Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook ndaj debateve të fundit për koncertin e Kanye West dhe protestave të organizuara prej më shumë se një muaji.
Në reagimin e tij, Rama hodhi poshtë pretendimet se shteti ka financuar koncertin me 50 milionë euro, duke i cilësuar ato si “shpifje”, ndërsa sqaroi se qeveria ka ndërhyrë vetëm me një mbështetje prej 4 milionë eurosh për të shmangur anulimin e koncertit.
Kryeministri kritikoi edhe kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për dezinformim dhe manipulim të opinionit publik.
Reagimi i plotë:
Përshëndetje nga unë!
Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West.
Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi; humbësa që hynë në zgjedhje si zgalema e dolën nga zgjedhjet si kalastrena; turlilloj foltoristash të rizhgënjyer, pëdëistash të rigënjyer, arqimarksistash të rrjetëzuar, islamistash të tiktokëzuar, shkelësa ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kore e zezë e protestës dhe nuk ndalen në ndotjen e kanaleve sociale, me shpifje, falsifikime, manipulime, sharje pa pushim, urrejtje për t ushqyer urrejte, verbëri për të ushqyer verbëri, ndaj kujtdo që e shikojnë si pengesë e gjithckaje që i penogn ta shikojnë veten në një karrige.
Ja ku janë, 50 milionë eurot që paska dhënë ministri ynë për një natë koncert, ndërsa spitalet s’paskan ilaçe.
A e dëgjuat!
Një gënjeshtër me bisht, me bisht akrepi madje, e sajuar për të pickuar e për të helmuar mendjen e kujtdo që përjeton me konfuzion këtë çorodi. “Ja ku janë 50 milionë eurot… vetëm për një natë koncert!”, thotë ai.
Librat e shenjtë na mësojnë prej mijrëa vitesh se shpifësi është më i keq se vrasësi. Kurani e dënon kaq rëndë shpifjen, sepse shpifja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e besimit mes njerëzve. Fjala është amanet, fjala nuk mund të bëhet lanet dhe shpifësi e bën lanet, sepse shpifësi nuk ndërton asgjë, po jeton për të rrënuar atë që ndërtojnë të tjerët. Shpifësi e përbuz të vërtetën, sepse ai gërrmon vetëm në kërkim të grropës ku të ekzekutojë dënimin pa gjyq.
Punon për diskreditimin, shkatërrimin, përbaltjen, dhe asgjësimin moral të të tjerëve.
“50 milionë euro ka dhënë shteti për Kenin e Nestit”, shkruan ky humorist pa din e pa iman nën video-shpifjen e tij.
Ndërkohë, koncerti i Kanye Ëest është një ngjarje botërore, i cili do të financohet tërësisht nga sponsorat dhe shitja e biletave, sikur soji i këtij karagjozit, të mos i kishte mbushur faqet sociale me glasat e apeleve për bojkotimin e koncertit, për transformimin e koncertit në protestë, duke i trembur dashamirët e muzikës së Kanye Ëestit dhe faktikisht duke dekurajuar shitjen e biletave të koncertit madhështor?
Po si është e vërteta?
E vërteta është si gjithnjë e thjeshtë dhe e ilustrueshme me dokumenta.
Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!
Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.
Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sporti ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike.
Edhe pse për hir të vërtetës do të preferonim të mos paguanim asnjë qindarkë deri në fund, shuma që dhamë për një aktivitet, pra 4 dhe jo 50 dhe të organizuar krejtësisht privatisht, i cili do t’i kthejë ekonomisë së kryeqytetit shumëfishin e kësaj shume, dhjetëra mijëra konsumatorë të huaj, pa llogaritur vlerën e reklamimit global të emrit të Shqipërisë në një nga komunitetet më të mëdha kulturore të botës, është një shumë mëse e arsyeshme. Mund ta kishim dhënë dhe qysh në krye të herës po të ishte nevoja, por u detyruam dhe tani shikoni si vazhdon gënjeshtra bishtakrep!
“Gjithë kjo fushë këtu, ka qenë gjithë gjelbërim.”
Aty ka qenë vetëm një fushë ferrash, ku organizatorët identifikuan vendin më të përshtatshëm, në mungesë të një stadiumi me kapacitet të madh, për të ngritur stadiumin 60 mijë spektatorësh. Po nuk është aspak rastësi që ky shpifarak i mbushur me helm, është një llapaqorr i partisë “Shqipëria Bëhet”.
Shqipëria Bëhet, me shpifje. O Burra!
“Lëvizim Bashkë”… me shpifje. O burra!
“Shpifja është një Mundësi.” O burra tek mundësia!
Shpif, shpif, se diçka do të mbetet. Patjetër do të mbetet.
Shikojeni tani “gjelbërimin”.
“Kush e di se çfarë do të bëhet pas kësaj?”
“Kushedi se çfarë do të bëhet më pas”, çfarë t’i thuash këtij sallahani, po shyqyr nuk tha se u rrafshua pylli që të ndërtohet një thertore flamengosh, pas shpinës së Kanye Ëest.
Edhe thonë pastaj për çfarë del në protestë…
Jo, jo. Unë jo, nuk them kurrë për çfarë del në protestë ajo nëna e shokut tim që u përplas për kohë të tëra me një papërgjegjshmëri të një mjeku.
Nuk them kurrë për çfarë del në protestë ai djalë apo ajo vajzë që e duan sinqerisht natyrën dhe janë të frikësuar se zhvillimi mund të dëmtojë natyrën. Mund të dëmtojë biodiversitetin.
Nuk them kurrë unë për çfarë del në protestë kushdo që ka një hall, një shqetësim, një padrejtësi për të kundërshtuar apo që ka një shpresë për të ushqyer.
Nuk them sepse e di qe ata njerëz nuk i bashkon etja për pushtet. Nuk i bashkon dëshira për karrige o rash e vdiqa. Nuk i bashkon urrejtja që hajde ta kthejmë përmbys gjithçka. I bashkon shqetësimi.
Dhe pikërisht pse i respektoj arsyet e tyre, unë nuk i shoh dot të merren peng nga korbat e shpifjes, nga sorrat e manipulimit dhe nga parti e partiçka që nuk kanë asnjë projekt për Shqipërinë, por kanë vetëm ngulmimin për të rrëzuar gjithçka. Me shpifje, me sharje, me kërcënime, me forcë e ku të munden edhe me dhunë duke shfrytëzuar shpejtësinë çmendurake të algoritmit.
Shpifjet nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë, përveç mureve të dasisë dhe mosbesimit mes njerëzve dhe në këtë vend patjetër që mund të gjesh jo një, jo njëqind, por një mijë arsye për të protestuar. Është normale në çdo vend, është normale në çdo vend.
Historia na e ka mësuar se sa më shumë përparon një shoqëri, aq më pak ajo i toleron problemet që kërkojnë zgjidhe dhe kjo është shenjë lirie reale dhe demokracie të gjallë.
Problemi nuk është ushtrimi i lirisë së protestës. Nuk është as gjallërimi demokratik i shoqërisë përmes protestës. Problemi është kur protesta ushqehet me shpifje, me dezinformim dhe me manipulim dhe kur kthehet në një mjet për ta kthyer vendin mbrapa. Prandaj problemi nuk janë flamingot. Problemi janë sorrat dhe korbat!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Groenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara dhe jo nga Danimarka, duke rihapur debatin për të ardhmen e këtij territori strategjik në Arktik.
Deklarata u bë të martën gjatë një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ndërsa liderët e NATO-s u mblodhën në një samit në Turqi. Trump argumentoi se Groenlanda ka rëndësi të madhe për sigurinë amerikane për shkak të pranisë së anijeve kineze dhe ruse në rajonin e Arktikut.
“Groenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara, jo nga Danimarka”, tha Trump, duke shtuar se çështja ka ndikuar edhe në marrëdhëniet e tij me aleatët e NATO-s.
Pretendimet e Trump për marrjen ose kontrollin e Groenlandës kanë shkaktuar tensione mes Uashingtonit dhe Kopenhagës, të dyja vende anëtare themeluese të NATO-s. Çështja tashmë është zhvendosur në një nivel diplomatik, me bisedime të vazhdueshme mes SHBA-së, Danimarkës dhe autoriteteve të Groenlandës.
Nëna e 15-vjeçares, e cila u dhunua në Fier, ka rrëfyer për periudhën e vështirë që familja ka kaluar pas denoncimit të ngjarjes së rëndë.
Ajo tregon se prej më shumë se një muaji, jeta e vajzës së saj ka ndryshuar ndjeshëm, ndërsa pasojat psikologjike të ngjarjes kanë lënë gjurmë të thella tek ajo.
Sipas nënës, ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale dhe po përpiqet të përballojë traumën e shkaktuar nga ajo që ka ndodhur.
Më herët kanë reaguar edhe prindërit e njërës prej vajzave të përfshira në rast. Nëna e 17-vjeçares i kërkoi falje publike vajzës së dhunuar dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur.
Ajo shtoi se vajza e tyre ishte diagnostikuar disa muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe se kishin kërkuar ndihmë nga institucionet.
Mamaja e vajzës së dhunuar, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë për mikrofonin e Report Tv. Ditën e 8 qershorit, ajo e priste të bijën të vinte në shtëpi pas kursit të parukerisë, por një telefonatë e informoi se ajo ndodhej në spital dhe se nuk ishte mirë.
Pasi 17-vjeçarja ishte dhunuar brutalisht nga 3 vajza të tjera, kishte shkuar e vetme në spital për të bërë serum. E ëma shkoi për ta marrë dhe e pa me shenja dhune në fytyrë. Fillimisht ajo nuk pranoi të tregonte, por më pas pranë nënës së saj rrëfeu se ç’kishte ngjarë.
Pjesë nga intervista
Më merr burri dhe më thotë: “Goca ishte sëmurë.” Hajde, thashë, ndoshta ka kaluar diçka, si gjithë moshatarët. Shkoj për të marrë gocën, se nuk doja që të priste autobusin. Goca më vjen me vrap, e tmerruar. E shoh me serumin në dorë. I them: “Çfarë ke, moj të keqen mami? Pse je vrarë? Kush të ka vrarë?” “Hiç, asgjë”, tha. “Thjesht bëra një serum dhe nga që isha vetëm në spital, u çorra.”
“Po ti ke syrin të nxirë, moj bijë”, i thashë. “Ti ke mjekrën të nxirë”, i thashë. “Flokët e tu pse më duken kështu?”, i thashë.
….tha se gjoja i kishin hapur nga këto rrjetet sociale. Pastaj më tregon: “Më dhunuan 3 goca.”
“Pse moj bijë? Unë të çova për në kurs, të prisja të vije në shtëpi. Mos ndoshta i ke ngacmuar gocat?”, i thashë.
“Jo moj mami”, tha, “se nuk kam asgjë me gocat. Thjesht më thanë: ‘Hajde me mua se kemi një surprizë’.”
Thjesht shoqe rastësisht. Më duket ishte takuar një herë, dy herë mos gaboj. Ato i kishin dalë para pasi kishte dalë goca nga kursi.
“Çfarë ke moj gocë? Ç’është kjo jotja kështu?”
Aty u mërzit goca. Ishte ora 6 e pasdites. I thashë: “Të ka ndodhur diçka. Mamin e ke pranë.” Filloi të qante e të dridhej.
Me lot në sy dhe e rrënuar pasi ka parë të bijën duke u rrahur pa mëshirë nga bashkëmoshatare të saj, u nisën për të bërë denoncimin në polici. Ajo tregon se vajza e saj është e traumatizuar, refuzon të ushqehet, qan e dridhet e vijon të jetë e frikësuar.
“Kur pashë vajzën time të dhunuar, nuk më mbante vendi më. Ndoshta dhe ato nëna nuk dinë gjë, por çdo kush ta kthejë thikën nga ana e tij. Sepse unë atë fëmijë mezi e kam rritur, e ushqej me pikat e qumështit. Ngrihet burri, ikën në orën 4 të mëngjesit në punë e të më dhunojnë mua vajzën? Nëse unë fëmijën e kam të sëmurë, unë do shkoj ta kuroj. Vajza ime nuk ngatërrohet me njeri. Është e thjeshtë, sheh punën e saj. Unë s’di gjë si ka ndodhur ky dhunim. Ndoshta mund të ketë qenë ndonjë presion më parë”, tha ajo.
Pjesë nga intervista:
-Mami i njërës nga vajzat ka kërkuar falje…
E di, por unë nuk mund të fal, se shpirti im e di sesa po e vuaj. Iki e qaj fshehurazi. Nuk qaj në sy të vajzave.
Kam një muaj që nuk fle gjumë. Goca ime po dhunohet kështu? Goca ime po ulëret? Po kërkon ndihmë, o ma? Kjo gocë po më kërkon mua ndihmë dhe nuk jam pranë saj.
Të njëjtën gjë do kishin bërë edhe ato nëna. Kap dy veta për flokësh dhe shqit. Çfarë bëri vajza ime? Ishte një kriminele?/et
Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftuan se kanë rënë dakord të riemërojnë ambasadorët në vendet respektive, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas më shumë se 10 vitesh.
Njoftimi u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Damask, në kuadër të vizitës historike të presidentit francez në Siri. Gjatë deklaratës së tij, al-Sharaa e cilësoi takimin si një “moment historik” në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Franca mbylli ambasadën e saj në Siri në vitin 2012, në kulmin e luftës civile, ndërsa e rihapi atë simbolikisht në fillim të vitit 2025. Vizita e Macronit është e para e një presidenti francez në Siri në afro dy dekada dhe konsiderohet një sinjal i rëndësishëm i afrimit diplomatik me autoritetet e reja siriane.
Megjithate pertej zhvillimeve pozitive ne marrdheniet diplomatike mes dy vendeve, vizita e Macon u zhvillua nen hijen e nje incidenti te rende sigurie. Dy shperthieme tronditen kete tem arte kryeqytetin Sirian te Damaskut duke plagosur te pakten 18 persona sipas asaj qe njoftoi Ministria E Brendshme Siriane.
Ky ishte sulmi i dytë në Damask brenda një jave dhe përbën një sfidë për administratën e presidentit Ahmad al-Sharaa, e cila po përpiqet të konsolidojë kontrollin mbi vendin pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad nga grupet kryengritëse në fund të vitit 2024.
Megjithëse autoritetet e reja janë përballur me shpërthime të herëpashershme dhune në pjesë të ndryshme të vendit, Damasku kishte mbetur kryesisht i qetë gjatë muajve të fundit./et
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet dhe akuzat për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke mohuar pretendimet se shteti ka shpenzuar 50 milionë euro për organizimin e eventit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama i cilësoi këto pretendime si “gënjeshtër” dhe “shpifje”, ndërsa sqaroi se koncerti ishte parashikuar të financohej nga sponsorët dhe të ardhurat nga shitja e biletave.
Sipas kryeministrit, qeveria fillimisht kishte firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritëse e aktivitetit, ku garantonte sigurinë dhe mbështetjen logjistike, pa marrë përsipër angazhime financiare.
Megjithatë, Rama tha se shteti ndërhyri me një mbështetje prej 4 milionë eurosh për të shmangur anulimin e koncertit, duke theksuar se kjo shumë është shumë larg shifrës prej 50 milionë eurosh të përfolur në publik.
Kryeministri kritikoi personat që kanë shpërndarë këto akuza, duke i akuzuar për dezinformim dhe manipulim të opinionit publik, si dhe kritikoi kundërshtarët politikë për mënyrën se si kanë trajtuar këtë çështje.
Reagimi i plotë i Ramës
“Përshëndetje nga unë!”
“Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West.
Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi; humbësa që hynë në zgjedhje si zgalema e dolën nga zgjedhjet si kalastrena; turlilloj foltoristash të rizhgënjyer, pëdëistash të rigënjyer, arqimarksistash të rrjetëzuar, islamistash të tiktokëzuar, shkelës ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kor i zi i protestës dhe nuk ndalen në ndotjen e kanaleve sociale, me shpifje, falsifikime, manipulime, sharje pa pushim, urrejtje për të ushqyer urrejtje, verbëri për të ushqyer verbëri, ndaj kujtdo që e shikojnë si pengesë të gjithçkaje që i pengon ta shikojnë veten në një karrige.
Ja ku janë, 50 milionë eurot që paska dhënë ministri ynë për një natë koncert, ndërsa spitalet s’paskan ilaçe.
A e dëgjuat!
Një gënjeshtër me bisht, me bisht akrepi madje, e sajuar për të pickuar e për të helmuar mendjen e kujtdo që përjeton me konfuzion këtë çorodi. “Ja ku janë 50 milionë eurot… vetëm për një natë koncert!”, thotë ai.
Librat e shenjtë na mësojnë prej mijëra vitesh se shpifësi është më i keq se vrasësi. Kurani e dënon kaq rëndë shpifjen, sepse shpifja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e besimit mes njerëzve. Fjala është amanet, fjala nuk mund të bëhet lanet dhe shpifësi e bën lanet, sepse shpifësi nuk ndërton asgjë, por jeton për të rrënuar atë që ndërtojnë të tjerët. Shpifësi e përbuz të vërtetën, sepse ai gërrmon vetëm në kërkim të gropës ku të ekzekutojë dënimin pa gjyq.
Punon për diskreditimin, shkatërrimin, përbaltjen dhe asgjësimin moral të të tjerëve.
“50 milionë euro ka dhënë shteti për Kenin e Nestit”, shkruan ky humorist pa din e pa iman nën video-shpifjen e tij.
Ndërkohë, koncerti i Kanye West është një ngjarje botërore, i cili do të financohet tërësisht nga sponsorët dhe shitja e biletave, sikur soji i këtij karagjozi të mos i kishte mbushur faqet sociale me glasat e apeleve për bojkotimin e koncertit, për transformimin e koncertit në protestë, duke i trembur dashamirët e muzikës së Kanye Westit dhe faktikisht duke dekurajuar shitjen e biletave të koncertit madhështor.
Po si është e vërteta?
E vërteta është si gjithnjë e thjeshtë dhe e ilustrueshme me dokumente.
Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar, përveç mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!
Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në radhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.
Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sportive ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike.
Edhe pse, për hir të së vërtetës, do të preferonim të mos paguanim asnjë qindarkë deri në fund, shuma që dhamë për një aktivitet, pra 4 dhe jo 50 milionë euro, të organizuar krejtësisht privatisht, i cili do t’i kthejë ekonomisë së kryeqytetit shumëfishin e kësaj shume, dhjetëra mijëra konsumatorë të huaj, pa llogaritur vlerën e reklamimit global të emrit të Shqipërisë në një nga komunitetet më të mëdha kulturore të botës, është një shumë mëse e arsyeshme. Mund ta kishim dhënë dhe qysh në krye të herës po të ishte nevoja, por u detyruam dhe tani shikoni si vazhdon gënjeshtra bishtakrep!
“Gjithë kjo fushë këtu, ka qenë gjithë gjelbërim.”
Aty ka qenë vetëm një fushë ferrash, ku organizatorët identifikuan vendin më të përshtatshëm, në mungesë të një stadiumi me kapacitet të madh, për të ngritur stadiumin 60 mijë spektatorësh. Po nuk është aspak rastësi që ky shpifarak i mbushur me helm është një llapaqorr i partisë “Shqipëria Bëhet”.
Shqipëria Bëhet, me shpifje. O burra!
“Lëvizim Bashkë”… me shpifje. O burra!
“Shpifja është një Mundësi.” O burra tek mundësia!
Shpif, shpif, se diçka do të mbetet. Patjetër do të mbetet.
Shikojeni tani “gjelbërimin”.
“Kush e di se çfarë do të bëhet pas kësaj?”
“Kushedi se çfarë do të bëhet më pas”, çfarë t’i thuash këtij sallahani, po shyqyr nuk tha se u rrafshua pylli që të ndërtohet një thertore flamingosh, pas shpinës së Kanye West.
Edhe thonë pastaj për çfarë del në protestë…
Jo, jo. Unë jo, nuk them kurrë për çfarë del në protestë ajo nëna e shokut tim që u përplas për kohë të tëra me papërgjegjshmërinë e një mjeku.
Nuk them kurrë për çfarë del në protestë ai djalë apo ajo vajzë që e duan sinqerisht natyrën dhe janë të frikësuar se zhvillimi mund të dëmtojë natyrën. Mund të dëmtojë biodiversitetin.
Nuk them kurrë unë për çfarë del në protestë kushdo që ka një hall, një shqetësim, një padrejtësi për të kundërshtuar apo që ka një shpresë për të ushqyer.
Nuk them sepse e di që ata njerëz nuk i bashkon etja për pushtet. Nuk i bashkon dëshira për karrige, o rashë e vdiqa. Nuk i bashkon urrejtja që hajde ta kthejmë përmbys gjithçka. I bashkon shqetësimi.
Dhe pikërisht pse i respektoj arsyet e tyre, unë nuk i shoh dot të merren peng nga korbat e shpifjes, nga sorrat e manipulimit dhe nga parti e partiçka që nuk kanë asnjë projekt për Shqipërinë, por kanë vetëm ngulmimin për të rrëzuar gjithçka. Me shpifje, me sharje, me kërcënime, me forcë e ku të munden edhe me dhunë, duke shfrytëzuar shpejtësinë çmendurake të algoritmit.
Shpifjet nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë, përveç mureve të dasisë dhe mosbesimit mes njerëzve dhe në këtë vend patjetër që mund të gjesh jo një, jo njëqind, por një mijë arsye për të protestuar. Është normale në çdo vend, është normale në çdo vend.
Historia na e ka mësuar se sa më shumë përparon një shoqëri, aq më pak ajo i toleron problemet që kërkojnë zgjidhje dhe kjo është shenjë lirie reale dhe demokracie të gjallë.
Problemi nuk është ushtrimi i lirisë së protestës. Nuk është as gjallërimi demokratik i shoqërisë përmes protestës. Problemi është kur protesta ushqehet me shpifje, me dezinformim dhe me manipulim dhe kur kthehet në një mjet për ta kthyer vendin mbrapa. Prandaj problemi nuk janë flamingot. Problemi janë sorrat dhe korbat!”, thotë Rama.
Dy persona humbën jetën dhe të paktën 14 persona të tjerë mbetën të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një autobus doli nga rruga dhe u përplas me këmbësorët që prisnin në një stacion autobusi në Portugali.
Aksidenti ndodhi të martën në mëngjes në zonën e Agualva-Cacém, në komunën e Sintrës, pranë stacionit të trenit, brenda një tuneli nëntokësor.
Sipas mediave portugeze, shoferi i një autobusi të kompanisë Carris Metropolitana humbi kontrollin e automjetit për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, duke u përplasur me stacionin ku ndodheshin disa persona, që prisnin transportin publik.
Ngjarja shkaktoi një mobilizim të madh të forcave të policisë, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës. Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital. Autoritetet bënë të ditur se shumica e tyre kanë lëndime të lehta, ndërsa katër persona ndodhen në gjendje kritike.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa zona mbeti pjesërisht e bllokuar deri në përfundimin e operacioneve të shpëtimit dhe ekspertizës./mxh
Policisë së Shtetit iu shtuan sot dhjetëra motoçikleta të reja, të me pasuritë e konfiskuara nga krimi.
Të pranishëm në këtë aktivitet qenë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përfaqësues nga Policia e Shtetit, përfshirë këtu Drejtuesin Madhor Skënder Hita dhe Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Skënder Hita e ka konsideruar këtë investim me “simbolike te fortë dhe efektivitet të lartë në terren”.
“Ky është mesazhi më i qartë i vendosmërisë sonë: ajo që dikur u është marrë qytetarëve me paligjshmëri, sot u kthehet atyre në formën e sigurisë, rendit dhe mbrojtjes së jetës. Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi i organizuar po kthehen në instrumente të fuqishme në duart e ligjit, për t’u shërbyer më mirë qytetarëve”, u shpreh ai ndër të tjera.
Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita:
Sot nuk jemi mbledhur thjesht për një aktivitet ceremonial apo për të prezantuar logjistikën e radhës, por për të prezantuar një investim me simbolikë të fortë dhe efektivitet të lartë në terren, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj komunitetit.
Blerja e 23 motomjeteve me fondet e përfituara nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, me origjinë nga veprimtari kriminale, do t’i shërbejë Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Policisë Rrugore për ta përmbushur edhe më mirë detyrën e tyre të përditshme.
Në një realitet ku ritmi i ngjarjeve dhe fluksi i lartë i qarkullimit rrugor kërkojnë ndërhyrje brenda sekondash, mjetet e shpejta dhe të manovrueshme janë një domosdoshmëri operacionale. Ato na japin mundësinë të fitojmë kohë, të jemi më pranë qytetarit në çdo emergjencë, të parandalojmë ngjarjet kriminale në kohë dhe të garantojmë kontroll të plotë mbi territorin.
Ky investim dëshmon mbështetjen e palëkundur të Qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Policinë e Shtetit. Kjo mbështetje po përkthehet çdo ditë në projekte konkrete dhe të prekshme, duke rritur kapacitetet tona logjistike dhe operacionale në mbrojtje të ligjit.
Shpreh mirënjohjen time për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, duke theksuar se bashkëpunimi ynë është modeli më i mirë i një fronti të përbashkët kundër paligjshmërisë.
Vetëm për periudhën 2024–2026, përmes kësaj agjencie janë mundësuar financime me vlerë rreth 4.7 milionë euro. Këto nuk janë thjesht shifra, por investime jetike në pajisje dhe në infrastrukturën tonë kritike.
Përmes këtyre fondeve kemi fuqizuar Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme Operacionale dhe kemi rritur sigurinë në kufi me sistemet e-Gate në Durrës dhe Sarandë.
Kemi investuar në automjete, si dhe në mjete e softuerë të teknologjisë së fundit për luftën kundër krimit kibernetik, ndërsa jemi në proces të blerjes së pajisjeve të specializuara “shihedhëse”.
Ky është mesazhi më i qartë i vendosmërisë sonë: ajo që dikur u është marrë qytetarëve me paligjshmëri, sot u kthehet atyre në formën e sigurisë, rendit dhe mbrojtjes së jetës. Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi i organizuar po kthehen në instrumente të fuqishme në duart e ligjit, për t’u shërbyer më mirë qytetarëve.
Të nderuar kolegë në të gjithë vendin!
Uniforma dhe misioni ynë lartësohen nga besimi i qytetarëve, si edhe nga angazhimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj në terren.
Dua t’ju shoh në çdo rrugë e në çdo lagje, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë në çdo cep të vendit dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve, në shërbim dhe në ndihmë të tyre.
Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe këto motomjete janë një ndihmë e vyer për shërbimet në terren. Megjithatë, ndihma më e madhe dhe garancia e vërtetë e suksesit tonë mbeten integriteti, profesionalizmi dhe përkushtimi juaj në kryerjen e detyrës. Ndaj, përmbusheni këtë mision të shenjtë me përgjegjësi të lartë.
Në mbyllje, dua t’u drejtohem qytetarëve që besojnë te rregulli dhe ligji.
Mbështetja dhe besimi juaj janë busulla jonë e orientimit, sepse çdo rezultat që arrijmë është fryt i këtij bashkëpunimi. Ju siguroj se çdo përpjekje dhe çdo sakrificë e punonjësve të Policisë së Shtetit ka dhe do të ketë gjithmonë vetëm një qëllim: shërbimin ndaj jush dhe Atdheut.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane Celeste Amarilla, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe pjesë të një problemi më të gjerë të racizmit në sport.
Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Thameen Al-Kheetan, deklaroi se fyerjet ndaj Mbappe janë “të përçmueshme” duke theksuar se incidentet raciste të raportuara gjatë Kupës së Botës FIFA 2026 pasqyrojnë një fenomen më të gjerë në futboll dhe në sport.
Ai nënvizoi se zyrtarët publikë kanë përgjegjësi të veçantë për të luftuar racizmin, diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes, ndërsa u bëri thirrje qeverive dhe organizatave sportive të forcojnë masat për parandalimin e këtyre fenomeneve.
OKB-ja u kërkoi gjithashtu kompanive të mediave sociale të ndërmarrin masa për të parandaluar dhe adresuar diskriminimin racor dhe gjuhën ksenofobike në platformat e tyre.
Reagimi i OKB-së erdhi pasi Amarilla publikoi komente fyese në rrjetin social X pas humbjes 1-0 të Paraguait ndaj Francës në fazën e 16-tave të Kupës së Botës FIFA 2026, ndeshje e vendosur nga goli i Mbappe nga pika e penalltisë. Senatorja sulmoi origjinën, pamjen dhe prejardhjen familjare të sulmuesit francez.
Pas valës së kritikave, Amarilla fshiu postimet dhe kërkoi falje, duke pranuar se kishte përdorur fyerje të papranueshme.
Mbappe reagoi në X duke e cilësuar senatoren “të padenjë për detyrën që mban” dhe theksoi se ajo nuk përfaqëson popullin e Paraguait, duke shtuar se nuk do të lejojë që racizmi dhe urrejtja të normalizohen./et
Kryeministri Edi Rama mbërriti në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Zonja e Parë, Emine Erdoğan, në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara.
Ceremonia u organizua në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në samit, si dhe bashkëshortëve të tyre, duke shënuar një nga aktivitetet më të rëndësishme të takimit të Aleancës.
Katër punonjës policie e arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, jane liruar ne Shkoder.
Sipas AMP-së, hetimet nisën pasi u konstatua se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, nuk ndodhej në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan: Inspektor Dorjan Hasandoçaj; Inspektor Gentian Xhanari; Inspektor Dioniz Hotaj; Punonjësi Ridvan Zefi,
të gjithë me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër.
Ndërkohë, ndaj Hasan Ferracakut rëndon dyshimi për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka shkelur kushtet e masës së sigurisë të vendosur nga gjykata.
Hasan Ferracaku ndodhej në masën “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për veprën penale të vrasjes me dashje, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë pesë vite më parë.
Nga ajo ngjarje humbën jetën katër persona: vëllai i tij, Kujtim Ferracaku (59 vjeç), dy vëllezërit Edmond Gocaj (38 vjeç) dhe Xhovan Gocaj (25 vjeç), si edhe kamarieri Myzerim Zeneli (20 vjeç). Ndërsa Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar mbetën të plagosur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme./et
Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-zyrtar të qytetit për marrjen e më shumë se 2.2 miliardë juanëve (325 milionë dollarë; 243 milionë paund) ryshfet gjatë 30 viteve.
Yang Youlin, i cili shërbeu në pozicione të ndryshme në qytetin e Nanjingut nga viti 1993 deri në vitin 2023, u dënua gjithashtu për përvetësim, abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, me fitimet e tij të paligjshme që arrijnë në një nga më të lartat në vitet e fundit.
69-vjeçari shfrytëzoi rolet e tij për të ndihmuar të tjerët të siguronin kontrata inxhinierike, transferime tokash dhe financim, në këmbim të parave dhe sendeve me vlerë, thanë mediat shtetërore.
Yang u hetua si pjesë e goditjes antikorrupsion të Presidentit Xi Jinping, e cila ka prekur radhët ushtarake dhe bankat e nivelit të lartë, ndër sektorë të tjerë.
Yang, i cili e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke punuar në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik në Nanjing, kishte kryer vepra penale “të një natyre jashtëzakonisht serioze” dhe “shkaktoi humbje jashtëzakonisht të rënda për interesat e shtetit dhe popullit”, tha një gjykatë në qytetin Changzhou të hënën.
Që kur erdhi në pushtet, Presidenti Xi ka nisur valë fushatash kundër korrupsionit, të cilat kritikët thonë se janë përdorur edhe si mjet për të spastruar rivalët politikë.
Megjithatë, dënimet me vdekje për krimet e punonjësve të sektorit të bardhë mbeten të rralla, megjithëse ato jepen herë pas here, zakonisht nëse çështjet përfshijnë shuma të mëdha që tejkalojnë 1 miliard juanë.
Për shembull, ish-shefi i financave Lai Xiaomin u ekzekutua në vitin 2021 për marrjen e 1.8 miliardë juanëve në ryshfet gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Li Jianping, një ish-zyrtar i Mongolisë së Brendshme, u ekzekutua në vitin 2024 për përvetësim dhe marrje ryshfeti në total prej më shumë se 3 miliardë juanësh.
Në shumë raste të tjera, gjykatat dhanë dënime me burgim ose dënime me vdekje me kusht, të cilat ndryshohen në burgim të përjetshëm pas një afati të caktuar.
Gjykatat gjithashtu kanë ulur dënimet në disa raste ku individët e dënuar kanë raportuar për shkelës të tjerë.
Por, ndërsa Yang u ofroi ndihmë të ngjashme autoriteteve, veprat e tij penale ishin aq “të rënda” saqë ndihma e tij “nuk ishte e mjaftueshme për të justifikuar një dënim më të butë”, tha gjykata e Changzhou-t.
Yang u deklarua fajtor dhe “shprehu keqardhje në deklaratën e tij përfundimtare”, sipas mediave shtetërore./mxh
Analisti Edmond Petraj mendon se protestat e fundit në Tiranë kanë pësuar një zbehje dhe nuk prodhojnë më sensacion, pasi kauza e tyre fillestare u përvetësua nga PD.
Në një intervistë për ABC News, Petraj theksoi se gjatë tubimeve janë konsumuar të paktën shtatë vepra penale, duke përfshirë dhunimin e policisë, shkatërrimin e pronës dhe bllokimin e akseve rrugore.
Sipas tij, ky akt dhune u prodhua vetvetiu nga vetë protesta dhe nuk ishte i organizuar, duke e cilësuar sulmin ndaj komisariatit si një ngjarje të tmerrshme. Analisti nënvizoi se të gjithë personat e akuzuar do të përballen me drejtësinë dhe se probabiliteti që ata të dalin nga burgu është zero.
“Protesta në një pikë zbehje, nuk prodhon më sensacion. Në protestë janë kryer shtatë vepra penale. Kemi dhunim të forcave të policisë, shkatërrim të pronës, prishja e rendit dhe qetësisë publike.
Bllokim i akseve rrugore. Pra janë konsumuar shumë vepra penale. Të gjithë personat persona që janë akuzuar do të përballen me këto vepra penale dhe të gjitha qëndrojnë. Ata persona që kanë kryer këto vepra penale, probabiliteti për të dalë nga burgu është zero.
Ajo protestë më intereson edhe mua, por jo dhuna. Kauzat dhe kërkesat e tyre që bënë në fillim ua mori PD. Këtë akt dhune e prodhoi vetë protesta. Nuk është e organizuar. Të sulmosh komisariatin e policisë është një akt i tmerrshëm. Te arrestuarit kërkuan një deputet të PD”, tha Petraj./et
Në Romën e Lashtë, poeti romak Juvenal përshkroi një mënyrë qeverisjeje që u bë e njohur me shprehjen “bukë dhe cirk” : Perandorët organizonin gara, shfaqje dhe spektakle të mëdha për publikun, ndërsa shpërndanin edhe ushqim falas. Qëllimi nuk ishte zgjidhja e problemeve të qytetarëve, por ulja e pakënaqësisë dhe largimi i vëmendjes nga mënyra se si qeverisej vendi.
Kanë kaluar rreth dy mijë vjet, por kjo praktikë vazhdon të përmendet sa herë që një qeveri i jep përparësi spektaklit në vend të përgjegjësisë për administrimin e parasë publike.
Pikërisht për këtë arsye ka shkaktuar reagime lajmi se qeveria shqiptare ka përdorur 4 milionë euro nga fondi rezervë për të financuar koncertin e Kanye West në Tiranë.
Së pari, koncerti nuk është një shërbim publik. Ai është një aktivitet privat. Organizatorët shesin bileta, krijojnë të ardhura dhe përfitojnë ekonomikisht nga organizimi i tij. Kjo është normale në një ekonomi tregu. Kush organizon një koncert, merr përsipër edhe rrezikun financiar të tij. Nëse aktiviteti është i suksesshëm, fiton. Nëse nuk është, humbet. Ky është rregulli i tregut.
Roli i shtetit nuk është të mbulojë rrezikun financiar të sipërmarrjeve private me paratë e taksapaguesve. Përkundrazi, shteti duhet të krijojë kushtet që aktivitetet private të zhvillohen, të paguajnë taksa dhe të kontribuojnë në buxhetin e vendit, jo të financohen prej tij.
Së dyti, edhe nëse qeveria vendos të mbështesë një aktivitet kulturor ose artistik, kjo duhet të bëhet me fondet e parashikuara për kulturën, turizmin ose promovimin e vendit. Përdorimi i fondit rezervë e ndryshon tërësisht natyrën e vendimit.
Fondi rezervë nuk është krijuar për koncerte. Ai është një mekanizëm financiar për raste të jashtëzakonshme: zjarre, përmbytje, tërmete, epidemi dhe situata të tjera ku shteti duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur jetën, pronën dhe interesin publik.
Nëse sot fondi rezervë përdoret për një koncert, nesër do të përdoret për çdo aktivitet tjetër që qeveria e konsideron politikisht të dobishëm. Kështu humbet kufiri mes nevojës publike dhe interesit të momentit.
Asnjë koncert, pavarësisht emrit të artistit apo numrit të spektatorëve, nuk mund të konsiderohet një emergjencë kombëtare. Një koncert mund të sjellë vizitorë, publicitet ose fitime për organizatorët, por këto nuk janë arsyet për të përdorur fondin që është krijuar për fatkeqësi dhe situata të jashtëzakonshme.
Në Romën e Lashtë, “bukë dhe cirk” financoheshin nga perandori, i cili e konsideronte thesarin e shtetit si pronën e tij. Sot jetojmë në një republikë ku thesari nuk i përket as kryeministrit, as ministrave dhe as qeverisë. Ai u përket taksapaguesve. Ndoshta ky është ndryshimi që duhet kujtuar më shumë. Sepse Roma e Lashtë u bë histori jo vetëm për madhështinë e saj, por edhe për momentin kur pushteti filloi të besonte se spektakli ishte zëvendësim për qeverisjen. Kur një qeveri fillon ta trajtojë spektaklin si emergjencë kombëtare, rrezikon ta trajtojë emergjencën kombëtare si një spektakël.
Pesë vende anëtare të NATO-s pritet të përmbushin objektivin e ri të aleancës për të shpenzuar mbi 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen thelbësore gjatë vitit 2026, sipas të dhënave të përditësuara të publikuara nga NATO.
Shifrat u publikuan përpara samitit të liderëve të NATO-s në Ankara dhe tregojnë një rritje të ndjeshme të investimeve ushtarake nga disa vende aleate, ndërsa presioni për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes është shtuar, veçanërisht nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Në samitin e vitit të kaluar në Hagë, vendet e NATO-s ranë dakord që deri në vitin 2035 të rrisin shpenzimet për mbrojtjen bazë në 3.5% të PBB-së, nga objektivi i mëparshëm prej 2%. Përveç kësaj, aleatët synojnë të investojnë edhe 1.5% të PBB-së në fusha të tjera që lidhen me sigurinë, si mbrojtja kibernetike dhe infrastruktura.
Sipas vlerësimeve të NATO-s, vendi me shpenzimet më të larta për mbrojtjen në raport me ekonominë është Lituania, me 5.33% të PBB-së, e ndjekur nga Estonia me 5.1%, Letonia me 4.92%, Polonia me 4.68% dhe Greqia me 3.65%.
Ndërkohë, Shqipëria, e cila vitin e kaluar nuk kishte arritur objektivin e mëparshëm prej 2% të PBB-së për mbrojtjen, me një nivel prej 1.48%, pritet ta kalojë këtë prag gjatë vitit 2026.
Shtetet e Bashkuara parashikohet të shpenzojnë rreth 3.17% të PBB-së për mbrojtjen, Gjermania 2.69%, Mbretëria e Bashkuar 2.56% dhe Franca 2.22%.
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar një muaj më parë në Fier nga tre adoleshente ka folur për mediat, dhe ka rrëfyer gjendjen e vajzës së aj. Nëna ka tregaur se vajza është në gjendje të rëndë, dhe vazhdimisht ndihet e frikësuar.
“Po vijnë. Do më rrahin”, këto janë fjalët që 17-vjeçarja ju ka përsëritur vazhdimisht familjarëve të saj.
Nëna e vajzës ka rrëfyer se vajza atë ditë kishte ikur në spital pasi ishte dhunuar por nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur.
“Kam një muaj që nuk vë gjumë në sy. E çova gocën në kurs në Fier për parukiere. Si gjithmonë e prisja të vinte në shtëpi. Prisja, prisja, më erdhi një telefonatë që vajza është në spitalin e Fierit. Kishte vajtur në spital por nuk kishte treguar çfarë kishte ndodhur”, tregoi nëna e vajzës për “Vizion plus”.
Më tej gruaja ka treguar se në kontaktin e parë me vajzën ajo ka tentuar ta fshehë ngjarjen, pasi i ka thënë se nuk ndidhej mirë prandaj shkoi në spital edhe pse dukshëm kishte shenja në fytyrë.
“Vetëm pasi u bë ngjarja publike, vajza më tregoi se më dhunuan tre goca”, rrëfeu gruaja.
Ndërkohë vajza ju ka rrëfyer prindërve se ajo kishte shkuar me vajzat e tjera pasi ato i kishin premtuar se do t’i bënin një surprizë.
Më herët nëna e një prej vajzave dhunuese ka treguar se vajza e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia po derdh gati gjysmën e buxhetit të saj kombëtar në përpjekjet e luftës, ndërsa Kina, Koreja e Veriut dhe Irani vazhdojnë të paraqesin sfida në rritje për sigurinë globale.
Duke folur në samitin e NATO-s, Rutte theksoi urgjencën për aleatët e Aleancës që të veprojnë më shpejt dhe në bashkëpunim për të forcuar gatishmërinë ushtarake të aleancës. Ai foli gjatë një konference shtypi dhe eventesh të lidhura me Samitin e NATO-s në Ankara, Turqi.
Sipas Rutte, Rusia po alokon afër 50% të buxhetit të saj shtetëror për industrinë ushtarake dhe përpjekjet e luftës në Ukrainë.
Kjo shifër është rritur ndjeshëm nga vlerësimet e mëparshme (rreth 40%). Pothuajse 75% e të ardhurave nga taksat në Moskë po drejtohen tani drejt mbrojtjes.
“A mund ta imagjinoni? Pothuajse 50 për qind e asaj që Rusia shpenzon po shkon në makinën e luftës. Industria e saj e mbrojtjes po punon 24 orë në ditë. Dhe jo vetëm industria e mbrojtjes, por edhe baza e tjera industriale po mbështesin përpjekjet e luftës”, tha Rutte.
Rusia po prodhon sasi të mëdha tankesh, automjetesh të blinduara dhe municione me ritëm më të lartë se sa pritej. Ajo po rindërton forcat e saj me teknologji kineze dhe po bashkëpunon ngushtë me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin për të minuar rendin global.
Rutte nuk u ndal vetëm te Rusia. Ai paralajmëroi se Kina po bëhet gjithnjë e më agresive dhe se Koreja e Veriut po furnizon armë dhe personel për luftën në Ukrainë, ndërsa Irani po zhvillon aftësi bërthamore dhe raketore që rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe global.
Ka ditë kur nuk ke fare dëshirë të flasësh, por ka ditë kur është edhe më e vështirë të heshtësh. Sot ishte një prej tyre.
Në përgjithësi, pavarësisht kritikave si në detyrën e deputetit, ashtu edhe në profesionin e avokatit, përpiqem ta frenoj veten në kritika publike. Pavarësisht se besoj që kritika është oksigjeni i çdo institucioni që kërkon të përmirësohet, njëkohësisht mendoj që çdo kritikë ka edhe kosto shoqëruese. Ajo godet jo vetëm pjesën e kalbur të sistemit, por pa dashje dëmton edhe pjesën që punon me profesionalizëm, si dhe vetë besimin e qytetarëve te drejtësia.
Një dilemë e përhershme kjo: të flasësh, duke rrezikuar të dobësosh besimin te sistemi, apo të heshtësh, duke lejuar që problemet të thellohen edhe më tej?
Megjithatë kam zgjedhur të flas, me shpresën se vetë sistemi reflekton. Se kritikat, që tashmë vijnë nga të gjitha anët, do shtynin në vetëkorrigjim. Por jo. Sa më shumë shtohen kritikat, aq më shumë sistemi mbyllet në vetvete. Në vend që të luftojë problemet, lufton ata që i evidentojnë ato. Në vend që të reflektojë, kalçifikon gafat. Sillet si struci që fut kokën në rërë, me shpresën se, meqenëse nuk sheh, nuk do e shohin.
Në këto kushte nuk ke zgjedhje tjetër veçse të flasësh. Jo se do të dëgjohesh menjëherë, por sepse, një ditë, dikush do të ketë kurajën të dëgjojë dhe vullnetin për ta riparuar këtë sistem.
Ora 10:35.
Fillon gjyqi i Erion Veliajt. Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit, pasi ndodhet në pamundësi objektive për të marrë pjesë në proces: është nënë lehonë, brenda periudhës së mbrojtur që parashikon Kodi i Punës dhe me raport mjekësor. Një kërkesë që, sidomos nga një trup gjykues ku shumica janë gra, do të pritej të pranohej menjëherë në çdo sistem juridik që e konsideron mbrojtjen e amësisë një vlerë kushtetuese. Jam i bindur se këtë standard human e zbaton edhe Koreja e Veriut.
Prokuroria, siç pritej, e kundërshtoi. Ajo kundërshton gjithçka, ka kohë që e sheh veten si pale private dhe jo si përfaqësuese e Republikës. Argumenti? Kodi i Procedurës Penale nuk e parashikon shprehimisht këtë rast. Sikur neni 350 i Kodit të Procedurës Penale, Kushtetuta, Kodi i Punës dhe Konventa Evropiane ku bazohej kërkesa, nuk janë pjesë e rendit juridik shqiptar. Pas një ore në dhomën e këshillimit, gjykata vendosi se raporti mjekësor nuk provon pamundësinë fizike për të qenë në gjyq.
Po, e lexuat saktë.
Pra, sipas standardit më të ri të një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian, një raport mjekësor nuk mjafton për të provuar se një person ka aftësi fizike të paraqitet në gjykatë. Nuk di një standard të tillë në asnjë periudhë të shtetit shqiptar: as pas Pavarësisë, as gjatë Mbretërisë; as para komunizmit, as gjatë tij, as pas rënies së tij.
Nuk mbaron këtu. E njëjta rrethanë që e bën objektivisht të pamundur pjesëmarrjen e Ajola Xoxës në gjyq, u përdor për t’i zgjatur afatet e paraburgimit Erion Veliajt. Me fjalë të tjera, lindja e një fëmije nuk u konsiderua arsye që i ati të sa më shpejt pranë tij, por u kthye në arsye që babai të qëndrojë edhe më gjatë në paraburgim.
Zoti na ruajt.
Ora 10:35–12:30
Gjatë gjithë kësaj kohe, pjesë e trupit gjykues që mori edhe vendimin e mësipërm ishte, krejt e pashqetësuar, një gjyqtare, motra e së cilës vijon të jetë në një proces gjyqësor të hapur me Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, burri i motrës së saj, pra kunati i gjyqtares, një eksponent politik i Partisë Demokratike, ka sulmuar publikisht dhe personalisht Erion Veliajn në më shumë se një rast. Edhe pse kemi kërkuar përjashtimin e saj pikërisht për këto rrethana, gjyqtarja nuk e pa të nevojshme të tërhiqej vetë nga gjykimi, për të mbrojtur atë që është vlera më e rëndësishme e një gjykatësi: paanshmëria.
Një gjyqtar nuk mjafton të jetë i paanshëm, ai duhet edhe të duket i tillë. Ky është një standard kushtetues. Është standard i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, as fakti që motra e saj është në konflikt gjyqësor me institucionin që drejton i pandehuri, as fakti që kunati i saj ka mbajtur publikisht qëndrime politike kundër tij, nuk u konsideruan arsye të mjaftueshme që ajo të largohej vetë nga gjykimi. Kështu, pa asnjë shqetësim të dukshëm, vijon të gjykojë çështjen e personit me të cilin familja e saj ndodhet në një situatë që, të paktën në sytë e çdo vëzhguesi objektiv, ngre çështje serioze paanshmërie.
Ora 13:30.
Kthehem në zyrë me shpresën se do të gjeja pak qetësi pas disa orësh në gjykatën që, gjithnjë e më shumë, po ngjan me një gjykatë jakobine, ku standardet juridike bien si kokat nën gijotinë. Por qetësi nuk ishte e thënë të kishte.
Hap telefonin dhe më del Komisioni Parlamentar i Fatmir Xhafës me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kryetarja e KLP-së me një qetësi olimpike, shprehet se debatet me sharje dhe fyerje janë pjesë e natyrshme e funksionimit të një organi kolegjial, sepse anëtarët përfaqësojnë rryma dhe interesa të ndryshme. E përkthyer në shqip: sa herë një organ ka anëtarë me mendime të ndryshme, etikën institucionale mund ta zëvendësosh me fjalor rruge. Sharja nuk është më devijim, mund të konsiderojmë standardin e ri të organeve kolegjiale. Kur mendon pastaj se Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni kushtetues që mbikëqyr etikën dhe përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve të gjithë Shqipërisë, mendon vetvetiu se ndoshta nuk duhet të ankohemi aq shumë për prokurorët. Fundja, ata janë produkti i kulturës institucionale që i qeveris.
Mendova se mbaroi. Gabim. Pak minuta më vonë, po Kryetarja pranoi se ndoshta anëtarët e KLP-së kanë nevojë për trajnime të posaçme mbi çështje të kolegjialitetit dhe lidershipit. Pra, organi më i lartë kushtetues që qeveris sistemin prokurorial pranon publikisht se ka nevojë të trajnohet pikërisht mbi parimet elementare të funksionimit të një organi kolegjial.
Nuk di nëse duhet ta vlerësoj apo të shqetësohem për deklaratën e sinqertë. Sepse, nëse vetë drejtuesi i institucionit pranon se kanë nevojë të mësojnë bazat e kolegjialitetit dhe lidershipit, atëherë pyetja legjitime që lind është: çfarë kanë bërë deri më sot?
Këto ishin 5 orët e mia sot me drejtësinë.
Brenda vetëm pesë orëve: një nënë lehonë, me raport mjekësor, nuk u konsiderua e pamundur fizikisht për të qenë në sallën e gjyqit; një baba që i shtohen ditët e paraburgimit se ka sjellë në jetë një fëmijë, një gjyqtare që, pavarësisht shkaqeve serioze për përjashtim vijon të gjykojë krejt e pashqetësuar dhe drejtuesit e organit më të lartë kushtetues të qeverisjes së prokurorisë që normalizon gjuhën fyese dhe pranon publikisht se kanë nevojë për trajnim për të bërë detyrën e tyre.
Problemi më i madh sigurisht nuk është se këto gjëra ndodhin, por se ato kanë filluar të duken normale. Kur deformimi profesional, institucional dhe moral fillon të perceptohet si normalitet, atëherë shteti i së drejtës nuk është më në krizë, ai ka hyrë në “qefin”.
E kur askush nuk reagon edhe pse të gjithë e shohin këtë gjendje, mbetet vetëm një lutje:
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook ndaj debateve të fundit për koncertin e Kanye West dhe protestave të organizuara prej më shumë se një muaji.
Në reagimin e tij, Rama hodhi poshtë pretendimet se shteti ka financuar koncertin me 50 milionë euro, duke i cilësuar ato si “shpifje”, ndërsa sqaroi se qeveria ka ndërhyrë vetëm me një mbështetje prej 4 milionë eurosh për të shmangur anulimin e koncertit.
Kryeministri kritikoi edhe kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për dezinformim dhe manipulim të opinionit publik.
Reagimi i plotë:
Përshëndetje nga unë!
Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West.
Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi; humbësa që hynë në zgjedhje si zgalema e dolën nga zgjedhjet si kalastrena; turlilloj foltoristash të rizhgënjyer, pëdëistash të rigënjyer, arqimarksistash të rrjetëzuar, islamistash të tiktokëzuar, shkelësa ligji të frymëzuar, janë bërë bashkë si një kore e zezë e protestës dhe nuk ndalen në ndotjen e kanaleve sociale, me shpifje, falsifikime, manipulime, sharje pa pushim, urrejtje për t ushqyer urrejte, verbëri për të ushqyer verbëri, ndaj kujtdo që e shikojnë si pengesë e gjithckaje që i penogn ta shikojnë veten në një karrige.
Ja ku janë, 50 milionë eurot që paska dhënë ministri ynë për një natë koncert, ndërsa spitalet s’paskan ilaçe.
A e dëgjuat!
Një gënjeshtër me bisht, me bisht akrepi madje, e sajuar për të pickuar e për të helmuar mendjen e kujtdo që përjeton me konfuzion këtë çorodi. “Ja ku janë 50 milionë eurot… vetëm për një natë koncert!”, thotë ai.
Librat e shenjtë na mësojnë prej mijrëa vitesh se shpifësi është më i keq se vrasësi. Kurani e dënon kaq rëndë shpifjen, sepse shpifja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e besimit mes njerëzve. Fjala është amanet, fjala nuk mund të bëhet lanet dhe shpifësi e bën lanet, sepse shpifësi nuk ndërton asgjë, po jeton për të rrënuar atë që ndërtojnë të tjerët. Shpifësi e përbuz të vërtetën, sepse ai gërrmon vetëm në kërkim të grropës ku të ekzekutojë dënimin pa gjyq.
Punon për diskreditimin, shkatërrimin, përbaltjen, dhe asgjësimin moral të të tjerëve.
“50 milionë euro ka dhënë shteti për Kenin e Nestit”, shkruan ky humorist pa din e pa iman nën video-shpifjen e tij.
Ndërkohë, koncerti i Kanye Ëest është një ngjarje botërore, i cili do të financohet tërësisht nga sponsorat dhe shitja e biletave, sikur soji i këtij karagjozit, të mos i kishte mbushur faqet sociale me glasat e apeleve për bojkotimin e koncertit, për transformimin e koncertit në protestë, duke i trembur dashamirët e muzikës së Kanye Ëestit dhe faktikisht duke dekurajuar shitjen e biletave të koncertit madhështor?
Po si është e vërteta?
E vërteta është si gjithnjë e thjeshtë dhe e ilustrueshme me dokumenta.
Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!
Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.
Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sporti ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike.
Edhe pse për hir të vërtetës do të preferonim të mos paguanim asnjë qindarkë deri në fund, shuma që dhamë për një aktivitet, pra 4 dhe jo 50 dhe të organizuar krejtësisht privatisht, i cili do t’i kthejë ekonomisë së kryeqytetit shumëfishin e kësaj shume, dhjetëra mijëra konsumatorë të huaj, pa llogaritur vlerën e reklamimit global të emrit të Shqipërisë në një nga komunitetet më të mëdha kulturore të botës, është një shumë mëse e arsyeshme. Mund ta kishim dhënë dhe qysh në krye të herës po të ishte nevoja, por u detyruam dhe tani shikoni si vazhdon gënjeshtra bishtakrep!
“Gjithë kjo fushë këtu, ka qenë gjithë gjelbërim.”
Aty ka qenë vetëm një fushë ferrash, ku organizatorët identifikuan vendin më të përshtatshëm, në mungesë të një stadiumi me kapacitet të madh, për të ngritur stadiumin 60 mijë spektatorësh. Po nuk është aspak rastësi që ky shpifarak i mbushur me helm, është një llapaqorr i partisë “Shqipëria Bëhet”.
Shqipëria Bëhet, me shpifje. O Burra!
“Lëvizim Bashkë”… me shpifje. O burra!
“Shpifja është një Mundësi.” O burra tek mundësia!
Shpif, shpif, se diçka do të mbetet. Patjetër do të mbetet.
Shikojeni tani “gjelbërimin”.
“Kush e di se çfarë do të bëhet pas kësaj?”
“Kushedi se çfarë do të bëhet më pas”, çfarë t’i thuash këtij sallahani, po shyqyr nuk tha se u rrafshua pylli që të ndërtohet një thertore flamengosh, pas shpinës së Kanye Ëest.
Edhe thonë pastaj për çfarë del në protestë…
Jo, jo. Unë jo, nuk them kurrë për çfarë del në protestë ajo nëna e shokut tim që u përplas për kohë të tëra me një papërgjegjshmëri të një mjeku.
Nuk them kurrë për çfarë del në protestë ai djalë apo ajo vajzë që e duan sinqerisht natyrën dhe janë të frikësuar se zhvillimi mund të dëmtojë natyrën. Mund të dëmtojë biodiversitetin.
Nuk them kurrë unë për çfarë del në protestë kushdo që ka një hall, një shqetësim, një padrejtësi për të kundërshtuar apo që ka një shpresë për të ushqyer.
Nuk them sepse e di qe ata njerëz nuk i bashkon etja për pushtet. Nuk i bashkon dëshira për karrige o rash e vdiqa. Nuk i bashkon urrejtja që hajde ta kthejmë përmbys gjithçka. I bashkon shqetësimi.
Dhe pikërisht pse i respektoj arsyet e tyre, unë nuk i shoh dot të merren peng nga korbat e shpifjes, nga sorrat e manipulimit dhe nga parti e partiçka që nuk kanë asnjë projekt për Shqipërinë, por kanë vetëm ngulmimin për të rrëzuar gjithçka. Me shpifje, me sharje, me kërcënime, me forcë e ku të munden edhe me dhunë duke shfrytëzuar shpejtësinë çmendurake të algoritmit.
Shpifjet nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë, përveç mureve të dasisë dhe mosbesimit mes njerëzve dhe në këtë vend patjetër që mund të gjesh jo një, jo njëqind, por një mijë arsye për të protestuar. Është normale në çdo vend, është normale në çdo vend.
Historia na e ka mësuar se sa më shumë përparon një shoqëri, aq më pak ajo i toleron problemet që kërkojnë zgjidhe dhe kjo është shenjë lirie reale dhe demokracie të gjallë.
Problemi nuk është ushtrimi i lirisë së protestës. Nuk është as gjallërimi demokratik i shoqërisë përmes protestës. Problemi është kur protesta ushqehet me shpifje, me dezinformim dhe me manipulim dhe kur kthehet në një mjet për ta kthyer vendin mbrapa. Prandaj problemi nuk janë flamingot. Problemi janë sorrat dhe korbat!