❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dueti i baterive midis udhëheqësve të Japonisë dhe Koresë së Jugut përmbyll bisedimet e samitit



Një duet sureal me bateri midis dy udhëheqësve botërorë të Azisë Lindore, ka ndezur internetin dhe ka vënë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet diplomatike midis Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Të veshur me xhaketa blu të njëjta, presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi luajtën të martën bateri me ritmet e hiteve të K-pop - duke përfshirë Dynamite nga BTS dhe Golden nga filmi hit KPop Demon Hunters.

Performanca, një kujtim për jetën e kaluar të Takaichi si baterist në një grup heavy metal, përmbylli vizitën zyrtare të Lee në Japoni këtë javë.

ËshtĂ« gjithashtu pjesĂ« e ofertave diplomatike tĂ« Lee ndaj fuqive rajonale, pĂ«rfshirĂ« JaponinĂ«, me tĂ« cilĂ«n Koreja e Jugut ka njĂ« histori tĂ« tensionuar, por ndan njĂ« aleancĂ« sigurie.

Seanca e baterisë e së martës, të cilën Lee e përshkroi si "pak të ngathët", tani është bërë virale, transmeton Telegrafi.

Gjatë vizitës së Lee në Nara, qytetin e lindjes së Takaichi, ai i dhuroi kryeministres japoneze një set baterish. Të dy udhëheqësit shkëmbyen gjithashtu shkopinj baterie të firmosur pas performancës së tyre. /Telegrafi/

Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve, bankat aktivizojnë kanale emergjente raportimi 24/7



Shoqata e Bankave të Kosovës ka konfirmuar një rritje të rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke theksuar se ky fenomen është shënuar veçanërisht gjatë muajit dhjetor 2025 dhe janarit 2026.

“GjatĂ« muajit dhjetor 2025 dhe muajit janar 2026, Ă«shtĂ« vĂ«rejtur njĂ« ngritje e numrit tĂ« mashtrimeve me SMS globalisht, dhe ky fenomen ka pĂ«rfshirĂ« edhe KosovĂ«n. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye bankat nĂ« vazhdimĂ«si bĂ«jnĂ« thirrje publike pĂ«r mĂ« shumĂ« kujdes ndaj kĂ«tyre mashtrimeve”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e ShoqatĂ«s sĂ« Bankave tĂ« KosovĂ«s pĂ«r Telegrafin.

Sipas Shoqatës, parandalimi i mashtrimeve mbështetet kryesisht në ndërgjegjësimin e klientëve dhe reagimin e shpejtë institucional.

“Duhet theksuar se masa preventive mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« parandaluar mashtrimin Ă«shtĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simi i klientĂ«ve mbi identifikimin e mesazheve mashtruese dhe praktikat e sigurta tĂ« komunikimit duke mos shpalosur tĂ« dhĂ«nat personale tĂ« cilat nĂ« asnjĂ« rast nuk kĂ«rkohen nga bankat”, theksohet mĂ« tej.

Bankat, sipas Shoqatës kanë krijuar mekanizma të posaçëm për raportim dhe reagim të menjëhershëm.

“Bankat kanĂ« vendosur kanale tĂ« dedikuara raportimi 24/7 dhe procedura tĂ« brendshme qĂ« mundĂ«sojnĂ« reagim tĂ« shpejtĂ« sapo njĂ« rast dyshohet ose raportohet, pĂ«r tĂ« parandaluar dĂ«m tĂ« mĂ«tutjeshĂ«m”, thuhet mĂ« tej nĂ« pĂ«rgjigjen e SHBK-sĂ« pĂ«r Telegrafin.

Në këtë kontekst, Shoqata e Bankave të Kosovës dhe bankat individuale zhvillojnë vazhdimisht fushata për sigurinë kibernetike, me fokus të veçantë mbrojtjen nga mashtrimet me SMS.

“Shoqata e Bankave tĂ« KosovĂ«s dhe bankat individualisht zhvillojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme fushata ndĂ«rgjegjĂ«suese pĂ«r sigurinĂ« kibernetike, me fokus tĂ« veçantĂ« mbrojtjen e klientĂ«ve nga mashtrimet digjitale duke pĂ«rfshirĂ« edhe mashtrimet me SMS”, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur nga Shoqata.

Njëkohësisht, qytetarët paralajmërohen se bankat nuk kërkojnë kurrë të dhëna konfidenciale si fjalëkalime, PIN, kode verifikimi apo të dhëna të kartelave përmes kanaleve digjitale përfshirë: mesazhe, email-e apo rrjete sociale.

Shoqata u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndajnë të dhënat e kartelës, të mos klikojnë në linçe të dyshimta, të përdorin vetëm platformat zyrtare të bankave dhe të raportojnë menjëherë çdo komunikim të dyshimtë te banka e tyre.

Sa i përket reagimit ndaj rasteve konkrete, Shoqata e Bankave konfirmon se të gjitha bankat ofrojnë mekanizma emergjentë dhe se rikuperimi i mjeteve të humbura mbetet i kufizuar dhe varet nga rrethanat e autorizimit të transaksionit.

“TĂ« gjitha bankat anĂ«tare ofrojnĂ« kanale tĂ« dedikuara kontakti 24/7 qĂ« ofrojnĂ« edhe mekanizma pĂ«r bllokim tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« llogarive me qĂ«llim tĂ« parandalimit tĂ« dĂ«mit tĂ« mĂ«tutjeshĂ«m. NĂ« rastet kur njĂ« klient bie viktimĂ« e njĂ« sulmi phishing, rimburismi varet drejtpĂ«rdrejt nga fakti nĂ«se transaksioni Ă«shtĂ« autorizuar ose jo nga vetĂ« klienti”, sqaron Shoqata.

Sipas SHBK-së, nëse klienti ka shpalosur të dhënat e tij personale, ka dhënë autorizimet e kërkuara për realizimin e pagesës apo transferit, transaksioni konsiderohet si i autorizuar, dhe në këtë rast rikuperimi mbetet i vështirë ose i pamundur.

Shoqata e Bankave të Kosovës thekson se bashkëpunimi me institucionet relevante për bllokimin e fushatave keqdashëse, së bashku me vigjilencën dhe informimin e vazhdueshëm të qytetarëve, mbeten kyçe për rritjen e sigurisë në botën digjitale.

Ndryshe, ditë më parë edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me një fushatë mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS, e cila synon vjedhjen e të dhënave financiare.

Sipas BQK-së, mesazhet mashtruese paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga banka komerciale dhe përmbajnë kërkesa urgjente për veprim, si dhe lidhje të dyshimta që mund të çojnë në keqpërdorim të të dhënave bankare.

BQK u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Institucioni këshillon që të dhënat e kartelave bankare të ruhen me kujdes dhe të mos ndahen asnjëherë përmes e-mailit, SMS-it apo telefonit me persona të paautorizuar. /Telegrafi/

Haradinaj takohet me Sorensen: Po angazhohemi për rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen me të cilin ka biseduar për rëndësinë e partneritetit BE -SHBA dhe për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Haradinaj ka shkruar se Sorensen e ka njoftuar për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“NĂ« takim çmova rolin e tij dhe tĂ« Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rĂ«ndĂ«sinĂ« e partneritetit BE–SHBA pĂ«r sukseset e arritura nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« rajon. E njoftova Sorensen pĂ«r qĂ«ndrimin e AleancĂ«s pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« kontribut tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« formimin sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« institucioneve tĂ« reja, tĂ« dala nga zgjedhjet, si dhe pĂ«r angazhimin tonĂ« nĂ« rikthimin e vendit nĂ« rrugĂ«n e integrimit euro-atlantik. /Telegrafi/


Arratisja e Altin Ndocit, Drejtoria e Burgjeve deklaratĂ« zyrtare – pezullohet i gjithĂ« zinxhiri komandues i IEVP nĂ« DurrĂ«s



Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht për arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, një ditë më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit.

Në njoftimin e bërë në Facebook bëhet e ditur se Ndoci ndodhej në paraburgim prej vitit 2020 për vepra të rënda penale, mes tyre vrasje në rrethana cilësuese dhe organizatë kriminale.

Verifikimet paraprake kanë zbuluar shkelje të rënda procedurale, pasi vizita mjekësore nuk ishte raportuar dhe nuk janë respektuar protokollet standarde të shoqërimit.

Lexoni të plotë postimin:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:

Shtetasi Altin Ndoci ka qenĂ« i akomoduar nĂ« IEVP DurrĂ«s qĂ« prej datĂ«s 20.05.2020, me masĂ« sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datĂ« 21.07.2020; Nr. 42, datĂ« 17.05.2022; dhe Nr. 86, datĂ« 29.07.2024 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij Ă«shtĂ« caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” pĂ«r veprat penale: vrasje nĂ« rrethana cilĂ«suese kundĂ«r dy ose mĂ« shumĂ« personave, armĂ«mbajtje pa leje, organizatĂ« kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, tĂ« parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 tĂ« Kodit Penal.

MĂ« datĂ« 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultĂ« mjekĂ«sore me mjekun e institucionit tĂ« vuajtjes sĂ« dĂ«nimit, i cili ka rekomanduar konsultĂ« me mjek kirurg. NĂ« vijim, nga strukturat pĂ«rkatĂ«se tĂ« IEVP DurrĂ«s (shĂ«rbimi shĂ«ndetĂ«sor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janĂ« hartuar aktet pĂ«rkatĂ«se dhe Ă«shtĂ« planifikuar shoqĂ«rimi pĂ«r vizitĂ« mjekĂ«sore nĂ« Spitalin Rajonal DurrĂ«s, sipas itinerarit: IEVP DurrĂ«s – Spital Rajonal DurrĂ«s – kthim nĂ« IEVP, brenda sĂ« njĂ«jtĂ«s ditĂ«.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:

‱Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP DurrĂ«s;

‱Afrim Zeqiraj – Shef i PolicisĂ«;

‱Dezdemon Pazaj – Shef i PolicisĂ« IEVP DurrĂ«s (i komanduar);

‱Ylfete Sema – Shefe e ShĂ«rbimit tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor;

‱ Aulon Quku – Kryeinfermier;

‱Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Idajet Calamaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve.

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:

‱ Komisar Dezdemon Pazaj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Komisar Violeta Uka – PunonjĂ«se e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Kryeinspektor Dorjan Saraçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Inspektor Sali Ferrollari – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Inspektor Fatjon Braçi – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Inspektor Preng Marvataj – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Kryeinspektor Aranit Çela – PunonjĂ«s i PolicisĂ« sĂ« Burgjeve;

‱ Kryeinfermier Aulon Quku – PunonjĂ«s i IEVP DurrĂ«s.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. /Telegrafi/

Trump: Çdo gjĂ« mĂ« pak se kontrolli amerikan i GrenlandĂ«s Ă«shtĂ« e papranueshme



Presidenti amerikan Donald Trump tha se çdo gjë më pak se kontrolli amerikan i Grenlandës do të ishte "e papranueshme" në një paralajmërim për aleatët e NATO-s në lidhje me sigurinë në Arktik, përpara një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Danimarkën të mërkurën për të diskutuar ishullin strategjikisht të rëndësishëm, një territor gjysmëautonom danez.

"Shtetet e Bashkuara kanĂ« nevojĂ« pĂ«r GrenlandĂ«n pĂ«r qĂ«llime tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare. ËshtĂ« jetike pĂ«r KupolĂ«n e ArtĂ« qĂ« po ndĂ«rtojmĂ«. NATO duhet tĂ« udhĂ«heqĂ« rrugĂ«n qĂ« ne ta marrim atĂ«", shkroi Trump nĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social.

"NĂ«se nuk e bĂ«jmĂ«, Rusia apo Kina do tĂ« ndodhĂ«, dhe kjo nuk do tĂ« ndodhĂ«. Ushtarakisht, pa fuqinĂ« e madhe tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara, pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« sĂ« cilĂ«s e ndĂ«rtova gjatĂ« mandatit tim tĂ« parĂ«, dhe tani po e çoj nĂ« njĂ« nivel tĂ« ri dhe edhe mĂ« tĂ« lartĂ«, NATO nuk do tĂ« ishte njĂ« forcĂ« ose pengesĂ« efektive - As afĂ«r! Ata e dinĂ« kĂ«tĂ«, dhe unĂ« gjithashtu”, shtoi presidenti amerikan, transmeton Telegrafi

"NATO bĂ«het shumĂ« mĂ« e frikshme dhe efektive me GrenlandĂ«n nĂ« duart e Shteteve tĂ« Bashkuara. Çdo gjĂ« mĂ« pak se kaq Ă«shtĂ« e papranueshme", theksoi ndĂ«r tjera Trump.

Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë pritet të zhvillohet një takim mes liderëve danezë dhe ata të Grenlandës, që do të diskutojnë qështje të ndjeshme me JD Vance dhe Marco Rubio. /Telegrafi/

Moti për ditët në vijim në Maqedoni



Nesër dhe të premten në vend do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë, me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Gjatë ditës së nesërme temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej -6 deri në -1 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të jenë nga 6 deri në 13 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës pritet vranësirë e rritur dhe reshje e përkohshme lokale e shiut, ndërsa në pjesët malore më të larta reshjet do të jenë të dëborës. Temperaturat e ditës sërish do të jenë në rënie.

Reçaku, plagë e hapur e Kosovës: Mohimi i krimeve serbe rrezikon paqen në rajon



Mohimi i krimeve serbe në Kosovë është kërcënim i drejtpërdrejt për të ardhmen, u tha në 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku në një tryezë shkencore të organizuar nga forumi i intelektualëve në Shtime u diskutua tema "Mohimet serbe të krimeve dhe gjenocidit, destabilizim për Ballkanin".

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Në mesin e 400 masakrave të kryera nga Serbia, ai tha se ajo e Reçakut u denoncua ndërkombëtarisht, shkruan KosovaPress.

"Masakra e Reçakut nuk është se është më e madhja apo më e përgjakshmja se ka edhe të tilla që janë kryer, siç është Izbica, siç është Meja, Rahoveci, por Reçaku e ka rolin e vet në historinë më të re të Republikës së Kosovës, te shtetit tonë sepse aty falë një burri qe është ambasadori William Walker që më 15 janar 1999 në kuadër të misionit ndërkombëtar qëlloi aty dhe denoncoi krimin makabër të Millosheviqit, ajo u bë kthesë e madhe historike dhe pastaj dhe mblodh gjithë bashkësia ndërkombëtare, ndodhi konferenca e Rambujesë, ku në fund pala serbe nuk e nënshkroi marrëveshjen dhe filluan bombardimet e NATO-s dhe për 78 ditë u bombardua shteti kriminal i asaj kohe dhe NATO-ja me makinerinë e saj nga lart dhe vajzat e djemtë më të mirë të kombit, duke luftuar me pushkë në dorë pa dyshim edhe diplomacia dhe shteti shqiptar me rolin e jashtëzakonshëm, bën që më 12 qershor 19999 të vije liria jonë dhe më vonë dhe shteti i pavarur dhe Republika që bashkërisht sot e gëzojmë... Para dy viteve me avokimin tonë pas memorialit të Jasharëve edhe memoriali i Reçakut është projekt nacional dhe shteti do të kujdeset qe këtu të investohet dhe këtu të mbrohen dhe arkivohen të gjitha detajet e krimit serb mbi popullatën civile", tha ai.

Ai përmendi edhe aktakuzën e ngritur në fund të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale, ku akuzohen 21 kriminelë serbë.

Kryetari i Forumit të Intelektualëve në Shtime, Banush Imeri tha se Reçaku mbetet ndër plagët më të rënda në historinë e Kosovës.

"Masakra e Reçakut është njëra prej shumë masakrave të kryera nga Serbia, por kjo në Reçak u bë një nga simbolet. Sot, më 14 janar po e mbajmë këtë tryezë para akadamisë përkujtimore në kujtim të masakrës së Reçakut, me synim qe përmes trajtimeve dhe analizave profesionale, di të ndriçohet edhe më shumë dimensioni i kësaj masakre dhe rëndësisë së saj për identitetin dhe kujtesën kolektive", tha ai.

Mohimi i kësaj masakre nga krerët e lartë në Serbi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha se është kërcënim i mohimit të drejtpërdrejtë për të ardhmen.

“Mohimi i krimeve serbe nĂ« KosovĂ«, nuk Ă«shtĂ« thjesht mohim i sĂ« shkuarĂ«s, ai Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nim i drejtpĂ«rdrejt pĂ«r tĂ« ardhmen. Ai minon drejtĂ«sinĂ«, pengon pajtimin e sinqertĂ« dhe mban tensione qĂ« rrezikojnĂ« stabilitetin rajonal. Pa drejtĂ«si, pa pĂ«rgjegjĂ«si nuk mund tĂ« ketĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, roli i akademisĂ«, roli i studiuesve, i institucioneve dhe diplomacisĂ« mbetet thelbĂ«sor edhe sot pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« vĂ«rtetĂ«n historike, pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar narrativat mohuese dhe pĂ«r t'i kujtuar komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar se drejtĂ«sia pĂ«r viktimat nuk Ă«shtĂ« çështje e sĂ« kaluarĂ«s por obligim i sĂ« tashmes”, pĂ«rfundoi ai.

Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

I pari që i tha botës se aty u krye krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe. /kp/

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën



Komisioni Evropian prezantoi zyrtarisht tĂ« mĂ«rkurĂ«n njĂ« paketĂ« huaje prej 90 miliardĂ« eurosh pĂ«r UkrainĂ«n, teksa Brukseli pĂ«rshpejton pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur luftĂ«n e Kievit pĂ«rballĂ« sulmeve gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« ashpra ruse dhe nismave tĂ« udhĂ«hequra nga SHBA pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s.

Dy të tretat e paketës do të përdoren për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, çka mund të përfshijë prokurimin e armëve dhe municioneve edhe nga jashtë BE-së, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen. Tridhjetë miliardë eurot e mbetura do të përdoren për të mbuluar boshllëkun e pritshëm në buxhetin e Kievit.

Sipas Komisionit, Ukraina ka nevojĂ« pĂ«r 135.7 miliardĂ« euro mbĂ«shtetje ushtarake dhe buxhetore nĂ« vitet 2026 dhe 2027. Kjo pĂ«rfshin 52.3 miliardĂ« euro mbĂ«shtetje fiskale dhe 83.4 miliardĂ« euro ndihmĂ« ushtarake. Po sipas Komisionit, Kievit pritet t’i mbarojnĂ« fondet nĂ« prill.

“Me kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje, ne sigurohemi qĂ« Ukraina, nga njĂ«ra anĂ«, tĂ« mund tĂ« forcojĂ« mbrojtjen e saj nĂ« fushĂ«betejĂ« dhe aftĂ«sitĂ« e saj mbrojtĂ«se – pra tĂ« gjitha nevojat ushtarake – dhe, nga ana tjetĂ«r, tĂ« mbajĂ« funksionimin e shtetit dhe shĂ«rbimeve bazĂ«â€, tha para gazetarĂ«ve, Von der Leyen.

Ajo shtoi se mbĂ«shtetja ushtarake do tĂ« funksionojĂ« sipas njĂ« “parimi kaskadĂ«â€, ku Ukraina do tĂ« furnizohet me armĂ« nga jashtĂ« bllokut vetĂ«m nĂ«se nuk ka pajisje tĂ« pĂ«rshtatshme ushtarake evropiane nĂ« dispozicion.

“PreferencĂ« evropiane sĂ« pari, dhe nĂ«se kjo nuk Ă«shtĂ« e mundur, atĂ«herĂ« blerje jashtĂ«â€, pohoi ajo.

Franca ka shtyrĂ« prej kohĂ«sh “preferencĂ«n evropiane” nĂ« prokurimin e pajisjeve ushtarake. MegjithatĂ«, Gjermania dhe shumĂ« vende tĂ« EvropĂ«s Lindore tĂ« BE-sĂ« argumentojnĂ« se blloku duhet tĂ« mbetet i hapur pĂ«r blerjen e pajisjeve mbrojtĂ«se nga Uashingtoni, pavarĂ«sisht zbehjes sĂ« mbĂ«shtetjes amerikane pĂ«r Kievin dhe tensioneve tĂ« fundit lidhur me kĂ«rcĂ«nimet e presidentit amerikan, Donald Trump pĂ«r tĂ« pushtuar GrenlandĂ«n, njĂ« territor gjysmĂ«-autonom danez.

Huaja do tĂ« funksionojĂ« mbi bazĂ«n e “bashkĂ«punimit tĂ« pĂ«rforcuar” mes vendeve tĂ« BE-sĂ«, duke u lejuar HungarisĂ«, ÇekisĂ« dhe SllovakisĂ« tĂ« pĂ«rjashtohen nga skema. KĂ«to tre vende janĂ« thellĂ«sisht skeptike ndaj ofrimit tĂ« ndihmĂ«s financiare pĂ«r Kievin.

NjĂ« zyrtar i lartĂ« i Komisionit tha se huaja, e mbĂ«shtetur nga buxheti afatgjatĂ« i BE-sĂ«, do t’i kushtojĂ« shteteve anĂ«tare pagesa vjetore interesi prej rreth 3 deri nĂ« 4 miliardĂ« euro. Propozimi i sĂ« mĂ«rkurĂ«s vjen gjithashtu pasi Komisioni dhe Gjermania, ekonomia mĂ« e madhe e BE-sĂ«, dĂ«shtuan vitin e kaluar ta bindnin BelgjikĂ«n tĂ« mbĂ«shteste njĂ« “hua reparacionesh” pĂ«r Kievin duke pĂ«rdorur asetet sovrane ruse tĂ« ngrira. Belgjika mban shumicĂ«n dĂ«rrmuese tĂ« 185 miliardĂ« eurove fonde tĂ« Kremlinit tĂ« bllokuara nga BE-ja pas pushtimit tĂ« plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s nga Moska nĂ« vitin 2022.

MegjithatĂ«, Von der Leyen sugjeroi se huaja e reparacioneve “mbetet nĂ« tryezĂ«â€.

“Është  shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t’i dĂ«rgojmĂ« RusisĂ« njĂ« kujtesĂ« tĂ« fortĂ« se ne rezervojmĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur asetet ruse tĂ« ngrira,” tha ajo, duke shtuar se kĂ«to asete do tĂ« mbeten tĂ« bllokuara deri nĂ« pĂ«rfundimin e luftĂ«s dhe se Ukraina do tĂ« duhet ta shlyejĂ« huanĂ« vetĂ«m pasi Moska tĂ« paguajĂ« reparacione ndaj Kievit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha nĂ« rrjetet sociale se breshĂ«ria pĂ«rfshinte 113 dronĂ« sulmues si dhe tre raketa balistike â€œĂ«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t’i pĂ«rforcojmĂ« luftĂ«tarĂ«t tanĂ« tani”.

Huaja duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe vendet e BE-së. Komisioni synon që disbursimi i parë të bëhet deri në prill, tha Von der Leyen. /Telegrafi/

Pesë persona të lënduar në një aksident trafiku pas mesnate në Manastir



Sot pas mesnate, në orën 00:32, nga SPB Manastir është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve "Filip Vtori Makedonski" dhe "Bataljon Stiv Naumov" në Manastir, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh "Ford Escort" me targa të Manastirit, i drejtuar nga N.B. (36) nga Manastiri dhe një automjeti pasagjerësh "Dacia Sandero" me targa të Manastirit, i drejtuar nga N.M. (61) nga Manastiri.

"Në aksident, pasagjeri i automjetit pasagjerësh "Dacia Sandero" ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa të dy shoferët dhe pasagjerët J.T. (24) dhe F.T. (24) të automjetit "Dacia", të dy nga Manastiri, kanë pësuar lëndime, dhe janë diagnostikuar në Spitalin Klinik të Manastirit", informoi policia.

Me urdhër të prokurorit publik, ekipi të SPB Manastir janë kryer inspektime në vendin e ngjarjes, ndërsa pas marrjes së masave, u konstatua se drejtuesi i automjetit të pasagjerëve "Ford Escort" kishte një përmbajtje alkooli në gjak prej 1.81 promil, pas së cilës është ndaluar në polici./Telegrafi/

Shqipëria më 1981: Rakia me ujë frenon hovin revolucionar për të shkuar në punë!



Nga: Kastriot Dervishi

NdĂ«rmarrja e Furnizimit tĂ« PunĂ«torĂ«ve nĂ« MĂ«zez, mĂ« 26 tetor 1981 denoncoi se banakieri i klubit tĂ« punĂ«torĂ«ve tĂ« MinierĂ«s sĂ« PriskĂ«s, i cili nuk kish mbushur muajin nĂ« punĂ« ende, i kishte hedhur ujĂ« rakisĂ« tĂ« llojit “Rrashbull” qĂ« tregtonte pĂ«r arsye pĂ«rfitimi.

Konstatimin e kish bërë banakieri tjetër.

Po ashtu punëtorët ankoheshin se nuk e ndjenin që rakia të kishte bërë efektin e vet për të rritur entuziazmin te ata, në mënyrë që me hov revolucionar të shkonin në punë.

Fillimisht u bllokuan në cilësinë e provës materiale katër shishe me raki. U dërguan në laborator. Atje u konstatua se rakia nga 18 gradë kish zbritur në 15 gradë.

NdĂ«rmarrja bisedoi fillimisht me shokĂ«t e gjykatĂ«s popullore e mĂ« pas me shokĂ«t e hetuesisĂ« sĂ« rrethit. Filloi çështja penale bazuar nĂ« nenin 75 tĂ« Kodit Penal (shitja e mallrave tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« lartĂ« pĂ«r cilĂ«si mĂ« tĂ« ulĂ«t). MirĂ«po, nga hetimi rezultoi se banakieri “rridhte nga njĂ« familje punĂ«torĂ«sh me pĂ«rbĂ«rje tĂ« mirĂ« moralo-politike”, e pĂ«r kĂ«tĂ« arsye çështja duhej parĂ« nĂ« njĂ« sy tjetĂ«r, me njĂ« skenar larg atij armiqĂ«sor. U vendos tĂ« thuhej banakieri e kishte derdhur pa dashje rakinĂ« dhe nga frika e zĂ«vendĂ«soi me ujĂ«. NĂ« kĂ«to rrethana, duke lidhur me pendesĂ«n e tij, partia vendosi qĂ« çështja tĂ« pushohej. PĂ«r kĂ«to arsye, meqĂ« “nuk paraqiste rrezikshmĂ«ri shoqĂ«rore”, hetuesia vendosi pushimin e çështjes, duke rekomanduar pĂ«r tĂ« akuzuarin njĂ« punĂ« me pagĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t brenda ndĂ«rmarrjes, veprim tĂ« cilin e miratoi edhe Prokuroria, “pĂ«r politikĂ« penale”.

Abdixhiku takohet me Sorensen: Biseduam për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën



Kryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s (LDK) ka pritur sot nĂ« takim PĂ«rfaqĂ«suesin e Posaçëm tĂ« BE-sĂ« pĂ«r dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se me Sorensen ka biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.

“Theksova rĂ«ndĂ«sinĂ« e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik nĂ« vend, si parakushte pĂ«r funksionimin normal tĂ« institucioneve, pĂ«r besimin e qytetarĂ«ve te shteti, pĂ«r zhvillimin ekonomik, pĂ«r tĂ«rheqjen e investimeve dhe pĂ«r ruajtjen e kredibilitetit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

Tutje ai ka shkruar se: “NĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« takimit, shpreha pritjen qĂ« Bashkimi Evropian tĂ« vazhdojĂ« angazhimin dhe mbĂ«shtetjen pĂ«r KosovĂ«n, si nĂ« proceset e pĂ«rgjithshme politike, ashtu edhe nĂ« rrugĂ«timin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit tĂ« perspektivĂ«s euroatlantike tĂ« vendit”. /Telegrafi/


Lim Hoti tregon se si u njoh me Bia Khalifën



Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Limin, duke e e pyetur për hyrjen e tij në BBVK dhe njohjen me Bia Khalifën.

Limi rrëfeu edhe mënyrën se si ishte njohur me banoren duke treguar një histori të pazakontë nga e kaluara e tij.

“Çdo gjĂ« Ă«shtĂ« real, s’kam kohĂ« me bĂ« lojĂ« me askĂ«nd. A di si e kam njohur Bian, ishim te puna, dhe ishim me shokĂ«, dhe pimĂ« u bĂ«mĂ« tap. Ka 4 e 5 vjet. Dhe ikĂ«n krejt nĂ« shpia", u shpreh ai.

Foto: YouTube

Tutje tha: "Dhe u nisa pĂ«r te shpia, por u ndala nĂ« strip klub. Edhe hy nĂ« Instagram, t’u pa kĂ«tu shoh Bia Khalifa qĂ« mĂ« ka bĂ«rĂ« follow. Kur shoh direkt po mĂ« shkruan. Dhe erdhi nĂ« klub, dhe vazhdova party”.

Në këtë bisedë ndërhyri edhe Benita, e cila dha mendimin e saj për situatën.

“Mos e ngatĂ«rroni tĂ« dashur, me njĂ« natĂ«. S’ështĂ« i dashur kur je njĂ« natĂ«â€, tha Benita.

Limi tani ka fokus banoren tjetër të shtëpisë së famshme, Dolcen. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Danimarka forcon pozicionin e saj kundër Rusisë në Baltik me sytë nga Grenlanda



Një ishull turistik danez, afërsisht sa madhësia e Ibizës, po përgatitet në rast se një armik vendos të sulmojë.

Më shumë ushtarë kanë mbërritur në muajt e fundit. Hangarë të rinj po ndërtohen në bazën ushtarake, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, u vendosën 11 automjete të reja të blinduara, të destinuara për të penguar çdo përpjekje pushtimi.

Danimarka është një vend i vogël dhe nuk dëshiron të rrezikojë që një fuqi bërthamore të pushtojë një pjesë të territorit të saj.

"Ne po përgatitemi më mirë gjatë gjithë kohës dhe tashmë kemi arritur një nivel të caktuar", tha gjenerali Peter Boysen, kreu i ushtrisë daneze, për El Pais.

"Ne do të luftojmë me atë që kemi, por duhet të përshpejtojmë dhe përforcojmë forcat tona dhe kjo është ajo që po bëjmë", shtoi ai.

Ishulli Bornholm, në Detin Baltik, është pika më lindore e Danimarkës. Rusia është 300 kilometra larg dhe aty buron kërcënimi për të cilin shqetësohet gjenerali Boysen.

Por danezët përballen me një rrezik tjetër në të njëjtën kohë. Në anën tjetër të mbretërisë, pika e saj më perëndimore, dhe në një ishull 3,700 herë më të madh se Bornholm, kërcënimi vjen nga aleati i saj më i ngushtë, Shtetet e Bashkuara, dhe presidenti i saj, Donald Trump, i cili synon ta pushtojë Grenlandën "në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë".

Dhe kështu Danimarka dhe këto dy ishuj - Bornholm i vogël dhe Grenlanda, më të mëdhenjtë në botë - e gjejnë veten të zënë midis Rusisë, rivalit të vjetër të Luftës së Ftohtë, dhe SHBA-së, fuqisë mbrojtëse (teorikisht).

"Për herë të parë në 80 vjet, ne jemi të kërcënuar nga të dyja palët. Ne jemi në një botë në prag të kolapsit", vëren Jonas Parello-Plesner, drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Aleancës së Demokracive dhe një ish-diplomat danez, nga Kopenhageni.

Fluturimi për në Bornholm - i vendosur në jug të Suedisë dhe në veri të Polonisë - nga Kopenhaga zgjat 25 minuta.

Jehona e Grenlandës arrin në kryeqytet, RÞnne, një laborator për rimilitarizimin e Evropës, ku njerëzit thonë, gjysmë me shaka, "shpresoj që Trump të mos e vërë në shënjestër këtë ishull".

Kryetari i bashkisĂ«, Frederik Trolstrup, flet mĂ« seriozisht: "Shtetet e Bashkuara dikur ishin njĂ« forcĂ« e dobishme nĂ« botĂ«. Tani ata duan njĂ« pjesĂ« tĂ« kĂ«saj mbretĂ«rie. ËshtĂ« e trishtueshme".

Almegaards Kaserne, kazerma e cila, që nga vera e kaluar, ka strehuar regjimentin Bornholm. Atë ditë, në Uashington, Trump përsëriti se nuk e përjashton përdorimin e forcës për të pushtuar Grenlandën.

Ndërkohë, në një nga hangarët e kazermave, ende në ndërtim e sipër, automjetet e sapoardhura Patria 6x6 po u prezantohen shtypit dhe autoriteteve ushtarake.

Këto janë automjete luftarake këmbësorie të prodhuara në Finlandë, të destinuara për të mbrojtur ishullin nga një president tjetër me ambicie territoriale: Vladimir Putin.

“Na duhen ushtarĂ« nĂ« ishullin Bornholm. ËshtĂ« pika mĂ« e afĂ«rt nĂ« mbretĂ«ri me armikun”, thotĂ« koloneli Lars Nygaard, komandanti i regjimentit.

“Kjo Ă«shtĂ« si njĂ« aeroplanmbajtĂ«se, por e palĂ«vizshme”, thotĂ« shefi i shtabit tĂ« ushtrisĂ«, gjenerali Boysen, duke shtuar: “Jemi nĂ« mes tĂ« Detit Baltik. ËshtĂ« njĂ« zonĂ« e ndjeshme. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne t’i tregojmĂ« çdo armiku tĂ« mundshĂ«m se jemi tĂ« pĂ«rgatitur tĂ« mbrojmĂ« Bornholmin”.

Ishulli Bornholm ka qenĂ« gjithmonĂ« njĂ« zonĂ« e ndjeshme. GjatĂ« viteve tĂ« pushtimit nazist, ishte “njĂ« vend i qetĂ«, me mĂ« shumĂ« kuaj sesa makina”, siç e pĂ«rshkruan Ken Follett nĂ« romanin e tij “Fluturimi me Hornet” (2002), i cili zhvillohet gjatĂ« asaj kohe dhe nĂ« kĂ«tĂ« vend.

Me humbjen e Adolf Hitlerit, ishulli ra nën kontrollin sovjetik.

“NĂ« selinĂ« sovjetike nĂ« Roenne kishte fotografi tĂ« Mbretit Kristian dhe MbretĂ«reshĂ«s Aleksandrine, por asnjĂ« tĂ« Stalinit”, raportoi njĂ« korrespondent i The New York Times nĂ« vitin 1945.

“DanezĂ«t mbajnĂ« administratĂ«n civile nĂ« Bornholm, por kontrolli i rusĂ«ve mbi tĂ« gjitha çështjet ushtarake Ă«shtĂ« i barabartĂ« me sovranitetin e MoskĂ«s mbi ishullin”, shtoi ai.

Quhej “Danimarka Ruse” dhe zgjati pĂ«r 10 muaj, midis viteve 1945 dhe 1946, derisa sovjetikĂ«t ranĂ« dakord tĂ« largoheshin dhe ta kthenin atĂ« nĂ« KopenhagĂ«.

Nga ajo epokë mbetet një varrezë ruse dhe vetëdija se një ditë kjo mund të bëhej përsëri një lidhje e dobët në Mbretërinë Daneze.

Në fund të Luftës së Ftohtë, prania ushtarake daneze u zvogëlua. Por me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, tensionet u rikthyen në Detin Baltik.

Shenjat ishin të dukshme: shpërthimi, në shtator të atij viti, i tubacionit rus të gazit Nord Stream, disa kilometra nga Bornholm; afërsia me enklavën ruse të Kaliningradit; dhe flota fantazmë që lundron fshehurazi në këto ujëra.

Në kazermën Almegaards, ku po ndërtohen hangarë, mbërrijnë ushtarë dhe automjetet Patria 6x6 po testohen për herë të parë.

Gjenerali Boysen hipĂ«n pas timonit tĂ« njĂ«rĂ«s prej tyre dhe na çon me makinĂ« nĂ«pĂ«r terrenin e pjerrĂ«t, tĂ« akullt dhe me gropa. Pasi u kthye nĂ« kazermĂ«, ai shpjegon: "Nuk ka kĂ«rcĂ«nime tĂ« drejtpĂ«rdrejta kundĂ«r Bornholmit pĂ«r momentin, por duhet tĂ« jemi gati. ËshtĂ« mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« shmangur luftĂ«n".

Kur e pyetĂ«n pĂ«r GrenlandĂ«n, Boysen pĂ«rgjigjet: “ËshtĂ« njĂ« çështje politike, kĂ«shtu qĂ« do tĂ« pĂ«rmbahem nga diskutimi i saj”.

Kur pĂ«rmendet Dekreti MbretĂ«ror i vitit 1952, i cituar nĂ« shtypin danez, i cili i detyron ushtarĂ«t danezĂ« tĂ« luftojnĂ« nĂ«se territori i tyre sulmohet (dhe kjo vlen edhe nĂ«se agresori Ă«shtĂ« njĂ« aleat), ai deklaroi: “NĂ«se je ushtar, kudo, dhe sulmohesh nga njĂ« vend i huaj, ke tĂ« drejtĂ« tĂ« mbrosh veten dhe vendin tĂ«nd”.

Danimarka, pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ishte as neutrale, si fqinja e saj Suedia, as pacifiste. Një vizitë në memorialin e luftës në Citadelën e Kopenhagës është e mjaftueshme për ta kuptuar këtë.

“NjĂ« kohĂ«, njĂ« vend, njĂ« qenie njerĂ«zore”, thuhet nĂ« njĂ« mbishkrim nĂ« gur.

Lista e emrave e pasqyron këtë, ashtu si edhe vendet ku ata ranë, nga Gaza në vitet 1950 deri në Afganistan dhe Irak, ku vdiqën 52 ushtarë - një dëshmi e çmimit të besnikërisë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Por sot, Shtëpia e Bardhë po i bën presion Danimarkës dhe përparësia e forcave të armatosura nuk janë më luftërat e largëta, por mbrojtja e sovranitetit kombëtar.

“Ne i kushtuam shumĂ« pak vĂ«mendje mbrojtjes territoriale”, tha Parello-Plesner.

“Tani, papritmas, me UkrainĂ«n, nuk jemi nĂ« vijĂ«n e parĂ« [kundĂ«r RusisĂ«], por jemi nĂ« vijĂ«n e dytĂ«, pikĂ«risht nĂ« Bornholm. Dhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r, nĂ« perĂ«ndim, ishim mĂ«suar tĂ« kishim mikun, partnerin dhe aleatin tonĂ«â€, shtoi ai. /Telegrafi/

Fillon takimi i liderëve në Maqedoni, mungon LSDM



Ka nisur takimi i liderëve në Klubin e deputetëve, që u organizua me iniciativë të kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në takim është prezent kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është i shoqëruar nga deputetja Rina Ajdari

Koalicionin VLEN e përfaqëson Bilall Kasami, i cili është i shoqëruar nga deputeti Bekim Qoku.

Ndryshe nga paralajmërimi, për pjesëmarrje të kreu të ZNAM, Maksim Dimitrievski, në takim po merr pjesë ministri i Administratës, që vjen nga kjo parti, Goran Minçev.

Në takim për herë të parë po merr pjesë "E Majta", ndërsa kryetari i partisë, Dimitar Apasiev, është i shoqëruar nga deputeti Borisllav Krmov.

Reduktimet e rrymës, Ymeri nga LDK: Ndërkohë festohet 51 % me kryeministër, ministre e ZRRE në heshtje



Vendi sot po përballet me reduktime të energjisë elektrike, gjersa u tha se 50 për qind e energjisë po importohet.

Lidhur me këtë ka reaguar Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se sot është një nga ditët me çmime të bursës ndërkombëtare të rrymës, ndërkohë festohet 51% me Kryeministër, Ministre e ZRRE në, në heshtje.

Lexoni të plotë postimin:

Kur një Qendër të Mjekësisë Familjare e humbim brenda ditës.

Kur një shkollë e humbim brenda ditës.

Kur një çerdhe e humbim brenda ditës.

Kur një Qendër për Pensionerë e humbim brenda ditës.

Kur e humbim jetën tonë me dinjitet si qytetar, nga importi i energjisë elektrike.

Sot e dje janë një nga ditët, me çmime të bursës ndërkombëtare të rrymës, ndërkohë festohet 51% me Kryeministër, Ministre e ZRRE në, në heshtje. /Telegrafi/


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë përgënjeshtron Vuçiqin



Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian pĂ«r SerbinĂ«, ka reaguar ndaj njĂ« deklarate tĂ« presidentit tĂ« SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ashkush nĂ« shtetin serb nuk dĂ«shiron tĂ« takohet me pĂ«rfaqĂ«suesit e delegacionit tĂ« Parlamentit Evropian sepse “po vijnĂ« pa ftuar” nĂ« Beograd.

Picula i tha televizionit “Nova” se nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« delegacioni i Parlamentit Evropian po shkon tĂ« paftuar nĂ« Beograd. Ai tha se ambasada e SerbisĂ« nĂ« Bruksel Ă«shtĂ« informuar dhe qĂ« delegacioni i Bashkimit Evropian nĂ« Beograd ka punuar nĂ« programin e takimit paraprakisht.

Ai shpjegoi se kjo Ă«shtĂ« praktikĂ« e zakonshme e Parlamentit Evropian dhe se nuk ka asgjĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« kĂ«tĂ« vizitĂ«, pĂ«rveç reagimit tĂ« autoriteteve serbe dhe situatĂ«s nĂ« vend. QĂ«llimi i delegacionit – i pĂ«rbĂ«rĂ« nga deputetĂ« tĂ« partive tĂ« ndryshme nĂ« Parlamentin Evropian – Ă«shtĂ« tĂ« bisedojĂ« drejtpĂ«rdrejt me njerĂ«z qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« ndjenjat e qytetarĂ«ve tĂ« SerbisĂ« dhe tĂ« fitojĂ« njĂ« pamje mĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« situatĂ«s nĂ« vend.

Picula tha se autoritetet serbe duket se kanë zgjedhur këtë bojkot të takimit, që ai e konsideron një mënyrë për të shmangur dialogun me ata që janë kyç për vendimmarrjen rreth anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi gjithashtu se dokumentet e pranimit midis BE‑sĂ« dhe SerbisĂ«, si pĂ«r çdo vend kandidat, duhet tĂ« verifikohen nga Parlamenti Evropian, pĂ«r çka ky takim ka rĂ«ndĂ«si.

NĂ« vijim tĂ« intervistĂ«s, Picula shtoi se Evropa pret qĂ« ky takim tĂ« japĂ« informacione tĂ« qarta dhe njĂ« pamje mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« perspektivĂ«s sĂ« SerbisĂ« nĂ« rrugĂ«n drejt BE‑sĂ«, si nga ata qĂ« janĂ« nĂ« pushtet, ashtu edhe nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« komunitetit akademik.

Ai gjithashtu përmendi se kjo mosdakordësi për takimin nuk është diçka e re për të, por këtë herë mesazhi ka peshë më të madhe, sepse bëhet fjalë për refuzimin e bisedimeve me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane, e cila ka lidhje me një pjesë të partisë në pushtet në Serbi.

Ndryshe, kryetarja e parlamentit serb, Ana Brnabiq ka thĂ«nĂ« se delegacioni vjen “pa ftesĂ«â€ dhe se ajo nuk do tĂ« takohet me ta, pasi gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tyre do tĂ« jetĂ« nĂ« Estoni. /Telegrafi/

Pse disa vetura mund të heqin dorë plotësisht nga xhamat e pasmë?



Projektimi i një makine pa xham të pasmë mund të duket i çmendur në fillim, por në fakt po bëhet më realiste nga sa do të prisnit.

Falë kamerave më të mira të pasme dhe ekraneve më të mëdha dhe më të mprehta brenda kabinës, diçka që dikur dukej e pamundur tani është plotësisht e realizueshme: heqja dorë plotësisht nga xhami i pasmë.

Polestar 4 është makina e parë e prodhimit serik që i përkushtohet plotësisht kësaj ideje, por nuk është e vetmja. Makinat konceptuale nga Jaguar dhe Audi - dhe madje edhe disa Ferrari ultra të rralla - tregojnë se ky nuk është një eksperiment i vetëm. Xhamat e pasmë mund të jenë vërtet duke u zhdukur.

Dhe arsyet pas këtij ndryshimi janë shumë më interesante (dhe teknike) sesa duken në shikim të parë, transmeton Telegrafi.

Polestar 4: Udhëheqja e avancimit

Polestar 4 është makina e parë e prodhimit serik që eliminon plotësisht xhamin e pasmë. Nuk ka xham, asnjë hapje të fshehur - vetëm një seksion të pasmë të fortë.

Në vend të kësaj, Polestar mbështetet në një kamerë HD me kënd të gjerë që ushqen një imazh të drejtpërdrejtë pasqyrës digjitale të pasme.

ËshtĂ« njĂ« veprim i guximshĂ«m, por i nxitur nga praktikaliteti dhe jo nga vlera tronditĂ«se. Pa njĂ« dritare tĂ« pasme, projektuesit mund ta zgjasin vijĂ«n e çatisĂ«, tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« aerodinamikĂ«n dhe tĂ« krijojnĂ« mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r kokĂ«n e pasagjerĂ«ve tĂ« pasmĂ«.

Forma fastback duket më e pastër, sigurisht - por gjithashtu përmirëson dukshmërinë. Kamera nuk bllokohet nga pasagjerët, mbështetëset e kokës, shiu ose vetë forma e karrocerisë, që do të thotë se pamja nga mbrapa është në fakt më e qartë se më parë.

Jaguar Type 00: Stili në rend të parë

Koncepti Type 00 i Jaguar, i zbuluar nĂ« vitin 2024, shkaktoi shumĂ« debate - dhe pĂ«r njĂ« arsye tĂ« mirĂ«. ËshtĂ« njĂ« shembull i shkĂ«lqyer se si heqja e dritares sĂ« pasme mund ta ndryshojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike pamjen e njĂ« makine, veçanĂ«risht diçkaje sportive.

Pjesa e pasme është plotësisht e mbyllur, me elementë horizontalë të dizajnit të integruar në pjesën e poshtme të bishtit. Kjo nuk ka të bëjë me funksionin e pastër - është një deklaratë dizajni.

Çatia rrjedh pastĂ«r nĂ« pjesĂ«n e pasme pa ndĂ«rprerje vizuale, dhe kamerat trajtojnĂ« tĂ« gjithĂ« dukshmĂ«rinĂ« e pasme, ashtu si nĂ« Polestar.

Type 00 tregon se çfarë është e mundur kur projektuesit heqin një rregull që ka ekzistuar për më shumë se një shekull. Nëse Jaguar i zbaton këto ide në makinat e prodhimit është ende një pyetje e hapur.

Audi & Ferrari: Funksioni takon dramën

Koncepti C i Audi-t ndjek një qasje paksa të ndryshme. Në vend të një xhami tradicional të pasmë, ai përdor tre hapësira të ngushta horizontale.

Nuk ka asnjë sipërfaqe të madhe xhami - qëllimi është një pjesë e pasme më e lëmuar dhe më aerodinamike, me kamera që bëjnë punën në vend të kësaj.

Kjo lë të kuptohet se ku mund të shkojë Audi dhe përshtatet mirë me fokusin e gjatë të markës në aerodinamikë dhe dizajn të pastër. Se sa prej saj arrin në prodhim mbetet për t'u parë.

Ferrari, siç pritej, shkon edhe më tej. 812 Competizione heq tërësisht xhamin e pasmë, duke e zëvendësuar atë me një panel të fortë alumini të kompletuar me gjeneratorë vorbullash për të menaxhuar rrjedhën e ajrit dhe për të rritur forcën poshtë.

Nuk ka asnjë transparencë - vetëm dizajn i fokusuar në performancë dhe shikueshmëri e bazuar në kamera.

E njëjta mënyrë e të menduarit vlen edhe për modelet unike SP38 dhe SP48 Unica të Ferrarit, ku pjesët e pasme trajtohen si sipërfaqe të skalitura, të pandërprera të formuara tërësisht nga aerodinamika.

Edhe 12Cilindri më i ri ndjek këtë trend. Ndërsa teknikisht ende ka xham të pasmë, ai pothuajse është gëlltitur nga dizajni - përdoret më shumë si një element vizual sesa si një dritare.

Kamerat po ndryshojnë dizajnin e makinës

Ky largim nga dritaret e pasme nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« truk futuristik. ËshtĂ« rezultat i dy teknologjive qĂ« mĂ« nĂ« fund janĂ« mjaftueshĂ«m tĂ« mira: kamerat e jashtme HD dhe ekranet e brendshme me rezolucion tĂ« lartĂ«. Pasi dukshmĂ«ria tĂ« mos varet mĂ« nga xhami, projektuesit janĂ« tĂ« lirĂ« tĂ« rimendojnĂ« tĂ« gjithĂ« pjesĂ«n e pasme tĂ« makinĂ«s.

Përfitimet janë të dukshme: aerodinamikë më e mirë, më shumë liri dizajni, më pak kompromise strukturore dhe asnjë panel xhami i brishtë në pjesën e pasme.

Se si duket në të vërtetë një e ardhme pa dritare të pasme është ende në ajër - por është qartësisht më afër nga sa mendonim. /Telegrafi/

Transferimi i jashtëzakonshëm i Barcelonës për verën e ardhshme është duke u negociuar



Presidenti i Barcelonës Joan Laporta, dhe legjenda e klubit, Deco, kanë pasur prej muajsh në shënjestër mesfushorin portugez Bernardo Silva, dhe tashmë duket se mund ta konkretizojnë transferimin.

Silva pritet të jetë përforcimi i parë i blaugranave për sezonin e ardhshëm, duke ardhur me statusin e lojtarit të lirë, pasi kontrata e tij me Manchester City përfundon në fund të sezonit.

Klubi katalanas po tenton të arrijë një marrëveshje në këtë afat kalimtar dimri, për të siguruar shërbimet e Silvës pa shpenzime të mëdha për transferimin.

Drejtuesit e klubit besojnë se momenti është i favorshëm: mesfushori nuk ka rinovuar kontratën, afati i kampionatit po afron dhe vullneti i lojtarit mund të jetë faktori vendimtar.

Laporta dhe Deco e kanë pasur Silvën në listën e objektivave prioritare për disa afate kalimtare, por më parë kushtet nuk kanë qenë të favorshme.

Tani situata ka ndryshuar: Man City është i vetëdijshëm se mund ta humbasë lojtarin pa përfituar asgjë, dhe Barcelona kërkon të parandalojë konkurrencën nga klubet e tjera evropiane.

Silva përputhet me profilin që kërkon stafi teknik: cilësi, përvojë në nivel të lartë dhe një kuptim të thellë të lojës, të përshtatshëm për La Ligën.

Klubi anglez nuk dëshiron të humbasë lojtarin falas, por nuk mund ta detyrojë atë të rinovojë kundër dëshirës së tij.

Për këtë arsye, Barcelona po eksploron një qasje të kujdesshme, duke tentuar të sigurojë marrëveshjen përpara verës dhe të ofrojë një destinacion tërheqës dhe konkurrues për Silvën.

Për blaugranat, ky transferim përfaqëson një mundësi strategjike.

Transferimi i Silvës falas do të forconte ekipin pa rrezikuar buxhetin, do të rrisë menjëherë konkurrencën në fushë dhe do të sjellë udhëheqje në një skuadër të re dhe ambicioze.

Bernardo Silva mund të vendosë fatin e tij para përfundimit të sezonit, dhe Barcelona synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Nëse negociatat ecin sipas parashikimeve, portugezi mund të bëhet emri më i shquar i afatit kalimtar të ardhshëm, edhe përpara përfundimit të dimrit. /Telegrafi/

Paga minimale, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik kërkon nga kompanitë të përgatiten për zbatimin e vendimit




Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë theksuar se do të këmbëngulin në zbatimin e vendimit për pagën minimale.

FSPTSPK kërkon nga kompanitë private në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë llogaritjet e nevojshme financiare për rritjen e pagës minimale dhe të adresojnë me kohë kërkesat e tyre pranë autoriteteve kontraktuese përkatëse.

Lexoni të plotë njoftimin:

Për herë të dytë, paralajmërojmë kompanitë publiko-private se do të këmbëngulim në mënyrë të vazhdueshme për zbatimin e vendimit për pagën minimale, që nënkupton 425 euro për punëtorët e këtyre kompanive.

Në këtë drejtim, kërkojmë nga kompanitë private, në cilësinë e operatorëve ekonomikë, që të bëjnë llogaritjet e nevojshme financiare për rritjen e pagës minimale dhe të adresojnë me kohë kërkesat e tyre pranë autoriteteve kontraktuese përkatëse.

Ju njoftojmë se nëse pagat e Janarit nuk dalin më rritje, mund të ketë ndërprerje të shërbimeve në të gjitha institucionet përkatëse. Kjo është një situatë që ne nuk e dëshirojmë, veçanërisht në sektorë të ndjeshëm si spitalet, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe institucionet tjera arsimore.

Andaj, ju ftojmë të reagoni me kohë dhe të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

Dimitrieska-Koçoska: Fondi më i madh amerikan i pensioneve investoi në një eurobond prej një miliard eurosh



Ministria e Financave ka emetuar njĂ« euroobligacion me dy transha prej 500 milionĂ« eurosh secila – me njĂ« afat maturimi prej 4 vitesh dhe njĂ« afat maturimi prej 8 vitesh. Normat e interesit pĂ«r tĂ« dy transhat janĂ«: 3.875 pĂ«rqind pĂ«r transhin me njĂ« afat maturimi prej 4 vitesh dhe 4.750 pĂ«rqind pĂ«r transhin me njĂ« afat maturimi prej 8 vitesh.

"Këto janë marzhe historike që Ministria e Financave ka arritur të arrijë. Në kushtet kur kemi përqindjen më të lartë të borxhit publik në raport me BPV-së, kemi arritur dhe kemi marrë rezultatet më të mira", thonë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në konferencën e sotme për shtyp.

Ajo tha se për tre muaj u zhvilluan negociata intensive me investitorët dhe pyetjeve të tyre në lidhje me situatën ekonomike në vend dhe planet e ardhshme iu dhanë përgjigje të hollësishme.

"Për herë të parë, morëm investitorë që nuk kishin investuar kurrë më parë në një euroobligacion e vendit, dhe midis tyre ishin edhe fondet e pensioneve që do t'i mbajnë euroobligacionet deri në afat maturimi. Sapo fondet e pensioneve, të cilat janë shumë të kujdesshme, vendosin të investojnë, ky është një sinjal pozitiv. Një fond i tillë është fondi më i madh i pensioneve në Shtetet e Bashkuara, por nuk do të përmendja emra që të mos hyja në diskutime të tilla. Jam krenar që arritëm të tërheqim investitorë të tillë. Kjo tregon se situata në vend po ndryshon dhe ata shohin energji pozitive tek ne", shtoi Koçoska.

Ajo deklaroi gjithashtu se gjysma e eurobondit prej 500 milionë eurosh është afatgjatë, me një maturim prej tetë vitesh, në mënyrë që asnjë nga pasardhësit e saj në të ardhmen të mos ketë vështirësi në shlyerjen e detyrimeve./Telegrafi/

❌