Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

KQZ certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

9 February 2026 at 16:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Ky hap i hap rrugë konstituimit të Legjislaturës së Re të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja në Kosovë.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00, konfirmoi zëdhënësi i KQZ-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Gjykata Supreme konfirmon vendimet e PZAP-së, refuzon të gjitha ankesat

9 February 2026 at 15:51

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar gjashtë ankesa administrative kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke vërtetuar në tërësi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe ruajtur legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Ndër ankesat e refuzuara ishin ato të Partisë Rome e Bashkuar të Kosovës (PREBK), Koalicionit PAI–PDAK–LPB, Nova Demokratska Stranka (NDS) dhe kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, të cilat kërkonin ndërhyrje në numërimin e votave, anulim të mandateve dhe rivlerësim të rezultateve në baza etnike ose gjinore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Supreme konfirmon vendimet e PZAP-së, refuzon të gjitha ankesat appeared first on Sinjali.

IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit i sigurt për pije

9 February 2026 at 15:44

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se analizat e fundit tregojnë se të gjithë parametrat e ujit nga Liqeni i Badocit janë brenda standardeve të sigurisë, duke e bërë atë të pijshëm.

Monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë rregullisht për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit i sigurt për pije appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sulm ndaj nxënësit në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi përfundon në ndalim 48-orësh

9 February 2026 at 15:31

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Shkollën “Pavarësia”, ku një mësimdhënës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës.

Rasti ka marrë përmasa të mëdha publike pasi pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht sot në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se pas ndërhyrjes së Policisë dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj mësimdhënësit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet në procedurë penale.

Nxënësi i përfshirë në incident është intervistuar në prani të përgjegjësve përkatës, ndërkohë që organet hetimore janë duke analizuar edhe pamjet video që janë bërë publike gjatë ditës së sotme.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa priten masa të mëtejme institucionale pas kompletimit të procedurave ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulm ndaj nxënësit në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi përfundon në ndalim 48-orësh appeared first on Sinjali.

VV kundërshton kërkesën për dënime ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Çlirimi nuk është krim

9 February 2026 at 15:26

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënime prej 45 vjetësh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje politike që synon të rishkruajë historinë.

Sipas VV-së, rezistenca e UÇK-së kundër dhunës serbe nuk mund të konsiderohet veprim kriminal, dhe çlirimi i Kosovës nuk është krim.

Partia thekson se Gjykata Speciale ka lindur nga interesa politike ndërkombëtare dhe jo nga nevoja për drejtësi të vërtetë.

“Kërkesa e prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është një akt për kërkim drejtësie por një politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës. Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo është e vërteta. UÇK ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjithë forcën në dispozicion”, thuhet në reagimin e partisë.

VV-ja kritikoi edhe pretendimin se shënjestrimi i individëve gjatë luftës ishte produkt i një fushëveprimi të gjerë të komanduar nga drejtues të UÇK-së. Sipas lëvizjes, kjo përpjekje është një operacion diskursiv që synon të zëvendësojë kontekstin politik të luftës me një skemë penale abstrakte, duke trajtuar rezistencën si projekt kriminal të organizuar.

“Nuk ka se si të ketë pasur plane individuale për krime kundër njerëzimit, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë, në asnjë rrethanë, plane të tilla. Krimet kundër njerëzimit nuk janë veprime të izoluara, por kërkojnë aparat zbatues ose strukturë shtetërore dhe mekanizma sistematikë dhune. Asnjë njësi e UÇK-së nuk ka pasur ndonjëherë si synim, dhe as nuk ka vepruar, sipas një metode të tillë monstruoze”, thuhet tutje në reagim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post VV kundërshton kërkesën për dënime ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Çlirimi nuk është krim appeared first on Sinjali.

Arrestohet një person nga Kumanova për transport ilegal të katër emigrantëve

9 February 2026 at 15:21

Mëngjesin e sotëm, policia në autostradën “Miqësia” ndaloi një automjet “Fiat Bravo” që transportonte katër emigrantë – dy nga Nepali dhe nga një nga India dhe Pakistani.

Drejtuesi i mjetit, N.S. (40) nga Kumanova, u arrestua dhe migrantët u dërguan në Qendrën e Tranzitit Tabanovcë. Policia po përgatit raport për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një person nga Kumanova për transport ilegal të katër emigrantëve appeared first on Sinjali.

Skandal në shkollën “Pavarësia”: Mësimdhënësi godet nxënësin

9 February 2026 at 15:07

Një mësimdhënës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, duke e goditur disa herë.

Rasti për Sinjalin është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët e përfshira në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit”, shtoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandal në shkollën “Pavarësia”: Mësimdhënësi godet nxënësin appeared first on Sinjali.

Komuna e Pejës hap pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë

9 February 2026 at 14:58

Komuna e Pejës ka inauguruar dy pika të reja të Urgjencës në Bogë të Rugovës dhe Vitomiricë, duke ofruar shërbime shëndetësore emergjente më pranë qytetarëve.

Njësitë do të funksionojnë 7 ditë në javë dhe janë të pajisura me staf profesional dhe infrastrukturë adekuate për ndërhyrje të shpejtë dhe referim të pacientëve në institucionet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Pejës hap pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë appeared first on Sinjali.

BE paralajmëron TikTok për varësinë te fëmijët, kërkon ndryshime në platformë

9 February 2026 at 14:50

Komisioni Evropian ka kërkuar nga TikTok të ndryshojë mënyrën e funksionimit të platformës, duke e cilësuar atë si “nxitëse të varësisë”, sidomos te fëmijët.

Hetimi i BE-së evidenton se funksionet si “scroll pafund” dhe aktivizimi automatik i videove ndikojnë negativisht në shëndetin fizik dhe mendor të përdoruesve të rinj.

TikTok ka hedhur poshtë akuzat, por nëse vendimi i Komisionit konfirmohet, kompania mund të gjobitet deri në 6% të xhiros vjetore globale.

BE-ja kërkon ndryshime të thella për të mbrojtur minorenët dhe për të ulur efektet kompulsive të përdorimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE paralajmëron TikTok për varësinë te fëmijët, kërkon ndryshime në platformë appeared first on Sinjali.

Trump shpreh shqetësim për sigurinë personale: Presidenca është puna më e rrezikshme

9 February 2026 at 14:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është i shqetësuar për sigurinë e tij personale, duke e cilësuar postin e presidentit si punën më të rrezikshme në botë.

Në një intervistë për NBC, Trump tha se pas tentativave të mëparshme për vrasje, ai mendon më shumë për çështjet e sigurisë, por theksoi se nuk lejon që frika ta pengojë në kryerjen e detyrës së tij.

“Jam i shqetësuar, por duhet ta largosh nga mendja për të bërë punën tënde,” u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump shpreh shqetësim për sigurinë personale: Presidenca është puna më e rrezikshme appeared first on Sinjali.

Skandali Epstein shkakton dorëheqje të re në qeverinë e Starmerit

9 February 2026 at 14:38

Kriza politike në Mbretërinë e Bashkuar po thellohet pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, me një tjetër dorëheqje në qeverinë e kryeministrit Keir Starmer.

Shefi i komunikimit të zyrës së kryeministrit, Tim Allan, ka dhënë dorëheqjen të hënën, vetëm një ditë pas largimit të shefit të stafit, Morgan McSweeney.

Dorëheqjet lidhen me zbulimet se ish-ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson, kishte lidhje me Epstein, çka ka nxitur kritika të forta ndaj vendimit të Starmerit për ta emëruar atë ambasador në vitin 2024.

Skandali po konsiderohet si kriza më e madhe e qeverisjes së Starmerit deri më tani, duke vënë në pikëpyetje gjykimin dhe të ardhmen e tij politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandali Epstein shkakton dorëheqje të re në qeverinë e Starmerit appeared first on Sinjali.

Disa fshatra të Gjakovës pa ujë të martën për shkak të punimeve

9 February 2026 at 14:36

Disa fshatra të komunës së Gjakovës do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm të martën, më 10 shkurt 2026, njofton KRU “Gjakova”.

Ndërprerja e përkohshme do të zgjasë nga ora 12:00 deri në 15:00 dhe do të prekë fshatrat Palabardhë, Dobrigjë, Novosellë e Ulët, Bitesh, Dujakë dhe Hereq. Sipas njoftimit, shkak i ndërprerjes janë punimet për dislokimin dhe riparimin e një gypi kryesor të ujësjellësit në Palabardhë.

KRU “Gjakova” u bën thirrje qytetarëve që të planifikojnë përdorimin e ujit gjatë kësaj periudhe, duke siguruar se furnizimi do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve. Qytetarët do të njoftohen për çdo ndryshim eventual përmes kanaleve zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Disa fshatra të Gjakovës pa ujë të martën për shkak të punimeve appeared first on Sinjali.

Bayerni vlerëson Asllanin pas paraqitjes brilante në Allianz Arena

9 February 2026 at 14:25

Paraqitja e shkëlqyer e Fisnik Asllanit në Allianz Arena ka rikthyer në fokus interesimin e Bayern Munichut për sulmuesin kosovar.

23-vjeçari ishte protagonist për Hoffenheim duke asistuar golin e vetëm ndaj Bayernit dhe duke goditur edhe shtyllën, pavarësisht humbjes 5:1.

Sipas mediave gjermane, Bayerni ka vlerësuar teknikën dhe instinktin e Asllanit para portës, por ka ende dilema për shpejtësinë e tij, çka mund të ndikojë në vendimin final për transferim.

Megjithatë, kampionët e Gjermanisë mbeten favoritë për shërbimet e tij, me një lëvizje të mundshme gjatë afatit kalimtar veror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bayerni vlerëson Asllanin pas paraqitjes brilante në Allianz Arena appeared first on Sinjali.

Identifikohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua

9 February 2026 at 12:54

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe intervistuar A.A., 41 vjeç, shoferin që më 4 shkurt goditi një këmbësor 46-vjeçar në fshatin Davidovc të Shtimës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

I lënduari është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa shoferi është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Identifikohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua appeared first on Sinjali.

Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26-vjeçarja për videot intime

9 February 2026 at 12:34

Një 37-vjeçar nga Kosova, Hasan Loku, u arrestua në Tiranë pasi kërkonte 100 mijë euro nga një 26-vjeçare për të mos publikuar foto dhe video me përmbajtje intime në rrjete sociale.

Rasti u procedua në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26-vjeçarja për videot intime appeared first on Sinjali.

Gjykata Supreme shqyrton ankesat kundër vendimeve të PZAP

9 February 2026 at 12:00

Gjykata Supreme ka shqyrtuar ankesat administrative kundër vendimeve të PZAP.

Zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka njoftoi se gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët, ndërsa gjykata do t’i njoftojë palët për mënyrën e vendosjes.

“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykate Supreme, kundër vendimeve të PZAP-se janë shqyrtuar dhe gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët. Gjykata do t’ju njoftojë me kohë për mënyrën e vendosjes.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Supreme shqyrton ankesat kundër vendimeve të PZAP appeared first on Sinjali.

Kryeministrja japoneze Takaichi premton ulje taksash pas fitores historike

9 February 2026 at 11:40

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka premtuar ulje taksash dhe vazhdimësi qeverisëse pas fitores dërrmuese të Partisë Liberale Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme.

LDP-ja pritet të sigurojë shumicën prej dy të tretash në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa qeveria do të shtyjë përpara uljen e taksës së konsumit dhe forcimin e ekonomisë pa ndryshime në kabinet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministrja japoneze Takaichi premton ulje taksash pas fitores historike appeared first on Sinjali.

Dallavergjinjtë e votave në Drenas: Prokuroria nis hetim për keqpërdorim

9 February 2026 at 11:20

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur intervistimin e anëtarëve të Qendrës Komunale të Numërimit dhe Rezultateve në Drenas, për dyshime për keqpërdorime gjatë procesit të votimit.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe synojnë zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dallavergjinjtë e votave në Drenas: Prokuroria nis hetim për keqpërdorim appeared first on Sinjali.

Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosovë

9 February 2026 at 11:13

Prokurori i lartë Alan Tieger ka nisur deklaratën përmbyllëse në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duke prezantuar dëshmi që implikojnë ish-krerët e UÇK-së për krime gjatë luftës.

Ai citoi dëshmitarë që thonë se shtabi i përgjithshëm synonte fitoren e plotë të pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi se vrasja e familjes Jashari zgjeroi konfliktin.

“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin deri ta merrnin fitoren e plotë. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosovë appeared first on Sinjali.

E rrallë në Angli: Ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të një ketri

9 February 2026 at 11:05

Një ndeshje e Championshipit anglez mes Hull City dhe Bristol City u ndërpre dy herë për shkak të një ketri që pushtoi fushën.

Pavarësisht se Hull City humbi 3-2, tifozët e shijuan momentin kur “mysafiri i paftuar” shkaktoi të qeshura dhe ndërprerje të lojës.

Klubi reagoi me humor në rrjetet sociale, duke e quajtur ketri “problem i madh” dhe duke ironizuar situatën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rrallë në Angli: Ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të një ketri appeared first on Sinjali.

❌
❌