Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mamdani: Po shqyrtojmë autoritetin për arrestimin e Netanyahut gjatë vizitës së tij në OKB

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritet ligjor për të arrestuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nëse ai viziton qytetin për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator.

“Besoj se kryeministri Netanyahu e ka vendin në Hagë. Ai është një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare”, tha Mamdani në një podkast të The New York Times.

Mamdani tha se është në “një bisedë aktive” me Departamentin Juridik të New York-ut për të përcaktuar nëse ka autoritetin për t’i udhëzuar Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) që të ndalojë një lider të huaj.

“Çfarëdo që ligji më lejon të bëj në New York, atë do të bëjmë, por nuk do të hartojmë ligjet tona për këtë qëllim”, tha ai.

Gjatë fushatës së tij për kryetar bashkie, Mamdani kishte deklaruar më herët se do të përpiqej të zbatojë urdhër-arrestin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Netanyahut nëse lideri izraelit do të vizitonte New York-un.

Netanyahu e hodhi poshtë këtë mundësi në një intervistë të fundit me drejtuesin radiofonik Sid Rosenberg, duke e akuzuar Mamdanin se mbështet Hamasin.

“Mendoj se ai duhet të shikojë se kë po dënon dhe kë po lavdëron. Ai po dënon Izraelin, të vetmen demokraci që qëndron krah për krah me vlerat amerikane”, tha Netanyahu.

Mamdani ka dënuar vazhdimisht fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza, ndërsa ka dënuar gjithashtu sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023.

Në intervistë, Mamdani kritikoi gjithashtu politikën amerikane ndaj Gazës, duke theksuar se “është e vështirë të gjendet një qasje politike më e dështuar sesa ajo që vendi ynë ka ndjekur ndaj Gazës dhe Palestinës”.

Irani ekzekuton dy protestues anti-qeveritarë

Dy protestues iranianë janë ekzekutuar, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve “Tasnim”, që tregon se regjimi iranian mund të jetë duke shtuar represionin nën hijen e konfliktit të vazhdueshëm me SHBA-në.

Erfan Esfandiari dhe Gol Mohammad Mohammadi janë ekzekutuar mëngjesin e së dielës, ka njoftuar “Tasnim”, për shkak të rolit të tyre në demonstratat anti-qeveritare të janarit, të cilat u përballën me një reagim brutal nga ana e regjimit.

Mbetet ende e paqartë se sa njerëz kanë humbur jetën gjatë atyre protestave, por agjencia HRANA (Human Rights Activists Neës Agency), me bazë në SHBA, thotë se të paktën 6,000 protestues kanë vdekur dhe 17,000 raste të tjera vdekjesh janë nën hetim.

Në atë kohë, presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte paralajmëruar Teheranin se, nëse do të përdornin dhunë kundër protestuesve, SHBA-ja do t’u dilte në ndihmë.

Dhe kur SHBA-ja dhe Izraeli filluan të godisnin Iranin disa javë më vonë, Trumpi u bëri thirrje iranianëve që “ta shfrytëzonin momentin” dhe “ta merrnin sërish në dorë” vendin e tyre.

Një retorikë e tillë është zbehur gjatë rrjedhës së luftës. Në fakt, sipas organizatës “Iran Human Rights” (IHR) me bazë në Oslo, regjimi ka ekzekutuar të paktën 47 të burgosur politikë, një shifër shumë më e lartë krahasuar me 16 personat e ekzekutuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?

Të enjten, më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Burime për Euronews bëjnë me dije se në rendin e ditës do të jetë vetëm votimi i raporteve për reformën territoriale. Në Kuvend do të paraqiten dy raporte, ai i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Demokratike por bazuar […]

Dhuna në shkolla, në vitin shkollor që sapo u mbyll, katër raste me viktima të plagosur

Viti shkollor që u mbyll rezultoi me numër të lartë konfliktesh midis nxënësve në shkollat e vendit. Rastet më të rënda u shënuan në Kamëz, Durrës, Shkodër e Sarandë, ku nxënësit pas sherrit të nisur në mjediset e shkollave, përdorën armët e ftohta për t’u “sqaruar” pikërisht në dyert e godinave arsimore. Në muajin nëntor, […]

A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?

Nga Kreshnik Spahiu Dje po pija kafe te Toni, miku im në Golem, i cili ka një hotel me 50 dhoma. Temperaturat shënonin 34 gradë dhe po qëndronim në holl, ku hynin e dilnin turistët e huaj. Kryesisht ishin nga Polonia dhe Rumania. Ajo që më bëri përshtypje ishte se të gjithë hynin me qese […]

Drejt fundit tatimi i dyfishtë! Mekanizma të rinj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore mes Shqipërisë dhe BE-së

Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe plotësimit të detyrimeve për Kapitullin 16, “Tatimet”, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri që synon t’i japë fund problematikave të tatimit të dyfishtë. Projektligji, i cili mban titullin “Për mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tatimore me shtetet anëtare të Bashkimit […]

Torres dënon deklaratën e Paunoviqit: Është përqafim i hapur i gjenocidit, duhet të japë dorëheqje

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila kishte thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer “spastrimin etnik të Kosovës”. Torres e cilësoi këtë qëndrim si “moralisht të dënueshëm” dhe si një “përqafim të hapur të gjenocidit” ndaj shqiptarëve të Kosovës. […]

LSDM: Raporti i KE-së dëshmon se gjyqësori dhe prokuroria janë nën presion politik

Aleksandar Naumoski nga opozitarja LSDM ka deklaruar se raporti më i fundit i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit paraqet një pasqyrë shqetësuese për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar qeverinë aktuale për mungesë reformash dhe presion politik mbi institucionet e drejtësisë. Në një konferencë për media, Naumoski tha se “ndjenjat” e kryeministrit Hristijan […]

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm

Partia Demokratët Evropianë (European Democrats Party – EDP) ka kundërshtuar propozimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian si një bllok i vetëm. Përmes një reagimi publik, sekretari i përgjithshëm i EDP-së, Sandro Gozi, theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është bazuar gjithmonë në meritat individuale të […]

Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?

Të enjten, më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Burime për Euronews bëjnë me dije se në rendin e ditës do të jetë vetëm votimi i raporteve për reformën territoriale.

Në Kuvend do të paraqiten dy raporte, ai i Partisë Socialiste dhe ai i Partisë Demokratike por bazuar në shumicën parlamentare, pritet të miratohet raporti i socialistëve, të cilët disponojnë 84 votat e nevojshme.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Partia Socialiste, krahas raportit, do të paraqesë edhe propozimin e saj për hartën e re territoriale. Debati lidhet me faktin nëse Shqipëria do të mbetet me 61 bashki apo do të propozohet një ndarje e re me 50, ose edhe 40 bashki.

Sipas burimeve, propozimi do të përfshijë vetëm ndryshimin e hartës territoriale, pa prekur ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe ligjin për financat vendore. Ndryshimet në këto dy ligje pritet të diskutohen gjatë sesionit të ri parlamentar, që nis në muajin shtator.

Mbetet për t’u parë nëse deri të enjten mazhoranca do t’i qëndrojë deklarimeve të saj dhe do ta çojë për votim në Kuvend propozimin për një hartë të re territoriale me më pak bashki.

The post Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re? appeared first on Euronews Albania.

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën e pastelit, ku artisti sjell peizazhe urbane, kujtime dhe personazhe të jetës së përditshme, të frymëzuara nga qyteti i lindjes.

Shkrimtari Primo Shllaku e cilësoi ekspozitën si një dëshmi të pjekurisë krijuese të Anastas Kostandinit dhe një kontribut me vlerë për artin shqiptar.

Kompozitori Jani Papadhimitri, i cili jeton dhe krijon në Kanada, u shpreh se piktori ka ditur të ruajë identitetin e tij artistik ndër vite, ndërsa punimet e këtij cikli përcjellin emocione të forta dhe një ndjenjë të veçantë nostalgjie.

Vetë autori shpjegoi se titulli “Qyteti i Dehur” nuk lidhet me kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por me gjendjen shpirtërore, atmosferën dhe kujtesën që Pogradeci i ka ngjallur gjatë viteve.

Edhe shkrimtari Skënder Demolli vlerësoi punimet e ekspozuara, duke theksuar se ato ruajnë me ndjeshmëri kujtesën e Pogradecit dhe dëshmojnë një gjuhë artistike të konsoliduar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë e Arteve të Pogradecit deri më 1 gusht.

The post Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit appeared first on Euronews Albania.

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat me autobombë në Palermo, bashkë me pesë efektivët e eskortës së tij.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre dekada nga atentati, rrethanat dhe prapavija e plotë e vrasjes vijojnë të jenë objekt debatesh dhe polemikash në Itali, deri në nivelin politik.

Presidenti Sergio Mattarella e cilësoi Borsellinon simbol të vendosmërisë civile në luftën kundër mafies, duke theksuar se përpjekjet për të ndryshuar rrjedhën e historisë kanë dështuar.

Megjithatë, familjarët e prokurorit vijojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të së vërtetës, duke kërkuar hetimin e prapavijës politike të atentatit, i cili zyrtarisht i është atribuar organizatës mafioze Cosa Nostra.

Salvatore Borsellino, vëllai 84-vjeçar i prokurorit, deklaroi se nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën. Një ditë para ceremonisë përkujtimore ai i dërgoi një mesazh kryeministres Giorgia Meloni, duke i kërkuar të mos prekë figurën e të vëllait të tij.

Ndërkohë, Lucia Borsellino, vajza e prokurorit, kërkoi sërish gjetjen e agjendës së kuqe të babait të saj, e cila u zhduk së bashku me çantën e punës menjëherë pas shpërthimit.

“Kam qenë një nga dëshmitaret e agjendës së kuqe që i përkiste babait tim. Zhdukja e saj nga vendi i vrasjes nuk mund ta ndalë kërkimin e së vërtetës”, u shpreh ajo.

Edhe pas 34 vitesh, në Itali mbetet e hapur pyetja se cilët ishin përfaqësuesit e shtetit apo të politikës që mund të kenë pasur rol në porositjen e atentatit.

Një nga pistat që vijon të përmendet nga gazetarë dhe hetues është ajo e një marrëveshjeje të mundshme mes përfaqësuesve të politikës dhe mafies, që lidhet si me vrasjen e Paolo Borsellinos, ashtu edhe me atentatin ndaj kolegut të tij, Giovanni Falcone.

Nga ana e saj, kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se shteti italian nuk do të tërhiqet nga kërkimi i së vërtetës për një nga atentatet më të rënda në historinë moderne të vendit.

The post 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri appeared first on Euronews Albania.

FIFA do të arkëtojë të ardhura rekord, 15 milionë dollarë nga Botërori 2026!

FIFA pritet të regjistrojë të ardhurat më të larta në historinë e Kupës së Botës, me fitimet totale nga edicioni 2026 që mund të arrijnë në rreth 15 miliardë dollarë (afërsisht 13 miliardë euro). Lajmi është publikuar nga e përditshmja britanike The Guardian, e cila thekson se shifra është dukshëm më e lartë se parashikimi fillestar prej 11 miliardë dollarësh. Sipas raportimit…

Source

“New York Magazine”: Prapaskenat e “The Odyssey”: Nga Homeri tek iso-polifonia shqiptare

“The Odyssey” nuk është vetëm filmi më madhështor i Nolanit për nga përmasat, por ndoshta edhe më i heshturi dhe më melankoliku. Ai vazhdon atmosferën e dëshpërimit psikologjik dhe qytetërues që karakterizonte edhe filmin e tij të mëparshëm, “Oppenheimer”, fitues i çmimit “Oscar”. Të thuash më shumë, do të zbulonte tepër nga historia. Nga prapaskenat e këtij filmi, zbulohen detaje për hapat e parë…

Source

Mijëra ushtarë dhe policë italianë marshojnë në Romë për pagat dhe pensionet

Rreth 6,000 anëtarë të forcave të armatosura dhe shërbimeve të sigurisë të Italisë marshuan nëpër Romë të shtunën, duke kërkuar paga më të larta, pensione më të mira dhe mbrojtje më të forta në vendin e punës. Demonstrata mblodhi përfaqësues të Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore, Karabinierëve dhe Guardia di Finanza në protestën e parë të përbashkët të organizuar nga sindikatat kryesore të…

Source

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ndalon instalimin e TikTok-ut në pajisjet federale

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së këtë javë ka arritur në përfundimin se ligji që kërkonte heqjen e TikTok-ut nga pajisjet qeveritare nuk zbatohet më për versionin aktual amerikan të aplikacionit. Opinioni ligjor u publikua gjashtë muaj pasi operacionet e TikTok-ut në SHBA iu transferuan një grupi sipërmarrjesh, shumica e të cilave janë amerikane, ndërsa kompania ByteDance me bazë në Pekin…

Source

❌