❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shqipëria ka numrin më të vogël të kartave të kreditit në rajon

Shqipëria është ekonomia e rajonit të Ballkanit Perëndimor me numrin më të vogël të kartave të kreditit.

Sipas statistikave krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në vitin 2024 në Shqipëri ishin aktive 50.18 karta krediti për 1000 banorë. Sipas FMN-së, depërtimi i kartave të kreditit ka pësuar madje rënie krahasuar me nivelin prej 52.52% të një viti më parë.

Shqipëria është dukshëm mbrapa vendeve fqinje të rajonit në shkallën e depërtimit të këtij produkti pagesash.

Para Shqipërisë ndodhet Mali i Zi, me 71.72 karta krediti për 1000 banorë, Bosnje-Hercegovina, me 156.29 karta krediti për 1000 banorë, Serbia, me 159.11 karta krediti për 1000 banorë, Kosova, me 160.75 karta krediti për 1000 banorë dhe Maqedonia e Veriut, me 185.18 karta krediti për 1000 banorë.

Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore e depërtimit të ulët të kartave të kreditit në Shqipëri është niveli i lartë i përdorimit të parasë fizike në transaksionet e pagesave. Karta e kreditit është një produkt i dedikuar kryesisht për pagesat automatike nëpërmjet terminaleve POS. Prapambetja relative e Shqipërisë në pagesat me kartë është reflektuar pjesërisht edhe në një përdorim të dobët të kartave të kreditit.

Megjithëse në vitet e fundit pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë, ende nuk kjo nuk po reflektohet në një hov domethënës të kartave të kreditit, si produkt i veçantë.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, karta e kreditit ngelet një produkt relativisht i shtrenjtë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2025 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 20.29% për kartat në Lekë dhe 16.95% për kartat në Euro. Krahasuar me një vit më parë, normat mesatare të interesit kanë pësuar rënie për kartat në Euro, po janë rritur lehtë për ato në Lekë.

Në terma mesatarë, normat e interesit të kartave ngelen më të larta në raport me produktet e ngjashme të kredisë konsumatore bankare, si, për shembull, overdraftet. Sipas bankierëve, kjo ndodh për shkak të një shkalle të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit të kaluar bankat shqiptare raportonin 113 290 karta krediti aktive, në rënie me 6.1% krahasuar me një vit më parë.

Rënia ka ardhur kryesisht nga dy bankat kryesore, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe Raiffeisen, që kanë pësuar rënie të numrit të kartave aktive dhe të pjesës së tregut. Ndërkohë, bankat e tjera në përgjithësi kanë pasur një tendencë në rritje të numrit të kartave të kreditit dhe pjesës së tyre të tregut. Pavarësisht rënies së tyre gjatë 2024, BKT dhe Raiffeisen Bank Albania vazhdojnë ta dominojnë tregun e kartave të kreditit, me rreth 64% të numrit total të tyre.

Burimi: FMN

The post Shqipëria ka numrin më të vogël të kartave të kreditit në rajon appeared first on Revista Monitor.

Faza e radhës e IA do të zhvendoset drejt efikasitetit dhe uljes së kostove

Ish-drejtori i privatësisë në Facebook, Chris Kelly, tha se faza e ardhshme e bumit të inteligjencës artificiale (IA) do të përqendrohet te rritja e efikasitetit, veçanërisht në trajnimin e modeleve dhe në uljen e kostove dhe konsumit të energjisë.

Kelly theksoi se, ndërsa kompanitë e mëdha po garojnë për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për ngarkesat e IA, industria do të duhet të thjeshtojë ndërtimet që përdorin shumë energji (energy-intensive).

“Truri ynĂ« funksionon me rreth 20 vat. Nuk na duhen qendra energjie nĂ« shkallĂ« gigavatĂ«sh pĂ«r tĂ« arsyetuar,” tha ai, duke shtuar se efikasiteti do tĂ« jetĂ« njĂ« nga prioritetet kryesore pĂ«r lojtarĂ«t e mĂ«dhenj tĂ« IA.

Sipas Kellyt, kompanitë që arrijnë një përparim në uljen e kostove të qendrave të të dhënave do të dalin fituese në garën e IA.

Tregu i qendrave të të dhënave ka grumbulluar mbi 61 miliardë dollarë në marrëveshje infrastrukturore në vitin 2025, ndërsa disa të tjerë janë përfshirë në ethe globale ndërtimi, sipas S&P Global.

Vetëm OpenAI ka bërë angazhime mbi 1.4 trilionë dollarë për IA në vitet e ardhshme, përfshirë partneritete të mëdha me Nvidian, Oracle dhe Coreweave.

Por ky hov ka rritur shqetësimet për burimet e energjisë që do të furnizojnë këto ndërtime, në një rrjet elektrik tashmë të ngarkuar.

Në shtator, Nvidia dhe OpenAI njoftuan një projekt që përfshin të paktën 10 gigavatë qendra të dhënash, afërsisht sa konsumi vjetor i energjisë i 8 milionë familjeve në SHBA dhe i barabartë me kërkesën kulmore verore të Nju Jorkut në vitin 2024.

Shqetësimet për koston u shtuan edhe pasi DeepSeek lançoi në dhjetor 2024 një model gjuhësor të madh, falas dhe me kod të hapur, për nën 6 milionë dollarë, shumë më pak se konkurrentët amerikanë.

Kelly pret që një numër lojtarësh kinezë të dalin në pah, sidomos pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të miratuar shitjen e çipeve Nvidia H200 drejt Kinës.

Modelet me kod tĂ« hapur, veçanĂ«risht ato qĂ« vijnĂ« nga Kina, do t’u japin pĂ«rdoruesve akses nĂ« nivele bazĂ« tĂ« fuqisĂ« llogaritĂ«se dhe nĂ« IA gjenerative dhe agjentike, pĂ«rfundoi Kelly. / CNBC, Shqip.al

The post Faza e radhës e IA do të zhvendoset drejt efikasitetit dhe uljes së kostove appeared first on Revista Monitor.

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin  përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën.

Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën e të punësuarve. Kur blerja e një shtëpie bëhet më e shtrenjtë, njerëzit detyrohen të qëndrojnë më gjatë me qira ose të kërkojnë shtëpi me qira në vend që të blejnë. Kjo rrit numrin e qiraxhinjve dhe për pasojë çmimet ngrihen. Edhe pronarët që kanë kredi të shtrenjta shpesh rrisin qiranë për të mbuluar pagesat e tyre mujore.

Gjithashtu kërkesa për qira po përballet me një presion në rritje për vizitorët e huaj. Shqipëria është atraktive për turistët edhe për shkak se çmimet e qirave ditore janë të lira, me vetëm 50 euro nata në zonën e qendrës. Dhënia me qira ditore e shumë apartamenteve për turistët ka çuar në rritjen e çmimeve për qiratë afatgjata jashtë trendëve normale.

Ekspertët e tregut pohojnë se një pjesë e apartamenteve të shituara janë bosh dhe përdoren vetëm pak ditë në vit nga emigrantët dhe huajt, duke bërë që të mos hidhen në tregun e qirave.

Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.

AgjentĂ«t e tregut tĂ« qirasĂ« nĂ«nvizojnĂ« se shumĂ« pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht nĂ« periferitĂ« “Astir” ose “Fresku”, tĂ« cilat merren menjĂ«herĂ« nga qiramarrĂ«sit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

NĂ« TiranĂ«, zona mĂ« e shtrenjtĂ« pĂ«r qiratĂ« e apartamenteve vijon tĂ« mbetet pranĂ« stadiumit “Air Albania”. PĂ«r banesa 2+1, çmimi mesatar arriti nĂ« 1,800 euro nĂ« muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritĂ«n me 13%.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%.  Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1.

Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.

Ndryshime çmimesh janĂ« shĂ«nuar edhe pĂ«r qiratĂ« nĂ« zonĂ«n e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave pĂ«r apartamente 1+1 arritĂ«n nĂ« 900 euro nĂ« muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritĂ«n 13%. PĂ«r apartamentet 2+1, çmimet arritĂ«n nĂ« 1,400 euro nĂ« muaj, nga 1,200 euro nĂ« muaj qĂ« ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janĂ« shtrenjtuar 17%.

Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.

Inflacioni i përgjithshëm ka luajtur gjithashtu rol. Kostoja e materialeve të ndërtimit, taksat, shërbimet dhe mirëmbajtja e banesave është rritur, dhe pronarët e transferojnë këtë rritje tek qiramarrësit. Në disa qytete, situata rëndohet edhe nga përdorimi i shumë apartamenteve për qira afatshkurtër turistike, të cilat janë më fitimprurëse.

Edhe në  vijim çmimet e qirave pritet të vijojnë rritjen për shkak të kërkesës së lartë, dhe mungesës së ofertës të përballueshme.

Nëse qeveria dhe bashkitë nuk ndërhyjnë duke promovuar ndërtim banesash me çmime të përballueshme dhe të aplikohen politika për banesa sociale barra për qiramarrësit nuk do të lehtësohet, përndryshe rritja do të jetë edhe me agresive lajmërojnë aktorët e tregut.

 

Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

Burimi: INSTAT

The post Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj appeared first on Revista Monitor.

Në 1 janar fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

Duke filluar nga 1 janar 2026, do të nisë aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta.

Sistemi bonus-malus nënkupton prime më të shtrenjta sigurimi, krahasuar me ato aktuale, për ata drejtues mjetesh që kanë shkaktuar dëme dhe prime më të ulëta për drejtuesit që nuk kanë shkaktuar dëme.

Megjithatë, sipas ekspertëve të tregut, ndryshimi do të jetë shumë më i madh në rastin e drejtuesve që kanë shkaktuar dëme (malus), ndërkohë që zbritja për drejtuesit pa histori dëmesh (bonus) pritet të jetë në përmasa modeste.

NĂ« vitin 2024, AMF miratoi rregulloren “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”. Kjo rregullore hyri nĂ« fuqi nĂ« 1 janar 2025, por nĂ« vitin e parĂ« tĂ« zbatimit ndĂ«r faktorĂ«t e riskut nuk u pĂ«rfshi parimi bonus-malus, duke u shtyrĂ« pĂ«r nĂ« vitin 2026.

Në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë ndjekin disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e mjetit.

Aplikimi i sistemit bonus-malus Ă«shtĂ« i parashikuar nĂ« ligjin “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, qĂ« ka hyrĂ« nĂ« fuqi qysh nĂ« vitin 2021. MegjithatĂ«, ligji e parashikon si tĂ« drejtĂ« tĂ« kompanive tĂ« sigurimit, por jo njĂ« detyrim. Zbatimi i parimit bonus-malus u bĂ« i mundur vetĂ«m pas miratimit tĂ« rregullores “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”.

Edhe me miratimin e kësaj rregulloreje, tregu i këtij produkti nuk po shfaq konkurrencë të mirëfilltë dhe primet e sigurimit janë pothuajse të njëjta në të gjitha kompanitë.

Ndarja e tregut të sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta është pothuajse e pandryshuar edhe këtë vit. Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për 9-mujorin 2025 tregu i këtij produkti kryesohet nga Sigal, me 20.64% të primeve të shkruara bruto, nga 20.6% që mbante një vit më parë. Ndjek Eurosig, me 15.19% (nga 15.25% një vit më parë) dhe Sigma, me 14.59% (nga 14.6% një vit më parë).

Edhe për kompanitë e tjera, ndryshimi i pjesës së tregut është i papërfillshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Problemi i konkurrencës në tregun e TPL-ve u ngrit edhe këtë vit gjatë raportimeve në Kuvendin e Shqipërisë nga AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës. Deputetët nënvizuan se ngrirja e ndarjes së tregut mes kompanive për këtë produkt është një fakt që tregon qartë mungesën e konkurrencës efektive.

The post Në 1 janar fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme appeared first on Revista Monitor.

Përmbyllet faza e fundit e liberalizimit tek energjia, 2300 subjekte në 6 kv dalin në treg të lirë

Nga kjo e enjte (1 janar) 2300 biznese të lidhura në tension 6 kilovolt kanë dalë në treg të lirë duke u furnizuar kështu nga furnizues privatë ose ai publik (FTL) me çmime që nuk janë të rregulluara por vendosen nga tregu.

KĂ«tij grupi pritet t’i shtohen edhe rreth 300 subjekte tĂ« tjera po tĂ« lidhur nĂ« 6 kilovolt por  pasi tĂ« shlyejnĂ« detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit tĂ« ShĂ«rbimit Universal. Ky zhvillim shĂ«non hallkĂ«n e fundit tĂ« procesit tĂ« liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ«, tĂ« parashikuar qĂ« nĂ« vitin 2015 me ligjin “PĂ«r sektorin e energjisĂ«â€.

Procesi nisi konkretisht në vitin 2018, kur mbi 76 subjekte të lidhura në tension 35 kV kaluan në treg të lirë. Në vitin 2022 u tentua zgjerimi i mëtejshëm i liberalizimit për bizneset në tension 20 dhe 10 kV, por kriza energjetike globale dhe çmimet e larta detyruan shtetin të ndërhyjë përmes mekanizmave amortizues dhe përfshirjes së prodhimit të KESH-it.

Deri në fund të vitit 2023, bizneset në 20 kV kishin si opsion Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, ndërsa nga 1 janari 2024 kaluan në treg të lirë. Në 1 janar 2025 këtij grupi iu bashkuan edhe 2600 subjekte të lidhura në tension 10 kV, ndërsa 1 janari 2026 shënoi përmbylljen përfundimtare të procesit.

Ndikimi i procesit dhe furnizuesit

Aktualisht, mijëra biznese sigurojnë energjinë nga furnizues privatë ose nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL). Shumica janë të lidhur tek kompania publike FTL me një çmim prej 18.34 lekë/kWh pa TVSH. Sipas administratorit të FTL, Albi Gjenerali, liberalizimi ka sjellë një seri ndikimesh pozitive në treg ku ndër të tjera ka ulur barrën financiare mbi Furnizuesin e Shërbimit Universal, ka përmirësuar disiplinën e pagesave dhe ka futur tregun në një fazë konsolidimi, ku fokusi zhvendoset drejt eficiencës dhe transparencës.

Në tregun e lirë aktualisht operojnë 40 furnizues të licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Ky zhvillim konsiderohet një efekt i drejtpërdrejtë i liberalizimit, që po nxit konkurrencën, investimet dhe orientimin e bizneseve drejt zgjidhjeve më të leverdishme energjetike, përfshirë edhe investimet për autokonsum nga burime fotovoltaike.

 

The post Përmbyllet faza e fundit e liberalizimit tek energjia, 2300 subjekte në 6 kv dalin në treg të lirë appeared first on Revista Monitor.

Të gjitha ndryshimet fiskale që nisin nga 1 janari

Nis nga 1 janari 2026 zbatimi i paketës fiskale, që përfshin 6 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, ndër më kryesore janë marrëveshja për paqen fiskale, fshirjen e detyrimeve të bizneseve në tatime dhe dogana, kompensimi 10% i TVSH për fermerët, ulja e pragut të përdorimit të parasë cash nga individët etj.

Marrëveshja e paqes Fiskale, Si do aplikohet nga janari

Nga 1 janari 2026 nis zbatimin edhe ligji “PĂ«r marrĂ«veshjen e paqes Fiskale”, pavarĂ«sisht kundĂ«rshtimeve tĂ« shprehura nga Bashkimi Europian (BE), Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) dhe Dhoma Amerikane e TregtisĂ« (AmCham), qĂ« nisma pritet tĂ« nxisĂ« pastrimin e parave dhe tĂ« kapitalit tĂ« dyshimtĂ«.

Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë mundëson nënshkrimin e një marrëveshje mes biznesit të madh me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit dhe administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit.

Vullnetarisht në këtë marrëveshje me administratën tatimore, mund të hyjë çdo biznes i rregullt qoftë persona fizik apo entitet. Të përjashtuar nga e drejta për të hyrë në marrëveshje me administratën tatimore janë bizneset që ndaj tyre është hapur çështje penale për mashtrim apo evazion fiskal.

GjatĂ« kĂ«saj marrĂ«veshje me afat 1 vjeçar (me tĂ« drejta rinovimi deri 2 herĂ«),  biznesit me tĂ« ardhura bruto mbi 14 mln lekĂ« nĂ« vit, do t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi njĂ« bazĂ« tĂ« tatueshme tĂ« rritur. Pra biznesi nuk do tĂ« parapaguajĂ« njĂ« tatim tĂ« çfarĂ«doshĂ«m, por qĂ« do tĂ« llogaritet mbi bazĂ«n e tatueshme e pĂ«rbĂ«rĂ« nga fitimi i tatueshĂ«m i vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus 18% rritje. NĂ«se fitimi i vĂ«rtetĂ« nĂ« fund tĂ« vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus njĂ« marzh shtesĂ« prej 18%), mbi kĂ«tĂ« shtesĂ« do tĂ« paguhet 5%.

Pra në thelb marrëveshja nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%.

Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Por bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare  fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.

Ministri i Financave Petrit Malaj mĂ« herĂ«t nĂ« takimin me sipĂ«rmarrjen pĂ«r paketĂ«n fiskale 2026 tha se kĂ«rkesa e biznesit pĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale me administratĂ«n tatimore pasi tĂ« shqyrtohet nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore. Procedura nis nĂ« muajin janar, ndĂ«rsa pritet qĂ« Ministria e Financave tĂ« miratojĂ« udhĂ«zimet pĂ«rkatĂ«se pĂ«r zbatimin e procedurave.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.

Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.

Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion.

https://monitor.al/marreveshja-me-tatimet-per-paqen-fiskale-nga-janari-2026-kerkesa-do-dorezohet-ne-e-tax/

https://monitor.al/dhoma-amerikane-kunder-paqes-fiskale-nxit-pastrimin-e-parave-legalizon-kapitalin-e-dyshimte/

https://monitor.al/do-te-falen-detyrimet-tatimore-e-doganore-te-papaguara-deri-me-31-dhjetor-2014/

 

Detyrimet nĂ« tatime dhe dogana qĂ« do t’i falen biznesit nga 1 janari 2026 

Nga 1 janari 2026 nis zbatimin ligji “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore dhe detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ qĂ« pĂ«rcakton fshirjen e plotĂ« tĂ« detyrimeve e papaguara nĂ« Tatime dhe Dogana deri mĂ« 31 dhjetor 2024.

Në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet ligji përcakton vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Kategori përfituese do të jenë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi.

Falen detyrimet e krijuar nga 2015–2019 me kushtin nĂ«se paguhet 50%

Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, ligji parashikon  edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit.

Për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme me kushtin nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet. Nëse do të paguajnë 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Do falen gjobat pĂ«r borxhet nga 2020–2024 me kushtin tĂ« paguhet detyrimi

Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.

Ligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.

Nga bizneset nĂ« tatime dhe dogana deri nĂ« vitin 2014 rezultojnĂ« se janĂ« 100 mln lekĂ« apo rreth 1 mld euro detyrime tĂ« papaguara. Shifra me detyrimin e papaguar nga bizneset deri nĂ« 2014 qĂ« parashikohet tĂ« fshihet plotĂ«sisht u bĂ« publike nga ministri i Financave Petrit Malaj nĂ« mbledhjen e mĂ«parshme tĂ« Komisionit Parlamentar pĂ«r Çështjet Ligjore.

Sipas të dhënave të bëra publike në relacionin e ligjit në total administrata tatimore ka 202,387 tatimpagues debitorë me detyrime tatimore të papaguara në shumën 162,5 mld lekëve apo rreth 1,7 mld euro deri më 31 dhjetor 2024. Principali zë 60% të borxhit në shumën e 98,4 mld lekëve apo rreth 1 miliardë euro. 35% të tij e zënë gjobat në shumën e 581 mln eurove dhe 5% zënë interesat në shumën e 79 milionë eurove.

Deri në 31 dhjetor 2014 në tatime është krijuar borxh në shumën e 29,5 miliardë lekë apo rreth 304 mln euro. Në totali i borxhit deri më 31 dhjetor 2014, pa përfshirë në llogaritje kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, llogaritet 25 mld lekë apo rreth 260 mln euro.

Detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në Dogana llogariten në vlerën e 48,5 mld lekë apo rreth 500 mln euro i pashlyer nga 4,684 debitorë. Principali zë 27% të borxhit, me vlerë 13,1 mld lekë. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga gjobat me vlerë 26,5 mld lekë (55% të totalit) dhe kamatëvonesat me vlerë 8,9 mld lekë apo 18% të totalit.

 Deri më 31 dhjetor 2014, borxhi i krijuar në Dogana është në shumën e 25,7 mld lekëve apo rreth 266 mln euro, detyrime të papaguara mbi 10 vite që do të fshihen.

Sipas llogaritjeve nga të dhënat publike ligji parashikon në total të fshijë plotësisht rreth 525 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve deri më 31 dhjetor 2014.

Nga 260 mln euro që do të fshihen plotësisht në tatime, borxhi më i madh është krijuar për TVSH e papaguar në vlerën e 11,6 miliardë lekë, për tatim fitimin 6,2 mld lekë, për taksa të tjera me vlerë 6,5 miliardë lekë dhe për TAP shuma e papaguar rezulton 675 mln lekë.

Në Dogana për borxhin që kërkohet të fshihet peshën më të madhe e zënë gjobat dhe interesat me vlerë 200 mln euro.

Miratimi i ligjit “PĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore e tĂ« detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â€ krijoi debate te deputetĂ«t e opozitĂ«s dhe ekspertĂ«t. DeputetĂ«t e opozitĂ«s kĂ«rkuan disa herĂ« bĂ«rjen publike tĂ« listĂ«s me emrat e pĂ«rfituesve qĂ« do t’u fshihen automatikisht detyrimet e papaguara deri nĂ« vitin 2014.

Ekspertët gjithashtu theksuan se lista duhej të bëhej publike, pasi ka shumë biznese që përfitojnë bazuar në listën pasive, por ndërkohë ushtrojnë aktivitete të tjera, i njëjti person ka pasur një fabrikë ka falimentuar dhe ka hapur një kompani ndërtimi. Pra ky subjekt gjeneron të ardhura dhe fitime dhe nuk ka pse të lehtësohet me fshirjen e detyrimeve. Ekspertët nënvizuan se kjo mungesë e transparencës së listës do të dekurajojë bizneset e rregullta.

https://monitor.al/do-te-falen-detyrimet-tatimore-e-doganore-te-papaguara-deri-me-31-dhjetor-2014/

https://monitor.al/debati-per-listen-e-kompanive-cfare-detyrimesh-do-te-falen/

 

Kompensimi 10% për fermerët, nga janari Tatimet do nisin sqarimet për aplikimet në e-Albania

Nga 1 janari 2026 nis zbatimin edhe skema e kompensimit të TVSH-së 10% për fermerët që do të shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 92/2014, ‘PĂ«r tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risë’, i ndryshuar” i miratuar nga Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« pĂ«rcakton se kompensimi i TVSh-sĂ« 10% tĂ« fermerĂ«ve do tĂ« bĂ«het mbi vlerĂ«n e faturave tĂ« lĂ«shuara nga blerĂ«si i produkteve tĂ« tyre bujqĂ«sore.

Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.

Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.

Kjo autofaturë e lëshuar për fermerin nga përpunuesi, grumbulluesi, apo një agroturizëm i certifikuar do të shërbejë si bazë për llogaritjen e kompensimit, i cili përfaqëson 10% të vlerës së saj dhe synon të mbulojë pjesërisht TVSH-në që fermerët kanë paguar për inputet bujqësore, si plehra kimike, fara dhe fidanë.

P.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.

KĂ«rkesa pĂ«r kompensim do tĂ« bĂ«het dy herĂ« nĂ« vit, pĂ«r periudhat janar–qershor dhe korrik–dhjetor.

Sipas sqarimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për Monitor nga 2026 fermerët do të udhëzohen se kur do të dorëzojnë kërkesën e kompensimit të TVSH-së përmes platformës e-Albania. Përveç kërkesës, fermerët do të duhet të konfirmojnë online çdo autofaturë të lëshuar në emrin e tyre, me qëllim shmangien e abuzimeve prej përpunuesve. Pas verifikimit, shuma e kompensimit do të derdhet direkt në llogarinë bankare të fermerit brenda 30 ditëve. Tatimet pohuan se nxjerrjes së udhëzimit nga Ministria e Financave për zbatimin e ligjit, në mbarë vendin do të nisë fushata për orientimin e procedurave për fermerët.

Përfitues të skemës janë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe që nuk ngarkojnë TVSH në shitjen e produkteve të tyre, por që njëkohësisht nuk kanë të drejtë të rimbursojnë TVSH-në e paguar për blerjet.

Skema synon kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, por që nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin.

Edhe kjo skemë u kundërshtua nga Shoqata e Blegtorëve të Qumështit. Më herët në Komisionin e Ekonomisë Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve të Qumështit Gentian Lalaj kërkoi që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri. Për shoqatën e blegtorëve autofatura e lëshuar prej përpunuesve është abuzive. Shoqata e Blegtorëve gjithashtu kërkoi edhe barazimin e TVSH-së për blerjet dhe shitjet e mallrave me TVSh të fermerit, si dhe zbatimin e skemës së kompensimit mbështetur mbi litra qumësht të prodhuar.

https://monitor.al/kompensimi-10-i-tvsh-se-financat-permes-autofaturave-perfitojne-110-mije-fermere/

https://monitor.al/fermeret-duhet-te-nisin-grumbullimin-e-faturave-per-kompensimin-10-kerkesa-do-behet-dy-here-ne-vit/

https://monitor.al/sqarohet-zbatimi-i-tvsh-se-kompensimi-10-per-fermeret-do-llogaritet-mbi-vleren-e-autofaturave/

https://monitor.al/shoqata-e-blegtoreve-kunder-kompensimit-te-tvsh-se-10-me-autofature-por-me-faturim-direkt/

 

Nga ulja e pĂ«rdorimit tĂ« Cash te detyrimi i bizneseve pĂ«r terminalet “POS”, hyjnĂ« nĂ« fuqi ndryshimet te procedurat tatimore

Nga 1 janari 2026 hyn nĂ« fuqi edhe ligji “PĂ«r disa ndryshime dhe shtesa nĂ« ligjin nr.9920, datĂ« 19.5.2008, “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar”

Ndryshimet pĂ«rfshijnĂ« zbatimin e disa nismave tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, si zvogĂ«limi i pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ« nĂ« transaksionet ndĂ«rmjet bizneseve, duke ulur kufirin e lejuar pĂ«r pagesat me para nĂ« dorĂ« nga 150,000 lekĂ« nĂ« 100, 000 lekĂ«. Kjo masĂ« synon tĂ« rrisĂ« transparencĂ«n dhe gjurmueshmĂ«rinĂ« e transaksioneve, si dhe tĂ« reduktojĂ« evazionin fiskal, duke nxitur pĂ«rdorimin e pagesave pĂ«rmes sistemit bankar, tĂ« cilat janĂ« mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u kontrolluar dhe verifikuar nga administrata tatimore.

Ndryshimet sollĂ«n edhe vendosjen e njĂ« kufiri pĂ«r transaksionet me para nĂ« dorĂ« qĂ« personat fizikĂ«, individĂ«t e vetĂ«punĂ«suar dhe tregtarĂ«t apo entitetet kryejnĂ« me individĂ«, kur vlera e transaksionit kalon pragun 500,000 lekĂ«. “Kjo ndĂ«rhyrje synon tĂ« forcojĂ« kontrollin mbi qarkullimin e parasĂ« jashtĂ« sistemit financiar formal dhe tĂ« rrisĂ« nivelin e formalizimit tĂ« transaksioneve”, theksohej nĂ« relacion.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« politikave pĂ«r reduktimin e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ« dhe nxitjen e pagesave elektronike, gjithashtu u miratua vendosja e detyrimit pĂ«r pajisjen me terminal “POS” nĂ« pikat e shitjes tĂ« tatimpaguesve qĂ« kryejnĂ« veprimtari ekonomike me pagesa nĂ« para nĂ« dorĂ«, sipas afateve tĂ« parashikuara nĂ« ligj.

Ministri i Financave Petrit Malaj më herët sqaroi se brenda datës 30 Maj 2026, detyrimi duhet të përmbushet nga çdo biznes që operon në sektorin e turizmit edhe në atë të transportit, përveç pagesave cash, do të duhet të garantojë forma alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pajisjet POS, apo forma të tjera elektronike.
Ndërkohë ky detyrim duhet të përmbushet nga të gjithë bizneset e tjera, brenda datës 31 Dhjetor 2026.

Ndër të tjera ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë edhe nismat si: Përjashtimin nga kamatëvonesat për institucionet publike, në rastet kur mosrespektimi i afateve të deklarimit apo pagesës së detyrimeve vjen si rezultat i zbatimit të një akti ligjor apo nënligjor me efekte prapavepruese ose i vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Ky përjashtim synon të mbrojë institucionet publike nga penalitete që burojnë nga faktorë objektivë dhe të pavarur nga vullneti i tyre;

Vendosjen e sanksioneve administrative ndaj prodhuesve ose mirëmbajtësve të softëare-it të pajisjeve fiskale, në rastet e refuzimit të bashkëpunimit me administratën tatimore, me qëllim sigurimin e bashkëpunimit të plotë në rastet kur kërkohet hapja ose verifikimi i pajisjeve fiskale të konfiskuara. Me këtë ndryshim vendoset detyrimi ligjor për bashkëpunim dhe parashikohen sanksione administrative në rast refuzimi, me synim forcimin e kontrollit dhe garantimin e funksionimit të rregullt të sistemit të fiskalizimit;

E drejta e tatimpaguesve individë për të korrigjuar deklaratën vjetore të të ardhurave personale brenda 6 muajve nga data e dorëzimit, me mundësinë për të kryer jo më shumë se dy korrigjime. Gjithashtu, parashikohet reduktimi i afatit për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara nga 36 muaj në 24 muaj.

https://monitor.al/ulet-kufiri-per-parane-cash-deri-ne-fund-te-vitit-2026-te-gjithe-bizneset-me-terminale-pos/

https://monitor.al/shoqata-e-bankave-kunder-propozimit-per-kufirin-500-mije-leke-te-pagesave-ne-cash-te-individeve/

 

Nga 1 janari nis zbatimin rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5%; Referencat e reja do rrisin taksën e banesës në rrethe

Nga 1 janari 2026 hyn nĂ« fuqi edhe ligji “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurive tĂ« paluajtshme”, qĂ« do t’u japĂ« mundĂ«sinĂ« qytetarĂ«ve dhe bizneseve tĂ« rivlerĂ«sojnĂ« pronat e tyre me tatim tĂ« reduktuar 5% nga 15% qĂ« Ă«shtĂ« norma, si dhe VKM pĂ«r çmimet e ndryshuara tĂ« referencĂ«s nĂ« rrethe.

Periudha e zbatimit të procesit të rivlerësimit do të jetë nga data 1 janar 2026 deri më 31 mars 2027. Afati maksimal për dorëzimin e kërkesës për rivlerësimin e pasurisë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është deri më 31 dhjetor 2026.

Rivlerësimi do të kryhet nga ekspertë të licencuar ndërsa tatimi 5% do të paguhet mbi diferencën e vlerës së shitblerjes së pronës.

Hartës së re të çmimeve në rrethe, që hyn në fuqi nga 1 janari 2026, i shtohen edhe 54 zona të reja kadastrale. Numri i tyre arrin në 119 zona nga 65 që ishin më parë.

Referuar vendimit “PĂ«r miratimin e metodologjisĂ«, rregullave dhe procedurave pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme ‘ndĂ«rtesa’, llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e saj” ndryshimet mĂ« tĂ« larta tĂ« çmimeve tĂ« referencĂ«s pĂ«r rrethet rezultojnĂ« nĂ« DurrĂ«s.

Me hartĂ«n e re, DurrĂ«si do tĂ« ndahet nĂ« 13 zona kadastrale me çmime qĂ« varion nga 45 mijĂ« lekĂ« deri nĂ« 200 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror nga 67,5 mijĂ« lekĂ« qĂ« ishte çmimi i mĂ«parshĂ«m. NĂ« DurrĂ«s ndryshimet mĂ« tĂ« larta prej 196%, krahasuar me çmimin e mĂ«parshĂ«m, janĂ« pĂ«r zonĂ«n kadastrale nr.13, e cila nĂ« terren pĂ«rkon nĂ« portin e DurrĂ«sit, ku po zhvillohet edhe projekti i “DurrĂ«s Yahts Marina”. Nga 67,5 mijĂ« qĂ« Ă«shtĂ« çmimi i vetĂ«m i referencĂ«s sĂ« shitblerjes sĂ« apartamenteve nĂ« DurrĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« pas hyrjes nĂ« fuqi tĂ« vendimit, çmimi i do tĂ« jetĂ« 200 mijĂ« lekĂ« pĂ«r metĂ«r katror.

Rritja të lartë për çmimet e referencës ka edhe për zonat e tjera bregdetare, si: Himara, Saranda, Vlorë dhe ishulli i Sazanit. Me hartën e re Himara ndahet në 5 zona kadastrale, ku rritja më e lartë e çmimit prej 141% është për zonën nr.1.

Nga 58 mijë lekë për metër katror çmimi arrin 140 mijë lekë për metër katror. Saranda gjithashtu do të ndahet në 5 zona kadastrale, ku për zonat nr.1 dhe nr.3 çmimi arrin 100 mijë lekë për metër katror apo 78.6% më shumë sesa çmimi i mëparshëm. Vlora do të jetë e ndarë në 7 zona kadastrale, ku 4 prej tyre janë brenda qytetit, dhe zonat e tjera do jenë ajo e Rradhimës, Orikumit dhe ishullit të Sazanit. Në Vlorë rritja më e lartë për çmimet e referencës është në ishullin e Sazanit.

Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump. Për ishullin e Sazanit çmimi i referencës është 200 mijë lekë për metër katror apo 233% më shumë sesa çmimi i mëparshëm për qytetin e Vlorës.

Ashtu siç ndodhi në Tiranë në gusht të vitit 2023, rritja e çmimeve të referencës do të sjellë rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës për familjarët dhe bizneset, pasi vlera e pronës për llogaritjen e taksës, bëhet sipas çmimeve të referencës së apartamenteve. Rritja e detyrimit do të jetë në njëjtën vlerë me ndryshimet e referencës.

Çmimet e reja tĂ« referencave pĂ«r shitblerjen e apartamenteve nĂ« rrethe do tĂ« rrisin edhe detyrimin e ndĂ«rtuesve pĂ«r taksĂ«n e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ«.

Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerat referuese të metodologjisë së miratuar nga qeveria.

PĂ«r qytetin e DurrĂ«sit taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« pĂ«r ndĂ«rtime banime, qĂ« nuk janĂ« tĂ« destinuara tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r turizĂ«m, industri apo pĂ«r shĂ«rbime publike Ă«shtĂ« 8%, sipas vendimit “PĂ«r sistemin e taksave dhe tarifave vendore nĂ« qytetin e DurrĂ«sit pĂ«r vitin 2023” i miratuar nĂ« muajin dhjetor 2022.

Për një objekt rezidencial me sipërfaqe 100 mijë katror, me vendndodhje pranë portit të Durrësit, sipas llogaritjeve me çmimin aktual të referencës detyrimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtuesin është 540 mln lekë. Detyrimi i taksës i llogaritur me çmimin e ri të referencës që hyn në fuqi nga 1 janari 2026 për një ndërtim me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet rreth 1 mld lekë. Detyrimi i ndërtuesit për taksën do të rritet në përqindje të njëjtë me ndryshimin e referencave.

Ndërtuesit paralajmërojnë se rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë do të shtojë koston për ta, që do të reflektohet me ndryshim të shitjes së çmimeve të apartamenteve, veçanërisht në zonat bregdetare si Durrësi dhe Qerreti.

https://monitor.al/nga-1-janari-sa-do-te-rritet-taksa-e-nderteses-per-shtepite-dhe-dyqanet-per-119-zona-ne-rrethe/

https://monitor.al/tabelat-zbardhen-detyrimet-e-reja-te-takses-se-nderteses-per-119-zonat-kadastrale-ne-rrethe/

https://monitor.al/sa-do-rritet-detyrimi-ne-rrethe-per-taksen-e-nderteses-per-pishinat-pistat-per-gara-fusha-futbolli/

Hyn në fuqi shtyrja e afatit për dorëzimin e librave të shitjes dhe blerjes

Paketa fiskale 2026 solli ndryshime edhe te afati i dorëzimit të faturave të fiskalizuara, që përmbajnë librat e shitjes dhe blerjes së tatimpaguesve.

Ligji  “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87, datĂ« 18.12.2019, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit’, tĂ« ndryshuar” miratoi shtyrjen me 1 ditĂ« tĂ« afatit tĂ« plotĂ«simit dhe dorĂ«zimit tĂ« librave tĂ« shitjes dhe blerjes. Nga data 10 e muajit pasardhĂ«s e lejuar pĂ«r plotĂ«simin e librave tĂ« shitjes dhe blerjes u pĂ«rcaktua si afat data 11 e muajit pasardhĂ«s.

Nga muaji mars 2023 librat e shitjes dhe të blerjes transferohen automatikisht nga platforma e faturave në sistemin I-tax. Pas datës 11 mund të bëhet përditësimi i librit që shfaqet në sistemin I-tax të tatimpaguesit. Pra pas kësaj date, tatimpaguesi nëse ka ndryshim mund të çojë variantin e tij të rregulluar.

Në relacionin e draftit theksohej se shtimi i afatit me 24 orë është një masë praktike që do të lehtësojë përpunimin e faturave brenda sistemit të fiskalizimit.

EkonomistĂ«t pohuan mĂ« herĂ«t se shtyrja e afatit do t’i kufizojĂ« nĂ« kohĂ« pĂ«r kryerjen e pagesĂ«s mujore tĂ« TVSH-sĂ« qĂ« Ă«shtĂ« data 14 e muajit. Furnizuesit e ShĂ«rbimit Universal (FSHU) dhe Furnizuesi i Tregut tĂ« LirĂ« (FTL) i dorĂ«zojnĂ« faturat e fiskalizuara mĂ« datĂ« 10 apo 11 tĂ« muajit pasardhĂ«s, por qĂ« pĂ«r njĂ« biznes qĂ« e ka shpenzim kryesor energjinĂ«, si nĂ« rastin e prodhuesve kjo shkakton limitim kohe pĂ«r llogaritjen e TVSH-sĂ«.

Ligji gjithashtu zgjati afatin pĂ«r fiskalizimin e faturĂ«s nĂ« rastet e importeve, nga deri nĂ« 3 ditĂ« pas vendosjes sĂ« mallrave tĂ« importit nĂ«n regjimin e qarkullimit tĂ« lirĂ«, deri nĂ« ditĂ«n e 7-tĂ« tĂ« muajit pasardhĂ«s nga data e vendosjes sĂ« mallrave nĂ« kĂ«tĂ« regjim. “Ky ndryshim synon tĂ« pĂ«rshtatĂ« afatin ligjor pĂ«r fiskalizimin e faturave tĂ« importeve me funksionimin praktik tĂ« sistemeve elektronike, duke lehtĂ«suar pĂ«rmbushjen e detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit”, theksohet nĂ« relacion.

Për eksportin e mallrave te individët, pra në rastet se blerësi është individ, do të kërkohet saktësim i faturës së fiskalizuar, që do të duhet të përfshihet në te edhe numri personal i identifikimit (ID) të blerësit, për një gjurmueshmëri më të qartë.

Sipas relacionit të draftit, përfshirja e numrit personal të identifikimit (ID) në faturë siguron identifikim të qartë dhe unik të individit, shmang pasaktësitë në procesin e raportimit, si dhe lehtëson verifikimin nga autoritetet tatimore dhe doganore në rastet e kontrolleve apo hetimeve të mëvonshme.

Ligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 87, datĂ« 18.12.2019, ‘PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit’, ndĂ«r tĂ« tjera synon tĂ« adresojĂ« nevojat e pĂ«rshtatjes sĂ« legjislacionit tatimor me zhvillimet e fundit nĂ« fushĂ«n e tatimeve mbi tĂ« ardhurat, si zĂ«vendĂ«simin e tĂ« gjitha referencave nĂ« ligj, pĂ«rkatĂ«sisht “tatimi mbi fitimin” dhe “tatimi i thjeshtuar mbi fitimin pĂ«r biznesin e vogĂ«l”, pĂ«r tu zĂ«vendĂ«suar me pĂ«rkufizimet e reja pĂ«rkatĂ«sisht “tatimi mbi tĂ« ardhurat e korporatĂ«s” dhe “tatimi mbi tĂ« ardhurat personale nga biznesi”, duke siguruar kĂ«shtu koherencĂ« ligjore dhe pĂ«rshtatje me kuadrin e ri tatimor.

Me paketĂ«n e re fiskale nga 1 janari 2026 hyn nĂ« fuqi edhe ligji “PĂ«r disa shtesa nĂ« ligjin nr. 9632, datĂ« 30.10.2006, “pĂ«r sistemin e taksave vendore”, tĂ« ndryshuar” qĂ« pĂ«rjashton nga pagesa e taksĂ«s sĂ« ndikimit nĂ« infrastrukturĂ« e investimeve tĂ« financuara nga buxheti i njĂ«sive tĂ« qeverisjes qendrore dhe vendore, tĂ« ndĂ«rtimeve pĂ«r qĂ«llime publike nĂ« fushĂ«n e arsimit, shĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe mbrojtes sociale./ D.Azo

 

 

The post Të gjitha ndryshimet fiskale që nisin nga 1 janari appeared first on Revista Monitor.

Lajme të mira për klimën për ta mbyllur vitin

Viti 2025 solli pengesa të mëdha në veprimin klimatik: emetimet që ngrohin planetin vazhduan të rriten dhe angazhimet e vendeve janë ende larg nivelit të nevojshëm për të shmangur ndryshimet katastrofike të klimës.

Megjithatë, përkundër këtij realiteti, pati edhe zhvillime pozitive që tregojnë se tranzicioni energjetik po ecën më shpejt nga sa pritej një dekadë më parë.

Sipas Energy and Climate Intelligence Unit (ECIU), investimet globale në tranzicionin drejt energjisë së pastër pritet të kenë arritur një rekord të ri prej rreth 2.2 trilionë dollarësh në vitin 2025, duke përfshirë energjinë diellore, erën, bateritë dhe rrjetet.

“A Ă«shtĂ« kjo e mjaftueshme pĂ«r tĂ« na mbajtur tĂ« sigurt? Jo. Por krahasuar me drejtimin ku po shkonim, Ă«shtĂ« pĂ«rparim i dukshĂ«m,” tha Gareth Redmond-King nga ECIU.

Një nga zhvillimet më domethënëse ishte bumi i energjisë së pastër.

Investimet në teknologjitë e pastra tejkaluan ndjeshëm ato në industritë ndotëse: për çdo 1 dollar të investuar në lëndë fosile, 2 dollarë shkuan për energji të pastër.

Energjia diellore dhe ajo e erës u rritën aq shpejt sa për të mbuluar të gjithë rritjen e kërkesës globale për energji elektrike në tre tremujorët e parë të vitit 2025.

Kjo e afron botën me objektivin e vendosur në COP28 për trefishimin e kapaciteteve të energjisë së pastër deri në vitin 2030.

Kina udhëhoqi rritjen, duke kontribuar me rreth dy të tretat e kapaciteteve të reja diellore dhe të erës.

Edhe inteligjenca artificiale luajti rol pozitiv.

Ndërsa kërkesa e saj për energji është rritur, ajo ka nxitur investime të reja në energji të gjelbra dhe rrjete elektrike.

IA po përdoret gjithashtu për kërkime klimatike më të shpejta, parashikime më të sakta të motit, optimizim të transportit elektrik dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike nga nxehtësia ekstreme.

Një tjetër lajm i mirë ishte rënia e mëtejshme e çmimeve të baterive.

Kostoja për kilovat-orë ra në rreth 108 dollarë, niveli më i ulët ndonjëherë, duke përmirësuar ndjeshëm ekonominë e automjeteve elektrike, magazinimit të energjisë dhe pajisjeve të tjera elektrike.

Sistemet e magazinimit në shkallë të gjerë po shndërrohen në një nga opsionet më të lira për prodhimin e energjisë.

Në planin ndërkombëtar, Traktati për Detet e Hapura (High Seas Treaty) mori ratifikimet e nevojshme dhe do të hyjë në fuqi në vitin 2026, duke mundësuar për herë të parë mbrojtjen e 60% të oqeaneve që nuk i përkasin asnjë shteti.

Gjithashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha një opinion historik që forcon përgjegjësinë ligjore të shteteve për veprimin klimatik.

Edhe pse SHBA-ja tërhoqi disa politika mjedisore, vende të tjera si Australia, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar rritën ambiciet e tyre, ndërsa qytete të mëdha po ndërmarrin masa për të ulur ndotjen dhe trafikun.

Paralelisht, financimi për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike u rrit, përfshirë fonde për bujqësinë rezistente dhe instrumente financiare për përballimin e fatkeqësive natyrore.

Në përmbledhje, viti 2025 tregoi se, edhe pse bota është ende larg objektivave klimatike, tranzicioni drejt energjisë së pastër, inovacioni teknologjik dhe politikat e reja po krijojnë baza reale për përparim. / Bloomberg, Shqip.al

The post Lajme të mira për klimën për ta mbyllur vitin appeared first on Revista Monitor.

“Bllokadat janĂ« inekzistente”, Kurti thotĂ« se shumĂ« shpejt do ta formojĂ« Kuvendin dhe qeverinĂ«

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe se tashmë pengesat për konstituimin e kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë qartësuar skenën politike në Kosovë.

Me njĂ« fitore tĂ« thellĂ« tĂ« VetĂ«vendosjes, pritjet janĂ« qĂ« Kuvendi dhe Qeveria e re tĂ« formohen pa vonesa, pasi – siç u tha – “bllokadat janĂ« inekzistente”.

Këtë e ka thënë edhe sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tregoi se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit është i qartë, dhe se tashmë pengesat për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

“Nuk kam ndonjĂ« gjĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« rezultati Ă«shtĂ« mĂ« i qartĂ« se asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ«. Ne kemi pritur se do ta tejkalojmĂ« rezultatin e 9 shkurtit por duket se po e tejkalojmĂ« edhe rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimi nĂ« formimin e Kuvendit dhe pengesat pĂ«r formim tĂ« qeverisĂ« sĂ« re tashmĂ« janĂ« inekzistente”,

Ai ka treguar se shumë shpejt do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka deklaruar se do të kandidojë edhe për një mandat si presidente e vendit, e për këtë Kurti tha se së pari do të presin konstituimin e Kuvendit dhe më pas do të ecin tutje.

“Ne sĂ« pari do tĂ« presim qĂ« tĂ« certifikohen rezultatet duhet te konstituohet Kuvendi tĂ« shohim pĂ«rbĂ«rjen e legjislaturĂ«s sĂ« re dhe me pastaj tĂ« ecim tutje. Por, ashtu siç kam thĂ«nĂ« sot Ă«shtĂ« dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet tĂ« bisedojmĂ« bashkĂ« pĂ«r rrugĂ«n pĂ«rpara. Keni parasysh njĂ«herĂ« Ă«shtĂ« konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisĂ« dhe vetĂ«m mĂ« pas Ă«shtĂ« zgjedhja e presidentes”.

Më 28 dhjetor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku e para u rendit Lëvizja Vetëvendosje me 49.3%.

Deri tani janë numëruar votat për kandidatë për deputetë në 69.03 për qind të vendvotimeve. Po ashtu janë verifikuar edhe votat për subjektet politike në këto vendvotime.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.40 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.54 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.50 për qind.

NdĂ«rsa nga dhjetĂ« mĂ« tĂ« votuarit, nĂ«ntĂ« vijnĂ« nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje. Albin Kurti (240,466 vota), Glauk Konjufca (187,440), Albulena Haxhiu (98,215), Hekuran Murati (97,280), Donika GĂ«rvalla-Schwarz (87,381), Xhelal Sveçla (78,085), Hajrulla Çeku (71,153), Avni Dehari (71,153), Mimoza Kusari Lila (59,241 vota).

E nga PDK-ja është kryetari i kësaj partie Bedri Hamza me 109 mijë e 900 vota. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk gjendet në Top 10.

Sipas tĂ« dhĂ«nave paraprake, LVV-ja do t’i ketĂ« 56 ulĂ«se nĂ« Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

 

The post “Bllokadat janĂ« inekzistente”, Kurti thotĂ« se shumĂ« shpejt do ta formojĂ« Kuvendin dhe qeverinĂ« appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllën vitin 2025 në nivele minimale. Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, në ankandin e fundit të këtij viti yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore rezultoi 2.44%, po aq sa në ankandin e mëparshëm, që ishte një zhvilluar një javë më parë.

Në ankandin e fundit të 2025 kërkesa rezultoi disi më e ulët krahasuar me ankandet e mëparshme, me 6.65 miliardë lekë, nga 6.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave. Megjithatë, në fund Ministria e Financave vendosi të pranojë kërkesa për shumën 6.15 miliardë lekë. Kjo mund të lidhet me nevojën e pakët për hua, duke pasur parasysh se deri në fund të muajit nëntor buxheti ishte në suficit të bollshëm dhe me shumë të ngjarë programi i planifikuar i shpenzimeve nuk do të realizohet dot i tëri për këtë vit.

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllën vitin 2025 poshtë nivelit të normës bazë të interesit, duke konfirmuar në vijimësi një ecuri të normave të ulëta gjatë gjithë këtij viti. Yield-i i bonove është në rënie edhe krahasuar me një vit më parë. Yield-et e bonove 12-mujore e kishin mbyllur vitin 2024 në nivelin 2.76%, edhe në atë rast shumë afër normës bazë të interesit.

Yield-et e ulëta mund të shpjegohen me disa faktorë, duke filluar nga gjendja e mirë e likuiditetit, kërkesa në rënie e qeverisë për financim në tregun e brendshëm dhe primet më të ulëta të rrezikut, të lidhura me uljen e borxhit publik dhe përmirësimin e vlerësimit të kreditit të qeverisë nga agjencitë e specializuara.

Yield-et e ulëta të titujve qeveritarë dhe sidomos të instrumenteve afatshkurtra ndikojnë edhe koston e kredisë në Lekë për sektorin privat. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase në përgjithësi kuotohen mbështetur mbi ecurinë e bonove të thesarit, yield-et e ulëta të tyre ndikojnë edhe nivele të ulëta të normave të interesit të kredive.

Statistikat tregojnë se edhe këtë vit kredia po rritet me ritme të shpejta, pavarësisht masave të Bankës së Shqipërisë, që ka rritur më tej këtë vit kërkesën për kapital ndaj bankave, ndërsa paralelisht ka vendosur edhe disa masa kufizuese në huadhënien për blerje banesash nga indivdët.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, për tremujorin e parë 2026 huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithëse huamarrje në tremujorin e parë 2026 pritet të rritet lehtë, në tërësi për gjithë vitin 2026 ajo parashikohet të ketë një vlerë më të ulët krahasuar me një vit më parë.

Sipas buxhetit tĂ« vitit 2026, vlera e pĂ«rgjithshme e huamarrjes sĂ« re tĂ« parashikuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m Ă«shtĂ« 45 miliardĂ« lekĂ«, vlerĂ« kjo 10% mĂ« e ulĂ«t krahasuar me atĂ« tĂ« parashikuar nĂ« buxhetin e vitit 2025. / E.Shehu

The post Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale appeared first on Revista Monitor.

Auditimi, kryeqyteti zero impiante për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet tek lumi i Lanës konstaton se ujërat e ndotura vijojnë të derdhen në këtë lumë dhe tek ai i Tiranës.

KLSH argumenton se procesi i trajtimit mjedisor tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura sipas ligjit “PĂ«r trajtimin e ujĂ«rave tĂ« ndotura”  synon, ndĂ«r tĂ« tjera, trajtimin e ujĂ«rave tĂ« ndotura nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« mĂ«parshme, qĂ« tĂ« mos pengojĂ« pĂ«rpunimin dhe pĂ«rdorimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura, pakĂ«simin sa mĂ« shumĂ« tĂ« lĂ«vizjes sĂ« lirĂ« tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura dhe trajtimin sa mĂ« pranĂ« burimit dhe nĂ« impiantin mĂ« tĂ« afĂ«rt, si dhe parandalimin e ndotjes sĂ« mjedisit prej ujĂ«rave tĂ« ndotura dhe kufizimin e ndikimit kur ajo ndodh. Edhe pse nĂ« ligj kjo Ă«shtĂ« e qartĂ«, nĂ« praktikĂ« nĂ« TiranĂ« kjo nuk aplikohet kĂ«shtu.

“UjĂ«rat urbane tĂ« kryeqytetit, ku sipas INSTAT-it jetojnĂ« rreth 800 mijĂ« banorĂ«, vazhdojnĂ« tĂ« derdhĂ«n nĂ« lumenj pa asnjĂ« trajtim duke shndĂ«rruar Lumin e TiranĂ«s dhe atĂ« LanĂ«s, sipas raporteve tĂ« institucioneve shtetĂ«rore, ndĂ«r zonat mĂ« tĂ« ndotura tĂ« vendit” vlerĂ«son auditimi.

Në fakt Tirana do të kishte tashmë një impiant që ishte planifikuar të ndërtohej në Kashar por ky projekt përfundoi në Arbitrazh ku kompania që fitoi të drejtën e zbatimit çoi shtetin shqiptar për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës. Deri në atë moment kompania kishte kryer 68 për qind të punëve të parashikuara në kontratë me një vlerë 56 milionë euro. Pas çështjes në Arbitrazhin e Londrës kompania do të fitonte diçka që ka efekt dy herë negativ për shtetin shqiptar. Në njërën anë kostot e mirëmbajtjes së një impianti ende të papërfunduar janë rritur ndërkohë që detyrimi që duhet të paguhet së bashku me interesat për vendimin e arbitrazhit vijon të rritet.

“NdĂ«rprerja e kontratĂ«s sĂ« zbatimit tĂ« punimeve pĂ«r ndĂ«rtimin e ITUN Kashar dhe pĂ«rmirĂ«simin e sistemit tĂ« kanalizimeve nĂ« qytetin e TiranĂ«s, u vlerĂ«sua nga Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare e Arbitrazhit (ICC) nĂ« LondĂ«r si e njĂ«anshme dhe e kundĂ«rligjshme, duke arsyetuar se Ă«shtĂ« shkelur marrĂ«veshja e financimit dhe kushtet e kontratĂ«s, duke caktuar nĂ« ngarkim tĂ« palĂ«s sĂ« paditur MIE dhe AKUK njĂ« vlerĂ« prej afĂ«rsisht 13.5 milionĂ« Euro. Kostot financiare deri nĂ« maturimin dhe shlyerjen e plotĂ« tĂ« detyrimeve, do tĂ« rriten edhe nga aplikimi i interesave vjetore, tĂ« pĂ«rllogaritura nĂ« nivelin 3% tĂ« normĂ«s sĂ« skontimit tĂ« BankĂ«s pĂ«rkatĂ«se mbi shumĂ«n e principalit tĂ« detyrimit tĂ« pashlyer. Nga auditimi rezultoi se, deri nĂ« datĂ«n 30.04.2025, ky vendim nuk ka qenĂ« nĂ« proces njohje/ nuk Ă«shtĂ« njohur nga Gjykata e Apelit, pĂ«r tĂ« marrĂ« fuqi juridike” thuhet nĂ« auditim.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, ende i papërfunduar është parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar (për kapacitetin 350,000 p.e) për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit (për kapacitetin 681,680. Ai u financuar me një hua nga qeveria e Japonisë./ N.Maho

The post Auditimi, kryeqyteti zero impiante për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë appeared first on Revista Monitor.

Në vitin 2025, tregtia globale u përça, BE u godit nga tarifat e SHBA dhe një goditje e re nga Kina

E goditur nga tarifat e SHBA-sĂ« dhe nga “armatizimi” kinez i materialeve kritike, BE-ja u shtrĂ«ngua nga agjenda agresive tregtare e dy ekonomive mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« botĂ«.

Në 2025, goditja e parë erdhi nga Uashingtoni: SHBA-ja u kthye papritur nga brenda, vendosi tarifa të gjera ndaj partnerëve dhe detyroi rrjedhat tregtare të ridrejtohen, shpesh drejt Europës.

Paralelisht, me rritjen e tensioneve SHBA–KinĂ«, Pekini nisi tĂ« shfrytĂ«zonte varĂ«sinĂ« globale nga metalet e rralla, thelbĂ«sore pĂ«r industrinĂ« europiane tĂ« teknologjisĂ«.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen paralajmĂ«roi pĂ«r njĂ« “goditje tĂ« dytĂ« nga Kina”, duke iu referuar rritjes sĂ« eksporteve kineze dhe mbiprodhimit industrial qĂ« mund tĂ« pĂ«rmbytĂ« tregun europian dhe tĂ« rrezikojĂ« prodhuesit vendas.

E lidhur me qasjen e tregtisĂ« sĂ« bazuar nĂ« rregulla, BE-ja u gjend me pak leverdi pĂ«r t’u pĂ«rballur me njĂ« rend tregtar qĂ« po largohet nga bashkĂ«punimi dhe rregullat ndĂ«rkombĂ«tare, edhe pse kĂ«rkon tĂ« diversifikojĂ« partnerĂ«t dhe mjetet e kundĂ«rpĂ«rgjigjes.

Lufta në Ukrainë e nxori në pah dobësinë europiane: varësia nga SHBA-ja për sigurinë kufizoi hapësirën e manovrës edhe në tregti.

Kthimi i Donald Trump në detyrë e përshkallëzoi situatën. Shtëpia e Bardhë nisi ofensivën më agresive tregtare në një shekull, ndërsa Kina rriti presionin duke kufizuar eksportet e mineraleve kritike të nevojshme për industri të shumta.

BE-ja u përpoq të hapë tregje të reja eksporti në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, por pa shmangur komplikimet.

Më 2 prill, Trump shpalli nga Shtëpia e Bardhë një breshëri tarifash që tronditi tregjet. BE-ja u godit me tarifë 20%, si përgjigje ndaj një deficiti tregtar prej 300 mld dollarësh që Brukseli e kundërshtoi: sipas llogaritjeve europiane, marrëdhënia është më e balancuar (suficit në mallra dhe deficit në shërbime), dhe deficiti total del rreth 50 mld euro kur llogariten bashkë mallrat dhe shërbimet.

Tarifat amerikane pĂ«r çelikun e aluminin u rritĂ«n nĂ« 25% dhe mĂ« pas nĂ« 50% deri nĂ« qershor, duke e bĂ«rĂ« BE-nĂ« dĂ«mtim kolateral nĂ« rivalitetin SHBA–KinĂ«. Bisedimet ishin tĂ« tensionuara e tĂ« paqĂ«ndrueshme; Trump kĂ«rcĂ«noi tarifa deri 200% pĂ«r produkte europiane.

Komisioneri MaroĆĄ Ć efčovič udhĂ«toi 10 herĂ« nĂ« Uashington, ndĂ«rsa BE-ja pĂ«rgatiti lista kundĂ«rmasash deri nĂ« 72 mld euro, por i pezulloi pĂ«r tĂ« mbajtur gjallĂ« negociatat.

U diskutua edhe Instrumenti Kundër-Shtrëngimit (2023), por industria europiane druhesha nga pasoja më të rënda.

Më 27 korrik, von der Leyen dhe Trump arritën marrëveshje në Turnberry. Deklarata e 21 gushtit e vulosi: BE-ja zero tarifa për shumicën e mallrave industriale amerikane, ndërsa SHBA-ja i çoi tarifat për eksportet e BE-së në 15%, me angazhime për 600 mld dollarë investime të BE-së në SHBA deri më 2028 dhe 750 mld dollarë blerje energjie.

Brukseli e quajti rezultatin më të mirë të mundshëm; kritikët e panë të pabalancuar. Sabine Weyand pranoi se SHBA-ja kishte epërsinë dhe paralajmëroi se Europa po paguan çmimin e varësisë nga ombrella e sigurisë amerikane. BE-ja kërkon ende përjashtime dhe ulje tarifash, ndërsa çeliku e alumini mbeten në 50%.

Në vijim, presioni u zhvendos edhe te rregullat dixhitale: SHBA-ja kërkon ulje tarifash industriale europiane (legjislacion në 2026) dhe zbutje të zbatimit të DMA/DSA si kusht për lehtësim në çelik e alumin.

BE-ja këmbëngul se rregullat dixhitale janë të paprekshme, por tensioni po rritet; Uashingtoni madje ndaloi hyrjen e pesë individëve, përfshirë ish-komisionerin Thierry Breton, ndërsa Komisioni dhe Macron folën për shtrëngim e intimidim.

PavarĂ«sisht kaosit tarifor, tregtia globale u rrit nĂ« 2025: importet e mallrave +6.35% dhe eksportet +6.24% (SGEPT). Kina arriti suficit tregtar 1 trilion dollarĂ«, ndĂ«rsa eksportet drejt BE-sĂ« u rritĂ«n gati 15% (nĂ«ntor 2024–nĂ«ntor 2025); nĂ« Itali mbi 25%.

Mbikapaciteti i çelikut ishte 600 mln tonë (OECD, 2024). Tarifat e BE-së për automjetet elektrike kineze në 2024 u kundërpërgjigjën me detyrime deri 42.7% për mish derri e bulmet.

Diplomacia BE-KinĂ« dha pak, dhe kur Kina kufizoi metalet e rralla, vetĂ«m pas takimit Trump–Xi mĂ« 30 tetor u zbutĂ«n kontrollet, duke anashkaluar BE-nĂ«.

Rasti Nexperia nĂ« HolandĂ« theksoi kufijtĂ« e politikĂ«s europiane. Sipas Alicia Garcia Herrero, “BE-ja nuk ka leverdi ndaj KinĂ«s”.

Brukseli, ndĂ«rkohĂ«, dyfishoi tarifat pĂ«r çelikun nga jashtĂ« dhe ngriti njĂ« doktrinĂ« tĂ« re tĂ« sigurisĂ« ekonomike pĂ«r tĂ« “ulur rrezikun” nĂ« tregti, duke nxjerrĂ« mĂ«simin se gjithçka mund tĂ« “armatizohet”.

BE-ja kërkon të diversifikojë marrëveshjet me partnerë të rinj (Meksikë, Indonezi, Singapor) dhe të ringjallë bisedimet me Indinë, ndërsa marrëveshja Mercosur mbetet e bllokuar dhe u shty për 2026. / Euronews

The post Në vitin 2025, tregtia globale u përça, BE u godit nga tarifat e SHBA dhe një goditje e re nga Kina appeared first on Revista Monitor.

Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

GjatĂ« periudhĂ«s janar–nĂ«ntor 2025 Ă«shtĂ« rritur si prodhimi ashtu edhe importi i pijeve alkoolike. MegjithatĂ«, sipas prodhuesve vendas tĂ« pijeve alkoolike dhe drejtuesve tĂ« bareve nĂ« TiranĂ«, peshĂ«n kryesore tĂ« konsumit e mban turizmi.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Doganave, pĂ«r muajt janar–nĂ«ntor 2025 nga kompanitĂ« vendase Ă«shtĂ« prodhuar njĂ« sasi prej 315,8 mijĂ« litrash pije alkoolike. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m, prodhimi Ă«shtĂ« rritur me 27%. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« raport me periudhĂ«n para pandemisĂ« sĂ« Covid-19, prodhimi Ă«shtĂ« 48,4% mĂ« i ulĂ«t.

Sipas drejtuesve të bareve në Tiranë, pas pandemisë së Covid-19 mënyra e argëtimit dhe zakonet e konsumit të pijeve alkoolike në jetën e natës kanë pësuar ndryshime të ndjeshme.

Redi, themelues dhe banakier i “Radio Bar Tirana” nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut, thotĂ« se aktualisht kĂ«rkesa pĂ«r pije alkoolike, si pĂ«r grupmoshĂ«n 20–30 vjeç ashtu edhe pĂ«r moshat mbi 40 vjeç, ka rĂ«nĂ« me 30–40% krahasuar me periudhĂ«n para pandemisĂ« sĂ« Covid-19.

“NĂ«se nuk do tĂ« kishte turizĂ«m, industria jonĂ« do tĂ« falimentonte. Me tĂ« rinj qĂ« nuk konsumojnĂ« alkool si brezat e mĂ«parshĂ«m, me rĂ«nie tĂ« fuqisĂ« blerĂ«se pĂ«r shkak tĂ« vĂ«shtirĂ«sive ekonomike dhe me emigrimin e tĂ« rinjve, vetĂ«m kĂ«rkesa e vendasve nuk do tĂ« mjaftonte pĂ«r tĂ« mbajtur baret dhe klubet nĂ« TiranĂ«.

Kjo vĂ«rehet edhe nĂ« ndryshimin e frekuentimit. NĂ«se mĂ« parĂ« periudha tetor–mars ishte periudha e “boom”-it pĂ«r klubet e natĂ«s, tashmĂ« nga nĂ«ntori deri nĂ« mars ato mbahen kryesisht nga frekuentimi i turistĂ«ve,” shprehet ai.

Se turistët mbajnë peshën kryesore të konsumit të pijeve alkoolike, e pohojnë edhe prodhuesit vendas.

Denis Zhilla, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i kantinĂ«s sĂ« pijeve alkoolike “Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu”, thotĂ« se rreth 50% e konsumit total mbĂ«shtetet nga turistĂ«t. Sipas tij, pijet mĂ« tĂ« preferuara janĂ« konjaku dhe rakia prodhim tradicional vendas, ndĂ«rsa vera, kryesisht e bardhĂ«, preferohet mĂ« shumĂ« nga moshat e reja.

Rritja e akcizës për pijet alkoolike nga 1 janari 2023 vijon të japë efekte negative te prodhimi vendas. Prodhuesit vendas pohojnë se detyrimi për akcizës zë 40% të vlerës për një shishe alkool 700 ml të prodhuar.

Me hyrjen nĂ« fuqi tĂ« ndryshimeve nĂ« ligjin “PĂ«r akcizat” nga 1 janari 2023 u unifikua edhe akciza e pijeve tĂ« forta alkoolike me nivel tarife 84,500 lekĂ« pĂ«r HL alkool. Para ndryshimeve pĂ«r prodhuesit vendas dhe tĂ« huaj deri nĂ« 20,000 hl/vit akciza ishte 65,000 lekĂ« pĂ«r Hl. PĂ«r fashĂ«n prodhuese mbi 20,000 hl/vit akciza ishte 84,500 lekĂ« pĂ«r Hl.

Prodhuesit vendas në janar 2023 për shkak të ndryshimit të akcizës shtrenjtuan çmimeve e pijeve alkoolike deri 20%. Shtrenjtimi i çmimeve solli rënie konsumi, duke detyruar prodhuesit të pakësojnë prodhimin.

Ndërsa importi i pijeve alkoolike, si  Wisky, Xhin, Vodka, Uzo, Tekila, Konjak për periudhën  janar-nëntor 2025 sipas të dhënave të Doganave është rritur 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Në raport me periudhën para pandemisë së Covid 19 importet e pijeve alkoolike janë rritur rreth 87%.

Përfaqësuesit e kompanive importuese pohuan se zgjerimi i kërkesës ndikohet nga turizmi, pasi pijet alkoolike konsumohen më tepër në bare dhe restorante./ D.Azo

Burimi: Doganat

Burimi: Doganat

The post Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet appeared first on Revista Monitor.

Urimi që në vitin 2026 të shohim pak dritë në fund të tunelit!

Historia tregon se kur dobësohen mekanizmat e besimit dhe mungon një alternativë serioze politike e institucionale, hapësira mbushet me pasiguri dhe kaos


 

EDITORIAL / 2025-a po mbyllet si një vit i mbushur me zhvillime të shumta, shpesh kontradiktore, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.

Shqipëria arriti të mbajë ritme rritjeje ekonomike rreth 3.5%, një shifër që në pamje të parë jep ndjesinë e stabilitetit. Por, si edhe në vitin 2024, struktura e kësaj rritjeje ngre më shumë pikëpyetje sesa siguri për të ardhmen.

Një pjesë e konsiderueshme e ecurisë ekonomike u mbështet sërish nga administrata publike, përmes rritjes së pagave, taksave dhe subvencioneve, duke e bërë qeverinë një nga motorët kryesorë të ekonomisë.

Në të njëjtën kohë, dy sektorët që kishin udhëhequr rritjen në vitet e fundit, ndërtimi dhe tregtia e akomodim-ushqimit, e nxitur nga turizmi, shfaqën shenja të qarta ngadalësimi, duke sinjalizuar se modeli aktual i rritjes po i afrohet kufijve të tij.

Në planin politik, 2025-a ishte gjithashtu një vit i ngarkuar. Zhvillimet elektorale, të shoqëruara me debate dhe kontestime, nuk krijuan domosdoshmërisht klimën e qetësisë dhe parashikueshmërisë që kërkojnë ekonomia dhe biznesi.

Pa hyrë në analiza partiake, mbetet fakti se stabiliteti politik është një element kyç për besimin e investitorëve dhe për vendimmarrjen afatgjatë, dhe çdo paqartësi në këtë drejtim reflektohet drejtpërdrejt në klimën ekonomike.

Paralelisht, viti u shënua nga një intensifikim i dukshëm i veprimtarisë së organeve të drejtësisë. Reforma në drejtësi, e cila për vite me radhë ka qenë më shumë një koncept sesa një realitet i prekshëm për qytetarët dhe bizneset, nisi më në fund të prodhojë rezultate konkrete.

Megjithatë, këto zhvillime nxorën në pah edhe një realitet shqetësues: përmasat e problemeve të akumuluara në qeverisje, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, rezultuan më të thella nga sa perceptohej më parë.

Rastet e bëra publike për favorizime në tendera, keqmenaxhim apo abuzim me fondet publike dhe mungesë transparence dëmtuan rëndë besimin qytetar dhe përforcuan ndjesinë se standardet e qeverisjes kanë pësuar erozion serioz.

Ky kontrast shpjegon edhe një paradoks që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: pavarësisht rritjes së pagave dhe përmirësimeve të pjesshme në standardin e jetesës, emigracioni nuk po njeh ndalim.

Përkundrazi, gjithnjë e më shumë shqiptarë, veçanërisht të rinj dhe profesionistë, e shohin largimin nga vendi si opsionin kryesor për të ardhmen e tyre. Ky është një sinjal i fortë se besimi tek institucionet, te perspektiva afatgjatë dhe te barazia e mundësive mbetet i brishtë.

Në një situatë të tillë, rreziku më i madh nuk është thjesht stanjacioni ekonomik, por destabilizimi. Historia tregon se kur dobësohen mekanizmat e besimit dhe mungon një alternativë serioze politike e institucionale, hapësira mbushet me pasiguri dhe kaos.

PĂ«r njĂ« vend si ShqipĂ«ria, qĂ« vitet e fundit ka ndĂ«rtuar njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« rritjes sĂ« tij mbi turizmin dhe imazhin e stabilitetit, çdo lĂ«kundje e fortĂ« politike apo institucionale do tĂ« kishte pasoja tĂ« ndjeshme dhe afatgjata, tĂ« cilat kĂ«rkojnĂ« kohĂ« pĂ«r t’u rikuperuar.

Këto problematika nuk janë vetëm çështje debati publik; ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik. Ato frenojnë investimet serioze, shtrembërojnë konkurrencën, dobësojnë besimin e bizneseve dhe qytetarëve dhe krijojnë një mjedis ku vendimmarrja afatgjatë bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Në këtë kontekst, rritja ekonomike e mbështetur kryesisht në shpenzime publike dhe sektorë ciklikë, nuk mjafton për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm.

Një tjetër fenomen që u bë gjithnjë e më i dukshëm gjatë vitit është paralizimi gradual i administratës qendrore, si në planin fizik, ashtu edhe në atë virtual.

Qytetarët dhe bizneset po përballen gjithnjë e më shpesh me një administratë që nuk përgjigjet, nuk komunikon dhe nuk ofron zgjidhje sipas logjikës së ligjit.

Portale digjitale që premtojnë lehtësi kanë zëvendësuar sportelet, por jo domosdoshmërisht shërbimin, ndërsa ndërprerjet e shpeshta të sistemeve kanë kthyer procese të thjeshta në pengesa reale për aktivitetin ekonomik.

Në fundvit, zakonisht flitet për shpresë dhe pritshmëri pozitive. Thuhet se shpresa vdes e fundit. Por pas gjithë këtyre zhvillimeve, ndjesia është se ajo po vihet në provë si rrallëherë më parë.

Ndoshta, më shumë se premtime të mëdha, 2026-a ka nevojë për një gjë themelore: vullnet real për të ndalur përkeqësimin dhe për të rikthyer besimin.

Që, në fund të tunelit, të mund të shohim, të paktën, një fije dritë.

 

The post Urimi që në vitin 2026 të shohim pak dritë në fund të tunelit! appeared first on Revista Monitor.

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme.

Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e fundvitit.

Sipas njĂ« vlerĂ«simi mesatar tĂ« tregut, njĂ« familje prej katĂ«r anĂ«tarĂ«sh shpenzon rreth 19,000–20,000 lekĂ« vetĂ«m pĂ«r pĂ«rbĂ«rĂ«sit kryesorĂ« tĂ« darkĂ«s festive. NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e kĂ«tij buxheti shkon pĂ«r sallatat tradicionale, tĂ« cilat pĂ«rfshijnĂ« produkte bazĂ« si perime tĂ« freskĂ«ta, majonezĂ«, vaj, vezĂ« dhe produkte tĂ« konservuara, me njĂ« kosto qĂ« mund tĂ« arrijĂ« rreth 2,000 lekĂ«. Edhe pse duken shpenzime tĂ« vogla nĂ« dukje, rritja e çmimeve tĂ« perimeve dhe vajit ushqimor i ka bĂ«rĂ« sallatat mĂ« tĂ« kushtueshme krahasuar me vitet e kaluara.

Një tjetër zë i rëndësishëm janë mishrat dhe produktet e bulmetit. Përfshirja e mishit të viçit ose të derrit, sallameve, proshutës dhe djathërave për tryezën festive përkthehet në një shpenzim mesatar prej 3,300 lekësh, një nivel që reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve të mishit dhe produkteve të përpunuara. Familjet që zgjedhin produkte vendase arrijnë të ulin disi koston, ndërsa ato që preferojnë produkte të importuara përballen me çmime ndjeshëm më të larta.

ZĂ«ri mĂ« i kushtueshĂ«m i darkĂ«s tradicionale mbetet gjeldeti i detit dhe pĂ«rsheshi, qĂ« konsiderohet pjata simbol e Vitit tĂ« Ri. Çmimi i gjeldetit, sidomos nĂ« ditĂ«t e fundit tĂ« dhjetorit, pĂ«son rritje pĂ«r shkak tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« lartĂ«, duke bĂ«rĂ« qĂ« sĂ« bashku me pĂ«rbĂ«rĂ«sit e pĂ«rsheshit, kostoja tĂ« arrijĂ« rreth 7,500 lekĂ«. PĂ«r familjet qĂ« zgjedhin gjeldeti vendas apo alternativat e mishit tĂ« importuar, kjo shifĂ«r mund tĂ« ndryshojĂ«, por mbetet gjithsesi pesha kryesore nĂ« buxhetin e darkĂ«s.

Edhe ëmbëlsirat zënë një vend të rëndësishëm në tryezën festive. Bakllavaja, e përgatitur në shtëpi ose e blerë në pastiçeri, së bashku me ëmbëlsira të tjera tradicionale, kërkon një shpenzim prej rreth 3,000 lekësh. Rritja e çmimeve të arrave, sheqerit dhe gjalpit ka ndikuar drejtpërdrejt në koston e kësaj pjese të menusë, duke e bërë më të shtrenjtë krahasuar me vitet e mëparshme.

Në fund, pijet përbëjnë një tjetër zë të rëndësishëm të shpenzimeve. Vera, rakia, pijet freskuese dhe lëngjet për fëmijët arrijnë mesatarisht rreth 3,500 lekë, në varësi të markës dhe origjinës. Familjet që zgjedhin pije të importuara ose sasi më të mëdha, veçanërisht për pritjen e miqve, përballen me një rritje të mëtejshme të kostos totale.

NĂ« tĂ«rĂ«si, shuma prej 19,000–20,000 lekĂ«sh pĂ«rfaqĂ«son njĂ« vlerĂ«sim mesatar dhe minimal pĂ«r njĂ« darkĂ« tradicionale nĂ« shtĂ«pi. NĂ«se tryeza pasurohet me ushqime mĂ« tĂ« shtrenjta, si peshku detar, frutat e detit apo pijet premium tĂ« importuara, kostoja mund tĂ« rritet ndjeshĂ«m, duke e bĂ«rĂ« darkĂ«n e Vitit tĂ« Ri njĂ« barrĂ« reale pĂ«r buxhetin e shumĂ« familjeve shqiptare. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, festimi nĂ« shtĂ«pi mbetet zgjedhja mĂ« ekonomike krahasuar me restorantet, por gjithsesi kĂ«rkon planifikim tĂ« kujdesshĂ«m financiar.

 

Sallata e antipasta – rreth 2,000 lekĂ«

Mishra tĂ« ndryshĂ«m (viçi, sallam, djathĂ«) – rreth 3,300 lekĂ«

Gjeldeti dhe pĂ«rsheshi – rreth 7,500 lekĂ«

Bakllava dhe Ă«mbĂ«lsira – rreth 3,000 lekĂ«

Pijet (verĂ«, raki, lĂ«ngje) – rreth 3,500 lekĂ«

 

Shpenzimet në restorante

Për një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve, festimi i natës së Vitit të Ri në restorant është kthyer në një alternativë gjithnjë e më të preferuar, veçanërisht në qytetet e mëdha. Kjo zgjedhje lidhet jo vetëm me dëshirën për të shmangur angazhimin dhe stresin e përgatitjeve në shtëpi, por edhe me ofertën e gjerë të argëtimit që restorantet ofrojnë gjatë natës festive. Megjithatë, ky komoditet vjen me një kosto dukshëm më të lartë, duke e bërë festimin jashtë shtëpisë një barrë të ndjeshme për buxhetin familjar.

Në ditët e zakonshme, një restorant standard i nivelit të mesëm në Shqipëri ofron një darkë për dy persona, me antipastë, pjatë kryesore dhe ëmbëlsirë, me një kosto që varion nga 4,000 deri në 8,000 lekë, në varësi të menusë dhe vendndodhjes së lokalit. Këto çmime përfaqësojnë mesataren e tregut dhe janë relativisht të përballueshme për një dalje sporadike. Megjithatë, gjatë natës së Vitit të Ri, këto tarifa ndryshojnë ndjeshëm, pasi restorantet aplikojnë çmime speciale festive për shkak të kërkesës së lartë dhe shërbimeve shtesë që ofrohen.

NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, shumica e restoranteve funksionojnĂ« me paketa tĂ« mbyllura feste, ku çmimi pĂ«r person pĂ«rfshin njĂ« menu tĂ« pĂ«rcaktuar paraprakisht, pije, muzikĂ« live ose DJ, si edhe dekorime festive. Çmimet e kĂ«tyre paketave zakonisht nisin nga rreth 50 euro pĂ«r person nĂ« restorantet e kategorisĂ« mesatare dhe mund tĂ« arrijnĂ« deri nĂ« 90–120 euro pĂ«r person nĂ« ambiente mĂ« luksoze, hotele apo restorante tĂ« njohura nĂ« qendrat urbane dhe zonat turistike. NĂ« shumĂ« raste, pijet premium, shampanja apo shĂ«rbime tĂ« tjera ekstra tarifohen veçmas, duke e rritur edhe mĂ« shumĂ« faturĂ«n finale.

Për një familje me katër anëtarë, zgjedhja për të festuar Vitin e Ri në restorant përkthehet në një shpenzim total prej 30,000 deri mbi 60,000 lekë, pa përfshirë shpenzime shtesë si transporti apo konsumi pas mesnate.

Dallimet në çmime janë të dukshme edhe sipas zonave gjeografike. Në Tiranë, Durrës apo qytetet turistike, çmimet e paketave festive janë përgjithësisht më të larta, ndërsa në qytetet më të vogla restorantet ofrojnë alternativa disi më ekonomike, megjithëse edhe aty vihet re një rritje e ndjeshme e tarifave gjatë natës së Vitit të Ri.

Kostoja e lartë e paketave festive reflekton jo vetëm shpenzimet e restoranteve, por edhe realitetin ekonomik të një tregu ku kërkesa sezonale rrit ndjeshëm çmimet, duke e bërë natën e Vitit të Ri një nga mbrëmjet më të shtrenjta të vitit për konsumatorët./ Deada Hyka

 

The post Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri? appeared first on Revista Monitor.

Qeveria “bllokon” shpenzimet, Buxheti hyn nĂ« dhjetor me tepricĂ« 500 mln euro

Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca mes të ardhurave e shpenzimeve) ishte me suficit 49,1 miliardë lekë rreth 500 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Kjo shumë ishte me e lartë se plani në buxhetin fillestar që parashikonte deficit prej -23,1 miliardë lekësh ose -230 milionë euro.

Në vend që suficiti të reduktohej në përputhje me ligjin e buxhetit, u zgjerua me tej nëntor, duke devijuar jo vetëm nga plani, por duke u bërë shkak për keq-menaxhim financiar.

Ministria e Financave pret të shpenzojë në dhjetor të gjithë tepricën buxhetore prej 49 miliardë lekësh të krijuar në 11 muajt e vitit dhe 61 miliardë lekë të tjera në formën e deficitit buxhetor të programuar për tu shpenzuar në dhjetor, gjithsej rreth 1,2 miliardë euro.

Përqendrimi në muajin dhjetor i shpenzimeve buxhetore ndër të tjera është tregues i keq-menaxhimit të ciklit buxhetor ka vërejtur edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e posaçme për buxhetin.

Në vend që shpenzimet të ndjekin një ritëm të qëndrueshëm gjatë vitit, buxheti krijon një efekt kaskadë gjatë gjithë vitit që lëshohet me nxitim në fund, duke krijuar një valë shpenzimesh që nuk lidhen me nevojat reale të ekonomisë në atë moment.

Të dhënat mujore nga Ministria e Financave tregojnë se suficiti buxhetor përmirësohet vazhdimisht përgjatë vitit. 2025 nisi me suficit, rreth 18 miliardë lekë në janar, teksa ky nivel u rrit gradualisht nga muaji në muaj. Në tremujorin e parë, suficiti pothuajse dyfishohet, duke arritur mbi 33 miliardë lekë në mars, ndërsa në prill dhe maj zgjerimi vijon me ritme të shpejta.

GjatĂ« verĂ«s, suficiti, mbi 30–40 miliardĂ« lekĂ«, duke reflektuar rritje tĂ« tĂ« ardhurave dhe dobĂ«si nĂ« shpenzime.

NĂ« terma kumulativĂ«, deficiti pritet tĂ« jetĂ« – 68 miliardĂ« lekĂ« nĂ« fund tĂ« dhjetorit nga +49 miliardĂ« lekĂ« nĂ« nĂ«ntor.

Ne fund të vitit pagesat buxhetore përshpejtohen, si investimet publike, likuidime detyrimesh, subvencione apo shpenzime të mbartura nga muajt e mëparshëm. Njëkohësisht, dhjetori është zakonisht muaji kur bëhen rregullime përfundimtare të buxhetit dhe mbyllen angazhime financiare.

Nga këndvështrimi fiskal, një zhvillim i tillë krijon presion mbi financat publike në fund të vitit dhe nënkupton mungesë serioziteti në muajt e tjerë të vitit. Për ekspertët dhe Kontrollin e lartë të shtetit kjo nuk është praktikë e shëndetshme.

Në shumicën e vendeve me administrim fiskal të konsoliduar, shpenzimet janë të shpërndara relativisht njëtrajtshëm.

Përqendrimi i shpenzimeve në dhjetor lidhet kryesisht me vonesa kronike në planifikim dhe prokurime, sidomos për investimet publike. Projektet që duhej të niseshin në pranverë ose verë shtyhen për arsye administrative, burokratike ose politike, dhe kur viti fiskal mbyllet, institucionet përballen me presionin për të mos humbur fondet e alokuara. Pagesat bëhen sepse afati po mbaron.

Pasoja kryesore është ulja e cilësisë së shpenzimeve publike. Kontratat lidhen me nxitim, mbikëqyrja dobësohet.

Në këtë klimë, rreziku për vendime jo optimale dhe për keqpërdorim të fondeve rritet ndjeshëm.

Nga ana makroekonomike, një injektim kaq i madh fondesh në fund të vitit shton presionet inflacioniste lokale, sidomos në sektorë si ndërtimi dhe shërbimet, ku kapacitetet janë të kufizuara. Bizneset nuk arrijnë të planifikojnë normalisht, ndërsa ekonomia merr impulse të forta që nuk përkthehen në rritje të qëndrueshme./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Qeveria “bllokon” shpenzimet, Buxheti hyn nĂ« dhjetor me tepricĂ« 500 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Një mbrëmje që festoi besnikërinë, partneritetin dhe suksesin: ALUMIL Albania

ALUMIL Albania organizoi njĂ« mbrĂ«mje ekskluzive qĂ« shĂ«noi jo vetĂ«m pĂ«rmbylljen e “Programit tĂ« BesnikĂ«risĂ« ALUMILIA”, por mbi tĂ« gjitha celebrimin e marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« ndĂ«rtuara ndĂ«r vite me partnerĂ«t dhe pĂ«rpunuesit e saj nga e gjithĂ« ShqipĂ«ria. Eventi solli sĂ« bashku mbi 150 tĂ« ftuar, duke krijuar njĂ« atmosferĂ« bashkĂ«punimi, mirĂ«njohjeje dhe vizioni tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« ardhmen.

Mbrëmja u moderua nga Sidorela Gjoni, e cila me elegancë dhe profesionalizëm udhëhoqi rrjedhën e eventit, duke i dhënë dinamikë dhe qartësi çdo momenti të programit. Eventi nisi me një video prezantuese mbresëlënëse që pasqyroi shtrirjen globale të ALUMIL, praninë e saj në tregje ndërkombëtare dhe projektet ikonike të realizuara në mbarë botën; një panoramë që reflektoi forcën, inovacionin dhe standardet e larta që e kanë pozicionuar kompaninë si një nga liderët e industrisë së aluminit.

Në vijim, fjalën e mori Drejtori i Përgjithshëm i ALUMIL Albania, z. Georgios Batsakis, i cili theksoi rëndësinë e partneritetit afatgjatë dhe besnikërisë si themel i suksesit të qëndrueshëm. Në fjalimin e tij, ai nënvizoi angazhimin e ALUMIL për të investuar vazhdimisht në cilësi, inovacion dhe zhvillim teknologjik, duke ofruar zgjidhje që i përgjigjen nevojave të tregut dhe standardeve ndërkombëtare, si dhe duke vendosur partnerët në qendër të çdo strategjie rritjeje.

Pas fjalimit, atmosfera u bë më interaktive përmes lojës Quiz, ku partnerët u angazhuan me entuziazëm duke vënë në provë njohuritë e tyre mbi historinë e ALUMIL, gamën e produkteve dhe vlerat që përfaqësojnë kompaninë. Ky segment jo vetëm që krijoi argëtim dhe energji pozitive, por u shoqërua edhe me çmime shpërblyese për pjesëmarrësit.

Programi artistik vijoi me një interpretim plot energji nga valltarë profesionistë, të cilët përçuan ritëm dhe spektakël, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe fantastike në skenë. Por kulmi i mbrëmjes erdhi me momentin më të shumëpritur: shortin e lotarisë së Programit ALUMILIA.

Në një proces transparent dhe në prani të të gjithë të ftuarve, u shpall fituesi i çmimit prestigjioz, një Ford Transit, i cili u fitua nga një prej partnerëve të ALUMIL, duke kurorëzuar simbolikisht besnikërinë dhe bashkëpunimin e suksesshëm.

Mbrëmja u mbyll nën tingujt e muzikës live të Renis Gjokës, një artist i njohur për energjinë dhe autenticitetin e tij, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe celebruese. Performanca e tij e ktheu eventin në një përvojë të paharrueshme, ku muzika, emocioni dhe bashkëbisedimi u ndërthurën në mënyrë natyrale.

Ky event nuk ishte thjesht një mbyllje programi, por një deklaratë e qartë e filozofisë së ALUMIL Albania: investimi në marrëdhënie afatgjata, vlerësimi i partnerëve dhe ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët mbi besimin, cilësinë dhe profesionalizmin.

Përmes ALUMILIA, kompania riafirmon rolin e saj si një partner i qëndrueshëm dhe vizionar, i përkushtuar ndaj atyre që zgjedhin standardet më të larta.

The post Një mbrëmje që festoi besnikërinë, partneritetin dhe suksesin: ALUMIL Albania appeared first on Revista Monitor.

Biznesi i parashikimit të së ardhmes po lulëzon, rregullatorët e BE-së mbeten të shqetësuar

ÇfarĂ« nisi si njĂ« cep i vogĂ«l i internetit Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« industri shumĂ«-miliardĂ«she.

Tregjet e parashikimit po hapin njĂ« epokĂ« tĂ« re ku gjykimi kolektiv dhe “mençuria e turmĂ«s” nuk janĂ« mĂ« koncepte teorike, por mallra tĂ« tregtueshme. MegjithatĂ«, pavarĂ«sisht suksesit nĂ« rritje, ato mbeten tĂ« ndaluara nĂ« shumĂ« vende tĂ« BE-sĂ«.

Në vitin 2025, tregjet e parashikimit janë bërë një instrument i rëndësishëm për spekulim dhe parashikim të ngjarjeve reale në financë dhe media. Dy lojtarët kryesorë, Polymarket dhe Kalshi, kanë regjistruar mbi 37 miliardë dollarë në vëllim bastesh këtë vit, sipas raportit 2026 Digital Assets Outlook nga The Block.

NjĂ« treg parashikimi Ă«shtĂ« njĂ« platformĂ« ku njerĂ«zit vĂ«nĂ« bast pĂ«r atĂ« qĂ« mendojnĂ« se do tĂ« ndodhĂ«; çmimi i kontratĂ«s shĂ«rben si parashikim. NĂ« vend tĂ« sondazheve, pjesĂ«marrĂ«sit vendosin para mbi rezultatin. Çmimi i tregut reflekton probabilitetin kolektiv dhe pĂ«rditĂ«sohet nĂ« kohĂ« reale, çka i bĂ«n disa t’i konsiderojnĂ« mĂ« tĂ« saktĂ« se sondazhet.

Fluksi i kapitalit ka nxitur njĂ« “garĂ« ari”. Kalshi siguroi kĂ«tĂ« muaj njĂ« investim 1 miliard dollarĂ«, duke e vlerĂ«suar nĂ« 11 miliardĂ«. Polymarket arriti njĂ« moment kyç nĂ« tetor, kur Intercontinental Exchange (ICE), kompania qĂ« zotĂ«ron NYSE, njoftoi njĂ« investim strategjik deri nĂ« 2 miliardĂ« dollarĂ« dhe u bĂ« shpĂ«rndarĂ«s i tĂ« dhĂ«nave tĂ« Polymarket pĂ«r investitorĂ«t institucionalĂ«.

Interesi institucional Ă«shtĂ« i qartĂ«. CEO i CME Group, Terrence Duffy, i quajti tregjet e parashikimit “njĂ« fushĂ« legjitime spekulimi dhe agregimi informacioni”.

Tregjet e parashikimit me bazë në BE nuk kanë marrë hov dhe rregulloret i kanë mbajtur kryesisht jashtë.

Nga tejkalimi i sondazheve te partneritetet

Këto platforma funksionojnë si bursa: përdoruesit blejnë e shesin kontrata binare (po/jo) mbi ngjarje të ardhshme si zgjedhje, fitime kompanish apo rezultate sportive. Kontratat zakonisht paguajnë 1 dollar nëse ngjarja ndodh dhe 0 nëse jo.

Rëndësia e tyre u konfirmua pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA 2024 dhe zgjedhjeve të parakohshme gjermane 2025, ku shpesh rezultuan po aq ose më të sakta se sondazhet.

Kjo ka detyruar median tradicionale të përshtatet. CNN njoftoi një partneritet me Kalshi për integrimin e të dhënave live; pak ditë më vonë, të njëjtën gjë bëri CNBC.

Tregti e brendshme dhe manipulim

KritikĂ«t thonĂ« se kĂ«to tregje e kanĂ« “gamifikuar” jetĂ«n shoqĂ«rore, duke nxitur bixhoz, tregti tĂ« brendshme dhe manipulim tĂ« rezultateve.

Në dhjetor, një tregtar në Polymarket fitoi mbi 1 milion dollarë duke parashikuar saktë kërkimet e Google, duke ngritur dyshime për përdorim informacioni të brendshëm. Anonimiteti e vështirëson identifikimin e abuzimeve.

Në tetor, CEO i Coinbase, Brian Armstrong, demonstroi rrezikun e manipulimit kur theksoi me qëllim fjalë kyçe gjatë një telefonate fitimesh, duke ndryshuar menjëherë probabilitetet në tregje.

Rregullatori i BE-së

Në BE, goditja nisi në fund të 2024 kur Franca bllokoi Polymarket si bixhoz i palicencuar. Belgjika, Polonia dhe Italia ndoqën. Rumania e futi në listë të zezë pas basteve mbi zgjedhjet presidenciale 2025.

Megjithatë, në vende si Gjermania dhe Spanja, tregjet janë ende të aksesueshme. Peizazhi rregullator mbetet i fragmentuar.

Deri në korrik 2026 përfundon periudha kalimtare e rregullores MiCA. Sipas ESMA-s, ajo përfshin rregulla të rrepta kundër abuzimit të tregut për platformat që përdorin kripto-asete.

Realiteti i ri është se çdo ngjarje botërore po çmohet në kohë reale dhe BE-ja duhet të vendosë: të marrë pjesë apo të ndalojë plotësisht. / Euronews

The post Biznesi i parashikimit të së ardhmes po lulëzon, rregullatorët e BE-së mbeten të shqetësuar appeared first on Revista Monitor.

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike është në rritje vitet e fundit nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë, por nga ana tjetër, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore në përgjithësi vijnë në ulje në periudhën afatmesme.

TĂ« dhĂ«nat nĂ« projektbuxhetin afatmesĂ«m 2026–2028, qĂ« u botua sĂ« fundmi nĂ« Fletoren Zyrtare, tregojnĂ« se fondet me target vetĂ«m shĂ«ndetĂ«sinĂ« janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta sesa raportohen zyrtarisht, pĂ«r shkak se brenda buxhetit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe ndihma ekonomike.

Këtë vit buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është rreth 80 miliardë lekë, nga të cilat 53 miliardë lekë janë për funksionet e shëndetësisë dhe 27,3 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike.

Në total buxheti i shëndetësisë këtë vit është sa 3% e PBB-së, nga të cilat 2 për qind janë për shëndetësinë dhe 1% e PBB-së për ndihmën ekonomike.

Në vitin 2028 buxheti i total i shëndetësisë është planifikuar 82 miliardë lekë, nga të cilat 29.5 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike, duke zënë 1%, dhe 52 miliardë lekë për shëndetësinë, duke zënë vetëm 1.7% të PBB-së.

Të dhënat tregojnë se fondi i dedikuar shëndetësisë do të vijë në ulje si në vlerë ashtu edhe si për qind e PBB-së. Nga 53 miliardë lekë këtë vit, për vitin 2028 janë planifikuar 52.6 miliardë lekë me rënie 1.4%.

Të dhënat tregojnë se ekonomia po rritet më shpejt sesa financimet për shëndetësinë. Kjo sjell ulje të peshës së sektorit në PBB dhe një presion në sistem, sidomos në një kohë që kërkesat për shërbime shëndetësore publike vijojnë të rriten.

Shqipëria mbetet nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor për financimet në shëndetësi. Serbia shpenzon rreth 5% të PBB-së për shëndetësinë publike, Maqedonia e Veriut mbi 4%, ndërsa Bosnja rreth 6%. Edhe vendet me të ardhura të ngjashme si Kosova (rreth 3% e PBB-së) kanë një peshë buxhetore më të lartë se Shqipëria. Kjo diferencë është edhe më e dukshme kundrejt standardit europian, ku buxhetet publike të shëndetësisë variojnë mesatarisht nga 7% deri në 10% të PBB-së (me Italinë rreth 7.2%, Spanjën rreth 7.6% dhe Gjermaninë mbi 9%.

Të dhënat buxhetore tregojnë se teksa ekonomia rritet, qeveria nuk është aftë të shpërndajë atë në më shumë shërbime sociale të tilla si financimi i arsimit, shëndetësisë dhe familjeve të varfra./ B.Hoxha

The post Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028 appeared first on Revista Monitor.

Çdo analist i Wall Street parashikon njĂ« rritje tĂ« tregut tĂ« aksioneve nĂ« 2026

Në bankat e mëdha dhe në kompanitë e investimeve, është konsoliduar një konsensus optimist: tregu i aksioneve në SHBA do të rritet në vitin 2026 për të katërtin vit radhazi, duke shënuar serinë më të gjatë të fitoreve në pothuajse dy dekada.

Ka mjaft ankth për rreziqet që kërcënojnë këtë treg që e ka shtyrë indeksin S&P 500 të rritet me rreth 90% që nga minimumi i tetorit 2022. Bumi i inteligjencës artificiale mund të shndërrohet në dështim. Ekonomia dhe vendimet e Rezervës Federale për normat e interesit, mund të sfidojnë pritshmëritë. Dhe viti i dytë i presidencës së Donald Trump mund të sjellë edhe më shumë goditje të paparashikuara sesa i pari.

Por pas tre vitesh gjatë të cilave rritja marramendëse e tregut të aksioneve i ka bërë thirrjet pesimiste të duken qesharake, strategët e shitjes po ecin të gjithë në të njëjtin hap optimizmi, me parashikimin mesatar për fundvitin e indeksit S&P 500 që nënkupton një rritje tjetër prej rreth 9% vitin e ardhshëm. Asnjë nga 21 parashikuesit e anketuar nga Bloomberg News nuk pret rënie.

“PesimistĂ«t kanĂ« gabuar pĂ«r kaq gjatĂ«, sa njerĂ«zit janĂ« lodhur disi nga ajo histori,” tha strategu veteran i tregut dhe optimisti i kahershĂ«m Ed Yardeni. Ai pret qĂ« S&P 500 ta mbyllĂ« vitin e ardhshĂ«m nĂ« nivelin 7,700, rreth 11% mbi mbylljen e javĂ«s sĂ« kaluar, megjithatĂ« edhe ai e sheh mungesĂ«n e zĂ«rave kundĂ«r si disi shqetĂ«suese.

“KĂ«tu dalin instinktet e mia kundĂ«rshtuese: gjĂ«rat mĂ« kanĂ« shkuar pĂ«r mrekulli pĂ«r kaq gjatĂ«, sa Ă«shtĂ« pak shqetĂ«suese qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t duken po aq optimistĂ«,” tha ai. “Pesimizmi Ă«shtĂ« jashtĂ« mode pĂ«r momentin.”

Ky besim u përforcua nga një vit i trazuar për tregun, kur shitjet masive në fillim të vitit 2025, të nxitura nga sfida e mundshme e DeepSeek ndaj kompanive amerikane të IA dhe nga lufta kaotike tregtare e Trump, kërcënuan objektivat optimiste të parashikuesve.

NdĂ«rsa S&P 500 iu afrua njĂ« tregu nĂ« rĂ«nie, gati 20% mĂ« poshtĂ« nga mesi i shkurtit deri nĂ« fillim tĂ« prillit, strategĂ«t i ulĂ«n parashikimet me ritmin mĂ« tĂ« shpejtĂ« qĂ« nga kriza e Covid, vetĂ«m pĂ«r t’i rritur sĂ«rish mĂ« pas, teksa aksionet shĂ«nuan njĂ« nga rikuperimet mĂ« tĂ« shpejta qĂ« nga vitet 1950.

Kjo e zgjati njĂ« periudhĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r “parashikuesit” e tregut qĂ« nga pandemia, pasi ekonomia ka rezultuar çuditĂ«risht rezistente, edhe pasi tarifat e Trump goditĂ«n globalizimin qĂ« e ka ushqyer pĂ«r dekada. Investimet masive nĂ« IA, tĂ« derdhura nĂ« ndĂ«rtimin e qendrave tĂ« tĂ« dhĂ«nave dhe nĂ« çipe kompjuterike me fuqi tĂ« lartĂ«, kanĂ« vazhduar tĂ« nxisin pesĂ« gjigantĂ«t e teknologjisĂ«, tĂ« cilĂ«t ishin pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r gati gjysmĂ«n e rritjes sĂ« S&P 500 kĂ«tĂ« vit.

Lëkundjet e objektivave për S&P 500

“ËshtĂ« e ndĂ«rlikuar, sepse mendoj se ka pasur njĂ« nivel shumĂ« tĂ« lartĂ« pasigurie gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit, dhe veçanĂ«risht kĂ«tĂ« vit,” tha Michael Kantrowitz, kryestrateg i investimeve nĂ« Piper Sandler & Co., i cili hoqi dorĂ« nga praktika e publikimit tĂ« objektivave vjetore pĂ«r S&P 500. “Kur ka shumĂ« pasiguri, investitorĂ«t bĂ«hen shumĂ« miopĂ« dhe reagojnĂ« ndaj tĂ« dhĂ«nave tĂ« ndryshme, dhe nuk duhet shumĂ« pĂ«r tĂ« ndryshuar opinionin dhe konsensusin.”

MegjithatĂ«, nĂ«se parashikuesit e Wall Street-it kanĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«r vitin 2026, aksionet po shkojnĂ« drejt periudhĂ«s mĂ« tĂ« gjatĂ« tĂ« rritjeve vjetore qĂ« nga periudha para KrizĂ«s Financiare Globale. Objektivat mĂ« tĂ« larta, nĂ«se realizohen, do tĂ« shĂ«nonin gjithashtu herĂ«n e parĂ« qĂ« S&P ka pasur katĂ«r vite radhazi me kthime dyshifrore qĂ« nga flluska e “dot-com”-it e viteve 1990.

Christopher Harvey, strateg i kahershĂ«m qĂ« kĂ«tĂ« vit u zhvendos nĂ« CIBC Capital Markets nga Wells Fargo Securities, ishte njĂ« nga tĂ« paktĂ«t parashikues qĂ« i qĂ«ndroi bindjeve tĂ« tij gjatĂ« luhatjeve tĂ« kĂ«tij viti — duke parashikuar se S&P 500 do ta mbyllte vitin nĂ« 7,007 — dhe doli i saktĂ«. Indeksi u mbyll rreth 6,930 tĂ« premten, vetĂ«m 1% poshtĂ« vlerĂ«simit tĂ« tij.

Harvey pret qĂ« treguesi referencĂ« ta mbyllĂ« vitin 2026 nĂ« 7,450, qĂ« nĂ«nkupton njĂ« rritje prej rreth 8%. Por ai paralajmĂ«roi se “njerĂ«zit po nĂ«nvlerĂ«sojnĂ« shumĂ« rreziqe makroekonomike”.

Mes tyre: mundĂ«sia qĂ« Rezerva Federale t’i mbajĂ« normat e interesit tĂ« pandryshuara pĂ«r mĂ« gjatĂ« sesa presin aktualisht tregtarĂ«t; njĂ« shtytje nga SHBA-ja pĂ«r tĂ« rritur tarifat ndaj KanadasĂ« ose MeksikĂ«s; ose drejtues tĂ« kompanive qĂ« mund tĂ« pĂ«rpiqen tĂ« ulin pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r fitimet pas njĂ« periudhe tĂ« fortĂ«.

“Kjo mund tĂ« fillojĂ« ta pĂ«rmbysĂ« ekuilibrin,” tha ai.

Objektivi më i lartë parashikon vitin e katërt radhazi me fitime dyshifrore
Do të ishte seria më e mirë fituese e S&P 500 që nga viti 1999
Burimi: Bloomberg
Shënim: Parashikimi për 2026 bazohet në mbylljen e S&P 500 më 26 dhjetor

Si pothuajse të gjithë të tjerët, edhe analistët e JPMorgan Chase & Co. u befasuan nga trazirat që përfshinë tregun e aksioneve në fillim të këtij viti. Në prill, kur lufta tregtare e Trump tronditi tregjet, ata hoqën dorë nga pikëpamja pozitive që kishin për vitin 2025 dhe u bënë më pesimistët ndër strategët e ndjekur nga Bloomberg, duke parashikuar se S&P do ta mbyllte vitin 2025 me një rënie prej 12%.

Në qershor, banka braktisi qëndrimin pesimist për të parashikuar fitime modeste. Por edhe ky parashikim rezultoi tepër konservator, pasi S&P përfundimisht u rrit me gati 18% këtë vit.

Për vitin 2026, JPMorgan ka hequr dorë nga qëndrimi i kujdesshëm, duke parashikuar se S&P do të rritet në 7,500, i mbështetur nga fitime të forta të kompanive dhe norma më të ulëta interesi.

Mislav Matejka, drejtues i strategjisĂ« globale dhe europiane tĂ« aksioneve nĂ« JPMorgan, tha se optimizmi mbĂ«shtetet gjithashtu nga rritja rezistente, inflacioni nĂ« rĂ«nie dhe bindja se rritja e aksioneve tĂ« AI-sĂ« pasqyron njĂ« transformim tĂ« mundshĂ«m ekonomik — jo njĂ« flluskĂ« qĂ« do tĂ« shpĂ«rthejĂ«.

“NĂ«se ekonomia Ă«shtĂ« mĂ« e dobĂ«t sesa parashikojmĂ«, tregu i aksioneve nuk do ta marrĂ« domosdoshmĂ«risht negativisht,” tha ai. “Ai do tĂ« mbĂ«shtetet te Fed-i pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« punĂ«n e vĂ«shtirĂ«.”

Ndërsa nuk ka parashikime katastrofike për aksionet amerikane vitin e ardhshëm, Savita Subramanian e Bank of America Corp. është ndër të paktat që kërkojnë më shumë kujdes.

Ajo thotĂ« se treguesi do tĂ« rritet nĂ« 7,100 nĂ« vitin 2026, i kufizuar nga vlerĂ«sime tĂ« larta. Por gama e gjerĂ« e skenarĂ«ve optimistĂ« dhe pesimistĂ« qĂ« ajo paraqet pasqyron shkallĂ«n e pasigurisĂ«. NjĂ« recesion, sipas saj, mund t’i rrĂ«zojĂ« aksionet me 20%. Nga ana tjetĂ«r, fitime shumĂ« mĂ« tĂ« larta sesa pritej mund t’i shtyjnĂ« ato tĂ« rriten deri nĂ« 25%.

Për momentin, strategët duket se po mbështeten te një mësim i nxjerrë me vështirësi gjatë viteve të fundit: mos e nënvlerësoni forcën e tregut amerikan të aksioneve.

Edhe bazat ekonomike e mbështesin këtë pikëpamje. Ekonomia amerikane u zgjerua në tremujorin e tretë me ritmin më të shpejtë në dy vite, e nxitur nga qëndrueshmëria e shpenzimeve të konsumatorëve dhe bizneseve, si dhe nga politika tregtare më të qeta. Ndërkohë, korporatat amerikane pritet të regjistrojnë sërish rritje dyshifrore të fitimeve.

“VetĂ«m sepse viti po ndryshon, nuk do tĂ« thotĂ« se duhet tĂ« ndryshosh pikĂ«pamjet,” tha Manish Kabra, drejtues i strategjisĂ« sĂ« aksioneve amerikane nĂ« SociĂ©tĂ© GĂ©nĂ©rale SA.

“Perspektiva e fitimeve Ă«shtĂ« e fortĂ« dhe po shtrihet pĂ«rtej teknologjisĂ«,” shtoi ai, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje edhe stimulimin ekonomik nga uljet e normave tĂ« interesit nga Fed-i dhe ligji pĂ«r uljen e taksave i Trump. “Kuadri makroekonomik Ă«shtĂ« thjesht solid.” / Bloomberg

The post Çdo analist i Wall Street parashikon njĂ« rritje tĂ« tregut tĂ« aksioneve nĂ« 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Në 2026-n bizneset në turizëm e transport duhet të mundësojnë pagesa me kartë

Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së në kuadër të strategjisë së qeverisë për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi fundvitit se brenda qershorit 2026, bizneset e turizmit dhe të transportit duhet të garantojnë format alternative të pagesave.

“Kemi hapur njĂ« kapitull tjetĂ«r lidhur me nevojĂ«n pĂ«r tĂ« ulur cash nĂ« ndĂ«rveprimet ekonomike tĂ« vendit dhe janĂ« vendosur disa limite si fillim. Ajo qĂ« dua tĂ« theksoj Ă«shtĂ« qĂ« deri nĂ« qershor çdo biznes qĂ« operon nĂ« sektorin e turizmit dhe transportit do duhet tĂ« garantojĂ« format alternativat tĂ« pagesave pĂ«r qytetarĂ«t, jo vetĂ«m cash dhe asgjĂ« tjetĂ«r, por edhe mjetet pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pagesa elektronike”, tha kryeministri.

Sipas kryeministrit, brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës, në mënyrë që vendasit apo vizitorët të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesë elektronike.

Lidhur me pagat e administratës, kryeministri e vuri theksin te mjekët e infermierët.

“Parashikohet rritje e pagave tĂ« mjekĂ«ve dhe infermierĂ«ve, sikurse dhe rritje e shpĂ«rblimit tĂ« tyre sipas punĂ«s. NĂ« tĂ«rĂ«si parashikohet qĂ« paga pĂ«r ta sipas kategorive tĂ« rritet 135 euro nĂ« muaj. Po kĂ«shtu njohja e vjetĂ«rsisĂ« sĂ« punĂ«s dhe vlerĂ«simi i saj.

Gjithashtu edhe nĂ« shĂ«rbimin e trajtimit mjekĂ«sor dhe medikamente, pasi kanceri Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« agresiv dhe po vret mĂ« shumĂ«. Kemi dhĂ«nĂ« 15 mln euro mĂ« shumĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« kategori te Onkologjiku dhe po vijohet mĂ« tej pĂ«r tĂ« rritur kapacitetet e shĂ«rbimit. Po kĂ«shtu edhe projektet e tjera, si transplante pĂ«r gjirin dhe pĂ«r pacientet gra”, tha kryeministri.

Ai shtoi se po punohet në digjitalizimin dhe transformimin e shërbimit shëndetësor, në autonomi e menaxhim. Sipas tij, në Spitalin memorial ka nisur për herë të parë autonomia financiare, po kështu në 12 spitale po zbatohet autonomia menaxheriale dhe po vijon puna për 4 spitale të tjera.

Po ndërtohet godina e re e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, spitale në Lezhë, i fëmijëve në QSUT, i Peqinit, shtëpia e të moshuarve në Libohovë dhe janë në proces të tjera

The post Kryeministri Rama: Në 2026-n bizneset në turizëm e transport duhet të mundësojnë pagesa me kartë appeared first on Revista Monitor.

❌