❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

18:58 Fluks fëmijësh në Pediatri/ Spitali i Fierit shpërndan dhurata për pacientët e vegjël

Gjatë ditëve të fundit të vitit 2025, Pediatria e Fierit po përballet me një rritje të ndjeshme të pacientëve të vegjël.

Sipas mjekëve, shkak për këtë situatë është përhapja e virozave përmes kontakteve në mjedise të hapura, pavarësisht pushimeve shkollore. Baftiar Hysenaj, pediatër, shpjegon se rastet që paraqiten në urgjencë arrijnë deri në 120 vizita në 24 orë, ndërsa aktualisht në repartin e pediatrisë janë të shtruar 25 fëmijë, disa prej të cilëve duket se do ta kalojnë edhe ndërrimin e viteve në spital.

PĂ«rveç gatishmĂ«risĂ« sĂ« stafit mjekĂ«sor, drejtoria e spitalit tĂ« Fierit ka organizuar gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve dhurata dhe aktivitete pĂ«r fĂ«mijĂ«t e shtruar, pĂ«r t’u sjellĂ« pak gĂ«zim gjatĂ« festave./e.t

18:46 WhatsApp publikon stickera për Vitin e Ri 2026, efekte për videothirrje dhe më shumë

PĂ«r tĂ« festuar Vitin e Ri 2026, WhatsApp ka publikuar ‘stickersa’ tĂ« reja, efekte tĂ« videothirrjeve, reagime tĂ« animuara dhe mĂ« shumĂ« veçori festive.

WhatsApp ka shtuar njĂ« paketĂ« tĂ« re ‘stickersa’ pĂ«r vitin 2026 qĂ« pĂ«rfshin ‘stickersa’ me temĂ« feste pĂ«r t’ua dĂ«rguar miqve dhe familjes suaj.

Gjatë videothirrjeve janë të disponueshme efekte të reja të animuara, duke përfshirë fishekzjarrë, yje dhe konfeti, të cilat shfaqen si një mbivendosje.

Përdoruesit gjithashtu do të shohin reagime të veçanta kur reagojnë ndaj një mesazhi me emoji konfeti, transmeton Telegrafi.

Dhe sĂ« fundmi, ‘stickersa’ tĂ« animuara janĂ« gjithashtu tĂ« disponueshme nĂ« pĂ«rditĂ«simet e statusit.

Ekziston gjithashtu një paraqitje e veçantë e vitit 2026 që mund të përdoret për përditësimet e statusit. /e.t

18:33 Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet vendin, banorët presin natën e Vitit të Ri në rrugë

Një tërmet me magnitudë 6 Rihter u regjistrua pranë provincës Nonda, në lindje të Japonisë, duke shkaktuar alarm tek autoritetet. Sipas Institutit Amerikan të Studimeve Gjeologjike (USGS), tërmeti kishte thellësi 19.3 km.

Lekundjet panikosen qytetarët, të cilët kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë, ndërsa festonin ardhjen e Vitit të Ri.

[🚹] Earthquake Final Data: A magnitude 5.7 #earthquake #朰震 with an intensity of 4 has occured ćČ©æ‰‹çœŒæČ– (Off the coast of Iwate Prefecture) with a depth of 50km at 12/31 23:26 JST. #japan pic.twitter.com/owafwzKUAk

— Rapid Earthquake Alerts – Japan (@RapidQuakeAlert) December 31, 2025

18:20 Gjermania dhe Franca ‘ngrijnë’ projektin e luftarakut evropian

Gjermania dhe Franca e kanë shtyrë për një kohë të pacaktuar vendimin për programin multi-miliardësh të avionëve luftarakë FCAS, tha të mërkurën një zëdhënës i kancelarisë gjermane.

“NĂ« kundĂ«rshtim me planin fillestar, njĂ« vendim pĂ«rfundimtar pĂ«r vazhdimin e projektit FCAS nuk Ă«shtĂ« marrĂ« ende nĂ« fund tĂ« vitit”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i paidentifikuar i qeverisĂ« pĂ«r faqen e internetit tĂ« mbrojtjes hartpunkt.

“Arsyeja pĂ«r kĂ«tĂ« ishte agjenda gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se gjermano-franceze mbi çështjet e politikĂ«s sĂ« jashtme dhe tĂ« sigurisĂ«, e cila ende nuk e ka bĂ«rĂ« tĂ« mundur adresimin e çështjes sĂ« njĂ« avioni tĂ« pĂ«rbashkĂ«t luftarak nĂ« nivelin e presidentit dhe kancelarit. Ne nuk jemi nĂ« gjendje tĂ« japim njĂ« datĂ« tĂ« re pĂ«r njĂ« vendim nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ«â€, shtoi ai.

FCAS nĂ«nkupton “Sistemi i ArdhshĂ«m i Luftimit Ajror” dhe, nĂ«se realizohet, do tĂ« jetĂ« projekti mĂ« i madh dhe mĂ« i shtrenjtĂ« evropian i mbrojtjes.

Përveç Gjermanisë dhe Francës, edhe Spanja dëshiron të marrë pjesë në këtë program.

Sistemi i luftimit ajror është për të fluturuar në bashkëpunim me dronë të paarmatosur dhe të armatosur dhe për këtë arsye është më shumë sesa thjesht një avion luftarak.

Plani është që ai të zëvendësojë Eurofighter duke filluar nga viti 2040.

Vendimi për zbatimin e projektit fillimisht duhej të merrej deri në fund të gushtit, por më pas u shty deri në fund të vitit, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pjesën e projektit që mbahej nga kompanitë Dassault, Airbus dhe Indra./e.t

18:10 Si të dekorojmë tavolinën për Vitin e Ri, truket e veçanta (Lifestyle)

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës.

Mund të jesh edhe natyrë minimaliste, por në tavolinën Vitit të Ri ia vlen që të vendosësh të gjitha sendet dekorative që ke ruajtur në shtëpi nga tradita e familjes. Enë porcelani, gota kristali, enë argjendi të vjetëruara apo të reja.

Hijeshi dhe harmoni ngjyrash
Ngjyra e mbulesës së tavolinës varet gjithmonë nga shija personale, por nëse do vërtet të tregosh atmosferë festash, atëherë mbulesën duhet ta zgjedhësh të kuqe. Viti i Ri nuk ka vetëm ngjyrën e kuqe dhe atë të florinjtë. Do të krijosh efekte elegante? Përdor një mbulesë të veçantë që ta mbulojë tryezën deri në fund, mundësisht të jetë antike. Një komplet pecetash shumëngjyrëshe, mbajtëse qirinjsh me fron të lartë.
Nëse në drekat apo darkat e festave ka edhe fëmijë, ata hutohen gjithmonë nga ngjyrat e pjatave apo gotave. Megjithatë, ki kujdes që tryeza të mos ketë më shumë se 3-4 ngjyra.

Mbush tryezën me lule
Me lulet, gjithmonĂ« mund tĂ« ndĂ«rtosh Ò«do lloj dekori. Mund tĂ« realizosh njĂ« dekor qĂ« tĂ« zhvillohet pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« gjatĂ«sisĂ« sĂ« tryezĂ«s, duke alternuar me vazo tĂ« llojeve tĂ« ndryshme. Baza janĂ« gjethet jeshile. NdonĂ«se dimri ofron shumĂ«llojshmĂ«ri lulesh, e mira Ă«shtĂ« tĂ« qĂ«ndrosh brenda pak ngjyrave qĂ« janĂ« nĂ« harmoni edhe me ngjyrat e shtĂ«pisĂ«. PĂ«rdor trĂ«ndafila, por edhe tulipanĂ« sipas shijes dhe ngjyrave qĂ« dĂ«shiron.

 

Mos harro qirinjtë
QirinjtĂ« nuk duhet tĂ« mungojnĂ« nĂ« njĂ« tryezĂ« feste, aq mĂ« tepĂ«r nĂ« Krishtlindje. Drita e qirinjve e bĂ«n gjithnjĂ« atmosferĂ«n mĂ« tĂ« ngrohtĂ« e tĂ« bukur. E mira Ă«shtĂ« qĂ« qirinjtĂ« t’i zgjedhĂ«sh nĂ« njĂ« ngjyrĂ«, duke i pĂ«rshtatur edhe me pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« dekorit tĂ« shtĂ«pisĂ«. PĂ«rdor qirinjtĂ« e vegjĂ«l, brenda nĂ« gotĂ«, ose nĂ« mbajtĂ«se argjendi./e.t

18:08 Japonia, Koreja dhe Kina mirëpresin Vitin e Ri 2026, disa evente anulohen për arsye sigurie

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Japonia, Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut u bashkuan me vendet e para që festojnë vitin e ri 2026.

Në Tokio, qytetarët mund të ndjekin festimet live, megjithatë eventi tradicional i numërimit mbrapsht në stacionin kryesor hekurudhor të Shibuya-s është anuluar për herën e gjashtë radhazi për arsye sigurie.

Në të njëjtën kohë, në Seul dhe në pjesën tjetër të Azisë Lindore dhe Juglindore, njerëzit po përgatiten edhe për festimet e Vitit Hënor që do të zhvillohen në shkurt 2026.

 

Po ashtu edhe Kina, me popullsi rreth 1.4 miliardë banorë, ka mirëpritur vitin e ri së bashku me Filipinet, Malajzinë dhe disa pjesë të Indonezisë.

Festimet po ndiqen gjithashtu nga vende të tjera si Mongolia, Tajvani, Brunei, Irkutski në Rusi, Perth në Australinë Perëndimore, Hong Kong, Singapori, Makao dhe disa zona të Antarktidës.

Për shumë qytetarë në Kinë dhe Azinë Lindore, Viti Hënor mbetet festa kryesore e vitit./e.t

17:51 Emocione për fundvit! 6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Dy prej gjashtë foshnjave kanë ardhur në jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa katër bebe të tjera kanë lumturuar çifte të reja në bashkitë Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik, duke përhapur gëzim, emocione dhe shpresë në të gjithë qarkun.

Lajmin e bukur e ka ndarë edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Zheni Gjergji, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:

“ MirĂ«seardhja mĂ« e bukur e fundvitit

 

Në prag të festave, drita e shpresës ndizet më fort në Spitalin Rajonal Elbasan.  Dy bebe të porsalindura, Darla dhe Riguel, engjëj të vegjël me buzëqeshjen e jetës që sapo ka nisur, sjellin gëzim, dashuri dhe besim për të ardhmen.

Mes duarve tĂ« kujdesshme tĂ« personelit shĂ«ndetĂ«sor dhe ngrohtĂ«sisĂ« sĂ« festave, kĂ«to jetĂ« tĂ« reja janĂ« dhurata mĂ« e çmuar e fundvitit”, shkruan drejtoresha e spitalit rajonal nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook./e.t

17:45 Ambasada e SHBA në Tiranë uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e festave të fundvitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se këtë fundvit, festohen arritjet e mëdha, por dhe për entuziamin që do vijë në 2026.

Ndër të tjera, ambasada thotë se partneriteti SHBA-Shqipëri vazhdon të forcohet.

“NdĂ«rsa viti po i afrohet fundit, duam tĂ« festojmĂ« arritjet tona mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe gjithĂ« entuziazmin pĂ«r atĂ« qĂ« do tĂ« vijĂ« nĂ« vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney nĂ« brigjet e ShqipĂ«risĂ«, te Shtetet e Bashkuara qĂ« do tĂ« presin ngjarjet mĂ« tĂ« mĂ«dha sportive ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« botĂ«, partneriteti ynĂ« vazhdon tĂ« forcohet pĂ«rmes qĂ«llimeve dhe vlerave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta. GĂ«zuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

17:39 Dhjetë ngjarjet më të rëndësishme botërore të vitit 2025

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Viti 2025 u mbyll pa sjellë lehtësimin që shumëkush shpresonte pas një 2024 të lodhshëm në skenën ndërkombëtare.

Përkundrazi, këto dymbëdhjetë muaj shënuan përkeqësim të bashkëpunimit global, rritje të konflikteve dhe një zbehje më të dukshme të rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur Lojërat Olimpike në Paris shërbyen si simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar, 2025 ofroi pak arsye për optimizëm.

Shumë nga këto zhvillime pritet të vazhdojnë të ndikojnë politikën globale edhe në vitin 2026.

Përplasja mes Kamboxhias dhe Tajlandës

Në korrik shpërtheu konflikti më i rëndë mes Kamboxhias dhe Tajlandës në dekada, i lidhur me një mosmarrëveshje shekullore kufitare për tempullin Prasat Ta Muen Thom.

Dhjetëra persona u vranë dhe mijëra u zhvendosën. Ndërhyrja e presidentit amerikan Donald Trump çoi në një armëpushim, por marrëveshja u shkel disa herë, duke rritur rrezikun e një konflikti të zgjatur.

Kardinali Robert Prevost zgjidhet Papa Leoni i XIV

Në maj, për herë të parë në histori, Kisha Katolike zgjodhi një papë nga Shtetet e Bashkuara.

Kardinali Robert Prevost, me origjinë nga Chicago dhe me përvojë të gjatë misionare në Peru, mori emrin Leoni i XIV, duke sinjalizuar vëmendje ndaj çështjeve sociale dhe drejtësisë ekonomike.

Përplasja mes Indisë dhe Pakistanit

Tensionet në Kashmir shpërthyen në maj pas një sulmi terrorist vdekjeprurës.

India dhe Pakistani shkëmbyen sulme ajrore dhe raketore për disa ditë, duke sjellë përplasjen më të ashpër në gjysmë shekulli.

Edhe pse u arrit armëpushim, mosmarrëveshjet thelbësore mbeten të pazgjidhura.

Intensifikimi i garës për Inteligjencën Artificiale

SHBA-të dhe Kina forcuan rivalitetin për dominimin në inteligjencën artificiale.

Kina shfaqi kapacitete të avancuara pa u mbështetur në çipat amerikanë, ndërsa Washingtoni luhati mes kufizimeve dhe lehtësimeve në eksportin e teknologjisë, duke ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare dhe ekonominë globale.

Lufta civile shkatërruese në Sudan

Konflikti mes forcave të armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë vazhdoi me pasoja katastrofike: qindra mijëra viktima, mbi 12 milionë të zhvendosur dhe rrezik urie në shkallë kombëtare.

Perspektivat për paqe mbeten të zymta.

SHBA-të ndërmjetësojnë një plan paqeje për Gazën

Pas dy vitesh luftimesh, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim dhe një plan paqeje me tre faza.

Megjithatë, çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës mbeten pika të nxehta, ndërsa paqja afatgjatë duket ende e largët.

Lufta në Ukrainë vazhdon

Në vitin e katërt të luftës, Rusia intensifikoi sulmet ajrore, ndërsa përfitimet territoriale mbetën minimale dhe me kosto të lartë njerëzore.

Ukraina mori mbështetje të konsiderueshme nga Evropa, por presioni për një armëpushim të favorshëm për Moskën u rrit.

Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë objektet bërthamore të Iranit

Në qershor shpërtheu konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit, kulmuar me sulme ajrore amerikane mbi objektet bërthamore iraniane.

Edhe pse u arrit armëpushim, tensionet strategjike mbetën të pazgjidhura.

Kina përdor mineralet e rralla si armë gjeopolitike

Pekini shfrytëzoi dominimin e tij në mineralet e rralla për të ushtruar presion ekonomik ndaj SHBA-ve, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në balancën e fuqisë globale.

Donald Trump trondit politikën e jashtme amerikane

Presidenti Trump ndryshoi rrënjësisht kursin e politikës së jashtme të SHBA-ve: tërheqje nga marrëveshje ndërkombëtare, tarifa të gjera tregtare dhe riorientim strategjik.

KritikĂ«t thonĂ« se kĂ«to veprime shĂ«nuan fundin e epokĂ«s sĂ« “Pax Americana”./e.t

17:37 Qytetarët bëjnë blerjet e fundit, ankesa për rritjen e çmimeve

Last Updated on 31/12/2025 by EL

Po bëjnë blerjet e fundit për darkën festive të ndërrimit të viteve. Pensionistët shprehen se do të kenë një tryezë më të mbushur për Vitin e Ri, por të sforcuar nga çmimet e larta.

Një pjesë e qytetarëve ankohen se në këto ditë festive tregtarët po abuzojnë. Nga ana tjetër, tregtarët thonë se ka fluks të shtuar blerjesh dhe se ditët e fundit të vitit janë ndër më të ngarkuarat për ta.

Viti i Ri i gjen qytetarët mes dëshirës për festë dhe përballjes me realitetin ekonomik, ndërsa tryeza festive mbetet simbol i bashkimit familjar./e.t

Surrel/ ShpĂ«rthim i fuqishĂ«m pranĂ« banesĂ«s sĂ« kryeministrit Rama, njerĂ«zit vrapojnĂ« tĂ« alarmuar nĂ« rrugĂ« –

✇27.al
By: 27

Një shpërthim i dyshuar është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Surrelit, zonë ku ka banesën edhe kryeministri Edi Rama. Banorë të lagjes kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë shpërthyese, e cila ka shkaktuar panik dhe lëvizje të menjëhershme të njerëzve në zonë.

Sipas dëshmive të para, disa persona janë parë duke vrapuar nga frika menjëherë pas zhurmës, por deri në këto momente nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin dhe nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar.

“U dĂ«gjua njĂ« zhurmĂ« shumĂ« e fortĂ«, si shpĂ«rthim. Nuk e dimĂ« çfarĂ« ka ndodhur, por dukej sikur erdhi nga brenda Surrelit”, – thanĂ« disa dĂ«shmitarĂ« okularĂ«.

Redaksia po kontakton me Policinë e Shtetit për informacion zyrtar mbi ngjarjen, megjithatë deri tani nuk ka një konfirmim apo sqarim nga autoritetet.

Duke qenĂ« se mbrĂ«mja e sotme pĂ«rkon me festimet e ndĂ«rrimit tĂ« viteve, nuk pĂ«rjashtohet mundĂ«sia qĂ« zhurma tĂ« ketĂ« ardhur nga fishekzjarre apo kapsolla festive, megjithatĂ« kjo pistĂ« mbetet pĂ«r t’u verifikuar.

Ngjarja është në zhvillim dhe priten informacione shtesë në orët në vijim.
Do të vijojmë të përditësojmë lajmin sapo të ketë qëndrim zyrtar.

2025, viti i lamtumirave edhe pĂ«r personalitete tĂ« artit e kulturĂ«s si edhe politikĂ«s –

✇27.al
By: 27

Gjatë vitit 2025 humbën jetën disa prej personaliteteve të shquara të politikës, gazetarisë, artit e kulturës në vend, si ish-kryeministri, Fatos Nano, ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, gazetari Artur Zheji, apo regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.

Këto figura me punën dhe pasionin e tyre formësuan shumë aspekte të jetës publike, dhe do të kujtohen gjithmonë për veprën që lanë pas.

Në janar të 2025 humbi jetën kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të fuqishme fetare dhe shoqërore që ka ndikim në Shqipëri dhe jashtë saj.

Viti 2025 ishte i trishtë për artin shqiptar. Në prill të këtij viti u nda nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.

Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe dhjetërave në filma, Xhepa ishte një nga figurat më të spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare

Më 1 shtator, Shqipëria humbi një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. I cilësuar si një prej regjisorëve që e shkroi me gërma të artit historinë e artit shqiptar, Dhimitër Anagnostit i numërohen në karrierën 40-vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Edhe për gazetarinë, 2025 do të ishte një vit i trishtë, me ndarje parakohe nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji. Ai ishte një figurë e rëndësishme në gazetari dhe analizën politike, duke pasur ndikim të madh në formimin e mendimit publik.

Në vitin që lamë pas, humbën jetën për shkak të problemeve shëndetësore edhe dy figura të spikatura, ish deputeti Andis Harasani dhe publicisti e historian Artan Lame

Në tetor të këtij viti, do të ndahej nga jeta ish kryeministri I vendit, Fatos Nano. Ai do të kujtohet si një figurë ndikuese dhe kontraverse, me mbështetës dhe kritikë, por me rol kyç në tranzicionin politik të Shqipërisë.

Viti mbyllet me një tjetër humbje të rëndësishme, atë të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili vdiq në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor, pas një arresti kardiak. Kasapi ishte një artist i dashur nga publiku shqiptar dhe humbja e tij la një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.

 

“Bozaxhiu” ynĂ« vazhdo bĂ«rtit, por nĂ« fund do tĂ« pĂ«rfundosh me pranga nĂ« duar –

✇27.al
By: 27

Nga Artan Hoxha 

E mbani mend personazhin Shaqo Duka te filmi “IlegalĂ«t”, qĂ« Ă«shtĂ« xhiruar nĂ« qytetin e VlorĂ«s?!

ËshtĂ« ai tipi pa lidhje me filmin, “Bozaxhiu”, tĂ« cilin regjisori e ka vendosur para çdo atentati apo ngjarje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« film.

Bozaxhiu(Shaqo Duka), shfaqet disa here dhe bĂ«rtet, “hajde bozĂ« meli, bozĂ« e freskĂ«t”, duke dashur tu shesĂ« ushtarĂ«ve italiane bozĂ« meli pĂ«rpara çdo ngjarje tĂ« madhe nĂ« film.

Në fakt kështu mu duk kryeministri ynë dje, ndërsa rrekej të justifikonte para gazetarëve çdo ngjarje ku ishte kapur me presh në duar.

Narrativa e tij kishte kaluar nga “kazani mediatik” nĂ« “700 tenxhere”, qĂ« ziejnĂ« dhe valojnĂ« vetĂ«m pĂ«r t’i rĂ«nĂ« nĂ« qafĂ« kĂ«tij “burri tĂ« ndershĂ«m”.

Sa herĂ« qĂ« gazetarĂ«t e pyesnin pĂ«r BelindĂ«n dhe skandalet me qindra miliona euro nĂ« infrastrukturĂ«, pĂ«rgjigjja e tij ishte si bozaxhiu i filmit, “hajde bozĂ« meli, bozĂ« e freskĂ«t”.

Gazetaret e pyesnin pĂ«r skandalet e AKSHI-t dhe tenderat sekretĂ« qindra miliona eurosh tĂ« Mirlinda Karçanajt, ndĂ«rsa pĂ«rgjigjja e kryeministrit vazhdonte, “hajde bozĂ« meli, bozĂ« e freskĂ«t”.

Kur e pyesnin pĂ«r koordinatorin e botĂ«s sĂ« krimit, pĂ«r VlorĂ«n e mbetur pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra pa ujĂ«, ai vazhdonte, “bozĂ« meli, hajde bozĂ« e freskĂ«t”


Vetëm mos harroni, zoti Tosti në fund, urdhëron kuestorin:

Arrestojeni atë bozaxhiun, Shaqo Duka e ka emrin


Prandaj “bozaxhiu” ynĂ«, vazhdo bĂ«rtit “hajde bozĂ« meli, bozĂ« e freskĂ«t”, pĂ«r tĂ« mbuluar çdo skandal ku tĂ« kanĂ« kapur me presh nĂ« duar, por nĂ« fund, do tĂ« pĂ«rfundosh si Shaqo Duka i filmit “IlegalĂ«t”, me pranga nĂ« duar


Skandal nĂ« VlorĂ«! Vidhet saraçineska e ujĂ«sjellĂ«sit, disa zona mbeten pa ujĂ« –

✇27.al
By: 27

NjĂ« vjedhje e ndodhur gjatĂ« mesnatĂ«s sĂ« kaluar nĂ« stacionin e ujĂ«sjellĂ«sit nĂ« lagjen “24 Maji”, pranĂ« Stacionit tĂ« Trenit tĂ« Mallrave nĂ« VlorĂ«, ka shkaktuar ndĂ«rprerje tĂ« furnizimit me ujĂ« nĂ« disa zona tĂ« qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, grabitja e saraçineskĂ«s sĂ« stacionit e ka bĂ«rĂ« tĂ« pamundur funksionimin normal tĂ« rrjetit tĂ« shpĂ«rndarjes, duke lĂ«nĂ« pa ujĂ« lagjen “24 Maji”, zonĂ«n e PetroliferĂ«s, zonĂ«n e TEC-it, Portin e Peshkimit si dhe ZvĂ«rnecin.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, grupet teknike të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë kanë ndërhyrë për zëvendësimin e pajisjes së vjedhur. Pas përfundimit të punimeve, furnizimi normal me ujë është rikthyer në të gjitha zonat e prekura.

Për ngjarjen është bërë denoncim në Policinë e Qarkut Vlorë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbrojnë pronën publike, duke theksuar se dëmtimi i infrastrukturës së ujësjellësit sjell pasoja të drejtpërdrejta për furnizimin me ujë të komunitetit dhe cenon interesin e përbashkët.

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

PRISHTINË, 31 dhjetor/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka uruar qytetarĂ«t pĂ«r Vitin e Ri 2026. Osmani nĂ« njĂ« videomesazh thekson se viti qĂ« po lĂ«mĂ« pas ka dĂ«shmuar se Kosova ecĂ«n pĂ«rpara kur vepron me vendosmĂ«ri, me vlera dhe me unitet.

“Viti qĂ« po e lĂ«mĂ« pas ka dĂ«shmuar se Kosova ecĂ«n pĂ«rpara kur vepron me vendosmĂ«ri, me vlera dhe me unitet. Ka qenĂ« njĂ« vit nĂ« tĂ« cilin kemi forcuar edhe mĂ« shumĂ« pozitĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« vendit tonĂ«, kemi mbrojtur rendin kushtetues e interesin shtetĂ«ror, si dhe njĂ« vit nĂ« tĂ« cilin kemi vazhduar punĂ«n pĂ«r t’i forcuar aleancat tona me partnerĂ«t tanĂ« strategjikĂ«. Kosova ka treguar se Ă«shtĂ« e pranishme, e dĂ«gjuar dhe e respektuar nĂ« tryezat ndĂ«rkombĂ«tare, si faktor paqeje, stabiliteti dhe besueshmĂ«rie”, thekson Osmani.

Sipas saj, Kosova qëndroi e palëkundur ndaj çdo përpjekjeje destabilizuese, ndërsa brenda vendit vazhdon të ndërtojë një shoqëri më të drejtë, ku të drejtat e njeriut, barazia dhe dinjiteti janë themeli ynë i përbashkët.

Ajo tha po ashtu se sot, Kosova përmbylli një vit jo të lehtë, por një vit në të cilin zëri i saj u dëgjua fuqishëm dhe qëndrimi ynë në arenën ndërkombëtare ishte parimor dhe i palëkundur. Ishte një vit sfidues, sidomos me vonesat në themelimin e institucioneve, por ishte po ashtu vit që na ka forcuar dhe na ka përgatitur të ecim përpara me më shumë besim dhe me më shumë përgjegjësi.

NĂ« urimin e saj ajo thekso po ashtu se Viti 2026 qĂ« po vjen “na gjen me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« reja dhe me synime tĂ« qarta”.

“Synimi ynĂ« mbetet njĂ« KosovĂ« akoma mĂ« e sigurt, akoma mĂ« e drejtĂ«, akoma mĂ« e integruar dhe akoma mĂ« e zhvilluar. NjĂ« KosovĂ« ku ligji zbatohet njĂ«soj pĂ«r tĂ« gjithĂ«, ku institucionet janĂ« gjithnjĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe ku çdo i ri dhe e re ka perspektivĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar tĂ« ardhmen me dinjitet nĂ« vendin e vet”, tha ajo.

Në këtë natë të veçantë, Ajo ka uruar qytetarët për shëndet, paqe dhe begati.

“Le tĂ« jetĂ« viti 2026 njĂ« vit bashkĂ«punimi, pĂ«rgjegjĂ«sie dhe suksesi pĂ«r secilin prej jush dhe pĂ«r RepublikĂ«n. Le ta nisim vitin e ri me besim nĂ« vete, nĂ« njĂ«ri-tjetrin dhe nĂ« KosovĂ«n tonĂ«. GĂ«zuar Vitin e Ri 2026 me shĂ«ndet e plot momente gĂ«zimi e feste, pĂ«r ju dhe pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«s!”, tha ajo.


/KosovaPress//r.e/

The post Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti flet për kabinetin e ri qeveritar dhe procesin e zgjedhjes së presidentit

PRISHTINË, 31 dhjetor/ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do tĂ« ketĂ« ndryshime tĂ« mĂ«dha nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e qeverisĂ« sĂ« re.

Gjatë vizitës së tij në KEK, i pyetur për emrat e ri në qeverinë e re, tha se i nevojitet një konfirmim nga Kryesia e Vetëvendosjes se a do të jenë i njëjtë si në legjislaturën e nëntë.

“Na duhet tĂ« presim certifikimin e plotĂ« tĂ« rezultateve. Na duhet njĂ« mbledhje nĂ« Kryesi tĂ« VetĂ«vendosjes, sepse qartazi propozimet tona i kemi pasur pĂ«r legjislaturĂ«n e nĂ«ntĂ« tash tĂ« dhjetĂ«n kur t’i marrim rezultatet nuk ndryshon programi dhe orientimi. Do tĂ« jetĂ« pĂ«rbĂ«rja identike nuk mund ta them dot tash. Edhe nĂ«se Ă«shtĂ« e kĂ«rkon njĂ« rikonfirmim. Nuk besoj qĂ« mund tĂ« ketĂ« ndryshime tĂ« mĂ«dha”,  tha Kurti.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes në prill të vitit 2026, Kurti tha se do të takohet në ditët në vijim me presidenten aktuale  Vjosa Osmani që të diskutohen mundësitë, duke theksuar se duhen 80 deputetë të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Sa i pĂ«rket çështjes sĂ« zgjedhjes sĂ« presidentit apo presidentes Ă«shtĂ« hapi i tretĂ«. NjĂ« herĂ« Ă«shtĂ« konstituimi i Kuvendit, formimi, pastaj vjen dhe ajo. Por para se tĂ« bĂ«jmĂ« çfarĂ«do, besoj se do tĂ« kemi njĂ« takim me presidenten aktuale Vjosa Osmani dhe do diskutojmĂ« cilat janĂ« shanset dhe mundĂ«sitĂ« pĂ«rpara, sepse na duhet tĂ« qĂ«ndrojmĂ« 80 veta nĂ« sallĂ«. Mund tĂ« duket mĂ« e lehtĂ« pas rezultatit tĂ« 28 dhjetorit”, tha Kurti.

NĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit, nĂ« bazĂ« tĂ« rezultateve preliminare tĂ« KQZ-sĂ«, LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka fituar 49.41 pĂ«r qind dhe pritet t’i ketĂ« 56 deputetĂ« (pa votat e diasporĂ«s dhe me kusht).

The post Kurti flet për kabinetin e ri qeveritar dhe procesin e zgjedhjes së presidentit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA në Kosovë uron Vitin e Ri, liston bashkëpunimet që rritën ekonominë

PRISHTINË, 31 dhjetor/ATSH/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« PrishtinĂ« (SHBA) ka uruar Vitin e Ri 2026 me njĂ« mesazh drejtuar qytetarĂ«ve nĂ« KosovĂ«, miqve dhe partnerĂ«ve, duke veçuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit dhe vlerat e pĂ«rbashkĂ«ta mes dy vendeve mike.

Kjo ambasadë në urimin e saj shprehu  shpresën që viti i ardhshëm të sjellë zhvillim, paqe dhe progres për të gjithë.

“NdĂ«rsa mirĂ«presim vitin 2026, u dĂ«rgojmĂ« urimet tona mĂ« tĂ« ngrohta tĂ« gjithĂ« miqve dhe partnerĂ«ve tanĂ« nĂ« KosovĂ«. UrojmĂ« qĂ« viti qĂ« vjen tĂ« sjellĂ« paqe, prosperitet dhe progres tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. GĂ«zuar Vitin e Ri nga tĂ« gjithĂ« ne nĂ« AmbasadĂ«n e SHBA-sĂ« nĂ« PrishtinĂ«â€, thuhet nĂ« mesazhin e publikuar nga Ambasada e SHBA-sĂ« nĂ« KosovĂ«.

Ndërkaq, përmes një videomesazhi të realizuar nga stafi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, u përmend bashkëpunimi i ngushtë i zhvilluar gjatë vitit që po mbyllet, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat në Kosovë. Në këtë kontekst, u theksua edhe roli i kompanive amerikane që kanë investuar në Kosovë.

Micah Savidge, shef i njësitit ekonomik në Ambasadën e Amerikës, theksoi se këto partneritete kanë kontribuar drejtpërdrejt në zgjerimin e mundësive ekonomike.

NdĂ«rsa, Kevin Miles drejtor pĂ«r Çështjet NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« NarkotikĂ«ve dhe Zbatimit tĂ« Ligjit, theksoi progresin e arritur nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, duke pĂ«rmendur bashkĂ«punimin me institucionet pĂ«rkatĂ«se tĂ« KosovĂ«s.

Ndryshe, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, të hënën ka bërë të ditur se ekonomia e Kosovës pritet ta mbyllë vitin me rritje prej 3,9 për qind.

Këtu mund të ndiqni videomesazhin e plotë të Ambasadës së SHBA-së:


/KosovaPress//r.e/

The post Ambasada e SHBA në Kosovë uron Vitin e Ri, liston bashkëpunimet që rritën ekonominë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrĂ« dhe ceremoni tradicionale

SIDNEJ, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qytete tĂ« mĂ«dha aziatike e pritĂ«n Vitin e Ri 2026 me kambana, fishekzjarrĂ« dhe ceremoni tradicionale, ndĂ«rsa festimet nisĂ«n nga PaqĂ«sori Jugor dhe u shtrinĂ« gradualisht nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli ishin ndër qytetet që hynë në vitin e ri, secili me mënyrën e vet të festimit.

Në Pekin u organizua një shfaqje spektakolare dritash, ndërsa daullet shoqëruan pritjen e Vitit të Kalit të Zjarrit.

NĂ« Hong Kong, ndĂ«rrimi i viteve u shĂ«nua mĂ« qetĂ«, pasi fishekzjarrĂ«t tradicionalĂ« mbi portin ”Victoria” u anuluan pas njĂ« zjarri vdekjeprurĂ«s nĂ« muajin nĂ«ntor.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« Singapor qielli mbi ”Marina Bay” u ndriçua nga fishekzjarrĂ«t, me horizontin e qytetit qĂ« krijoi njĂ« pamje mbresĂ«lĂ«nĂ«se.

Japoni dhe Koreja e Jugut u përqendruan te ritualet tradicionale të rënies së kambanave, ndërsa në Seul valltarë dhe ceremoni kulturore shënuan ardhjen e vitit 2026.

Në Tajlandë, lumi Chao Phraya në Bangkok ishte në qendër të festimeve në mesnatë.

Në Australi, Sidnej e priti Vitin e Ri me një shfaqje madhështore fishekzjarrësh mbi Urën e Portit dhe Shtëpinë e Operës, por edhe me një moment reflektimi.

Qyteti përkujtoi viktimat e sulmit të fundit në plazhin Bondi, me një minutë heshtjeje dhe mesazhe paqeje e uniteti të ndriçuara mbi urë.

Festimet në vetë plazhin Bondi u anuluan në shenjë respekti.

Ishujt e Paqësorit Jugor ishin të parët që hynë në vitin 2026. Banorët e Kiritimatit e pritën Vitin e Ri në mesnatë sipas orës lokale, të ndjekur pak minuta më vonë nga Ishujt Chatham të Zelandës së Re.

Më pas, Zelanda e Re, Samoa dhe Tonga shënuan ndërrimin e viteve me fishekzjarrë dhe shfaqje dritash.

Në Zelandën e Re, vëmendja u përqendrua te Auckland, ku Kulla Sky Tower u ndriçua nga shfaqje të veçanta, si dhe në kryeqytetin Wellington.

Ndërkohë, Samoa Amerikane, në anën tjetër të Vijës Ndërkombëtare të Datës, pritet të jetë vendi i fundit i banuar në botë që do të hyjë në vitin 2026./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrĂ« dhe ceremoni tradicionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Edhe Franca do tĂ« ndalojĂ« mediet sociale pĂ«r nĂ«n 15-vjeçarĂ«t

PARIS, 31 dhjetor /ATSH-AA/ -Franca do tĂ« shqyrtojĂ« nĂ« janar njĂ« projektligj qĂ« synon tĂ« ndalojĂ« mediet sociale pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ«n 15-vjeç dhe telefonat celularĂ«, raportoi sot “FranceInfo”. 

KĂ«shilli i Shtetit do tĂ« shqyrtojĂ« projektligjin mĂ« 8 janar me qĂ«llim ndalimin e aksesit nĂ« mediat sociale pĂ«r tĂ« rinjtĂ« nĂ«n moshĂ«n 15-vjeç dhe ndalimin e pĂ«rdorimit tĂ« telefonave celularĂ« nĂ« shkollat ​​e mesme duke filluar nga viti i ri shkollor, qĂ« do tĂ« thotĂ« shtatori 2026.

Sipas burimeve qeveritare, projektligji është hartuar në një mënyrë që siguron se është në përputhje me ligjin evropian, ndryshe nga një përpjekje e mëparshme që dështoi.

NĂ« nĂ«ntor, presidenti francez Emmanuel Macron tha se dĂ«shiron ta zgjerojĂ« ndalimin e pĂ«rdorimit tĂ« telefonave celularĂ« nĂ« shkollat ​​e mesme qĂ« nga fillimi i vitit shkollor 2026-2027 dhe tĂ« vendos njĂ« ndalim tĂ« medieve sociale pĂ«r tĂ« rinjtĂ« nĂ«n 15 ose 16-vjeç.

Ndalimi i telefonave celularĂ« ka qenĂ« tashmĂ« nĂ« fuqi nga kopshti deri nĂ« shkollĂ«n e mesme sipas njĂ« ligji tĂ« vitit 2018, megjithĂ«se ndonjĂ«herĂ« ka rezultuar i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u zbatuar.

Shumë studime akademike kanë dokumentuar rreziqet për shëndetin mendor të përdorimit të mediave sociale nga të rinjtë si dhe rreziqet e shpërqendrimit nga telefonat celularë tek adoleshentët./  /Ad.Ab./  a.jor.

 

 

 

The post PARIS – Edhe Franca do tĂ« ndalojĂ« mediet sociale pĂ«r nĂ«n 15-vjeçarĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH plan masash për fundvitin, 800 punonjës në terren 24 orë dhe 130 borëpastruese

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hartuar njĂ« plan masash, me qĂ«llim garantimin e qarkullimit tĂ« sigurt gjatĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve.

Drejtori i përgjithshëm i ARRSH-së, Ami Kozeli bëri me dije se temperaturat do të jenë ndjeshëm të ulëta dhe për këtë arsye janë ndërmarrë masa paraprake, veçanërisht në akset rrugore që rrezikojnë bllokimin nga reshjet e dëborës.

Sipas Kozelit, në terren do të jenë në gatishmëri 130 borëpastruese, 577 mjete të tjera ndihmëse, si dhe rreth 800 punonjës, të cilët do të jenë në gatishmëri 24 orë.

“Po ashtu, janĂ« prokuruar 5300 tonĂ« kripĂ« dhe 1800 tonĂ« granil pĂ«r siguruar qĂ« tĂ« gjitha akset tĂ« jenĂ« tĂ« lira nga dĂ«bora”, tha ai.

Kozeli u bĂ«ri thirrje drejtuesve tĂ« mjeteve “qĂ« tĂ« pajisen me goma dimĂ«rore dhe tĂ« kenĂ« zinxhirĂ« nĂ« makinat e tyre kjo pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« mos tĂ« kenĂ« bllokime tĂ« akseve dhe qarkullimi tĂ« jetĂ« i vazhdueshĂ«m”.

/m.q/a.f/r.e/

The post ARRSH plan masash për fundvitin, 800 punonjës në terren 24 orë dhe 130 borëpastruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌