Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

17:58 Pas divorcit me Nicole Kidman, Keith Urban në një romancë të re

Keith Urban raportohet se ka nisur të bashkëjetojë me një partnere të re, vetëm pak kohë pas divorcit të bujshëm nga Nicole Kidman.

Sipas thashethemeve, partnerja e re e tij është këngëtarja e muzikës country, Karley Scott Collins, por përfaqësuesit e tyre nuk kanë komentuar ende mbi këto raportime.

Ndërkohë, fëmijët e çiftit duket se nuk e kanë pritur mirë këtë zhvillim të ri në jetën e këngëtarit.
“Kam dëgjuar se Keith ka dikë në jetën e tij, dhe kjo është arsyeja pse vajzat po e mbështesin publikisht mamanë e tyre. Madje, njerëzit mendojnë se ata po jetojnë bashkë. Shiko, vajzat adoleshente i duan shumë baballarët e tyre, ndaj ka një arsye pse duket sikur janë tre kundër një,” i tha një burim Daily Mail-it, duke iu referuar dy vajzave të ish-çiftit.
Sipas të njëjtit burim, vajzat e dyshes janë më të pranishme gjatë daljeve publike të aktores, gjë kjo që nuk e shihnim kaq shpesh më parë.
“Sa herë që i shikon, janë duke i mbajtur dorën njëra-tjetrës ose duke ecur krah për krah. Duket si ‘ne kundër botës’,” tha burimi.

Keith Urban, po punon për një album ndarjeje në Nashville, i cili sipas medieve, mund të jetë mbi një rrëfim të ndjerë rreth fundit të historisë së dashurisë me Nicole Kidman.

Divorci i tyre u finalizua më herët këtë muaj, pas gati dy dekadash martesë.
Më herët, një burim kishte deklaruar për Page Six se Nicole Kidman “nuk e donte ndarjen dhe po përpiqej ta shpëtonte martesën”, ndërsa çifti raportohet se jetonte i ndarë që nga fillimi i verës 2025./mxh

17:47 Fitore me dedikim për presidentin që ndërroi jetë, Fiorentina triumfon mes dhimbjes

Fiorentina mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Bolognas, në duelin e javës së 21-të në Serinë A.

Vetëm pak orë pas ndarjes nga jeta të presidentit të tyre, Rocco Comisso, skuadra nga Firence triumfoi 2-1 në transfertë.

Një sukses, që merr vlerë të madhe pas ngjarjeve të fundit, ndërsa ishte padiskutim, një dedikim për të ndjerin.

Sa i përket ndeshjes, Mandragora zhbllokoi takimin në minutën e 19-të, ndërsa Piccoli dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë.

Bologna u zgjua vetëm në fund të takimit, ku ngushtoi diferencat me Fabbianin.

Me këtë sukses, Fiorentina ngjitet në vendin e 18-të me 17 pikë të grumbulluara, ndërsa Bologna mban vendin e tetë me 30 pikë./mxh

17:37 “Rrëfim i javës në imazhe”/ Spiropali ndan pamje nga vizita zyrtare në Ukrainë, nderimi nga Zelensky

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e saj zyrtare në Kiev të Ukrainës. Spiropali shprehet se gjatë kësaj vizite pa më nga afër lodhjen e shtetasve ukrainas nga lufta.

Ndër të tjera, ministrja bën më tej me dije se u nderua nga presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.

Postimi i plotë:

Rrëfim i javës në imazhe.
Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve. Pashë fytyra luftëtarësh që mbajnë plagë të dukshme e të padukshme. Familje që jetojnë me mungesa. Prindër që jetojnë me frikën e çdo ditë. Fëmijë që rriten më shpejt se mosha e tyre.
Brenda kësaj dhimbjeje dhe qëndrese të paepur, u nderova nga Presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.
Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm, ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë./mxh

17:26 Avioni në Indonezi u zhduk nga radarët/ Gjendet trupi i një prej pasagjerëve, mister fati i të tjerëve

Trupi i pajetë i një pasagjeri që ishte në avionin që u zhduk nga radarët në Indonezi, është gjetur ditën e sotme. Aeroplani me 10 persona në bord, një ATR 42-500, që i përkiste grupit të Transportit Ajror të Indonezisë, i cili ishte ngritur nga Yogyakarta për në Makassar, humbi të gjitha kontaktet me kontrollin e trafikut ajror të shtunën në zonën Maros, Kelibia Jugore.

Ekipet e të dërguara në vendngjarje gjetën trupin e avionit, pjesën e pasme dhe dritaret, tha gjatë një konference për shtyp Muhammad Arif Anwar, kreu i agjencisë së kërkim-shpëtimit në Makassar.

“Trupi i pajetë i një burri u gjet gjithashtu… në një thellësi prej rreth 200 metrash në një përrua, pranë rrënojave të avionit”, u shpreh zyrtari.
Andi Sultan, një tjetër zyrtar lokal i shpëtimit, konfirmoi zbulimin e një trupi dhe tha se ai do të nxirret nesër për shkak të kushteve të këqija të motit në zonë.

Në aeroplan ishin tre punonjës të Ministrisë së Çështjeve Detare dhe Peshkimit, të cilët ishin në një mision mbikëqyrjeje ajrore, si dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Autoritetet fillimisht kishin deklaruar se në bordin e avionit ndodheshin tetë anëtarë të ekuipazhit, por më vonë deklarata u ndryshua.

Në total, më shumë se 1000 persona janë të përfshirë në operacionet për gjetjen e trupave të tjerë. Bangun Naëoko, një oficer i ushtrisë, u tha gazetarëve se operacionet e shpëtimit po kryheshin me vështirësi për shkak të terrenit të ashpër dhe mjegullës.

Kreu i Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (KNKT) të Indonezisë, Soerjanto Jahjono, tha se bazuar në gjetjet fillestare të agjencisë, avioni u rrëzua në shpatin e malit.

“Kjo quhet fluturim i kontrolluar në terren. Piloti arriti ta kontrollonte avionin dhe përplasja nuk ishte e qëllimshme”, tha Soerjado për mediat lokale.
Hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e rrëzimit. Dyshohet se avioni kishte probleme teknike, por ishte konsideruar i aftë për fluturim para fluturimit për në Makassar. Ky lloj avioni nga prodhuesi franko-italian ATR përdoret përgjithësisht për fluturime lokale dhe rajonale dhe ka kapacitet për të transportuar 42 deri në 50 pasagjerë./mxh

17:15 Gjermania tenton tërheqjen nga Botërori 2026…si presion ndaj presidenti Trump, për aneksimin e Groenlandës

Plani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur kontroll mbi Groenlandën ka shkaktuar një reagim të fortë në qarqet politike gjermane.

Jürgen Hardt, zëdhënësi i politikës së jashtme i grupit parlamentar CDU/CSU dhe një person i besuar i ngushtë i Kancelarit Friedrich Merz, nuk e përjashtoi mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës FIFA 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kjo u raportua nga Welt, shkruan UNN.

Hardt deklaroi se një bojkot i turneut mund të jetë një “masë ekstreme” për të detyruar administratën Trump të heqë dorë nga pretendimet e saj ndaj territorit danez. “Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është kjo Kupë Bote për Trumpin”, – theksoi politikani në një koment për Bild.

Tensionet u përshkallëzuan pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, e cila rriti frikën e evropianëve rreth realitetit të kërcënimeve të Trump për të përdorur forcën për të aneksuar ishullin strategjik.

Kritika ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Ndërkohë, ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, kritikoi ashpër kreun aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë me “The Guardian”.

Platini akuzoi ish-zëvendësin e tij për besnikëri të tepruar ndaj “të pasurve dhe të fuqishmëve” dhe e quajti stilin e tij të menaxhimit autoritar. “Fatkeqësisht, pas pandemisë, Infantino po bëhet gjithnjë e më shumë një autokrat. Ai e humbi lojën. Tani ka më pak demokraci në FIFA sesa gjatë kohës së Blatterit,” – ka deklaruar Platini.

Kritikat kanë të bëjnë gjithashtu me vendimin e FIFA-s për t’i dhënë Donald Trump një “Çmim të Paqes” të ri, të cilin shumë e shohin si një favorizim politik ndaj udhëheqësit amerikan në mes të politikës së tij të jashtme agresive./mxh

17:07 Tarifat e Trump për shkak të Groenlandës/ Meloni: Fola me presidentin, i thashë se ishte gabim

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, lidhur me vendimin e tij për të vendosur tarifa ndaj 8 vendeve evropiane për shkak të vendosjes së trupave në Groenlandë.

“Unë besoj se vendosja e tarifave të reja do të ishte një gabim. Fola me Donald Trump disa orë më parë dhe ia thashë mendimin tim”, u tha kryeministrja italiane gazetarëve në Seul, ku ndodhet për një vizitë.
Meloni tha gjithashtu më tej se zhvilloi një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili sipas saj i ka konfirmuar se Aleanca ka filluar të merret me këtë çështje./mxh

17:03 Përplasje mes dy automjeteve në Milot, katër persona të plagosur

Last Updated on 18/01/2026 by Monika

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Milot, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt Spitalit të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas verifikimeve paraprake, dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit. Rrethanat e aksidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse./mxh

16:59 Përfundon gati gjysma e rinumërimit të votave në Kosovë/ Kërkohet hetim për procesin

Në pothuajse gjysmën e vendvotimeve që supozohet t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ky proces tashmë ka përfunduar.

Rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve nisi më 13 janar, pasi u vërejten dallime në fletëvotimet me votat për kandidatët brenda subjekteve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi ka përfunduar në 19 komuna dhe se tani fillimisht do të vazhdojë me rinumërimin në Prizren dhe pastaj me komunat e tjera.

Në Prizren deri tash janë numëruar 172 nga 235 vendvotime dhe kjo komunë prin dukshëm me numrin e fletëvotimeve me gabime. Megjithatë, edhe me kaq vendvotime të rinumëruara, ndryshimi në votat për kandidatë brenda partive politike është i dukshëm.

Ndryshime ka pasur edhe te votat për kandidatët e partive joshumicë. Sipas votave të rinumëruara deri më tani, jashtë Kuvendit mund të mbetet ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën, nga Partia Demokratike Turke e Kosovës.

Për shkak të ndryshimit në numër të votave, para tij tani ka dalë kandidati Ergul Mazreku. Damkës i janë hequr 68 vota deri më tani, ndërsa Mazrekut i janë shtuar 15.

Meqë deri tani janë gjetur dhjetëra mijëra fletëvotime me gabime, rinumërimi i plotë është përmendur si opsion i vetëm edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit shkroi në Facebook se “pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, duke shtuar se Prokuroria duhet të nisë hetime lidhur me manipulimet e mundshme.

Në mesin e deputetëve të LDK-së që, deri tash, rezultojnë të kenë marrë më shumë vota se që u takonin është edhe Anton Quni.

Ai ka shkruar në Facebook se kjo është bërë pa dijeninë apo dashjen e tij dhe e quajti këtë një operacion kriminal që i ka “njollosur personalitetin dhe karrierën”.

Ngjashëm ka reaguar edhe kandidati tjetër i LDK-së, Driton Selmanaj, të cilit deri tash rezulton të i jenë shtuar 983 vota më shumë se që i takonin, gjatë numërimit në qendra komunale.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës reagoi ndaj këtyre zhvillimeve, duke thënë se po i përcjell ato dhe se manipulimet e votave janë të papranueshme.

“Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve. Partia Demokratike e Kosovës i pret konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me besimin se e vërteta dhe vullneti i qytetarëve do të reflektohen saktë dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Ndërkohë, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë thirrje në Facebook që Prokuroria të nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve.

“Emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në QKN dihen. Por këto manipulime nuk janë bërë krye në veti nga komisionerët. Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor”, tha ai.
Cakolli shtoi se “përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është shumë e mundshme. Kështu që, hetimi, pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata”.

Kur ishin numëruar pak më shumë se 200 vendvotime, Cakolli kishte llogaritur se më së shumti ndryshime ka pikërisht lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.

Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.

Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Numri i votave për parti nuk ndryshon, vetëm ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti.

Cakolli kishte thënë më herët gjatë javës se procesi i numërimit nuk përcillet me kontrolle të hollësishme të fletëvotimeve, duke mundësuar kështu manipulimet, dhe se në këtë ka ndikuar edhe fakti që numërimi ishte realizuar në kohë festash.

Sipas Çohu dhe Cakollit, mënyra të tilla të keqpërdorimit janë vërejtur në pothuajse secilin proces zgjedhor në Kosovë dhe se zgjidhja për këtë problem do të ishte skanimi teknologjik i fletëvotimeve në vend të numërimit tradicional nga zyrtarët.

Cilat janë pasojat?

Së voni, Organizata joqeveritare Çohu ka publikuar një hulumtim që tregon se mbi 90 për qind e rasteve për manipulimet zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose me gjoba.

Kjo do të thotë se nëse ndonjë zyrtar vërtetohet se ka manipuluar votat gjatë numërimit, ai ka pak gjasa të ndëshkohet me burg për këtë gjë.

Por, pasojat mund të jenë më të mëdha për institucionet, pasi rinumërimi, i cili pritet të zgjasë deri në dy javë, mund ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja, në një kohë delikate për institucionet.

Kuvendi i ri duhet të nxitojë për të kaluar marrëveshje ndërkombëtare financiare për vendin, si dhe ta zgjedhë presidentin e ri deri më 4 mars, para se Vjosa Osmanit t’i mbarojë mandati në prill.

Këto afate mund të bëhen edhe më vështirë të arritshme nëse vendoset për rinumërim të plotë – gjë që megjithatë sipas Cakollit mbetet opsioni më i mire tani që është vërtetuar se ka pasur shumë ndryshime në vota gjatë numërimit në qendra komunale,.

Gjatë javës, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, e përsëriti për REL-in mesazhin e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, se nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit./mxh

16:44 Moment i veçantë, sulmuesi i Shqipërisë debuton në Serinë A

Talenti i Kombëtares shqiptare, Joi Nuredini, ka regjistruar hedhur hapat e parë në elitën e futbollit italian, duke debutuar në Serie A gjatë sfidës mes Parmës dhe Genoas.

Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2007 u hodh në fushë nga trajneri Daniele De Rossi në minutat e fundit të takimit, si zëvendësues i sulmuesit Lorenzo Colombo. Nuredini ka qenë pjesë e planeve të ekipit të parë të Genoas prej kohësh, por vetëm këtë fundjavë arriti të bëjë debutimin e tij pas disa grumbullimeve radhazi.

18-vjeçari po shfaq një formë të lartë këtë sezon, duke shënuar 4 gola në 9 ndeshje me ekipin e të rinjve, statistika këto që bindën stafin teknik për ta përfshirë në grupin kryesor.

Joi Nuredini është gjithashtu një emër i njohur për strukturat e ekipit kombëtar, ku pasi kaloi nëpër nivelet U-16 dhe U-17, aktualisht është pjesë e Shqipërisë U-19. Ky debutim në moshë kaq të re shihet si një sinjal pozitiv për të ardhmen e lojtarit në radhët e Genoas dhe një opsion më shumë për sulmin kuqezi në perspektivë./mxh

16:36 Turi i “Foltores”/ Berisha takohet sot me demokratët e Kombinatit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të takohet sot me demokratët e zonës së Kombinatit në Tiranë.

Takimi është caktuar të mbahet pasditen e kësaj së diele, në orën 18:00.

Berisha do të zhvillojë këtë takim në Kombinat, si pjesë e turit të ‘Foltores’, për të bashkëbiseduar e diskutuar me mbështetës, qytetarë e simpatizantë lidhur me situatën aktuale të PD-së dhe qeverisjes socialiste./mxh

Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan

✇27.al
By: 27

Sulmuesi shqiptar Joi Nuredini a regjistruar debutimin e tij në Serie A këtë të diel, gjatë ndeshjes midis Parmës dhe Genoas.

Futbollisti i lindur në vitin 2007 u aktivizua në minutat e fundit të sfidës nga trajneri Daniele De Rossi, duke zëvendësuar Lorenzo Colombon.

Nuredini është pjesë e Genoas prej dy sezonesh dhe më parë ka qenë i grumbulluar disa herë me ekipin e parë, por vetëm sot mori minutat e para zyrtare në elitën e futbollit italian.

Aktualisht 18-vjeç, sulmuesi po zhvillon një sezon pozitiv me ekipin Primavera, ku numëron 4 gola dhe 1 asist në 9 ndeshje. Përveç paraqitjeve me klubin, ai është edhe një element i rëndësishëm i moshave kuqezi, teksa përfaqëson Shqipërinë U-19.

gijotina.com/

The post Talenti i kombëtares shqiptare debuton me Genoan appeared first on 27.

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve –

✇27.al
By: 27

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe autoambulancat kanë mbërritur në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore, rezulton se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

gijotina.com/

Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta

✇27.al
By: 27

Me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, deputetët do të rinisin punën të hënën.

Zyrtarisht sesioni e ri parlamentar, i dyti i kësaj legjislature të XI, do t’i çelë punimet më seancën parlamentare të parashikuar pasdite në orën 17, edhe pse pak pas mesditës do të ketë një mbledhje të komisionit parlamentar të ashtuquajtur të reformave, që drejtohet nga Fatmir Xhafa.

Dhe pikërisht reformat duket se do të jenë edhe puna më e madhe e këtij sesioni, ashtu siç edhe arsyet e përplasjeve. Rama paralajmëroi ndryshim të rregullores, ndërsa edhe një herë kundërshtarëve politikë u tha se socialistët janë gati për dialog por nëse ky mungon reformat do t’i bëjnë edhe vetëm.

Nga ana tjetër PD nuk është gati të qetësojë tonet, të paktën jo pa një zgjidhje politike për çështjen Balluku, për arrestimin ose jo të së cilës, Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar.

Dy prej më urgjenteve sipas socialistëve janë zgjedhorja dhe territorialja, që duhet të mbyllen brenda korrikut se vendoret e 2027 do të duhet të bëhen me Kod dhe hartë të re. Megjithatë demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen.

gijotina.com/

The post Nesër Kuvendi rikthehet në punë, PD e nis sesionin në bojkot dhe protesta appeared first on 27.

Greqia miraton ligjin e ri për emigracionin, zhbllokohen 90 mijë leje qëndrimi –

✇27.al
By: 27

Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit ka përgatitur një projektligj të ri për emigracionin që synon t’i japë fund vonesave kronike në dhënien dhe rinovimin e lejeve të qëndrimit, sipas gazetës Protothema

Në Greqi jetojnë rreth 793 mijë emigrantë të ligjshëm, ndërsa afro 293 mijë aplikime për leje qëndrimi mbeten ende në pritje. Vonesat në shqyrtimin e tyre kanë sjellë probleme për përfituesit, pasi shpesh lejet lëshohen pasi afati i tyre praktik ka kaluar, duke krijuar pasiguri dhe vështirësi për punësimin dhe integrimin social. Me projektligjin e ri pritet tu jepet zgjidhje e menjëhershme rreth 90 mijë dosjeve të prapambetura, ndërsa 90,000 leje qëndrimi të tjera mund të zhbllokohen brenda dy viteve.

Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, theksoi se Greqia mban qëndrim të ashpër ndaj migrimit të paligjshëm, por njëkohësisht po kërkon rregulla më funksionale për migrimin e ligjshëm, për të mbuluar edhe nevojat e ekonomisë për fuqi punëtore.

Çfarë parashikon projektligji?

Në qendër të ndryshimeve është vendosja e rinovimit automatik për disa kategori lejesh qëndrimi, sidomos kur emigranti vazhdon të punojë te i njëjti punëdhënës. Qëllimi është të shmangen procedurat e përsëritura dhe dorëzimi i vazhdueshëm i dokumenteve, kur nuk ka ndryshim real në situatën e aplikantit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se çdo leje e re do të ketë kohëzgjatje minimale dy vjet. Kjo synon që vonesat e administratës të mos e penalizojnë vetë emigrantin dhe të mos rrezikohet statusi i tij ligjor për arsye thjesht formale.

Projektligji përfshin edhe një dispozitë të veçantë për personat që jetojnë ligjërisht në Greqi prej pesë vitesh ose më shumë dhe që më parë janë refuzuar vetëm për arsye procedurale, siç janë mungesa dokumentesh apo gabime formale. Këtyre personave u jepet mundësia të riaplikojnë, pasi të korrigjojnë mangësitë, në mënyrë që të mos mbeten jashtë sistemit për arsye jo thelbësore.

Projektligji parashikon gjithashtu forcimin e administratave të decentralizuara që shqyrtojnë aplikimet, si dhe mundësinë e transferimit të dosjeve nga një rajon në tjetrin, për të ulur ngarkesën dhe për të përshpejtuar proceset.

Në të njëjtën linjë, për emigrantët mbi 65 vjeç, që kanë jetuar dhe punuar ligjërisht në Greqi për të paktën 20 vjet, parashikohet mundësia e qëndrimit pa detyrim për të punuar, me kusht që të kenë sigurim privat shëndetësor dhe pensioni, në mënyrë që të mos rëndohet skema publike e sigurimeve.

Rekrutim më i shpejtë i punëtorëve nga vende të treta

Projektligji sjell ndryshime edhe në procedurat e rekrutimit të punëtorëve nga vende të treta, me synim plotësimin më të shpejtë të vendeve bosh të punës. Procedurat thjeshtohen dhe agjencive të punësimit të përkohshëm u jepet mundësia të thërrasin punëtorë në emër të kompanive që kanë nevojë të menjëhershme për staf.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe projekteve të mëdha, ku parashikohet mundësia e rekrutimit të shpejtë deri në 500 punëtorëve, ndërsa thjeshtohen edhe procedurat në konsullata për të ulur kohën e nevojshme për nxjerrjen e dokumenteve.

Një risi tjetër është mundësia që punëtorët e ardhur me këtë skemë të ndryshojnë punëdhënës pa humbur statusin e qëndrimit të ligjshëm, gjë që synon të rrisë lëvizshmërinë në tregun e punës dhe të ulë fenomenet e varësisë apo shfrytëzimit. Greqia ka marrëveshje dypalëshe për punëtore me vende të treta si Filipinet, Armenia dhe Egjipti, veçanërisht për sektorë si bujqësia, me kushtin e bashkëpunimit në luftën kundër migrimit të paligjshëm.

gijotina.com/

Nuk futet zonën e penalltisë –

✇27.al
By: 27

Trajneri i Juventusit, Spalleti analizoi disfatën 0-1 ndaj Cagliarit.

“Nuk ka kuptim të qash për atë që ndodhi, të gjithë dijnë të luajnë futboll. Duhet ta luajmë ndeshjen me vendosmëri dhe të shfrytëzojmë disa momente kur kundërshtari gabon.”

Megjithatë, Spalletti nuk u kursye në kritikat e lojtarëve të tij, veçanërisht Conceiçao dhe Zhegrova për qëndrimin e tyre kur hynë në fushë. “Edhe pse kanë karakteristikat për t’u futur në qendër të aksionit, ata rrëmbehen pak nga tërbimi dhe humbasin qartësinë e tyre,” thumbon ai.

“Conceiçao erdhi të luante si mesfushor, Zhegrova po njësoj, duke u larguar nga zona e rrezikshme e zonës së penalltisë, kështu që Kalulu u detyrua të zhvendosej në krah dhe Kelly po njësoj në anën tjetër. Në këtë drejtim, mund të shkojmë dhe t’u tregojmë diçka rreth të qenit më shumë në rolet dhe pozicionet e tyre.”

gijotina.com/

Trajneri i Torinos e heq nga lista Kristjan Asllanin para ndeshjes me Romën –

✇27.al
By: 27

Torino do të përballet ditën e sotme me Romën, në kuadër të javës së 21-të të Serie A.

Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Olimpico di Torino” , do të nisë prej orës 18:00. Ndërkohë që pak minuta më parë, klubi torinez ka zbuluar edhe listën e plotë të skuadrës, me lojtarët që janë të gatshëm për sot. Jashtë kësaj liste është lënë Kristjan Asllani. Mesa duket, mesufshori i Kombëtares shqiptare e ka mbyllur me Torinon, me trajnerin Marco Baroni që s’e ul më as në stol. Gjithçka u pa qartë disa ditë më parë edhe në Kupë, ku edhe aty ishte jashtë listës.

Ndërkohë, përsa i përket kampionatit, pra Serie A, kjo është hera e parë që elbasanasi mbetet jashtë skuadrës. Te Inter s’i ka ndodhur asnjëherë, përveç rasteve të detyrueshme kur ka qenë i dëmtuar.

gijotina.com/

Nga lagunat te liqenet, përfundon censi i shpendëve ujorë dimërues

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Këto dy ditë, në të gjithë Shqipërinë u zhvillua Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues 2026, një aktivitet shkencor i rëndësishëm që synon mbledhjen e të dhënave të sakta mbi popullatat e shpendëve ujorë dhe gjendjen e ekosistemeve ujorë në vend.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga terreni, ku ekspertë po kryejnë censin.

“Nga lagunat te liqenet, që në orët e para të mëngjesit, 34 pika vrojtimi u monitoruan nga 102 specialistë të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të shoqëruar nga ekspertë, studentë dhe shumë vullnetarë që u bashkuan në këtë proces të rëndësishëm shkencor me synimin e mbledhjes së të dhënave sa më të sakta për shpendët ujorë dhe për të kuptuar më mirë gjendjen e ekosistemeve tona”, deklaroi kryeministri Rama.

Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues është pjesë e një iniciative globale që synon mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të shpendëve dhe habitatit të tyre. Aktiviteti lejon ndjekjen e ndryshimeve në popullatat e shpendëve, identifikimin e kërcënimeve dhe planifikimin e masave për ruajtjen e ekosistemeve.

Ky cens, i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me organizata lokale dhe ndërkombëtare, përfshin vëzhgime sistematike dhe regjistrime në liqenet, lagunat dhe zonat ujore të vendit. Përveç specialistëve, në këtë aktivitet morën pjesë edhe studentë dhe vullnetarë, duke e kthyer këtë iniciativë në një mundësi për edukimin dhe sensibilizimin e komunitetit për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit.

Rezultatet e censit do të përdoren për të përmirësuar strategjitë e menaxhimit të ekosistemeve dhe për të informuar politikat e mbrojtjes së shpendëve dhe habitatit të tyre në Shqipëri.

/e.xh/r.e/

The post Nga lagunat te liqenet, përfundon censi i shpendëve ujorë dimërues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kievi ngre alarmin: Moska planifikon të lëshojë deri në 1 000 dronë në ditë këtë vit

MOSKE, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Federata Ruse planifikon të rrisë ndjeshëm prodhimin duke parashikuar të lësojë deri në 1 000 dronë në ditë mbi Ukrainë deri në vitin 2026, deklaroi komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrsky.

Sipas Syrsky, ”nuk ka shenja se rusët po përgatiten për bisedime paqeje”.

“Përkundrazi, po dëshmojmë një rritje të armiqësive, të numrit të grupeve sulmuese armike dhe një rritje të prodhimit të armëve, raketave dhe dronëve” shton ai.

Aktualisht, armiku prodhon 404 Shaheed të llojeve të ndryshme çdo ditë. Dhe planet e tij përfshijnë një rritje” të lëshimeve të dronëve, specifikoi ai. /os/

The post FOKUS – Kievi ngre alarmin: Moska planifikon të lëshojë deri në 1 000 dronë në ditë këtë vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, İbrahim Yumaklı, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026.

Salla bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Ndamë vlerësimin për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi dhe diskutuam forcimin e bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, si edhe të skemave të sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM, duke riafirmuar partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve”, deklaroi ministri Salla.

Ai theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit teknik për të përmirësuar praktikat e prodhimit bujqësor dhe sistemet e sigurimeve në sektorin e bujqësisë, duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë së fermerëve dhe mbrojtjen nga rreziqet natyrore.

Takimi mes ministrave të Shqipërisë dhe Turqisë përfaqëson një hap konkret në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në përforcimin e partneritetit rajonal për sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

/e.xh/r.e/

The post Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌