❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Brenda një viti, emigrantët dërguan 1.42 miliard euro në Kosovë

Paratë e diasporës vazhdojnë ta mbajnë gjallë ekonominë e Kosovës. Vetëm gjatë vitit të kaluar, remitancat kaluan 1.42 miliard euro.

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2025 është mbështetur nga rritja e parave të dërguara nga  diaspora.

Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të publikuara në kuadër të bilancit të pagesave tregojnë se remitancat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.42 miliard eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4% ose rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024.

“
vlera e tĂ« cilave deri nĂ« nĂ«ntor 2025 shĂ«noi 1.28 miliard euro, qĂ« paraqet rritje prej 50.43 milionĂ« euro ose 8.87% krahasuar me periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit 2025. NdĂ«rsa, sipas vlerĂ«simeve preliminare remitancat pĂ«r muajin dhjetor 2025 ishin rreth 140.04 milionĂ« euro, duke arritur kĂ«shtu vlerĂ«n 1.42 miliard euro”.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës pjesa më e madhe e remitancave ka ardhur nga Gjermania me rreth 39% të totalit.

Pas saj renditen Zvicra me 17.5%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.2%, Austria me 4.2%, Italia me 3.9%, ndërsa Belgjika dhe Franca me nga 3.4%.

Sa i përket mënyrës së dërgimit të parave, rreth 55% e remitancave janë transferuar përmes agjencive për transfere të mjeteve, 17% përmes bankave dhe 28% përmes kanaleve të tjera.

Kjo strukturë ka mbetur pothuajse e njëjtë si në vitin paraprak.

“Prurjet mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« realizuar pĂ«rmes institucioneve financiare jobankare (62.51%), bankave komerciale (15.51%), ndĂ«rsa pjesa tjetĂ«r – 21.98% – Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«rmes kanaleve tĂ« tjera alternative. Kjo rritje e qĂ«ndrueshme e remitancave tregon jo vetĂ«m mbĂ«shtetjen e diasporĂ«s pĂ«r familjet nĂ« KosovĂ«, por edhe ndikimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« fuqizimin e konsumit dhe tĂ« investimeve tĂ« brendshme”, ka treguar BQK.

Mesatarja mujore e remitancave ishte rreth 117.9 milionë euro, ndërsa prurjet më të mëdha u regjistruan në muajt korrik, gusht dhe dhjetor, kryesisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë gjatë sezonit të verës dhe festave të fundvitit.

Sipas disa të dhënave, janë mbi 700 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

The post Brenda një viti, emigrantët dërguan 1.42 miliard euro në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia rumune pritet të nisë rimëkëmbjen

Ekonomia e Rumanisë do të hyjë në një trajektore rimëkëmbjeje në muajt në vijim, deklaroi kryeministri Ilie Bolojan në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se ekzistojnë baza të forta për rimëkëmbje ekonomike këtë vit, pa pasur nevojë për rritje të mëtejshme taksash. Kursimet e realizuara në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, sipas tij, kanë çuar në uljen e deficitit buxhetor me mbi 1% të PBB-së, nën objektivin prej 8.4%, pa ulur investimet.

Sipas kryeministrit, të ardhurat buxhetore janë rritur, edhe si rezultat i rritjes së disa taksave, masa që ai pranoi se vazhdojnë të kenë efekte negative në jetën e qytetarëve të zakonshëm.

Megjithatë, edhe viti 2026 do të sjellë disa zhvillime pozitive, beson kryeministri, me qeverinë që synon të hartojë një buxhet të bazuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe investimet. Ilie Bolojan pret gjithashtu që norma e inflacionit të ulet në 4%, nga gati 10% aktualisht.

Mbi 15 miliardë euro do të vijnë nga fondet europiane, përmes Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës dhe politikës së kohezionit. Këto fonde do të kanalizohen drejt infrastrukturës, ekonomisë dhe përmirësimit të shërbimeve publike, tha Bolojan.

Ai kujtoi gjithashtu se në fillim të muajit të ardhshëm, qeveria do të marrë përgjegjësi në Parlament për legjislacionin që synon të kufizojë shpenzimet publike në administratën qendrore dhe vendore.

Më pas do të miratohet buxheti i shtetit për vitin 2026, i cili do të ndërtohet mbi baza realiste, me një objektiv deficiti pak mbi 6%, deklaroi kryeministri. Ndërkohë, përfaqësuesit e qeverisë kanë vijuar bisedimet për buxhetin.

The post Ekonomia rumune pritet të nisë rimëkëmbjen appeared first on Revista Monitor.

OTP Bank Albania prezanton në treg Baxter OTP Trader, një platformë inovative për këmbimin valuator

OTP Bank Albania ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt transformimit digjital, duke prezantuar Baxter – OTP Trader, platformĂ«n moderne dhe inovative pĂ«r kryerjen e kĂ«mbimeve valutore, dedikuar klientĂ«ve tĂ« biznesit dhe korporatave.

Këmbimi valutor, si një nga fushat më dinamike të aktivitetit bankar, është prioritet i qartë në strategjinë digjitale të bankës.

Në lidhje me këtë risi të bankës, z. Erjon Taçe, Drejtor i Departamentit të Tregjeve Globale, thekson për Monitor:

“Kjo Ă«shtĂ« platforma e parĂ« dhe e vetme e kĂ«tij lloji nĂ« tregun shqiptar. KlientĂ«t tanĂ« tĂ« biznesit kanĂ« akses nĂ« kohĂ« reale nĂ« kurset e kĂ«mbimit, ekzekutim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe falas. Ajo qĂ« e veçon Baxter-OTP Trader Ă«shtĂ« transparenca dhe siguria qĂ« u ofrohet klientĂ«ve. Synimi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« marrĂ«dhĂ«nie afatgjata, pĂ«rmes zgjidhjeve inovative dhe tĂ« besueshme.”

Mbështetje për klientët korporatë

Përtej avantazhit teknologjik, platforma krijon një mjedis më të strukturuar dhe efikas për kompanitë kliente, duke u mundësuar CFO-ve dhe ekipeve të tyre financiare mjetet e duhura në aktivitetin e përditshëm.

Z.Taçe shton: “Kjo platformĂ« sjell pavarĂ«si dhe komoditet nĂ« pĂ«rdorim, monitorim dhe mbikĂ«qyrje. Edhe klientĂ«t qĂ« kanĂ« qenĂ« skeptikĂ« ndaj platformave digjitale kanĂ« gjetur lehtĂ«sim dhe vlerĂ« tĂ« shtuar nĂ« kĂ«tĂ« shĂ«rbim.”

Rezultate të prekshme

Platforma jo vetëm që ndërthur operacionet me teknologjinë më të avancuar, por edhe fuqizon marrëdhëniet me ekspertët e këmbimit valutor të OTP Bank Albania, duke u dhënë kështu klientëve hapësira për zgjidhje strategjike të thelluara.

E ndërsa rezultatet pozitive janë të dukshme me një bazë të përdoruesve që po zgjerohet, ekspertët e tregjeve globale të bankës mbeten të angazhuar për të asistuar klientët gjatë implementimit dhe përdorimit të përditshëm të platformës.

Hapat e ardhshëm në online banking

Baxter-OTP Trader është pjesë e një strategjie më të gjerë të OTP Bank Albania, për integrimin e shërbimeve digjitale.

“Integrimi me online banking Ă«shtĂ« njĂ« hap thelbĂ«sor dhe i pashmangshĂ«m. KlientĂ«t presin tĂ« aksesojnĂ« shĂ«rbimet bankare nĂ« maksimum pĂ«rmes kanaleve online dhe ne po punojmĂ« pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur kĂ«saj pritshmĂ«rie,” – pĂ«rfundon z. Taçe.

Strategjia e OTP Bank Albania mbetet e qartë: nevojat dhe pritshmëritë e klientëve, janë forca lëvizëse pas çdo inovacioni. Banka përfiton gjithashtu nga mbështetja dhe ekspertiza e Grupit OTP, i cili luan një rol kyç në zhvillimin e zgjidhjeve të avancuara në nivel rajonal e ku tashmë është pozicionuar si një nga grupet lider në Evropën Qendrore dhe Lindore, për likuiditetin dhe stabilitetin financiar.

Grupi OTP, pjesĂ« integrale e tĂ« cilit Ă«shtĂ« Banka OTP Albania vijon nĂ« rrugĂ«timin e inovacionit duke kurorĂ«zuar suksesin mĂ« tĂ« fundit, sikurse renditja “Global Finance’s 2026 World’s Best Foreign Exchange Banks” nga Revista prestigjioze Global Finance – duke u cilĂ«suar: “Banka mĂ« e mirĂ« e kĂ«mbimit valutor, nĂ« EvropĂ«n Qendrore dhe Lindore (CEE).

Për më shumë informacion lidhur me platformën Baxter-OTP Trader, mund të kontaktoni me stafin e Bankës OTP Albania.

The post OTP Bank Albania prezanton në treg Baxter OTP Trader, një platformë inovative për këmbimin valuator appeared first on Revista Monitor.

ILD ‘shtrĂ«ngon’ kontrollin nĂ« 2026, nga inspektimi formal te matja e rezultateve

Në vitin 2026, drejtësia shqiptare nuk do të gjykohet vetëm nga sallat e gjyqit, por edhe nga një kriter shumë më i prekshëm për ekonominë që është koha. Me miratimin e kalendarit vjetor të inspektimeve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë po sinjalizon një zhvendosje të qartë të fokusit nga kontrolli formal drejt matjes së performancës reale të sistemit gjyqësor dhe zbatimit konkret të rekomandimeve të dhëna më herët.

Kalendarit të inspektimeve për 2026 i paraprin një analizë e të dhënave të mbledhura nga ankesat, gjetjet e mëparshme dhe problematikat e përsëritura në gjykata dhe prokurori. Por ndryshe nga vitet e kaluara, theksi nuk është vetëm te identifikimi i shkeljeve, por te verifikimi a ka prodhuar ndonjë efekt real cikli i rekomandimeve dhe ndërhyrjeve institucionale apo sistemi ka mbetur në të njëjtin nivel efikasiteti.

Jo vetĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t qĂ« presin me vite pĂ«r zgjidhjen e çështjeve, por edhe pĂ«r biznesin, investimet dhe funksionimin normal tĂ« tregut. Çdo proces i zvarritur pĂ«rkthehet nĂ« kapital tĂ« bllokuar, kontrata tĂ« pezulluara, kredi tĂ« pasigurta dhe rritje tĂ« kostove operative pĂ«r ndĂ«rmarrjet.

Një element kyç i planit është monitorimi i efikasitetit procedural. Nuk bëhet fjalë vetëm për respektimin formal të afateve ligjore, por për aftësinë e institucioneve për të menaxhuar fluksin e çështjeve dhe për të shmangur grumbullimin e dosjeve të prapambetura. Në terma ekonomikë, dosjet e grumbulluara në gjykata janë një barrë që e mban peng gjithë sistemin.

ILD synon që në 2026 inspektimi të mos jetë më një ushtrim retrospektiv, por një instrument presioni për ndryshim operacional. Zbatimi i rekomandimeve do të ndiqet në mënyrë aktive, duke e kthyer procesin nga një raport formal në një mekanizëm llogaridhënieje.

Kalendarit të inspektimeve i paraprin një analizë e gjerë e ankesave të qytetarëve, gjetjeve të mëparshme dhe problematikave që përsëriten në mënyrë ciklike në funksionimin e gjykatave dhe prokurorive. Pikërisht këto sinjale nga terreni kanë orientuar prioritetet për 2026, duke e kthyer inspektimin nga një ushtrim formal në një mjet presioni institucional.

The post ILD ‘shtrĂ«ngon’ kontrollin nĂ« 2026, nga inspektimi formal te matja e rezultateve appeared first on Revista Monitor.

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike

Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndoqi përsëri një tendencë në rritje gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit nëntor 2025, pesha e kredisë afatgjatë (me maturim mbi pesë vjet), kundrejt totalit të kredisë arriti në 64.3%, nga 62% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pesha e kredisë afatgjatë ndodhet pranë niveleve më të larta historike. Ky nivel u regjistrua në tetor 2025, kur kredia afatgjatë përbënte më shumë se 65% të totalit të portofolit.

Gjatë viteve të fundit, ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Rritja është e lidhur kryesisht me orientimin më të madh të sektorit bankar drejt kredisë për pasuri të paluajtshme dhe në përgjithësi drejt financimeve që mbështesin investimet.

Në vlerë, portofoli i kredive afatgjata arriti shumën e 586.4 miliardë lekëve, me një rritje prej 16.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kreditë më tipike afatgjata janë ato që shkojnë për financimin e blerjes apo ndërtimit të pasurive të paluajtshme, qoftë nga ndërmarrjet apo nga individët. Kredia për këto qëllime në vitet e fundit është rritur me ritme të shpejta, e nxitur nga cikli i ri i të tregut të pasurive të paluajtshme, por edhe nga një ofertë e lartë e bankave në këtë segment.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerje banesash nga individët ka arritur vlerën totale të 240.3 miliardë lekëve ose gati 2.5 miliardë eurove, me një rritje vjetore prej 18%.

Ky produkt tashmë ka peshën kryesore në portofolin total të kredisë bankare dhe përbën më shumë se 27% të portofolit të kredisë për ekonominë.

Me ritme dyshifrore po rritet edhe kredia për pasuri të paluajtshme dhënë bizneseve, që ka arritur në 205.3 miliardë lekë, në rritje me 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zgjerimi në tregun e kredive hipotekare, sidomos tek individët, është një mekanizëm që mundëson një shpërndarje të mirë të riskut kreditor, por edhe një rritje afatgjatë dhe të qëndrueshme të portofolit. Kreditë hipotekare dhe ato afatgjata në përgjithësi kanë një amortizim më të ngadaltë në kohë dhe ofrojnë një qëndrueshmëri më të madhe të rritjes së kredisë.

MegjithatĂ«, rritja e shpejtĂ« e kredisĂ« pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme, sidomos nĂ« dy vitet e fundit, ka shqetĂ«suar BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, qĂ« ka nisur aplikimin e masave qĂ« tentojnĂ« ta ngadalĂ«sojnĂ« ritmin e rritjes sĂ« huadhĂ«nies. Nga muaji korrik i vitit 2025, kanĂ« hyrĂ« nĂ« fuqi edhe disa nivele tavan pĂ«r treguesit “Raporti i kredisĂ« ndaj vlerĂ«s” dhe “Raporti i shĂ«rbimit tĂ« borxhit ndaj tĂ« ardhurave”, pĂ«r kreditĂ« qĂ« japin bankat pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme rezidenciale./ E.Shehu

The post Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndodhet në nivelet më të larta historike appeared first on Revista Monitor.

Importet e ushqimeve, viti 2025

Vit pas viti vendi ynë është duke rritur varësinë nga ushqimet e importit si rrjedhojë e uljes së prodhimit vendas dhe nevojave më larta për konsum nga turistët. Në vitin 2025 u importuan 1,347,550 tonë ushqime me rritje vjetore 4.3 për qind sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Vlera e importeve shënoi gjithashtu rritje me 3,9 për qind. Të dhënat tregojnë se nga njëra anë sasia e ushqimeve të impor...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Importet e ushqimeve, viti 2025 appeared first on Revista Monitor.

IA kineze është një rrezik për Europën, por edhe shmangia e saj është po aq e rrezikshme

Momenti “DeepSeek” i EuropĂ«s. Sidomos tani qĂ« Amerika po bĂ«het njĂ« partner gjithnjĂ« e mĂ« pak i besueshĂ«m   MĂ« 20 janar 2025, DeepSeek ishte njĂ« fond investimesh i panjohur qĂ« ishte shndĂ«rruar nĂ« njĂ« startup teknologjik nga Hangzhou. Brenda njĂ« jave, u bĂ« simboli i njĂ« vale tĂ« re inovacioni kinez, pasi hodhi nĂ« treg njĂ« model tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale po aq tĂ« aftĂ« sa teknologjia mĂ« e avanc...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post IA kineze është një rrezik për Europën, por edhe shmangia e saj është po aq e rrezikshme appeared first on Revista Monitor.

Gjeopolitika po shtrembëron vendimet tregtare të shumëkombësheve

Riorganizimi i korporatave të mëdha. Kompanitë po riformësojnë operacionet e tyre, në kurriz të fitimeve, shkruan The Economist   Sipas versionit që rrëfen Donald Trump, ndërhyrja e Amerikës në Venezuelë do të jetë një bekim i madh për kompanitë amerikane të naftës. Ato do të fitojnë mundësi fitimprurëse investimi dhe do të shpenzojnë bujarisht për to. Nafta do të rrjedhë dhe fitimet do të s...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Gjeopolitika po shtrembëron vendimet tregtare të shumëkombësheve appeared first on Revista Monitor.

Qyteti më i lumtur në botë mirëpret njerëzit e pakënaqur me punën

Kopenhagën, i shpallur një nga qytetet më të lumtura dhe më të jetueshme në botë, ka nisur një fushatë të re për të tërhequr njerëz që janë të pakënaqur me punën ose stilin e jetesës së tyre.

Fushata synon t’u tregojĂ« profesionistĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« se si mund tĂ« duket jeta dhe karriera nĂ« rajonin e KopenhagĂ«s, duke theksuar ekuilibrin punĂ«-jetĂ« dhe mundĂ«sitĂ« profesionale.

Programi, i quajtur Friend Recruiter Program, i fton njerëzit të regjistrohen së bashku me një mik. Nëse një person rekomandon një mik për të eksploruar mundësitë e punës në rajonin e Kopenhagës, të dy futen në short për të fituar një udhëtim në qytet dhe për të parë nga afër jetën dhe tregun e punës atje.

Ideja pas fushatĂ«s Ă«shtĂ« qĂ« njerĂ«zit tĂ« marrin njĂ« “shije” tĂ« jetĂ«s nĂ« DanimarkĂ«, edhe nĂ«se nuk aplikojnĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«r punĂ«.

Rajoni e promovon veten si një zonë me ekuilibër të fortë punë-jetë, ku pushimet e paguara mund të arrijnë 5-6 javë dhe kultura e punës bazohet në besim dhe autonomi profesionale.

Nisma vjen në një moment kur Kopenhaga vazhdon të dominojë renditjet globale të cilësisë së jetës.

Në vitin 2025 ai u rendit qyteti më i jetueshëm në botë sipas indeksit Global Liveability, me rezultate maksimale në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë. Po ashtu, qyteti kryeson edhe renditjet për lumturinë urbane, falë faktorëve si shëndeti, mobiliteti, mjedisi dhe cilësia e jetesës.

Në nivel më të gjerë, lumturia në Danimarkë lidhet me barazinë sociale, besimin në institucione dhe sistemin e fortë të mirëqenies sociale, ku qytetarët ndihen të sigurt dhe kanë mundësi reale për të zgjedhur stilin e jetës që duan.

Autoritetet lokale shpresojnë që fushata të tërheqë profesionistë ndërkombëtarë në një rajon që synon të mbetet qendër inovacioni dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

Për shumë ekspertë, kjo tregon edhe një ndryshim në mënyrën si qytetet konkurruese po kërkojnë talent, jo vetëm përmes pagave, por përmes cilësisë së jetës.

Në një treg global pune gjithnjë e më konkurrues, Kopenhageni po shitet jo thjesht si një vend pune, por si një model jetese. / EIU, Business Insider

The post Qyteti më i lumtur në botë mirëpret njerëzit e pakënaqur me punën appeared first on Revista Monitor.

Udhëheqësit perëndimorë lundrojnë në një botë të vetmuar

Kina nuk mund dhe nuk do t’i shpĂ«tojĂ« aleatĂ«t amerikanĂ« tĂ« pĂ«rmasave tĂ« mesme nga Donald Trump   PĂ«r demokracitĂ« liberale tĂ« pĂ«rmasave tĂ« mesme, viti 2026 rrezikon tĂ« jetĂ« njĂ« vit i vetmuar. UdhĂ«heqĂ«sit perĂ«ndimorĂ« kĂ«rcĂ«nohen dhe pĂ«rqeshen nga njĂ« AmerikĂ«, mbrojtja e sĂ« cilĂ«s u duhet ende pĂ«r momentin, si oborrtarĂ« qĂ« durojnĂ« talljet e njĂ« mbreti tĂ« plakur dhe mizor. PĂ«r ta bĂ«rĂ« vetminĂ« e tyr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Udhëheqësit perëndimorë lundrojnë në një botë të vetmuar appeared first on Revista Monitor.

ËshtĂ« stina e zjarreve pĂ«r financat, shkruan Ken Miller

Shkëndija, kërcitje, shpërthim! Një ish-bankier i lartë parashikon se një sistem pagash i pareformuar dhe zhveshja e rregullimit do të përshpejtojnë krizën e ardhshme financiare, shkruan The Economist   Kanë kaluar tashmë pak më shumë se 17 vjet që nga kriza financiare e shkaktuar nga falimentimi i Lehman Brothers, dhe bursat amerikane janë sërish në ose pranë niveleve historike. Dy shtytësit krye...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post ËshtĂ« stina e zjarreve pĂ«r financat, shkruan Ken Miller appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e Gjermanisë është aq keq sa po mbyllen edhe fabrikat e salsiçeve

ValĂ« falimentimesh nĂ« Berlin. Kostote larta dhe shpenzimet e ngrira po i kalojnĂ« bizneset nĂ« “grirĂ«sen e mishit”   NĂ« vitet 1980, kompania Eberswalder Wurstwerke e RepublikĂ«s Demokratike Gjermane ishte prodhuesi mĂ« i madh i salsiçeve nĂ« EuropĂ«, me rreth 3,000 punonjĂ«s. Kompleksi i prodhimit, qĂ« shtrihej nĂ« 65 hektarĂ«, kishte parukeri, klinikĂ«, bibliotekĂ« dhe restorant. Por, ato ditĂ« kanĂ« marrĂ« fun...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ekonomia e Gjermanisë është aq keq sa po mbyllen edhe fabrikat e salsiçeve appeared first on Revista Monitor.

A po i vjen fundi epokĂ«s sĂ« “lopĂ«s sĂ« shenjtĂ«â€?

FermerĂ«t e EuropĂ«s nuk sundojnĂ« mĂ« pa kundĂ«rshtarĂ«, shkruan The Economist   TĂ« jesh president i FrancĂ«s do tĂ« thotĂ« t’i nĂ«nshtrohesh njĂ« kalendari ritualesh shumĂ« tĂ« mirĂ«pĂ«rcaktuara. Çdo natĂ« tĂ« Vitit tĂ« Ri, Emmanuel Macron, si paraardhĂ«sit e tij, mban njĂ« fjalim televiziv drejtuar kombit. NĂ« DitĂ«n e BastijĂ«s, festa kombĂ«tare mĂ« 14 korrik, ai inspekton trupat qĂ« parakalojnĂ« nĂ« Champs-ÉlysĂ©es....

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A po i vjen fundi epokĂ«s sĂ« “lopĂ«s sĂ« shenjtĂ«â€? appeared first on Revista Monitor.

E-Albania, makthi pa fund, bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare

Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset.

Edhe gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, bizneset kanĂ« raportuar se ai Ă«shtĂ« jashtĂ« funksionit, pasi punoi pĂ«r disa ditĂ«. ShumĂ« ekonomistĂ« u detyruan qĂ« tĂ« punojnĂ« gjatĂ« fundjavĂ«s kur mund ta aksesonin programin, ndonĂ«se mĂ« vĂ«shtirĂ«si, por e hĂ«na duket se ka rritur ngarkesĂ«n dhe ekonomistĂ«t tashmĂ« shohin nĂ« ekran shĂ«nimin: “Ju duhet tĂ« aksesoni: https:/-/e-albania.al/”

Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ.

“U bĂ« e lodhshme vĂ«rtet dhe as nuk merret nĂ« konsideratĂ« elementi stres. Ky Ă«shtĂ« njĂ« artikull qĂ« duhet ta shkruajnĂ« dhe publikojnĂ« mediat. Ja psh. vetĂ«m duke lexuar sms e grupit sot edhe pse nuk kam provuar platformĂ«n mĂ« Ă«shtĂ« krijuar njĂ« mungesĂ« dĂ«shire tĂ« punoj llogarit ju qe e keni pĂ«rjetuar. E vetmja e mire Ă«shtĂ« qĂ« flasim nĂ« grup dhe Ă«shtĂ« si njĂ« terapi e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« mbajtur lart moralin dhe humorin. Ne madje kryem edhe njĂ« sondazh pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ«.

Ajo qĂ« pala pĂ«rballĂ« e konsideron si kapriço dhe prishje rehati kĂ«tĂ« ankesĂ« tonĂ«n pĂ«r ne Ă«shtĂ« vetĂ« “jeta”. Nuk Ă«shtĂ« si mungesa e telefonit kur s’ke vale, por Ă«shtĂ« vetĂ« puna jone edhe koha jonĂ«. Kemi dyfishim tĂ« kohĂ«s nĂ« procesim dhe pĂ«rgjysmim tĂ« kohĂ«s sĂ« lirĂ«. Me vjen shumĂ« keq qĂ« po e pĂ«rjetojmĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« a thua se jemi pjese e ndonjĂ« eksperimenti”, thotĂ« ArbĂ«rore, ekonomiste.

Mosfunksionimi i sistemit SelfCare bllokon punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime të adresës, nëse është dhënë gabim.

“Jemi bĂ«rĂ« si roje, qĂ« rrimĂ« e gjurmojmĂ« se kur sistemi punon, qĂ« tĂ« hyjmĂ« e tĂ« bĂ«jmĂ« ndonjĂ« veprim, ose hyjmĂ« natĂ«n kur sistemi Ă«shtĂ« mĂ« pak i ngarkuar”, thotĂ« njĂ« ekonomist.

Mosfunksionimi i SelfCare pengoi dhe punën e bizneseve që duhet të dorëzonin deklaratat në 31 janar, duke detyruar Tatimet që të shtyjnë afatin në 20 shkurt.

Tatimet shtyjnë deri më 20 Shkurt afatin për deklarimin e inventarit

Kjo është periudhë e zënë për kontabilistët, të cilët duhet të mbyllin dhe bilancet vjetore dhe SelfCare është baza kryesore për rakordimet.

“Mosfunksioni i SelfCare po na pengon dhe pĂ«r tĂ« deklaruar TVSH-mĂ« e muajit janar”, shton njĂ« ekonomist.

Sipas Aleancës së profesionistëve të Lirë, (APL), bllokimet sjellin pasoja të drejtpërdrejta në Ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Rritje të riskut të gabimeve dhe mospërputhje në dokumentacion; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë; Dëmtim të besimit te procesi dhe te formalizimi i tregut me fiskalizimin.

“PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s

The post E-Albania, makthi pa fund, bizneset sërish nuk aksesojnë SelfCare appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, Gjermania e Zvicra kryesojnë, brenda një muaji afro 70 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës

Vetëm gjatë dhjetorit të vitit 2025, në hotelet e Kosovës janë regjistruar 68 293 vizitorë, çka paraqet një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, kur numri i tyre ishte 64 380.

Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë destinacion i preferuar për vizitorë vendas dhe të huaj. Vetëm në muajin dhjetor të vitit 2025, në hotelet e vendit qëndruan gjithsej 68 293 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, kur numri i tyre ishte 64 380.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Statistikave tĂ« KosovĂ«s, 27 776 prej tyre ishin vizitorĂ« vendorĂ«, ndĂ«rsa 40 517 erdhĂ«n nga jashtĂ« vendit — njĂ« dĂ«shmi se turizmi i huaj po merr gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« hov.

Numri i net-qëndrimeve gjatë dhjetorit arriti në 132 148, nga të cilat 71 624 (ose 54,2%) u realizuan nga vizitorët e jashtëm, ndërsa 60 524 (45,8%) nga vendorët. Kjo tregon se vizitorët e huaj, përveç se janë më të shumtë, qëndrojnë edhe më gjatë në vend.

Në mesin e rajoneve të Kosovës, Peja vazhdon të mbetet destinacioni më i frekuentuar për vizitorët vendorë. Gjatë dhjetorit 2025, në këtë rajon janë regjistruar 9 655 vizitorë të brendshëm dhe 26 550 net-qëndrime, duke reflektuar potencialin turistik të zonave malore dhe resorteve dimërore në Rugovë.

Ndërsa për vizitorët e huaj, viti i kaluar shënoi një rritje prej 2,5 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Nga gjithsej 40 517 vizitorë të jashtëm, shumica erdhën nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, ndërsa janë shënuar vizita edhe nga shtete të tjera evropiane dhe më gjerë.

Dhjetori 2025 e mbylli vitin me bilanc pozitiv për sektorin e turizmit dhe hotelerisë në Kosovë. Kombinimi i vizitorëve vendorë dhe atyre të huaj dëshmon një interes të shtuar për vendin, ndërsa trendi i rritjes pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026.

Gjatë ditës edhe e përditshmja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull vendeve që duhet vizituar gjatë vendit.

Në këtë artikull kanë arritur të renditen edhe Kosova e Shqipëria të cilat sipas medias britanike patjetër që duhet të vizitohen.

Librat e historisë ofrojnë kontekst thelbësor për ecje në këmbë në Kosovë, por nuk ju përgatisin për bukurinë e maleve, thuhet në artikull.

“GjatĂ« verĂ«s kalova njĂ« javĂ« nĂ« Via Dinarica tĂ« KosovĂ«s, e cila u ripĂ«rcaktua sĂ« fundmi. Ne ecĂ«m pranĂ« luleve tĂ« edelĂ«eiss nĂ« kreshtĂ«n kufitare me Malin e Zi; e thepisur dhe e pjerrĂ«t nga njĂ«ra anĂ« dhe e gjelbĂ«r e gjallĂ« nga ana tjetĂ«r, duke zbritur drejt livadheve me lule tĂ« egra rozĂ« dhe tĂ« verdha”, u tha ndĂ«r tjera..

Bletët fluturonin rreth shkëmbinjve të lartë, ndërsa bletëngrënësit me ngjyra të ndezura uleshin në degë më poshtë.

Kafshët e egra të humbura në pjesën më të madhe të Evropës ende lulëzojnë këtu (arinj, ujqër, rrëqebull) në një mozaik me pemë lisi dhe ahu, boronica dhe shkurre, lugina të thella dhe pllaja të larta.

Liqenet malore krijojnë vende ëndrrash për not nën majat e larta pranë Shqipërisë.

The post Shqipëria, Gjermania e Zvicra kryesojnë, brenda një muaji afro 70 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Pse po bie konsumi i pijeve alkoolike në botë

Konsumi i pijeve alkoolike nĂ« botĂ« po pĂ«son rĂ«nie tĂ« ndjeshme dhe kjo ndikohet nga parimet qĂ« po ndjekin breza tĂ« ndryshĂ«m mbi mĂ«nyrĂ«n e jetesĂ«s. NĂ« korrik 2025, revista “Wine Business” publikoi gjetjet e njĂ« ankete tĂ« saj qĂ« tregonin se konsumatorĂ«t e moshĂ«s mes 20-40 vjeç po pinin mĂ« pak verĂ« se mĂ« parĂ«. Anketa tregoi se rĂ«nia e konsumit ndikohej sidomos nga ideja e kursimit tĂ« kĂ«tij grupi, qĂ« e...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse po bie konsumi i pijeve alkoolike në botë appeared first on Revista Monitor.

Pijet alkoolike nuk “dehin” mĂ«

Tregu i pijeve alkoolike në Shqipëri po përballet me ndryshime që vijnë nga ulja e konsumit të vendasve, veçanërisht të rinjve, preferenca e tyre për pije joalkoolike, rritja e peshës së turistëve dhe sfida e kostove prodhuese nga rritja e akcizës. Si po përshtatet industria me këto trende për të qëndruar konkurruese?   Dorina Azo Baret dhe klubet e natës, dikur të mbushura nga të rinjtë vendas, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pijet alkoolike nuk “dehin” mĂ« appeared first on Revista Monitor.

Del në treg smartphone i parë i dedikuar për fëmijët nën 12 vjeç

AT&T ka prezantuar smartphone-in e ri amiGO Jr Phone, një pajisje e dizajnuar për fëmijë deri në 12 vjeç, që i jep prindërve më shumë kontroll dhe qetësi lidhur me përdorimin e telefonit nga fëmijët. Telefoni është zhvilluar në bashkëpunim me Samsung dhe shfaqet si një zgjidhje e thjeshtë dhe e sigurt për të mbajtur kontaktet familjare dhe për të menaxhuar eksperiencën dixhitale të fëmijëve, ndërsa prindërit kontrollojnë parametrat kryesorë nga telefoni i tyre.

Përmes aplikacionit falas AT&T amiGO, prindërit mund të vendosin kufizime të përdorimit të aplikacioneve dhe uebfaqeve, të monitorojnë vendndodhjen në kohë reale, të krijojnë Safe Zones me njoftime kur fëmija largohet nga zona e caktuar dhe të aktivizojnë Schedules që kufizojnë përdorimin e telefonit gjatë orëve të mësimit. Këto veçori ofrojnë një nivel të avancuar kontrolli mbi mënyrën se si fëmijët ndërveprojnë me pajisjen dhe internetin.

Telefoni shitet për $209.99 ose për $2.99 në muaj me një plan të përshtatshëm AT&T për 36 muaj, pa nevojë për device trade-in për të përfituar ofertën e lirë mujore. Larja e çmimeve bazohet në kreditë mujore që klienti merr në faturë.

Përveç smartphone-it, AT&T ka lansuar edhe amiGO Jr. Watch 2, një smartwatch i ri për fëmijë me mesazhe native, lojëra, njoftime të vendndodhjes dhe funksione tjera të kontrollit prindëror. Kjo zgjeron ekosistemin amiGO Jr duke ofruar pajisje të ndryshme të lidhura me sigurinë dhe kontrollin familjar.

Ky telefon shënon një përpjekje të qartë të AT&T për të adresuar shqetësimet e prindërve lidhur me sigurinë, kontrollin e kohës së ekranit dhe menaxhimin e përmbajtjes në një botë ku smartphone-et janë bërë pjesë e përditshmërisë edhe për fëmijët më të vegjël./TelecomPaper

The post Del në treg smartphone i parë i dedikuar për fëmijët nën 12 vjeç appeared first on Revista Monitor.

Kompanitë po shkurtojnë vende pune për shkak të potencialit të IA, jo performancës së saj

Inteligjenca Artificiale (IA) po shfaqet gjithnjë e më shpesh si arsye për shkurtime vendesh pune.

Por realiteti në shumë kompani është më kompleks: reduktimet po ndodhin më shumë nga pritshmëritë për ndikimin e ardhshëm të IA sesa nga efektet reale që ajo po prodhon sot.

Një sondazh global me mbi 1,000 drejtues biznesi në fund të vitit 2025 sugjeron se IA është pas një pjese të shkurtimeve, por kryesisht si faktor parashikues.

Vetëm një përqindje shumë e vogël e kompanive raportojnë ulje të mëdha të stafit si rezultat direkt i zbatimit real të IA.

Megjithatë, shumë organizata kanë reduktuar stafin ose kanë ngadalësuar punësimet duke u bazuar në pritshmërinë se IA do të automatizojë punët në të ardhmen.

Historia e teknologjisë tregon se transformimet e mëdha në tregun e punës zakonisht kërkojnë kohë.

Nga elektriciteti te interneti, ndikimi real mbi strukturën e punës është shfaqur me vite vonesë.

Edhe sot, në shumë organizata, IA gjeneruese nuk po prodhon ende vlerë ekonomike të mjaftueshme për të justifikuar automatizim masiv dhe ulje të mëdha kostosh përmes reduktimit të stafit.

Një tjetër faktor është mënyra si funksionon IA në praktikë. Ajo zakonisht automatizon detyra specifike, jo profesione të plota.

Edhe në fusha shumë të prekura nga teknologjia, si shëndetësia apo programimi, IA shpesh rrit produktivitetin individual pa eliminuar rolin njerëzor.

Për më tepër, transformimi i përfitimeve individuale në rritje reale të efikasitetit në nivel organizate është proces i ndërlikuar dhe kërkon eksperimente të strukturuara dhe matje të sakta.

Megjithatë, vendimet për stafin po merren shpesh para se kompanitë të kuptojnë realisht ndikimin e IA.

Disa drejtues besojnë se automatizimi masiv është i pashmangshëm dhe po veprojnë paraprakisht.

Të tjerë mund ta përdorin IA si justifikim më të pranueshëm publikisht për ristrukturime që lidhen me uljen e kostove.

Kjo qasje mund të ketë pasoja. Kur kompanitë i lidhin shkurtimet me IA, rritet pasiguria mes punonjësve dhe dobësohet gatishmëria e tyre për të eksperimentuar me teknologjinë.

Në nivel më të gjerë, mund të rritet skepticizmi publik ndaj IA dhe produkteve që e përdorin atë.

Disa kompani që kanë reduktuar stafin në emër të IA janë detyruar më pas të rishikojnë strategjinë, duke rikthyer rol më të madh për mbështetjen njerëzore, sidomos në funksione ku cilësia e shërbimit është kritike.

Ekspertët sugjerojnë një qasje më graduale: përdorim të IA në raste konkrete biznesi, eksperimente të kontrolluara për të matur ndikimin real, reduktime përmes largimeve natyrore dhe ridizajnim të proceseve me IA si mjet mbështetës, jo si zëvendësues i menjëhershëm i fuqisë punëtore.

Ndikimi i IA mbi tregun e punës ka gjasa të rritet me kohën. Por për momentin, sfida më e madhe nuk duket të jetë ajo që IA po bën sot, por ajo që kompanitë besojnë se ajo do të bëjë nesër. / HBR, Shqip.al

The post Kompanitë po shkurtojnë vende pune për shkak të potencialit të IA, jo performancës së saj appeared first on Revista Monitor.

“Kriza e modelit universitar, pse korrektimet ligjore nuk mjaftojnĂ« pĂ«r reformĂ«n”

Nga Prof.asoc.dr. Florian Binjaku  

Konferenca e Rektorëve dhe reforma si pikënisje politike

NĂ« KonferencĂ«n e fundit tĂ« RektorĂ«ve, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndryshimi i Ligjit tĂ« Arsimit tĂ« LartĂ« nuk do tĂ« shtyhet mĂ« dhe se ai duhet tĂ« draftohet dhe miratohet brenda kĂ«tij viti. Sipas tij, nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« pĂ«rmbysje tĂ« modelit aktual, por pĂ«r “korrektime”, duke ftuar drejtuesi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Kriza e modelit universitar, pse korrektimet ligjore nuk mjaftojnĂ« pĂ«r reformĂ«n” appeared first on Revista Monitor.

❌