Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

IHMK: Reshje intensive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë.

Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit në rrugë.

“Sugjerim për popullatën: Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive. Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës. Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës”, thuhet në njoftimin e institutit.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.

Të mërkurën parashikohen kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 m/s.

Parashikimi ditor i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

E hënë
Mot i vranët dhe me reshje shiu, lokalisht mesatare deri të larta.
Në viset malore pritet shi me borë.
Temperaturat: minimale 3–5°C, maksimale 6–8°C.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1–5 m/s.

E martë
Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat: minimale 2–4°C, maksimale 5–8°C.
Era nga verilindja, 1–5 m/s.

E mërkurë
Mot i vranët me intervale me diell.
Në mëngjes mjegull në zonat mesatare dhe pranë relievit malor.
Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C.
Era nga verilindja, 1–4 m/s.

E enjte
Mot i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat: minimale 1–4°C, maksimale 7–10°C.
Era nga verilindja, 1–5 m/s.

E premte
Mot i vranët, me riga shiu në disa zona.
Temperaturat: minimale -1–1°C, maksimale 6–9°C.
Era nga veriperëndimi, 1–3 m/s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK: Reshje intensive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme appeared first on Sinjali.

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar dhe një veturë është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të fasadës së një objekti, për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë në Fushë Kosovë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku, ka bërë të ditur se rreth orës 21:00 kanë pranuar një telefonatë për një incident të ndodhur në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”, ku ka rënë fasada e një objekti banesor.

Si pasojë e këtij rasti, një person i rastit ka pësuar lëndime trupore, një veturë është dëmtuar, ndërsa është shkaktuar rrezik edhe për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Sapo kemi pranuar informatën, ekipet e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë ndërhyrë për pastrimin e zonës dhe eliminimin e rrezikut”, ka deklaruar Mjeku.

Sipas tij, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta që pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë Kosovë, lëndohet një person appeared first on Sinjali.

Walz: Kjo është një pikë kthese, Amerikë

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka mbajtur një konferencë për media pasi një burrë u qëllua për vdekje nga agjentët e ICE nga Minneapolis.

Walz e mbyll konferencën për shtyp duke i bërë homazhe Prettit, duke thënë se ai ishte infermier i terapisë intensive dhe “djalë i dashur nga komuniteti”.

Ai i bën thirrje udhëheqjes federale të ndalojë “përbaltjen” e Prettit, duke shtuar se familja e tij “ka vuajtur mjaft” duke u detyruar të varrosë djalin e saj.

“Ju e dini se çfarë patë, dhe më pas dëgjuat njerëzit më të fuqishëm në botë… t’ju tregojnë atë që po shikonit, se ky ishte një terrorist vendas”, tha Walz, duke shtuar se agjentët federalë e mbyllën vendin e krimit, “duke fshirë provat”.

Ai tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për të shtënat dhe përsëriti thirrjet që Trump të largojë agjentët e ICE nga Minneapolis.

“Kjo është një pikë kthese, Amerikë”, tha ai. “Nëse nuk mund të biem të gjithë dakord se përbaltja e një qytetari amerikan, përdhosja e gjithçkaje që ai përfaqësonte dhe kërkesa për të mos besuar atë që pamë [është e gabuar], nuk di çfarë t’ju them tjetër,” shton ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Walz: Kjo është një pikë kthese, Amerikë appeared first on Sinjali.

Kurti: Në Davos fola që Kosova duhet në BE, gati për bashkëpunim me SHBA-në

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me Forumin Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos.

Kryeministria zbulon detaje nga ky forum dhe nga takimet e zhvilluara nga kryeministri i Kosovës.

Gjatë takimit të Kurtit me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, kryeministri ka theksuar rëndësinë e trajtimit serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe marrja e statusit të vendit kandidat, tha Zyra e Kurtit pë Euro News Albania.

“Për herë të dytë qeveria e Kosovës e organizon Shtëpinë e Kosovës në Davos të Zvicrës. Kryeministri Kurti merr pjesë në ngjarjet që organizohen atje si dhe ka takime bilaterale me përfaqësues të lartë të shteteve aleate, mike dhe partnere, jo vetëm në Shtëpinë e Kosovës, por edhe në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.

Këtë vit, Kryeministri Kurti ishte i ftuar edhe në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, për të marrë pjesë në një panel diskutimi, ndërsa ishte prezent edhe gjatë fjalimit të President Trump, të mbajtur ditën e mërkurë të kësaj jave.

Takime të tjera bilaterale, u zhvilluan me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Kryeministrin e Luksemburgut Luc Frieden, këshilltarin për Siguri Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Poëell, ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu, ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo, ministrin e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet të Shtetit të Kuvajtit, Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem.

Me Komisioneren Kos, temë kryesore e ngritur nga Kryeministri ishte rëndësia e trajtimit serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe marrja e statusit të vendit kandidat.

Me shtetet partnere u diskutuan një sërë temash, mes të cilave mundësitë për investime të huaja, fuqizim i bashkëpunimit në sektorë me interes të përbashkët si industria minerare, teknologjia, digjitalizimi, energjia, mbrojtja”, shkruhet në reagimin e zyrës së kryeministrit Kurti për Review të Euro News Albania.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Në Davos fola që Kosova duhet në BE, gati për bashkëpunim me SHBA-në appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 66% e vendvotimeve në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon me intensitet të lartë procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të fundit nga QNR, deri më tani është përmbyllur rinumërimi për 66% të vendvotimeve.

Në shifra konkrete, nga gjithsej 2,557 vendvotime për të cilat KQZ kishte marrë vendim për rinumërim, tashmë është përfunduar procesi për 1,699 prej tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 66% e vendvotimeve në QNR appeared first on Sinjali.

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë 25.01.2026, rreth orës 15:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në rrugën “Knjaz Milosh”.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur në një sasi pantallonash, për të cilat drejtuesi i automjetit, E.G., nuk ka mundur të prezantojë dokumentacionin përkatës mbi origjinën dhe posedimin e mallit.

Në përputhje me procedurat ligjore, rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë në Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor. Policia garanton veprime të shpejta dhe zbatim të rregullt të ligjit ndaj të gjithë atyre që tentojnë të shkelin ligjin.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të rregullta në funksion të ruajtjes së rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar appeared first on Sinjali.

Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e momente intime

Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Ka qenë banori që i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin e pranoi dhe dukej shumë e lumtur për këtë.

Më pas Limi nuk u përmbajt dhe shihet teksa e mban në krahë konkurrenten e Big Brother.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e momente intime appeared first on Sinjali.

Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të diele në Berlin ku si pasojë janë plagosur 5 persona.

Mësohet se të shtënat janë regjistruar në një apartament në lagjen Tiergarten. Dy prej tyre raportohet se janë plagosur rëndë dhe janë në gjendje kritike.

Policia thuhet se ka arrestuar më shumë se një të dyshuar, pa dhënë detaje rreth numrit apo identitetit të tyre. Çështja pritet të merret përsipër nga një njësi speciale për vrasje.

Një nga të plagosurit arriti të shkonte vetë në spitalin aty pranë për të kërkuar ndihmë. Në vendin e ngjarjes, ekipet e shpëtimit dhe mjekët i dhanë ndihmën e parë një gruaje të plagosur rëndë, një burri dhe dy personave të tjerë, të cilët u dërguan në spitale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë appeared first on Sinjali.

Rogerti i drejtohet Malit: Kush të ka bërë traumë jetën mami apo babi?



Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë interesante banorëve të Big Brother VIP Albania 5.

Ata kanë pasur një provë rezistence, ku duhej të qëndronin në një kuti me akull dhe kush qëndron më gjatë fiton dy muaj euro.

Gjatë kësaj sfide, Rogerti ka pasur një përplasje të ashpër me Mal Retkocerin.

Foto: Instagram

Në një moment, banori i prek në familje, marrë parasysh situatën e këngëtarit jashtë.

"Kush të ka bërë traumë jetën mami apo babi?", iu drejtua Rogerti - Malit.

Foto: Instagram

Ky i fundit qëndroi i qetë dhe u mundua që vazhdimisht ta injoronte Rogertin.

E për këtë pati komente e reagime të shumta, ku shumë prej tyre thanë se duhet të reagoj produksioni e të marrë masa për këtë. /Telegrafi/

Nuk ka fitues në “Olimpico”, Roma dhe Milani pajtohen me nga një pikë



Roma dhe AC Milani kanë ndarë pikët në derbin italian të xhiros së 22-të në Serie A.

“Romakët” ishin më të mirë në periudhën më të madhe të kohës, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

Roma e nisi fuqishëm duke krijuar dy raste të shpejta përmes Donyell Malen, mirëpo dështoi t’i finalizojë.

Rast të mirë kishte edhe Zeki Celik, sidoqoftë heroi i Milanit ishte Mike Maignan me një pritje madhështore.

Kur Roma po sulmonte, AC Milan zhvilloi një kundërsulm fantastik me mbrojtësin Koni de Winter që shënoi me kokë pas harkimit të Luka Modricit (62’).

Sidoqoftë, Roma u këndell shpejtë pasi Davide Bartesaghi preku topin me dorë brenda zonës, kësisoj gjyqtari akordoi penallti. Nga 11-metërshi i pagabueshëm ishte Lorenzo Pellegrini (74’).

AC Milani me këtë barazim qëndron në pozitën e dytë me 47 pikë, katër mbi Romën që zë pozitën e tretë./Telegrafi/

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë Kosovë, lëndohet një person



Një person është lënduar dhe një veturë është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të fasadës së një objekti, për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë në Fushë Kosovë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku, ka bërë të ditur se rreth orës 21:00 kanë pranuar një telefonatë për një incident të ndodhur në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”, ku ka rënë fasada e një objekti banesor.

Si pasojë e këtij rasti, një person i rastit ka pësuar lëndime trupore, një veturë është dëmtuar, ndërsa është shkaktuar rrezik edhe për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Sapo kemi pranuar informatën, ekipet e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë ndërhyrë për pastrimin e zonës dhe eliminimin e rrezikut”, ka deklaruar Mjeku.

Sipas tij, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta që pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim./Telegrafi.

Të shtëna me armë në një apartament në Berlin të Gjermanisë - pesë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë



Pesë persona thuhet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një apartament në Berlin-Tiergarten, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, të shtënat erdhën si pasojë e një grindjeje.

Siç bëhet e ditur, të shtënat u qëlluan rreth orës 5 të pasdites në një apartament në katin e pestë të një ndërtese në Wichmannstrasse, përballë hotelit InterContinental në lagjen Tiergarten.

Policia mori disa thirrje emergjente atë mbrëmje, përfshirë disa nga personat e përfshirë.

"Në këtë kohë, nuk ka absolutisht asnjë rrezik për publikun", ka thënë policia.

Mbetet e paqartë nëse të gjithë të arrestuarit ishin midis të plagosurve apo nëse kishte ndonjë të dyshuar tjetër të përfshirë.

Gjithashtu nuk kishte informacione fillestare nëse dikush tjetër po kërkohej.

Zona përreth vendit të krimit është rrethuar.

Vitin e kaluar pati një seri të shtënash me armë në Berlin . Si rezultat, policia e Berlinit krijoi një njësi speciale hetimore. Që atëherë, ajo ka kryer bastisje të gjera në bare, apartamente dhe vende të njohura takimi për kriminelët kundër bandave të dhunshme.

Nëse ky incident i veçantë lidhet me këto grupe është ende e paqartë. /Telegrafi/

QKMK: Nga nesër ndërprehet qarkullimi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë



Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nga nesër, më 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë.

Sipas informatave të pranuara nga zyrtarët kufitarë të palës serbe, ndërprerja vjen si pasojë e protestave të shoferëve të kamionëve në territorin e Serbisë, të organizuara për shkak të masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e rajonit. Protestat pritet të zgjasin deri në shtatë ditë.

QKMK paralajmëron se këto protesta do të ndikojnë drejtpërdrejt në qarkullimin e mjeteve të transportit dhe mallrave, si dhe mund të shkaktojnë mbingarkesë të trafikut në zonat kufitare të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit të përfshira në protesta.

Autoritetet u rekomandojnë shoqatave të transportit të mallrave dhe shoferëve të kamionëve që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me homologët dhe kolegët e tyre në rajon, për t’u informuar me kohë mbi zhvillimet.

Për informata shtesë, qytetarët dhe operatorët e transportit mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat:
📞 +383 45 198 000, +383 45 198 606, si dhe në numrin pa pagesë 0800 500 95.


Benita me deklaratë të fortë: Kur shihemi në sy me Klodin, ndjejmë emocion



Benita Zena ka folur sërish për Klodian Mihajn me banorin e shtëpisë, Ludo Lee.

Ajo tregon haptazi se ka një pëlqim për Klodin dhe se kuptohen vetëm me sy.

"Kur shikohem me Klodin e kemi një ndjenjë përmes syve që e transmetojmë, për pëlqim të tij s'mund të flas se nuk më takon ama prej syve që e kemi një emocion e shfaqim", tha ajo.

Tutje shtoi: "Momenti që shikohem me të, sytë flasin".

Klodiani nga ana tjetër ka një lidhje dashurie jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

Benita po ashtu ditë më parë u befasua nga këngëtari Endri, me të cilin ka pasur një histori dashurie për 5 vjet.

Ajo në një formë në shtëpi u shpreh se akoma e do dhe se ka ndjenja për të. /Telegrafi/

Liverpooli i jep përgjigje Tottenhamit për Andrew Robertsonin



Mbrojtësi Andrew Robertson pritet të mbetet te Liverpooli, pasi klubi nga “Anfield” i ka bërë të qartë Tottenham Hotspurit se largimi i tij nuk mund të merret në konsideratë për momentin.

Pavarësisht bisedimeve të zhvilluara javën e kaluar mes dy skuadrave të Liga Premier, Liverpooli ka vendosur të tërhiqet nga çdo marrëveshje e mundshme për kapitenin e Skocisë.

Tottenham ishte i gatshëm të paguante një paketë rreth 5 milionë funte për Robertsonin, kontrata e të cilit skadon në verë, me trajnerin Thomas Frank që kërkonte më shumë lidership dhe përvojë në skuadrën e tij.

Liverpooli ka pasur parasysh kontributin e jashtëzakonshëm të Robertsonit gjatë tetë viteve e gjysmë te klubi, që nga transferimi i tij nga Hull City në verën e vitit 2017 për vetëm 8.5 milionë funte, si dhe faktin që e ardhmja e tij pas përfundimit të sezonit mbetet ende e paqartë. Megjithatë, pas shqyrtimit të ofertës dhe alternativave të tjera në atë pozitë, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos ecin përpara me marrëveshjen.

Robertson, i cili mbush 32 vjeç në mars, u aktivizua si zëvendësim në fillim të pjesës së dytë për mbrojtësin e majtë titullar Milos Kerkez në humbjen 3-2 ndaj Bournemouthit në fundjavë, rezultat që bëri që Liverpooli të dalë nga katërshja e parë e Liga Premier pas ndeshjeve të së dielës.

Skocezi nuk ka ushtruar presion për një transferim në Londër dhe do të vazhdojë të ketë rol në pjesën e mbetur të sezonit, teksa Liverpooli synon përmirësim të rezultateve në kampionat. “Të kuqtë” vazhdojnë garën në Ligën e Kampionëve dhe në FA Cup.

Trajneri Arne Slot e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të mbajtur të gjithë lojtarët, edhe pas humbjes së vonshme ndaj Bournemouthit, që ishte disfata e shtatë e sezonit.

“Dua t’i mbaj të gjithë lojtarët e mi”, kishte deklaruar Slot.

Liverpooli kishte shqyrtuar mundësinë e rikthimit të Kostas Tsimikas nga huazimi te Roma, por klubi italian nuk ishte i gatshëm ta lejonte largimin e tij./Telegrafi

Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA-ja është 100% gati



Një dokument i SHBA-së mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën është plotësisht gati dhe Kievi po pret një kohë dhe vend që ai të nënshkruhet.

Kështu ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky të dielën, duke treguar se bisedimet e fundjavës me Rusinë në Abu Dhabi kanë bërë njëfarë përparimi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Për ne, garancitë e sigurisë janë para së gjithash garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara. Dokumenti është 100% gati dhe ne po presim që partnerët tanë të konfirmojnë datën dhe vendin kur do ta nënshkruajmë atë", theksoi Zelensky në një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Vilnius, kryeqytetin lituanez.

"Dokumenti do të dërgohet më pas për ratifikim në Kongresin e SHBA-së dhe parlamentin ukrainas", ka shtuar ai.

Të premten dhe të shtunën, negociatorët ukrainas dhe rusë zhvilluan takimin e tyre të parë trepalësh duke përfshirë ndërmjetësuesit amerikanë në Abu Dhabi për të diskutuar kuadrin e Uashingtonit për t'i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Megjithatë, Moska dhe Kievi thanë se ishin të hapura për dialog të mëtejshëm dhe priten më shumë diskutime të dielën e ardhshme në Abu Dhabi, u tha një zyrtar amerikan gazetarëve menjëherë pas bisedimeve të fundjavës.

"(Në Abu Dhabi) po diskutohet plani (i SHBA-së) me 20 pika dhe çështjet problematike. Kishte shumë çështje problematike, por tani ka më pak", tha Zelensky.

Sipas tij, Moska dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur që Ukraina të braktisë rajonet lindore që Moska nuk ka qenë në gjendje t'i pushtojë që nga pushtimi i saj në shkallë të plotë që shkaktoi luftën.

Por Kievi, tha ai, nuk ishte zhvendosur nga qëndrimi i tij se integriteti territorial i Ukrainës duhet të ruhet.

"Këto janë dy qëndrime thelbësisht të ndryshme - të Ukrainës dhe të Rusisë. Amerikanët po përpiqen të gjejnë një kompromis", tha Zelensky, duke shtuar se të gjitha palët duhet të jenë të përgatitura për kompromis, përfshirë amerikanët. /Telegrafi/

Kriza e blegtorisë në Shqipëri, fabrikat e qumështit furnizohen nga Kosova e rajoni



Rënia e blegtorisë në Shqipëri dhe mungesa e teknologjisë në ferma bën që industria e përpunimit të qumështit të mos furnizohet gjithnjë më lëndë të parë nga fermat shqiptare.

Vetëm gjatë vitit 2025, fabrikat kanë blerë 8 mln litra qumësht nga shtete si: Kosova, Hungaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Austria. Nga ky import jashtë kufijve kanë dalë 5 mln euro.

Treguesi rënës në blegtori është një trend që ka nisur prej dekadash. Nëse bëjmë një krahasim në 10-vjeçarin e fundit sipas të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri në vitin 2014 në fermat shqiptare numëroheshin 500 mijë krerë gjedhë, ndërsa në 2024 numri i tyre pothuajse është përgjysmuar duke shkuar në 272 mijë.

I njëjti bilanc negativ është edhe tek kategoria e të imtave, ku brenda të njëjtës periudhë, në stabilimet blegtoriale ka 1 mln dele dhe dhi më pak.

Ndërsa numri i shpendëve gjatë kësaj dekade ka rënë me 2 mln 501 mijë. Të vetmet vlera pozitive shihen tek bletaria, ku numri i familjeve të bletës është rritur me 3,000 koshere. Braktisja e blegtorisë është pasojë e politikave të gabuara që ka ndjekur Ministria e Bujqësisë ndër vite për këtë sektor.

Subvencionimi për krerë nuk i ka bindur njerëzit e fshatit të merren me mbarështimin e tyre, sepse kjo formë mbështetje nuk i justifikon kostot e prodhimit të qumështit, ndërkohë që fabrikat kërkojnë ta marrin qumështin me një çmim shumë herë më të ulët, që kap vlerën e 54 lekëve (55 centë).

Përballë këtyre kushteve, nënproduktet e qumështit në tryezën shqiptare si vend origjine kanë shtetet e rajonit, ku 1 L qumësht importi kushton afërsisht 10 lekë (10 centë) më pak se 1 L qumësht nga Lushnja./Top Channel

- YouTube youtu.be


Ylli e fiton me mund derbin ndaj Vëllaznimin



Golden Eagle Ylli e ka fituar një ndeshje jashtëzakonisht të vështirë ndaj Vëllaznimit, e cila u vendos vetëm në sekondat e fundit në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Skuadra vendase triumfoi me rezultat 90:85, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për pozitat e mesme të tabelës.

Pjesa e parë i takoi mysafirëve nga Gjakova, të cilët u treguan më konkretë dhe shkuan në pushim me epërsi prej gjashtë pikësh, 46:40. Vëllaznimi e fitoi çerekun e parë me rezultat minimal 22:21, ndërsa në të dytin ishte më bindës, 24:19.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pauzës. Golden Eagle Ylli realizoi një rikthim të madh në çerekun e tretë, të cilin e fitoi bindshëm 30:15, duke marrë epërsinë dhe kontrollin e ndeshjes. Perioda e fundit i takoi Vëllaznimit (25:20), por përpjekjet e “kuqezinjve” nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Kjo ishte disfata e 12-të sezonale për Vëllaznimin, i cili numëron edhe pesë fitore, duke mbetur, së bashku me Rahovecin 029, në dy pozitat e fundit të tabelës. Në anën tjetër, Golden Eagle Ylli barazohet me pikë me Sigal Prishtinën, me nga 25 pikë gjithsej, pas tetë fitoreve dhe nëntë humbjeve.

Individ më i dalluar te skuadra suharekase ishte Scott Bamforth, i cili e mbylli ndeshjen me 25 pikë, katër asistime dhe tri kërcime. Te Vëllaznimi u veçua sërish Jericole Hellems, autor i 22 pikëve, shtatë kërcimeve dhe dy asistimeve.

Vlen të theksohet se si Golden Eagle Ylli ashtu edhe Vëllaznimi janë eliminuar më herët nga Kupa e Kosovës në basketboll./Telegrafi

Bora Zemani në mënyrë indirekte flet për faljen e tradhtisë ndaj Donaldit dhe pse e bëri



Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka qenë e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës.

Për herë të parë pas një periudhe të gjatë, Bora ka prekur temën delikate të faljes në marrëdhënie, duke iu referuar në mënyrë të qartë ribashkimit me Donald Veshajn.

Grida e pyeti hapur: “Në çfarë niveli fal ti?”.

Foto: YouTube

Përgjigja e Borës reflekton pjekuri dhe një analizë të kujdesshme të situatës që kaloi.

“Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem. Fal me koshiencë të plotë, e di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjë", u shpreh ajo.

Bora sqaron gjithashtu se falja nuk nënkupton shkelje të parimeve të saj, por përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa u munduar për të ruajtur marrëdhënien.

“Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë, jo, kufijtë ngelen të njëjtat… Nëse ka mundësi të shkatërrohet një marrëdhënie dhe të prishet, a kishte ndonjë mundësi për t’u shpëtuar kjo marrëdhënie?”.

- YouTube youtu.be

Natyrisht, kjo deklaratë lidhet me historinë e dashurisë mes saj dhe Donald Veshajt.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes së Donaldit në Big Brother VIP, ai nisi një romancë brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke krijuar një nga trekëndëshat më të komentuar në historinë e televizionit shqiptar.

Romanca përfundoi menjëherë pas daljes së Donaldit nga formati, por aktori kërkoi rikthimin me Borën.

Ky proces kërkoi kohë dhe, siç pranon vetë Bora, u bë me një 'falje me vetëdije të plotë' për të ruajtur atë që kishin ndërtuar ndër vite. /Telegrafi/

Ministrit i bie “alarmi i zgjimit” në mes të ditës, nervozohet Vuçiq



Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë një seance të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë.

Dhe ky moment sigurisht që ka tërhequr edhe vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.

Sipas mediave të huaja, gjatë fjalimit të presidentit Aleksandar Vuçiq, telefonit të një ministri i ra alarmi i zgjimit në orën 11:15, duke ndërprerë për pak çaste mbledhjen.

Ngjarja u komentua gjerësisht online, me shumë qytetarë që ironizuan faktin se seanca u mbajt të dielën.

Vuçiq reagoi i irrituar nga zhurma, duke theksuar se një situatë e tillë nuk i kishte ndodhur kurrë gjatë transmetimeve live. /Telegrafi/

❌