Reading view

Raportohet se një pjesëtar i MUP-it serb është ndaluar në Jarinë



Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar nga autoritetet e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, mbrëmjen e së enjtes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për “Kossev”.

“Po merret në pyetje. Nuk do të thotë se ai do të dërgohet në mbajtje”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur arsyet e ndalimit apo nëse ndaj personit në fjalë ekzistojnë dyshime për ndonjë vepër penale.

Ndërkohë, Telegrafi ka tentuar të marrë një deklaratë shtesë nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri në orët e mbrëmjes nuk ka arritur të sigurojë përgjigje.

Artikulli do të përditësohet sapo të ketë informacione të reja nga autoritetet.

  •  

Pse Rodri i tha "jo" Real Madridit për Barcelonën? Zbulohen tri arsyet që ia komunikoi bordit madrilen



Sipas gazetarit të AS, Jose Felix Diaz, Rodri zyrtarisht e ka informuar Real Madridin se ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës.

Mesfushori i Manchester Cityt ka refuzuar një ofertë tërheqëse financiare nga klubi madrilen, duke zgjedhur në vend të saj projektin sportiv të klubit katalanas.

Në Valdebebas, drejtuesit e Real Madridit e kanë pranuar vendimin e tij, duke besuar se çdo lojtar që vesh fanellën e "Los Blancos" duhet të tregojë bindje absolute për t'u bërë pjesë e klubit.

Rodri ka përmendur stilin e lojës së Barcelonës, trashëgiminë e Pep Guardiolës dhe marrëdhëniet e forta me bashkëlojtarët e tij nga Kombëtarja e Spanjës si faktorët kryesorë që ndikuan në vendimin e tij.

Drejtuesit e Real Madridit i kanë pritur me respekt shpjegimet e mesfushorit spanjoll dhe i kanë uruar atij suksese, pa e konsideruar këtë situatë si një goditje apo dështim për klubin.

Real Madridi kishte zhvilluar vetëm bisedime fillestare me Manchester Cityn për situatën e Rodrit, por nuk kishte hyrë kurrë në negociata zyrtare për çmimin e transferimit para se lojtari të merrte vendimin përfundimtar./Telegrafi/

  •  

Shaka se jo mahi: Avokati i Labit e quajti “fake” lajmin e Sinjalit, por nuk demantoi asnjë fakt të publikuar

Pas publikimit të lajmit të Sinjalit lidhur me rastin që po trajtohet nga organet e rendit, reagoi avokati i këngëtarit Labinot Rexha, duke e cilësuar raportimin tonë si “të pavërtetë” dhe të publikuar “për klikime”.

Megjithatë, në të gjithë reagimin e tij, avokati nuk identifikon asnjë fakt konkret të publikuar nga Sinjali që, sipas tij, është i pasaktë. Në vend të kësaj, ai zgjedh të sulmojë median, pa ofruar asnjë provë që rrëzon përmbajtjen e raportimit.

Sinjali e rithekson se lajmi është publikuar mbi bazën e burimeve të verifikuara, ndërsa redaksia disponon edhe materialin filmik mbi të cilin janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga organet kompetente.

Prandaj, nëse avokati apo vetë z. Labinot Rexha pretendojnë se raportimi ynë është “fake”, i ftojmë publikisht të tregojnë cili fakt konkret i publikuar nga Sinjali nuk qëndron dhe ta mbështesin këtë pretendim me prova.

Në të kundërtën, etiketimi i një raportimi si “i pavërtetë” pa kundërshtuar asnjë element të tij mbetet vetëm një deklaratë, jo një demantim.

Sinjali nuk raporton për t’u pëlqyer palëve të përfshira në ngjarje. Raporton mbi informacione të verifikuara dhe, si gjithmonë, do të publikojë çdo zhvillim të ri zyrtar që lidhet me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shaka se jo mahi: Avokati i Labit e quajti “fake” lajmin e Sinjalit, por nuk demantoi asnjë fakt të publikuar appeared first on Sinjali.

  •  

Për herë të parë, shkencëtarët krijojnë viruse me inteligjencë artificiale



Shkencëtarët kanë përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale për të krijuar forma të reja virusesh që nuk ekzistojnë në natyrë.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm për mjekësinë dhe bioteknologjinë, duke hapur mundësi të reja për kërkime shkencore dhe zhvillimin e terapive të avancuara. Megjithatë, ai ka ngritur gjithashtu shqetësime serioze për rreziqet e mundshme dhe keqpërdorimin e kësaj teknologjie.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Science, një ekip studiuesish nga Arc Institute ka trajnuar një model të inteligjencës artificiale të quajtur Evo.

Ky model është krijuar për të analizuar dhe kuptuar modelet në ADN, duke përdorur këtë informacion për të projektuar gjenome të reja virale që nuk janë parë më parë në natyrë, raporton The New York Times.

Pasi inteligjenca artificiale krijoi modele të reja të sekuencave gjenetike, studiuesit i shndërruan ato në molekula ADN-je dhe i futën në baktere. Këto baktere të modifikuara prodhuan më pas viruse që nuk kishin ekzistuar më parë në natyrë, ndërsa disa prej tyre u treguan të afta të infektonin baktere të tjera.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm”, u shpreh Patrick Cai, biolog sintetik në Universitetin e Manchesterit, i cili nuk ishte pjesë e këtij studimi.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se viruset e krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale nuk paraqesin aktualisht rrezik për njerëzit. Të gjitha viruset e reja të prodhuara lidhen me virusin natyror Phi X-174, një bakteriofag që infekton vetëm bakterin Escherichia coli dhe nuk prek qelizat njerëzore.

Modeli i inteligjencës artificiale analizoi nëntë trilionë nukleotide

Studiuesit e trajnuan modelin Evo duke përdorur sekuenca gjenetike nga miliona organizma, përfshirë kafshë, bimë, mikroorganizma dhe viruse. Gjatë këtij procesi, modeli analizoi rreth nëntë trilionë nukleotide — njësitë bazë që përbëjnë ADN-në.

Ngjashëm me mënyrën se si modelet e mëdha gjuhësore mësojnë rregullat dhe strukturën e gjuhës, Evo mësoi “gramatikën” e kodit gjenetik. ADN-ja përbëhet nga katër baza kryesore — A, C, G dhe T — dhe renditja e tyre përcakton mënyrën se si qelizat prodhojnë proteina dhe molekula të tjera të nevojshme për funksionimin e tyre.

Qëllimi i shkencëtarëve ishte të testonin nëse inteligjenca artificiale mund të projektonte jo vetëm gjene të veçanta, por një gjenom të plotë viral. Duke qenë se shumë viruse kanë përmasa të vogla dhe përmbajnë vetëm disa mijëra nukleotide, studiuesit zgjodhën viruset si fushën e parë për të provuar këtë aftësi të re të inteligjencës artificiale.

“Na u duk si hapi i radhës më logjik”, tha Samuel King, doktorant në Universitetin Stanford dhe një nga autorët e studimit.

Pas një faze trajnimi shtesë, ku modeli Evo u ushqye me gjenomet e virusit Phi X-174 dhe rreth 15 mijë viruseve të ngjashëm, ai krijoi afërsisht 700 mijë variante të mundshme të gjenomeve të reja virale. Studiuesit më pas përzgjodhën variantet që, sipas analizave të tyre, kishin probabilitetin më të lartë për të qenë funksionale.

Nga 285 sekuenca gjenetike që u testuan në laborator, 16 rezultuan të afta të prodhonin viruse të reja funksionale.

Disa nga viruset e rinj u shumuan më shpejt se ata natyrorë

Eksperimentet treguan se viruset e krijuara nga inteligjenca artificiale nuk ishin thjesht versione të dobësuara të viruseve ekzistuese. Disa prej tyre madje u shumuan me ritme më të larta se virusi natyror Phi X-174.

“Këto nuk janë thjesht variante të dëmtuara të diçkaje që tashmë ekziston”, tha Oliver Crook, ekspert i proteinave në Universitetin e Oksfordit.

Megjithatë, Crook theksoi se këto viruse nuk mund të konsiderohen plotësisht të reja nga pikëpamja biologjike, pasi ato vazhdojnë të bazohen në të njëjtat parime themelore të funksionimit si viruset natyrorë dhe ndajnë ngjashmëri me ta.

Shkencëtarët tani synojnë të zbulojnë nëse inteligjenca artificiale do të arrijë rezultate të ngjashme edhe kur të trajnohet me grupe të tjera virusesh. Nëse kjo aftësi do të konfirmohet, viruset e krijuara me ndihmën e AI mund të bëhen një mjet i rëndësishëm për mjekësinë, veçanërisht në zhvillimin e terapive të reja dhe më të avancuara.

Viruset përdoren tashmë në mjekësinë moderne si mjete transportuese të gjeneve, duke shërbyer si bartës që mund të futin material gjenetik në qelizat e pacientëve për trajtimin e disa çrregullimeve gjenetike. Zhvillimi i viruseve të projektuara nga inteligjenca artificiale mund të hapë mundësi të reja për krijimin e terapive më të sakta dhe të personalizuara.

Frika nga krijimi i patogjenëve të rrezikshëm

Përveç potencialit të madh për mjekësinë, ky hulumtim ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatet mbi rreziqet e përdorimit të inteligjencës artificiale në biologji. Ekspertët paralajmërojnë se teknologji të ngjashme, në të ardhmen, mund të keqpërdoren për krijimin e patogjenëve me rrezik të lartë.

Moritz Hanke nga Qendra për Sigurinë Shëndetësore e Universitetit Johns Hopkins theksoi se përparimi shkencor po ecën më shpejt sesa aftësia e qeverive dhe institucioneve për të krijuar mekanizma të përshtatshëm mbrojtës dhe rregullatorë.

“Ekziston një hendek i madh”, tha Hanke, duke iu referuar diferencës mes ritmit të zhvillimit teknologjik dhe përpjekjeve për ta mbikëqyrur dhe rregulluar atë.

Autorët e studimit u përpoqën të minimizonin rreziqet e mundshme duke përjashtuar nga procesi i trajnimit të dhënat që lidhen me viruset që infektojnë njerëzit, si dhe me viruse të afërta që prekin kafshë, bimë dhe kërpudha të tjera.

“Ne donim të ishim veçanërisht të kujdesshëm”, tha Brian Hie, biolog kompjuterik në Universitetin Stanford dhe një nga autorët e studimit.

Hanke e vlerësoi këtë qasje, duke theksuar se studiuesit shpesh përballen me mungesë udhëzimesh të qarta kur përpiqen të vlerësojnë rreziqet që mund të paraqesin sisteme biologjike krejtësisht të reja të krijuara përmes teknologjive të avancuara.

Një sfidë e veçantë qëndron në faktin se është jashtëzakonisht e vështirë të vlerësohet rreziku i një sistemi biologjik që nuk ka ekzistuar më parë. Siç u shpreh Hanke: “Sa është rreziku i diçkaje që nuk e kam parë kurrë?”

Edhe pse deri tani nuk ka prova se inteligjenca artificiale mund të krijojë një virus të rrezikshëm për njerëzit, shkencëtarët paralajmërojnë se përparimi i këtyre teknologjive do të kërkojë standarde të forta sigurie, mbikëqyrje të kujdesshme dhe masa parandaluese për të kufizuar mundësitë e keqpërdorimit. /Telegrafi/

  •  

Humb jetën një 38-vjeçar nga Kosova në aksident me motor në rrugën e Kombit



Një shtetas kosovar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën pranë fshatit Fan në Mirditë të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, rreth orës 20:00, shtetasi me inicialet L. D., 38 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, 38-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun që çoi në humbjen e kontrollit mbi motomjetin.

  •  

Zbulohet rafineri e kokainës në Itali, në pranga pesë persona – mes tyre edhe një shqiptar

Një operacion i gjerë i karabinierëve në qytetin e Latinës, në Itali, ka çuar në zbulimin e një rafinerie të sofistikuar të kokainës, të fshehur mes bimësisë pranë një banese.

Gjatë aksionit u arrestuan pesë persona – dy shtetas italianë, një holandez, një kolumbian dhe një shqiptar – të dyshuar për prodhim, përpunim dhe posedim të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë kontrollit u zbulua një laborator i pajisur për prerjen, rafinimin dhe paketimin e kokainës. Brenda tij u sekuestruan rreth 9 kilogramë kokainë në proces përpunimi, pajisje për paketim, peshore precize, presa të posaçme dhe tretës kimikë.

Hetuesit gjetën gjithashtu 27 thasë me pelet druri, që dyshohet se ishin të ngopur me kokainë dhe përdoreshin në procesin e nxjerrjes kimike të drogës.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e të dyshuarve, ku u sekuestruan 18.2 kilogramë kokainë e gatshme për shitje, 8.810 euro para të gatshme, një makinë për numërimin e parave, dy orë luksoze, bizhuteri, gjashtë telefona celularë, një kompjuter portativ dhe shënime që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.

Në përfundim të operacionit, pesë të arrestuarit u dërguan në burgun e Latinës, ndërsa autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht funksionimin e laboratorit dhe rrjetin e trafikut të drogës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zbulohet rafineri e kokainës në Itali, në pranga pesë persona – mes tyre edhe një shqiptar appeared first on Sinjali.

  •  

​Dukagjin Nikollaj u ekstradua nga Spanja në Kosovë, u arrestua atje pasi kërkohej përmes INTERPOL-it



Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, u ekstradua nga Spanja në Kosovë.

Në këtë përleshje më 2023 u pat vrarë një person dhe plagosur dhe lënduar disa të tjerë.

Nikollaj pas përleshjes ishte arratisur.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se më 6 gusht 2026 është bërë ekstradimi i shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës për vazhdim me procedurat e tjera ligjore”, njoftoi Policia e Kosovës.

  •  

Trump nis projektin e parë të rindërtimit në Gazë

Bordi i Paqes i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës ka dhënë kontratën e parë të ndërtimit në territorin e shkatërruar nga lufta.

Sipas The Guardian, kontrata i është dhënë kompanisë amerikane Arkel International dhe parasheh ndërtimin e një baze ushtarake me kapacitet për rreth 150 persona, e cila do të shërbejë për strehimin e trupave marokene në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).

Megjithatë, zyrtarë të Bordit të Paqes kanë bërë të ditur se kontrata ende nuk është finalizuar dhe se ajo është pjesë e një pakete projektesh që po përgatiten për të ardhmen e Gazës.

Bordi kryesohet nga Donald Trump dhe përfshin në udhëheqje edhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, si dhe Steve Witkoff.

Sipas raportimit, baza ushtarake do të ndërtohet rreth 1.6 kilometra nga kufiri me Izraelin dhe do të ketë një rrugë të shpejtë evakuimi. Ajo pritet të shërbejë si pikë mbështetëse për kontingjentin maroken, i cili do të zëvendësohet me rotacion.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Trump deklaroi se Hamasi kishte pranuar të çarmatoset, ndërsa Izraeli ka kundërshtuar planin dhe ka vazhduar sulmet ajrore në Gazë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump nis projektin e parë të rindërtimit në Gazë appeared first on Sinjali.

  •  

Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan

Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan, ku u përfshinë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është regjistruar rreth orës 20:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan appeared first on Sinjali.

  •  

Arsenali harron Viniciusin, drejtuesit e klubit tani po kërkojnë me ngulm yllin e Ligës Premier



Arsenali ka nisur të kërkojë alternativa për Vinicius Jr., pasi ylli brazilian ka rinovuar kontratën e tij gjashtëvjeçare me Real Madridin, dhe duket se klubi londinez tashmë e ka një objektiv të ri në listë.

"Topçinjtë" janë të vendosur të bëjnë një goditje të madhe në javët e fundit të merkatos, teksa përgatiten për të mbrojtur titullin e Ligës Premier.

Deri tani, vera e Arsenalit ka qenë relativisht e qetë. Në muajin qershor, klubi përfundoi transferimin prej 34.5 milionë funtesh të Piero Hincapies, i cili sezonin 2025/26 e kaloi si i huazuar te Arsenali nga Bayer Leverkusen.

Një javë më vonë, ish-portieri i Leeds United, Illan Meslier, iu bashkua klubit londinez si transferim i lirë.

Së fundmi, Arsenali siguroi shërbimet e anësorit grek me shumë vlerësim, Christos Tzolis, nga Club Brugge për rreth 34 milionë euro, ndërsa Bruno Guimaraes duket se është pranë transferimit në "Emirates Stadium" për një shumë prej 75 milionë eurosh.

Trajneri Mikel Arteta dëshiron gjithashtu të përforcojë repartin ofensiv. Siç është raportuar më herët, Vinicius Jr ishte një nga objektivat e Arsenalit, por braziliani vendosi të vazhdojë aventurën e tij te Real Madridi pas javësh spekulimesh.

Tani pyetja është: kush do të jetë objektivi i radhës i Arsenalit?

Londinezët kanë monitoruar situatën e Julian Alvarez dhe Bradley Barcola, i cili gjithashtu është lidhur fuqishëm me një transferim te Liverpooli.

Ndërkohë, është zbuluar se drejtuesit e Arsenalit kanë një pëlqim të madh për sulmuesin e Evertonit, Iliman Ndiaye. Madje, sipas gazetarit Ben Jacobs, klubi londinez ka bërë edhe një kërkesë për informacion rreth situatës së lojtarit.

"Kam dëgjuar së fundmi se Iliman Ndiaye është një lojtar që Arsenali e pëlqen shumë. Ai ka refuzuar për momentin një ofertë për rinovim nga Evertoni dhe Al Hilal po punon për ta transferuar, ndoshta mund ta realizojnë, por Arsenali është një nga klubet që ka bërë një kërkesë për të”, ka thënë Jacobs./Telegrafi/

  •  

Aksident fatal në Mirditë, humb jetën 38-vjeçari nga Kosova

Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradë, në afërsi të fshatit Fan të Mirditës.

Sipas Policisë së Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, kur viktima, me inicialet L.D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka dalë nga rruga.

I lënduari është transportuar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë grupi hetimor dhe shërbimet policore, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident fatal në Mirditë, humb jetën 38-vjeçari nga Kosova appeared first on Sinjali.

  •  

Tentoi t’i bënte keq vetes në park, Policia ndërhyn dhe e parandalon në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpëtuar një 31-vjeçar nga një situatë e rrezikshme në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur më 6 gusht 2026, rreth orës 18:26, kur Policia është njoftuar se një person po tentonte t’i bënte keq vetes dhe dyshohej se kishte me vete një armë zjarri.

Pjesëtarët e Qendrës së Komunikimit Rajonal kanë kontaktuar menjëherë me të dhe kanë mbajtur komunikim të vazhdueshëm, duke arritur ta qetësojnë dhe ta bindin që armën ta vendoste në një vend të sigurt deri në mbërritjen e patrullave.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta largojnë pistoletën, të cilën personi e kishte pranë vetes në një stol.

Më pas, ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku i është ofruar ndihmë mjekësore dhe trajtim nga ekipi i Emergjencës.

Për rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe familjarët, ndërsa Policia ka konfiskuar armën e zjarrit së bashku me gjashtë fishekë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentoi t’i bënte keq vetes në park, Policia ndërhyn dhe e parandalon në Ferizaj appeared first on Sinjali.

  •  

Rrahje mes të miturve te Park Plaza në Podujevë, s’dihet për të lënduar

Një rrahje mes disa të miturve ka ndodhur mbrëmjen e sotme te Park Plaza në Podujevë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në përleshje janë përfshirë disa persona të mitur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

Për momentin nuk dihen shkaqet e incidentit dhe as nëse ka persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar dhe detajeve të tjera për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrahje mes të miturve te Park Plaza në Podujevë, s’dihet për të lënduar appeared first on Sinjali.

  •  

UEFA njofton dy ndryshime të mëdha për garat evropiane



UEFA ka konfirmuar dy ndryshime të rëndësishme në rregullore, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të zbatohen që nga sezoni 2026/27 në të gjitha garat evropiane për klube.

Ndryshimi i parë ka të bëjë me kartonët e verdhë. Nga tani, një futbollist do të pezullohet automatikisht pas katër kartonëve të verdhë, dhe jo më pas tre, siç ishte rregulli i deritanishëm.

Pas pezullimit të parë, ndëshkimet e tjera do të vijnë pas çdo numri çift kartonësh të verdhë, përkatësisht pas kartonit të gjashtë, të tetë e kështu me radhë.

Ndryshimi i dytë lidhet me kronometrin në stadium. UEFA ka hequr rregullin që ndalonte orën zyrtare në minutat 45:00 dhe 90:00.

Nga sezoni i ri, kronometri do të vazhdojë të ecë edhe gjatë kohës shtesë, duke shfaqur minutat e shtuara në mënyrë të ngjashme me atë që përdoret prej vitesh në futbollin anglez.

Këto ndryshime synojnë të modernizojnë rregulloret e garave evropiane dhe të ofrojnë më shumë qartësi si për futbollistët ashtu edhe për tifozët gjatë zhvillimit të ndeshjeve./Telegrafi/

  •  

Shitet EasyJet, amerikanët e blejnë për 6.66 miliardë euro



Kompania ajrore britanike me kosto të ulët easyJet ka pranuar ofertën për blerje nga fondi amerikan i investimeve Apollo Global Management, me vlerë rreth 6.66 miliardë euro.

Marrëveshja u miratua unanimisht nga bordi drejtues i kompanisë, pasi rivali Castlelake u tërhoq nga gara për blerjen, shkruan euronews.

Oferta e Apollo-s është 7.15 paund për aksion dhe vlerëson easyJet në rreth 5.7 miliardë paund (6.66 miliardë euro).

Për shkak të rregullave të Bashkimit Evropian, Apollo nuk mund të zotërojë drejtpërdrejt më shumë se 49.9 për qind të aksioneve të kompanisë, ndaj është paraparë një strukturë e veçantë pronësie për të respektuar legjislacionin evropian.

Apollo ka bërë të ditur se mbështet strategjinë aktuale të easyJet, përfshirë rinovimin e flotës dhe zgjerimin e biznesit të paketave turistike.

Marrëveshja pritet të përfundojë gjatë vitit 2027, pasi të marrë miratimet e nevojshme rregullatore. /Telegrafi/

  •  

Vëllai i Angelina Joliet zbulon se është gej pas divorcit: Isha i fiksuar pas princeshave të Disney-t



James Haven, vëllai i Angelina Jolie, zbuloi se është homoseksual pas divorcit nga Romi Imbelli. Ndër të tjera, ai deklaroi se ka qenë i fiksuar pas princeshave të Disney që kur ishte djalë.

Ai shtoi se në atë kohë nuk kishte asnjë "manual" dhe se ndihej rehat me veten në atë kohë.

"Nuk kishte të bënte kurrë me pretendimin se isha dikush tjetër. Kishte të bënte me lejimin e asaj pjese të meje që ishte gjithmonë aty të shkëlqente", tha ai.

Haven theksoi se "dalja hapur" nuk do të thotë "të bëhesh dikush i ri", por t'i lejosh të gjithë të tjerët të takojnë personin që ishte aty gjatë gjithë kohës.

Ai shprehu gjithashtu se familja e tij dhe të tjerët do të ishin në gjendje të zgjidhnin dashurinë mbi frikën, mirëkuptimin mbi gjykimin dhe lidhjen mbi bindjet që mund t'i kenë ndarë.

"Shpresoj që ata të mund të shohin përtej etiketave dhe thjesht të njohin tek unë të njëjtën zemër, të njëjtën të qeshur dhe të njëjtin shpirt që kanë njohur gjithmonë", tha ai.

Ish-gruaja e tij e mbështeti dhe pranoi se në fillim e kishte të vështirë të pajtohej me këtë fakt.

"Nuk doja ta shihja. Nuk doja ta besoja. E dija dhe doja të të mbështesja dhe të të doja, megjithatë nuk doja ta besoja sepse do të thoshte të të humbisja në atë cilësi, dhe nuk mund ta duroja këtë," ishte ajo e sinqertë.

Ajo shtoi se pavarësisht gjithçkaje, ai do të mbetet partneri i saj i jetës.

"Do ta kalojmë jetën bashkë. Ti nuk je shoku im i ngushtë. Ti je dashuria ime dhe je edhe gej", tha ajo. /Telegrafi/

  •  

Mediat gjermane raportojnë për aksidentin në Nittendorf, ku humbën jetën tre kosovarë

Gazeta Sinjali raportoi më parë se tre mërgimtarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast, mediat gjermane kanë raportuar për një aksident të rëndë të ndodhur të enjten pranë Nittendorfit, në distriktin e Regensburgut.

Sipas mediumit gjerman “Bayerischer Rundfunk”, një veturë ka dalë nga autostrada A3, në drejtim të Nurembergut, për arsye që ende nuk dihen.

Automjeti ka rënë me shpejtësi poshtë argjinaturës, është përplasur në binarët e hekurudhës që kalojnë nën autostradë dhe më pas ka përfunduar në një zonë të gjelbër pranë tyre.

Të tre personat që ndodheshin në veturë kanë humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Nxjerrja e viktimave nga automjeti ka qenë e vështirë, ndërsa vetura është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një vinçi.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar edhe binarët e hekurudhës. Një tren me rreth 80 pasagjerë është evakuuar, ndërsa udhëtarët janë transferuar në një tren tjetër.

Autostrada në drejtimin Regensburg–Nuremberg ka mbetur e mbyllur për disa orë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa sipas Policisë gjermane dyshohet se në të ka qenë e përfshirë vetëm vetura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mediat gjermane raportojnë për aksidentin në Nittendorf, ku humbën jetën tre kosovarë appeared first on Sinjali.

  •  

Pas "vjedhjes" së Rodrit nga Reali, Barcelona synon një tjetër super transferim



Sipas gazetarit të RMC Sport, Fabrice Hawkins, Barcelona vazhdon të jetë e vendosur për transferimin e Julian Alvarez, pavarësisht përparimit të afërt në marrëveshjen për Rodrin.

Klubi katalanas i ka rrëmbyer Real Madridit transferimin e fituesit të Kupës së Botës, Rodri, duke siguruar shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt për një shumë që raportohet të jetë rreth 60-70 milionë euro.

Megjithatë, prioriteti kryesor i Barcelonës mbetet transferimi i një sulmuesi të klasit botëror për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, kontrata e të cilit skadoi në fillim të kësaj vere.

Me Ferran Torres që po mendon largimin dhe Frenkie de Jongun të lënduar, përforcimi i repartit ofensiv është bërë një objektiv i rëndësishëm për klubin katalanas.

Edhe pse Julian Alvarez është shumë i interesuar për një transferim te ‘Camp Nou’, Atletico Madridi vazhdon të mbajë një qëndrim të prerë dhe refuzon ta shesë sulmuesin kryesor të skuadrës.

Sulmuesi argjentinas pritet të rikthehet në stërvitje me Atleticon më 10 gusht, ku planifikon të zhvillojë një bisedë me trajnerin Diego Simeone dhe të kërkojë zyrtarisht largimin nga klubi./Telegrafi/

  •  

Smart rikthehet te rrënjët - zbulohet modeli i ri elektrik me dy ulëse



Marka Smart ka publikuar fotografitë e para të modelit të ri Smart #2, një automjet tërësisht elektrik me dy ulëse, i cili shënon rikthimin e kompanisë te koncepti i makinës së vogël urbane.

Smart #2 është pasardhësi shpirtëror i modelit legjendar Fortwo dhe është projektuar për lëvizje në qytet, duke ruajtur dimensionet kompakte që kanë qenë simbol i markës. Automjeti ka gjatësi vetëm rreth 2.79 metra, ndërsa pritet të mbetet një nga makinat më të vogla elektrike në treg.

Fotografitë e para tregojnë një model ende me kamuflazh, i cili po kalon fazat përfundimtare të testimeve para prezantimit zyrtar. Smart ka njoftuar se premiera botërore pritet të zhvillohet në Sallonin e Automobilave në Paris, ndërsa modeli do të dalë në treg si një automjet plotësisht elektrik.

- YouTube www.youtube.com

Modeli i ri do të ndërtohet mbi arkitekturën elektrike Electric Compact Architecture (ECA), të zhvilluar posaçërisht për automjete shumë kompakte. Ai do të ruajë konfigurimin me dy vende dhe dy dyer, me rrota të vendosura afër skajeve të karrocerisë për manovrim më të mirë në hapësira të ngushta urbane.

Sipas të dhënave paraprake, Smart #2 synon një autonomi deri në rreth 300 kilometra, ndërsa do të sjellë teknologji moderne, siguri të përmirësuar dhe një brendësi të ridizajnuar. Dizajni i kabinës është zhvilluar nga ekipi i Mercedes-Benz, duke kombinuar prakticitetin me elemente moderne.

Me këtë model, Smart synon të rikthehet te rrënjët e veta – një makinë e vogël, ekonomike dhe ideale për qytet – pas disa vitesh ku marka u fokusua në modele më të mëdha si SUV elektrikë. /Telegrafi/

  •  

Shkëndija pëson disfatë në udhëtim ndaj Hibernianit



Shkëndija ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj ekipit skocez Hibernian në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Pjesa e parë e takimit përkundër disa dueleve të forta që të dy palët i zhvilluan në mesfushë, në fund nuk prodhoi gola.

Në pjesën e dytë skuadra shqiptare e gjeti veten në disavantazh në minutën e 76-të.

Vendasit kaluan në epërsi duke realizuar me anë të Owen Elding, që realizoi për rezultatin 1-1.

Megjithatë i shpejtë ishte reagimi i Shkëndijës, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat me anë të Marko Gjorgjievski për 1-1.

Teksa po zhvilloheshin minutat e fundit të takimit, skuadra vendase ia doli të përmbysë gjithçka duke realizuar për 2-1 me anë të Warren O'Hora.

Shkëndija tani do të kërkojë të rikthejë rezultatin në favorin e saj në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në Shkup./Telegrafi/

  •  
❌