❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

Vetëm 14. 8% e shqiptarëve mbi 15 vjeç kishin mundur të kursejnë nga të ardhurat e tyre në një bankë a në ndonjë institucion tjetër financiar, niveli më i ulët në Europë pas Moldavisë, sipas bazës së të dhënave globale Findex nga Banka Botërore që i takojnë një anketë të zhvilluar në vitin 2024 në vendin tonë.

Shqipëria ka nivel shumë të ulët të popullsisë që arrin të kursejë si në raport më Rajonin edhe me Europën sipas hartës së mëposhtme, ku ngjyra më e errët tregon nivele më të larta  të kursimeve ndërsa ngjyrat e çelura tregojnë për një përdorim më të ulët të kursimeve.

Në Maqedoninë e Veriut 32.4% e popullatës mbi 15 vjeç kishte arritur të kursente vitin e kaluar, gati dyfishi i Shqipërisë. Në Serbi mbi 26% e popullsisë mbi 15 vjeç arriti të kursejë, në Bosnjë 24% dhe në Kosovë rreth 16%.

Gjithashtu aftĂ«sia e shqiptarĂ«ve pĂ«r tĂ« kursyer ishte shumĂ« mĂ« e ulĂ«t se nĂ« BE ku mĂ« shumĂ« se 55% arriti tĂ« ndajĂ« mĂ«njane para pĂ«r t’i shpenzuar mĂ« vonĂ«.

Shqipëria pozicionohet me shumicën e vendeve të Afrikës dhe Azisë së Jugut. Edhe pse ka një përmirësim të dukshëm të ndërgjegjësimit financiar dhe rritje të aksesit në shërbime bankare gjatë dekadës së fundit, vendi ynë vazhdon të ketë një nivel të lartë përdorimi të parasë cash dhe një prani të konsiderueshme të sektorit informal.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se 40 për qind e popullsisë në nivelin e poshtëm te të ardhurave kanë kapacitete më të ulëta për të kursyer pasi vetëm 4.3 % e tyre arritën të ndanin kursime në bankë. Në  pjesën tjetër të popullsisë në 60 për qind të grupit me të ardhura më të larta aftësia për të kursyer ishte 21.7%.

Në grup-moshat e reja aftësia për të kursyer është shumë e ulët dhe gjithashtu në zonat rurale arrijnë të kursejnë shumë më pak se në ato urbane.

Shumica e familjeve shqiptare përballen me të ardhura të ulëta dhe paga që nuk janë në përputhje me koston e jetesës. Për shumicën e qytetarëve të ardhurat shpesh nuk mjaftojnë për ushqim, qira, energji dhe nevojat e përditshme, kështu që pothuajse nuk mbetet asgjë për kursime.

Ndërkohë, çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në vend janë rritur më shpejt sesa të ardhurat. Shqipëria  kishte çmime më të larta se Rajoni dhe BE për ushqimet në 2024, por ndërkohë pagat janë shumë më të ulëta se në këto vende.

Ndërkaq, inflacioni i viteve të fundit ka ulur fuqinë blerëse dhe ka bërë që edhe ata që më parë arrinin të kursenin, tani ta kenë më të vështirë.

The post Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë appeared first on Revista Monitor.

Nga marsi 2026 nis rillogaritja e tatimit me DIVA; Si do bëhet kompensimi për arsimin e fëmijëve

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve.

Por kujdes, kompensimi nuk do të jepet si vlerë fikse, por do të përfitohet vetëm pas rillogaritjes së tatimit të paguar për 2025. Rillogaritja e tatimit do të bëhet nëpërmjet plotësimit në muajin Mars 2026 të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

MĂ« konkretisht skema e kompensimit parashikon qĂ« rillogaritja e tatimit tĂ« bĂ«het pasi bazĂ«s sĂ« tatueshme qĂ« janĂ« tĂ« ardhurat bruto vjetore qĂ« njĂ« individ ka gjeneruar nĂ«pĂ«rmjet pagĂ«s nĂ« vitin 2025, t’i zbriten shpenzimet prej 48 mijĂ« lekĂ« pĂ«r rritjen e fĂ«mijĂ«ve (pĂ«r çdo fĂ«mijĂ« shpenzimi Ă«shtĂ« 48 mijĂ« lekĂ«) dhe shpenzimi fiks prej 100 mijĂ« nĂ« vit pĂ«r arsimimin e tyre (pavarĂ«sisht numrit tĂ« fĂ«mijĂ«ve shuma e shpenzimeve tĂ« arsimimit Ă«shtĂ« fikse).

Individët që nga rillogaritja, do të rezultojnë me tatim të mbipaguar, do të kompensohen për diferencën. Pra vlera e kompensimit është diferenca e tatimit të paguar në 2025 nga tatimi i rillogaritur në 2026 pas zbritjes së shpenzimeve.

Ligji i ri “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat” parashikon hyrjen nĂ« fuqi nga viti 2026 tĂ« zbritjes sĂ« shpenzimeve prej 48 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit pĂ«r çdo fĂ«mijĂ« nĂ« ngarkim pĂ«r individĂ«t me tĂ« ardhura vjetore mbi 1,2 mln lekĂ« nĂ« vit dhe zbritje shpenzimesh pĂ«r arsimimin e fĂ«mijĂ«ve me vlerĂ« 100 mijĂ« lekĂ« pĂ«r individĂ«t mĂ« tĂ« ardhura deri 1,2 mln lekĂ« nĂ« vit.

Në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Prej individëve përfitues tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Nëse në DIVA pas zbritjes së shpenzimeve do të shfaqet gjendje teprice kreditore, do të thotë se tatimet ndaj këtij individi kanë një borxh parash për të kthyer.

Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) më herët ka sqaruar për Monitor se në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Si do të rillogaritet tatimi pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët

Sipas shembullit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëse një individ X me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekë për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekë në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekë. Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë dhe shumën fiske prej 100 mijë lekë në vit për arsimimin e tyre.

Pas zbritjes sĂ« shpenzimeve nga totali i tĂ« ardhurave pĂ«r 2025, tatimi i ri pĂ«r kĂ«tĂ« individ llogaritet nĂ« vlerĂ«n e 29,120 lekĂ«. Por ndĂ«rkohĂ« individi X pĂ«r 2025 kishte paguar njĂ« tatim vjetor prej 62,400 lekĂ«. KĂ«tij detyrimi tĂ« paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerĂ« 29,120. Diferenca prej 33,2 mijĂ« lekĂ« Ă«shtĂ« shuma qĂ« i takon tĂ« kĂ«rkojĂ« pĂ«r rimbursim brenda 3 muajve, pas plotĂ«simit tĂ« DIVA-sĂ«.

 

Shembull

 

Individi X ka këto të dhëna:

Të ardhura mujore nga punësimi: 70,000 lekë

TĂ« ardhura vjetore: 70,000 × 12 = 840,000 lekĂ«

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje):

Tatimi mbi pagĂ«n llogaritet kĂ«shtu: (70,000 – 30,000) × 13% = 5,200 lekĂ«/muaj apo tatimi vjetor i paguar Ă«shtĂ« 62,400 lekĂ«.

 

Zbritjet që përfiton në DIVA:

Individi më të ardhura nën 1,200,000 lekë në vit ka 2 fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç.

Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të arshurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasaadhës (viti I fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është vitit 2025), pra deri në 31 mars 2026.

Shuma fikse që zbritet për arsimin e fëmijëve është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.

Individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.

Zbritje për arsimin = 100,000 lekë

Zbritja për fëmijët në ngarkim = 48,000 lekë

NĂ« kĂ«tĂ« rast zbritja pĂ«r 2 fĂ«mijĂ« nĂ« ngarkim qĂ« ka individi X = 48,000 × 2 = 96,000 lekĂ«

 

Zbritje totale = 100,000 + 96,000 = 196,000 lekë

Baza e re e tatueshme:

Nga 840,000 lekë, hiqet 196,000 lekë zbritje

Baza e tatueshme bëhet: 644,000 lekë

Tatimi i ri që duhet të kishte paguar:

(644,000 – 420,000) × 13% = 29,120 lekĂ« (420,000 lekĂ«t e para nuk tatohen nĂ«se tĂ« ardhurat janĂ« mbi 600,000 lekĂ« deri nĂ« 720,000 nĂ« vit sipas skemĂ«s sĂ« re tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« pikĂ«n 1 tĂ« nenit 22).

Rimbursimi që i takon:

Tatimi vjetor i paguar: 62,400 lekë

Tatimi i ri pas zbritjeve: 29,120 lekë

Diferenca: 33,280 lekë (ky është rimbursimi që i takon)

 

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç do përfitohet edhe me 1 muaj punësim; Shembulli i ri

Me hyrjen nĂ« fuqi nĂ« muajin nĂ«ntor 2025 tĂ« ndryshimeve tĂ« udhĂ«zimit pĂ«r ligjin “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat” kompensimin pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ«n 18 vjeç do ta pĂ«rfitojnĂ« edhe ata individĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« punĂ«suar vetĂ«m pĂ«r njĂ« muaj tĂ« vetĂ«m.

Zbritjen prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025.

Skema do të vijojë të jetë e njëjtë nëpërmjet rillogaritje së tatimit, duke zbritur shpenzimet prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç.

Kusht pĂ«r pĂ«rfitimin Ă«shtĂ« plotĂ«simi i DeklaratĂ«s Vjetore tĂ« tĂ« Ardhurave Personale (DIVA). Zbritjet e shpenzimeve nga totali i tĂ« ardhurave vjetore do tĂ« llogariten me DIVA-n qĂ« do tĂ« plotĂ«sohet brenda 31 Marsit 2026. Me hyrjen nĂ« fuqi tĂ« ligjit tĂ« ri “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat” detyrimin ligjor pĂ«r plotĂ«simin e DIVA e kanĂ« vetĂ«m individĂ«t e punĂ«suar me tĂ« ardhura vjetore mbi 1,2 milionĂ« lekĂ« nĂ« vit.

Në shembullin e ri paraqitet rasti i individi të punësuar vetëm në muajin Maj 2025 me pagë bruto 500,000 lekë, i cili ka në ngarkim një fëmijë të moshës 10 vjeç, i cili do të përfitojë kompensimin për fëmijën në ngarkim, sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.

Për vitin 2025 këtij individi i është mbajtur tatim prej 91,100 lekësh, por nga rillogaritja e tatimit, rezulton se pas zbritjeve te lejuara deri në 600,000 lekë (zbritjet janë të përcaktuara sipas nenit 22 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat) dhe kompensimit prej 48,000 lekësh për fëmijën, baza tatimore rezulton negative. Por sipas shembullit të ri, ku  baza e tatueshme pas zbritjeve të lejuara rezulton negative do të konsiderohet 0 lekë. Për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur është 0 lekë.

Si rezultat, individi ka të drejtë të marrë rimbursim të plotë të tatimit të paguar gjatë vitit 2025 për 1 muaj punë, pra me vlerë prej 91,100 lekë.

Shembull i ri që shtohet në udhëzim

Individi “C” gjatĂ« vitit 2025 rezulton i punĂ«suar vetĂ«m nĂ« muajin maj dhe paga bruto qĂ« ka marrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« muaj Ă«shtĂ« 500,000 lekĂ«. I punĂ«suari ka njĂ« fĂ«mijĂ« nĂ« ngarkim tĂ« tij nĂ« moshĂ«n 10 vjeç dhe ka tĂ« ardhurat mĂ« tĂ« larta nĂ« familje, nuk ka aplikuar pĂ«r zbritje si kontribut nĂ« ndonjĂ« fond pensioni privat, por ndĂ«rkohĂ« ka nĂ«nshkruar DeklaratĂ«n e Statusit Personal.

a) Tatimi mbi tĂ« ardhurat personale nga punĂ«simi i llogaritur dhe paguar nĂ« listĂ«pagesĂ«n mujore TĂ« ardhurat e tatueshme – zbritjet e parashikuara nĂ« nenin 22, tĂ« ligjit = Baza e tatueshme e tĂ« ardhurĂ«s nga punĂ«simi tĂ« individit nĂ« muajin maj: 500,000 lekĂ« – 30,000 lekĂ« = 470,000 lekĂ« Tatimi mbi tĂ« ardhurat personale nga punĂ«simi = (170,000 lekĂ« * 13%) + [(470,000 lekĂ« – 170,000 lekĂ«) * 23%] = 22,100 lekĂ« + 69,000 lekĂ«= 91,100 lekĂ«

b) Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi i llogaritur mbi të ardhurat vjetore Në kushtet që individi nuk ka të ardhura të tjera përveçse të ardhurës nga punësimi, ky individ nuk ka detyrim ligjor për të deklaruar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP), sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Megjithatë, nëse ky individ zgjedh dhe deklaron DVAP, ku të ardhurat vjetore nga punësimi janë 500,000 lekë, atëherë zbritja nga baza e tatueshme do të jetë e gjithë shuma prej 500,000 lekësh.

Sipas nenit 22, tĂ« ligjit nr. 29/2023 pĂ«r pagat vjetore deri nĂ« 600,000 lekĂ«, lejohet njĂ« zbritje deri nĂ« 600,000 lekĂ« nga baza vjetore, si dhe njĂ« kompensim prej 48,000 lekĂ«sh pĂ«r fĂ«mijĂ«n nĂ« ngarkim tĂ« tij, por nĂ« çdo rast baza tatimore nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« e vogĂ«l se zero lekĂ«. NĂ« rastet kur diferenca midis tĂ« ardhurave vjetore tĂ« tatueshme dhe shumĂ«s totale tĂ« kompensimeve dhe zbritjeve Ă«shtĂ« negative, baza tatimore vjetore konsiderohet tĂ« jetĂ« zero. NĂ« rastin konkret diferenca ndĂ«rmjet tĂ« ardhurĂ«s vjetore tĂ« tatueshme nga punĂ«simi me shumĂ«n totale tĂ« zbritjeve rezulton negative prej -148,000 lekĂ«sh [500,000 lekĂ« – (600,000 lekĂ« + 48,000 lekĂ«)], prandaj nĂ« kĂ«tĂ« rast baza e tatueshme do tĂ« konsiderohet 0 lekĂ« dhe detyrimi tatimor rrjedhimisht Ă«shtĂ« 0 lekĂ«.

c) Deklarata vjetore DVAP rezulton me tatim tĂ« mbipaguar: NĂ«se individi zgjedh tĂ« deklarojĂ« DVAP atĂ«herĂ« tatimi i paguar nĂ« listĂ«pagesĂ«n e muajit Maj, do t’i rimbursohet. Konkretisht administrata tatimore duhet tĂ« rimbursojĂ« individin me diferencĂ«n ndĂ«rmjet tatimit tĂ« paguar me tatimin e llogaritur nĂ« DVAP = 91,100 lekĂ« – 0 lekĂ« = 91,100 lekĂ« rimbursim pĂ«r vlerĂ«n e mbipaguar nga tatimi mbi tĂ« ardhurat personale nga punĂ«simi.

https://monitor.al/kompensimi-per-femijet-nen-18-vjec-do-perfitohet-edhe-me-1-muaj-punesim/

Dokumentacioni që duhet të ruhet

Për të dyja rastet si për përfitimin e zbritjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe shpenzimit fiks për arsim (këto të fundit përfitohen vetëm nga individët me të ardhura vjetore deri në 1,200,000 lekë) duhet të bëhet ruajtja e dokumentacionit, dukë përfshirë certifikatën familjare për fëmijët në ngarkim, kontratat me institucionet arsimore, përfshirë pagesat për gjuhët e huaja.

Tatimet mĂ« herĂ«t sqaruan se mĂ«nyrĂ« tĂ« hollĂ«sishme dokumentacioni justifikues pĂ«r shpenzimet pĂ«rcaktohet edhe nĂ« pikĂ«n 23.1 tĂ« UdhĂ«zimit nr.26, datĂ« 08.09.2023 “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat”.

“Kompensimi pĂ«r fĂ«mijĂ«n nĂ« ngarkim tĂ« tij dhe shpenzimet pĂ«r arsim kĂ«rkohen nga anĂ«tari i familjes me tĂ« ardhura mĂ« tĂ« larta vjetore tĂ« tatueshme. Ai duhet tĂ« paraqesĂ« dokumente justifikues, tĂ« tilla si: certifikatĂ«n e gjendjes familjare, kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesĂ«s pĂ«r fĂ«mijĂ«t apo edhe dokumentet pĂ«r pagesat e kurseve tĂ« gjuhĂ«ve tĂ« huaja etj”, sqarohet nĂ« udhĂ«zim.

Dokumentacioni justifikues për shpenzimet nuk do të ngarkohet në sistem në momentin e plotësimit të DIVA, por do të ruhet nga individi përfitues në rast kontrolli tatimor.

“Tatimpaguesi individ deklarues i DIVA-s duhet vetĂ«m tĂ« dorĂ«zojĂ« deklaratĂ«n tatimore vjetore dhe dokumentacionin vĂ«rtetues tĂ« tĂ« dhĂ«nave qĂ« ka deklaruar duhet ta disponojĂ« pĂ«r ta vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion tĂ« administratĂ«s tatimore nĂ« rast kĂ«rkese nga administrate”, sqaroi mĂ« herĂ«t Administrata Tatimore pĂ«r Monitor.

Ligji pĂ«r procedurat tatimore parashikon ruajtjen e dokumentacionit deri nĂ« 5 vite. “Periudha e ruajtjes sĂ« dokumentacionit Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« ligjin 9920, datĂ« 19.08.2008 “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar, neni 48 “Mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve tĂ« tĂ« dhĂ«nave tatimore”, pika 2. Afati Ă«shtĂ« tĂ« paktĂ«n 5 vjet duke filluar nga fundi I vitit tatimor tĂ« cilit I pĂ«rkasin dokumentet”, sqaron DPT.

NĂ« rast se individi deklarues nuk disponon dokumentacion qĂ« justifikon zbritjen pĂ«r arsimin dhe nĂ« rast kontrolli deklarimi do tĂ« konsiderohet i gabuar, atĂ«herĂ« individi deklarues sipas DPT-sĂ« do tĂ« penalizohet nĂ« referim tĂ« dispozitave tĂ« ligjit nr. 9920, datĂ« 19.08.2008 “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar.

Fëmijët që ndjekin arsimin publik nuk përfitojnë nga kjo zbritje, për shkak se nuk ka pagesë të dokumentuar. Administrata Tatimore sqaron se vetëm shpenzimet reale, të justifikuara me fatura për arsimin e fëmijëve, mund të zbriten nga baza tatimore.

15 mln euro llogaritet efekti për kompensimin e shpenzimeve për fëmijët

Më herët Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi në Komisionin e Ligjeve, gjatë prezantimit të paketës fiskale, se vitin e ardhshëm nga zbatimi i kompensimit për shpenzimet e fëmijëve deri nën 18 vjeç, nëpërmjet deklaratës DIVA efekti financiar llogaritet 15 mln euro.

“Duke filluar nga viti 2026 do tĂ« fillojĂ« zbatimi i lehtĂ«sive tĂ« parashikuar nĂ« ligjin pĂ«r Tatimin mbi tĂ« Ardhurat, qĂ« nĂ«pĂ«rmjet DeklaratĂ«s Individuale tĂ« tĂ« Ardhurave/DIVA, t’ju vijmĂ« nĂ« ndihmĂ« edhe familjeve me fĂ«mijĂ« nĂ«n 18 vjeç.

Çdo familje qĂ« ka nĂ« ngarkim fĂ«mijĂ« nĂ«n moshĂ«n 18 vjeç, do tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ«n qĂ« tĂ« zbresĂ« nga Deklarata Individuale Vjetore e tĂ« Ardhurave 48.000 lekĂ« pĂ«r çdo fĂ«mijĂ«.

Kjo do të thotë se norma efektive e tatimit që paguhet (raporti i tatimit të paguar mbi të ardhurat bruto)  ulet ndjeshëm.

Sipas llogaritjeve paraprake, efekti financiar i kĂ«saj nisme do tĂ« jetĂ« 1.5 mld lekĂ« ose 15 milionĂ« euro mĂ« shumĂ« nĂ« buxhetin e familjeve shqiptare”./ D.Azo

 

https://monitor.al/nga-2026-rimbursim-per-arsimin-e-femijeve-pas-rillogaritjes-te-tatimit-me-diva-dokumentet/

https://monitor.al/si-perfitohet-zbritja-rimbursimi-nga-diva-per-shpenzimet-arsimore/

 

The post Nga marsi 2026 nis rillogaritja e tatimit me DIVA; Si do bëhet kompensimi për arsimin e fëmijëve appeared first on Revista Monitor.

Veshjet e Gabit dalin nga moda, bien importet

Nga një treg që në vitet 2015-2016 gjeneronte importe me vlerë deri në 20 milionë euro, në pesë vitet e fundit, importet e veshjeve të përdorura nuk arrijnë më shumë se 10 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë  tkurrje të këtij tregu ndër vite, pavarësisht se në terren vërehet shtim i dyqaneve të vogla për veshje të përdorura. Në periudhën janar-gusht 2025, sasia e importit të veshjeve të përdorura arriti rreth 4,630 tonë, duke shënuar rënie me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në terma vlerash, importet për janar-gusht 2025 ishin 4.9 milionë euro, ose 5% më pak se në janar-gusht 2024.

Në vitin 2020, importet e veshjeve të përdorura ranë në vlerën më të ulët për periudhën 2020-2024, në 8.6 milionë euro, si pasojë e kufizimeve të pandemisë Covid-19. Pas këtij viti, importet u rritën dhe në 2021 arritën në 10.5 milionë euro, ose 22% më shumë se në 2020. Megjithatë, tendenca në vitet pasuese ishte në rënie, dhe në 2024 vlera e importeve u ul sërish në 8.6 milionë euro, apo 7% më pak krahasuar me 2023.

NĂ« TiranĂ«, janĂ« tĂ« shumta dyqanet qĂ« tregtojnĂ« veshje tĂ« pĂ«rdorura, tĂ« njohura ndryshe si “veshjet e Gabit”. Ky treg ka pĂ«suar transformim vitet e fundit duke kaluar nga tregtimi nĂ« tezgĂ« nĂ« tregtimin nĂ« ambiente dyqanesh ku produktet ekspozohen mĂ« mirĂ«.

Shtimi i dyqaneve tĂ« vogla Ă«shtĂ« nxitur nga leverdishmĂ«ria e biznesit, ku veshjet e kategorisĂ« sĂ« parĂ« ose “tĂ« dorĂ«s sĂ« parĂ«â€ blihen me çmime prej rreth 1,000 lekĂ«sh pĂ«r kilogram, ndĂ«rsa ato tĂ« kategorisĂ« sĂ« dytĂ«, me çmime nga 650 deri nĂ« 700 lekĂ« pĂ«r kilogram. Çdo copĂ« tregtohet nĂ« pakicĂ« me çmime mbi 2,000 lekĂ«.

Zamira Rreshka, njohëse e tregtimit të veshjeve të përdorura, e pranishme në treg prej 15 vitesh me dyqan në Tiranë, thotë se një tjetër arsye e rritjes së numrit të dyqaneve është se ky biznes kërkon investim fillestar relativisht të ulët, nga 100 deri në 200 mijë lekë për ngritjen e tezgave dhe furnizimin me mall.

Ajo e lidh me dy faktorĂ« kryesorĂ« tkurrjen e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r kĂ«to veshje: cilĂ«sinĂ« e ulĂ«t tĂ« mallrave nĂ« dengjet pĂ«r tregun e “Gabit”, ku gjithnjĂ« e mĂ« pak gjenden veshje firmato, si dhe rritjen e blerjeve online, sidomos nga vajzat e reja.

“NĂ« furnizimet e dengjeve qĂ« bĂ«jmĂ«, gjejmĂ« gjithnjĂ« e mĂ« pak veshje firmato, tĂ« cilat mĂ« parĂ« nxitnin njerĂ«zit tĂ« blinin veshje tĂ« pĂ«rdorura. PĂ«r shembull, nĂ« njĂ« deng mund tĂ« ketĂ« vetĂ«m 1-2 copĂ« veshje markash tĂ« shtrenjta. Xhupat po preferohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« tĂ« blihen firmato, ndĂ«rsa markat kryesore nuk parapĂ«lqehen pĂ«r veshjet e pĂ«rdorura. NĂ« furnizimet tona nuk kemi xhupa firmato, ndaj edhe kĂ«rkesa pĂ«r kĂ«tĂ« kategori ka rĂ«nĂ« shumĂ«. NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, kĂ«rkesa pĂ«r veshje tĂ« pĂ«rdorura Ă«shtĂ« ulur, pasi vajzat e reja zgjedhin tĂ« blejnĂ« online. Kategoria qĂ« blen mĂ« shumĂ« veshje tĂ« pĂ«rdorura janĂ« gratĂ« e punĂ«suara nĂ« profesione si mĂ«suese, infermiere dhe mjeke”, shpjegon Zamira. / D.Azo

Burimi: Doganat

Burimi: Doganat

 

 

The post Veshjet e Gabit dalin nga moda, bien importet appeared first on Revista Monitor.

Mundësi investimi, në 6 janar zhvillohet ankandi i obligacioneve 20-vjeçare

Ministria e Financave do tĂ« zhvillojĂ« mĂ« datĂ« 6 janar ankandin e parĂ« tĂ« obligacioneve 20-vjeçare pĂ«r vitin 2026. Shuma e obligacioneve qĂ« do t’u ofrohen pĂ«r blerje investitorĂ«ve Ă«shtĂ« 1.5 miliardĂ« lekĂ«.

Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit që ofron aktualisht tregu i brendshëm financiar. Rrjedhimisht, ato sigurojnë edhe normat më të larta të kthimit nga investimit mes titujve qeveritarë.

Në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në muajin shtator 2025, yield-i uniform i pranuar i këtyre instrumenteve u rrit në 6.88%, nga 6.5% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm të këtyre instrumenteve, në muajin qershor.

Nga 1 miliard lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në 1.31 miliardë lekë. Pavarësisht se pro rata (pjesa e pranuar) e kërkesave konkurruese nuk ishte shumë e lartë, në nivelin 49.4%, yield-et u rritën sërish.

Këtu ndikoi edhe vendimi i Ministrisë së Financave për ta rritur shumën e emetimit në nivelin maksimal të lejuar, prej 15%. Sipas rregullores së ankandeve, për obligacionet yield-i është uniform me kërkesën më të lartë të pranuar.

Deri në mesin e vitit 2025, yield-et e titujve të borxhit të qeverisë shqiptare kishin ndjekur një tendencë rënëse, rënie që ka arritur nivele të paprecedente, e shprehur si marzh në raport me normën bazë të interesit. Në gjysmën e dytë të vitit, siç ishte e pritshme, tregu ndoqi një fazë korrektimi, sidomos në instrumentet me afat më të gjatë maturimi.

Obligacionet 20-vjeçare janĂ« instrumentet mĂ« afatgjata tĂ« borxhit tĂ« emetuara ndonjĂ«herĂ« nga qeveria shqiptare. Ato janĂ« njĂ« alternativĂ« e mirĂ« sidomos pĂ«r investitorĂ«t institucionalĂ«. VeçanĂ«risht pĂ«r shoqĂ«ritĂ« qĂ« administrojnĂ« fonde me horizont afatgjatĂ«, si fondet private tĂ« pensionit, obligacionet 20 vjeçare krijojnĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« pasuruar spektrin e titujve nĂ« protofole dhe pĂ«r tĂ« rritur kthimet pĂ«r anĂ«tarĂ«t. Shtimi i instrumenteve tĂ« borxhit me maturim afatgjatĂ« krijon mĂ« shumĂ« premisa pĂ«r tĂ« zhvilluar tregun dytĂ«sor tĂ« titujve, pĂ«r t’i bĂ«rĂ« kĂ«ta tituj mĂ« likuidĂ«.

Individët apo subjektet e interesuara për të investuar mund të marrin pjesë në ankandet e obligacioneve nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj. Bankat e licencuara për këtë shërbim janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank. Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve është 300 mijë lekë.

Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand.

Obligacionet 20-vjeçare u emetuan për herë të parë në muajin janar të vitit 2025, nëpërmjet një ankandi për testimin e tregut. Kërkesa e kënaqshme nga investitorët bëri që ky instrument të përdorej edhe tre herë të tjera gjatë vitit 2025, ndërkohë që Ministria e Financave do të vazhdojë ta përdorë edhe gjatë vitit 2026./ E.Shehu

 

The post Mundësi investimi, në 6 janar zhvillohet ankandi i obligacioneve 20-vjeçare appeared first on Revista Monitor.

Një teknologji normale

Po sikur Inteligjenca Artificiale tĂ« jetĂ« thjesht njĂ« teknologji “normale”? Rritja e saj mund tĂ« ndjekĂ« rrugĂ«n e revolucioneve tĂ« mĂ«parshme teknologjike, shkruan The Economist

 

Opinioneve pĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale (IA) u mungon njĂ« qasje e mesme. NĂ« njĂ« ekstrem Ă«shtĂ« vizioni utopik se IA do tĂ« shkaktojĂ« rritje tĂ« pakufizuar ekonomike, do tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« kĂ«rkimin shkencor dhe ndoshta do t’i bĂ«jĂ« njerĂ«zit tĂ« pavdekshĂ«m.

Në ekstrem tjetër është vizioni distopik se IA do të shkaktojë humbje të menjëhershme të vendeve të punës dhe tronditje ekonomike, dhe ndoshta do të dalë jashtë kontrollit duke zhdukur njerëzimin.

Prandaj njĂ« artikull i botuar mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit nga Arvind Narayanan dhe Sayash Kapoor, dy shkencĂ«tarĂ« kompjuterikĂ« nĂ« Universitetin Princeton, bie nĂ« sy pĂ«r mĂ«nyrĂ«n e matur dhe tĂ« pazakontĂ« me tĂ« cilĂ«n e trajton IA: si njĂ« “teknologji normale”. Ky punim ka nxitur shumĂ« debat mes studiuesve tĂ« IA-sĂ« dhe ekonomistĂ«ve.

Të dyja qasjet, utopike dhe distopike, shkruajnë autorët, e trajtojnë IA-në si një Inteligjencë të paprecedentë me aftësi për të përcaktuar të ardhmen e vet, që do të thotë se analogjitë me shpikjet e mëparshme dështojnë.

Narayanan dhe Kapoor e hedhin poshtë këtë dhe përcaktojnë atë që ata e shohin si skenarin më të mundshëm: që IA do të ndjekë trajektoren e revolucioneve të kaluara teknologjike.

Ata mĂ« pas shqyrtojnĂ« se çfarĂ« do tĂ« nĂ«nkuptonte kjo pĂ«r adoptimin e IA-sĂ«, punĂ«simin, rreziqet dhe politikat. “Trajtimi i IA-sĂ« si teknologji normale çon nĂ« pĂ«rfundime tejet tĂ« ndryshme rreth masave mbrojtĂ«se krahasuar me trajtimin e IA-sĂ« si tĂ« ishte njerĂ«zore”, vĂ«rejnĂ« ata.

Ritmi i adoptimit të IA-së, argumentojnë autorët, ka qenë më i ngadaltë se ai i inovacionit. Shumë njerëz përdorin mjete IA herë pas here, por me një intensitet të lartë në SHBA (në orë përdorimi në ditë) që mbetet ende i ulët si pjesë e orëve të përgjithshme të punës.

QĂ« adoptimi tĂ« mbetet pas inovacionit nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur, sepse u duhet kohĂ« njerĂ«zve dhe kompanive tĂ« pĂ«rshtatin zakonet dhe proceset e punĂ«s me teknologji tĂ« reja.

Adoptimi pengohet gjithashtu nga fakti se shumë njohuri janë të pashkruara dhe specifike për organizatën, të dhënat mund të mos jenë në formatin e duhur dhe përdorimi i tyre mund të kufizohet nga rregulloret.

Kufizime të ngjashme ishin në vend një shekull më parë, kur fabrikat po elektrifikoheshin: ky proces zgjati disa dekada, sepse kërkonte rikonceptim total të strukturës së ambienteve, proceseve dhe organizimit.

Për më tepër, kufizimet mbi ritmin e vetë inovacionit të IA-së mund të jenë më domethënëse nga sa duken, argumenton artikulli, sepse shumë teknologji të reja (si zhvillimi i barnave, makinat pa shofer apo edhe thjesht rezervimi i një pushimi) kërkojnë testime të gjera në botën reale.

Kjo mund tĂ« jetĂ« e ngadaltĂ« dhe e kushtueshme, veçanĂ«risht nĂ« fusha kritike pĂ«r sigurinĂ« qĂ« janĂ« tĂ« rregulluara rreptĂ«sisht. Si rezultat, ndikimet ekonomike “ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« jenĂ« graduale”, pĂ«rfundojnĂ« autorĂ«t, nĂ« vend qĂ« tĂ« pĂ«rfshijnĂ« automatizimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« njĂ« pjese tĂ« madhe tĂ« ekonomisĂ«.

Edhe njĂ« pĂ«rhapje e ngadaltĂ« e IA-sĂ« do tĂ« ndryshonte natyrĂ«n e punĂ«s. MeqenĂ«se mĂ« shumĂ« detyra bĂ«hen tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r automatizim, “njĂ« pĂ«rqindje gjithnjĂ« e mĂ« e madhe e punĂ«ve dhe detyrave njerĂ«zore do tĂ« lidhen me kontrollin e IA-sĂ«â€.

KĂ«tu ka njĂ« analogji me Revolucionin Industrial, nĂ« tĂ« cilin punĂ«torĂ«t kaluan nga kryerja e detyrave manuale, si thurja, nĂ« mbikĂ«qyrjen e makinave qĂ« bĂ«nin ato detyra, si dhe trajtimin e situatave qĂ« makinat nuk mund t’i zgjidhnin (si ndĂ«rhyrja kur ato ngecnin).

NĂ« vend qĂ« IA tĂ« vjedhĂ« punĂ«t nĂ« tĂ«rĂ«si, punĂ«t mund tĂ« pĂ«rfshijnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« konfigurimin, monitorimin dhe kontrollin e sistemeve tĂ« bazuara nĂ« IA. Pa mbikĂ«qyrjen njerĂ«zore, spekulojnĂ« Narayanan dhe Kapoor, IA mund tĂ« “priret mĂ« tepĂ«r pĂ«r gabime pĂ«r t’u konsideruar me vlerĂ« ekonomike”.

Pasojat

Kjo, nga ana tjetĂ«r, ka pasoja pĂ«r rrezikun e IA-sĂ«. Vlen tĂ« pĂ«rmendet se autorĂ«t kritikojnĂ« theksin mbi “pĂ«rshtatjen” e modeleve tĂ« IA-sĂ«, qĂ« do tĂ« thotĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« rezultatet tĂ« pĂ«rputhen me synimet e krijuesve tĂ« tyre njerĂ«zorĂ«. NĂ«se njĂ« rezultat i caktuar Ă«shtĂ« i dĂ«mshĂ«m shpesh varet nga konteksti qĂ« njerĂ«zit mund ta kuptojnĂ«, por modeli nuk e zotĂ«ron, argumentojnĂ« ata.

NjĂ« model i kĂ«rkuar tĂ« shkruajĂ« njĂ« email bindĂ«s, pĂ«r shembull, nuk mund tĂ« dallojĂ« nĂ«se mesazhi do tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r marketing i ligjshĂ«m apo email mashtrues (phishing). TĂ« pĂ«rpiqesh tĂ« bĂ«sh njĂ« model IA qĂ« nuk mund tĂ« keqpĂ«rdoret â€œĂ«shtĂ« si tĂ« pĂ«rpiqesh tĂ« bĂ«sh njĂ« kompjuter qĂ« nuk mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r gjĂ«ra tĂ« kĂ«qija”, shkruajnĂ« autorĂ«t.

Në vend të kësaj, ata sugjerojnë që mbrojtjet kundër keqpërdorimit të IA-së, për shembull për të krijuar viruse kompjuterike (malware) ose armë biologjike, duhet të fokusohen më tej, duke forcuar masat ekzistuese mbrojtëse në kibernetikë dhe biosiguri. Kjo gjithashtu rrit qëndrueshmërinë ndaj formave të këtyre kërcënimeve që nuk përfshijnë IA.

Skenarët à la Terminator i përkasin fantazisë, jo realitetit

Një mendim i tillë sugjeron një sërë politikash për të ulur rrezikun dhe për të rritur qëndrueshmërinë. Këto përfshijnë mbrojtjen e sinjalizuesve (siç shihet në shumë industri të tjera), detyrimin për të zbuluar përdorimin e IA-së (siç ndodh me mbrojtjen e të dhënave), regjistrimin për të gjurmuar shpërndarjen (si me makinat dhe dronët) dhe raportimin e detyrueshëm të incidenteve (si me sulmet kibernetike).

Me pak fjalĂ«, artikulli pĂ«rfundon se mĂ«simet nga teknologjitĂ« e mĂ«parshme mund tĂ« zbatohen me sukses tek IA, dhe trajtimi i saj si “normale” çon nĂ« politika mĂ« tĂ« arsyeshme sesa trajtimi i saj si superinteligjencĂ« e afĂ«rt.

Artikulli nuk Ă«shtĂ« pa tĂ« meta. NĂ« disa raste, ai lexohet si njĂ« polemikĂ« kundĂ«r hiperbolĂ«s sĂ« IA-sĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. ËshtĂ« i kufizuar nĂ« disa aspekte, deklaron bindje si fakte dhe jo tĂ« gjitha argumentet e tij janĂ« bindĂ«se, edhe pse e njĂ«jta gjĂ« vlen pĂ«r shkrimet utopike dhe distopike.

Edhe pragmatistët e IA-së mund të mendojnë se autorët janë shumë indiferentë ndaj potencialit të tronditjes së tregut të punës, nënvlerësojnë shpejtësinë e adoptimit të IA-së, janë shumë përçmues ndaj rreziqeve të mospërshtatjes dhe mashtrimit, dhe të kënaqur me nivelin ekzistues të rregullimit.

Parashikimi i tyre se IA nuk do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« “tejkalojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« domethĂ«nĂ«se njerĂ«zit e trajnuar” nĂ« parashikim apo bindje, duket çuditĂ«risht tepĂ«r i sigurt. Dhe edhe nĂ«se skenarĂ«t utopikĂ« dhe distopikĂ« janĂ« tĂ« gabuar, IA mund tĂ« jetĂ« ende shumĂ« mĂ« transformuese sesa e pĂ«rshkruajnĂ« autorĂ«t.

Por shumĂ« njerĂ«z, kur lexojnĂ« kĂ«tĂ« kundĂ«rshtim tĂ« idesĂ« se IA Ă«shtĂ« diçka e jashtĂ«zakonshme, do tĂ« bien dakord. Qasja e mesme Ă«shtĂ« mĂ« pak dramatike sesa parashikimet pĂ«r njĂ« “shpĂ«rthim tĂ« shpejtĂ«â€ ose apokalips, prandaj nuk merr shumĂ« vĂ«mendje. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse autorĂ«t e shohin tĂ« dobishme tĂ« artikulojnĂ« kĂ«tĂ« pozicion: sepse ata besojnĂ« se “njĂ« version i vizionit tonĂ« Ă«shtĂ« gjerĂ«sisht i pĂ«rhapur”.

Në mes të shqetësimeve aktuale për qëndrueshmërinë e investimeve në IA, artikulli i tyre ofron një alternativë çuditërisht të zakonshme dhe madje edhe të mërzitshme ndaj histerisë për IA-në.

 

 

The post Një teknologji normale appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria dhe Maqedonia partnerët kryesorë: Ku dhe çka eksportoi Kosova më shumë gjatë vitit 2025

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë për Kosovën, duke mbuluar pjesën më të madhe të eksporteve. Vlera e përgjithshme e eksporteve ka qenë mbi 110 milionë euro.

Kosova ka përmbyllur vitin 2025 me një performancë të qëndrueshme në fushën e eksporteve, duke dëshmuar se prodhuesit vendorë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregjet rajonale dhe ato evropiane.

Sipas statistikave zyrtare tĂ« DoganĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r periudhĂ«n janar–nĂ«ntor 2025, ShqipĂ«ria dhe Maqedonia e Veriut janĂ« dy partnerĂ«t kryesorĂ« tregtarĂ« tĂ« vendit, duke pĂ«rthithur pothuajse gjysmĂ«n e eksporteve totale tĂ« KosovĂ«s.

Rritja e shkëmbimeve me këto dy shtete, por edhe me Turqinë dhe disa vende të Bashkimit Evropian, tregon se ekonomia e Kosovës po hyn në një fazë më të konsoliduar të prodhimit dhe konkurrencës ndërkombëtare.

Sipas kĂ«tyre tĂ« dhĂ«nave gjatĂ« periudhĂ«s janar–nĂ«ntor 2025, vlera e pĂ«rgjithshme e eksporteve tĂ« KosovĂ«s ka qenĂ« mbi 110 milionĂ« euro (pa pĂ«rfshirĂ« dhjetorin).

Vendet ku Kosova ka eksportuar më shumë

ShqipĂ«ri – 38,135,646

Maqedonia e Veriut – 29,299,750

Turqi – 9,773,293

Itali – 6,475,230

Bullgari – 5,647,172

Serbi – 5,596,684

Mali i Zi – 4,620,140

Gjermani – 4,602,711

ZvicĂ«r – 4,270,647

Suedi – 2,063,812

Këto shifra tregojnë se tregjet e rajonit, në veçanti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, përbëjnë bazën kryesore të eksporteve të Kosovës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme drejtohet edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe Turqinë.

Produktet më të eksportuara

Top 10 produktet më të eksportuara nga Kosova (sipas sasisë):

Pije freskuese (ujĂ« me shtesa) – 59,454,548

UjĂ« mineral natyral, jo i karbonuar – 18,494,324

BirrĂ« nĂ« shishe – 7,827,529

Produkte tĂ« tjera tĂ« pijeve – 6,845,923

PĂ«lhura tekstili (fibra sintetike) – 5,368,161

Produkte tĂ« tjera tĂ« pijeve (kategori tjetĂ«r) – 3,531,365

PĂ«lhura tekstili (variant tjetĂ«r) – 3,057,765

Tulla ndĂ«rtuese prej qeramike – 2,940,618

Shishe dhe ambalazh plastik – 2,187,818

VerĂ« e kuqe – 1,233,547

Të dhënat konfirmojnë se pijet freskuese, uji mineral dhe birra janë shtylla kryesore e eksporteve kosovare, duke reflektuar zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së pijeve në vend. Përveç kësaj, tekstili, ndërtimtaria dhe ambalazhi industrial mbeten sektorë plotësues të rëndësishëm në strukturën e përgjithshme të prodhimit dhe eksportit.

Në përgjithësi, eksportet e Kosovës gjatë vitit 2025 janë orientuar kryesisht drejt tregjeve rajonale, me prani gjithnjë e më të qëndrueshme edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Por, edhe importi i ka qenë mjaft i lartë në vitin që e lamë pas, madje deficiti tregtar i Kosovës ka arritur në 469,9 milionë euro gjatë muajit nëntor 2025, duke shënuar një rritje prej 4.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës eksporti mbuloi importin me 15,7%. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.

Krahasuar me një vit më parë, eksportet shënuan rënie prej 9,5%, ndërsa importet ranë për 1,6%.

Në strukturën e eksporteve, peshën më të madhe e kishin metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 20,3%, të pasuara nga produktet minerale (15,4%), plastika dhe goma (11,2%), ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani (11,1%), si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (10,2%).

Ndërkohë, importet dominoheshin nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13,1%, produktet minerale me 13,0% dhe mjetet e transportit me 12,4%.

The post Shqipëria dhe Maqedonia partnerët kryesorë: Ku dhe çka eksportoi Kosova më shumë gjatë vitit 2025 appeared first on Revista Monitor.

Qark i mbyllur

Çarje nĂ« fasadĂ«n dominuese tĂ« OpenAI. NjĂ« marrĂ«veshje mes Anthropic, Microsoft dhe Nvidia po e bĂ«n ekosistemin e inteligjencĂ«s artificiale mĂ« tĂ« qarkullueshĂ«m dhe mĂ« pak tĂ« varur nga njĂ« aktor i vetĂ«m, shkruan The Economist

 

Peizazhi teknologjik i shekullit XXI Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar me logjikĂ«n e “fituesi i merr tĂ« gjitha”. Ai nisi me monopolin e Windows tĂ« Microsoft nĂ« fund tĂ« viteve 1990. QĂ« atĂ«herĂ«, Google, nĂ« pronĂ«si tĂ« Alphabet, ka dominuar kĂ«rkimin online dhe Amazon Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mbreti i tregtisĂ« elektronike.

Edhe Meta ka mbuluar një pjesë të madhe të botës me rrjetet e saj sociale, ndonëse më 18 nëntor, një gjykatës në Uashington, DC, vendosi që Meta të mos shpallej zyrtarisht si monopol.

Nuk është çudi që me ngritjen e Inteligjencës Artificiale gjeneruese, të gjithë kanë nxituar të jenë, nëse jo fitues absolut, të paktën pjesë e ekipit fitues. Që nga dalja në treg e ChatGPT në fund të vitit 2022, OpenAI ka qenë kompania që duhej mposhtur.

Por dominimi i saj është nën kërcënim. Kjo u theksua më 18 nëntor, kur Microsoft dhe Nvidia, dy mbështetës të mëdhenj të OpenAI, bashkuan forcat me Anthropic, rivali i madh i krijuesit të ChatGPT, i cili deri më tani ishte financuar nga Amazon dhe Google. Po atë ditë, Google sfidoi me një model të ri.

Marrëveshja me Anthropic mban shumë nga shenjat e shpenzimeve të tepruara që kanë karakterizuar bumin e IA. Nvidia dhe Microsoft u zotuan të investojnë 15 miliardë dollarë në Anthropic, e cila, nga ana e saj, do të shpenzojë 30 miliardë dollarë në platformën cloud të Microsoft Azure gjatë një periudhe të pacaktuar, mbështetur nga çipat e AI të Nvidias.

Jo shumë kohë më parë, një rreth vicioz i tillë, me OpenAI në qendër të karuselit, i mahniste tregjet. Tani investitorët janë trembur; aksionet e Microsoft ranë me 3% pas njoftimit.

Angazhimet e shumta dhe të ndërlikuara të OpenAI me kompani të ndryshme shpjegojnë pjesërisht ndryshimin e besimit. Gil Luria i D.A. Davidson, firmë investimesh, e lidh shitjen masive të aksioneve të teknologjisë këtë muaj me shtatorin, kur OpenAI ra dakord të shpenzojë 300 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për kapacitete kompjuterike nga Oracle, dhe Nvidia, nga ana e saj, deklaroi se do të investonte deri në 100 miliardë dollarë në OpenAI.

Kjo shĂ«noi nisjen e angazhimeve pĂ«r shpenzime 1.4 trilionĂ« dollarĂ« nga OpenAI, gjĂ« qĂ« ka nxitur frikĂ«n nĂ« tregjet financiare pĂ«r njĂ« “tepricĂ«â€ huamarrĂ«sish tĂ« pambĂ«shtetur, pĂ«r tĂ« financuar qendrat e reja tĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« IA.

MĂ« 19 nĂ«ntor, Nvidia dha njĂ« njoftim qĂ« zbuti kĂ«to shqetĂ«sime. Ajo raportoi shitje rekord nĂ« tremujorin e tretĂ« dhe rriti pritshmĂ«ritĂ« e tĂ« ardhurave tĂ« tremujorit tĂ« katĂ«rt mbi parashikimet e Wall Street. “Ka shumĂ« diskutime pĂ«r njĂ« flluskĂ« tĂ« IA. Nga kĂ«ndvĂ«shtrimi ynĂ«, ne shohim diçka krejtĂ«sisht tĂ« ndryshme”, tha CEO Jensen Huang.

Marrëveshja trepalëshe e Anthropic pasqyron optimizmin e Nvidias. Për herë të parë, laboratori i IA do të trajnojë modelet e tij në çipat e Nvidias.

Detajet e kushteve të investimeve të Nvidias dhe Microsoft mbetën të paqarta, por CNBC raportoi se ato e vlerësonin Anthropic me rreth 350 miliardë dollarë, nga 183 miliardë në shtator, duke e afruar me OpenAI, e cila vlerësohet 500 miliardë dollarë. Wall Street Journal raportoi se XAI i Elon Musk, një tjetër laborator kryesor, ishte në bisedime për të mbledhur 15 miliardë dollarë me një vlerësim prej 230 miliardë.

Nuk janë vetëm laboratorët e IA që po ushtrojnë presion mbi OpenAI. Më 18 nëntor, Google publikoi modelin e tij më të fundit, Gemini 3, i cili, sipas kompanisë, do të përmirësojë veçoritë e IA në platformën e kërkimit, si dhe mjetet e programimit dhe të tjera.

Gemini ka 650 milionë përdorues aktivë mujorë, ende larg 800 milionëve që OpenAI thotë se përdorin ChatGPT çdo javë. Por ai trajnohet me çipat e vet të Google, dhe jo në ata të Nvidias, duke i dhënë potencialisht një avantazh të madh në kosto. Më 19 nëntor, aksionet e Alphabet u ngjitën në nivele rekord, pjesërisht nga besimi se mund të jetë duke e arritur OpenAI.

Për përdoruesit, sa më shumë konkurrencë, aq më mirë. Ajo do të thotë se laboratorët e IA do të vazhdojnë të mbajnë çmimet e ulëta. Por kjo gjithashtu mund të sjellë frikën e një flluske të IA nga tregjet publike në ato private.

Sa më shumë konkurrencë të ketë, aq më e vështirë do të jetë për laboratorët të gjenerojnë të ardhurat e nevojshme për të justifikuar vrullin e shpenzimeve, për të mos folur për vlerësimet e tyre stratosferike.

 

 

The post Qark i mbyllur appeared first on Revista Monitor.

Programi, “take-away” pa mbetje, bar-restorantet drejt enĂ«ve tĂ« ripĂ«rdorshme

Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve parashikon një paketë masash që synojnë uljen e mbetjeve në disa sektorë kyç të ekonomisë, nga ushqimi te ndërtimi, me afate të ndryshme zbatimi.

Mes tyre, sektori i hotelerisë, restoranteve dhe kateringut (HoReCa) shihet si një nga fushat me potencial të lartë për të reduktuar ndjeshëm mbetjet që gjenerohen çdo ditë.

Fokusi vihet te ushqimet dhe pijet “take-away” (me vete), ku pĂ«rmes dy masave tĂ« veçanta parashikohet futja e enĂ«ve tĂ« ripĂ«rdorshme si alternativĂ« ndaj ambalazheve njĂ«pĂ«rdorimshe.

Masa e parĂ«, ajo me numĂ«r 38, e titulluar “Vendosja e detyrimit pĂ«r rimbushje pĂ«r sektorin e ushqimit qĂ« ambalazhohet me vete (take-away)”, vendos rregulla tĂ« detyrueshme pĂ«r operatorĂ«t e HoReCa-s. Sipas saj, shitĂ«sit me pakicĂ« qĂ« ofrojnĂ« pije tĂ« nxehta apo tĂ« ftohta dhe/ose ushqime tĂ« gatshme pĂ«r t’u marrĂ« me vete, do tĂ« duhet tĂ« krijojnĂ« sisteme qĂ« u lejojnĂ« klientĂ«ve tĂ« sjellin enĂ«t e tyre pĂ«r rimbushje.

Në këto raste, produktet duhet të shiten me të njëjtin çmim dhe në kushte po aq të favorshme sa ato të ofruara në ambalazhe njëpërdorimshe. Po ashtu, operatorët do të jenë të detyruar të informojnë qartë konsumatorët në pikat e shitjes, përmes njoftimeve të dukshme dhe lehtësisht të lexueshme, mbi këtë mundësi.

NdĂ«rkohĂ«, masa e dytĂ«, ajo nr. 39, e parashikon kĂ«tĂ« praktikĂ« si opsionale. E titulluar “Vendosja e opsionit pĂ«r ofrimin e ripĂ«rdorimit nĂ« sektorin e ushqimit qĂ« ambalazhohet me vete (take-away)”, ajo u kĂ«rkon operatorĂ«ve tĂ« HoReCa-s t’u ofrojnĂ« klientĂ«ve mundĂ«sinĂ« e zgjedhjes sĂ« produkteve tĂ« ambalazhuara nĂ« enĂ« tĂ« ripĂ«rdorshme, pĂ«rmes njĂ« sistemi tĂ« dedikuar ripĂ«rdorimi.

Edhe në këtë rast, shitësit do të duhet të afishojnë njoftime të qarta për të informuar konsumatorët mbi disponueshmërinë e këtij opsioni. Për më tepër, programi përcakton që të paktën 10% e produkteve të shiten në formate ambalazhi të ripërdorshme, ndërsa çmimi dhe kushtet e shitjes të jenë të njëjta me ato të ambalazheve njëpërdorimshe.

Plani i qeverisĂ« parashikon qĂ« aktet nĂ«nligjore qĂ« do tĂ« detajojnĂ« kĂ«to masa tĂ« miratohen gradualisht pĂ«rgjatĂ« disa viteve, ndĂ«rsa dy masat qĂ« lidhen me enĂ«t e ripĂ«rdorshme pĂ«r ushqimet dhe pijet “take-away” pritet tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi nĂ« vitin 2027./ N.Maho

 

The post Programi, “take-away” pa mbetje, bar-restorantet drejt enĂ«ve tĂ« ripĂ«rdorshme appeared first on Revista Monitor.

Emigrantët duan të ndihmojnë vendin, por institucionet nuk i përfillin

Teksa emigracioni po masivizohet vit pas viti dhe shumica e shqiptarëve, pjesa më produktive jetojnë jashtë vendit me 2.2 milionë banorë sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit, në anën tjetër qeveria dhe institucionet kanë dështuar për të zbatuar programin dhe strategjitë për emigrantët.

Rritja e frikshme e emigracionit, 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Një pjesë e emigrantëve që jetojnë prej dy dekadash jashtë vendit duan të kontribuojnë sidomos në zonat kur kanë lindur, por ato përballen me pengesa dhe mospërfillje institucionale.

Anëtarët e diasporës shqiptare të intervistuar nga INSTAT janë të angazhuar në mënyrë aktive në një gamë të gjerë iniciativash që kontribuojnë në zhvillimin kulturor, akademik, ekonomik dhe institucional të vendit në vendet ku jetojnë. Rreth një në pesë anëtarë të diasporës është aktiv në organizata dhe shoqata të diasporës, kryesisht në funksion të promovimit të identitetit shqiptar jashtë vendit, përmes shkollave të gjuhës, aktiviteteve kulturore dhe ngjarjeve komunitare.

Megjithatë sipas anketës angazhimi i diasporës në vendin tonë kufizohet nga një sërë sfidash. Diskutimet me anëtarë dhe organizata të ndryshme të diasporës gjatë anketës së INSTAT nxjerrin në pah pengesa institucionale, duke përfshirë aktivitetin e kufizuar të institucioneve kyçe si Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, si edhe vështirësi në koordinimin ndërministror.

Emigrantët vënë në dukje mungesën e një data-baze të centralizuar të diasporës, teksa ka fushata të kufizuara informimi dhe komunikimi për angazhimin e diasporës.

Sipas anketës mungojnë mekanizmat e strukturuar që profesionistët e diasporës të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë, duke mbetur shpesh vetëm në iniciativa.

“Ka mungesĂ« besimi ndaj institucioneve shqiptare dhe shqetĂ«sime pĂ«r burokracinĂ« e tepruar, veçanĂ«risht mes profesionistĂ«ve. Ka shqetĂ«sime pĂ«r klimĂ«n e biznesit, boshllĂ«qe nĂ« kuadrin ligjor pĂ«r mbĂ«shtetjen e investitorĂ«ve nga diaspora dhe mungesĂ«n e fondeve tĂ« dedikuara pĂ«r kanalizimin e investimeve. Ka nisur shkĂ«putja kulturore nĂ« rritje te brezat e dytĂ« dhe tĂ« tretĂ« tĂ« diasporĂ«s qĂ« asimilohen jashtĂ« vendit, duke sjellĂ« dobĂ«simin e lidhjeve me trashĂ«giminĂ« shqiptare” vĂ« nĂ« dukje anketa.

Në aspektin ekonomik, anëtarët e diasporës po shohin gjithnjë e më shumë përtej remitancave tradicionale, drejt formave më strategjike të investimit, përfshirë pasuritë e paluajtshme, turizmin dhe sipërmarrjet teknologjike.  MIrëpo qeveria shqiptare nuk po mundet të përthithë kapitalin human dhe atë financiar të diasporës, duke ulur përfitimet e vendit nga ky potencial i madh./ B.Hoxha

 

The post Emigrantët duan të ndihmojnë vendin, por institucionet nuk i përfillin appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria ka numrin më të vogël të kartave të kreditit në rajon

Shqipëria është ekonomia e rajonit të Ballkanit Perëndimor me numrin më të vogël të kartave të kreditit.

Sipas statistikave krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në vitin 2024 në Shqipëri ishin aktive 50.18 karta krediti për 1000 banorë. Sipas FMN-së, depërtimi i kartave të kreditit ka pësuar madje rënie krahasuar me nivelin prej 52.52% të një viti më parë.

Shqipëria është dukshëm mbrapa vendeve fqinje të rajonit në shkallën e depërtimit të këtij produkti pagesash.

Para Shqipërisë ndodhet Mali i Zi, me 71.72 karta krediti për 1000 banorë, Bosnje-Hercegovina, me 156.29 karta krediti për 1000 banorë, Serbia, me 159.11 karta krediti për 1000 banorë, Kosova, me 160.75 karta krediti për 1000 banorë dhe Maqedonia e Veriut, me 185.18 karta krediti për 1000 banorë.

Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore e depërtimit të ulët të kartave të kreditit në Shqipëri është niveli i lartë i përdorimit të parasë fizike në transaksionet e pagesave. Karta e kreditit është një produkt i dedikuar kryesisht për pagesat automatike nëpërmjet terminaleve POS. Prapambetja relative e Shqipërisë në pagesat me kartë është reflektuar pjesërisht edhe në një përdorim të dobët të kartave të kreditit.

Megjithëse në vitet e fundit pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë, ende nuk kjo nuk po reflektohet në një hov domethënës të kartave të kreditit, si produkt i veçantë.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, karta e kreditit ngelet një produkt relativisht i shtrenjtë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2025 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 20.29% për kartat në Lekë dhe 16.95% për kartat në Euro. Krahasuar me një vit më parë, normat mesatare të interesit kanë pësuar rënie për kartat në Euro, po janë rritur lehtë për ato në Lekë.

Në terma mesatarë, normat e interesit të kartave ngelen më të larta në raport me produktet e ngjashme të kredisë konsumatore bankare, si, për shembull, overdraftet. Sipas bankierëve, kjo ndodh për shkak të një shkalle të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit të kaluar bankat shqiptare raportonin 113 290 karta krediti aktive, në rënie me 6.1% krahasuar me një vit më parë.

Rënia ka ardhur kryesisht nga dy bankat kryesore, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe Raiffeisen, që kanë pësuar rënie të numrit të kartave aktive dhe të pjesës së tregut. Ndërkohë, bankat e tjera në përgjithësi kanë pasur një tendencë në rritje të numrit të kartave të kreditit dhe pjesës së tyre të tregut. Pavarësisht rënies së tyre gjatë 2024, BKT dhe Raiffeisen Bank Albania vazhdojnë ta dominojnë tregun e kartave të kreditit, me rreth 64% të numrit total të tyre.

Burimi: FMN

The post Shqipëria ka numrin më të vogël të kartave të kreditit në rajon appeared first on Revista Monitor.

Faza e radhës e IA do të zhvendoset drejt efikasitetit dhe uljes së kostove

Ish-drejtori i privatësisë në Facebook, Chris Kelly, tha se faza e ardhshme e bumit të inteligjencës artificiale (IA) do të përqendrohet te rritja e efikasitetit, veçanërisht në trajnimin e modeleve dhe në uljen e kostove dhe konsumit të energjisë.

Kelly theksoi se, ndërsa kompanitë e mëdha po garojnë për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për ngarkesat e IA, industria do të duhet të thjeshtojë ndërtimet që përdorin shumë energji (energy-intensive).

“Truri ynĂ« funksionon me rreth 20 vat. Nuk na duhen qendra energjie nĂ« shkallĂ« gigavatĂ«sh pĂ«r tĂ« arsyetuar,” tha ai, duke shtuar se efikasiteti do tĂ« jetĂ« njĂ« nga prioritetet kryesore pĂ«r lojtarĂ«t e mĂ«dhenj tĂ« IA.

Sipas Kellyt, kompanitë që arrijnë një përparim në uljen e kostove të qendrave të të dhënave do të dalin fituese në garën e IA.

Tregu i qendrave të të dhënave ka grumbulluar mbi 61 miliardë dollarë në marrëveshje infrastrukturore në vitin 2025, ndërsa disa të tjerë janë përfshirë në ethe globale ndërtimi, sipas S&P Global.

Vetëm OpenAI ka bërë angazhime mbi 1.4 trilionë dollarë për IA në vitet e ardhshme, përfshirë partneritete të mëdha me Nvidian, Oracle dhe Coreweave.

Por ky hov ka rritur shqetësimet për burimet e energjisë që do të furnizojnë këto ndërtime, në një rrjet elektrik tashmë të ngarkuar.

Në shtator, Nvidia dhe OpenAI njoftuan një projekt që përfshin të paktën 10 gigavatë qendra të dhënash, afërsisht sa konsumi vjetor i energjisë i 8 milionë familjeve në SHBA dhe i barabartë me kërkesën kulmore verore të Nju Jorkut në vitin 2024.

Shqetësimet për koston u shtuan edhe pasi DeepSeek lançoi në dhjetor 2024 një model gjuhësor të madh, falas dhe me kod të hapur, për nën 6 milionë dollarë, shumë më pak se konkurrentët amerikanë.

Kelly pret që një numër lojtarësh kinezë të dalin në pah, sidomos pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të miratuar shitjen e çipeve Nvidia H200 drejt Kinës.

Modelet me kod tĂ« hapur, veçanĂ«risht ato qĂ« vijnĂ« nga Kina, do t’u japin pĂ«rdoruesve akses nĂ« nivele bazĂ« tĂ« fuqisĂ« llogaritĂ«se dhe nĂ« IA gjenerative dhe agjentike, pĂ«rfundoi Kelly. / CNBC, Shqip.al

The post Faza e radhës e IA do të zhvendoset drejt efikasitetit dhe uljes së kostove appeared first on Revista Monitor.

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin  përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën.

Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën e të punësuarve. Kur blerja e një shtëpie bëhet më e shtrenjtë, njerëzit detyrohen të qëndrojnë më gjatë me qira ose të kërkojnë shtëpi me qira në vend që të blejnë. Kjo rrit numrin e qiraxhinjve dhe për pasojë çmimet ngrihen. Edhe pronarët që kanë kredi të shtrenjta shpesh rrisin qiranë për të mbuluar pagesat e tyre mujore.

Gjithashtu kërkesa për qira po përballet me një presion në rritje për vizitorët e huaj. Shqipëria është atraktive për turistët edhe për shkak se çmimet e qirave ditore janë të lira, me vetëm 50 euro nata në zonën e qendrës. Dhënia me qira ditore e shumë apartamenteve për turistët ka çuar në rritjen e çmimeve për qiratë afatgjata jashtë trendëve normale.

Ekspertët e tregut pohojnë se një pjesë e apartamenteve të shituara janë bosh dhe përdoren vetëm pak ditë në vit nga emigrantët dhe huajt, duke bërë që të mos hidhen në tregun e qirave.

Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.

AgjentĂ«t e tregut tĂ« qirasĂ« nĂ«nvizojnĂ« se shumĂ« pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht nĂ« periferitĂ« “Astir” ose “Fresku”, tĂ« cilat merren menjĂ«herĂ« nga qiramarrĂ«sit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

NĂ« TiranĂ«, zona mĂ« e shtrenjtĂ« pĂ«r qiratĂ« e apartamenteve vijon tĂ« mbetet pranĂ« stadiumit “Air Albania”. PĂ«r banesa 2+1, çmimi mesatar arriti nĂ« 1,800 euro nĂ« muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritĂ«n me 13%.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%.  Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1.

Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.

Ndryshime çmimesh janĂ« shĂ«nuar edhe pĂ«r qiratĂ« nĂ« zonĂ«n e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave pĂ«r apartamente 1+1 arritĂ«n nĂ« 900 euro nĂ« muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritĂ«n 13%. PĂ«r apartamentet 2+1, çmimet arritĂ«n nĂ« 1,400 euro nĂ« muaj, nga 1,200 euro nĂ« muaj qĂ« ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janĂ« shtrenjtuar 17%.

Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.

Inflacioni i përgjithshëm ka luajtur gjithashtu rol. Kostoja e materialeve të ndërtimit, taksat, shërbimet dhe mirëmbajtja e banesave është rritur, dhe pronarët e transferojnë këtë rritje tek qiramarrësit. Në disa qytete, situata rëndohet edhe nga përdorimi i shumë apartamenteve për qira afatshkurtër turistike, të cilat janë më fitimprurëse.

Edhe në  vijim çmimet e qirave pritet të vijojnë rritjen për shkak të kërkesës së lartë, dhe mungesës së ofertës të përballueshme.

Nëse qeveria dhe bashkitë nuk ndërhyjnë duke promovuar ndërtim banesash me çmime të përballueshme dhe të aplikohen politika për banesa sociale barra për qiramarrësit nuk do të lehtësohet, përndryshe rritja do të jetë edhe me agresive lajmërojnë aktorët e tregut.

 

Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

Burimi: INSTAT

The post Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj appeared first on Revista Monitor.

Në 1 janar fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

Duke filluar nga 1 janar 2026, do të nisë aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta.

Sistemi bonus-malus nënkupton prime më të shtrenjta sigurimi, krahasuar me ato aktuale, për ata drejtues mjetesh që kanë shkaktuar dëme dhe prime më të ulëta për drejtuesit që nuk kanë shkaktuar dëme.

Megjithatë, sipas ekspertëve të tregut, ndryshimi do të jetë shumë më i madh në rastin e drejtuesve që kanë shkaktuar dëme (malus), ndërkohë që zbritja për drejtuesit pa histori dëmesh (bonus) pritet të jetë në përmasa modeste.

NĂ« vitin 2024, AMF miratoi rregulloren “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”. Kjo rregullore hyri nĂ« fuqi nĂ« 1 janar 2025, por nĂ« vitin e parĂ« tĂ« zbatimit ndĂ«r faktorĂ«t e riskut nuk u pĂ«rfshi parimi bonus-malus, duke u shtyrĂ« pĂ«r nĂ« vitin 2026.

Në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë ndjekin disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e mjetit.

Aplikimi i sistemit bonus-malus Ă«shtĂ« i parashikuar nĂ« ligjin “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, qĂ« ka hyrĂ« nĂ« fuqi qysh nĂ« vitin 2021. MegjithatĂ«, ligji e parashikon si tĂ« drejtĂ« tĂ« kompanive tĂ« sigurimit, por jo njĂ« detyrim. Zbatimi i parimit bonus-malus u bĂ« i mundur vetĂ«m pas miratimit tĂ« rregullores “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”.

Edhe me miratimin e kësaj rregulloreje, tregu i këtij produkti nuk po shfaq konkurrencë të mirëfilltë dhe primet e sigurimit janë pothuajse të njëjta në të gjitha kompanitë.

Ndarja e tregut të sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta është pothuajse e pandryshuar edhe këtë vit. Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për 9-mujorin 2025 tregu i këtij produkti kryesohet nga Sigal, me 20.64% të primeve të shkruara bruto, nga 20.6% që mbante një vit më parë. Ndjek Eurosig, me 15.19% (nga 15.25% një vit më parë) dhe Sigma, me 14.59% (nga 14.6% një vit më parë).

Edhe për kompanitë e tjera, ndryshimi i pjesës së tregut është i papërfillshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Problemi i konkurrencës në tregun e TPL-ve u ngrit edhe këtë vit gjatë raportimeve në Kuvendin e Shqipërisë nga AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës. Deputetët nënvizuan se ngrirja e ndarjes së tregut mes kompanive për këtë produkt është një fakt që tregon qartë mungesën e konkurrencës efektive.

The post Në 1 janar fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme appeared first on Revista Monitor.

Përmbyllet faza e fundit e liberalizimit tek energjia, 2300 subjekte në 6 kv dalin në treg të lirë

Nga kjo e enjte (1 janar) 2300 biznese të lidhura në tension 6 kilovolt kanë dalë në treg të lirë duke u furnizuar kështu nga furnizues privatë ose ai publik (FTL) me çmime që nuk janë të rregulluara por vendosen nga tregu.

KĂ«tij grupi pritet t’i shtohen edhe rreth 300 subjekte tĂ« tjera po tĂ« lidhur nĂ« 6 kilovolt por  pasi tĂ« shlyejnĂ« detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit tĂ« ShĂ«rbimit Universal. Ky zhvillim shĂ«non hallkĂ«n e fundit tĂ« procesit tĂ« liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ«, tĂ« parashikuar qĂ« nĂ« vitin 2015 me ligjin “PĂ«r sektorin e energjisĂ«â€.

Procesi nisi konkretisht në vitin 2018, kur mbi 76 subjekte të lidhura në tension 35 kV kaluan në treg të lirë. Në vitin 2022 u tentua zgjerimi i mëtejshëm i liberalizimit për bizneset në tension 20 dhe 10 kV, por kriza energjetike globale dhe çmimet e larta detyruan shtetin të ndërhyjë përmes mekanizmave amortizues dhe përfshirjes së prodhimit të KESH-it.

Deri në fund të vitit 2023, bizneset në 20 kV kishin si opsion Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, ndërsa nga 1 janari 2024 kaluan në treg të lirë. Në 1 janar 2025 këtij grupi iu bashkuan edhe 2600 subjekte të lidhura në tension 10 kV, ndërsa 1 janari 2026 shënoi përmbylljen përfundimtare të procesit.

Ndikimi i procesit dhe furnizuesit

Aktualisht, mijëra biznese sigurojnë energjinë nga furnizues privatë ose nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL). Shumica janë të lidhur tek kompania publike FTL me një çmim prej 18.34 lekë/kWh pa TVSH. Sipas administratorit të FTL, Albi Gjenerali, liberalizimi ka sjellë një seri ndikimesh pozitive në treg ku ndër të tjera ka ulur barrën financiare mbi Furnizuesin e Shërbimit Universal, ka përmirësuar disiplinën e pagesave dhe ka futur tregun në një fazë konsolidimi, ku fokusi zhvendoset drejt eficiencës dhe transparencës.

Në tregun e lirë aktualisht operojnë 40 furnizues të licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Ky zhvillim konsiderohet një efekt i drejtpërdrejtë i liberalizimit, që po nxit konkurrencën, investimet dhe orientimin e bizneseve drejt zgjidhjeve më të leverdishme energjetike, përfshirë edhe investimet për autokonsum nga burime fotovoltaike.

 

The post Përmbyllet faza e fundit e liberalizimit tek energjia, 2300 subjekte në 6 kv dalin në treg të lirë appeared first on Revista Monitor.

Të gjitha ndryshimet fiskale që nisin nga 1 janari

Nis nga 1 janari 2026 zbatimi i paketës fiskale, që përfshin 6 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, ndër më kryesore janë marrëveshja për paqen fiskale, fshirjen e detyrimeve të bizneseve në tatime dhe dogana, kompensimi 10% i TVSH për fermerët, ulja e pragut të përdorimit të parasë cash nga individët etj.

Marrëveshja e paqes Fiskale, Si do aplikohet nga janari

Nga 1 janari 2026 nis zbatimin edhe ligji “PĂ«r marrĂ«veshjen e paqes Fiskale”, pavarĂ«sisht kundĂ«rshtimeve tĂ« shprehura nga Bashkimi Europian (BE), Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) dhe Dhoma Amerikane e TregtisĂ« (AmCham), qĂ« nisma pritet tĂ« nxisĂ« pastrimin e parave dhe tĂ« kapitalit tĂ« dyshimtĂ«.

Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë mundëson nënshkrimin e një marrëveshje mes biznesit të madh me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit dhe administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit.

Vullnetarisht në këtë marrëveshje me administratën tatimore, mund të hyjë çdo biznes i rregullt qoftë persona fizik apo entitet. Të përjashtuar nga e drejta për të hyrë në marrëveshje me administratën tatimore janë bizneset që ndaj tyre është hapur çështje penale për mashtrim apo evazion fiskal.

GjatĂ« kĂ«saj marrĂ«veshje me afat 1 vjeçar (me tĂ« drejta rinovimi deri 2 herĂ«),  biznesit me tĂ« ardhura bruto mbi 14 mln lekĂ« nĂ« vit, do t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi njĂ« bazĂ« tĂ« tatueshme tĂ« rritur. Pra biznesi nuk do tĂ« parapaguajĂ« njĂ« tatim tĂ« çfarĂ«doshĂ«m, por qĂ« do tĂ« llogaritet mbi bazĂ«n e tatueshme e pĂ«rbĂ«rĂ« nga fitimi i tatueshĂ«m i vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus 18% rritje. NĂ«se fitimi i vĂ«rtetĂ« nĂ« fund tĂ« vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus njĂ« marzh shtesĂ« prej 18%), mbi kĂ«tĂ« shtesĂ« do tĂ« paguhet 5%.

Pra në thelb marrëveshja nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%.

Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Por bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare  fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.

Ministri i Financave Petrit Malaj mĂ« herĂ«t nĂ« takimin me sipĂ«rmarrjen pĂ«r paketĂ«n fiskale 2026 tha se kĂ«rkesa e biznesit pĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale me administratĂ«n tatimore pasi tĂ« shqyrtohet nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore. Procedura nis nĂ« muajin janar, ndĂ«rsa pritet qĂ« Ministria e Financave tĂ« miratojĂ« udhĂ«zimet pĂ«rkatĂ«se pĂ«r zbatimin e procedurave.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.

Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.

Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion.

https://monitor.al/marreveshja-me-tatimet-per-paqen-fiskale-nga-janari-2026-kerkesa-do-dorezohet-ne-e-tax/

https://monitor.al/dhoma-amerikane-kunder-paqes-fiskale-nxit-pastrimin-e-parave-legalizon-kapitalin-e-dyshimte/

https://monitor.al/do-te-falen-detyrimet-tatimore-e-doganore-te-papaguara-deri-me-31-dhjetor-2014/

 

Detyrimet nĂ« tatime dhe dogana qĂ« do t’i falen biznesit nga 1 janari 2026 

Nga 1 janari 2026 nis zbatimin ligji “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore dhe detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ qĂ« pĂ«rcakton fshirjen e plotĂ« tĂ« detyrimeve e papaguara nĂ« Tatime dhe Dogana deri mĂ« 31 dhjetor 2024.

Në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet ligji përcakton vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Kategori përfituese do të jenë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi.

Falen detyrimet e krijuar nga 2015–2019 me kushtin nĂ«se paguhet 50%

Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, ligji parashikon  edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit.

Për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme me kushtin nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet. Nëse do të paguajnë 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Do falen gjobat pĂ«r borxhet nga 2020–2024 me kushtin tĂ« paguhet detyrimi

Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.

Ligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.

Nga bizneset nĂ« tatime dhe dogana deri nĂ« vitin 2014 rezultojnĂ« se janĂ« 100 mln lekĂ« apo rreth 1 mld euro detyrime tĂ« papaguara. Shifra me detyrimin e papaguar nga bizneset deri nĂ« 2014 qĂ« parashikohet tĂ« fshihet plotĂ«sisht u bĂ« publike nga ministri i Financave Petrit Malaj nĂ« mbledhjen e mĂ«parshme tĂ« Komisionit Parlamentar pĂ«r Çështjet Ligjore.

Sipas të dhënave të bëra publike në relacionin e ligjit në total administrata tatimore ka 202,387 tatimpagues debitorë me detyrime tatimore të papaguara në shumën 162,5 mld lekëve apo rreth 1,7 mld euro deri më 31 dhjetor 2024. Principali zë 60% të borxhit në shumën e 98,4 mld lekëve apo rreth 1 miliardë euro. 35% të tij e zënë gjobat në shumën e 581 mln eurove dhe 5% zënë interesat në shumën e 79 milionë eurove.

Deri në 31 dhjetor 2014 në tatime është krijuar borxh në shumën e 29,5 miliardë lekë apo rreth 304 mln euro. Në totali i borxhit deri më 31 dhjetor 2014, pa përfshirë në llogaritje kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, llogaritet 25 mld lekë apo rreth 260 mln euro.

Detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në Dogana llogariten në vlerën e 48,5 mld lekë apo rreth 500 mln euro i pashlyer nga 4,684 debitorë. Principali zë 27% të borxhit, me vlerë 13,1 mld lekë. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga gjobat me vlerë 26,5 mld lekë (55% të totalit) dhe kamatëvonesat me vlerë 8,9 mld lekë apo 18% të totalit.

 Deri më 31 dhjetor 2014, borxhi i krijuar në Dogana është në shumën e 25,7 mld lekëve apo rreth 266 mln euro, detyrime të papaguara mbi 10 vite që do të fshihen.

Sipas llogaritjeve nga të dhënat publike ligji parashikon në total të fshijë plotësisht rreth 525 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve deri më 31 dhjetor 2014.

Nga 260 mln euro që do të fshihen plotësisht në tatime, borxhi më i madh është krijuar për TVSH e papaguar në vlerën e 11,6 miliardë lekë, për tatim fitimin 6,2 mld lekë, për taksa të tjera me vlerë 6,5 miliardë lekë dhe për TAP shuma e papaguar rezulton 675 mln lekë.

Në Dogana për borxhin që kërkohet të fshihet peshën më të madhe e zënë gjobat dhe interesat me vlerë 200 mln euro.

Miratimi i ligjit “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore e tĂ« detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ krijoi debate te deputetĂ«t e opozitĂ«s dhe ekspertĂ«t. DeputetĂ«t e opozitĂ«s kĂ«rkuan disa herĂ« bĂ«rjen publike tĂ« listĂ«s me emrat e pĂ«rfituesve qĂ« do t’u fshihen automatikisht detyrimet e papaguara deri nĂ« vitin 2014.

Ekspertët gjithashtu theksuan se lista duhej të bëhej publike, pasi ka shumë biznese që përfitojnë bazuar në listën pasive, por ndërkohë ushtrojnë aktivitete të tjera, i njëjti person ka pasur një fabrikë ka falimentuar dhe ka hapur një kompani ndërtimi. Pra ky subjekt gjeneron të ardhura dhe fitime dhe nuk ka pse të lehtësohet me fshirjen e detyrimeve. Ekspertët nënvizuan se kjo mungesë e transparencës së listës do të dekurajojë bizneset e rregullta.

https://monitor.al/do-te-falen-detyrimet-tatimore-e-doganore-te-papaguara-deri-me-31-dhjetor-2014/

https://monitor.al/debati-per-listen-e-kompanive-cfare-detyrimesh-do-te-falen/

 

Kompensimi 10% për fermerët, nga janari Tatimet do nisin sqarimet për aplikimet në e-Albania

Nga 1 janari 2026 nis zbatimin edhe skema e kompensimit të TVSH-së 10% për fermerët që do të shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 92/2014, ‘PĂ«r tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risë’, i ndryshuar” i miratuar nga Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« pĂ«rcakton se kompensimi i TVSh-sĂ« 10% tĂ« fermerĂ«ve do tĂ« bĂ«het mbi vlerĂ«n e faturave tĂ« lĂ«shuara nga blerĂ«si i produkteve tĂ« tyre bujqĂ«sore.

Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.

Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.

Kjo autofaturë e lëshuar për fermerin nga përpunuesi, grumbulluesi, apo një agroturizëm i certifikuar do të shërbejë si bazë për llogaritjen e kompensimit, i cili përfaqëson 10% të vlerës së saj dhe synon të mbulojë pjesërisht TVSH-në që fermerët kanë paguar për inputet bujqësore, si plehra kimike, fara dhe fidanë.

P.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.

KĂ«rkesa pĂ«r kompensim do tĂ« bĂ«het dy herĂ« nĂ« vit, pĂ«r periudhat janar–qershor dhe korrik–dhjetor.

Sipas sqarimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për Monitor nga 2026 fermerët do të udhëzohen se kur do të dorëzojnë kërkesën e kompensimit të TVSH-së përmes platformës e-Albania. Përveç kërkesës, fermerët do të duhet të konfirmojnë online çdo autofaturë të lëshuar në emrin e tyre, me qëllim shmangien e abuzimeve prej përpunuesve. Pas verifikimit, shuma e kompensimit do të derdhet direkt në llogarinë bankare të fermerit brenda 30 ditëve. Tatimet pohuan se nxjerrjes së udhëzimit nga Ministria e Financave për zbatimin e ligjit, në mbarë vendin do të nisë fushata për orientimin e procedurave për fermerët.

Përfitues të skemës janë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe që nuk ngarkojnë TVSH në shitjen e produkteve të tyre, por që njëkohësisht nuk kanë të drejtë të rimbursojnë TVSH-në e paguar për blerjet.

Skema synon kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, por që nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin.

Edhe kjo skemë u kundërshtua nga Shoqata e Blegtorëve të Qumështit. Më herët në Komisionin e Ekonomisë Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve të Qumështit Gentian Lalaj kërkoi që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri. Për shoqatën e blegtorëve autofatura e lëshuar prej përpunuesve është abuzive. Shoqata e Blegtorëve gjithashtu kërkoi edhe barazimin e TVSH-së për blerjet dhe shitjet e mallrave me TVSh të fermerit, si dhe zbatimin e skemës së kompensimit mbështetur mbi litra qumësht të prodhuar.

https://monitor.al/kompensimi-10-i-tvsh-se-financat-permes-autofaturave-perfitojne-110-mije-fermere/

https://monitor.al/fermeret-duhet-te-nisin-grumbullimin-e-faturave-per-kompensimin-10-kerkesa-do-behet-dy-here-ne-vit/

https://monitor.al/sqarohet-zbatimi-i-tvsh-se-kompensimi-10-per-fermeret-do-llogaritet-mbi-vleren-e-autofaturave/

https://monitor.al/shoqata-e-blegtoreve-kunder-kompensimit-te-tvsh-se-10-me-autofature-por-me-faturim-direkt/

 

Nga ulja e pĂ«rdorimit tĂ« Cash te detyrimi i bizneseve pĂ«r terminalet “POS”, hyjnĂ« nĂ« fuqi ndryshimet te procedurat tatimore

Nga 1 janari 2026 hyn nĂ« fuqi edhe ligji “PĂ«r disa ndryshime dhe shtesa nĂ« ligjin nr.9920, datĂ« 19.5.2008, “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar”

Ndryshimet pĂ«rfshijnĂ« zbatimin e disa nismave tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, si zvogĂ«limi i pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ« nĂ« transaksionet ndĂ«rmjet bizneseve, duke ulur kufirin e lejuar pĂ«r pagesat me para nĂ« dorĂ« nga 150,000 lekĂ« nĂ« 100, 000 lekĂ«. Kjo masĂ« synon tĂ« rrisĂ« transparencĂ«n dhe gjurmueshmĂ«rinĂ« e transaksioneve, si dhe tĂ« reduktojĂ« evazionin fiskal, duke nxitur pĂ«rdorimin e pagesave pĂ«rmes sistemit bankar, tĂ« cilat janĂ« mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u kontrolluar dhe verifikuar nga administrata tatimore.

Ndryshimet sollĂ«n edhe vendosjen e njĂ« kufiri pĂ«r transaksionet me para nĂ« dorĂ« qĂ« personat fizikĂ«, individĂ«t e vetĂ«punĂ«suar dhe tregtarĂ«t apo entitetet kryejnĂ« me individĂ«, kur vlera e transaksionit kalon pragun 500,000 lekĂ«. “Kjo ndĂ«rhyrje synon tĂ« forcojĂ« kontrollin mbi qarkullimin e parasĂ« jashtĂ« sistemit financiar formal dhe tĂ« rrisĂ« nivelin e formalizimit tĂ« transaksioneve”, theksohej nĂ« relacion.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« politikave pĂ«r reduktimin e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ« dhe nxitjen e pagesave elektronike, gjithashtu u miratua vendosja e detyrimit pĂ«r pajisjen me terminal “POS” nĂ« pikat e shitjes tĂ« tatimpaguesve qĂ« kryejnĂ« veprimtari ekonomike me pagesa nĂ« para nĂ« dorĂ«, sipas afateve tĂ« parashikuara nĂ« ligj.

Ministri i Financave Petrit Malaj më herët sqaroi se brenda datës 30 Maj 2026, detyrimi duhet të përmbushet nga çdo biznes që operon në sektorin e turizmit edhe në atë të transportit, përveç pagesave cash, do të duhet të garantojë forma alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pajisjet POS, apo forma të tjera elektronike.
Ndërkohë ky detyrim duhet të përmbushet nga të gjithë bizneset e tjera, brenda datës 31 Dhjetor 2026.

Ndër të tjera ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë edhe nismat si: Përjashtimin nga kamatëvonesat për institucionet publike, në rastet kur mosrespektimi i afateve të deklarimit apo pagesës së detyrimeve vjen si rezultat i zbatimit të një akti ligjor apo nënligjor me efekte prapavepruese ose i vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Ky përjashtim synon të mbrojë institucionet publike nga penalitete që burojnë nga faktorë objektivë dhe të pavarur nga vullneti i tyre;

Vendosjen e sanksioneve administrative ndaj prodhuesve ose mirëmbajtësve të softëare-it të pajisjeve fiskale, në rastet e refuzimit të bashkëpunimit me administratën tatimore, me qëllim sigurimin e bashkëpunimit të plotë në rastet kur kërkohet hapja ose verifikimi i pajisjeve fiskale të konfiskuara. Me këtë ndryshim vendoset detyrimi ligjor për bashkëpunim dhe parashikohen sanksione administrative në rast refuzimi, me synim forcimin e kontrollit dhe garantimin e funksionimit të rregullt të sistemit të fiskalizimit;

E drejta e tatimpaguesve individë për të korrigjuar deklaratën vjetore të të ardhurave personale brenda 6 muajve nga data e dorëzimit, me mundësinë për të kryer jo më shumë se dy korrigjime. Gjithashtu, parashikohet reduktimi i afatit për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara nga 36 muaj në 24 muaj.

https://monitor.al/ulet-kufiri-per-parane-cash-deri-ne-fund-te-vitit-2026-te-gjithe-bizneset-me-terminale-pos/

https://monitor.al/shoqata-e-bankave-kunder-propozimit-per-kufirin-500-mije-leke-te-pagesave-ne-cash-te-individeve/

 

Nga 1 janari nis zbatimin rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5%; Referencat e reja do rrisin taksën e banesës në rrethe

Nga 1 janari 2026 hyn nĂ« fuqi edhe ligji “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurive tĂ« paluajtshme”, qĂ« do t’u japĂ« mundĂ«sinĂ« qytetarĂ«ve dhe bizneseve tĂ« rivlerĂ«sojnĂ« pronat e tyre me tatim tĂ« reduktuar 5% nga 15% qĂ« Ă«shtĂ« norma, si dhe VKM pĂ«r çmimet e ndryshuara tĂ« referencĂ«s nĂ« rrethe.

Periudha e zbatimit të procesit të rivlerësimit do të jetë nga data 1 janar 2026 deri më 31 mars 2027. Afati maksimal për dorëzimin e kërkesës për rivlerësimin e pasurisë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është deri më 31 dhjetor 2026.

Rivlerësimi do të kryhet nga ekspertë të licencuar ndërsa tatimi 5% do të paguhet mbi diferencën e vlerës së shitblerjes së pronës.

Hartës së re të çmimeve në rrethe, që hyn në fuqi nga 1 janari 2026, i shtohen edhe 54 zona të reja kadastrale. Numri i tyre arrin në 119 zona nga 65 që ishin më parë.

Referuar vendimit “PĂ«r miratimin e metodologjisĂ«, rregullave dhe procedurave pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme ‘ndĂ«rtesa’, llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e saj” ndryshimet mĂ« tĂ« larta tĂ« çmimeve tĂ« referencĂ«s pĂ«r rrethet rezultojnĂ« nĂ« DurrĂ«s.

Me hartĂ«n e re, DurrĂ«si do tĂ« ndahet nĂ« 13 zona kadastrale me çmime qĂ« varion nga 45 mijĂ« lekĂ« deri nĂ« 200 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror nga 67,5 mijĂ« lekĂ« qĂ« ishte çmimi i mĂ«parshĂ«m. NĂ« DurrĂ«s ndryshimet mĂ« tĂ« larta prej 196%, krahasuar me çmimin e mĂ«parshĂ«m, janĂ« pĂ«r zonĂ«n kadastrale nr.13, e cila nĂ« terren pĂ«rkon nĂ« portin e DurrĂ«sit, ku po zhvillohet edhe projekti i “DurrĂ«s Yahts Marina”. Nga 67,5 mijĂ« qĂ« Ă«shtĂ« çmimi i vetĂ«m i referencĂ«s sĂ« shitblerjes sĂ« apartamenteve nĂ« DurrĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« pas hyrjes nĂ« fuqi tĂ« vendimit, çmimi i do tĂ« jetĂ« 200 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror.

Rritja të lartë për çmimet e referencës ka edhe për zonat e tjera bregdetare, si: Himara, Saranda, Vlorë dhe ishulli i Sazanit. Me hartën e re Himara ndahet në 5 zona kadastrale, ku rritja më e lartë e çmimit prej 141% është për zonën nr.1.

Nga 58 mijë lekë për metër katror çmimi arrin 140 mijë lekë për metër katror. Saranda gjithashtu do të ndahet në 5 zona kadastrale, ku për zonat nr.1 dhe nr.3 çmimi arrin 100 mijë lekë për metër katror apo 78.6% më shumë sesa çmimi i mëparshëm. Vlora do të jetë e ndarë në 7 zona kadastrale, ku 4 prej tyre janë brenda qytetit, dhe zonat e tjera do jenë ajo e Rradhimës, Orikumit dhe ishullit të Sazanit. Në Vlorë rritja më e lartë për çmimet e referencës është në ishullin e Sazanit.

Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump. Për ishullin e Sazanit çmimi i referencës është 200 mijë lekë për metër katror apo 233% më shumë sesa çmimi i mëparshëm për qytetin e Vlorës.

Ashtu siç ndodhi në Tiranë në gusht të vitit 2023, rritja e çmimeve të referencës do të sjellë rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës për familjarët dhe bizneset, pasi vlera e pronës për llogaritjen e taksës, bëhet sipas çmimeve të referencës së apartamenteve. Rritja e detyrimit do të jetë në njëjtën vlerë me ndryshimet e referencës.

Çmimet e reja tĂ« referencave pĂ«r shitblerjen e apartamenteve nĂ« rrethe do tĂ« rrisin edhe detyrimin e ndĂ«rtuesve pĂ«r taksĂ«n e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ«.

Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerat referuese të metodologjisë së miratuar nga qeveria.

PĂ«r qytetin e DurrĂ«sit taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« pĂ«r ndĂ«rtime banime, qĂ« nuk janĂ« tĂ« destinuara tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r turizĂ«m, industri apo pĂ«r shĂ«rbime publike Ă«shtĂ« 8%, sipas vendimit “PĂ«r sistemin e taksave dhe tarifave vendore nĂ« qytetin e DurrĂ«sit pĂ«r vitin 2023” i miratuar nĂ« muajin dhjetor 2022.

Për një objekt rezidencial me sipërfaqe 100 mijë katror, me vendndodhje pranë portit të Durrësit, sipas llogaritjeve me çmimin aktual të referencës detyrimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtuesin është 540 mln lekë. Detyrimi i taksës i llogaritur me çmimin e ri të referencës që hyn në fuqi nga 1 janari 2026 për një ndërtim me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet rreth 1 mld lekë. Detyrimi i ndërtuesit për taksën do të rritet në përqindje të njëjtë me ndryshimin e referencave.

Ndërtuesit paralajmërojnë se rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë do të shtojë koston për ta, që do të reflektohet me ndryshim të shitjes së çmimeve të apartamenteve, veçanërisht në zonat bregdetare si Durrësi dhe Qerreti.

https://monitor.al/nga-1-janari-sa-do-te-rritet-taksa-e-nderteses-per-shtepite-dhe-dyqanet-per-119-zona-ne-rrethe/

https://monitor.al/tabelat-zbardhen-detyrimet-e-reja-te-takses-se-nderteses-per-119-zonat-kadastrale-ne-rrethe/

https://monitor.al/sa-do-rritet-detyrimi-ne-rrethe-per-taksen-e-nderteses-per-pishinat-pistat-per-gara-fusha-futbolli/

Hyn në fuqi shtyrja e afatit për dorëzimin e librave të shitjes dhe blerjes

Paketa fiskale 2026 solli ndryshime edhe te afati i dorëzimit të faturave të fiskalizuara, që përmbajnë librat e shitjes dhe blerjes së tatimpaguesve.

Ligji  “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87, datĂ« 18.12.2019, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit’, tĂ« ndryshuar” miratoi shtyrjen me 1 ditĂ« tĂ« afatit tĂ« plotĂ«simit dhe dorĂ«zimit tĂ« librave tĂ« shitjes dhe blerjes. Nga data 10 e muajit pasardhĂ«s e lejuar pĂ«r plotĂ«simin e librave tĂ« shitjes dhe blerjes u pĂ«rcaktua si afat data 11 e muajit pasardhĂ«s.

Nga muaji mars 2023 librat e shitjes dhe të blerjes transferohen automatikisht nga platforma e faturave në sistemin I-tax. Pas datës 11 mund të bëhet përditësimi i librit që shfaqet në sistemin I-tax të tatimpaguesit. Pra pas kësaj date, tatimpaguesi nëse ka ndryshim mund të çojë variantin e tij të rregulluar.

Në relacionin e draftit theksohej se shtimi i afatit me 24 orë është një masë praktike që do të lehtësojë përpunimin e faturave brenda sistemit të fiskalizimit.

EkonomistĂ«t pohuan mĂ« herĂ«t se shtyrja e afatit do t’i kufizojĂ« nĂ« kohĂ« pĂ«r kryerjen e pagesĂ«s mujore tĂ« TVSH-sĂ« qĂ« Ă«shtĂ« data 14 e muajit. Furnizuesit e ShĂ«rbimit Universal (FSHU) dhe Furnizuesi i Tregut tĂ« LirĂ« (FTL) i dorĂ«zojnĂ« faturat e fiskalizuara mĂ« datĂ« 10 apo 11 tĂ« muajit pasardhĂ«s, por qĂ« pĂ«r njĂ« biznes qĂ« e ka shpenzim kryesor energjinĂ«, si nĂ« rastin e prodhuesve kjo shkakton limitim kohe pĂ«r llogaritjen e TVSH-sĂ«.

Ligji gjithashtu zgjati afatin pĂ«r fiskalizimin e faturĂ«s nĂ« rastet e importeve, nga deri nĂ« 3 ditĂ« pas vendosjes sĂ« mallrave tĂ« importit nĂ«n regjimin e qarkullimit tĂ« lirĂ«, deri nĂ« ditĂ«n e 7-tĂ« tĂ« muajit pasardhĂ«s nga data e vendosjes sĂ« mallrave nĂ« kĂ«tĂ« regjim. “Ky ndryshim synon tĂ« pĂ«rshtatĂ« afatin ligjor pĂ«r fiskalizimin e faturave tĂ« importeve me funksionimin praktik tĂ« sistemeve elektronike, duke lehtĂ«suar pĂ«rmbushjen e detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit”, theksohet nĂ« relacion.

Për eksportin e mallrave te individët, pra në rastet se blerësi është individ, do të kërkohet saktësim i faturës së fiskalizuar, që do të duhet të përfshihet në te edhe numri personal i identifikimit (ID) të blerësit, për një gjurmueshmëri më të qartë.

Sipas relacionit të draftit, përfshirja e numrit personal të identifikimit (ID) në faturë siguron identifikim të qartë dhe unik të individit, shmang pasaktësitë në procesin e raportimit, si dhe lehtëson verifikimin nga autoritetet tatimore dhe doganore në rastet e kontrolleve apo hetimeve të mëvonshme.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87, datĂ« 18.12.2019, ‘PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit’, ndĂ«r tĂ« tjera synon tĂ« adresojĂ« nevojat e pĂ«rshtatjes sĂ« legjislacionit tatimor me zhvillimet e fundit nĂ« fushĂ«n e tatimeve mbi tĂ« ardhurat, si zĂ«vendĂ«simin e tĂ« gjitha referencave nĂ« ligj, pĂ«rkatĂ«sisht “tatimi mbi fitimin” dhe “tatimi i thjeshtuar mbi fitimin pĂ«r biznesin e vogĂ«l”, pĂ«r tu zĂ«vendĂ«suar me pĂ«rkufizimet e reja pĂ«rkatĂ«sisht “tatimi mbi tĂ« ardhurat e korporatĂ«s” dhe “tatimi mbi tĂ« ardhurat personale nga biznesi”, duke siguruar kĂ«shtu koherencĂ« ligjore dhe pĂ«rshtatje me kuadrin e ri tatimor.

Me paketĂ«n e re fiskale nga 1 janari 2026 hyn nĂ« fuqi edhe ligji “PĂ«r disa shtesa nĂ« ligjin nr. 9632, datĂ« 30.10.2006, “pĂ«r sistemin e taksave vendore”, tĂ« ndryshuar” qĂ« pĂ«rjashton nga pagesa e taksĂ«s sĂ« ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« e investimeve tĂ« financuara nga buxheti i njĂ«sive tĂ« qeverisjes qendrore dhe vendore, tĂ« ndĂ«rtimeve pĂ«r qĂ«llime publike nĂ« fushĂ«n e arsimit, shĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe mbrojtes sociale./ D.Azo

 

 

The post Të gjitha ndryshimet fiskale që nisin nga 1 janari appeared first on Revista Monitor.

Lajme të mira për klimën për ta mbyllur vitin

Viti 2025 solli pengesa të mëdha në veprimin klimatik: emetimet që ngrohin planetin vazhduan të rriten dhe angazhimet e vendeve janë ende larg nivelit të nevojshëm për të shmangur ndryshimet katastrofike të klimës.

Megjithatë, përkundër këtij realiteti, pati edhe zhvillime pozitive që tregojnë se tranzicioni energjetik po ecën më shpejt nga sa pritej një dekadë më parë.

Sipas Energy and Climate Intelligence Unit (ECIU), investimet globale në tranzicionin drejt energjisë së pastër pritet të kenë arritur një rekord të ri prej rreth 2.2 trilionë dollarësh në vitin 2025, duke përfshirë energjinë diellore, erën, bateritë dhe rrjetet.

“A Ă«shtĂ« kjo e mjaftueshme pĂ«r tĂ« na mbajtur tĂ« sigurt? Jo. Por krahasuar me drejtimin ku po shkonim, Ă«shtĂ« pĂ«rparim i dukshĂ«m,” tha Gareth Redmond-King nga ECIU.

Një nga zhvillimet më domethënëse ishte bumi i energjisë së pastër.

Investimet në teknologjitë e pastra tejkaluan ndjeshëm ato në industritë ndotëse: për çdo 1 dollar të investuar në lëndë fosile, 2 dollarë shkuan për energji të pastër.

Energjia diellore dhe ajo e erës u rritën aq shpejt sa për të mbuluar të gjithë rritjen e kërkesës globale për energji elektrike në tre tremujorët e parë të vitit 2025.

Kjo e afron botën me objektivin e vendosur në COP28 për trefishimin e kapaciteteve të energjisë së pastër deri në vitin 2030.

Kina udhëhoqi rritjen, duke kontribuar me rreth dy të tretat e kapaciteteve të reja diellore dhe të erës.

Edhe inteligjenca artificiale luajti rol pozitiv.

Ndërsa kërkesa e saj për energji është rritur, ajo ka nxitur investime të reja në energji të gjelbra dhe rrjete elektrike.

IA po përdoret gjithashtu për kërkime klimatike më të shpejta, parashikime më të sakta të motit, optimizim të transportit elektrik dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike nga nxehtësia ekstreme.

Një tjetër lajm i mirë ishte rënia e mëtejshme e çmimeve të baterive.

Kostoja për kilovat-orë ra në rreth 108 dollarë, niveli më i ulët ndonjëherë, duke përmirësuar ndjeshëm ekonominë e automjeteve elektrike, magazinimit të energjisë dhe pajisjeve të tjera elektrike.

Sistemet e magazinimit në shkallë të gjerë po shndërrohen në një nga opsionet më të lira për prodhimin e energjisë.

Në planin ndërkombëtar, Traktati për Detet e Hapura (High Seas Treaty) mori ratifikimet e nevojshme dhe do të hyjë në fuqi në vitin 2026, duke mundësuar për herë të parë mbrojtjen e 60% të oqeaneve që nuk i përkasin asnjë shteti.

Gjithashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha një opinion historik që forcon përgjegjësinë ligjore të shteteve për veprimin klimatik.

Edhe pse SHBA-ja tërhoqi disa politika mjedisore, vende të tjera si Australia, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar rritën ambiciet e tyre, ndërsa qytete të mëdha po ndërmarrin masa për të ulur ndotjen dhe trafikun.

Paralelisht, financimi për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike u rrit, përfshirë fonde për bujqësinë rezistente dhe instrumente financiare për përballimin e fatkeqësive natyrore.

Në përmbledhje, viti 2025 tregoi se, edhe pse bota është ende larg objektivave klimatike, tranzicioni drejt energjisë së pastër, inovacioni teknologjik dhe politikat e reja po krijojnë baza reale për përparim. / Bloomberg, Shqip.al

The post Lajme të mira për klimën për ta mbyllur vitin appeared first on Revista Monitor.

“Bllokadat janĂ« inekzistente”, Kurti thotĂ« se shumĂ« shpejt do ta formojĂ« Kuvendin dhe qeverinĂ«

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe se tashmë pengesat për konstituimin e kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë qartësuar skenën politike në Kosovë.

Me njĂ« fitore tĂ« thellĂ« tĂ« VetĂ«vendosjes, pritjet janĂ« qĂ« Kuvendi dhe Qeveria e re tĂ« formohen pa vonesa, pasi – siç u tha – “bllokadat janĂ« inekzistente”.

Këtë e ka thënë edhe sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tregoi se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit është i qartë, dhe se tashmë pengesat për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

“Nuk kam ndonjĂ« gjĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« rezultati Ă«shtĂ« mĂ« i qartĂ« se asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ«. Ne kemi pritur se do ta tejkalojmĂ« rezultatin e 9 shkurtit por duket se po e tejkalojmĂ« edhe rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimi nĂ« formimin e Kuvendit dhe pengesat pĂ«r formim tĂ« qeverisĂ« sĂ« re tashmĂ« janĂ« inekzistente”,

Ai ka treguar se shumë shpejt do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka deklaruar se do të kandidojë edhe për një mandat si presidente e vendit, e për këtë Kurti tha se së pari do të presin konstituimin e Kuvendit dhe më pas do të ecin tutje.

“Ne sĂ« pari do tĂ« presim qĂ« tĂ« certifikohen rezultatet duhet te konstituohet Kuvendi tĂ« shohim pĂ«rbĂ«rjen e legjislaturĂ«s sĂ« re dhe me pastaj tĂ« ecim tutje. Por, ashtu siç kam thĂ«nĂ« sot Ă«shtĂ« dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet tĂ« bisedojmĂ« bashkĂ« pĂ«r rrugĂ«n pĂ«rpara. Keni parasysh njĂ«herĂ« Ă«shtĂ« konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisĂ« dhe vetĂ«m mĂ« pas Ă«shtĂ« zgjedhja e presidentes”.

Më 28 dhjetor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku e para u rendit Lëvizja Vetëvendosje me 49.3%.

Deri tani janë numëruar votat për kandidatë për deputetë në 69.03 për qind të vendvotimeve. Po ashtu janë verifikuar edhe votat për subjektet politike në këto vendvotime.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.40 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.54 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.50 për qind.

NdĂ«rsa nga dhjetĂ« mĂ« tĂ« votuarit, nĂ«ntĂ« vijnĂ« nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje. Albin Kurti (240,466 vota), Glauk Konjufca (187,440), Albulena Haxhiu (98,215), Hekuran Murati (97,280), Donika GĂ«rvalla-Schwarz (87,381), Xhelal Sveçla (78,085), Hajrulla Çeku (71,153), Avni Dehari (71,153), Mimoza Kusari Lila (59,241 vota).

E nga PDK-ja është kryetari i kësaj partie Bedri Hamza me 109 mijë e 900 vota. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk gjendet në Top 10.

Sipas tĂ« dhĂ«nave paraprake, LVV-ja do t’i ketĂ« 56 ulĂ«se nĂ« Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

 

The post “Bllokadat janĂ« inekzistente”, Kurti thotĂ« se shumĂ« shpejt do ta formojĂ« Kuvendin dhe qeverinĂ« appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllën vitin 2025 në nivele minimale. Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, në ankandin e fundit të këtij viti yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore rezultoi 2.44%, po aq sa në ankandin e mëparshëm, që ishte një zhvilluar një javë më parë.

Në ankandin e fundit të 2025 kërkesa rezultoi disi më e ulët krahasuar me ankandet e mëparshme, me 6.65 miliardë lekë, nga 6.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave. Megjithatë, në fund Ministria e Financave vendosi të pranojë kërkesa për shumën 6.15 miliardë lekë. Kjo mund të lidhet me nevojën e pakët për hua, duke pasur parasysh se deri në fund të muajit nëntor buxheti ishte në suficit të bollshëm dhe me shumë të ngjarë programi i planifikuar i shpenzimeve nuk do të realizohet dot i tëri për këtë vit.

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllën vitin 2025 poshtë nivelit të normës bazë të interesit, duke konfirmuar në vijimësi një ecuri të normave të ulëta gjatë gjithë këtij viti. Yield-i i bonove është në rënie edhe krahasuar me një vit më parë. Yield-et e bonove 12-mujore e kishin mbyllur vitin 2024 në nivelin 2.76%, edhe në atë rast shumë afër normës bazë të interesit.

Yield-et e ulëta mund të shpjegohen me disa faktorë, duke filluar nga gjendja e mirë e likuiditetit, kërkesa në rënie e qeverisë për financim në tregun e brendshëm dhe primet më të ulëta të rrezikut, të lidhura me uljen e borxhit publik dhe përmirësimin e vlerësimit të kreditit të qeverisë nga agjencitë e specializuara.

Yield-et e ulëta të titujve qeveritarë dhe sidomos të instrumenteve afatshkurtra ndikojnë edhe koston e kredisë në Lekë për sektorin privat. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase në përgjithësi kuotohen mbështetur mbi ecurinë e bonove të thesarit, yield-et e ulëta të tyre ndikojnë edhe nivele të ulëta të normave të interesit të kredive.

Statistikat tregojnë se edhe këtë vit kredia po rritet me ritme të shpejta, pavarësisht masave të Bankës së Shqipërisë, që ka rritur më tej këtë vit kërkesën për kapital ndaj bankave, ndërsa paralelisht ka vendosur edhe disa masa kufizuese në huadhënien për blerje banesash nga indivdët.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, për tremujorin e parë 2026 huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithëse huamarrje në tremujorin e parë 2026 pritet të rritet lehtë, në tërësi për gjithë vitin 2026 ajo parashikohet të ketë një vlerë më të ulët krahasuar me një vit më parë.

Sipas buxhetit tĂ« vitit 2026, vlera e pĂ«rgjithshme e huamarrjes sĂ« re tĂ« parashikuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m Ă«shtĂ« 45 miliardĂ« lekĂ«, vlerĂ« kjo 10% mĂ« e ulĂ«t krahasuar me atĂ« tĂ« parashikuar nĂ« buxhetin e vitit 2025. / E.Shehu

The post Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale appeared first on Revista Monitor.

Auditimi, kryeqyteti zero impiante për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet tek lumi i Lanës konstaton se ujërat e ndotura vijojnë të derdhen në këtë lumë dhe tek ai i Tiranës.

KLSH argumenton se procesi i trajtimit mjedisor tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura sipas ligjit “PĂ«r trajtimin e ujĂ«rave tĂ« ndotura”  synon, ndĂ«r tĂ« tjera, trajtimin e ujĂ«rave tĂ« ndotura nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« mĂ«parshme, qĂ« tĂ« mos pengojĂ« pĂ«rpunimin dhe pĂ«rdorimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura, pakĂ«simin sa mĂ« shumĂ« tĂ« lĂ«vizjes sĂ« lirĂ« tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura dhe trajtimin sa mĂ« pranĂ« burimit dhe nĂ« impiantin mĂ« tĂ« afĂ«rt, si dhe parandalimin e ndotjes sĂ« mjedisit prej ujĂ«rave tĂ« ndotura dhe kufizimin e ndikimit kur ajo ndodh. Edhe pse nĂ« ligj kjo Ă«shtĂ« e qartĂ«, nĂ« praktikĂ« nĂ« TiranĂ« kjo nuk aplikohet kĂ«shtu.

“UjĂ«rat urbane tĂ« kryeqytetit, ku sipas INSTAT-it jetojnĂ« rreth 800 mijĂ« banorĂ«, vazhdojnĂ« tĂ« derdhĂ«n nĂ« lumenj pa asnjĂ« trajtim duke shndĂ«rruar Lumin e TiranĂ«s dhe atĂ« LanĂ«s, sipas raporteve tĂ« institucioneve shtetĂ«rore, ndĂ«r zonat mĂ« tĂ« ndotura tĂ« vendit” vlerĂ«son auditimi.

Në fakt Tirana do të kishte tashmë një impiant që ishte planifikuar të ndërtohej në Kashar por ky projekt përfundoi në Arbitrazh ku kompania që fitoi të drejtën e zbatimit çoi shtetin shqiptar për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës. Deri në atë moment kompania kishte kryer 68 për qind të punëve të parashikuara në kontratë me një vlerë 56 milionë euro. Pas çështjes në Arbitrazhin e Londrës kompania do të fitonte diçka që ka efekt dy herë negativ për shtetin shqiptar. Në njërën anë kostot e mirëmbajtjes së një impianti ende të papërfunduar janë rritur ndërkohë që detyrimi që duhet të paguhet së bashku me interesat për vendimin e arbitrazhit vijon të rritet.

“NdĂ«rprerja e kontratĂ«s sĂ« zbatimit tĂ« punimeve pĂ«r ndĂ«rtimin e ITUN Kashar dhe pĂ«rmirĂ«simin e sistemit tĂ« kanalizimeve nĂ« qytetin e TiranĂ«s, u vlerĂ«sua nga Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare e Arbitrazhit (ICC) nĂ« LondĂ«r si e njĂ«anshme dhe e kundĂ«rligjshme, duke arsyetuar se Ă«shtĂ« shkelur marrĂ«veshja e financimit dhe kushtet e kontratĂ«s, duke caktuar nĂ« ngarkim tĂ« palĂ«s sĂ« paditur MIE dhe AKUK njĂ« vlerĂ« prej afĂ«rsisht 13.5 milionĂ« Euro. Kostot financiare deri nĂ« maturimin dhe shlyerjen e plotĂ« tĂ« detyrimeve, do tĂ« rriten edhe nga aplikimi i interesave vjetore, tĂ« pĂ«rllogaritura nĂ« nivelin 3% tĂ« normĂ«s sĂ« skontimit tĂ« BankĂ«s pĂ«rkatĂ«se mbi shumĂ«n e principalit tĂ« detyrimit tĂ« pashlyer. Nga auditimi rezultoi se, deri nĂ« datĂ«n 30.04.2025, ky vendim nuk ka qenĂ« nĂ« proces njohje/ nuk Ă«shtĂ« njohur nga Gjykata e Apelit, pĂ«r tĂ« marrĂ« fuqi juridike” thuhet nĂ« auditim.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, ende i papërfunduar është parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar (për kapacitetin 350,000 p.e) për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit (për kapacitetin 681,680. Ai u financuar me një hua nga qeveria e Japonisë./ N.Maho

The post Auditimi, kryeqyteti zero impiante për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë appeared first on Revista Monitor.

Në vitin 2025, tregtia globale u përça, BE u godit nga tarifat e SHBA dhe një goditje e re nga Kina

E goditur nga tarifat e SHBA-sĂ« dhe nga “armatizimi” kinez i materialeve kritike, BE-ja u shtrĂ«ngua nga agjenda agresive tregtare e dy ekonomive mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« botĂ«.

Në 2025, goditja e parë erdhi nga Uashingtoni: SHBA-ja u kthye papritur nga brenda, vendosi tarifa të gjera ndaj partnerëve dhe detyroi rrjedhat tregtare të ridrejtohen, shpesh drejt Europës.

Paralelisht, me rritjen e tensioneve SHBA–KinĂ«, Pekini nisi tĂ« shfrytĂ«zonte varĂ«sinĂ« globale nga metalet e rralla, thelbĂ«sore pĂ«r industrinĂ« europiane tĂ« teknologjisĂ«.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen paralajmĂ«roi pĂ«r njĂ« “goditje tĂ« dytĂ« nga Kina”, duke iu referuar rritjes sĂ« eksporteve kineze dhe mbiprodhimit industrial qĂ« mund tĂ« pĂ«rmbytĂ« tregun europian dhe tĂ« rrezikojĂ« prodhuesit vendas.

E lidhur me qasjen e tregtisĂ« sĂ« bazuar nĂ« rregulla, BE-ja u gjend me pak leverdi pĂ«r t’u pĂ«rballur me njĂ« rend tregtar qĂ« po largohet nga bashkĂ«punimi dhe rregullat ndĂ«rkombĂ«tare, edhe pse kĂ«rkon tĂ« diversifikojĂ« partnerĂ«t dhe mjetet e kundĂ«rpĂ«rgjigjes.

Lufta në Ukrainë e nxori në pah dobësinë europiane: varësia nga SHBA-ja për sigurinë kufizoi hapësirën e manovrës edhe në tregti.

Kthimi i Donald Trump në detyrë e përshkallëzoi situatën. Shtëpia e Bardhë nisi ofensivën më agresive tregtare në një shekull, ndërsa Kina rriti presionin duke kufizuar eksportet e mineraleve kritike të nevojshme për industri të shumta.

BE-ja u përpoq të hapë tregje të reja eksporti në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, por pa shmangur komplikimet.

Më 2 prill, Trump shpalli nga Shtëpia e Bardhë një breshëri tarifash që tronditi tregjet. BE-ja u godit me tarifë 20%, si përgjigje ndaj një deficiti tregtar prej 300 mld dollarësh që Brukseli e kundërshtoi: sipas llogaritjeve europiane, marrëdhënia është më e balancuar (suficit në mallra dhe deficit në shërbime), dhe deficiti total del rreth 50 mld euro kur llogariten bashkë mallrat dhe shërbimet.

Tarifat amerikane pĂ«r çelikun e aluminin u rritĂ«n nĂ« 25% dhe mĂ« pas nĂ« 50% deri nĂ« qershor, duke e bĂ«rĂ« BE-nĂ« dĂ«mtim kolateral nĂ« rivalitetin SHBA–KinĂ«. Bisedimet ishin tĂ« tensionuara e tĂ« paqĂ«ndrueshme; Trump kĂ«rcĂ«noi tarifa deri 200% pĂ«r produkte europiane.

Komisioneri MaroĆĄ Ć efčovič udhĂ«toi 10 herĂ« nĂ« Uashington, ndĂ«rsa BE-ja pĂ«rgatiti lista kundĂ«rmasash deri nĂ« 72 mld euro, por i pezulloi pĂ«r tĂ« mbajtur gjallĂ« negociatat.

U diskutua edhe Instrumenti Kundër-Shtrëngimit (2023), por industria europiane druhesha nga pasoja më të rënda.

Më 27 korrik, von der Leyen dhe Trump arritën marrëveshje në Turnberry. Deklarata e 21 gushtit e vulosi: BE-ja zero tarifa për shumicën e mallrave industriale amerikane, ndërsa SHBA-ja i çoi tarifat për eksportet e BE-së në 15%, me angazhime për 600 mld dollarë investime të BE-së në SHBA deri më 2028 dhe 750 mld dollarë blerje energjie.

Brukseli e quajti rezultatin më të mirë të mundshëm; kritikët e panë të pabalancuar. Sabine Weyand pranoi se SHBA-ja kishte epërsinë dhe paralajmëroi se Europa po paguan çmimin e varësisë nga ombrella e sigurisë amerikane. BE-ja kërkon ende përjashtime dhe ulje tarifash, ndërsa çeliku e alumini mbeten në 50%.

Në vijim, presioni u zhvendos edhe te rregullat dixhitale: SHBA-ja kërkon ulje tarifash industriale europiane (legjislacion në 2026) dhe zbutje të zbatimit të DMA/DSA si kusht për lehtësim në çelik e alumin.

BE-ja këmbëngul se rregullat dixhitale janë të paprekshme, por tensioni po rritet; Uashingtoni madje ndaloi hyrjen e pesë individëve, përfshirë ish-komisionerin Thierry Breton, ndërsa Komisioni dhe Macron folën për shtrëngim e intimidim.

PavarĂ«sisht kaosit tarifor, tregtia globale u rrit nĂ« 2025: importet e mallrave +6.35% dhe eksportet +6.24% (SGEPT). Kina arriti suficit tregtar 1 trilion dollarĂ«, ndĂ«rsa eksportet drejt BE-sĂ« u rritĂ«n gati 15% (nĂ«ntor 2024–nĂ«ntor 2025); nĂ« Itali mbi 25%.

Mbikapaciteti i çelikut ishte 600 mln tonë (OECD, 2024). Tarifat e BE-së për automjetet elektrike kineze në 2024 u kundërpërgjigjën me detyrime deri 42.7% për mish derri e bulmet.

Diplomacia BE-KinĂ« dha pak, dhe kur Kina kufizoi metalet e rralla, vetĂ«m pas takimit Trump–Xi mĂ« 30 tetor u zbutĂ«n kontrollet, duke anashkaluar BE-nĂ«.

Rasti Nexperia nĂ« HolandĂ« theksoi kufijtĂ« e politikĂ«s europiane. Sipas Alicia Garcia Herrero, “BE-ja nuk ka leverdi ndaj KinĂ«s”.

Brukseli, ndĂ«rkohĂ«, dyfishoi tarifat pĂ«r çelikun nga jashtĂ« dhe ngriti njĂ« doktrinĂ« tĂ« re tĂ« sigurisĂ« ekonomike pĂ«r tĂ« “ulur rrezikun” nĂ« tregti, duke nxjerrĂ« mĂ«simin se gjithçka mund tĂ« “armatizohet”.

BE-ja kërkon të diversifikojë marrëveshjet me partnerë të rinj (Meksikë, Indonezi, Singapor) dhe të ringjallë bisedimet me Indinë, ndërsa marrëveshja Mercosur mbetet e bllokuar dhe u shty për 2026. / Euronews

The post Në vitin 2025, tregtia globale u përça, BE u godit nga tarifat e SHBA dhe një goditje e re nga Kina appeared first on Revista Monitor.

❌