Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Ekskluzive | Zgjerohet hetimi: Pas arrestimit të dy shtetasve palestinezë, policia zbulon pasaportë kubane dhe dhjetëra dollarë të falsifikuar në Kaçanik

8 February 2026 at 10:54

Zgjerohen hetimet për rastin e falsifikimit të parasë dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve, ku fillimisht u arrestuan dy shtetas palestinezë në Ferizaj, ndërsa tani janë zbuluar dokumente të dyshimta ndërkombëtare dhe kartëmonedha amerikane që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sinjali raportoi më herët për arrestimin e Mohamed Omran (28 vjeç) dhe Najjar Zakaria (30 vjeç), pas incidentit të 6 shkurtit 2026 në fshatin Prelez i Jerlive, ku ata bashkë me Shqiprim Veselin (27 vjeç) dyshohet se kanë paguar derivate me kartëmonedhë të falsifikuar dhe te të cilët u gjet edhe substancë narkotike.

Burime të sigurta nga hetimi bëjnë të ditur se më 07.02.2026, policia ka lokalizuar banesën me qira të dy të dyshuarve në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë gjetur:

– një pasaportë e Shtetit të Kubës në emër të Mohammad Omran
– një letërnjoftim ESP me të njëjtin emër

Hetimet më pas janë zhvendosur në Kaçanik, pasi është konstatuar se Omran kishte qenë i shoqëruar edhe nga një e mitur A.T (17 vjeçe). Gjatë kontrollit në banesën e saj në rrugën “Skënderbeu”, policia ka gjetur:

– 39 kartëmonedha nga 50 dollarë amerikanë, që dyshohet se janë të falsifikuara
– një sasi të vogël narkotiku
– një pasaportë palestineze në emër të Zakaria Najjar
– si dhe një dokument tjetër palestinez me të njëjtin emër.

Sa i përket narkotikut të gjetur në këtë banesë, sipas burimeve, ai i përket të dyshuarës Eliona Dauti (19 vjeçe).

Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe hetues nga Departamenti i Kufirit – DPK Prishtinë, ndërsa të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

E mitura A.T është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit sipas, ndërsa Eliona Dauti është intervistuar veçmas, të dyja janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, Mohamed Omran dhe Najjar Zakaria vazhdojnë të mbahen nën masën e ndalimit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të këtij rrjeti të dyshuar që përfshin falsifikim valute, dokumente të huaja dhe narkotikë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Zgjerohet hetimi: Pas arrestimit të dy shtetasve palestinezë, policia zbulon pasaportë kubane dhe dhjetëra dollarë të falsifikuar në Kaçanik appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kanosje në mes të Prishtinës: Motoçiklisti i bën shenjë “prerje koke” një gruaje në trafik – përfundon në mbajtje 48 orëshe (EMRI)

8 February 2026 at 10:51

Një incident shqetësues ka ndodhur mbrëmjen e 7 shkurtit në Prishtinë, ku një grua është kanosur dhe ngacmuar në mes të komunikacionit nga një person me motoçikletë.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, në zonën e njohur si “Rrethi me Flamur”, ku viktima M. A (30 vjeç) ka raportuar në Stacionin Policor se ishte rrezikuar fillimisht në trafik dhe më pas ndaluar nga një motoçiklist.

Sipas deklarimit të saj, personi është ndalur përballë saj dhe ka bërë disa herë gjeste me dorë në drejtim të qafës, duke simbolizuar prerjen e kokës, veprim që ajo e ka përjetuar si kanosje serioze.

Policia ka identifikuar shpejt motoçikletën dhe ka shoqëruar të dyshuarin Besart Hoxha (42 vjeç), i cili gjatë intervistimit ka pranuar se kishte bërë gjeste, por ka pretenduar se nuk kishte pasur qëllim kërcënues.

Megjithatë, pas shikimit të kamerave të sigurisë dhe konsultimit me Prokuroren kujdestare, është vlerësuar se ekzistojnë elemente të veprave penale “Kanosje” dhe “Ngacmim”.

Me urdhër të Prokurorisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe aktualisht gjendet në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kanosje në mes të Prishtinës: Motoçiklisti i bën shenjë “prerje koke” një gruaje në trafik – përfundon në mbajtje 48 orëshe (EMRI) appeared first on Sinjali.

17 vjeçari kapet me armë zjarri në veturë – përfundon në pranga

8 February 2026 at 10:44

Një incident serioz që përfshin armë zjarri dhe një të mitur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Sinjali mëson se më 08 shkurt 2026, rreth orës 01:00, në rrugën “Richard Holbrook” në Prishtinë, zyrtarët policorë kanë ndalur një veturë të tipit VW Golf për kontroll rutinë. Gjatë verifikimit, policia ka vërejtur një armë zjarri të vendosur në derën e pasagjerit – zbulim që ka ngritur menjëherë alarmin.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, arma i përkiste një të mituri me inicialet F.B. (17- vjeçari), i cili ka pranuar në polici se arma ishte e tij.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Jugu, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me Prokurorin për të mitur, është marrë vendim që i njëjti të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes për 24 orë.

I mituri është transferuar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ngjarja hedh sërish dritë mbi problemin serioz të qasjes së të miturve në armë zjarri, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 17 vjeçari kapet me armë zjarri në veturë – përfundon në pranga appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje në marketin “Butrint” në Çagllavicë – kapet autori, pranon se vodhi mall ushqimor rreth 500 euro

8 February 2026 at 10:38

Një vjedhje e rëndë që kishte ndodhur në marketin “Butrint” në Çagllavicë është zbardhur nga Policia, pasi autori i dyshuar ka rënë në pranga pas disa ditësh kërkimi.

Sinjali mëson se më 07.02.2026, rreth orës 23:50, patrulla policore ka ndaluar personin Krenar Rexha (1990), i cili ishte futur në stop-listë nga Njësia Hetimore e SP Graçanicë, lidhur me rastin e vjedhjes së ndodhur më 26.01.2026, rreth orës 18:00.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari atë ditë kishte hyrë në marketin “Butrint” dhe kishte marrë mall ushqimor në vlerë rreth 500 euro, në dëm të pronarit B.Z.

Pas arrestimit, Rexha është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në deklaratë me shkrim ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit prej 48 orësh. I dyshuari është transferuar në Qendrën e Mbajtjes.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje në marketin “Butrint” në Çagllavicë – kapet autori, pranon se vodhi mall ushqimor rreth 500 euro appeared first on Sinjali.

Arrestohet në orët e para të mëngjesit një person me urdhër gjykate, dërgohet në paraburgim (EMRI)

8 February 2026 at 10:34

Një person i kërkuar me urdhër arrest është ndaluar në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026 rreth orës 03:00, kur Policia është njoftuar nga Stacioni Policor në Graçanicë se ishte ndaluar një person, ndaj të cilit rezultonte urdhër arrest aktiv, i cili duhej të realizohej nga SP Qendra.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Astrit (Bedri) Krasniqi (31 vjeçar), me vendbanim në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas burimeve, i njëjti kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe me vendim gjyqësor ishte urdhëruar që të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për vuajtje të dënimit me burgim.

Pas ndalimit, Astrit Krasniqi është shoqëruar nga njësitë policore dhe është dorëzuar në institucionin përkatës për ekzekutimin e dënimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në orët e para të mëngjesit një person me urdhër gjykate, dërgohet në paraburgim (EMRI) appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vdes personi i aksidentuar në Sllatinë

8 February 2026 at 10:20

Viktima e aksidentit në Sllatinë më 6 shkurt ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Gazeta Sinjali ka raportuar për ngjarjen, e cila ka ndodhur më 06.02.2026 rreth orës 19:40 dhe, sipas informatave që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për një vetë-aksident me veturë BMW me targa vendore, e cila drejtohej nga F.B, rreth 29-vjeçar.

Burimet bëjnë të ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit.

Në automjet ndodheshin edhe A.B., rreth 33-vjeçar dhe L.B., rreth 34-vjeçar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vdes personi i aksidentuar në Sllatinë appeared first on Sinjali.

“Do ta vras me armën time automatike”, një burrë kërcënoi zëvendëspresidentin amerikan

8 February 2026 at 10:11

Një juri e madhe federale ngriti padi ndaj një 33-vjeçari nga Ohio për kërcënim me vrasje të zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë në një njoftim për shtyp.

Shannon Mathre nga Toledo akuzohet se ka thënë: “Do të zbuloj se ku do të jetë ai dhe do të përdor armën time automatike M14 dhe do ta vras”.

Ky kërcënim raportohet të jetë bërë më 21 janar ose rreth asaj date, sipas aktakuzës.

Aktakuza pretendon më tej se Mathre shpërndau materiale abuzimi seksual me fëmijë, shkruan CNN.

“Forcat federale të rendit zbuluan se ai posedonte gjithashtu materiale abuzimi seksual me fëmijë”, tha Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha gjithashtu në një deklaratë: “Avokatët tanë po e ndjekin penalisht me forcë këtë kërcënim të neveritshëm kundër zëvendëspresidentit Vance”.

Mathre përballet me një dënim maksimal prej 5 vitesh dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh për kërcënimin për vrasjen e Vance.

Përveç kësaj, ai përballet me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg për akuzën e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh, nëse shpallet fajtor.

Tani ai mbetet në paraburgim dhe do të ketë një seancë dëgjimore për paraburgim të mërkurën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Do ta vras me armën time automatike”, një burrë kërcënoi zëvendëspresidentin amerikan appeared first on Sinjali.

Trafiku në rrugë po zhvillohet me kujdes, LAMM paralajmëron për kushte dimërore

8 February 2026 at 10:03

Rrugët shtetërore po zhvillohen në kushte dimërore me lagështirë, ndërsa nga 15 nëntori 2025 është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore deri më 15 mars 2026.

LAMM rekomandon respektimin e sinjalistikës dhe kujdes të shtuar në seksionet malore dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trafiku në rrugë po zhvillohet me kujdes, LAMM paralajmëron për kushte dimërore appeared first on Sinjali.

Bayerni planifikon të blindojë Upamecanon me kontratë deri në 2030

8 February 2026 at 10:00

Bayern Munich synon të zgjasë kontratën e mbrojtësit Dayot Upamecano deri në vitin 2030, duke e bërë një nga prioritetet kryesore të klubit për të siguruar stabilitetin në repartin defensiv.

26-vjeçari francez, i transferuar nga RB Leipzig në 2021, është bërë figurë kyçe në mbrojtje dhe negociatat pritet të përfundojnë së shpejti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bayerni planifikon të blindojë Upamecanon me kontratë deri në 2030 appeared first on Sinjali.

Trump planifikon takimin e parë të Bordit të Paqes më 19 shkurt në Uashington

8 February 2026 at 09:49

Administrata Trump njoftoi se Bordi i Paqes, i kryesuar nga ish-presidenti, do të zhvillojë mbledhjen e tij inauguruese më 19 shkurt në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington.

Takimi, që synon pjesërisht të mbledhë fonde, është hera e parë që grupi mblidhet që nga ceremonia e nënshkrimit në Davos dhe do të diskutojë konfliktet globale dhe rindërtimin e Rripit të Gazës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump planifikon takimin e parë të Bordit të Paqes më 19 shkurt në Uashington appeared first on Sinjali.

“Liria ka emër” mban konferencë për media në Prishtinë

8 February 2026 at 08:50

Platforma “Liria ka emër” do të mbajë sot një konferencë për media në Hotel Prishtina, duke filluar nga ora 16:00.

Ndërsa arsyeja e konferencës nuk është bërë e ditur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Liria ka emër” mban konferencë për media në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Drejtori ekzekutiv i Washington Post jep dorëheqjen, pas shkarkimeve masive

8 February 2026 at 08:32

Will Lewis dha dorëheqjen nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Washington Post, vetëm disa ditë pasi një e treta e stafit u pushua nga puna.

Jeff D’Onofrio, drejtori financiar, do të marrë rolin e drejtorit ekzekutiv dhe botues në detyrë.

Lewis falënderoi Jeff Bezos për mbështetjen gjatë mandatit të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejtori ekzekutiv i Washington Post jep dorëheqjen, pas shkarkimeve masive appeared first on Sinjali.

Messi shkëlqen përsëri, shënon dhe asiston për Inter Miami në miqësore

8 February 2026 at 08:23

Lionel Messi realizoi golin e tij të parë të vitit 2026 dhe regjistroi një asist në barazimin 2-2 të Inter Miami ndaj Barcelona SC në një miqësore parasezonale.

Superylli argjentinas tregoi formë të shkëlqyer, duke konfirmuar se është gati për një tjetër sezon të fortë në MLS, pas një viti historik ku fitoi MLS MVP dhe kontribuoi me 48 gola dhe asistime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Messi shkëlqen përsëri, shënon dhe asiston për Inter Miami në miqësore appeared first on Sinjali.

Ky test tregon nëse keni mungesë apo tepricë hekuri në trup

8 February 2026 at 08:18

Testi i TIBC është një analizë laboratorike që ndihmon në vlerësimin e gjendjes së hekurit në trup, duke treguar nëse ekziston mungesë apo mbingarkesë.

Vlerat e larta zakonisht tregojnë mungesë hekuri, ndërsa ato të ulëta lidhen me tepricë hekuri ose çrregullime të mëlçisë dhe sëmundje inflamatore.

Raporti midis hekurit serik dhe TIBC, i njohur si ngopja e transferinës, është kyç për diagnostikimin e saktë dhe përcaktimin e trajtimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky test tregon nëse keni mungesë apo tepricë hekuri në trup appeared first on Sinjali.

Shenja që tregojnë se kompjuteri juaj mund të jetë duke u spiunuar

8 February 2026 at 08:04

Ngadalësimi i papritur i kompjuterit, dritaret që shfaqen pa arsye, ndryshimet në shfletues apo çaktivizimi i antivirusit mund të jenë shenja se pajisja juaj është infektuar me programe të dëmshme.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe ndezja e papritur e kamerës apo njoftimet për ndryshim fjalëkalimesh pa dijeninë tuaj tregojnë rrezik për sigurinë.

Në raste të tilla rekomandohet kontrolli i proceseve aktive, skanim i plotë me antivirus, fshirja e aplikacioneve të dyshimta dhe ndryshimi i menjëhershëm i fjalëkalimeve për të mbrojtur të dhënat dhe privatësinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shenja që tregojnë se kompjuteri juaj mund të jetë duke u spiunuar appeared first on Sinjali.

Andrew ftoi Epstein dhe modele ruse për darkë private në Pallatin Buckingham

8 February 2026 at 07:51

Ish-princi i turpëruar Andrew Mountbatten-Windsor ftoi Jeffrey Epstein dhe një modele ruse për darkë në Pallatin Buckingham gjatë një qëndrimi katërditor në Londër.

Email-et e publikuara javën e kaluar si pjesë e dosjeve Epstein zbulojnë se si financieri punësoi një grua 26-vjeçare për të marrë pjesë në një darkë dhe e çoi atë në Pallat për një takim privat.

Modelja ruse thuhet se u dërgua në Pallatin Buckingham në Londër për një takim privat, raporton The Sun.

Një email nga Jeffrey Epstein drejtuar “Dukës”, ku diskutohen planet për t’u takuar në Londër dhe nënkuptohet kohë private në Pallatin Buckingham.

Ajo përshkruhet si “magjepsëse” dhe një “shoqe e madhe” në grupin e dokumenteve.

Qëndrimi i Epstein në Londër ndodhi dy muaj para se Andrew t’ia kthente nderin dhe ta vizitonte atë në New York.

Zbulimi vjen pasi javën e kaluar u pretendua se Andrew ishte shënjestruar nga Rusia duke përdorur kontaktet seksuale të Epstein për ta tërhequr atë.

Gruaja u shfaq për herë të parë në dosje kur u ftua në një darkë të presidentit të atëhershëm të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, në Ritz London në vitin 2010.

Kur Andrew e pyeti se në çfarë ore do të mbërrinte dhe sa veta do të vinin, Epstein tha: “Dua kohë private me ty, megjithatë, jam këtu me Sarah Sue dhe Vera, a duhet t’i sjell?”

Andrew u përgjigj: “Po. Hapësirë ​​e mjaftueshme këtu për bisedë! Sillini.”

Epstein vazhdoi atë mbrëmje me: “Shto edhe një. [emri i redaktuar] Rumanisht shumë e lezetshme.”

Andrew u përgjigj: “S’ka problem.”

Detajet e takimit në Pallat nuk përfshihen në email-e dhe nuk dihet nëse u zhvillua.

Por të nesërmen, Epstein i shkroi Andrew: “Shumë argëtim, më shumë më vonë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Andrew ftoi Epstein dhe modele ruse për darkë private në Pallatin Buckingham appeared first on Sinjali.

Omega-3 mund të mos jetë i domosdoshëm për të shëndetshëm, paralajmëron studimi i ri

8 February 2026 at 07:42

Një studim mbi mbi 400,000 persona tregon se marrja parandaluese e omega-3 te njerëzit pa sëmundje të zemrës mund të rrisë rrezikun për fibrilacion atrial dhe goditje në tru.

Studimi sugjeron se suplementet janë të dobishme vetëm për pacientët me probleme kardiake, ndërsa të shëndetshmit mund të marrin mjaftueshëm omega-3 nga ushqimi i balancuar.

Specialistët këshillojnë konsultim me mjekun para përdorimit rutinë të suplementëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Omega-3 mund të mos jetë i domosdoshëm për të shëndetshëm, paralajmëron studimi i ri appeared first on Sinjali.

Komuna e Prishtinës nis aksionin kundër tregtimit ilegal në tregun e automjeteve

8 February 2026 at 07:23

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, duke filluar nga ora 05:00, ka nisur një aksion kundër tregtimit ilegal në tregun e automjeteve dhe zonat përreth.

Aksioni po realizohet nga Inspektorati i Kryeqytetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut.

Sipas njoftimit, qëllimi është marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie që bie ndesh me ligjin.

Komuna ka ftuar qytetarët dhe afaristët të respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Prishtinës nis aksionin kundër tregtimit ilegal në tregun e automjeteve appeared first on Sinjali.

Japonezët, përballë borës, votojnë në zgjedhjet e parakohshme

8 February 2026 at 07:19

Qytetarët në mbarë Japoninë po votojnë në kushte të vështira dimërore në zgjedhjet e parakohshme të thirrura nga kryeministrja Sanae Takaichi.

Sipas sondazheve, koalicioni i saj pritet të arrijë një fitore të thellë.

Këto janë zgjedhjet e para të mbajtura në mes të dimrit pas 36 vitesh, ndërsa Takaichi kërkoi një mandat të drejtpërdrejtë nga publiku pas marrjes së drejtimit të partisë.

Koalicioni i Partisë Liberal Demokratike me Partinë e Inovacionit Japonez pritet të sigurojë rreth 300 nga 465 vendet në Dhomën e Ulët, duke shënuar një rikthim të fortë pas humbjes së shumicës për shkak të skandaleve dhe krizës së kostove.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Japonezët, përballë borës, votojnë në zgjedhjet e parakohshme appeared first on Sinjali.

Rikthimi i Luiz Ejllit trondit shtëpinë e BBVIP Albania 5

8 February 2026 at 07:13

Transmetimi i klipit prezantues të Luiz Ejllit ka shkaktuar reagime të forta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Banorët mbetën të shtangur kur në ekran u shfaq fituesi i edicionit të dytë, duke sjellë emocione, habi dhe tension të menjëhershëm.

Prania e Luizit u perceptua si një kthesë e madhe në lojë, me banorët që nisën menjëherë diskutimet për ndikimin e tij në strategji dhe dinamika.

Rikthimi i tij pritet të rrisë presionin dhe konkurrencën, duke paralajmëruar zhvillime të forta në vazhdim të spektaklit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthimi i Luiz Ejllit trondit shtëpinë e BBVIP Albania 5 appeared first on Sinjali.

❌
❌