare".

Sipas Solar Power Europe, aktualisht ka 166 kompani në BE aktive në zinxhirin fotovoltaik, ose të energjisë së dritës.

Shumica dërrmuese e tyre janë në Gjermani, megjithëse kapaciteti më i madh i energjisë diellore për frymë prodhohet në Holandë, me rreth 1,044 W në vit. /Telegrafi/

Mbi 300-vjeçare, Ura e Golikut nën kërcënimin e gërmuesve të floririt dhe erozionit



Ura e Golikut, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, e ndërtuar në fund të shekullit XVII, po përballet sot me rrezikun real të shkatërrimit.

Një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonën e Mokrës, e lidhur historikisht me degëzimin e rrugës antike Egnatia, po dëmtohet vazhdimisht nga gërmimet e paligjshme.

Prej vitesh, ura bie pre e kërkuesve të arit dhe materialeve arkeologjike, të cilët ndërhyjnë në mënyrë të përsëritur në strukturën dhe trupin e saj, duke cenuar seriozisht qëndrueshmërinë e monumentit.

Dëmtime të tilla janë konstatuar edhe së fundmi, por autorët mbeten të paidentifikuar, pasi gërmimet kryhen gjatë orëve të natës. Pasojat janë të dukshme: zgavra në themele, çarje në trupin e urës dhe shembje të pjesshme të materialit lidhës, dëmtime që përbëjnë rrezik serioz, shkruan A2 CNN.

Përveç ndërhyrjeve, edhe faktorët atmosferikë kanë luajtur rolin e tyre. Mbi 300 vite ekspozim ndaj reshjeve, ngricave dhe erozionit kanë përshpejtuar degradimin e urës, duke e bërë sot emergjente ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Problemi nuk është i izoluar. Ashtu si Ura e Golikut, edhe varret monumentale të Selcës, vetëm pak kilometra më tutje, një tjetër sit arkeologjik me rëndësi të jashtëzakonshme, kanë rënë pre e grabitësve, të cilët gërmojnë pa asnjë pengesë, duke shkatërruar pasuri të pazëvendësueshme kulturore.

- YouTube www.youtube.com

Hana Beiqi shpallet sportistja mĂ« e mirĂ« e vitit nĂ« not – Otrila konfirmon rolin e saj si vatĂ«r kampionĂ«sh



Klubi i Sporteve Ujore Otrila vazhdon të dëshmojë se është një nga qendrat më të rëndësishme të zhvillimit të notit në Kosovë, me sportisten e këtij klubi, Hana Beiqi, që është shpallur sportistja më e mirë e vitit në not në vend.,

Ajo e merr këtë vlerësim të merituar për paraqitjet dhe rezultatet e jashtëzakonshme gjatë vitit. Beiqi është rekordere e Kosovës në disa disiplina të notit dhe konsiderohet një nga talentet më premtuese të sporteve ujore në vend.

Sukseset e saj janë rezultat i një pune të strukturuar, përkushtimi maksimal dhe një sistemi profesional trajnimi, që karakterizon filozofinë e punës së klubit Otrila.

Ky vlerësim nuk përfaqëson vetëm një arritje individuale për Hanën, por edhe një tjetër dëshmi të qartë të misionit të klubit Otrila për ndërtimin e sportistëve elitarë, zhvillimin e talenteve të reja dhe krijimin e standardeve të reja në not dhe sportet ujore në Kosovë.

Otrila vazhdon të investojë në vizion afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke u shndërruar në një adresë të sigurt për talentet që synojnë nivelet më të larta të sportit. /Telegrafi/

Raportohet edhe për të vdekur ndërsa stuhia dimërore përfshin pjesën më të madhe të SHBA-së



Të paktën dy persona kanë vdekur ndërsa një stuhi masive dimërore përfshiu pjesën më të madhe të vendit këtë fundjavë, duke shkaktuar rënie të temperaturave dhe kushte të rrezikshme udhëtimi.

Departamenti i Shëndetësisë i Luizianës (LDH) tha se dy burra vdiqën për shkak të hipotermisë, me vdekjet e tyre që u konfirmuan si të lidhura me stuhinë.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, raportoi gjithashtu pesë vdekje në New York City të shtunën mes motit të dimrit, megjithëse tha se ishte shumë herët për të konfirmuar shkakun e vdekjes së tyre.

- YouTube www.youtube.com

Kushtet e motit thuhet se sollĂ«n “shi tĂ« ngrirĂ«â€ dhe borĂ« tĂ« madhe nĂ« disa pjesĂ«, duke shkaktuar ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rhapura tĂ« energjisĂ« elektrike, anulime fluturimesh dhe udhĂ«time tĂ« rrezikshme, ndĂ«rsa parashikuesit paralajmĂ«ruan se i ftohti i rrezikshĂ«m do tĂ« vazhdonte pasi tĂ« mbaronin reshjet.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) paralajmëroi se bora, breshëri dhe shiu i ngrirë do të vazhdonin deri të hënën në pjesë të mëdha të vendit.

E meteorologia e NWS, Allison Santorelli, i tha Associated Press se stuhia ishte "kaq e përhapur", duke prekur zona të shumta, duke përshkruar një hapësirë prej afërsisht 2,000 miljesh.

Midland, Texas was covered in heavy snow Sunday morning during a massive winter storm sweeping the country.

Midland had 1-2 inches of snow per hour, according to the National Weather Service. pic.twitter.com/K83DTKK5u8
— CBS News (@CBSNews) January 25, 2026

Të dielën në mëngjes, rreth 213 milionë njerëz ishin nën një formë alarmi për motin e dimrit, me ndërprerje të energjisë që tejkalonin 870,000 klientë dhe që po rritej.

Përveç kësaj, më shumë se 10,000 fluturime u anuluan të dielën dhe 8,000 të tjera u vonuan, duke ndikuar në qendrat kryesore në Filadelfia, Uashington, Raleigh-Durham, Nju Jork dhe Nju Xhersi, sipas të dhënave të FlightAware të cituara nga AP. /Telegrafi/

PunĂ«torĂ«t e ‘KuzhinĂ«s Qendrore’ me orar tĂ« ri, katĂ«r ditĂ« pune nĂ« javĂ«



Kuzhina Qendrore e Prishtinës, një nga shërbimet kyçe publike në kryeqytet, nga fillimi i këtij viti ka nisur zbatimin e orarit katërditor të punës, me tri ditë pushim në javë. Sipas drejtuesve, modeli i ri synon rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e organizimit të punës, pa ndikuar në shërbimet që ofrohen çdo ditë. Sociologët vlerësojnë se ky model përkon me praktikat evropiane dhe mund të kontribuojë në rritjen e mirëqenies dhe produktivitetit të punëtorëve.

Ganimete Kongjeli është pjesë e Kuzhinës Qendrore tash e 21 vjet. Si kryekuzhiniere, ajo thotë se ngarkesa e punës është rritur ndjeshëm, veçanërisht me shtimin e institucioneve që mbulohen nga kjo ndërmarrje. Megjithatë, sipas saj, puna po përballohet falë bashkëpunimit mes stafit.

“NjĂ« ditĂ« Ă«shtĂ« punĂ« se ka punĂ« shumĂ«, Ă«shtĂ« shtuar puna shumĂ«. ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« pak, por nuk Ă«shtĂ« edhe aq shumĂ« me tĂ« gjithĂ« bashkĂ« kĂ«tu duke punuar, kemi bashkĂ«punim kemi marrĂ«veshje edhe po ia dalim mirĂ«â€, thotĂ« Kongjeli.

Së fundmi, ndërmarrja ka nisur zyrtarisht aplikimin e orarit katërditor të punës. Për Ganimeten dhe koleget e saj, ky vendim është pritur pozitivisht.

“Ne e kemi prit, kjo nuk Ă«shtĂ« keq Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ« me i pas 3 ditĂ« pushim e 4 ditĂ« punĂ«â€, thotĂ« ajo.

Në Kuzhinën Qendrore të Prishtinës janë të punësuar rreth 110 persona, përfshirë kuzhinierë, staf shërbyes, administrativ dhe menaxhues.

“Duke parĂ« kĂ«tĂ« numĂ«r tĂ« punĂ«torĂ«ve dhe duke parĂ« orarin 7 ditor qĂ« punojmĂ« ne si ndĂ«rmarrje, ne pĂ«rveç fĂ«mijĂ«ve ne ushqejmĂ« edhe shtĂ«pinĂ« e pleqve edhe zjarrfikĂ«sve edhe qĂ«ndrimet ditore e pleqve qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« PrishtinĂ«, do tĂ« thotĂ« ne detyrohemi tĂ« punojmĂ« 7 ditĂ« nĂ« javĂ«. Duke parĂ« kĂ«tĂ« orar tĂ« punĂ«s, ne kemi arriturr nĂ« pĂ«rfundimin qĂ« pĂ«r ndĂ«rmarrjen, pĂ«rveç qĂ« Ă«shtĂ« profitabile, Ă«shtĂ« edhe mĂ« produktive tĂ« kthejmĂ« orarin 4 ditĂ« nĂ« javĂ« pĂ«r gjithsecilin e punĂ«suar sepse pastaj ne na vijnĂ« qĂ« çdo i punĂ«suar tĂ« punojnĂ« 4 ditĂ« por tĂ« hiqet e shtuna dhe e diela nga agjenda e punĂ«torĂ«ve pĂ«r secilin qĂ« punojnĂ« kĂ«tu”, thotĂ« Asdren Osaj, kryeshef ekzekutiv i "KuzhinĂ«s Qendrore".

Sipas drejtuesve, ky ndryshim nuk do të ndikojë në paga, në orët shtesë apo në vëllimin e punës, por synon një organizim më efikas të ndërrimeve dhe shmangien e përplasjeve në orare. Sipas sociologes Dhurata Prokshi, kjo nismë përkon me praktikat që po aplikohen gjithnjë e më shumë në vendet e Bashkimit Evropian.

"ËshtĂ« njĂ« nismĂ« shumĂ« e mirĂ« e cila pĂ«rkon me praktikat tĂ« cilat kanĂ« filluar njĂ« numĂ«r i madh i vendeve tĂ« Bashkimit Evropian t'i aplikojnĂ« me qĂ«llim qĂ« tĂ« sigurohet mirĂ«qenia e punĂ«torĂ«ve, tĂ« ngritĂ«t cilĂ«sia e efikasitetit dhe e punĂ«s sĂ« tyre dhe tĂ« kuptohet qĂ« kontrata nĂ« mes punĂ«dhĂ«nĂ«sit dhe i punĂ«torit, nuk Ă«shtĂ« njĂ« veprim i njĂ«anshĂ«m dhe nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« dobinĂ« apo nĂ« benefitin e punĂ«torit, por Ă«shtĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ria ajo qĂ« sigurohet duke krijua kushte tĂ« mira", thotĂ« Prokshi.

Ajo thotë se modele të tilla duhet të shihen si pilot-projekte, por me analiza të mirëfillta dhe transparencë në zbatim, në mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të aplikueshme edhe në institucione të tjera.

“Por, gjithsesi Kosova, institucionet e publike por edhe ato private duhet tĂ« luftojnĂ« tĂ« gjithĂ« akterĂ«t relevant, qĂ« tĂ« ndĂ«rtojnĂ« treg atraktiv, i cili Ă«shtĂ« edhe tregues se sa njĂ« shoqĂ«ri Ă«shtĂ« e shĂ«ndetshme dhe se sa e ka nĂ« prioritet, sa e ka nĂ« fokus, tĂ« mirĂ«n apo mirĂ«qenien e pĂ«rgjithshme tĂ« popullatĂ«s sĂ« vetĂ« e cila Ă«shtĂ« nĂ« masĂ« tĂ« madhe aktive apo realizohet pĂ«rmes pjesĂ«marrjes nĂ« jĂ«tĂ« publike, gjegjĂ«sisht pĂ«rmes pjesĂ«marrjes nĂ« treg tĂ« punĂ«s", thotĂ« Prokshi.

“Kuzhina Qendrore” e PrishtinĂ«s funksionon nĂ« bazĂ« tĂ« hyrave vetanake dhe nuk varet nga subvencionet apo grantet e institucioneve publike. Sipas drejtuesve, kjo u jep mĂ« shumĂ« fleksibilitet pĂ«r tĂ« testuar dhe zbatuar modele tĂ« reja tĂ« organizimit tĂ« punĂ«s, pa cenuar shĂ«rbimin ndaj qytetarĂ«ve./RTK

Victoria Beckham shijon jetën, pavarësisht dramave me të birin



Victoria Beckham kaloi fundjavĂ«n nĂ« shoqĂ«ri tĂ« kolegeve tĂ« saj nga grupi “Spice Girls” duke marrĂ« pjesĂ« nĂ« festĂ«n e 50-vjetorit tĂ« Emma Bunton nĂ« Soho Farmhouse.

NĂ« rrjete sociale ndau njĂ« foto nga ngjarja me urimin: “GĂ«zuar ditĂ«lindjen shpirtit mĂ« tĂ« bukur. Ju dua shumĂ«, vajza”.

E vetmja anëtare që mungoi ishte Mel B.Ky moment erdhi vetëm disa ditë pas një periudhe të vështirë për Victorian.

Djali i saj 26-vjeçar, Brooklyn Beckham, publikoi një deklaratë ku shprehte se nuk dëshiron pajtim me familjen.

Ai akuzoi veçanërisht të ëmën duke thënë se ajo kishte ndërhyrë në vallëzimin e tij të parë në dasmë dhe kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme para të gjithëve.

Brooklyn shtoi gjithashtu se prindërit e tij kishin tentuar të pengonin lidhjen e tij dhe se për të, marka Beckham dhe promovimi publik i vlerave familjare ishin gjithmonë prioritet.

Burime pranë familjes thonë se Victoria ndjehet e zhgënjyer nga këto deklarata, pasi e ka mbrojtur djalin nga lajmet negative gjatë gjithë viteve. /Telegrafi/

Brooklyn dhe partnerja e tij, Nicola

Eden Hazard pĂ«rmend tri kushtet qĂ« Kylian Mbappe duhet t’i plotĂ«sojĂ« pĂ«r ta fituar Topin e ArtĂ«



Pas dy golave të shënuar të shtunën mbrëma ndaj Villarrealit, Kylian Mbappe duket gjithnjë e më i favorizuar për të fituar Topin e Artë 2026. Të paktën kështu beson Eden Hazard.

Në këtë sezon, sulmuesi i Real Madridit ka regjistruar tashmë 11 gola në Ligën e Kampionëve dhe 21 gola në La Liga, shifra që e vendosin kapitenin e përfaqësueses franceze në rrugën e një sezoni historik, potencialisht më të mirin e karrierës së tij.

Forma e jashtëzakonshme individuale e bën Mbappen një nga kandidatët kryesorë për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

MegjithatĂ«, pĂ«r tĂ« kurorĂ«zuar kĂ«tĂ« objektiv, ylli i “Los Blancos” do tĂ« duhet edhe sukses nĂ« aspektin kolektiv. NĂ« njĂ« vit Kupe Bote, trofetĂ« me klubin dhe njĂ« paraqitje e fortĂ« me FrancĂ«n do tĂ« jenĂ« vendimtare.

I pyetur nga “Telefoot”, Eden Hazard u shpreh i bindur se ish-sulmuesi i PSG-sĂ« ka gjithçka qĂ« i nevojitet pĂ«r ta fituar Topin e ArtĂ«.

“QĂ« nĂ« fillim tĂ« sezonit, ai e ka vendosur shiritin shumĂ« lart. A mund ta fitojĂ« Mbappe Topin e ArtĂ«? Mendoj se po. Do t’i duhet tĂ« fitojĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve, La Liga-n dhe tĂ« shkojĂ« larg nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s. Por nuk kam asnjĂ« dyshim pĂ«r tĂ«: Topin e ArtĂ«, ai do ta fitojĂ«â€, deklaroi ish-reprezentuesi belg.

Me ritmin aktual dhe rolin vendimtar që po luan si te Real Madridi ashtu edhe te Franca, Mbappe duket gjithnjë e më pranë një sezoni që mund ta çojë në majën absolute të futbollit botëror./Telegrafi

Venezuela liron dhjetëra të burgosur politikë, thotë grupi i të drejtave të njeriut



Një grup kryesor venezuelian për të drejtat e njeriut thotë se të paktën 80 të burgosur politikë janë liruar nën presionin e SHBA-së.

Alfredo Romero, kreu i Foro Penal, tha se grupi i tij po verifikonte identitetin e atyre që u liruan nga burgjet në të gjithë vendin të shtunën - dhe ka të ngjarë të ketë lirime të tjera.

Ky është grupi i fundit i të ndaluarve të liruar që kur SHBA-të arrestuan presidentin venezuelian Nicolås Maduro në një bastisje dhe e çuan atë në New York për t'u gjykuar për akuzat e trafikimit të drogës në fillim të këtij muaji.

Të premten, presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, bëri të ditur se më shumë se 600 të burgosur ishin liruar - por Foro Penal thotë se kjo shifër është fryrë.

Romero njoftoi lirimet në mediat sociale.

Ai gjithashtu postoi një imazh të kolegut të Foro Penal, Kennedy Tejeda, i cili tha se ishte mbajtur në burgun Tocorón, në perëndim të kryeqytetit Karakas që nga gushti i vitit 2024.

Në një postim në X, avokati i Foro Penal, Gonzalo Himiob, tha se numri i lirimeve mund të rritet mbi 80 "ndërsa vazhdojmë me verifikimin".

Më parë, Foro Penal tha se shumë prej atyre që u liruan javët e fundit nuk u janë hequr akuzat kundër tyre.

Kjo i ka lënë ata në një situatë të pasigurt ligjore dhe atyre u është ndaluar të flasin publikisht, tha grupi.

Para zhvillimeve të kësaj fundjave, grupi kishte konfirmuar lirimin e vetëm 156 të burgosurve politikë që nga 8 janari.

Disa figura të opozitës vendase dhe të paktën pesë shtetas spanjollë janë midis atyre që janë konfirmuar të liruar deri më tani.

Veçmas, Rodriguez bëri të ditur se do të kishte një telefonatë të hënën me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, për t'i kërkuar OKB-së të verifikojë listat e të liruarve deri më tani.

Grupet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar prej kohësh qeverinë për përdorimin e ndalimeve për të heshtur kritikët.

Qeveria venezueliane ka mohuar mbajtjen e të burgosurve politikë, duke këmbëngulur se ata u arrestuan për aktivitet kriminal.

Shumë u ndaluan pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, kur Maduro shpalli fitoren pavarësisht kundërshtarëve dhe shumë vendeve që kundërshtuan rezultatet. /Telegrafi/

Endrick shkĂ«lqen me het-trik te Lyoni – paraqitje shumĂ« pozitive nga talenti i Real Madridit



Talenti brazilian Endrick, i huazuar te Lyoni nga Real Madridi, tregoi edhe një herë pse konsiderohet si një nga sulmuesit e rinj më premtues në botë, duke shkëlqyer me një paraqitje fantastike ndaj Metz, ku ekipi i tij Lyon fitoi 5-2.

Ky ishte het-triku i tij i parë me Lyon, ku është i huazuar dhe ka lënë përshtypje shumë të mira deri më tani.

Në minutën e 10-të, Corentin Tolisso depërtoi nga krahu i djathtë dhe dërgoi një pasim të saktë në zonë, ku Endrick u gjend në pozicion perfekt dhe me shumë qetësi e parakaloi portierin, duke i dhënë Lyonit epërsinë 1-0.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 45-të, Endrick u gjend sërish përballë portierit dhe me gjakftohtësi e dërgoi topin në rrjetë për ta thelluar rezultatin në 4-1.

Sulmuesi i ri e kompletoi het-trikun nga pika e bardhë, duke realizuar penalltinë për rezultatin 5-2.

Premier triplĂ© en carriĂšre pour @Endrick đŸ€™đŸ’« #FCMOL pic.twitter.com/5ZufBY8ZXr
— Olympique Lyonnais (@OL) January 25, 2026


Golat e shënuar nxorën në pah lëvizjen e shkëlqyer, mendimin e shpejtë dhe talentin natyral të Endrickut, duke konfirmuar ndikimin e menjëhershëm që ai po e ka në Ligue 1 me fanellën e Lyonit. /Telegrafi/


IHMK: Reshje intensive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë.

Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit në rrugë.

“Sugjerim pĂ«r popullatĂ«n: TĂ« hĂ«nĂ«n shmangni udhĂ«timet e panevojshme gjatĂ« reshjeve intensive. PĂ«rshtatni shpejtĂ«sinĂ« me kushtet e rrugĂ«s. Tregoni kujdes tĂ« shtuar nĂ« zonat me mjegull gjatĂ« mesjavĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e institutit.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.

Të mërkurën parashikohen kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 m/s.

Parashikimi ditor i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

E hënë
Mot i vranët dhe me reshje shiu, lokalisht mesatare deri të larta.
Në viset malore pritet shi me borë.
Temperaturat: minimale 3–5°C, maksimale 6–8°C.
Era do tĂ« fryjĂ« nga juglindja me shpejtĂ«si 1–5 m/s.

E martë
Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat: minimale 2–4°C, maksimale 5–8°C.
Era nga verilindja, 1–5 m/s.

E mërkurë
Mot i vranët me intervale me diell.
Në mëngjes mjegull në zonat mesatare dhe pranë relievit malor.
Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C.
Era nga verilindja, 1–4 m/s.

E enjte
Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat: minimale 1–4°C, maksimale 7–10°C.
Era nga verilindja, 1–5 m/s.

E premte
Mot i vranët, me riga shiu në disa zona.
Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C.
Era nga veriperĂ«ndimi, 1–3 m/s.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK: Reshje intensive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme appeared first on Sinjali.

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar dhe një veturë është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të fasadës së një objekti, për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë në Fushë Kosovë.

Drejtori i ShĂ«rbimeve Publike nĂ« FushĂ« KosovĂ«, Izja Mjeku, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se rreth orĂ«s 21:00 kanĂ« pranuar njĂ« telefonatĂ« pĂ«r njĂ« incident tĂ« ndodhur nĂ« afĂ«rsi tĂ« shkollĂ«s “Mihal Grameno”, ku ka rĂ«nĂ« fasada e njĂ« objekti banesor.

Si pasojë e këtij rasti, një person i rastit ka pësuar lëndime trupore, një veturë është dëmtuar, ndërsa është shkaktuar rrezik edhe për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Sapo kemi pranuar informatĂ«n, ekipet e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me DrejtorinĂ« e ShĂ«rbimeve Publike, kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes dhe, sĂ« bashku me qytetarĂ«t, kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r pastrimin e zonĂ«s dhe eliminimin e rrezikut”, ka deklaruar Mjeku.

Sipas tij, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta që pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë Kosovë, lëndohet një person appeared first on Sinjali.

❌