Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

Google planifikon të dyfishojë shpenzimet për IA në 185 mld $ pas rezultateve të forta financiare

5 February 2026 at 13:13

Gjiganti i kërkimit raporton për herë të parë më shumë se 400 miliardë dollarë të ardhura vjetore

Google tha se planifikon të dyfishojë shpenzimet kapitale këtë vit deri në 185 miliardë dollarë, ndërsa rritja e fortë në reklama dhe cloud ka rritur fuqinë financiare të gjigantit të kërkimit për IA.

Grupi me bazë në Mountain View, Kaliforni, rriti parashikimin për shpenzimet kapitale në vitin 2026 në një interval nga 175 miliardë deri në 185 miliardë dollarë, shumë mbi pritshmëritë e analistëve prej rreth 120 miliardë dollarësh, tha Alphabet.

Investimet kapitale në tremujorin e katërt pothuajse u dyfishuan në 27.9 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë, duke çuar shpenzimet për vitin 2025 në 91.4 miliardë dollarë.

Google ka fituar vrull në garën e IA muajt e fundit me hedhjen në treg të modeleve të reja Gemini, duke përdorur të ardhurat e mëdha dhe çipat e avancuar të zhvilluar brenda kompanisë për të rikuperuar terren ndaj rivalëve, përfshirë OpenAI.

Drejtori ekzekutiv Sundar Pichai ka argumentuar se investimet e mëdha në IA mbështeten nga rritje të forta në fitime dhe fluks parash, ndërsa të ardhurat nga reklamat vazhdojnë të rriten dhe kërkesa për IA ka rritur aktivitetin e divizionit cloud.

Pichai tha se, pavarësisht investimeve të mëdha në qendrat e të dhënave dhe në çipat e vet të personalizuar për IA, të njohur si TPU, ai pret që kërkesa nga laboratori kërkimor DeepMind dhe nga klientët të tejkalojë fuqinë e re llogaritëse që kompania mund të vërë në dispozicion.

Aksionet e Google fillimisht ranë më shumë se 7% në tregtimin pas orarit zyrtar, ndërsa investitorët analizuan shifrat shumë të larta të shpenzimeve kapitale, por më pas rikuperuan duke u tregtuar rreth 1.5% më poshtë.

Investitorët janë bërë të ndjeshëm ndaj trendeve të shpenzimeve për IA, mes frikës për krijimin e një flluske në tregjet publike dhe private, ndërsa të ardhurat mbeten shumë pas krahasuar me paratë që po investohen në teknologji.

Kur Microsoft zbuloi javën e kaluar një rritje të madhe të shpenzimeve kapitale, që pritet të kalojnë 140 miliardë dollarë këtë vit, aksionet e tij ranë më shumë se 10%. Në të kundërt, Meta u rrit edhe pse parashikoi shpenzime kapitale vjetore prej 135 miliardë dollarësh, sepse arriti të tregojë se IA po përmirëson efektivitetin e reklamave.

Fitimi neto i Google u rrit 30% në 34.5 miliardë dollarë në tremujorin e katërt krahasuar me një vit më parë, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve prej 31.9 miliardë dollarësh sipas FactSet. Alphabet realizoi 132 miliardë dollarë fitim në vitin 2025.

Të ardhurat u rritën 18% në 113.8 miliardë dollarë, duke tejkaluar vlerësimin mesatar prej 111.3 miliardë dollarësh. Shitjet vjetore kaluan për herë të parë 400 miliardë dollarë.

Biznesi kryesor i kërkimit dhe reklamave u rrit 17% në bazë vjetore në tremujor, duke gjeneruar 63.1 miliardë dollarë të ardhura, mbi pritshmëritë prej 61.3 miliardë dollarësh, duke qetësuar frikën se chatbot-et e IA nga rivalët, përfshirë ChatGPT të OpenAI dhe Grok të Elon Musk, po marrin përdorues nga Google.

Drejtori i biznesit Philipp Schindler tha se IA ka rritur kuptimin e qëllimit të përdoruesve, gjë që “ka zgjeruar ndjeshëm aftësinë për të ofruar reklama në kërkime më të gjata dhe më komplekse”, për të cilat reklamuesit janë të gatshëm të paguajnë më shumë.

Të ardhurat nga cloud u rritën 48% në 17.7 miliardë dollarë kundrejt pritshmërive prej 16.3 miliardë dollarësh, ndërsa rritet kërkesa për fuqi llogaritëse për trajnimin dhe funksionimin e modeleve të IA.

Pichai tha se portofoli i kontratave cloud të Google u rrit në 240 miliardë dollarë deri në fund të dhjetorit, 55% më shumë se në shtator.

“Numri i marrëveshjeve në 2025 mbi 1 miliard dollarë tejkaloi tre vitet e mëparshme së bashku,” shtoi ai.

Investitorët u qetësuan gjithashtu nga fluksi i lirë i parasë i Google, i cili u rrit në 24.5 miliardë dollarë në tremujor, nga 14.3 miliardë dollarë në periudhën e fundit të 2024, dhe arriti në 73.3 miliardë dollarë për vitin.

Aksionet e Alphabet janë rritur 61% në 12 muajt e fundit, duke e çuar vlerën e tregut mbi 4 trilionë dollarë dhe duke kaluar Microsoft si kompania e tretë më e madhe në botë.

Pichai theksoi gjithashtu rritjen e aplikacionit Gemini, produkti kryesor i IA për konsumatorë, i cili tani ka 750 milionë përdorues mujorë, 100 milionë më shumë se tremujorin e kaluar. Megjithatë, kjo mbetet pas liderit të tregut OpenAI, që pretendon më shumë se 850 milionë përdorues javorë të ChatGPT.

Google u përball me një treg të paqëndrueshëm këtë javë, pasi aksionet e softuerit pësuan rënie të forta. Tregu reagoi ndaj mjeteve të reja të kodimit, veçanërisht nga startup-i i IA Anthropic, që kanë treguar se mund të ndërtojnë në mënyrë autonome programe për automatizimin e punëve ligjore dhe detyrave administrative brenda disa orësh. / FT

The post Google planifikon të dyfishojë shpenzimet për IA në 185 mld $ pas rezultateve të forta financiare appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Ari dhe argjendi vazhdojnë rënien teksa tkurrja trondit tregjet e aksioneve

2 February 2026 at 14:24

Humbjet në metalet e çmuara pasojnë një rritje rekord

Ari dhe argjendi pësuan rënie ditën e hënë, ndërsa përmbysja e një rritjeje rekord në metalet e çmuara u zgjat për javën e dytë radhazi dhe u reflektua edhe në tregjet e aksioneve.

Ari ra deri në 9 për qind në tregtimet e hershme, në 4,403 dollarë për ons, përpara se të rikuperohej në 4,763 dollarë, duke qenë rreth 2 për qind më poshtë gjatë ditës. Argjendi u ul deri në 15 për qind, në 71.33 dollarë, përpara se të rikuperohej në 83.50 dollarë, duke qenë 1.3 për qind më poshtë gjatë ditës.

Kontratat e së ardhmes që ndjekin indeksin S&P 500 dhe Nasdaq 100 ranë përkatësisht me 0.5 për qind dhe 0.9 për qind.

Menaxherët e fondeve të investimit reduktuan disa pozicione më të rrezikshme mes luhatjeve të forta të tregut. “Ndërsa likuiditeti dhe paqëndrueshmëria përkeqësohen, investitorët po shesin atë që ka performuar mirë deri tani këtë vit,” tha Matthias Scheiber, drejtues i investimeve në Allspring.

Ari dhe argjendi kishin arritur vlera rekord në javët e fundit në një rritje shumë të fortë, teksa tensionet gjeopolitike dhe frika për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së i shtynë investitorët të kërkonin asete të sigurta.

Por nominimi të premten nga presidenti amerikan Donald Trump i Kevin Warsh, një ish-guvernator i Fed-it, i konsideruar si një zgjedhje e logjikshme dhe e mirë, si kryetar i ardhshëm i bankës qendrore amerikane, qetësoi frikën se pasardhësi i Jay Poëell do të ishte më tolerant ndaj inflacionit, shqetësim që kishte ushqyer rritjen e metaleve të çmuara.

Indeksi referencë europian Stoxx Europe 600 u rikuperua nga humbjet e hershme për t’u tregtuar me 0.3 për qind në rritje. Në Azi, tregu më i goditur ishte Kospi i Koresë së Jugut, që u mbyll me rënie 5.3 për qind.

Hao Hong, drejtor investimesh në Lotus Asset Management, tha se investitorët po detyroheshin “të mbulonin shumë marzhe në transaksionet e tyre me metale të çmuara”, çka kishte ushtruar presion mbi aksionet aziatike.

CME Group, operatori më i madh në botë i bursave të derivateve, tha të premten se do të rriste kërkesat për marzh për kontratat futures të arit dhe argjendit pas rënies së fortë të çmimeve.

Investitorët thanë se rëniet e çmimeve të metaleve të çmuara po përforcoheshin nga kërkesat më të ashpra për marzh fitimi dhe nga ulja e huamarrjes që kishte nxitur rritjen rekord. “Rritja ka qenë e jashtëzakonshme dhe leva financiare ka luajtur një rol kyç si në rritje, ashtu edhe tani në rënie,” tha Guy Miller, strateg kryesor i tregjeve te kompania e sigurimeve Zurich.

Nafta ra ndjeshëm, me indeksin Brent, referencën globale, që zbriti 5 për qind në 65.86 dollarë për fuçi. Bakri dhe alumini, metale industriale që ishin përfshirë në rritjen e fundit, ranë të dy me 2 për qind.

Rritja e kërkesës nga investitorët privatë që blinin fonde të tregtuara në bursë dhe shufra fizike ari kishte kontribuar në rritje. Investitorët i janë drejtuar arit si një mbrojtje ndaj shqetësimeve në rritje për shpenzimet fiskale në ekonomitë e zhvilluara, si edhe ndaj pasigurisë gjeopolitike.

Kjo pjesëmarrje e lartë e investitorëve individualë, që përfshinte edhe përdorimin e produkteve me levë financiare si opsionet afatshkurtra, po e përkeqësonte valën e shitjeve të hënën, sipas tregtarëve.

Raymond Cheng, drejtor investimesh për Azinë Veriore te Standard Chartered, tha se ari që tregtohet në 4,650 dollarë është “një mundësi për të shtuar” metalin, mes pasigurisë për shpenzimet qeveritare në SHBA.

“Ne mendojmë se primi i riskut Trump është ende i justifikuar,” tha Cheng. “Ai do të mbetet president i SHBA-së, pavarësisht se kush është kryetar i Fed-it. Politika e tij fiskale do të mbetet ekspansioniste.”

Indeksi kryesor i bursës së Afrikës së Jugut, i cili është shumë i ekspozuar ndaj industrisë minerare, ra deri në 6.9 për qind përpara se të rikuperohej dhe të qëndronte 1.3 për qind më poshtë gjatë ditës.

Aksionet e listuara në Australi të Newmont Corporation, një kompani e madhe minerare e arit, ranë me 10 për qind, ndërsa ato të Zijin Gold International ranë me 7.9 për qind.

“Tregjet që rriten kaq shumë nuk korrigjohen në mënyrë anësore,” tha Prashant Bhayani, drejtor investimesh për Azinë në BNP Paribas Wealth Management. “Nuk është ndryshe nga aksionet meme, që nxiten kryesisht nga entuziazmi në rrjetet sociale dhe jo nga bazat reale ekonomike.

Dollari u forcua lehtë me 0.1 për qind kundrejt një shporte monedhash të partnerëve kryesorë tregtarë të hënën, ndërsa yield-et e obligacioneve 10-vjeçare të Thesarit amerikan ranë me 0.01 pikë përqindjeje në 4.23 për qind. Yield-et e obligacioneve lëvizin në drejtim të kundërt me çmimet. / FT

The post Ari dhe argjendi vazhdojnë rënien teksa tkurrja trondit tregjet e aksioneve appeared first on Revista Monitor.

Trump emëron Kevin Warsh si kryetar të Rezervës Federale për të pasuar Jerome Powell

By: Megi Dumi
30 January 2026 at 14:53

Ndryshe nga Shqipëria, ku anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk janë zëvendësuar disa muaj pas mbarimit të mandatit, Presidenti Donald Trump sapo ka emëruar Kevin Warsh për të pasuar Jerome Powell si kryetar të Rezervës Federale, duke i dhënë fund një odiseje të zgjatur që ka shoqëruar një periudhë trazirash të paprecedenta rreth bankës qendrore.

Vendimi kulmon një proces që zyrtarisht nisi verën e kaluar, por që kishte filluar shumë më herët, me Trump që nisi një breshëri kritikash ndaj Fed të drejtuar nga Powell, pothuajse që nga momenti kur Powell mori detyrën në vitin 2018.

“E njoh Kevinin prej një kohe shumë të gjatë dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do të hyjë në histori si një nga kryetarët MË TË MËDHENJ të Fed, ndoshta më i miri,” tha Trump në një postim në Truth Social duke njoftuar përzgjedhjen.

Zgjedhja e Warsh, 55 vjeç, ka të ngjarë të mos trazojë tregjet për shkak të përvojës së tij të mëparshme në Fed dhe perceptimit të Wall Street se ai nuk do të bënte gjithmonë atë që kërkon Trump.

“Ai ka respektin dhe besueshmërinë e tregjeve financiare,” tha David Bahnsen, drejtor i investimeve i The Bahnsen Group.

“Nuk kishte asnjë person që mund ta merrte këtë detyrë dhe të mos ishte duke ulur normat e interesit në afat të shkurtër. Megjithatë, besoj se në afat më të gjatë ai do të jetë një kandidat i besueshëm,” shtoi Bahnsen.

Kontratat e së ardhmes të tregut të aksioneve, megjithatë, ishin paksa në territor negativ të premten në mëngjes, ndonëse larg niveleve më të ulëta pasi u bë i qartë emërimi i Warsh.

Që nga konfirmimi i Powell në vitin 2018, gjatë mandatit të parë të Trump, presidenti ka ushtruar vazhdimisht presion mbi vendimmarrësit për të ulur normat e interesit në mënyrë agresive. Edhe pas tre uljeve radhazi në pjesën e fundit të vitit 2025, Trump vazhdoi sulmet, duke kërkuar norma më të ulëta dhe duke e akuzuar Powell se ka lejuar që kostoja e rinovimit të selisë së Fed në Uashington të dalë jashtë kontrollit.

Nga ana e tij, Warsh verën e kaluar bëri thirrje për një “ndryshim regjimi” në Fed.

“Deficiti i besueshmërisë, sipas mendimit tim, qëndron tek drejtuesit aktualë në Fed,” tha ai gjatë intervistës në korrik. Ky qëndrim mund ta vendosë atë në një rol përballës në një institucion ku ndërtimi i konsensusit është thelbësor për zbatimin e politikave.

Vendimi i Trump për të nominuar Warsh vjen në një nga momentet më delikate për bankën qendrore amerikane në dekada, me inflacionin ende jo plotësisht të mposhtur, huamarrjen e qeverisë në rritje dhe vetë Fed që po përballet me presion politik jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë mbi mënyrën se si e zhvillon politikën monetare.

Së fundmi, Departamenti i Drejtësisë i dërgoi Powell-it një thirrje zyrtare (subpoena) lidhur me projektin e ndërtimit. Në një reagim jo të drejtpërdrejtë, Powell akuzoi se ky veprim ishte një “pretekst” për ta shtyrë Fed të ndjekë urdhrat e Trump dhe të lehtësojë më tej politikën monetare.

Në këtë kuadër, nominimi vjen në një kohë kur pyetjet mbi pavarësinë e Fed, një shtyllë themelore e besueshmërisë së bankës qendrore, kanë kaluar nga debat akademik në shqetësim konkret. Trump dhe zyrtarë të tjerë të administratës kanë hedhur ide që variojnë nga mbikëqyrje më e fortë e Shtëpisë së Bardhë deri te ndryshime në mënyrën se si banka qendrore vendos normat e interesit, përfshirë detyrimin që kryetari të konsultohet me presidentin për vendimet mbi normat.

Nominimi i jep fund një gare konkurruese që në një moment përfshinte 11 kandidatë. Ata varionin nga ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Fed deri te ekonomistë të njohur dhe profesionistë të Wall Street, në një proces intervistash të udhëhequr nga sekretari i Thesarit, Scott Bessent. Në fund, lista u ngushtua në pesë, pastaj në katër, me Trump që javën e kaluar la të kuptohej se kishte arritur në zgjedhjen e tij. Mes finalistëve ishin guvernatori aktual Christopher Waller, shefi i obligacioneve në BlackRock, Rick Rieder, dhe drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Kevin Hassett.

“Christopher Waller, Rick Rieder dhe të tjerë u intervistuan për pozicionin në Fed. Të gjithë do të kishin qenë të shkëlqyer dhe kanë një të ardhme të madhe dhe të pakufizuar me ‘TRUMP’. Talent i jashtëzakonshëm në vendin tonë,” tha Trump në një postim të veçantë në Truth Social.

Nga ky moment, i nominuari përballet me një rrugë të vështirë.

Senatori republikan Thom Tillis nga Karolina e Veriut ka sinjalizuar se do të bllokojë çdo nominim në Fed derisa të përfundojë hetimi i Departamentit të Drejtësisë.

“Kevin Warsh është një kandidat i kualifikuar me një kuptim të thellë të politikës monetare. Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë vazhdon të ndjekë një hetim penal ndaj kryetarit Jerome Powell bazuar në dëshmi para komitetit, që asnjë person i arsyeshëm nuk mund t’i interpretojë si qëllim kriminal,” shkroi Tillis në rrjetin social X.

“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar: do të kundërshtoj konfirmimin e çdo kandidati për Rezervën Federale, përfshirë edhe për postin e kryetarit, derisa hetimi i DOJ-së ndaj kryetarit Powell të zgjidhet plotësisht dhe në mënyrë transparente.”

Nominimi gjeti mbështetje edhe gjetkë në Kongres. Senatori Tim Scott (republikan nga Karolina e Jugut), që kryeson Komitetin Bankar të Senatit, e vlerësoi Warsh për “njohuritë e thella mbi tregjet dhe politikën monetare, që do të jenë thelbësore në këtë rol”.

“Vendimet e Rezervës Federale prekin çdo familje amerikane, nga normat e kredive hipotekore te kursimet për pension. Presidenti Trump ka qenë i qartë se sjellja e llogaridhënies dhe besueshmërisë në Rezervën Federale është një prioritet, dhe nominimi i Kevin Warsh reflekton këtë fokus,” tha Scott.

Megjithatë, çështjet janë më shumë sesa thjesht politike.

Edhe pse Trump ka këmbëngulur se inflacioni është mposhtur, ai mbetet ende dukshëm larg objektivit prej 2% të Fed. Në të njëjtën kohë, tregu i punës është ngadalësuar, me ekonominë aktualisht në një klimë “pa pushime nga puna, por edhe pa punësime”, gjë që përbën një tjetër sfidë për politikën e Fed.

Në çdo rast, tregjet nuk presin shumë veprim nga kryetari i ri: tregtarët po parashikojnë maksimumi dy ulje të tjera të normave këtë vit, përpara se norma bazë e fondeve federale të stabilizohet rreth 3%, nivel që vendimmarrësit kanë sinjalizuar se është norma “neutrale” afatgjatë, që as nuk stimulon dhe as nuk frenon rritjen ekonomike.

Pastaj është edhe çështja se çfarë ndodh me Powell.

Edhe pse historikisht kryetarët kanë dhënë dorëheqjen nga posti në Fed pasi janë larguar si kryetarë, këtë herë mund të mos ndodhë kështu. Powell ka edhe dy vite të mbetura në mandatin e tij si guvernator dhe mund të zgjedhë ta vazhdojë atë si një pengesë ndaj përpjekjeve të Trump për të komprometuar pavarësinë e Fed. Gjykata e Lartë po shqyrton tashmë lëvizjen e Trump për të shkarkuar guvernatoren Lisa Cook, një çështje që përfundimisht mund të përcaktojë se çfarë pushteti ka një president mbi anëtarët e bordit të Rezervës Federale. / CNBC

The post Trump emëron Kevin Warsh si kryetar të Rezervës Federale për të pasuar Jerome Powell appeared first on Revista Monitor.

Europa dhe Mbretëria e Bashkuar do të humbisnin më shumë se SHBA në një luftë tregtare

By: Megi Dumi
29 January 2026 at 15:30

Një studim i Universitetit Aston nxjerr në pah rreziqet ekonomike për BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar nga përshtatja me kërcënimet tarifore të Donald Trump

Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar do të paguanin të dyja një çmim më të lartë se SHBA-ja në një luftë tregtare “sy për sy, dhëmb për dhëmb”, nëse Donald Trump do të ringjallte kërcënimin e tij për tarifa ndaj Europës lidhur me Groenlandën, sipas një analize të re ekonomike.

Udhëheqësit politikë europianë u detyruan të përballeshin më herët këtë muaj me pyetjen se si t’i përgjigjeshin Trumpit, kur ai kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja deri në 25% ndaj tetë ekonomive europiane, në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Danimarkën që të shiste Groenlandën.

Analiza e kryer nga Universiteti Aston në Birmingham tregoi se Europa do të kishte pësuar më shumë dhimbje ekonomike sesa SHBA-ja, nëse të dyja palët do të ishin përfshirë në një betejë të plotë tregtare, ku BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar do të kishin përputhur tarifat e kërcënuara.

Trump javën e kaluar hoqi dorë nga kërcënimi për tarifa gjatë një fjalimi në Davos, Zvicër. Por studimi nxjerr në pah dilemat me të cilat përballen udhëheqësit europianë për mënyrën se si të reagojnë në përplasjet me Trump, si dhe sfidën për të ruajtur një front të bashkuar kundër SHBA-së, në një situatë ku ekzistojnë stimuj që vendet individuale të përmbahen nga hakmarrja.

Mbretëria e Bashkuar ishte ndër vendet që Trump kërcënoi me tarifa deri në 25%, por kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, sinjalizoi se vendi i tij nuk do të hakmerrej, duke argumentuar se “një luftë tregtare nuk është në interesin e askujt”.

Modelimi i Aston tregoi se, nëse lufta tarifore e lidhur me Groenlandën do të ishte përshkallëzuar në 25% dhe Mbretëria e Bashkuar do të ishte hakmarrë në të njëjtën mënyrë, ajo do të kishte pësuar një goditje ekonomike dy herë më të madhe sesa nëse do ta kishte përthithur goditjen, pavarësisht ndikimit të konsiderueshëm mbi eksportet britanike drejt SHBA-së.

Studimi zbuloi gjithashtu se nuk do të kishte qenë në interesin ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar të bashkohej me ndonjë hakmarrje të BE-së. Mbretëria e Bashkuar do të kishte pësuar një goditje në PBB për frymë sa gjysma e asaj që do të përballej BE-ja, nëse kjo e fundit do të vendoste tarifa 25% ndaj SHBA-së.

Pavarësisht tërheqjes së Trump pas premtimit për një marrëveshje për zgjerimin e bazave sovrane amerikane në Groenlandë, kërcënimi i luftërave tregtare mbetet.

Presidenti amerikan këtë javë kërcënoi Korenë e Jugut me tarifa 25% për “mosrespektim” të marrëveshjeve të arritura me Uashingtonin vitin e kaluar. Si BE-ja, ashtu edhe Mbretëria e Bashkuar, vijojnë të negociojnë me administratën Trump për elemente të marrëveshjeve të tyre për armëpushim tarifor, të arritura vitin e kaluar.

Studimi i Aston përfundoi se, ndonëse Europa do të humbiste në një skenar hakmarrjeje të plotë ndaj SHBA-së, ajo gjithsesi mund t’i shkaktonte disa dëme Amerikës përmes masave të synuara.

Duke pasur parasysh rrezikun e efekteve anësore më të gjera, BE-ja kishte përgatitur një paketë të kalibruar me kujdes tarifash hakmarrëse mbi importe amerikane me vlerë 93 miliardë euro, përfshirë avionë Boeing, makina, bourbon dhe sojë, në rast se Trump do të kishte vendosur tarifat e lidhura me Groenlandën.

Studimi tregonte se Europa do të duhej ta zgjeronte hakmarrjen edhe te shërbimet amerikane, si teknologjia dhe financat, ku Europa është një treg kyç, për ta goditur realisht Amerikën.

William Bain, drejtues i politikave tregtare në Dhomat Britanike të Tregtisë, tha se studimi tregonte qartë se përshkallëzimi i tarifave ishte një “lojë me rezultat negativ për të gjithë” dhe theksoi nevojën për të diversifikuar marrëdhëniet tregtare të Mbretërisë së Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar mund të jetë fleksibile në tregti dhe duhet të ndjekë marrëveshje të mëtejshme me tregje kyçe. Ne gjithashtu duhet të shtojmë kompetenca të reja për sigurinë ekonomike në arsenalin tonë, në mënyrë që të negociojmë nga një pozicion force në çdo mosmarrëveshje tregtare në të ardhmen.” / FT

The post Europa dhe Mbretëria e Bashkuar do të humbisnin më shumë se SHBA në një luftë tregtare appeared first on Revista Monitor.

Spiuni i rremë që mashtroi një kompani nafte me vlerë 350 milionë dollarë

By: Megi Dumi
26 January 2026 at 12:00

Kur Niels Troost u takua për herë të parë me Gaurav Srivastava-n, ai mendoi se problemet e tij kishin marrë fund.

Tregtari i naftës me origjinë holandeze, i cili për vite me radhë kishte tregtuar naftë ruse, po përballej me sanksione të mundshme amerikane pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini në vitin 2022. Srivastava, një biznesmen indian që jetonte në Kaliforni, tha se ishte i pozicionuar në mënyrë unike për ta ndihmuar.

Srivastava i tregoi Troost-in një sekret: ai në të vërtetë ishte një operativ i CIA-s, që përdorte aktivitetet e tij të biznesit si mbulesë, dhe e argëtoi atë me histori personale për intriga ndërkombëtare dhe bëma të guximshme.

Biznesmeni rreth të tridhjetave foli për trajnimin e tij në “The Farm”, kompleksi i CIA-s në Virxhinia, tregoi plagë nga një mision i fshehtë dhe përshkroi se si ishte mbajtur peng nga ISIS-i në vitin 2008 gjatë një operacioni në Republikën Demokratike të Kongos.

Për të forcuar besueshmërinë e tij, Srivastava ndau fotografi të vetes me figura të rëndësishme politike dhe ushtarake, nga presidenti Joe Biden te ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark.

Por historitë e jashtëzakonshme që rrëfente Srivastava ishin të sajuara, pretendon Troost në një padi RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act), një akuzë se ai kishte ndërtuar një skemë të organizuar mashtrimi dhe shantazhi për të vjedhur para dhe kompani. Padia thotë se Srivastava nuk ka qenë kurrë në CIA. Ajo thotë se “plagët e betejës” në fakt vinin nga një operacion në veshka gjatë fëmijërisë dhe se rrëmbimi nga ISIS nuk mund të ketë ndodhur sepse organizata terroriste “nuk operonte në RDK në vitin 2008, dhe asnjë grup i lidhur me ISIS-in nuk ekzistonte në atë rajon në atë kohë.”

Në padinë e tij të re RICO, Troost pretendon se Srivastava ishte një “spiun i rremë” që kishte gënjyer për punën e tij për CIA-n si pjesë e një përpjekjeje për t’i vjedhur kompaninë prej 350 milionë dollarësh. Srivastava kërkonte paratë, pjesërisht, për të blerë një rezidencë në Kaliforni prej 24.5 milionë dollarësh, pemishte dhe një strehë kundër bombave që shërbente si bodrum vere, sipas padisë së Troost.

“Për më shumë se pesë vjet, i pandehuri Gaurav Srivastava drejtoi një ndërmarrje kriminale që vodhi dhe shantazhoi dhjetëra miliona dollarë nga paditësit dhe viktima të tjera mbi bazën e narrativës së rreme gjithëpërfshirëse se Srivastava ishte një operativ i nivelit të lartë i CIA-s në mbulim jozyrtar,” thuhet në padi.

“Srivastava dhe anëtarët e tjerë të ndërmarrjes mashtruan viktimat duke i bindur se Srivastava kontrollonte fuqinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe mund të ofronte ndihmë të paçmueshme për aleatët e tij dhe të shkatërronte ata që guxonin ta sfidonin. E gjitha kjo ishte një trillim i plotë. Srivastava nuk është dhe nuk ka qenë kurrë operativ i CIA-s, apo agjent i ndonjë agjencie tjetër federale amerikane. Ai nuk është as qytetar amerikan. Ai është thjesht një mashtrues.”

Sot, kompania e Troost-it është në proces mbylljeje dhe po shet të gjitha asetet për të shlyer borxhet, zbulon padia.

Avokati Jason Masimore, një ish-prokuror federal që përfaqëson Troost-in, i tha The Independent: “Padia dhe provat mbështetëse zbulojnë një komplot kriminal masiv të orkestruar në SHBA nga udhëheqësi i tij, Gaurav Srivastava.”

Srivastava ishte në gjendje ta realizonte skemën e supozuar vetëm falë një sërë njerëzish që e ndihmonin, avokatë, bankierë dhe ish-operativë të inteligjencës, sipas Masimore, i cili tha se komploti kishte kompromentuar sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe nivelet më të larta të udhëheqjes politike.

“Troost dhe kompanitë e tij kërkojnë t’i mbajnë të pandehurit përgjegjës për sjelljen e tyre të dënueshme,” tha Masimore.

Padia është hapi më e fundit në një sagë të gjatë mes dy burrave, që përfshin anëtarë të komunitetit të inteligjencës, senatorë amerikanë, zyrtarë të huaj qeveritarë dhe madje edhe yllin e muzikës pop John Legend.

Është padia e parë që e emëron personalisht Srivastava-n si të pandehur. Padi të mëparshme kanë synuar ndihmësit e supozuar të Srivastava-s, përfshirë një firmë të inteligjencës korporative dhe komunikimit të krizave, e drejtuar nga veteranë me ndikim të CIA-s, për të cilën Troost thotë se zhvilloi një fushatë të shëmtuar shpifjeje kundër tij në emër të ish-partnerit të tij të biznesit.

Srivastava nuk iu përgjigj kërkesave për koment të dërguara në adresat e tij personale dhe të biznesit, as përmes avokatit të tij. Edhe Grupi Arkin, që Troost e ka paditur veçmas për shpifje, nuk reagoi. Ndërkohë, avokati i Troost, Jason Masimore, ka gjithashtu një padi për shpifje kundër Srivastava-s në gjykatë federale.

Në një padi të mëparshme kundër Arkin, e transferuar nga gjykata federale në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, çështja u përshkrua si një histori me “tipare filmi hollivudian, spiunë të rremë, vjedhje dhe mashtrim”, por me akuza në thelb “mjaft të thjeshta”. Arkin ka mohuar se Srivastava ka punuar ndonjëherë për CIA-n ose se është paraqitur si i tillë.

Në padinë e tij të re RICO në Los Anxhelos, Troost paraqet akuza të rënda ndaj Srivastava-s, i përshkruar dikur nga The Wall Street Journal si “pjesërisht Austin Powers, pjesërisht James Bond”. Edhe pse Srivastava mohon të jetë paraqitur si spiun, padia përfshin transkripte telefonike ku ai e përshkruan veten si operativ në “mbulim jozyrtar”.

Sipas Troost-it, për vite me radhë Srivastava ndërtoi një mashtrim të ndërlikuar, duke u shtirur si oficer i CIA-s, duke shpikur misione inteligjence dhe duke përdorur këtë identitet të rremë për të siguruar para, akses dhe ndikim. Padia pretendon se ai ka mashtruar më parë biznesmenë afrikanë, zyrtarë qeveritarë dhe madje edhe spiunë amerikanë.

Troost, një tregtar veteran i naftës, thotë se u bë shënjestër kur një bashkëpunëtor e kërcënoi se do ta diskreditonte si agjent të Kremlinit pas fillimit të luftës në Ukrainë. Ai iu drejtua një kontakti që e lidhi me “Z. G”, Srivastava, i cili i premtoi se do të ndalte sulmet dhe se kishte ndikim përmes një programi të CIA-s që monitoronte naftën ruse.

Sipas padisë, Srivastava e bindi Troost-in se kishte mbështetje nga nivelet më të larta të qeverisë amerikane, përfshirë Biden-in, Kamala Harris, Jake Sullivan dhe Chuck Schumer. Ai madje pretendonte se kishte ndërmjetësuar marrëveshje armësh dhe kishte ndikuar në listat e ndalimit të SHBA-së për zyrtarë të huaj.

Në korrik 2022, Srivastava e bindi Troost-in t’i shiste gjysmën e kompanisë Paramount me çmim të ulët, duke thënë se ishte e vetmja mënyrë për të shmangur sanksionet dhe për të vazhduar tregtinë e naftës ruse. Më vonë, përmes transfertave të ndërlikuara, ai dyshohet se nxori dhjetëra miliona dollarë nga kompania, përfshirë 25 milionë për të blerë një vilë luksoze në Los Anxhelos.

Kur Troost filloi të dyshonte dhe e përballi, Srivastava e kërcënoi se do ta etiketonte si agjent rus dhe do t’i bllokonte asetet. Pas prishjes së marrëveshjes në maj 2023, Srivastava dyshohet se nisi një fushatë agresive shpifjeje përmes Grupit Arkin, duke përhapur histori të rreme që e lidhin Troost-in dhe familjen e tij me krimin dhe Rusinë.

Ekspozimet në The Wall Street Journal dhe Financial Times në vitet 2024–2025 e çmontuan figurën publike të Srivastava-s dhe e shtynë atë të zhvendosej nga qarqet demokrate drejt atyre republikane, duke u shfaqur në konventa konservatore dhe pranë figurave si Zëvendëspresidenti J.D. Vance.

Ndërkohë, Troost u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar, BE-ja dhe Zvicra, dhe kompania e tij u detyrua të mbyllej. Padia RICO kërkon kthimin e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe dëmshpërblime të shumëfishuara, ndërsa Srivastava ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare. / The Independent

The post Spiuni i rremë që mashtroi një kompani nafte me vlerë 350 milionë dollarë appeared first on Revista Monitor.

Ari kalon për herë të parë nivelin e 5,000 dollarëve

26 January 2026 at 10:08

Ari zgjat rritjen pas fitimit më të madh javor që nga kriza financiare e vitit 2008

Çmimi i arit ka kaluar për herë të parë nivelin e 5,000 dollarëve, teksa investitorët janë dyndur drejt këtij aktivi strehë për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike.

Ari u rrit deri në 5,052 dollarë për ons troi të hënën, duke zgjatur një rally që e çoi çmimin në rritje me më shumë se 8% javën e kaluar, fitimi i tij javor më i madh që nga kriza financiare globale e vitit 2008.

Një rally historik i metalit të çmuar gjatë dy viteve të fundit është nxitur nga një rritje e fortë e interesit të investitorëve dhe nga bankat qendrore që kërkojnë të diversifikohen larg dollarit.

Javën e kaluar, kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për të goditur aleatët Europianë me tarifa nëse ata do t’i rezistonin kërkesave të tij për kontroll mbi Groenlandën shkaktoi një shitje të fortë në Wall Street, përpara se kthesa e tij e papritur të mërkurën të sillte një rikuperim të aksioneve.

Por dollari e ka pasur të vështirë të rimarrë terrenin e humbur, me një indeks të monedhës kundrejt homologëve të tij, përfshirë paundin dhe euron, që ra me 1.9% javën e kaluar. Dobësimi i dollarit mund ta nxisë arin, duke i bërë metalet e denominuara në dollarë më të lira për t’u blerë në monedha të tjera.

The post Ari kalon për herë të parë nivelin e 5,000 dollarëve appeared first on Revista Monitor.

FMN paralajmëron në Davos: IA-ja do të godasë tregun e punës, të rinjtë më të rrezikuarit

23 January 2026 at 15:09

Inteligjenca artificiale do të jetë një “cunam që do të godasë tregun e punës”, me të rinjtë më të prekurit, paralajmëroi të premten në Forumin Ekonomik Botëror drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kristalina Georgieva u tha pjesëmarrësve në Davos se kërkimet e vetë FMN-së tregojnë se do të ketë një transformim të madh të kërkesës për aftësi, ndërsa teknologjia bëhet gjithnjë e më e përhapur.

“Presim që në vitet e ardhshme, në ekonomitë e avancuara, 60% e vendeve të punës të preken nga IA-ja, qoftë duke u përmirësuar, eliminuar apo transformuar – 40% në shkallë globale,” tha ajo. “Kjo është si një cunam që godet tregun e punës.”

Ajo sugjeroi se në ekonomitë e zhvilluara, një në dhjetë vende pune tashmë është “përmirësuar” nga IA-ja, duke rritur zakonisht pagat e këtyre punonjësve dhe duke sjellë përfitime të mëtejshme për ekonominë lokale.

Në kontrast, Georgieva paralajmëroi se IA-ja do të zhdukë shumë role që tradicionalisht mbahen nga punëtorët e rinj. “Detyrat që eliminohen janë zakonisht ato që kryhen sot nga vendet e punës fillestare, ndaj të rinjtë që kërkojnë punë e kanë më të vështirë të gjejnë një pozicion të mirë.”

Ndërkohë, edhe njerëzit, vendet e punës së të cilëve nuk ndryshohen drejtpërdrejt nga inteligjenca artificiale, rrezikojnë të vihen nën presion, shtoi ajo, pasi pagat e tyre mund të bien pa një rritje të produktivitetit nga IA-ja.

“Pra, klasa e mesme, në mënyrë të pashmangshme, do të preket,” parashikoi Georgieva.

Për FMN-në, ndikimi nuk është njëkahësh. Nga njëra anë, Georgieva theksoi se vendet e punës që përmirësohen nga IA priren të paguhen më mirë. Kjo rrit konsumin dhe gjallëron ekonomitë locale, nga restorantet te shërbimet. Por ana tjetër e medaljes është shumë më e vështirë: detyrat që zhduken janë shpesh ato të nivelit fillestar, duke e bërë më të vështirë hyrjen e të rinjve në tregun e punës dhe duke pakësuar shkallët e karrierës.

Një rrezik edhe më i madh, sipas Georgievas, është presioni mbi punët që nuk preken drejtpërdrejt nga IA. Këto priren të mbeten prapa në produktivitet dhe paga, duke ushtruar një shtrëngesë mbi shtresën e mesme. “Në mënyrë të pashmangshme, klasa e mesme do të preket,” paralajmëroi ajo, duke nënvizuar se polarizimi i të ardhurave mund të përshpejtohet nëse politikat publike nuk reagojnë me shpejtësi.

Në Davos, FMN e lidhi këtë tronditje teknologjike me një realitet më të gjerë: bota është bërë më e prirur ndaj goditjeve, nga gjeopolitika te klima dhe teknologjia. Kjo kërkon, sipas Georgievas, sisteme arsimore më fleksibile, politika aktive të tregut të punës dhe rrjete sigurie sociale që mbështesin tranzicionin, jo ruajtjen e status quo-së.

Në praktikë, kjo do të thotë investime të shpejta në aftësi dixhitale, rikualifikim dhe mësim gjatë gjithë jetës; nxitje për ndërmarrjet që adoptojnë IA-në duke krijuar vende pune me vlerë të shtuar; dhe politika fiskale që zbusin goditjen mbi grupet më të ekspozuara.

Përndryshe, paralajmëroi FMN, përfitimet e produktivitetit nga IA rrezikojnë të përqendrohen në pak duar, ndërsa kostoja sociale të shpërndahet gjerësisht.

Mesazhi nga Davos ishte i qartë: IA nuk është vetëm çështje teknologjie, por politike dhe ekonomike. Dhe, sipas Kristalina Georgievas, dritarja për të vepruar po ngushtohet me shpejtësi. Nëse qeveritë presin, cunami do t’i gjejë të papërgatitura; nëse veprojnë tani, përfitimet e revolucionit të IA-së mund të shndërrohen në rritje më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme. / The Guardian

 

The post FMN paralajmëron në Davos: IA-ja do të godasë tregun e punës, të rinjtë më të rrezikuarit appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri grek: Shumica e vendeve europiane nuk mund t’i bashkohen ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit

23 January 2026 at 11:24

Shumica e Europës nuk mund t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të Donald Trumpit, sepse ai “shkon shumë përtej” mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit të Euronews, Europe Today, Mitsotakis kritikoi nismën e presidentit amerikan dhe shprehu gjithashtu lehtësim për uljen e tensioneve me SHBA-të lidhur me Groenlandën.

“Ekziston një konsensus se ajo që është shpallur nga Donald Trump shkon shumë përtej mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha Mitsotakis, një ditë pasi kishte marrë pjesë në një mbledhje urgjente të Këshillit të fokusuar te marrëdhëniet transatlantike. “Mendoj se duhet ta pranojmë se, duke parë përpara, ajo që është krijuar është diçka në të cilën shumica e vendeve Europiane nuk mund të marrin pjesë.”

Këto komente pasuan nisjen zyrtare në Davos të nismës “Bordi i Paqes” të Trumpit për zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën.

Projekti buron nga plani i tij me 20 pika për armëpushimin në Gaza, i miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, por është zgjeruar shumë përtej mandatit fillestar. Ai është kritikuar gjerësisht për krijimin e një strukture paralele ndaj OKB-së, për t’i dhënë Trumpit kompetenca disproporcionale dhe për ftesën ndaj Rusisë. Shumë aleatë Europianë, përfshirë Norvegjinë, Suedinë dhe Francën, kanë refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa të tjerë, si Italia, kanë thënë se për momentin nuk do të bashkohen.

Mitsotakis tha se SHBA-ja duhet të përfshihet në rindërtimin e Gazës, por plani duhet të jetë “vetëm për Gazën” dhe “vetëm për një periudhë të kufizuar kohore.”

Më pak se 20 vende iu bashkuan nismës gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Davos të enjten, shumë më pak se rreth 35 vendet që ishin parashikuar më parë, sipas zyrtarëve të administratës Trump. Hungaria dhe Bullgaria ishin të vetmet vende Europiane që morën pjesë.

Lidhur me tensionet aktuale me SHBA-të për Groenlandën, Mitsotakis shprehu lehtësim pasi Trump u tërhoq papritur nga kërcënimi për të marrë nën kontroll territorin Arktik, duke zgjedhur në vend të kësaj një marrëveshje afatgjatë për sigurinë e Arktikut, të ndërmjetësuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Marrëdhënia transatlantike po bëhet më e ndërlikuar dhe duhet të menaxhohet në një mënyrë tjetër,” tha ai. “BE-ja duhet të mbrojë interesat e veta.”

Trump e zyrtarizoi ‘Bordin e Paqes’ për Gazën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte i rrethuar nga liderë botërorë kur deklaroi se lufta në Gaza po “i afrohet vërtet fundit” gjatë ceremonisë së nënshkrimit të “Bordit të Paqes” për këtë territor.

Por shumë vende nuk ishin të përfaqësuara, ndërsa Trump veçoi Spanjën për kritika nga podiumi për shpenzimet e saj të mbrojtjes, duke thënë: “Ata duan të përfitojnë falas.”

Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungaria dhe Pakistani ishin të përfaqësuara në ceremoninë e mbajtur të enjten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Bordi synon të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës.

Ja kush është pjesë e bordit dhe mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit:

  • Isa bin Salman bin Hamad Al Khalifa, ministër i oborrit të kryeministrit, Bahrein
  • Nasser Bourita, ministër i punëve të jashtme, Marok
  • Javier Milei, president, Argjentinë
  • Nikol Pashinyan, kryeministër, Armeni
  • Ilham Aliyev, president, Azerbajxhan
  • Rosen Zhelyazkov, kryeministër, Bullgari
  • Viktor Orbán, kryeministër, Hungari
  • Prabowo Subianto, president, Indonezi
  • Ayman Al Safadi, ministër i punëve të jashtme, Jordani
  • Kassym-Jomart Tokayev, president, Kazakistan
  • Vjosa Osmani-Sadriu, presidente, Kosovë
  • Mian Muhammad Shehbaz Sharif, kryeministër, Pakistan
  • Santiago Peña, president, Paraguaj
  • Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, kryeministër/ministri i jashtëm, Katar
  • Faisal bin Farhan Al Saud, ministër i punëve të jashtme, Arabia Saudite
  • Hakan Fidan, ministër i punëve të jashtme, Turqi
  • Khaldoon Khalifa Al Mubarak, i dërguar special në SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Shavkat Mirziyoyev, president, Uzbekistan
  • Gombojavyn Zandanshatar, kryeministër, Mongoli

Një listë e gjatë vendesh, përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe vende të tjera Europiane, munguan në ceremoninë e nënshkrimit dhe disa prej tyre e kanë refuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën.

Sekretarja britanike e Punëve të Jashtme, Yvette Cooper, i tha BBC-së të enjten se Mbretëria e Bashkuar “nuk do të jetë një nga nënshkruesit sot”, duke përmendur shqetësimet për ftesën e drejtuar presidentit rus Vladimir Putin për t’iu bashkuar nismës.

Spanja nuk dërgoi përfaqësues në ceremoninë e nënshkrimit, ndërsa një ftesë për kryeministrin Pedro Sanchez për t’iu bashkuar bordit është “në shqyrtim”, sipas mediave spanjolle.

Putin mori të hënën një ftesë për t’iu bashkuar grupit të paqes të Trumpit dhe po “shqyrton të gjitha detajet e këtij propozimi”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, por asnjë përfaqësues rus nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të enjten.

Franca, sipas raportimeve, e ka refuzuar ftesën për t’iu bashkuar bordit, ashtu si edhe Gjermania, sipas revistës Spiegel, që citon një dokument të Ministrisë së Jashtme. “Na duhet më shumë kohë,” i tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni transmetuesit shtetëror RAI të mërkurën. “Ka punë për t’u bërë. Megjithatë, qëndrimi im mbetet padyshim i hapur,” tha ajo, sipas një raportimi të Reuters.

Edhe Belgjika nuk është regjistruar, tha ministrja e saj e Punëve të Jashtme, Maxime Prévot, në një deklaratë të publikuar në X të enjten. “Ne dëshirojmë një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar Europiane. Ashtu si shumë vende të tjera Europiane, kemi rezerva ndaj këtij propozimi,” tha ajo.

Suedia, Sllovenia dhe Norvegjia gjithashtu e kanë refuzuar ftesën, sipas raportimeve të mediave lokale.

“Bordi i Paqes” u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në nëntor të vitit të kaluar. Fillimisht ai u krijua për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës, por tani ka një mandat shumë më të gjerë, duke përfshirë promovimin e stabilitetit global dhe zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën.

Izraeli nuk ishte i përfaqësuar në ceremoninë e nënshkrimit, por kryeministri i tij, Benjamin Netanyahu, pritet t’i bashkohet bordit, sipas raportimeve.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë konfirmoi krijimin e një “Bordi Ekzekutiv” themelues, me qëllim “operacionalizimin e vizionit të Bordit të Paqes.”/ Euronews, CNBC

 

 

The post Kryeministri grek: Shumica e vendeve europiane nuk mund t’i bashkohen ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit appeared first on Revista Monitor.

Trump hedh poshtë kërcënimin me tarifa ndaj BE-së, ndryshon kursin për Groenlandën

22 January 2026 at 12:21

Presidenti amerikan tërhiqet nga një luftë e re tregtare pas bisedimeve me shefin e NATO-s, Mark Rutte

Donald Trump hodhi poshtë kërcënimin e tij për të goditur vendet europiane me tarifa të reja, pasi arriti “kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme” për Groenlandën në bisedimet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti amerikan tha të mërkurën se kishte zhvilluar një takim “shumë produktiv” me Rutte-n dhe se do të mbante bisedime të tjera në të ardhmen për të gjetur një zgjidhje që, “nëse konkretizohet”, do të ishte “shumë e mirë” për SHBA-në dhe vendet anëtare të NATO-s.

“Bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt,” shkroi Trump në Truth Social. “Po zhvillohen diskutime shtesë lidhur me Golden Dome në raport me Groenlandën,” shtoi ai, duke iu referuar sistemit të tij të planifikuar të mbrojtjes raketore.

Trump shtoi se marrëveshja mund të përfshinte burimet natyrore të Groenlandës. “Ata do të jenë të përfshirë në të drejtat minerare dhe po ashtu edhe ne.”

Zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari special i presidentit Steve Witkoff do të zhvillojnë negociata të mëtejshme. Marrëveshja do të zgjaste “përgjithmonë”, tha Trump.

Komentet e tij shënuan një tjetër tërheqje nga kërcënimet me tarifa dhe një zbutje të ndjeshme të qëndrimit të tij ndaj Groenlandës. Ato erdhën disa orë pasi ai i tha një audience në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nuk do të përdorte forcë për të marrë territorin nga Danimarka, por i kërkoi Europës të mbështeste planin e tij.

Europianët kishin mundësi zgjedhje për Groenlandën, tha ai: “Mund të thoni po dhe ne do të jemi shumë mirënjohës, ose mund të thoni jo dhe ne do ta mbajmë mend.”

NATO tha: “Diskutimet mes aleatëve të NATO-s për kornizën që përmendi presidenti do të përqendrohen në garantimin e sigurisë në Arktik përmes përpjekjeve të përbashkëta të aleatëve, veçanërisht të shtatë aleatëve arktikë.”

Aleanca ushtarake shtoi se “negociatat midis Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara do të ecin përpara me synimin që Rusia dhe Kina të mos fitojnë kurrë një bazë, ekonomike apo ushtarake, në Groenlandë”.

Rutte tha se ai dhe Trump nuk kishin diskutuar nëse Groenlanda do të mbetej pjesë e Mbretërisë së Danimarkës sipas kësaj kornize.

Kërcënimet e Trumpit për të vendosur tarifa të reja ndaj vendeve europiane kishin tronditur marrëdhëniet transatlantike dhe kishin ngritur frikën e një lufte të re tregtare, duke alarmuar tregjet.

Kthesa e fundit e presidentit amerikan vjen pasi aksionet në Wall Street pësuan rënie të martën, kur ai kërcënoi të hapte një front të ri në luftën e tij tregtare globale. Indeksi i aksioneve S&P 500 regjistroi ditën e tij më të keqe që nga tetori, ndërsa obligacionet e qeverisë amerikane u vunë gjithashtu nën presion.

Paqëndrueshmëria e tregjeve e ka frenuar më parë Trumpin, përfshirë pas shpalljes së tarifave në “ditën e çlirimit” në prill, që ndezi trazira serioze në aksione dhe në bonot e thesarit.

Aksionet u rritën të mërkurën pasi ai hoqi kërcënimin për tarifa të reja, me S&P 500 që u rrit me 1.2%. Çmimi i borxhit të qeverisë amerikane u rrit gjithashtu, duke ulur rendimentin e bonove 10-vjeçare të thesarit me 0.04 pikë përqindjeje, në 4.25%.

Trump e shpalli marrëveshjen e tij të re vetëm disa orë pasi mbajti një fjalim të gjatë dhe herë-herë të çrregullt në Davos.

Ai tha në atë fjalim se po “kërkonte negociata të menjëhershme” për të diskutuar blerjen e Groenlandës nga Danimarka, “ashtu siç kemi blerë shumë territore të tjera gjatë historisë sonë”.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, e mirëpriti deklaratën e Trumpit në Truth Social, duke thënë se “dita përfundon më mirë se sa nisi”.

Por ai shtoi: “Nuk do të ndodhë që SHBA-ja të zotërojë Groenlandën. Kjo është një vijë e kuqe.”

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila ka krijuar një lidhje të ngrohtë personale me Trumpin, gjithashtu e përshëndeti vendimin, por tha se “është thelbësore të vazhdohet të kultivohet dialogu mes vendeve aleate”.

Danimarka dhe Groenlanda kanë këmbëngulur vazhdimisht se ishulli arktik nuk është në shitje që kur Trump shprehu interesin e tij për herë të parë në vitin 2019.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen për një samit urgjent në Bruksel të enjten për të diskutuar qasjen e tyre ndaj bisedimeve për Groenlandën, ndërsa shtohen shqetësimet për përkeqësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

Trump e përdori gjithashtu fjalimin për të kritikuar një Europë që, sipas tij, ‘nuk njihet më’, e dobësuar nga rënia ekonomike dhe nga emigracioni i pakontrolluar.

Presioni i tij ndaj Danimarkës dhe partnerëve të saj europianë ka zemëruar zyrtarët europianë, me shumë prej tyre që thonë se ai ka shkatërruar besimin në marrëdhëniet transatlantike.

Kryeministri kanadez Mark Carney të martën deklaroi një “çarje” në rendin ndërkombëtar për shkak të pohimit të pakufizuar të fuqisë amerikane nga Trump.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili vendosi të mos marrë pjesë në WEF, e akuzoi Trumpin se “po e ndan botën në këtë moment me pasoja reale” përmes planeve të tij për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Tensionet mes zyrtarëve europianë dhe amerikanë shpërthyen në Davos të martën në mbrëmje, kur sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, u prit me fishkëllima gjatë një darke pas komenteve përplasëse që çuan disa të ftuar të largoheshin.

Mes atyre që u larguan herët nga darka ishte edhe presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, sipas personave të njohur me çështjen.

Më herët të mërkurën, menaxheri i fondeve spekulative Ken Griffin e kritikoi Trumpin, duke thënë se SHBA-ja kishte “dëmtuar marrëdhënien tonë me aleatët europianë në mënyra që nuk i kuptoj ose nuk i vlerësoj”. / FT

The post Trump hedh poshtë kërcënimin me tarifa ndaj BE-së, ndryshon kursin për Groenlandën appeared first on Revista Monitor.

Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën

21 January 2026 at 12:46

Presidenti është nisur drejt Forumit Ekonomik Botëror me një avion të ri, pasi problemet elektrike e detyruan Air Force One të kthehej pas

Ari arriti një nivel rekord ndërsa Donald Trump u nis drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos për bisedime lidhur me Groenlandën, gjë që e ka zhytur aleancën transatlantike në krizën më të madhe të dekadave të fundit.

Ai pritet t’i drejtohet forumit më vonë gjatë ditës, por do të mbërrijë me vonesë pasi avioni i tij Air Force One u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të problemeve teknike.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos (World Economic Forum Annual Meeting 2026) po zhvillohet që nga 19 deri më 23 janar 2026 në Davos-Klosters, Zvicër, ku liderë nga qeveritë, biznesi dhe shoqëria civile diskutojnë sfidat kryesore globale nën temën “A Spirit of Dialogue”.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos këtë vit është dominuar nga tensione gjeopolitike dhe pasiguri financiare, ndërsa rikthimi i Donald Trump në skenën ndërkombëtare me një axhendë agresive, nga kërcënimet tregtare ndaj Europës te përplasja me Danimarkën për Groenlandën, ka errësuar diskutimet mbi rritjen ekonomike dhe tranzicionin energjetik.

Në vend të fokusit tradicional mbi investimet dhe bashkëpunimin global, tregjet dhe liderët politikë po përballen me një klimë pasigurie, e reflektuar edhe në rritjen rekord të arit dhe luhatjet e bursave, duke e kthyer Davosin e këtij viti në një forum më shumë për menaxhimin e krizave sesa për planifikimin e prosperitetit.

Ari u rrit me më shumë se 2 për qind, teksa investitorët kërkuan një strehë të sigurt nga tensionet gjeopolitike. Por tregjet më të gjera financiare u stabilizuan, me aksionet e Wall Street që pritet të rikuperojnë një pjesë të vogël të humbjeve të mëdha të së martës.

Trump tha të martën se kishte “rënë dakord për një takim të palëve të ndryshme” në Davos lidhur me përplasjen mbi Groenlandën.

Para se të nisej, Trump tha gjithashtu se “nuk mund të ketë kthim pas” në planin e tij për ta marrë Groenlandën nga Danimarka. I pyetur se sa larg do të ishte i gatshëm të shkonte në ndjekjen e ishullit arktik, presidenti i SHBA-së u përgjigj: “Do ta zbuloni”.

Qeveritë europiane kanë hezituar të kundërpërgjigjen ndaj kërcënimit të Trumpit për të vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj tetë shteteve europiane që së fundmi kanë dërguar personel ushtarak në territorin arktik. / FT

The post Ari arrin nivel rekord ndërsa Trump shkon në Davos për bisedime mbi Groenlandën appeared first on Revista Monitor.

FMN paralajmëron se qëndrueshmëria e ekonomisë globale rrezikohet nëse IA dështon

20 January 2026 at 10:23

Ekonomia globale, e cilësuar si “çuditërisht rezistente”, rrezikon të tronditet nga një përmbysje e fortë e bumit të Inteligjencës Artificiale, paralajmëroi FMN-ja, ndërsa liderët botërorë përgatiteshin për bisedimet në Davos, në Zvicër.

Rreziqet për zgjerimin e ekonomisë globale janë “të anuar nga poshtë”, tha fondi në një përditësim të World Economic Outlook, duke argumentuar se rritja mbështetet në një gamë të ngushtë faktorësh, veçanërisht në sektorin teknologjik të SHBA-së dhe në bumin e lidhur të tregjeve të aksioneve.

Megjithatë, FMN-ja parashikoi se rritja ekonomike e SHBA-së do të tejkalojë ndjeshëm pjesën tjetër të G7-s këtë vit, duke parashikuar një zgjerim prej 2.4% në vitin 2026 dhe 2% në vitin 2027. Investimet në teknologji kanë arritur pjesën më të lartë të prodhimit ekonomik amerikan që nga viti 2001, duke ndihmuar në shtyrjen e rritjes, konstatoi FMN-ja.

“Ekziston rreziku i një korrigjimi, një korrigjimi të tregut, nëse pritshmëritë për fitimet e IA-së në produktivitet dhe përfitueshmëri nuk realizohen,” tha Pierre-Olivier Gourinchas, kryeekonomist i FMN-së.

“Nuk jemi ende në nivelet e fryrjes së tregut, nëse doni, që pamë gjatë periudhës së dotcom-it,” shtoi ai. “Por, megjithatë, ka arsye për njëfarë shqetësimi.”

Donald Trump do të udhëtojë këtë javë drejt Davos-it, resortit zviceran ku zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror. Takimi pritet të ndërthurë vlerësime optimiste për investimet amerikane në inteligjencën artificiale me ankthin për vlerësimet e tregjeve të aksioneve dhe kërcënimet ndaj institucioneve, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-së dhe NATO-n.

Diskutimet pritet të dominohen nga kërcënimi i presidentit amerikan për të goditur vendet europiane me tarifa 10% nëse ato nuk pranojnë ta mbështesin në përpjekjen për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Sipas parashikimeve të FMN-së, zgjerimi i ekonomisë globale ka qenë më i fortë sesa pritej, pavarësisht tensioneve tregtare të nxitura nga Trump dhe një game gjithnjë e më të gjerë rreziqesh gjeopolitike. Fondi e rriti parashikimin për rritjen globale në vitin 2026 nga 3.1% në 3.3%, me një ngadalësim vetëm të lehtë në 2027, në 3.2%.

Megjithatë, një përshkallëzim i ri i konfliktit tregtar mund të tronditë sërish perspektivat e rritjes, paralajmëroi FMN-ja. “Tensionet tregtare mund të ndizen sërish, duke zgjatur pasigurinë dhe duke rënduar më fort aktivitetin ekonomik.”

Sipas këtyre parashikimeve, Kina do të zgjerohet me 4.5% në vitin 2026, një rritje prej 0.3 pikë përqindjeje krahasuar me projeksionet e FMN-së të publikuara në tetor, e ndjekur nga një rritje prej 4% në vitin 2027.

Mes vendeve të G7-s, Kanadaja do të ketë zgjerimin e dytë më të fortë këtë vit pas SHBA-së, me 1.6%. Rritja ekonomike e Kanadasë parashikohet të përshpejtohet në 1.9% në vitin 2027.

FMN-ja i la të pandryshuara parashikimet për Mbretërinë e Bashkuar për vitet 2026 dhe 2027, me një rritje prej 1.3% këtë vit dhe 1.5% në 2027. Prodhimi i brendshëm bruto i Gjermanisë do të zgjerohet me 1.1% këtë vit dhe 1.5% vitin e ardhshëm, tha fondi.

Rritja globale, thekson FMN-ja, mbështetet në një “bazë të ngushtë”, të ndërtuar mbi bumin e investimeve në inteligjencën artificiale në SHBA. Nëse pritshmëritë për rritje të produktivitetit të nxitur nga IA-ja rezultojnë tepër optimiste, ekziston rreziku i një “rënjeje të mprehtë” të investimeve dhe i një përmbysjeje të lidhur të tregjeve të aksioneve, paralajmëroi FMN-ja

Një rënie e investimeve në inteligjencën artificiale, e shoqëruar me një “korrigjim të moderuar” të vlerësimeve të aksioneve të teknologjisë, mund të ulë rritjen globale me rreth 0.4 pikë përqindjeje këtë vit, sipas fondit.

Gourinchas paralajmëroi se, meqë kapitalizimi i tregut i kompanive teknologjike si pjesë e prodhimit është tani “shumë më i madh” sesa gjatë flluskës së dotcom-it 25 vite më parë, edhe një përmbysje e vogël mund të “ketë një ndikim të madh në pasurinë e njerëzve në raport me të ardhurat e tyre”.

Ai shtoi se varësia gjithnjë e më e madhe e hiperskaluesve të IA-së nga borxhi për të financuar vrullin e investimeve është gjithashtu një arsye për shqetësim. “Kur sheh që levat financiare po rriten, fillon të shqetësohesh pak,” tha ai.

Një korrigjim i fortë i tregut të aksioneve në SHBA mund të shkaktojë gjithashtu “humbje të konsiderueshme pasurie” edhe jashtë SHBA-së, shtoi FMN-ja, duke goditur konsumin global.

Megjithatë, ekziston edhe një skenar alternativ më optimist, sipas të cilit përmirësimet e produktivitetit nga inteligjenca artificiale fillojnë të materializohen më shpejt sesa parashikon FMN-ja. Nëse kjo ndodh, rritja globale mund të rritet me 0.3 pikë përqindjeje në vitin 2026 dhe me nga 0.1 deri në 0.8 pikë përqindjeje në vit në afatin e mesëm, shtoi fondi.

Një studim i veçantë i publikuar të hënën nga PwC sugjeroi se shumë kompani po hasin vështirësi në nxjerrjen e përfitimeve nga inteligjenca artificiale, të paktën për momentin.

Një sondazh me më shumë se 4,000 drejtorë ekzekutivë nga 95 vende dhe territore tregoi se vetëm 26% e kompanive kanë arritur të ulin kostot si rezultat i shpenzimeve për IA, ndërsa 30% kanë rritur të ardhurat falë kësaj teknologjie.

FMN-ja theksoi gjithashtu rëndësinë e pavarësisë së bankave qendrore, pas njoftimit për hapjen e një hetimi penal ndaj kryetarit të Rezervës Federale të SHBA-së, Jay Powell, i cili shkaktoi reagime të gjera javën e kaluar.

“Pavarësia e bankave qendrore është absolutisht thelbësore kur bëhet fjalë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, stabilitetit financiar dhe për sigurimin e një baze për rritje të qëndrueshme,” tha Gourinchas.

“Në rastin e Rezervës Federale të SHBA-së, kjo është… edhe më e rëndësishme, duke pasur parasysh pozicionin dominues të sistemit financiar amerikan në ekonominë globale dhe rëndësinë e dollarit amerikan për sistemin monetar ndërkombëtar.”

 

The post FMN paralajmëron se qëndrueshmëria e ekonomisë globale rrezikohet nëse IA dështon appeared first on Revista Monitor.

Kina regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve

By: Megi Dumi
19 January 2026 at 15:48

Popullsia bie për të katërtin vit radhazi, ndërsa politikëbërësit përballen me krizën demografike

Kina vitin e kaluar regjistroi numrin më të ulët të lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve, duke shënuar vitin e katërt radhazi të rënies së popullsisë, teksa politikëbërësit po përballen me një krizë demografike.

Qeveria raportoi se në vitin 2025 lindën 7.92 milionë foshnja, nga 9.54 milionë një vit më parë, duke shënuar numrin më të ulët të lindjeve që nga viti 1949. Vitin e kaluar, 11.31 milionë njerëz vdiqën. Popullsia e Kinës ra me 3.39 milionë, në 1.405 miliardë.

Këto shifra, të cilat vijnë pas një rritjeje të njëhershme të lindjeve në vitin 2024, tregojnë se Kina ende nuk po përfiton nga masat që synojnë të rrisin normën e fertilitetit, numrin mesatar të fëmijëve që lind një grua gjatë jetës së saj, pas lehtësimit të politikës së “një fëmije” në vitin 2016.

Demografët kanë paralajmëruar se rënia e popullsisë së Kinës do të përshpejtohet ndjeshëm, teksa brezat e pasluftës me lindshmëri të lartë do të ndahen nga jeta. Në vitin 2024, një studim i OKB-së parashikoi se Kina do të tkurret nga 1.4 miliardë banorë në vitin 2024 në 1.3 miliardë deri në vitin 2050, duke arritur në 633 milionë deri në vitin 2100.

Në vitin 2024 pati një shtysë të lehtë të normës së lindjeve, viti i dragoit, që shihet si një vit me ogur të mirë për lindjet. Kjo rritje, e para që nga viti 2016, shtoi shpresat se politikat pro-lindshmërisë të qeverisë po kishin ndikim.

Megjithatë, analistët presin që Kina të vazhdojë të ketë gjithnjë e më pak lindje, teksa popullsia e saj bëhet më e pasur dhe më e arsimuar.

Vitin e kaluar, Pekini lehtësoi rregullat për regjistrimin e martesave, në përpjekje për të nxitur çiftet të martohen. Më parë, çiftet duhej të regjistronin martesën në vendin e regjistrimit të familjes së tyre, ose hukou, një problem për miliona punëtorë emigrantë që jetojnë jashtë provincës së origjinës.

Edhe pse ndryshimi i rregullit solli një rritje të lehtë të numrit të martesave, ekspertët thanë se pesimizmi i vazhdueshëm për ekonominë i ka dekurajuar njerëzit të martohen dhe të kenë fëmijë.

Asnjë nga nismat nuk ka pasur shumë sukses sepse ato nuk arrijnë të identifikojnë çështjet kyçe që i pengojnë çiftet të kenë fëmijë. Është e nevojshme të reformohen sistemi i sigurimeve shoqërore dhe ai tatimor dhe të forcohen vlerat familjare, për të siguruar që lindja e fëmijëve të shpërblehet si materialisht, ashtu edhe moralisht.

Norma e fertilitetit në Kinë është tani 0.98, shumë më poshtë se niveli 2.1 i nevojshëm që popullsia të mbetet e qëndrueshme. Kina përbën 17 për qind të popullsisë globale, por vetëm 6 për qind të lindjeve, një nivel i krahasueshëm me Nigerinë.

Rënia e popullsisë ka pasoja të gjera për ekonominë kineze. Ndërsa numri i punëtorëve që paguajnë taksa tkurret, Pekini do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të mbështesë një numër në rritje pensionistësh.

Të dhënat e popullsisë u publikuan krahas të dhënave ekonomike që treguan se ekonomia e Kinës u zgjerua me 5 për qind në vitin 2025.

Pekini ka vënë theks më të madh te automatizimi, veçanërisht në sektorin e prodhimit, i cili është shndërruar gjithnjë e më shumë në një motor qendror të rritjes ekonomike të vendit pas krizës së pasurive të paluajtshme në vitin 2021.

Politikëbërësit po parashikojnë se kjo mund të zbusë një pjesë të ndikimit të plakjes së fuqisë punëtore, duke zëvendësuar njerëzit me robotë. Kina e tejkalon ndjeshëm pjesën tjetër të botës në këtë drejtim, me rreth 280,000 robotë industrialë të rinj çdo vit, ose gjysmën e totalit global, sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës. / FT

The post Kina regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga fillimi i regjistrimeve appeared first on Revista Monitor.

Rrjeti telefonik Verizon kompenson klientët e prekur nga ndërprerja masive me 20 dollarë

By: Megi Dumi
16 January 2026 at 09:55

Verizon do t’u ofrojë klientëve të prekur nga një ndërprerje shtatëorëshe e shërbimit kompensim prej 20 dollarësh, konfirmoi kompania për USA TODAY

Ndërprerja më e madhe e rrjetit celular në SHBA Verizon, filloi rreth orës 12:30 pasdite të mërkurën, më 14 janar, dhe preku më shumë se 1.5 milionë klientë, sipas të dhënave nga shërbimi i monitorimit të ndërprerjeve Downdetector.

Nuk ka asnjë tregues se ndërprerja e shërbimit ishte rezultat i një sulmi kibernetik, por më tepër i një problemi softuerik që është ende nën hetim, sipas një deklarate të Verizon të publikuar të enjten, më 15 janar.

Klientët e Verizon të prekur nga ndërprerja e shërbimit do të marrin si kompensim 20 dollarë, i cili do të jetë i disponueshëm në aplikacionin celular myVerizon, konfirmoi kompania.

Verizon, deri më 15 janar, nuk kishte dhënë një datë apo orë specifike se kur shpërblimi monetar prej 20 dollarësh do të ishte i disponueshëm. Klientët që do të përfitojnë kreditë do të njoftohen me mesazh me tekst, sipas një deklarate të Verizon.

Ndërprerja ishte e përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me përqendrimet më të larta të raportimeve në New York City, Atlanta, Charlotte (Karolina e Veriut), Houston dhe Brooklyn, New York, sipas Downdetector.

Ndërprerja e gjerë e shërbimit u shkaktua nga një problem softuerik dhe kompania është duke “kryer një rishikim të plotë të asaj që ndodhi”, thuhet në një deklaratë të Verizon.

Në shtator të vitit 2024, një ndërprerje e ngjashme dhe po aq e përhapur e Verizon preku më shumë se 100,000 persona dhe raportohet se u hetua nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC). / USA Today

The post Rrjeti telefonik Verizon kompenson klientët e prekur nga ndërprerja masive me 20 dollarë appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord teksa tensionet globale shtohen

15 January 2026 at 14:00

Edhe kallaji arrin një kulm të ri, ndërsa metalet zgjasin ecurinë e fortë të kohëve të fundit

Çmimet e arit, argjendit, bakrit dhe kallajit kapërcyen nivele rekord, teksa shqetësimet për një ndërhyrje ushtarake të SHBA-së në Iran dhe për pavarësinë e Rezervës Federale ndihmuan në zgjatjen e rritjeve të tyre të fundit dramatike.

Ari, i cili është dyfishuar në çmim në më pak se dy vjet dhe që tashmë është rritur me 8% që nga fillimi i këtij viti, u rrit deri në 1.1%, duke arritur një rekord të ri prej 4,641 dollarësh për ons, teksa investitorët kërkuan asete të sigurta. Argjendi kaloi për herë të parë pragun e 90 dollarëve, duke u rritur deri në 6% në 92.24 dollarë.

Bakri dhe kallaji, të cilët kanë qenë në rritje të fortë gjatë muajve të fundit, arritën gjithashtu nivele të reja rekord, përkatësisht 13,407 dhe 54,760 dollarë për ton.

“Gjërat po lëvizin kaq shpejt, sa çmimet po tejkalonë parashikimet e të gjithëve”, tha Helen Amos, analiste në BMO. “Shpejtësia e lëvizjes, veçanërisht për argjendin, kallajin dhe bakrin, po i bën investitorët institucionalë mjaft nervozë.

“Nuk ka asnjë precedent që mund të mbaj mend në 20 vjet që të katër metalet të arrijnë kulmin në të njëjtën kohë”, shtoi Amos.

Kulmet e rralla të njëkohshme pasqyrojnë shqetësimet e investitorëve për rritjen e tensioneve globale, më pak se një javë pasi SHBA-ja kapi presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro.

Protesta të gjera në Iran, së bashku me komentet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili sugjeroi se Amerika do t’i ndihmonte protestuesit përballë një goditjeje brutale, kanë ushqyer spekulimet për një ndërhyrje ushtarake amerikane atje.

“Kjo është tashmë një tregti globale e bazuar në vrullin e momentit, jemi në territor të panjohur”, tha Tom Price, analist në Panmure Liberum, duke shtuar se ishte e rrallë që metalet bazë të nxiteshin nga shqetësime gjeopolitike.

“Për bakrin dhe kallajin, kjo nuk ka asnjë lidhje me faktorët e tyre tradicionalë, me ofertën dhe kërkesën”, tha ai.

Ndërkohë, shqetësimet e investitorëve për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së janë shtuar pasi kryetari i saj, Jay Powell, tha gjatë fundjavës se prokurorët amerikanë kishin nisur një hetim penal ndaj tij lidhur me rinovimin e selisë së bankës qendrore.

Powell tha se akuzat ishin një “pretekst” për të kufizuar pavarësinë e Fed, në mes të presionit të vazhdueshëm nga Shtëpia e Bardhë për të ulur normat e interesit.

Hetimi ndaj Powell “po përshkallëzon pasigurinë” dhe po krijon një “shtysë afatgjatë” për arin dhe argjendin, tha Rhona O’Connell, analiste në StoneX.

Shqetësimet për tarifat amerikane mbi bakrin dhe argjendin kanë krijuar gjithashtu një grumbullim të pazakontë të metalit fizik brenda vendit, me stoqe shumë më të larta se mesataret historike. Më shumë qartësi mbi tarifat e mundshme për mallrat pritet në ditët në vijim, kur SHBA-ja të publikojë përfundimet e hetimit sipas Seksionit 232 mbi mineralet kritike.

Kallaji është rritur ndjeshëm muajt e fundit, pasi mbyllja e një miniere të madhe në Mianmar ka ulur prodhimin global.

Platini gjithashtu është përfituar nga rritja e përgjithshme e metaleve, duke arritur një nivel të ri të lartë prej 2,478 dollarësh për ton më 29 dhjetor. / FT

 

The post Çmimet e arit, argjendit dhe bakrit arrijnë nivele rekord teksa tensionet globale shtohen appeared first on Revista Monitor.

FMN ushtron presion mbi qeveritë që të rrisin mbështetjen për punonjësit e larguar nga IA

By: Megi Dumi
15 January 2026 at 12:00

Analiza gjen prova se teknologjia po ndikon në paga dhe punësim në sektorë të caktuar

Rritja e inteligjencës artificiale po ndikon tashmë në paga dhe punësim në profesionet e ekspozuara ndaj automatizimit, ka konstatuar një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili u ka bërë thirrje qeverive të ofrojnë më shumë mbështetje për punëtorët që humbasin vendet e punës për shkak të kësaj teknologjie.

Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, tha se politikëbërësit duhet të shqyrtojnë gjithashtu rikonceptimin e arsimit, në mënyrë që të rinjtë që hyjnë në tregun e punës të mund të përdorin inteligjencën artificiale “në vend që të konkurrojnë me të”.

“Pesha e kësaj çështjeje shkon përtej ekonomisë. Puna u jep njerëzve dinjitet dhe qëllim në jetë. Kjo është ajo që e bën transformimin nga inteligjenca artificiale kaq vendimtar,” tha ajo përpara takimit vjetor të liderëve botërorë dhe drejtuesve të biznesit në Davos të Zvicrës, javën e ardhshme.

Fondi analizoi miliona shpallje pune online dhe profile punëtorësh në gjashtë ekonomi: SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Danimarkën, Brazilin dhe Afrikën e Jugut.

Kjo analizë është e rëndësishme sepse kërkimet mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në tregun e punës deri tani janë mbështetur kryesisht në të dhëna nga SHBA-ja, ku adoptimi i saj është më i avancuar.

Studimet e mëparshme nuk kanë gjetur prova përfundimtare se inteligjenca artificiale ka çuar në shkarkime masive, edhe pse disa prej tyre tregojnë një efekt më të qartë në punësimin fillestar dhe në profesione të caktuara, si zhvillimi i softuerëve.

Analiza e FMN-së zbuloi se një në dhjetë shpallje pune kërkonte të paktën një aftësi të re që pothuajse nuk ekzistonte një dekadë më parë, si aftësi të lidhura me teknologjinë e informacionit ose menaxhimin e rrjeteve sociale në marketing.

Rritja e kërkesës për këto aftësi më të gjera ka pasur efekt pozitiv në paga dhe punësim, tha FMN-ja. Shpalljet që përfshinin një aftësi të re ofronin një premium page prej 3 deri në 3.4 për qind si në SHBA, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Por kur FMN-ja shqyrtoi shpalljet që kërkonin vetëm aftësi të lidhura drejtpërdrejt me inteligjencën artificiale, rritja e kërkesës për to nuk e rriti nivelin e përgjithshëm të punësimit. Përkundrazi, ajo çoi në humbje vendesh pune në profesione ku punëtorët ishin më të cenueshëm nga zëvendësimi i plotë me teknologji të reja. FMN nuk specifikoi se cilat profesione ishin më të ekspozuara, por theksoi se vendet e punës në nivelet fillestare kishin një ekspozim më të lartë ndaj inteligjencës artificiale.

Pas pesë vitesh, punësimi ishte 3.6 për qind më i ulët në rajonet me kërkesë më të lartë për aftësi të lidhura me inteligjencën artificiale, krahasuar me zona të tjera.

Ajo bëri thirrje për mbështetje më të madhe për punëtorët e zhvendosur nga inteligjenca artificiale, për t’i ndihmuar të rikualifikohen dhe të kalojnë në mundësi të reja, si dhe për forcimin e mbrojtjes sociale.

Shpalljet e punës sugjeronin se do të kishte më shumë kërkesë për punëtorë të aftë në përdorimin e inteligjencës artificiale sesa për ata që merren drejtpërdrejt me zhvillimin e saj, tha FMN-ja.

Kjo do të thotë se të rinjtë do të kenë nevojë për “aftësi njohëse, krijuese dhe teknike që e plotësojnë inteligjencën artificiale dhe i ndihmojnë ta përdorin atë, në vend që të konkurrojnë me të”, shtoi fondi. / FT

The post FMN ushtron presion mbi qeveritë që të rrisin mbështetjen për punonjësit e larguar nga IA appeared first on Revista Monitor.

Marrëveshja BE–Mercosur i kthen parimet në praktikë

14 January 2026 at 12:37

Nga Carlos Cuerpo*

Kur Bashkimi Europian nisi negociatat tregtare me bllokun tregtar të Amerikës së Jugut, Mercosur, në vitin 1999, bota ishte e mbushur me shpresë. Euro sapo kishte debutuar në tregjet globale; Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke kishin dalë nga prapa Perdes së Hekurt dhe po i bashkoheshin NATO-s në një moment historik pas Luftës së Ftohtë; dhe një valë e re demokratizimi po përhapej nëpër kontinente.

Më shumë se një çerek shekulli më vonë, megjithatë, bota duket shumë më e pasigurt dhe më e rrezikshme. Luftërat tregtare, shtrëngimi ekonomik dhe ushtarak, si dhe një shpërfillje gjithnjë e më e madhe ndaj normave globale po gërryejnë rendin liberal që solli dekada prosperiteti dhe sigurie të përbashkët.

Në këtë sfond, nënshkrimi këtë javë në Asunción të Paraguait i një marrëveshjeje BE–Mercosur, e vonuar prej kohësh, dërgon një mesazh të qartë shprese: Europa do të qëndrojë e vendosur në mbrojtjen e sistemit tregtar dhe shumëpalësh të bazuar në rregulla, mbi të cilin është ndërtuar dhe prej të cilit kanë lulëzuar demokracia dhe tregtia e hapur.

Në një kohë kur “rregulli i më të fortit” duket se po rikthehet, Europa duhet të projektojë lidership global përmes vlerave dhe parimeve të saj, jo përmes forcës brutale. Bashkëpunimi dhe integrimi duhet të mbizotërojnë mbi kërcënimet dhe unilateralizmin. Kjo është e vetmja mënyrë për të krijuar prosperitet për të gjithë.

Marrëveshja me Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain mishëron angazhimin e BE-së ndaj këtyre parimeve. Si marrëveshja më e madhe tregtare që BE-ja ka përfunduar ndonjëherë, ajo do të krijojë zonën më të madhe tregtare në botë, duke përfshirë gati një të katërtën e ekonomisë globale. Duke mbuluar një popullsi të kombinuar prej më shumë se 700 milionë banorësh, marrëveshja hap tregje të reja të gjera për bizneset në të dy anët e Atlantikut, tregje që kanë uri për qartësi dhe parashikueshmëri në mes të mjegullës së proteksionizmit dhe pasigurisë së tarifave që ndryshojnë vazhdimisht. Ajo gjithashtu e pozicionon Europën në mënyrë strategjike në një rajon me potencial të jashtëzakonshëm rritjeje. Eksportet europiane drejt Mercosur pritet të rriten me gati 70%, dhe kompanitë e BE-së mund të kursejnë rreth 4 miliardë euro në vit nga detyrimet doganore.

Ndryshe nga marrëveshjet tregtare të viteve 1990, kjo është një marrëveshje moderne me një shtrirje më të gjerë për të nxitur qëndrueshmëri të vërtetë ekonomike. Ajo përfshin angazhime të zbatueshme për klimën dhe punën, dhe do të hapë sektorë shërbimesh dhe tregje të prokurimeve publike, duke mbështetur krijimin e vendeve të punës me cilësi të lartë në financë, telekomunikacion dhe teknologji. Ajo gjithashtu forcon autonominë strategjike të Europës duke nxitur sisteme pagesash ndërkufitare dhe duke përforcuar rolin e euros në tregtinë ndërkombëtare dhe si monedhë rezervë.

Qasja ndaj mineraleve kritike si litiumi, kobalti dhe metalet e rralla, do të reduktojë varësitë e Europës dhe do të sigurojë zinxhirët e furnizimit për tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital. Me kërkesën globale për këto minerale që pritet të rritet katër deri në gjashtë herë deri në vitin 2040, marrëveshja i jep BE-së një avantazh konkurrues në sektorë që variojnë nga automjetet elektrike dhe energjia e rinovueshme deri te mbrojtja.

Marrëveshja është gjithashtu e balancuar. Ajo ofron masa mbrojtëse për fermerët europianë duke ruajtur standardet strikte të sigurisë ushqimore të BE-së dhe duke zbatuar kontrolle të tjera, ndërkohë që hap mundësi për sektorin europian agro-ushqimor lider në botë. Produkte spanjolle të regjistruara dhe të mbrojtura, si vaji i ullirit dhe vera, pritet të përfitojnë ndjeshëm nga akses më i mirë në tregjet e Amerikës së Jugut, dhe marrëveshja u jep europianëve akses më të mirë në mallra si soja, duke ndihmuar në diversifikimin e burimeve të furnizimit.

Më e rëndësishmja, marrëveshja riafirmon angazhimin e Europës për të rifituar zërin e saj në skenën botërore. Ndërsa të tjerët kthehen nga brenda, BE-ja po zgjeron rrjetin e aleatëve strategjikë, duke negociuar marrëveshje të reja ose të përditësuara tregtare me Indinë, Tajlandën dhe Malajzinë, ndër të tjera.

Me shumicën e shteteve anëtare të BE-së që u bashkuan për të kapërcyer rezistencën ndaj marrëveshjes me Mercosur, blloku ka treguar se mund të triumfojë mbi dallimet politike brenda dhe jashtë kufijve. Të tregosh një vendosmëri të tillë është një hap thelbësor që BE-ja të forcojë besueshmërinë dhe ndikimin e saj global. E njëjta vendosmëri do të ndihmojë në përshpejtimin e përpjekjeve për të shembur barrierat e brendshme tregtare dhe për të shfrytëzuar plotësisht tregun e përbashkët dhe popullsinë prej 450 milionë banorësh. Qasja me dy shtylla e Europës, zgjerimi i rrjetit të marrëveshjeve tregtare ndërsa thellohet integrimi i brendshëm, është formula fituese për konkurrueshmërinë.

Marrëveshja me Mercosur ka rëndësi edhe më të madhe sepse partneriteti shkon përtej ekonomisë ose logjikës thjesht transaksionale. Europa dhe Amerika Latine ndajnë vlera të rrënjosura thellë: demokracinë, shtetin e së drejtës dhe angazhimin ndaj shumëpalëshmërisë.

Spanja, një nga mbështetëset më të forta të marrëveshjes, e ilustron përfitimin nga lidhjet më të ngushta me rajonin. Ajo është investitori i dytë më i madh i huaj në Brazil, gjë që ka ndihmuar shumë kompani spanjolle në sektorë si telekomunikacioni, infrastruktura dhe energjia e pastër të shndërrohen në liderë globalë.

Prandaj, Spanja e shikon këtë marrëveshje si një trampolinë për angazhim më të thellë me Amerikën Latine, një angazhim i rrënjosur në lidhjet historike dhe kulturore që bashkojnë rajonet politikisht të larmishme. Marrëveshja është provë se dallimet mund të kapërcehen përmes bashkëpunimit. Nëse duam një botë më të sigurt dhe më të parashikueshme, na duhen më shumë marrëveshje si ato BE–Mercosur.

* Carlos Cuerpo është Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Biznesit i Spanjës.

Copyright: Project Syndicate, 2026.
www.project-syndicate.org

 

The post Marrëveshja BE–Mercosur i kthen parimet në praktikë appeared first on Revista Monitor.

WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve

12 January 2026 at 12:21

Bashkëpunimi global në shkallë të gjerë po dobësohet, ndërsa lidhjet në tregti, financë dhe teknologji po zhvendosen drejt grupeve më të vogla vendesh, të ndërtuara mbi interesa të përbashkëta, sipas Forumit Ekonomik Botëror (W) të quajtur Barometri i Bashkëpunimit Global (Global Cooperation Barometer).

Sistemi global i bashkëpunimit shumëpalësh po ngadalësohet pikërisht në një moment kur krizat po shumohen, megjithatë bashkëpunimi global, i matur në tregti, kapital, teknologji, klimë, shëndetësi dhe siguri, po tregohet më elastik sesa pritej.

Me fjalë të tjera, edhe pse bashkëpunimi në përgjithësi po vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm, ai po ndodh gjithnjë e më shumë mes grupeve më të vogla të aleatësve, dhe jo mes shumë vendeve njëkohësisht.

“Ndërsa po merr formë një epokë e re globale, multilateralizmi është nën presion, edhe pse bashkëpunimi global vazhdon të japë rezultate në disa fusha kyçe,” thuhet në raport.

Pavarësisht kësaj gjetjeje, përfundimi kryesor i raportit mbetet kryesisht optimist. Sistemi po gërryhet, por ende nuk është thyer.

Raporti argumenton se, edhe pse bashkëpunimi klasik shumëpalësh është dobësuar, koalicione alternative po mbushin boshllëkun, shpesh në formate më të ngushta, të bazuara në interesa, të cilat janë politikisht më të lehta për t’u mbajtur.

Ky ndryshim është i dukshëm edhe në të dhënat e tregtisë. Në vend të një tërheqjeje të plotë nga tregtia globale, raporti përshkruan një rirregullim të rrjedhave të mallrave përgjatë linjave gjeopolitike më elastike. Megjithatë, vendet po përpiqen ende të diversifikojnë furnitorët dhe tregjet mes partnerëve tregtarë që i konsiderojnë më të sigurt.

“Distanca mesatare gjeopolitike e tregtisë globale të mallrave ka rënë me rreth 7% mes viteve 2017 dhe 2024. Të marra së bashku, këto ndryshime sugjerojnë se tregtia globale po rishpërndahet brenda rrjeteve të përputhura, ndërkohë që diversifikohet mes partnerëve,” vijon raporti.

Vendet në zhvillim dhe Kina përfitojnë

Nga rishpërndarja kanë përfituar gjithashtu vendet prodhuese dhe eksportuese në zhvillim.

Në vitin 2024, ekonomitë në zhvillim dhe Kina zgjeruan pjesën e tyre të eksporteve, sipas raportit, edhe pse ekonomitë e avancuara po ashpërsojnë politikat tregtare dhe po ndërtojnë barriera rreth sektorëve strategjikë.

“Ato kanë fituar një pjesë më të madhe të eksporteve prodhuese: në vitin 2024, eksportet e tyre u rritën me 276 miliardë dollarë, ose me 5 pikë përqindje, nga të cilat Kina përbënte më shumë se gjysmën e rritjes totale.”

Sipas vlerësimit të raportit, goditjet tarifore të vitit 2025 nuk e shkatërruan tregtinë. Përkundrazi, ato përshpejtuan një riorganizim, me vëllime që vazhduan të rriten, por me modele që ndryshuan me shpejtësi, veçanërisht në importet e SHBA-së.

“Pa dyshim, një seri njoftimesh për tarifa nga SHBA-ja në vitin 2025 ngritën pikëpyetje mbi të ardhmen e tregtisë. Treguesit e hershëm sugjerojnë se, në vend që të çonin në tkurrje, këto njoftime kanë nxitur një rikonfigurim,” shpjegon raporti.

Vëllimet e tregtisë vlerësohet se u rritën në vitin 2025 me rreth 2.4%, megjithëse pak më poshtë ritmit të rritjes reale të PBB-së prej 3.2%.

Ndërsa tregtia e mallrave po riformësohet, raporti sugjeron se flukset e kapitalit dhe shërbimeve vazhdojnë të rriten, shpesh të nxitura nga qeveritë që kërkojnë të sigurojnë njohuri teknike dhe të ndërtojnë kapacitete vendase në industri të ndjeshme.

Qendra e gravitetit po zhvendoset nga globalizimi i bazuar te efikasiteti drejt investimeve të fokusuara te qëndrueshmëria, një ndryshim që kompanitë tashmë po e reflektojnë në zinxhirët e tyre të furnizimit.

Investimet e huaja direkte të përqendruara te IA

Investimet po grumbullohen rreth sektorëve strategjikë ose industrive që “formësojnë të ardhmen”. Raporti thekson një orientim më të fortë drejt gjysmëpërçuesve, infrastrukturës së inteligjencës artificiale, baterive dhe mineraleve kritike.

Megjithatë, edhe pse kapitali dhe shërbimet vazhdojnë të lëvizin, raporti argumenton se treguesit “klasikë” të bashkëpunimit shumëpalësh janë në rënie, dhe askund kjo nuk është më e dukshme sesa në ndihmën për zhvillim.

Prioritetet e donatorëve janë ngushtuar ndërsa politika po ashpërsohet dhe presioni fiskal rritet, duke i lënë buxhetet e zhvillimit më të ekspozuara ndaj rishikimeve të brendshme.

“Ndihma zyrtare për zhvillim (ODA) pati rënien më të madhe në këtë shtyllë, me 10.8% në vitin 2024. Vetëm katër vende e tejkaluan objektivin e OKB-së prej 0.7% të të Ardhurave Kombëtare Bruto. Për vitin 2025, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerëson një rënie tjetër prej 9–17% të ODA-së.”

Edhe emigracioni duket se po ndryshon drejtim. Pas vitesh rritjeje, raporti vëren shenja të hershme ngadalësimi në vitin 2024 dhe një tkurrje më të fortë në 2025, ndërsa destinacionet kryesore po tërhiqen. Flukset neto të emigracionit drejt SHBA-së dhe Gjermanisë ranë me rreth 65% dhe 39% në vit në 2025.

Rënie e paqes dhe sigurisë

Paralajmërimi më i fortë i raportit lidhet me paqen dhe sigurinë, ndërsa krizat po përhapen dhe zhvendosjet po rriten.

“Numri i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ra nga 50 në vitin 2023 në 46 në vitin 2024, dhe raporti i operacioneve shumëpalëshe të paqes ndaj konflikteve u ul me rreth 11% nga viti në vit,” thuhet në raport.

Ai argumenton se gjeopolitika po e bën më të vështirë ndërhyrjen e OKB-së dhe se misionet paqeruajtëse po shtrëngohen jo vetëm nga dinamika e vetos, por edhe nga buxhetet dhe mungesa e personelit.

Personeli i angazhuar në operacione shumëpalëshe ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka mandatuar asnjë operacion të ri paqeruajtës që nga viti 2014. Për më tepër, shkurtimet buxhetore kanë ushtruar presion mbi misionet ekzistuese, personeli i angazhuar në operacione shumëpalëshe të paqes ra me më shumë se 40% mes viteve 2015 dhe 2024.”

Si rezultat, thuhet në raport, roli i OKB-së po zhvendoset larg dislokimeve të mëdha dhe drejt angazhimit diplomatik dhe kornizave rajonale, edhe pse rreziqet e konfliktit po rriten.

“Në këtë kontekst, roli i angazhimit të OKB-së ka evoluar, duke u mbështetur më shumë te misionet speciale politike dhe të dërguarit specialë, paralelisht me rritjen e kornizave të drejtuara në nivel rajonal.”

Udhëheqësit e biznesit nuk e trajtojnë këtë si një çështje abstrakte gjeopolitike. Raporti konstaton se paqëndrueshmëria po depërton gjithnjë e më shumë në kushtet operative, nga sigurimet dhe rreziku i transportit detar te vendimet për investime dhe lëvizshmëria e talenteve.

Rritje e shpenzimeve për mbrojtjen

Ndërkohë, qeveritë po përgatiten për një të ardhme më të kontestuar duke rritur shpenzimet për mbrojtjen. Raporti thekson rritjen e përputhshmërisë brenda NATO-s dhe vëren se tashmë po diskutohen objektiva edhe më të larta.

“Të 32 vendet anëtare të NATO-s përmbushën objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen prej 2% të PBB-së në vitin 2025, ndërsa më shumë se 10 prej tyre kishin mbetur nën këtë nivel një vit më parë. Me rritjen e objektivit të shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, shpenzimet kombëtare për mbrojtjen pritet të rriten edhe më tej.”

Ky mund të jetë përfundimi më i qartë për tregjet dhe korporatat shumëkombëshe: bota nuk funksionon më mbi një sistem të vetëm operativ.

Bashkëpunimi po bëhet gjithnjë e më lokal, modular dhe kushtëzoues, një mozaik marrëveshjesh, korridore dhe koalicione që mund të mbajnë në lëvizje tregtinë dhe investimet, por që e kanë të vështirë të japin zgjidhje për problemet më të vështira kolektive.

Raporti sugjeron se bashkëpunimi global nuk po zhduket, ai po rindërtohet në fragmente. Rreziku është që bota të bëhet shumë e aftë në arritjen e marrëveshjeve selektive, ndërkohë që mbetet rrezikshëm e dobët në atë lloj veprimi shumëpalësh që parandalon përhapjen e krizave që në fillim. / Euronews

The post WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve appeared first on Revista Monitor.

Punësimi në SHBA rritet më pak se pritshmëritë, papunësia bie

By: Megi Dumi
9 January 2026 at 16:11

Punësimi në SHBA u rrit me vetëm 50 mijë vende pune në dhjetor, dukshëm nën pritshmëritë e tregut, duke sinjalizuar një ngadalësim të mëtejshëm të tregut të punës në fund të vitit 2025. Megjithatë, norma e papunësisë zbriti lehtë në 4.4%, pasi përfundoi mbyllja e qeverisë federale, sipas të dhënave zyrtare.

Rritja e dobët u reflektua kryesisht te sektori privat, ku punësimi mbeti i vakët, ndërsa vendet e punës në industri u tkurrën sërish. Nga ana tjetër, pagat u rritën me 0.3% në dhjetor dhe shënuan një rritje vjetore 3.8% për 2025, mbi normën e inflacionit, duke treguar se presionet mbi kostot e punës mbeten të qëndrueshme.

Për gjithë vitin 2025, rritja e punësimit renditet ndër më të dobëtat që nga viti 2010. Sipas vlerësimeve të Indeed Hiring Lab, ekonomia amerikane krijoi mbi 1.4 milion vende pune më pak nga sa do të pritej nëse do të ruhej ritmi i vitit 2024. Rishikimet në rënie të të dhënave të muajve të mëparshëm kanë shtuar dyshimet mbi forcën reale të tregut të punës.

Megjithatë, pamja mbetet e paqartë. Sondazhi i familjeve tregoi punësim më të qendrueshëm dhe rënie të papunësisë, ndërsa rritja e pagave dhe rezistenca e ekonomisë, e reflektuar edhe në pritshmëritë për një tremujor të katërt të fortë në rritjen e PBB-së, e bëjnë Rezervën Federale më të kujdesshme për ulje të shpejta të normave të interesit.

Tregjet reaguan me rritje të moderuar të aksioneve, ndërsa rendimentet e obligacioneve u rritën, duke sinjalizuar se një ulje e normave në janar është pothuajse e përjashtuar.

Investitorët tani po zhvendosin vëmendjen te të dhënat e inflacionit javën e ardhshme, të cilat pritet të luajnë rol kyç në përcaktimin e hapave të ardhshëm të politikës monetare të Fed. / Bloomberg

The post Punësimi në SHBA rritet më pak se pritshmëritë, papunësia bie appeared first on Revista Monitor.

FAO: Çmimet botërore të ushqimeve ranë në dhjetor, por mbetën më të larta në 2025

9 January 2026 at 14:16

Çmimet botërore të ushqimeve ranë për të katërtin muaj radhazi në dhjetor, kryesisht nën presionin e çmimeve të produkteve të qumështit, mishit dhe vajrave bimore, duke shënuar mesataren më të ulët që nga janari 2025, njoftoi të premten Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve i FAO-s, i cili ndjek një shportë mallrash ushqimore të tregtuara globalisht, arriti vlerën mesatare në 124.3 pikë në dhjetor, nga 125.1 pikë në nëntor dhe 2.3% më i ulët se një vit më parë.

Për të gjithë vitin 2025, mesatarja e indeksit ishte 127.2 pikë, 4.3% më i lartë se në 2024, pasi rritja e çmimeve botërore të vajrave bimore dhe produkteve të qumështit tejkaloi rëniet e kuotimeve të drithërave dhe sheqerit.

Indeksi i produkteve të qumështit ra me 4.4% në dhjetor, i nxitur nga një rënie e fortë e çmimeve të gjalpit. Megjithatë, për të gjithë vitin 2025, çmimet e produkteve të qumështit ishin mesatarisht 13.2% mbi nivelet e vitit 2024, duke reflektuar kërkesë të fortë për importe dhe furnizime të kufizuara për eksport në fillim të vitit.

Çmimet e mishit ranë me 1.3% muajin e kaluar, të udhëhequra nga rëniet në kategoritë e mishit të gjedhit dhe shpendëve, por indeksi për të gjithë vitin mbeti 5.1% mbi vlerën e vitit 2024, i mbështetur nga kërkesa e fortë globale dhe pasiguritë e lidhura me sëmundjet e kafshëve dhe tensionet gjeopolitike, tha FAO.

Çmimet e vajrave bimore u ulën lehtë me 0.2% në dhjetor, duke zbritur në nivelin më të ulët të gjashtë muajve, pasi kuotimet më të dobëta të vajit të sojës dhe të lulediellit kompensuan rritjet e vajit të palmës. Për të gjithë vitin 2025, indeksi i vajrave bimore ishte mesatarisht 17.1% më i lartë se në 2024, duke arritur nivelin më të lartë në tre vite, në kushtet e furnizimeve të ngushta globale.

Indeksi i Çmimeve të Drithërave i FAO-s u rrit me 1.7% në dhjetor, me grurin të mbështetur nga shqetësimet e ripërtërira për rrjedhat e eksporteve nga Deti i Zi dhe misrin të nxitur nga prodhimi i fortë i etanolit si në Brazil ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Për të gjithë vitin 2025, indeksi i drithërave ishte 4.9% nën nivelin e vitit 2024, duke shënuar rënien e tretë vjetore radhazi dhe mesataren vjetore më të ulët që nga viti 2020.

Çmimet e sheqerit u rritën me 2.4% në dhjetor, pas tre rënieve mujore radhazi, kryesisht për shkak të prodhimit më të ulët në rajonet jugore të Brazilit.

Indeksi i sheqerit arriti nivelin më të ulët të pesë viteve për 2025, me rënie 17% krahasuar me 2024, ndërsa furnizimet globale mbetën të bollshme. / Reuters

The post FAO: Çmimet botërore të ushqimeve ranë në dhjetor, por mbetën më të larta në 2025 appeared first on Revista Monitor.

Strategjia e gazit natyror të Azerbajxhanit

8 January 2026 at 15:16

Në lidhje me perspektivat e prodhimit dhe shpërndarjes së gazit natyror, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjatë një interviste të fundit për shtyp, u shpreh si më poshtë:

“Eksportet tona të gazit po rriten si në vëllim ashtu edhe në shtrirje gjeografike. Deri tani, ne kemi furnizuar me gaz 14 vende, 11 prej tyre në mënyrë të rregullt. Ka vende që kanë marrë gazin tonë në vitin 2024, por më pas e kanë ndërprerë për shkak të burimeve të tjera. Kjo është një çështje kërkese: sa herë që kanë nevojë, ne fillojmë furnizimin; kur nuk kanë nevojë, e ndërpresim. Por në total, mbulimi gjeografik i gazit të transportuar me tubacione nga Azerbajxhani përfshin 14 vende dhe këtë vit do t’i shtohen edhe dy vende të tjera evropiane. Pra, në total do të jenë 16 vende, dhe ky është numri më i madh sa i përket furnizimit me gaz përmes tubacioneve. Asnjë vend tjetër në botë nuk furnizon me gaz përmes tubacioneve kaq shumë vende sa Azerbajxhani. Eksportet tona vitin e kaluar tejkaluan 25 miliardë metra kub, me potencial për rritje, dhe ka dy burime të kësaj rritjeje.Së pari, siç e thashë, energjitë e rinovueshme. Sa më shumë energji të rinovueshme të kemi, aq më shumë gaz do të kursejmë për eksport. Së dyti, prodhimi i ri nga burimet ekzistuese ose nga fusha të reja. Ndër to, presim prodhim të ri nga  vendburim i thellë gazi ‘Azeri–Chirag–Gunashli’. Siç e dini, kjo fushë prodhon shumë naftë, por ka edhe rezerva të mëdha gazi të vendosura në thellësi të mëdha, prandaj quhet gaz i thellë. Presim që prodhimi të nisë këtë vit.

Gjithashtu presim që fusha ‘Shah Deniz’ të nisë një fazë të re në vitet e ardhshme, e quajtur ‘Shah Deniz Compression’, e cila do të sigurojë gaz shtesë. Një tjetër fushë premtuese është ‘Babek’, e cila është shumë e madhe dhe ka potencial të konsiderueshëm, dhe ka një numër kompanish të interesuara për të investuar atje. Padyshim, burimi që mund të konsiderohet e krahasueshme në madhësi me ‘Shah Deniz’ është ‘Absheron’. Aktualisht ajo po prodhon fazën e saj të parë, të cilën ne e blejmë për konsum vendas. Faza e dytë e burimit ‘Absheron’ do të na japë ndoshta tre herë më shumë gaz sesa sot, kështu që do të ketë më shumë për tregjet ndërkombëtare. Gazi ynë është i nevojshëm si në vendet që tashmë e marrin dhe duan të rrisin vëllimet, ashtu edhe në vendet që ende nuk e marrin.

Siria ishte partneri ynë i ri vitin e kaluar. Dhe jemi të kënaqur që mund të ndihmojmë qeverinë siriane të reduktojë mungesën e energjisë elektrike, sepse gazi ynë i ndihmon ata – sipas vlerësimeve të ndryshme – të ulin mungesën e energjisë elektrike me rreth katër orë në ditë. Po shqyrtojmë edhe mundësinë e rritjes së furnizimit. Për shumë vende, gazi azerbajxhanas luan një rol të rëndësishëm në sigurinë energjetike. Me një sistem të diversifikuar tubacionesh dhe një reputacion të fortë si furnizues i besueshëm, së bashku me kontakte të mira politike – pasi shumica e klientëve tanë janë anëtarë të Bashkimit Evropian – të gjithë këta faktorë janë shumë pozitivë.

Gjithashtu, siç e keni vënë re, ka pasur një ndryshim  në qëndrim ndaj lëndëve djegëse fosile të cilin e kemi përjetuar disa vite më parë, kur pothuajse të gjithë dukeshin të fiksuar pas tyre dhe flitej vetëm për energji të rinovueshme. Presidenti Trump dhe administrata e tij e ndryshuan këtë qasje. Siç e dini, ai është fuqimisht kundër energjive të rinovueshme dhe në favor të lëndëve djegëse fosile. Dhe meqenëse Shtetet e Bashkuara janë një vend udhëheqës në botë, gjithçka që ndodh atje krijon impulse në drejtime të ndryshme.

E di që disa institucione financiare evropiane kanë filluar të rishqyrtojnë politikat e tyre ndaj lëndëve djegëse fosile, të cilat më parë ishin plotësisht të ndaluara. Tani po nisin të shqyrtojnë financimin e projekteve të lëndeve  djegëse fosile. Disa kompani kryesore të energjisë– madje edhe ato që kishin ndryshuar emrat e tyre  për të hequr referencat ndaj naftës – thjesht po ndiqnin trendin kryesor. Tani po kthehen te lëndët djegëse fosile. Kjo ishte e dukshme dhe, sinqerisht, qesharake.

Kur fola në COP29 këtu në Baku në nëntor 2024, si vend pritës, thashë – pa cituar veten – se ky realitet nuk mund të injorohet. U sulmova nga e gjithë komuniteti i gjelbër, duke pyetur se si një vend pritës i COP29 mund të mbështesë lëndët djegëse fosile. Unë thjesht po thosha atë që bazohej në realitet. Askush nuk mund t’i injorojë lëndët djegëse fosile sot. Pavarësisht sesa shumë nuk ju pëlqejnë, nuk mund të jetoni pa to. Nëse mund të jetoni pa to, vazhdini dhe bëjeni. Por ne duhet ta trajtojmë këtë çështje me realizëm.

Përgjegjësia e vendeve të pasura me naftë dhe gaz demonstrohet nga vende si Azerbajxhani dhe shumë të tjerë që kanë burime të bollshme të naftës dhe gazit, por që gjithashtu investojnë në energji të gjelbër. Prandaj, mendoj se tani ekziston edhe një kuptim në institucionet evropiane se kjo mani kundër lëndëve djegëse fosile duhet të marrë fund dhe se pragmatizmi dhe realizmi duhet të mbizotërojnë.

Azerbajxhani është sot një partner i pazëvendësueshëm për konsumatorët evropianë dhe do të mbetet i tillë për shumë e shumë vite në vijim. Dhe roli ynë si furnizues i besueshëm i sigurisë energjetike vetëm do të rritet. Nuk do të ulet; do të rritet. Dhe kur të shtojmë energjinë elektrike, energjinë e gjelbër dhe hidrogjenin, përfshirë hidrogjenin e gjelbër, roli ynë do të jetë edhe më i madh.”

Sipas burimeve në Ambasadën e Azerbajxhanit, Baku po bën maksimumin për të finalizuar së bashku me palën shqiptare të gjitha punët përgatitore dhe ligjore që lidhen me projektin e gazifikimit të Korçës, me qëllim kalimin sa më shpejt në fazën e ndërtimit. Në këtë mënyrë, Shqipëria do të mund t’i bashkohet familjes së vendeve anëtare të Korridorit Jugor të Gazit si një vend i ri përfitues i gazit natyror azerbajxhanas.

 

The post Strategjia e gazit natyror të Azerbajxhanit appeared first on Revista Monitor.

❌
❌