Normal view

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon Kosovën duke paralajmëruar një lëvizje tepër ekstreme. Sipas asaj që raportojnë mediat në Beograd, ai parala...

10 August 2026 at 21:01

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon Kosovën duke paralajmëruar një lëvizje tepër ekstreme. Sipas asaj që raportojnë mediat në Beograd, ai paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit, siç thuhet, në kundërpërgjigje të atyre që i quan “veprime të autoriteteve të Kosovës kundër serbëve. “Duhet t'ju njoftoj, ne kemi ftuar tashmë ekspertë që merren me këtë, domethënë sektorin e ndërtimit, inxhinierët, të gjithë të tjerët... Ata po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tone. Le të shohim, çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pas këtij veprimi?”, tha presidenti serb. Vuçiç nuk dha detaje të mëtejshme, as nëse është e sigurt se ndryshimi i rrjedhës së ujit të Ibrit do të ndodhë. Diga e lumit Ibër krijoi liqenin e Ujmanit, nga i cili varet furnizimi me ujë në një pjesë të madhe të Kosovës, si dhe prodhimi i energjisë elektrike.

9588 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi zjarrin që përfshiu Krujën, duke ndarë pamje nga operacioni në terren, dhe duke u shprehur mirënjohje pilo...

10 August 2026 at 21:01

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi zjarrin që përfshiu Krujën, duke ndarë pamje nga operacioni në terren, dhe duke u shprehur mirënjohje pilotëve, efektivëve si dhe ushtrisë e policisë që mbrojtën jetën e banorëve. Kreu i qeverisë ka publikuar mesazhin e një banori, ku ky i fundit e falenderon për ndërhyrjen nga ajri dhe angazhimin në shmangien e tragjedisë. Ndër të tjera kreu i qeverisë bën me dije se aktualisht është aktive vetëm një vatër e izoluar në majën e malit të Krujës. REAGIMI I RAMËS Mirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit si edhe trupave speciale të ushtrisë dhe policisë, që mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve të Krujës duke ia dalë me sukses një sfide të frikshme dhe nga Kruja në Kamëz, Tiranës dhe Vorës, luftuan pa ndërprerje me zjarret e këtij gushti përvëlues. *Aktualisht, vetëm një vatër e izoluar në majën e Malit të Krujës vijon të mbetet aktive, por njëkohësisht mbeten burim krenarie e motivimi për trupat tona përgëzimet e mesazhet e panumërta të banorëve, ndër të cilët edhe ky mesazh: “Źoti Kryeministër, une jam nga qyteti i Krujes emigrant prej 30 vitesh ne Belgjike se pari te uroj shëndet, se dyti dua tju faléderoj juve personalisht per mbështetjen me ndërhyrjen ajrore dhe angazhimin e qeverise ne tragjedinë e ndodhur dhe se treti djemt e zjarrfikëseve të Krujes, u bë gjithçka qe mund te behej per shuarjen e atij zjarri të paparë ndonjëherë. Me respekt.”

2552 views


💾

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Ksamili­n mëngjesin e sotëm. Një vajzë vetëm 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti...

10 August 2026 at 21:01

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Ksamili­n mëngjesin e sotëm. Një vajzë vetëm 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parkim privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjet, babai dyshohet se ka goditur pa dashje vajzën e tij të mitur. Pavarësisht përpjekjeve për t'i ardhur në ndihmë, 4-vjeçarja fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Një ngjarje tejet e dhimbshme për familjen, e cila humbi fëmijën në rrethana tragjike.

3895 views


💾

“Shame and Money” së shpejti në kinema, do të publikohen së shpejti datat dhe qytetet e shfaqjeve

9 August 2026 at 22:00

Filmi “Shame and Money” ka rikujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale se së shpejti do të nisë shfaqja në kinematë e Kosovës dhe në vende të ndryshme të Evropës.

Përmes njoftimit, ekipi i filmit ka bërë të ditur se qytetet ku do të shfaqet filmi, datat e projeksioneve dhe informacionet për biletat do të publikohen në faqen e tyre në rrjetet sociale.

Publiku është ftuar ta ndjekë këtë faqe për të qenë i informuar për çdo përditësim lidhur me shfaqjet e filmit.

“Shame and Money” është film i regjisorit kosovar Visar Morina, ndërsa detajet për premierat dhe shfaqjet në kinema pritet të bëhen të ditura së shpejti./KultPlus.com

21:57 Të tjerët nuk kanë vapë, por ju po digjeni? Këto mund të jenë arsyet që fshihen pas kësaj

By: EL
9 August 2026 at 21:57

Last Updated on 09/08/2026 by EL

Nëse kjo ndjesi përsëritet shpesh, nuk duhet fajësuar gjithmonë moti: disa gjendje shëndetësore mund të ndikojnë në mënyrën si trupi rregullon temperaturën

Kjo ndjesi e përsëritur mund të mos lidhet vetëm me motin e nxehtë. Në disa raste, shkaku mund të jetë një gjendje shëndetësore që ndikon në mënyrën se si trupi e rregullon temperaturën.

Nëse ju duket vazhdimisht se keni vapë, edhe kur të tjerët përreth jush ndihen krejt rehat, shkaku mund të mos jetë thjesht moti i nxehtë. Ndjesia e mbinxehjes dhe djersitja e shtuar mund të jenë të bezdisshme, sidomos kur nuk e dini çfarë i shkakton. Ndonjëherë arsyeja është krejt e padëmshme, por ndjeshmëria e vazhdueshme ndaj nxehtësisë mund të lidhet edhe me disa gjendje shëndetësore ose me përdorimin e barnave.

Diabeti

Te diabeti, niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të dëmtojë me kalimin e kohës enët e gjakut dhe nervat. Kjo mund të ndikojë në djersitje dhe në aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën, duke e bërë vapën më të vështirë për t’u përballuar.

Hipertiroidizmi

Kur gjëndra tiroide prodhon më shumë hormone sesa i nevojiten trupit, mund të shfaqet hipertiroidizmi. Përveç ndjeshmërisë ndaj nxehtësisë, mund të shfaqen djersitje e shtuar, rrahje të shpejta të zemrës, lodhje, dobësi muskulore dhe dridhje të duarve.

Shtatzënia

Gjatë shtatzënisë ndryshojnë metabolizmi dhe qarkullimi i gjakut, ndërsa trupi prodhon më shumë nxehtësi. Për këtë arsye, gratë shtatzëna mund të ndihen më shpesh me vapë dhe ta përballojnë më vështirë temperaturën e lartë.

Menopauza

Afshi i nxehtë është një nga simptomat më të njohura të menopauzës dhe perimenopauzës. Ndjesia e papritur e nxehtësisë zakonisht përhapet në fytyrë, qafë dhe kraharor dhe shpesh shoqërohet me djersitje. Mund të shfaqet edhe gjatë natës dhe të ndikojë në gjumë.

Anhidroza

Edhe mungesa e djersitjes mund ta bëjë më të vështirë përballimin e vapës. Anhidroza është gjendje në të cilën personi nuk djersit mjaftueshëm ose nuk djersit fare. Meqë djersitja ndihmon në ftohjen e trupit, mungesa e saj mund të rrisë rrezikun e mbinxehjes. Shkaku mund të lidhet me disa sëmundje, dëmtime të nervave, probleme me gjëndrat e djersës ose barna të caktuara.

Temperatura e lartë

Nëse ndjesia e vapës shoqërohet me temperaturë të lartë të trupit, mund të bëhet fjalë për ethe, të cilat shpesh janë reagim ndaj një infeksioni. Nëse temperatura është shumë e lartë ose zgjat gjatë, veçanërisht kur shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, konfuzion, qafë të ngrirë, dhimbje të forta koke, të vjella ose dobësi të theksuar, kërkoni ndihmë mjekësore.

Edhe barnat mund të ndikojnë

Disa barna, përfshirë disa antidepresivë, antipsikotikë, barna për tensionin e gjakut, diuretikë dhe antikolinergjikë, mund të ndikojnë në djersitje ose në rregullimin e temperaturës. Nëse dyshoni se shqetësimi lidhet me terapinë që përdorni, mos e ndërprisni vetë, por këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Si ta lehtësoni vapën?

Zgjidhni veshje të lehta dhe të ajrosshme, pini mjaftueshëm lëngje dhe qëndroni në ambiente të freskëta kur është e mundur. Aktivitetet fizike në natyrë planifikojini në mëngjes ose në mbrëmje, kur temperaturat janë më të ulëta.

Nëse keni afshe të nxehta, mund t’ju ndihmojë të shmangni alkoolin, kafeinën dhe ushqimet shumë pikante. Për djersitjen gjatë natës, mbajeni dhomën e gjumit të freskët dhe përdorni çarçafë të lehtë.

Si të freskoheni shpejt?

Ventilatori ose ajri i kondicionuar, një pije e freskët dhe një kompresë e ftohtë në qafë, ballë ose kyçe mund të sjellin lehtësim. Mund të ndihmojë edhe një dush me ujë të vakët ose të freskët. Nëse shfaqen dobësi, marramendje ose të përziera, shmangni sforcimin fizik.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Nëse ndiheni vazhdimisht me vapë pa arsye të qartë, keni vënë re një ndryshim të ri ose simptomat ndikojnë në jetën e përditshme dhe gjumin, këshillohuni me mjekun.

Ndihma urgjente është e nevojshme nëse mbinxehja shoqërohet me konfuzion, humbje të vetëdijes, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, rrahje shumë të shpejta të zemrës, dobësi të fortë ose temperaturë shumë të lartë. Këto mund të jenë shenja të një gjendjeje serioze dhe kërkojnë trajtim të shpejtë. /ET

21:54 Lideri suprem i Iranit emëron ish-kreun e Gardës, Rezaee në postin më të lartë të sigurisë

By: EL
9 August 2026 at 21:54

Last Updated on 09/08/2026 by EL

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, e ka emëruar Mohsen Rezaee-n sekretar të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, posti më i lartë i sigurisë në vend, ku ai do të jetë përfaqësuesi i Khamenei-t.

Pozicioni më parë mbahej nga Ali Larijani, i cili u vra në sulmet amerikane-izraelite në mars, dhe më pas nga Mohammad Bagher Zolghadr.

Rezaee është një ish-shef i IRGC-së dhe anëtar i Këshillit të Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Iranit, i cili zgjidh mosmarrëveshjet midis parlamentit dhe Këshillit të Gardianëve, një organ i veçantë që shqyrton kandidatët për poste.

Ai ishte komandant ushtarak gjatë Luftës Iran-Irak të viteve 1980, e cila në Iran njihet si “Mbrojtja e Shenjtë”.

Khamenei gjithashtu emëroi Zolghadrin si këshilltarin e tij politik/ET

21:53 Trump: SHBA po negocion me intensitet të ulët me Iranin

By: EL
9 August 2026 at 21:53

Last Updated on 09/08/2026 by EL

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata me intensitet të ulët me Iranin dhe sinjalizoi një theks në rritjen e presionit ekonomik mbi vendin.

“Po e bëjmë këtë me zë të ulët”, tha Trump në një intervistë telefonike me Axios.

“Ne jemi vetëm në gjysmë të negociatave me ta. Po e vëzhgojmë Iranin me inflacionin e tij të madh dhe faktin që ata nuk kanë para”, tha ai.

Trump i tha Axios se Irani është në gjendje shumë të keqe ekonomikisht, duke thënë se Teherani nuk ka para për të paguar ushtarët.

Komentet e presidentit vijnë mes një sërë kërkesash të reja nga iranianët për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha më herët sot se Irani dhe SHBA-të nuk janë të angazhuara në bisedime.

“Do të funksionojë. Gjithmonë funksionon. Është si një lojë shahu”, tha Trump/ET

Protesta e 71 kundër kryeministrit dhe qeverisë, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë

By: us er
9 August 2026 at 21:53

Ka nisur marshimi i qytetarëve në Tiranë, në kuadër të protestës së 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë nisur nga sheshi para kryeministrisë, duke vijuar marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër thirrjet që janë dëgjuar gjatë marshimit është “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa protestuesit kanë përsëritur […]

The post Protesta e 71 kundër kryeministrit dhe qeverisë, qytetarët marshojnë nëpër Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“Këtë vit”, ylli i Chelseas emocionon tifozët, iu thotë se do ta fitojnë Ligën Premier

9 August 2026 at 21:52


Portieri i Chelseat, Robert Sanchez, beson se “Blutë” mund të luftojnë për titullin e Ligës Premier këtë sezon, duke e parë mungesën e angazhimeve evropiane si një avantazh të madh për skuadrën.

Sanchez beson se kalendari më i qetë do t’i mundësojë Chelseat të fokusohet plotësisht në kampionat dhe të ketë më shumë kohë për përgatitje mes ndeshjeve.

“Mendoj se këtë vit gjërat janë pozitive. Mund të jetë diçka e mirë që nuk kemi një turne evropian, sepse mund të fokusohemi në ligë. Është mirë për ne si ekip dhe si skuadër, sepse kemi më shumë kohë, një ndeshje në javë, dhe kam ndjesinë se mund të bëjmë gjëra të mëdha këtë vit”.

Chelsea ka nisur një epokë të re nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso dhe skuadra ende po përshtatet me idetë e teknikut spanjoll.

“Kemi një trajner të ri dhe ende po përpiqemi ta kuptojmë mënyrën e tij të lojës dhe atë që dëshiron nga ne. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë po marrin minuta dhe po japin maksimumin. Djemtë e kanë bërë këtë”.

Sanchez ka vlerësuar gjithashtu qasjen e qetë të Alonsos gjatë periudhës së përgatitjeve.

“Ai nuk po nxiton për asgjë. Po kontrollon çdo ndeshje, çdo aspekt të lojës sonë dhe ngadalë po integrojmë gjëra të reja. Ditë pas dite po mësojmë më shumë dhe shpresojmë të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje”.

Portieri spanjoll ka zbuluar se ndihet mirë me kërkesat e trajnerit të ri dhe beson se Alonso po i jep mundësinë të shfaqë pikat e tij më të forta.

“Ai po më lejon të performoj. E di se çfarë dëshiron nga unë. Ai i kupton pikat e forta të çdo lojtari. I kupton edhe pikat e mia të forta. Ai do të më lejojë të bëj atë që di më së miri këtë sezon”.

“Ai ka sjellë një mentalitet ndryshe, shumë qetësi në skuadër. Është një person shumë i qetë. E sjell këtë edhe nga përvoja e tij si lojtar. Më pëlqen ideja e tij për futbollin”.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, por më pëlqen ajo që ai po sjell në klub dhe te stafi. Të gjithë ata që kanë ardhur janë të shkëlqyer gjithashtu. Kam një ndjesi të mirë”, përfundoi Sanchez./Telegrafi/

Pesë të vrarë dhe 25 të plagosur nga sulmi me dron ukrainas në rajonin Belgorod të Rusisë

9 August 2026 at 21:50

Dronët ukrainas kanë goditur objektiva civile në rajonin e Belgorodit të Rusisë, duke vrarë pesë persona.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues Rus, Svetlana Petrenko, tha se është hapur një “çështje penale në lidhje me një akt terrorist”.

“Formacionet e armatosura ukrainase përdorën mjete ajrore pa pilot për të goditur objektiva civile në Belgorod, duke përfshirë ndërtesa apartamentesh, disa ndërtesa administrative dhe objekte të infrastrukturës sociale. 

“Sulmi rezultoi në viktima dhe të plagosur, me fëmijë midis të plagosurve”. 

Sipas administratës rajonale, një djalë katërvjeçar ishte midis të plagosurve në sulme.

Autoritetet thanë se sulmet me dronë dëmtuan 29 blloqe apartamentesh dhe pesë shtëpi, si dhe ndërtesa administrative dhe “objekte tregtare” të paspecifikuara.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 285 dronë ukrainas gjatë një periudhe 12-orëshe në rajone të ndryshme.

❌